Aplikacion
Sinjale pozitive për një koalicion të mundëshëm me Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë kreu i Nismës Social Demokrate Fatmir Limaj.
Partia e Limajt që kishte hyrë në garë në koalicion me Ramush Haradinajn, ka fituar tre vende në Kuvendin e Kosovës nga 8 deputet sa kanë fituar gjithsej AAK dhe Nisma në këto zgjedhje. Në emisionin Debat Plus ka bërë të ditur se nuk ka vija të kuqe për Vetëvendosjen.
Por ishte i menjehershëm reagimi në Facebook i partnerit të koalicionit Ramush Haradinaj. Sipas tij Kurti është “e keqja”.
Ndonëse nga VV-ja zyrtarisht nuk ka ndonjë deklaratë për këtë cështje, eksponentë të kësaj partie e mirëpresin një koalicon të tillë.
Sipas rezultateve të deritanishme do të ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 deputetë, AAK dhe Nisma 8 deputetë.
Derisa numërimi i votave për kandidatët për deputet është drejt fundit, për të vazhduar më pas me numërimin e votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Sezoni i Peshqve: Çfarë do të thotë për shenjat e horoskopit dhe cilat prekenGjatë kësaj periudhe që nisi dy ditë më parë dhe do të zgjasë deri më 20 mars, emocionet tuaja kalojnë në një filtër ëndërrimtar, të ekzagjeruar dhe mund të bëheni më të prirur për të ndarë realitetin nga fantazia.
Sezoni i Peshqve është një kohë e shkëlqyer për t’i dhënë përparësi shërimit të brendshëm, megjithëse, duke pasur parasysh dhembshurinë e Peshqve, mund të tundoheni të përqendroheni në mirëqenien e të tjerëve në vend të mirëqenies suaj.
Lexoni më poshtë se çfarë duhet të dini për këtë stinë, së bashku me cilat shenja të horoskopit janë më të prekura këtë vit.
Agjencia amerikane e taksave shkarkon nga puna 6,000 punonjësNjë zyrtare e lartë e agjencisë amerikane e taksave (IRS) i tha personelit të enjten se rreth 6,000 punonjës do të pushohen nga puna, sipas një personi me dijeni për këtë çështje. Vendimi do të eliminonte afërsisht 6% të fuqisë punëtore të kësaj agjencie ndërsa stafi i agjencisë vazhdon të merret me sezonin e ngarkuar të regjistrimit të taksave.
Reduktimi i personelit është pjesë e përpjekjes gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump për tkurrjen e qeverisë federale. Këto përpjekje kanë prekur rregullatorët e bankave, punonjësit e agjencisë për mbrojtjen e pyjeve, shkencëtarët e raketave dhe dhjetëra mijëra punonjës të tjerë të qeverisë. Përpjekja drejtohet nga miliarderi Elon Musk, donatori më i madh i fushatës zgjedore për president të zotit Trump.
Zoti Musk ishte në skenë në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik në Merilend, kur presidenti argjentinas Javier Milei, i njohur për përdorimin e një sharre elektrike për të ilustruar politikat e tij drastike për uljen e shpenzimeve qeveritare, i dorëzoi një të tillë.
“Kjo është sharrë për burokracinë”, tha zoti Musk, ndërsa e mbante sharrën lart.
Sindikatat kanë bërë disa padi në përpjekje për të ndalur shkarkimet masive, sipas të cilave dhjetëra mijëra punëtorëve federalë u është thënë se nuk kanë më punë. Megjithatë, një gjykatës në Uashington të enjten vendosi se ato mund të vazhdojnë, tani për tani.
Christy Armstrong, drejtoreshë për punësimet te IRS, u përlot ndërsa u tha punonjësve në një telefonatë se rreth 6,000 kolegë të tyre do të pushohen nga puna dhe i inkurajoi ata të mbështesin njëri-tjetrin, tha një punonjës që ishte i pranishëm.
“Ajo ishte shumë e emocionuar”, tha ai.
Në tërësi pushimet nga puna në këtë agjenci pritet të arrijnë në 6,700, sipas një personi që ka njohuri me këtë çështje. Grupi i punonjësve që do të pushohet nga puna janë kryesisht të punësuarit nën Presidentin demokrat Joe Biden. Presidenti Biden kishte qëllim të zgjeronte përpjekjet për mbledhjen e taksave nga të pasurit. Republikanët e kanë kundërshtuar zgjerimin e agjencisë, duke argumentuar se do të çonte në politika të ashpra ndaj amerikanëve të zakonshëm.
Agjencia e taksave tani punëson afërsisht 100,000 njerëz, krahasuar me 80,000 para se zoti Biden të merrte detyrën më 2021.
Analistët e pavarur të buxhetit kishin vlerësuar se zgjerimi i personelit nën Presidentin Biden do të ndihmonte për të rritur të ardhurat e qeverisë dhe për të ndihmuar në ngushtimin e deficiteve buxhetore prej triliona dollarësh.
“Kjo do të ndikojë që IRS-i të mos ndjekë të pasurit dhe të jetë vetëm një agjenci që është me të vërtetë e përqendruar në të ardhurat e ulëta”, tha profesori i ligjit tatimor në Universitetin e Pitsburgut, Philip Hackney, ish avokat në IRS. “(Pushimet nga puna) janë absurde”.
Të shkarkuarit përfshijnë punonjës së taksave, punonjës të shërbimit ndaj klientit, specialistë që merren me ankesat e mosmarrëveshjeve tatimore dhe punonjës të Teknologjisë Informative. Pushimet nga puna janë bërë në zyrat e agjencisë në të 50 shtetet, thanë burimet. Agjencia IRS nuk iu përgjigj kërkesës për koment.
IRS ka vendosur për një qasje më të kujdesshme ndaj zvogëlimit të stafit sesa agjencitë e tjera, duke qenë se është në mes të sezonit të shqyrtimit të taksave të amerikanëve. Agjencia do të përpunojë më shumë se 140 milionë dokumente taksash deri në afatin e fundit më 15 prill dhe do të mbajë disa mijëra punëtorë që vlerësohen me rëndësi kritike për atë detyrë, tha një burim.
Pushimet nga puna të punonjësve federalë të administratës Trump janë të përhapura në gjithë qeverinë, dhe përfshijnë ata që nuk ka shumë kohë që kanë filluar punë dhe kanë më pak mbrojtje sesa punonjësit me mandat më të sigurt.
Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë po përgatitet gjithashtu të pushojë nga puna drejtuesit e Shërbimit Postar të Shteteve të Bashkuara dhe të përfshijë agjencinë e pavarur brenda Departamentit të Tregtisë, njoftoi të enjten gazeta ‘Washington Post’.
Në pritje të emailit të shkarkimit
Në zyrën e IRS-së në Kansas City, punonjësit që nuk ka shumë kohë që janë punësuar kuptuan se të gjitha funksionet ishin çaktivizuar në kompjuterët e tyre, përveç emailit, i cili do të dërgonte njoftimet për pushimin nga puna, tha Shannon Ellis, drejtuese e sindikatës lokale.
“Ajo që populli amerikan duhet të kuptojë është se fondet që mblidhen përmes IRS-së financojnë kaq shumë programe që ne përdorim çdo ditë në shoqërinë tonë”, tha zonja Ellis për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’.
Shtëpia e Bardhë nuk ka thënë se sa prej 2.3 milionë punonjësve të shërbimit civil të vendit dëshiron të pushojë nga puna dhe nuk ka dhënë numra për pushimet masive nga puna. Rreth 75,000 veta pranuan ofertën për largim vullnetar nga puna në këmbim të marrjes së pagave deri në muajin shtator, që iu bë nga qeveria javën e kaluar.
Republikanët janë të kënaqur me fushatën e shkurtimeve në qeverinë federale që ata e shohin si të fryrë, të korruptuar dhe jo mjaftueshëm besnikë ndaj Presidentit Trump, ndërsa synojnë gjithashtu agjencitë qeveritare që rregullojnë bizneset e mëdha, përfshirë ato që mbikëqyrin kompanitë e zotit Musk ‘SpaceX’, ‘Tesla’ dhe ‘Neuralink’.
Njësia e vogël brenda Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada që rregullon llojin e makinave autonome që zoti Musk thotë se janë e ardhmja e ‘Tesla-s’, po humbet gati gjysmën e stafit të saj, raportoi gazeta ‘The Washington Post’, të enjten.
Ekipi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë që drejtohet nga zoti Musk ka anuluar gjithashtu kontratat me vlerë rreth 8.5 miliardë dollarë që përfshinin ndihmën për botën e jashtme, trajnimet për diversitetit dhe nisma të tjera të kundërshtuara nga zoti Trump. Presidenti dhe zoti Musk kanë vendosur synimin për të shkurtuar të paktën 1 trilion dollarë nga buxheti federal prej 6.7 trilion dollarësh, megjithëse Presidenti Trump ka thënë se nuk do të prekë programet e përfitimeve popullore që përbëjnë afërsisht një të tretën e këtij totali.
Kritikët demokratë kanë thënë se Presidenti Trump po tejkalon autoritetin e tij kushtetues dhe po shkatërron programet me rëndësi kritike të qeverisë në kurriz të një mori familjesh të klasës së mesme.
Shumica e amerikanëve shqetësohen se ulja e shpenzimeve federale mund të dëmtojë shërbimet qeveritare, sipas një sondazhi të ‘Reuters/Ipsos’, të publikuar të enjten.
Disa agjenci kanë pasur vështirësi të përmbushin direktivat e shumta të Presidentit Trump që ka nënshkruar që nga marrja e detyrës një muaj më parë. Punëtorët që mbikëqyrin armët bërthamore të Shteteve të Bashkuara u pushuan dhe më pas u kthyen në punë, ndërsa barnat dhe eksportet e ushqimit janë bllokuar në depo nga ngrirja e ndihmës për botën e jashtme nga Presidenti Trump.
S’ka më gomone/ The Times zbulon metodën e re si hyjnë shqiptarët në Angli, reklamatGazeta prestigjioze britanike The Times, përmes një investigimi tregon mënyrat e reja se si shqiptarët mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithëse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt, që do të thotë se shqiptarët nuk mund të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar, ata kanë braktisur mbërritje me gomone, por trafikantët e qenieve njerëzorë po përdorin metoda të reja ku dominon ajo e trafikut me kamionë nga Belgjika nga çmimi për një person shkon deri në 23.000 stërlina.
Shkrimi i plotë i editorit të çështjes të brendshme në The Times, Matt Dathan:
Reklamat shfaqen në TikTok me imazhe të Eurotunnel-it dhe kamionëve, ose pasaportave të falsifikuara greke, teknika më e fundit që trafikantët shqiptarë të njerëzve po përdorin për të bindur emigrantët të paguajnë mijëra paund për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Pavarësisht një rënieje të emigracionit nga ky vend i Ballkanit, kalimet e paligjshme vazhdojnë me intensitet të lartë, pasi trafikantët përdorin TikTok për të reklamuar disa mënyra për të kaluar kufirin.
Reklamat u ofrojnë emigrantëve një sërë opsionesh, duke përfshirë një udhëtim gjysmë orësh me Eurotunnel ose një pasaportë të falsifikuar brenda tre muajsh, me një gamë çmimesh. Ato duket se tregojnë arsyen pse emigracioni i paligjshëm nga Shqipëria vazhdon të lulëzojë, pavarësisht një reduktimi të mbërritjeve me varka të vogla gjatë dy viteve të fundit.
Në vitin 2022, 12.024 shqiptarë kaluan Kanalin në varka të vogla, një rritje prej 1.400 % krahasuar me 815 personat që mbërritën vitin e mëparshëm.
Më pas, në vitin 2023, numri ra ndjeshëm, me vetëm 924 persona që mbërritën me gomone dhe vetëm 559 deri në shtator 2024, periudha më e fundit për të cilën ka statistika të disponueshme.
Rënia e ndjeshme i atribuohet një marrëveshjeje të nënshkruar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të kthyer me shpejtësi emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Numri i atyre që hyjnë ilegalisht nëpërmjet rrugëve të tjera është shumë më i vështirë për t’u regjistruar.
Megjithatë, numri i madh i postimeve në TikTok sugjeron se trafikantët po shfrytëzojnë këtë platformë video për të kërkuar klientë.
Një llogari e quajtur bileta_kamionit reklamoi pesë rrugë të ndryshme, duke ofruar një gamë çmimesh dhe kohë pritjeje. Ajo u mbyll pasi u kontaktua nga The Times. Llogaria u kërkonte shikuesve të kontaktonin për të marrë një numër telefoni, duke parashikuar që do të mbyllej nga TikTok, i cili është bërë efikas në ndalimin e trafikantëve të njerëzve.
Për një emigrant të mundshëm që shikon reklamat, opsioni më i lirë është të blejë një pasaportë greke të falsifikuar, por kjo kërkon një pritje prej tre muajsh. Një reklamë, e shoqëruar me një imazh të një qiellgërvishtësi të njohur si The Gherkin dhe një autobusi të kuq londinez, i thoshte shikuesve në shqip: “Kemi udhëtime nga atje (UK) me ajër, tokë dhe det. Na shkruani për një numër telefoni sepse llogaritë në TikTok mbyllen“. Një reklamë tjetër, e shoqëruar me një foto të një automjeti duke hipur në Eurotunnel, thoshte: “Si arrijnë britanikët në Francë për 35 minuta? Udhëtim me tren për në Angli. Për 40-50 minuta mbërrini në MB. Pagesa në mbërritje”.
Videoja kishte në sfond një këngë popullore për qytetin e Tropojës, nga i cili mijëra njerëz u larguan drejt Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1998, pas kolapsit të ekonomisë shqiptare.
Një reklamë e tretë thoshte: “Kemi udhëtime çdo ditë për në MB në pjesën e pasme të kamionit”. Ofronte një çmim prej 2.300 paund për një vend në pjesën e pasme të një kamioni nga Belgjika në MB.
Një reklamë e katërt ofronte një udhëtim me gomone për 3,000 paund: “Ëndrrat tuaja bëhen realitet për dy orë. Na shkruani ata që duan të shkojnë në MB. Çmimi 3.000 paund”.
Një reklamë e pestë ofronte një pritje më të gjatë, por ishte më pak e rrezikshme. Premtonte të siguronte një pasaportë greke së bashku me përputhjen e gjurmëve të gishtave, edhe pse nuk ishte e qartë se si siguroheshin gjurmët.
Çmimi varej nga personi dhe sa e lehtë ishte të gjendej një pasaportë e vjedhur ose e falsifikuar. Reklama thoshte: “Pasaporta greke me gjurmët e gishtave tuaja janë të lira. Duhen tre muaj për ta marrë. Pagesa bëhet pasi puna të jetë kryer”. Reklamat janë një shembull i taktikave të përdorura nga “ndërmjetësit e emigrantëve” shqiptarë. Shqiptarët shpesh janë “ndërmjetës” të punësuar nga grupe më të mëdha të krimit të organizuar për të gjetur klientë në vendlindjen e tyre, duke fituar komision për çdo person që u kalojnë më tej.
Ata më pas lidhen me anëtarë të tjerë të rrjetit kriminal, shpesh kurdë, të cilët veprojnë në terren në Gjermani, Belgjikë dhe Francë për të transportuar gomone dhe motorë në plazhet e veriut të Francës. Rekrutuesit operojnë në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë dhe publikojnë qindra reklama në mediat sociale, duke përdorur kryesisht TikTok për të promovuar udhëtimet. TikTok punëson individë që monitorojnë llogaritë, përfshirë specialistë të gjuhës shqipe, dhe fshin ato që dyshon se përdoren për veprimtari kriminale. Megjithatë, trafikantët thjesht hapin llogari të reja për të vazhduar reklamimin e udhëtimeve.
Ka gjithashtu “ndërmjetës” shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët rekrutojnë emigrantë përmes të afërmve ose grupeve të tjera, si bandat kriminale apo tregtarët e tregut të zi që ndodhen tashmë në MB. Ata mbledhin paratë nga kontaktet me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shumica e shqiptarëve që paguajnë trafikantët për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar tërhiqen nga mundësia për të fituar shumë më tepër atje sesa në vendin e tyre. Një shqiptar që ka bërë këtë rrugëtim tha: “Mund të fitosh aq sa do të të duheshin një muaj në Shqipëri brenda dy ditësh në MB”. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Nuk do të ndalemi për asgjë për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave të neveritshme të trafikimit të njerëzve përmes bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm ndërkombëtar me Shqipërinë, duke prezantuar masa më të ashpra ligjore se kurrë më parë dhe duke kthyer pothuajse 19,000 persona, duke përfshirë azilkërkuesit e dështuar.
Kushdo që gjendet duke shfrytëzuar njerëz të pambrojtur duke shpërndarë gënjeshtra në mediat sociale do të përballet me pasoja të rënda. Ne po punojmë me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe kompanitë e mëdha të mediave sociale për të fshirë me shpejtësi reklamat që promovojnë kalimet e rrezikshme me gomone”.
Ernest Muçi nuk ka qenë sot as në pankinë në ndeshjen që skuadra e Beshiktashit ka luajtur kundër Ejupsor.
Por përpara se të mbërrihej në konkluzionet e gabuara nga mediat, para sfidës ka qenë trajneri Ole Gunar Solskjaer ai i cili ka treguar se Muçi dhe Topçu, ishin të dy të dëmtuar.
“Ata janë jashtë skuadrës pasi kanë probleme të vogla dëmtimi muskulor. Ne dëshironim që ata të ishin këtu sot, por janë jashtë për shkak dëmtimesh. Shpresojmë që të jenë gati për javën tjetër”, ishin fjalët e teknikut norvegjez.
Ky dëmtim vjen në një moment të papërshtatshëm për Muçin si për faktin se mund të humbasë vendin në hierarkinë brenda skuadrës së Beshiktash, ashtu edhe për shkak se pak javë ndajnë nga ndeshjet e Kombëtares shqiptare në eliminatoret e Kupës së Botës.
“Nuk vij dot në Tiranë se s’kam makinë të blinduar” – Si u fut në “kurth” Safet Bajri nga SPAK dhe RENEAMe urdhër të SPAK u arrestua sot “i forti” i Shkodrës”, Safet Bajri. SPAK thotë se ai është arrestuar në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje që ka ndodhur në gusht të vitit 2018.
Bashkë me Safet Bajrin në lidhje me këtë ngjarje është caktuar arrest me burg edhe për Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët ndodhen në burg aktualisht për disa çështje të tjera.
Prokurorët thonë se nga hetimet ka rezultuar se të tre ata kanë planifikuar dhe organizuar atentatin ndaj Licit.
Ky i fundit është vrarë në shenjë hakmarrje pasi është i afërm i Ibrahim Licit. Sipas SPAK, Behar Bajri ia atribuon vrasjen e Boran Bërçanës, Ibrahim Licit e për këtë arsye i ka vrarë xhaxhanë.
Si u fut në kurth Safet Bajri nga SPAK dhe policia
Kur agjentët e BKH e ftua Safet Bajrin për t’u paraqitur dhe dhënë shpjegime, si dhe për të dorëzuar ADN-në, ai vendosi të përgjigjej pozitivisht. Siç duket Safet Bajri ishte i bindur se ndaj tij nuk kishte urdhër arresti.
“Nuk vij dot në Tiranë. S’kam makinë të blinduar,” u tha policëve.
“Dakord,” – i thanë – “vijmë ne në Shkodër.”
Dhe Safet Bajri u bind. Ndoshta nuk i është dashur as të këshillohet me avokatët e tij. Këta të fundit gjithsesi ishin të bindur se Safet Bajri nuk do të arrestohej. Dhe në deklaratat e para për mediat thanë se nuk ishte arrestuar, por thjesht një shoqërim për të dorëzuar ADN-në.
Sot së bashku me avokatin Sokol Tahiraj, Safet Bajraj shkoi në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Avokati telefonoi policinë dhe iu bëri me dije se ndodheshin te drejtoria. “Gati, mbërritëm,” iu përgjigj policia. Dhe nuk vonuan.
RENEA e rrethoi dhe i vuri menjëherë prangat. Forcat ishin të armatosura deri në dhëmbë. “Ka urdhër arresti”, iu tha Safet Bajrit. Dhe nën masa të rrepta sigurie u soll në Tiranë. Aty iu komunikua akuza për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht 2018.
Safet Bajri u shfaq i buzëqeshur teksa shoqërohej nga forcat RENEA drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndoshta nga sikleti për kurthin në të cilin kishte rënë.
Hetimi i vdekjes së Liam Payne merr një kthesë të papriturVdekja tragjike e Liam Payne ka marrë një kthesë të papritur, pasi miku i tij Roger Nores dhe dy anëtarë të stafit të hotelit u janë hequr akuzat për vrasje nga pakujdesia.
Hetimi përqendrohet rreth ngjarjeve që u shpalosën në tetor 2024 kur ish-këngëtari i One Direction ra nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin CasaSur Palermo në Argjentinë.
Një gjykatë vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbajtur përgjegjës Nores dhe punonjësit e hotelit për vdekjen e këngëtarit. Vendimi thoshte se edhe nëse ata do të kishin qenë të pranishëm me Payne gjatë gjithë kohës, nuk kishte gjasa që ata ta kishin penguar atë të merrte drogën dhe alkoolin që kontribuan në gjendjen e tij të dehjes në kohën e incidentit. Gjykata vuri në dukje, “Nuk mund të përjashtohet që, edhe nëse ai do të kishte marrë ato masa paraprake ekstreme… [ Payne ] do të kishte arritur të merrte substancat gjithsesi, siç është e zakonshme midis të varurve.”
Pas shkarkimit të akuzave, Nores shprehu lehtësim në një intervistë me Rolling Stone, duke thënë, “Mirë se më në fund mbaroi. Jam i lumtur që tani do të jem në gjendje të udhëtoj në MB dhe t’i them lamtumirë mikut tim.” Nores ishte një nga tre individët e akuzuar për vrasje nga pakujdesia dhjetorin e kaluar, duke përfshirë shefen e sigurisë së hotelit Gilda Martin dhe recepsionistin Esteban Grassi.
Gjatë gjithë udhëtimit të tij në Argjentinë, Nores pohoi se nuk e braktisi Payne përpara incidentit tragjik. Ai theksoi përkushtimin e tij ndaj mikut të tij, duke thënë: “Unë kurrë nuk e braktisa Liam ; shkova në hotelin e tij tre herë atë ditë dhe u largova 40 minuta para se të ndodhte kjo.”
Pas rrëzimit të akuzave, Nores ngriti gjithashtu një padi për shpifje kundër babait të Payne, Geoff Payne , duke pretenduar se ishin bërë deklarata të rreme për të gjatë hetimit. Geoff Payne pretendoi se Nores ishte përgjegjës për sigurimin e drogës për djalin e tij, gjë që Nores e mohoi me forcë.
A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar në leximin e rezultateve të mamogramit. Siç njofton korrespondentja Dora Mekouar, inteligjenca artificiale po ndihmon në zbulimit të kancerit të gjirit, duke e rritur shkallën e zbulimit në mbi 17 për qind.
Kur mjekët përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar mamogramet e mbi 460,000 grave në Gjermani, ata arritën të zbulojnë një rast më shumë kanceri për çdo një mijë gra, krahasuar me rastet kur analizoheshin vetëm nga mjekët, sipas hulumtuesve. Studimi i publikuar në revistën ‘Nature Medicine” është studimi më i madh i realizuar ndonjëherë, me të dhëna konkrete të pacientëve për ndikimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit të gjirit.
Mjeku Alexander Katalinic ishte autori kryesor i studimit.
“Shkalla e zbulimit të kancerit të gjirit është më e mirë dhe kjo është një provë shumë e fuqishme. Dhe bazuar në këto prova, ne duhet të fillojmë të përdorim më shumë inteligjencën artificiale në kontrollet për kancerin e gjirit dhe në fund ky duhet të jetë standardi”, thotë ai.
A do të thotë kjo shkallë zbulimi e përmirësuar – në gati 18 për qind – se inteligjenca artificiale është më e avancuar se mjekët në zbulimin e kancerit të gjirit?
“Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë leximin e rezultateve nga mjekët deri në një masë. Por çështja është sa larg duam të shkojmë me këtë zhvillim? Kjo nuk është thjesht çështje shkence, por edhe pyetje për shoqërinë. Sa i beson shoqëria inteligjencës artificiale?”, thotë Dr. Katalinic.
Inteligjenca artificiale gjithashtu ndihmoi në uljen e rezultateve të pasakta. Inteligjenca artificiale megjithatë nuk arriti t’i zbulojë dot disa raste kanceri.
Por sipas rezultateve të studimit, dështimi i mjekëve për të zbuluar kancerin e gjirit ishte 10 herë më i lartë se inteligjenca artificiale.
Stefan Bunk është bashkëthemeluesi i kompanisë teknologjike për kujdesin shëndetësor “Vara”, me seli në Berlin, që zhvilloi inteligjencën artificiale e cila u përdor në këtë studim.
“Inteligjenca artificiale, përndryshe nga njerëzit, nuk lodhet, apo jo? Dua të them që inteligjenca artificiale punon në të njëjtën formë si në orën 2 të mëngjesit ashtu edhe në mesditë. Prandaj, është gjithsesi një avantazh dhe është gjithashtu edhe një prej arsyeve pse mendoj se ajo arrin të zbulojë rastet e kancerit që mjekët nuk i zbulojnë”, thotë bashkëthemeluesi i kompanisë “Vara”, Stefan Bunk.
Ka shqetësime se përdorimi i inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit mund të sjellë si pasojë zvogëlimin e radiologëve të specializuar.
“Rastet e ndërlikuara, kur duhet të merren parasysh disa këndvështrime, atëherë ku duhet të flasësh me pacientin janë rastet kur nevojitet ekspertiza dhe kur nevojitet radiologu, prandaj ata duhet të vazhdojnë të trajnohen”, thotë ai.
Por ka një anë pozitive sa i përket inteligjencës artificiale.
“Inteligjenca artificiale është një mundësi dhe një faktor që duhet të na bëjë më entuziastë për fushën tonë. Radiologët e specializuar do të kenë hapësirën, kohën dhe përqendrimin për t’u fokusuar në raste më të ndërlikuara”, thotë Dr. Wei Tang nga Universiteti i Teksasit.
Profesoresha e radiologjisë, Wei Tang nuk ishte e përfshirë në studim, por ajo shprehet optimiste.
“Të dhënat janë shumë bindëse. Shkalla e rritur e zbulimit të rasteve të kancerit, zvogëlimi i rezultateve të pasakta dhe ndikimi i mundshëm që këto gjetje të kenë tek mjekët dhe niveli i lodhjes së tyre, janë në përgjithësi shumë, shumë pozitive”, thotë ajo.
Tani për tani, bashkëpunimi ndërmjet radiologut dhe inteligjencës artificiale mund të jetë mënyra më e mirë për të kombinuar anët e forta të të dyjave.
“Kombinimi i mjekëve me inteligjencën artificiale është shumë më i mirë se sa vetëm mendimi i mjekut”, thotë Dr. Katalinic.
Një gjë e tillë mund të çojë drejt rezultateve më të mira për gratë. voa/
Muaji i parë i Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon ambasada e SHBA-së në TiranëAmbasada amerikane në Tiranë reagoi këtë të premte për 30 ditët e para të Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes rrjeteve sociale, ambasada e SHBA-së nënvizoi se gjatë këtij muaji është ndjekur politika e jashtme “Amerika e para”.
Ambasada shpërndau mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, që thekson se gjatë këtij mandati të Trump, Amerika do të bëhet më e fortë dhe e sigurtë.
Reagimi i ambasadës:
Ky ishte muaji i parë i Administratës Trump. Presidenti Donald J. Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio po japin rezultate dhe po çojnë përpara një politikë të jashtme ku Amerika është e Para, e cila synon ta bëjë vendin tonë më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Dhe ne sapo kemi filluar”, shkruan ambasada.
Mesazhi i Marco Rubio:
“Vetëm 30 ditë nën drejtimin e presidentit Trump, ne kemi parë përparim të rëndësishëm në disa nga sfidat më të ngutshme me të cilat përballemi në mbarë botën. Ky është vetëm fillimi. Interesi kryesor kombëtar i Amerikës do të vazhdojë të udhëheqë misionin tonë dhe politikën e jashtme amerikane. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë’, shkruan në rrjetin social Instagram, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Porti i Durrësit i ngelet Alabbarit, Gjykata Kushtetuese rrëzon PD-nëGjykata Kushtetuese ka rrëzuar për herë të dytë padinë e deputetëve të opozitës për Portin e Durrësit.
Trupa gjykuese mori pjesërisht në shqyrtim pretendimet e opozitës, duke i hedhur poshtë ato.
Një nga pretendimet e ngritura nga PD ishte për antikushtetutshmërinë e katër VKM-ve, përkundrejt standardeve përkatëse të jurisprudencës kushtetuese.
Por për këtë pikë, gjykata thotë se ato janë akte individuale dhe si të tilla nuk i nënshtrohen juridiksionit kushtetues.
Sa u takon pretendimeve të ngritura për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore për shkak të projektit të Portit të Durrësit, Gjykata Kushtetuese nuk i mori në shqyrtim ato, sepse, sipas trupës gjykuese, paditësi nuk kishte paraqitur argumente kushtetuese.
PD ka akuzuar po ashtu se fituesi i projektit, Alabbar, është zgjedhur pa garë për të zhvilluar Portin e Durrësit. Por sipas Gjykatës Kushtetuese, përzgjedhja e zhvilluesit pa garë është parashikuar në marrëveshjen ndërkombëtare midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se “menaxhimi i hapësirave publike nga investitori strategjik në nenin 10.6 të Marrëveshjes Kuadër duhet kuptuar se është vetëm një mundësi, zbatimi i së cilës mbetet në diskrecionin e pushtetit vendor”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.
Për demokratët, marrëveshja për ndërtimin e Portit në Durrës, e nënshkruar në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Muhammed Alabbar është një ndër aferat më të mëdha korruptive të qeverisë.
Teksa opozita e akuzon kreun e qeverisë se vetëm toka publike e portit do të kushtojë 3 miliardë euro dhe ndërtimi i tij, rreth 4 miliardë euro, qeveria thotë se investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliardë Dollarë.