Aplikacion
Disa fotografi të pazakonta janë publikuar në media nga një takim i deputetes socialiste Klotilda Bushka, njëherësh dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve me ish-kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami.
Sipas burimeve të “OraNews” kur Llagami ngjitej në katin 10-të të “Sky Tower”, para se të futej në zyrën e Xoxës dhe të “mikëpritej” nga Klotilda Bushka hiqte edhe këpucët, ku dhe ata që ishin brenda ambienteve detyroheshin të nuhasnin erën e këmbëve të saj.

Kujtojmë se Llagami pas mbarimit të mandatit në krye të KLGJ-së ka shprehur dhe kandidaturën e saj për anëtare në Gjykatën Kushtetuese, dëshirë që mesa duket ia ka shprehur edhe “shefes” së “Ligjeve” Klotilda Bushkës edhe në zyrën e bashkëshortes së kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës.
Nisur nga këto dëshmi tejet të rënda shqetësimi i stafit të Ajola Xoxës që mesa duket i di mirë bëmat dhe gjëmat e socialistes që iu mbyll goja nga kryetari i saj në gjyqin para Byrosë Politike në Kuvend kur u thirr pak ditë më parë për të shpjeguar implikimin e saj në dosjen “e hajdutit” ende të dyshuar, pasi hetimi për të ende vijon, Erion Veliaj, është fakti se Bushka ende nuk është nën masë sigurie.

Sipas burimeve të mirë-informuara pranë ish-stafit të Ajola Xoxës, Klotilda Bushka nuk mund të lihet nga SPAK jashtë procesit, pasi sipas tyre ajo është një njeri tejet i rrezikshëm për hetimin në fjalë, pasi edhe nga pamjet e vëna në dispozicion tregojnë qartë se ajo është njeri që është e aftë për të bërë gjithçka për të shembur hetimin shembullor dhe të kopsitur në dosjen mijëra faqesh të SPAK-ut, ku 360 faqet që u për dorën nga GJKKO-ja për të argumentuar vetëm nevojën e arrestimit të Erion Veliajt janë maja e ajsbergut të kësaj dosjeje të turpshme vjedhjeje dhe abuzimi me pushtetin.
Dhe për të kuptuar “fuqinë” e influencës së saj tek njerëzit e drejtësisë në foton e mëposhtme kemi pamje ku deputetja e PS-së Klotilda Bushka së bashku me ish-kryetaren e KLGJ-së Naureda Llagami që në parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të jenë bashkë, po hanë për shtatë palë qejfi me njëra-tjetrën.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ka një rol parësor në monitorimin e aktivitetit të institucioneve të drejtësisë.

Për çdo vit, krerët e “Drejtësisë së Re” duhet të raportojnë dhe t’u përgjigjen interesimit të deputetëve të Ligjeve për realizimet dhe problematikat në aktivitetin institucional.
Por, jo gjithnjë ndodh kështu. Klotilda Bushka zgjedh që t’i “qajë hallet” e drejtësisë edhe në ambjentë jo-formale, madje miqësore.
Ambienti rrethues është i këndshëm. Dy titullarët e rëndësishëm gjenden në mjediset e një lokali, pranë zonës së Shallvareve në Tiranë.
Por ajo që e bën edhe më qesharake dhe më anti-ligjore është fakti se restoranti në fjalë, zotërohet nga Aldo Merkoçi, që është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës , pra njeri i vetë kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili raporton për çdo situatë dhe diskutim të zhvilluar në lokalin e tij nga miq dhe armiq të tij.
Kujtojmë se një vit më parë Bushka është filmuar duke ngrënë edhe me kreun e ILD-së, Artur Metani.
Metani është vëllai i Eglantina Gjermenit, ish-deputetes socialiste dhe ish-ministre e kabinetit “Rama 1”.
Vetë Artur Metani ka mbajtur për disa vite pozicionin e drejtorit juridik në Këshillin e Ministrave, të paktën gjatë dy mandateve të kryeministrit Edi Rama.
Metani është një ndër personat e kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike, për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.
E, megjithatë, ai u zgjodh si “i pavarur” në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, një institucion shumë i rëndësishëm i krijuar pas Reformës në Drejtësi.
Detyra e tij është inspektimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Pra, një rol tejet specifik për të siguruar një gjyqësor me integritet të lartë.
Bushka me Metanin dhe Llagamin mund të jenë miq jashtë petkut zyrtar dhe institucional. Megjithatë, ky lloj bashkëpunimi jashtë-institucional shërben për të ngritur pikëpyetje mbi efikasitetin e kontrollit parlamentar ndaj institucioneve të drejtësi.
Por, përmbushja e detyrës duket se realizohet në lokalin e këndshëm, që ngjan se është shndërruar në një lloj “foleje harabelësh” ku zgjidhen hallet e drejtësisë dhe politikës.
Berisha në Athinë: Nga marrëveshja e PD për detin fitonin të dyja palëtKryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti një takim me emigrantët në Athinë.
Berisha tha se marrëveshja që ai bëri në pushtet me Greqinë për kufirin detar ishte e drejtë pasi përfitonin të dyja vendet.
“Unë ju them këtu vëllezër dhe motra, ajo është marrëveshja më e mirë që ka firmosur Shqipëria ndonjëherë me fqinjët e saj. Natyrisht do të ishte absurde që të firmosej një marrëveshje që Greqia të humbiste dhe Shqipëria të humbiste. Ja pra që ka një marrëveshje kur fitojnë të dy palët dhe nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët ishte marrëveshja që bëmë ne për zonat ekonomike dhe detin.
Këtë marrëveshje e përmbysi Edi Rama. Jo vetëm e përmbysi marrëveshjen, por kur gjykata e hodhi poshtë, qeveritë greke për hir të së vërtetës e qendrës së djathtë dhe të majtë respektivisht, ramë dakord që të shkonim në Hagë, sepse në Kushtetutë ligji ndërkombëtar mbizotëron dhe të merrnim sanksionim në Gjykatën e Hagës.
Çfarë bëri? Jo tha. Do të bëjmë një marrëveshje më të mirë. U tregua një sharlatan, negocioi tre vite dhe në fund i thotë ministrit të Jashtëm se, nuk e firmosim dot, se kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ju garantoj ju se ajo marrëveshje me PD-në në pushtet do të finalizohet dhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë do të jenë shumë të mira” – tha Berisha.
“Marrëdhëniet mes dy fqinjëve nuk janë asnjëherë linare, njohin uljet dhe zbritjet, por në çdo kohë në pushtet, PD me qeverinë e këtij vendi ka njohur një dialog konstruktiv dhe një vullnet për të dialoguar pa asnjë tabu për çdo çështje.
Ky vullnet bëri që në mars 1996 të firmosnim me presidentin e Greqisë, Stefanopullos traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit. Traktat që u jepte përgjigjen ligjore më të mirë, të gjitha marrëdhënieve mes dy vendeve, probleme që duheshin zgjidhur dhe të ardhmes së shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve” – tha Berisha.
Shqipëria fal pasuritë, Emiratet mbushin xhepat: Kush po fiton nga marrëveshjet me EBA?Vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në Shqipëri u shoqërua me një ceremoni të bujshme të organizuar nga kryeministri Edi Rama, që e prit dhe përcolli personalisht, dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve.
Qeveria shqiptare e paraqiti këtë si një moment historik për bashkëpunimin mes dy vendeve. Por pyetja kryesore mbetet: Kush po përfiton më shumë nga marrëdhëniet e krijuara mes dy vendeve?
Porti i Durrësit, dritëhijet e një projekti të dyshimtë
Marrëveshja më e rëndësishme ekonomike mes Shqipërisë dhe Emirateve mbetet projekti i Portit të Durrësit, një investim prej mbi 2.2 miliardë dollarësh që u është dhënë Emirateve përmes një procesi të diskutueshëm dhe të kritikuar për mungesë transparence.
Projekti gjigant për një nga asetet më të mëdha strategjike kombëtare i është dhënë pa garë dhe pa një vlerësim të drejtë të përfitimeve për vendin një kompanie offshore të krijuar enkas nga biznesmeni arab Mohamed Alabbar, të quajtur “Eagle Hills”.
Por kush qëndron realisht pas “Eagle Hills”?
Qeveria shqiptare e ka promovuar investimin si një sukses të madh ekonomik, por ka shmangur të japë detaje të plota mbi pronësinë dhe financimin. Por kë po fsheh ajo me refuzimin për të bërë transparencën?
Ka dyshime të forta se pas “Eagle Hills” qëndron vetë familja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe se Alabbar është vetëm një “presta nome” në këtë rast. Sipas kontratës, ai do të duhet të sigurojë vetëm 180 milionë euro për projektin, ndërsa mbi 2 miliardë të tjera nuk është ende e qartë se ku do të gjenden.
Shqipëria ka dhuruar 800 mijë metër katrorë tokë falas në një prej porteve më të mëdha në Ballkan dhe do të fitojë afro 30% nga ky projekt. Ekspertë të ndryshëm thonë se vetë si pronare toke do të kishte përfituar shumë më tepër, pasi bëhet fjalë për një aset strategjik,
Përfitimet nga ky projekt do të jenë shumë më të mëdha për “Eagle Hills” sesa për vetë Shqipërinë. Llogaritjet tregojnë se nga ky investim, Emiratet mund të fitojnë mbi 1 miliard euro. Por Edi Rama kënaqet kur presidenti i EBA firmos marrëveshje për t’i dhënë Shqipërisë 50 milionë euro. Ky është një shembull tipik i një marrëdhëniejeje ku një palë del fituese absolute, ndërsa pala tjetër jep pasuritë e saj strategjike për përfitime minimale dhe për më tepër del e kënaqur.
Ky fakt ngre dyshime të forta mbi pse ky projekt u dha pa konkurrencë të hapur, pa transparencë dhe pa një analizë të thelluar të ndikimit ekonomik dhe strategjik.
Edhe Bashkimi Europian e ka parë me dyshim këtë projekt.
Por nëse gjithçka është e ligjshme dhe e pastër, atëherë pse qeveria refuzon të bëjë transparencë mbi pronësinë e plotë të “Eagle Hills”?
Pa transparencë, ky projekt mbetet një nga marrëveshjet më të errëta të qeverisë Rama dhe një shembull klasik i mungesës së llogaridhënies për pasuritë kombëtare.
LEXONI EDHE: Çfarë fitojmë dhe sa humbim nga projekti i Portit të Durrësit?
Teknologji, energji dhe inteligjencë artificiale
Nga vizita e sotme e Presidentit të EBA u nënshkruan disa marrëveshje:
• Marrëveshja kuadër për energjinë mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST – Kompania e Emirateve Masdar është një nga firmat më të mëdha të energjisë së rinovueshme në botë. Por a do të thotë kjo që Shqipëria do të ketë më shumë përfitime në sektorin energjetik, apo thjesht do të vendoset në një varësi të re ndaj investitorëve të huaj?
• Letra e Angazhimit për “Albania Smart City” mes “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme – Një marrëveshje që përfshin përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemet e sigurisë dhe administratën publike. Kjo ngre pyetje mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe mënyrën se si Emiratet do të influencojnë sektorin e teknologjisë në Shqipëri.
Por këto projekte duken më shumë propagandë sesa kanë përfitime konkrete.
Ndërsa qeveria shqiptare i paraqet këto marrëveshje si një sukses, mungesa e transparencës mbi përfitimet reale për Shqipërinë mbetet një shqetësim madhor. Deri më tani, duket se Shqipëria po jep më shumë sesa po merr, duke i dhuruar Emirateve projekte të mëdha strategjike pa një bilanc të qartë ekonomik dhe afatgjatë.
Vizita e Presidentit të Emirateve mund të jetë një shenjë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe shqiptarët mund të kënaqen se shohin një “super sheik” në Tiranë. Por pakkush e di se kjo dashamirësi e “mikut” arab është blerë me flori. /Zoom.al
Zelensky: Gati të jap menjëherë dorëheqjen nëse Ukraina futet në NATOVolodymyr Zelensky thotë se është gati të japë “menjëherë” dorëheqjen në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Presidenti ukrainas e ka bërë këtë deklaratë gjatë përgjigjes së pyetjeve në përfundim të forumit “Ukrainë: Viti 2025”.
I pyetur se çfarë garancish sigurie kërkon nga Trump, ai tha: “Nëse më duhet të largohem nga kjo karrige, jam gati ta bëj këtë dhe madje mund të shkëmbej qëndrimin tim për anëtarësimin e Ukrainës në NATO”.
“Do të isha i lumtur të hiqja dorë nga presidenca nëse do të ishte për paqen e Ukrainës” – shtoi ai. Duke theksuar se tani ai është i fokusuar në sigurinë e Ukrainës tha se nuk synon të mbetet president për një dekadë.
Në një konferencë për shtyp, Zelensky tha se ishte “mirënjohës” për mbështetjen e administratës Biden dhe Trump, por shtoi se ai priste “mirëkuptim” nga presidenti aktual amerikan për garancitë e sigurisë. “Unë dua që të ketë mirëkuptim të ndërsjellë me Trump”, – shtoi ai.
Zelensky shpjegoi se ai e kishte ftuar Trumpin në Ukrainë, por shtoi se “për fat të keq, ende nuk ia kemi dalë. Ndoshta ai do të vijë ose ndoshta unë do të shkoj në Uashington dhe do të jetë shumë e dobishme” – shpjegoi ai.
Presidenti ukrainas tha se dëshiron të takohet me Trump përpara se presidenti amerikan të takohet me Vladimir Putin për të trajtuar gjithashtu edhe dosjen e mineraleve të rralla. “Ne duhet të takohemi dhe të flasim për këtë. Mendoj se ky takim duhet të jetë i drejtë, që do të thotë përpara se Trump të takohet me Putinin” – shtoi ai.
Zelensky tha se Kievi dhe Uashingtoni janë më afër një marrëveshjeje për qasjen e SHBA në burimet minerale të Ukrainës në këmbim të ndihmës për sigurinë.
“Ne po bëjmë përparim” – tha Zelensky. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se “nuk do të nënshkruajë diçka që do të paguhet nga dhjetë breza ukrainas”, duke iu referuar kërkesës së Trump për 500 miliardë dollarë, të cilën Kievi e konsideroi të tepërt.
“Ne jemi gati të ndajmë” burimet, shtoi lideri ukrainas, i cili megjithatë pret që Uashingtoni së pari të sigurojë që Putini do “t’i japë fund kësaj lufte”.
Ndërkohë, një zyrtar rus tha se raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi do të zhvillohet në fund të javës së ardhshme. Bisedimet, shtoi ai, do të jenë në nivel të drejtorëve politikë.
I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff tha këtë në një intervistë për CNN se “lufta, pavarësisht se kush e filloi, duhet të përfundojë. Presidenti dëshiron të jetë një paqebërës” – shtoi ai. Witkoff tha se pret që marrëveshja për mineralet me Ukrainën të nënshkruhet këtë javë.
Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshmeËshtë e vërtetë se nuk ekzistojnë udhërrëfyes për të rritur fëmijë të suksesshëm.
Sidoqoftë, Ericka G. Rascon-Ramirez, profesoreshë në Universitetin e Essex-it, ka kryer një studim për të treguar se nënat që kërkojnë shumë nga fëmija, faktikisht menaxhojnë të rrisin vajza shumë të suksesshme.
Ndonëse tinejxherët shpeshherë hidhërohen me nënat kur ato i kritikojnë për sharje, nuk i lejojnë të dalin me miqtë ose kur i detyrojnë t’i pastrojnë pjatat. Por, me këto vepra, nëna juaj faktikisht e ka mirë!
Pas hulumtimit me 15,000 nxënës, Ericka ka ardhur në përfundim se nënat strikte rrisin fëmijë të cilët korrin sukses më shpejt sesa nënat që janë më të “buta”.
Sipas profesoreshës, rruga më e shkurtë drejt suksesit duket të jetë një prind nxitës.
Ramirez ka shpjeguar se nënat strikte janë shumë kërkuese për procesin edukativ të fëmijës, ku insistojnë që fëmija të merr nota më të mira dhe të ketë pritshmëri më të larta në jetë.
Fëmijët e tillë rriten për të pasur vetëbesim më të lartë dhe për të qenë më këmbëngulës në të ardhmen.
Zgjedhjet në Gjermani, dalin sondazhet e para, ja cila parti kryesonKanë dalë sondazhet e para të sondazheve nga ZDF:
CDU – CSU – 28,5%
AFD – 20%
SPD – 16.5%
Gjelbrit – 12%
Linke – 9%
FDP – 5%
BSW – 5%
Ndërkohë është një tjetër grup rezultatesh exit poll, këtë herë nga transmetuesi gjerman ARD:
CDU – CSU – 29%
AFD – 19,5%
SPD – 16%
Gjelbrit – 13.5%
Linke – 8.5%
FDP – 4.9%
BSW – 4,7%
Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç.
Pra, gjysma e popullsisë është më e vjetër se kjo moshë, ndërsa gjysma tjetër më e re.
Por si ka ndryshuar ky tregues ndër vite?
Në vitin 2013-të, mosha mediane e popullsisë në Shqipëri vlerësohej në 33.7 vjeç. Rënia është e ndjeshme, me gati 5.1 vite. Pra, plakja e popullsisë po ecën me ritme të shpejta.
Nisur nga të dhënat e Censit për vitin 2023, varësia ndaj të moshuarve, e cila matet si raport i personave mbi moshën e punës me numrin e personave në moshë për të punuar, është thelluar vitet e fundit.
Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian vlerësohet në 44.5 vjeç. Mosha mesatare është rritur me 2.3 vjet që nga viti 2013-të, kur ishte 42.2 vjeç. Rritje u regjistruan në të gjitha vendet e BE-së, përveç Maltës dhe Suedisë.
Moshën mediane më të lartë e regjistron Italia me 48.4 vjeç, pasuar nga Portugalia, Bullgaria, Greqia dhe Gjermania.
Ndërkohë, Shqipëria renditet mes vendeve të fundit me moshën mediane më të re, por ndër vendet e para sa i përket ndryshimit në dhjetë vite. Po ashtu, mosha mediane është rritur më shumë në Moldavi, Maqedoni e Veriut, Portugali, Itali dhe Greqi.
Alarm për bombë në fluturimin në Nju Jork-Delhi, avioni bën ulje emergjente në RomëNjë fluturim i American Airlines nga Nju Jorku në Delhi, ndërsa fluturonte mbi Detin Kaspik, ndryshoi kursin drejt aeroportit Fiumicino, për shkak të një alarmi për bombë.
Fluturimi AA292 pritet së shpejti në aeroportin italian. Sipas procedurës së zakonshme në këto raste, pasi pasagjerët të kenë zbritur, do të ketë kontrolle sigurie në bordin e Boeing 787.
Një zonë e largët e aeroportit jashtë Romës është krijuar për uljen e aeroplanit. Skuadra xheniere do të kryejnë kontrolle në bordin e avionit, raporton Tgcom24.
“Më fal! Më fal…”, Egli i ulet në gjunjë GjestitDitën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga situatat e ndodhura së fundmi pas hapjes së ‘valixhes së tundimeve’.
Një një moment gjatë debatit, Egli u ul në gjunjë duke i thënë më fal se jam unë e keqe dhe ti i mirë.
Pjesë nga debati:
Gjesti: O vëlla ndalo, mos më hajde kështu mbrapa se po më luan
Egli: Ty të paska lënduar që unë kam menduar që ti të flesh rehat.
Gjesti: Natën e mirë
Egli: Ti qenke lënduar jashtë mase
Gjesti: Po ta respektoj. Të kam thënë po ta respektoj
Egli: Çfarë ke respektuar ti more
Gjesti: Kur të them nuk dua të flej, dua të fle tjetërkund mos më thuaj fle në tokë
Egli: Jam shumë e keqe, je shumë i mirë. U kry çdo sen. Më fal, më fal, më fal! Mos hajde të flasësh më me mua. Po të them më fal, po të kërkoj falje, t’u ula në gjunjë më fal që të kam ardhur dhe të kam thënë hajde fli tek kolltuku
Gjesti: Shpirtin këtu ma ke sjellë…
Dhunoi Kreun e Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Gjykata liron autorin 48 orë pas arrestimit37-vjeçari Diomet Musa, autor i dyshuar i plagosjes së biznesmenit 52-vjeçar Arben Cipa alias Sotir Cipa, Kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë është lënë i lirë nga gjykata në më pak se 48 orë nga arrestimi.
Diomet Musa, person me precedentë të mëparshëm penalë u paraqit në gjykatë për të marrë masën e arrestit në orën 14.00. Ai është i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, për goditjen me grushte, shkelma dhe sende të forta të biznesmenit Arben Cipa, rreth orës 16.10 të së premtes.
Pas ngjarjes, Musa u fsheh në një banesë në Lukovë, ku edhe u kap nga policia në mbrëmje, ndërkohë që në kërkim mbetet kushëriri i tij 29-vjeçar Markelian Musa.
Prokurorja Besiana Sadikaj ka kërkuar cilësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të 37-vjeçarit Diomet Musa, por lirimin e tij dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Nuk dihet ende se si është motivuar kjo masë sigurimi nga ana e Prokurorisë. Nga ana tjetër, Gjyqtarja Esmeralda Shehu, ka vendosur për masën “Arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që i dyshuari mos të largohet nga banesa e tij e ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës.
Vetë Cipa ka kërkuar më parë sot ndërhyrjen e shtetit pasi Saranda është duke u kontrolluar nga “të paprekshmit” dhe “të fortët” të cilët po janë në qendër konflikteve të pronësisë por edhe kërcënimeve të tjera ndaj qytetarëve.