Aplikacion
Liga e re e Kampionëve u garanton klubeve pjesëmarrëse fitime të larta! Kjo është një nga arsyet se përse formati i ri është pranuar nga klubet me shumë kënaqësi, edhe pse i sforcon jo pak futbollistët.
Por në Itali, rezultatet e fundit në kompeticion u kanë sjellë dëme ekonomike klubeve të mëdha.
Tri skuadra italiane u eliminuan në fazën Play-Off, me Spanjën që e ka kaluar Italinë në renditjen e UEFA-s dhe ka tri ekipe që garojnë në të 16-at.
Championsi i më i pasur ndonjëherë garanton 2.5 miliardë, me fituesin që merr rreth 150 milionë Euro.
Nga italianët, vetëm Interi ka shpresë për të ecur përpara. Zikaltrit tashmë në të 16-at, janë klubi i dytë me fitimet më të mëdha, 90 milionë Euro, duke u kaluar vetëm nga Liverpool 99 milionë Euro, raporton SportMediaset.
Juve dhe Atalanta arkëtuan nga 65 milionë, Milani 60 vetëm me shkuarjen në fazën Play-Off.
Me ekipin e pestë në kompeticion që tani është vetëm një kujtim, për klubet italiane ikin edhe 35 milionë Euro të tjera, të cilat u morën nga Bolonja në këtë sezon.
Macron: Do t’i them Trumpit të mos shfaqë dobësi karshi PutinitPresidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të udhëtojë për në Uashington për të tentuar që ta bindë presidentin amerikan, Donald Trump, se interesat e tij janë në linjë me aleatët evropianë dhe se shfaqja e ndonjë dobësie karshi Vladimir Putinit të Rusisë do ta bënte më të vështirë që të merrej me Kinën dhe Iranin.
“Trumpin e njoh. E respektoj dhe besoj se ai më respekton mua”, tha Macron.
“Do t’i them atij: thellë, thellë, nuk mund të tregosh dobësi përballë presidentit Vladimir Putin. Kështu nuk jeni ju dhe kjo nuk është në interesin tuaj”, shtoi Macron gjatë përgjigjeve në pyetjet që iu parashtruan në mediat sociale.
Macron tha se pasiguria për mënyrën e si Trumpi po e trajton pushtimin trevjeçar rus të Ukrainës është shqetësuese për aleatët e SHBA-së, sepse ai mund të negociojë diçka që është e pamjaftueshme, por kjo gjithashtu po krijon pasiguri për Putinin dhe është diçka që duhet të përdoret për të ndihmuar në negociata.
“Fjala është pasiguria. Donald Trumpi krijon pasiguri te të tjerët sepse ai do të bëjë marrëveshje, kështu që Donald Trumpi duke krijuar pasiguri për Vladimir Putinin është një gjë e mirë”, tha Macron, duke shtuar se presidenti rus nuk e di se çfarë do të bëjë Trumpi dhe si mund të reagojë.
Macron pritet që të hënën të qëndrojë në Uashington, ku do të zhvillojë bisedime me Trumpin, teksa evropianët po synojnë që të kenë një rol kyç në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe po bisedojnë se si të ofrojnë garanci të sigurisë për Kievin nëse do të arrihet një armëpushim.
Udhëheqësi francez tha po ashtu se shfaqja e dobësisë ndaj Putinit, që do të çonte në kapitullimin e Ukrainës përmes një marrëveshjeje të keqe, do ta bënte Trumpin më pak të besueshëm për t’u përballur me Kinën dhe për të frenuar programin bërthamor të Iranit.
“Si mund të jesh i besueshëm me Kinën nëse je i dobët me Putinin?”, tha Macron, duke shtuar se nëse Ukraina lihet që të bjerë, kjo do të dërgonte një sinjal strategjik te Pekini dhe Tajvani.
“Dhe, kush nuk do që Irani të mos posedojë bombë bërthamore, nuk mund të tregosh dobësi me dikë që po e ndihmon Teheranin ta arrijë një gjë të tillë”, tha Macron.
Macron i ka quajtur zhvillimet e fundit si një “epokë e re” dhe e ka zhvilluar sesionin online duke iu përgjigjur pyetjeve të publikut si pjesë e përpjekjeve të Qeverisë franceze për të vetëdijesuar popullatën për ndikimin që ka në Francë lufta në Ukrainë dhe për diplomacinë amerikane që po vepron me shpejtësi që kur Trumpi mori mandatin një muaj më parë.
Muaji mars nuk do të jetë i mirë për këto shenja horoskopiAstrologët parashikojnë që marsi i vitit 2025 do të jetë një muaj i turbullt për disa shenja të horoskopit, për shkak të ndryshimeve planetare, retrogradëve dhe eklipseve.
Katër shenja të zodiakut do të përballen me sfida të mëdha dhe do të ndiejnë presion, por ata mund të përgatiten psikologjikisht për të përballuar këto periudha të vështira.
Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Dashi do të fillojë marsin me tensione në marrëdhënie, pasi Afërdita hyn në retrogradë më 1 mars.
Kjo mund të sjellë keqkuptime dhe distancim nga të dashurit. Më pas, retrogradi i Mërkurit më 15 mars do ta vështirësojë shprehjen e emocioneve.
Eklipsi Hënor i 14 marsit mund të nxjerrë në pah konflikte të pazgjidhura dhe pengesa të papritura.
Këshillë: Kujdes me fjalët dhe mendoni para se të flisni, sidomos kur ndiheni emocionalisht të tensionuar.
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Për Demin, marsi do të sjellë pasiguri financiare dhe konfuzion profesional, pasi Venusi hyn në retrogradë që në fillim të muajit.
Eklipsi Diellor i 29 marsit mund të sjellë shpenzime të papritura dhe zbardhje të të vërtetave të cilat mund të kenë ndikuar në vendimet e kaluara.
Këshillë: Mbani një buxhet emergjence dhe shmangni shpenzimet impulsive.
Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Mars 2025 do të jetë një periudhë sfiduese për Binjakët, pasi retrogradi i Mërkurit në mes të muajit do të shkaktojë vonesa dhe keqkuptime.
Eklipsi Hënor i 14 marsit mund të ndikojë në marrëdhëniet me miqtë dhe kolegët, duke sjellë grindje dhe thashetheme.
Këshillë: Kontrolloni mesazhet dhe informatat para se t’i shpërndani, pasi mund të ketë keqkuptime.
Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Gaforret do të përballen me presion emocional, sidomos në aspektin profesional. Eklipsi Diellor i 29 marsit mund të sjellë paqëndrueshmëri në punë dhe konflikte me eprorët.
Venusi retrogradë gjithashtu do të ndikojë në marrëdhëniet personale.
Këshillë: Durimi është çelësi. Konfliktet mund të zgjidhen vetëm nëse i qaseni me maturi dhe pjekuri.
Astrologët rekomandojnë që të gjithë ata që i përkasin këtyre shenjave të jenë të kujdesshëm dhe të përgatiten për sfidat që mund të sjellë ky muaj i turbullt.
Sulm terrorist në Izrael/ Disa autobusë shpërthejnë me sulme të komanduaraTre autobusë kanë shpërthyer në Bat Yam, në jug të Tel Avivit mbrëmjen e kësaj të enjte
Paraprakisht dyshohet për sulm terrorist. Sui i komanduar nga distance kishte dyshuar në dy raste të tjera gjtihashtu me autobusë thanë autoritetet.
Ministri i Transportit Miri Regev ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të autobusëve, trenave dhe mejteve të tjera të transportit, bëjnë me dije mediat izraelite.
Deri më tani, nuk ka raportime për viktima. Sipas mediave lokale, një nga pajisjet e pashpërthyera, me peshë 5 kg kishte një mesazh ku thuhej “Hakmarrja nga Tulkarem” – duke iu referuar një operacioni të fundit ushtarak izraelit kundër terrorizmit në Bregun Perëndimor.
Në përgjigje të incidenteve në Bat Yam, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz tha se kishte udhëzuar ushtrinë që të “rriste intensitetin” e aktivitetit në kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor.
G Bani ngre dyshime: Banorët marrin informacione nga jashtë?G Bani ka ngritur dyshime të forta mbi ndershmërinë e lojës në Big Brother, duke sugjeruar se disa lojtarë mund të jenë duke marrë informacione nga jashtë dhe se mund të mbështeten nga produksioni.
Këto pretendime kanë ndezur debate të shumta mes ndjekësve të reality show-t, duke vënë në pikëpyetje transparencën e garës.
Sipas tij, disa banorë duket se kanë një avantazh të padrejtë, duke reaguar në mënyrë të çuditshme ndaj ngjarjeve brenda shtëpisë, sikur të kishin dijeni paraprake për situata të caktuara. Kjo ka shtuar spekulimet mbi mundësinë e një ndërhyrjeje të jashtme në rrjedhën e lojës.
Kush i tha miut me knu kundër meje kangët e atyne që po protestonin jashtë shtëpisë në favor të tij? Kush i tha miut me u fut në dush me 5 femna të shtëpisë masi dola unë foto me ishin e vet në Kosovë? Kush i tha mamadhis me fol për “kokrra” mas shpifjeve në komente, kur sa kohë isha në shtëpi nuk kishte përmen kurrë diçka të tillë? Kush e nxori Livin & Lorin në nominim kokë më kokë, 2 vajzat që më kan’ përkrah ma fortë në shtëpi? Kush vendosi mos me u permen në Prime kapja e durve të Lorit nga Rozana? Kush e vendos finalen midis Rozanës, Gjestit, Gertës & Laertit? Kur numrat e popullaritetit të 3 prej ktyne janë të ulët?-shprehet G Bani.

I dërguari i presidentit amerikan, Keith Kellog u takua me presidentin ukrainas në Kiev këtë të enjte, pasi Donald Trump ka ashpëruar gjuhën ndaj Zelenskyt në dy ditët e fundit.
Në qendër të bisedimeve do të ishte arritja e një paqe të drejtë dhe e të qëndrueshme nga zgjdhja e konfliktit me Rusinë, por nuk dihet çfarë diskutuan.
Zyrtarët vendas thanë se një konferencë për shtyp që Kellog kishte planifikuar të mbante në Kiev, ishte anuluar.
Nuk dihet nëse bisedimet e kësaj të enjte e kanë zbutur sadopak përçarjen e paprecedentë që ëstë krijuar mes Kievit dhe aletatit të tij më të fortë, Uashingtonit.
Më herët gjatë ditës, Zelensky zbuti tonet me amerikën ndërsa nënpresidenti JD Vance vijoi kritikat ndaj tij në të njëjtën linjë që Trump ndoqi një ditë më parë.
Donald Trump e quajti Zelenskyn diktator të pazgjedhur duke vënë në dyshim legjitimitetin e tij për shkak të mungesës së zgjedhjeve në kohën e luftës në Ukrainë, ndërsa po nxiton për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Moskën.
Nga ana tjetër Europa i ka dalë në mbrojtje zelenskyt duke thënë se është normale që zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë luftës. Krerët e shteteve nga Britania e Madhe, Franca e Gjermania, pajtohen me SHBA-të për një paqe të gjatë dhe të qëndrueshme në Ukrainë por kërkojnë garanci të mëdha sigurie.
“Miting elektoral i prezantuar si takim pune, Rama hap fushatën me punëtorët e bashkisë”Nga BIRN
Një fjalim që zgjati rreth 45 minuta në Sheshin Skënderbej nga kryeministri Edi Rama para punëtorëve të Bashkisë Tiranë duket se shënoi nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, një fjalim në të cilin Rama iu referua kundërshtarëve dhe kritikëve si “mutëri kënete”, “dele”, “sqetull-kazan” apo “anti-urban”.
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu fyerjet dhe sharjet për gjithkënd që nuk bie dakord me të, përfshirë kundërshtarët politikë, kritikët apo gazetarët, duke zbrazur një thes me epitete fyese ndërsa mbajti një fjalim para disa mijëra punonjësve të Bashkisë Tiranë të thirrur në Sheshin Skënderbej, një ngjarje që dukshëm ishte miting elektoral por që ai vetë e përshkroi si “takim pune” për të shmangur ndalimet që vendos Kodi Zgjedhor mbi abuzimin me burimet shtetërore dhe shtrëngimit të punëtorëve të sektorit publik që të marrin pjesë në mitingjet e partisë në pushtet.
Gjithsesi, ndonëse përsëriti deklaratën jo të mbështetur në fakte se “Erion Veliaj është arrestuar pa gjyq”, Rama duket se zbuti qëndrimin ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërsa i paralajmëroi punëtorët e bashkisë të mos bënin më protesta para SPAK siç ndodhi ditën kur në seancë gjyqësore, masa e sigurisë arrest me burg u konfirmua nga gjykata me kërkesë të prokurorisë.
“Ju thirra në këtë takim pune për shkak se gjatë këtyre ditëve kam parë njerëz të vrenjtur, të zhgënjyer, të dëshpëruar,” i tha Rama punëtorëve pasi atyre iu shfaq një video promocionale të punëve të atij vetë si dhe të Veliajt në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Rama sugjeroi më tutje se organet e drejtësisë mund të gabojnë ndërsa sugjeroi se gabimet e politikanëve nuk shkatërrojnë jetë njerëzish, ndryshe nga gabimet e drejtësisë. Ai duket se e mbylli kapitullin me Lali Erin duke uruar që atij “t’i bëhet një gjyq i drejtë” ndërsa vijoi me sharje dhe fyerje të gjithkujt që nuk mendon si ai apo që ka vërejtje për gjendjen e vendit, nga ata që ai i quajti “gjykatësit e rrjeteve sociale” te gazetarët apo kundërshtarët politikë.
“Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor,” tha Rama.
Në fakt, që para fjalimit të Ramës, në një si lloj reagimi nga subkoshenca, nënkryetarja e bashkisë Anuela Ristani iu referua kryetarit të arrestuar në më shumë se një herë me folje të vendosura në kohën e kryer të thjeshtë.
Nga mesi i fjalimit Rama u përpoq të bënte punëtorët e bashkisë për të qeshur me një barsoletë që përfshinte një berber dhe ku batuta ishte që një erë e qelbur që supozohej që vinte nga kanalet e ujërave të zeza në fakt vinte nga sqetullat e “atyre që shajnë”. Rama mbajti fjalën pezull për disa sekonda me shpresë se punëtorët do të qeshnin por këta të fundit duket sikur nuk e kuptuan barsoletën ose nuk u erdhi për të qeshur.
Nga fundi i fjalimit, ndërsa errësira e mbrëmjes po binte në Sheshin Skënderbej por Rama ende kishte shumë gjëra për të thënë me shifra mbi të ardhurat nga taksat, rritjen shumëfish të pemëve të mbjella apo sasisë së taksave të paguara nga ata që marrin leje ndërtimi, turmat e punëtorëve të bashkisë të thirrur për këtë takim pune u panë të dalin nga rrethimi, dukshëm jo shumë të interesuar për të dëgjuar fjalimin deri në fund.
Rama iu referua kritikëve apo kundërshtarëve si “anti-urban”, “anti-evropian” apo “sqetull-kazan”. Për personat që kanë pasur vërejtje mbi projektin e Sheshit Skënderbej dhe dominimin e betonit dhe të pllakave në vend të barit, Rama deklaroi se ata ishin “dele që bënin be-be-ba” ndësa atyre që e kritikojnë për krijimin e një oligarkie në vend, me një numër të kufizuar biznesmenësh që kontrollojnë ekonominë me monopole e koncesione dhe kanë krijuar një regjim mediatik për të mbytur të vërtetën, Rama iu referua si “bretkosa, zhaba dhe zhapikë”.
Rama deklaroi se nuk ka ndër mend të tërhiqet nga politika sepse, tha ai: “Kam një luftë për të mbaruar.”
Në fund iu referua të gjithëve tok, kundërshtarëve politikë, kritikëve mes publikut apo gazetarëve, si “mutëri,” ndërsa argumentoi se kjo fjalë “e bukur shqipe” është e përshtatshme për këtë rast.
Siç ndodh rëndom në takimet e tij elektorale, gazetarët nuk u lejuan të kryejnë xhirime në mënyrë të pavarur. Kur ky gazetar bëri një fotografi të pajisjeve të kontrollit fizik për mjete metalike ku duhej të kalonin punëtorët e bashkisë për të hyrë në rrethimin e mitingut, një vajzë me veshje civile i bëri me shenjë një punëtori të gardës për të ndaluar fotografimin. Punëtori i gardës u afrua menjëherë duke thënë: “nuk lejohen celularët” pa dhënë shpjegime se mbi çfarë ligji mbështetej kjo.
Aksidenti ajror në Kanada/ Kompania ajrore iu jep mijëra dollarë secilit pasagjerKompania ajrore Delta Air Lines po u ofron pasagjerëve të avionit që mori flakë dhe u përmbys në një pistë të Torontos 30,000 dollarë secili.
Nga shpërblimi i majmë, përfitojnë 80 persona, 76 pasagjerë dhe 4 anëtarët e ekuipazhit.
Të gjithë mbijetuan mrekullisht pas përplasjes dhe rrokullisjes së avionit në pistë pak ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson të hënën.
Shpërblimi duket se i paraprin një dëmshpërblimi të mundshëm në miliona dollarë që mund të kërkonin secili nga personat sipas ekspertëve ligjorë.
Disa ditë pas ngjarjes autoritetet nuk kanë dhënë detaje se çfarë ndodhi dhe cilat ishin shkaqet e aksidentit.
“Kanë klorat”/ Coca-Cola tërheq shishet nga tregjet e huaja, Shqipëria ende asnjë masëNë fillim të këtij viti, kompania Coca-Cola urdhëroi për tërheqje masive të shisheve nga disa tregje europiane.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të kloratit, shishet e Coca-Cola-s u tërhoqën nga tregu britanik, belg, holandez, francez dhe gjerman.
Analizat e kryera në laboratorë zbuluan përmbajtjen e kloratit, duke marrë masa kështu në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.
Por, e kundërta ndodh në Shqipëri. Prej javësh, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit hesht, ndërsa Coca-Cola vijon të konsumohet njësoj.
Shifrat tregojnë se AKU Tiranë, ku është e përqendruar pjesa më e madhe e banorëve dhe e konsumatorëve, kryen një numër të paktë analizash për produktet e Coca-Cola-s, me vetëm 6 të tilla për një periudhë 4-vjeçare (2020-2024).
Ndërsa AKU Korçë nga ana tjetër për të njëjtën periudhë ka kryer 62 analiza.
Pse është inekzistente AKU në treg? Pse nuk garanton produkte të kontrolluara për konsumatorët? A përmbajnë klorat të lartë shishet e Coca-Colas që konsumohen çdo ditë nga shqiptarët? Pse nuk janë marrë të njëjtat masa si në vendet evropiane? Këto pyetje vijojnë prej javësh të jenë pa përgjigje.
Cilat janë rreziqet nga klorati?
Mjekët paralajmërojnë se ekspozimi ndaj niveleve të larta të kloratit mund të shkaktojë probleme me tiroiden, sidomos tek fëmijët dhe foshnjat. Efektet anësore përfshijnë:
•Të përziera
•Të vjella
•Diarre
•Ulje të aftësisë së gjakut për të thithur oksigjenin
Pas akuzave të hedhura se SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese, kryeministri Edi Rama quajti lajthitje edhe angazhimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për të hetuar krimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të majit.
“Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdolloj survejimi në territor sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet. Përpjekja e përbashkët për të luftuar dhe për krimet elektorale bëhet secili në pozicionin e vet kushtetues dhe në llogoren e vet. Dalja nga këto pozicione është ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të shqiptareve dhe të përfaqësuesve të tyre”, tha Rama.
Pas kësaj deklarate, SPAK iu përgjigj Ramës duke publikuar “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”.
Kjo strategji, sipas SPAK, mbështetet në:
•Verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.
•Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.
•Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.
•Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj.
SPAK ka zhvilluar takim edhe në KQZ me kreun e saj, Ilirjan Celibashi, për bashkëpunim në hetime dhe goditje krimeve zgjedhore.