Aplikacion
Pas negociatave të SHBA-së dhe Rusisë në Riad, prestigjiozja gjermane “Bild” ka raportuar se trupat amerikanë mund të tërhiqen dhe nga Kosova.
“Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme edhe të trupave amerikane nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë do të ishin të vetme në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandër Vuçiç dhe ushtrisë së fuqishme serbe”, shkruan “Bild”.
Gjithashtu, gazeta gjermane shton: “Sipas informacioneve tona, bëhet fjalë për kërkesat e Putinit për vitin 2021, pra tërheqjen e trupave amerikane nga të gjitha vendet e NATO-s që iu bashkuan aleancës pas vitit 1990”.
Menjëherë pas kësaj, ka reaguar dhe vetë KFOR, që për mediat kosovare thotë se zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veriatlantike.
Ajo shton se angazhimi për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur dhe se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt t për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Treshja e Trump për Ballkanin/ DW: Të lidhur ngushtë me SerbinëNga Deutsche Welle
Ekipi i ri i Presidentit Trump për Ballkanin përfshin disa fytyra të njohura me lidhje të ngushta me Serbinë: dhëndrin Jared Kushner, ish të dërguarin special Richard Grenell dhe ish-guvernatorin Rod Blagojevich.
Politika e jashtme e Trump duket se tregon se “marrëveshjet” e tij do të mbeten një temë dominuese e administratës së tij të dytë.
Tashmë ka pasur tre indikacione për këtë: SHBA-ja është e gatshme të vazhdojë dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë në këmbim të aksesit në rezervat e saj të lëndëve të para si tokat e rralla dhe litium, “marrëveshjen” e Rripit të Gazës për të krijuar një “Rivierë të Lindjes së Mesme” dhe një “Trump Toëer” në kryeqytetin serb, Beograd.
Përpjekja e parë për të nxjerrë nga terreni këtë projekt të fundit ngeci në vitin 2012. Fakti që ndërtimi do të fillojë tani 13 vjet më vonë është kryesisht për shkak të këshilltarit të ngushtë të Trump, Richard “Ric” Grenell .
Grenell ishte i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e paqes në Serbi dhe Kosovë gjatë administratës së parë të Trump, dhe Trump së fundmi e emëroi atë të dërguar presidencial për misione speciale.
Kulla Trump Nr. 5
Grenell ka marrëdhënie të ngushta – pothuajse miqësore – me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç, një ish-ambasador serb në SHBA.
Vuçiq madje i dha Grenellit Urdhrin e Flamurit Serb në vitin 2023 si njohje e “qasjes së tij të balancuar” ndaj shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, të cilën Serbia ende e pretendon si pjesë të territorit të saj 26 vjet pas përfundimit të Luftës së Kosovës.
Marrëveshja Trump Toëer Beograd – e cila, sipas The Neë York Times, vjen me një çmim prej gjysmë miliardë dollarësh – u përfundua nga qeveria serbe, dhëndri i Trump, Jared Kushner dhe investitorët arabë në mars 2024.
Plani është që ish shtabi i Forcave të Armatosura të Serbisë (atëherë Republika Federale e Jugosllavisë) të kthehet në një kompleks hotelesh me apartamente luksoze, duke përfshirë një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s në Beograd në vitin 1999, gjatë të cilit ndërtesa u dëmtua.
Pas Nju Jorkut, Çikagos, Manilës dhe Stambollit, kjo do të ishte Kulla e pestë Trump në mbarë botën.
“Njeriu perfekt për Beogradin”
Më 7 shkurt, Politico raportoi se Trump po konsideronte ta bënte Rod “Blago” Blagojevich ambasador të SHBA në Serbi. Ish-guvernatori demokrat i Illinois është një figurë politike shumëngjyrësh – edhe sipas standardeve të Trump. Blagojevich, djali i emigrantëve serbë, u hoq nga detyra në vitin 2009 dhe u dënua tre vjet më vonë me 14 vjet burg për korrupsion. Kur Trump ia ndryshoi dënimin gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Blagojevich u lirua nga burgu në vitin 2020.
Kjo e bën demokratin një aleat ideal për presidentin republikan, thotë Daniel Serëer, ekspert i Ballkanit në Universitetin Johns Hopkins dhe negociator i SHBA-së për Ballkanin nën ish-presidentin amerikan Bill Clinton. “Blago është njeriu i përsosur për Beogradin: një politikan thellësisht i korruptuar, i cili do të jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që Trump dëshiron të rehabilitohet ”, tha Serëer për DË.
Plagosi kushëririn e kryebashkiakut në Kukës, vetëdorëzohet autoriAutori që qëlloi me armë dhe plagosi një person sot në Kukës është vetëdorëzuar në polici.
Policia bën të ditur se pas nëgociatave me familjarët, Sebastian Muçmata 25-vjeç, ka pranuar t’i japë fund arratisë.
Personi që mbeti i plagosur është Elvis Halilaj,kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj, ndërsa autori Sebastian Muçmata, është vëllai i Zenel Muçmatës, me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.
“Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se: Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Britania e Madhe kundër SHBA/ Londra zyrtare: Nuk mund të ketë zgjedhje në luftëPas Gjermanisë edhe Britania e Madhe i ka dalë në mbrojtje presidentit ukrainas Volodymir Zelensky pas deklaratave të forta nga Uashingtoni.
Kryeministri Keir Starmer ka telefonuar Zelenskin për t’i shprehur mbështetjen tha zyra e shtypit e qeverisë në Londër.
“Kryeministri shprehu mbështetjen e tij për Presidentin Zelenskyy si udhëheqësin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës dhe tha se ishte krejtësisht e arsyeshme të pezulloheshin zgjedhjet gjatë kohës së luftës, siç bëri Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri përsëriti mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, që e pengoi Rusinë nga çdo agresion në të ardhmen” thuhej në njoftim.
Spektakël në Madrid/ Mbappe “shpartallon” mbrojtjen e Man City, trefishon rezultatinReal Madrid ka trefishuar rezultatin duke shënuar edhe golin e dytë sonte ndaj Manchester City-t.
Një aksion i orkestruar perfekt nga Bellingham, Vinicius Jr dhe Rodrygo teksa francezi ka pritur pasimin final, ka rregulluar topin, ka nxjerrë blof Gvardiol duke shënuar më pas lehtësisht golin e 3-0.
Ky ishte goli i dytë i mbrëmjes për Mbappen i cili i dha fillimisht avantazhin spanjollëve në minutën e 4-t me një tjetër gol të bukur.
Mori rreth 30 mijë vota/ Kush është këngëtarja që “bëri namin” në zgjedhjet e KosovësFantastic goal from Kylian Mbappe
Real Madrid 2-0 Manchester City#Real_Madrid_Manchester_City
pic.twitter.com/hEtM6T3xmT— T.Sports (@latestnews2026) February 19, 2025
Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi duket se është shndërruar në njërën nga befasitë më të mëdha të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.
Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe, sipas mediave në Kosovë deri më tani ka siguruar një numër të konsiderueshëm prej rreth 30 mijë votash.

Rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), por një gjë është e sigurt, prania e Edona Llalloshit në politikë ka zgjuar interes të madh dhe ka marrë mbështetje të gjerë nga votuesit.
Mbetet për tu parë nëse këngëtarja do të arrijë të sigurojë një vend në Kuvend, por ky rezultat i deritanishëm dëshmon për një përkrahje të madhe që ajo ka fituar në këtë garë politike.
“Lekë apo favore në këmbim të votës?”/ Bardhi nxjerr zbuluar drejtorët e Belinda BallukutKryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku shkruan se drejtorët që ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka emëruar për qarkun e Fierit, po ushtrojnë presion mbi qytetarët për vota në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Bardhi përmend Ceno Klosin dhe Klevis Jahaj sipas tij, përfaqësues të Ballukut në Fier që pyesin qytetarët nëse duan lekë apo favore të tjera në këmbim të votës.
Bardhi thotë se njëri nga personat e sipërmendur është nën hetim nga SPAK ndërsa tjetri ka kryer korrupsion masiv me tendera.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
DREJTORËT E BELINDËS DITËN NË FUSHATË DUKE USHTRUAR PRESION MBI QYTETARËT E FIERIT, NDËRKOHË QË NATËN KTHEHEN TË FIRMOSIN TENDERA PËR VETEN APO NJËRI-TJETRIN!
Në Fier Belinda Balluku ka anashkaluar socialsitët e ndershëm, i ka përbuzur, i ka nënvlerësuar, për ti zëvendësuar më Ceno Klosin apo Klevis Jahajn, që janë fytyra e saj në qarkun Fier! Njëri nën hetim nga SPAK për korrupsion, ndërsa tjetri kandidat për në SPAK me abuzimin masiv me tendera klientelist.
Modeli i korrupsionit qeveritar që përfaqëson si askush tjetër Belinda Balluku, Ceno Klosi, apo Klevis Jahaj, nuk mund të jetë kurrë modeli përfaqësues i qytetarëve të qarkut Fier.
Tentativës së tyre për të blerë dinjitetin e qytetarëve fierak, përmes pyetjes që bëjnë në çdo takim “çfarë doni në këmbim të votës, lekë apo favore?”, unë pres që ti jap përgjigje sa më parë Njësia e Posaçme e krijuar pranë SPAK për krimet zgjedhore. Por që sot di me siguri të plotë, që votën nuk e kërkojnë për ti shërbyer qytetarëve, por për të vazhduar të na vjedhin çdo ditë, siç tregon edhe investigimi i mëposhtëm.
Prandaj sot çdo qytetarë i ndershëm i këtij vendi bën pyetjen: KUR DO NDËSHKOHET KORRUPSIONI I BELINDA BALLUKUT, ZËVENDËSVE APO DREJTORËVE TË SAJ?
Mjafton ky investigim më poshtë për të nisur një hetim të plotë e të gjithanshëm për skemën “5D” të “berberëve” të Belindës. Vetëm në një tender shpërblejnë njëri tjetrin me 8.4 milion euro. Sa të tilla ka?
Më poshtë, ju ftoj të lexoni pjesë nga investigimi i Kapitali.al:
Zyrtari që firmosi tenderin 8.4 milionë euro për Kovaçin është KLEVIS JAHAJ, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve. Zoti Jahaj dhe zoti Kovaçi nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin.
Në këtë foto Jahaj dhe Kovaçi shfaqen në një mbledhje të drejtuar nga Emirjana Sako, ku u shtruan bazat për reformën në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës me plan rritjen e investimeve në shkallë rajonale. Dhe investimet me sa duket janë me cikël të mbyllur. Ata që marrin vendimet për investime, pasi mbarojnë mbledhjet i firmosin tendera njëri tjetrit.
Megjithatë fijet e këtyre personazheve me pushtetin ngjasojnë me ato të merimangës. Zoti Kovaçi është duke ndërtuar një hotel luksoz në Durrës. I quajtur Azure Elegance Hotel, leja për të është marrë në maj të vitit 2023 nga kompania Adriatic Union. Kjo e fundit në atë kohë zotërohej nga dy aksionerë, Petrit Kovaçi dhe Genti Klosi, vëllai i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Ceno Klosi.
Më vonë, pas marrjes së lejes me firmën e Edi Ramës, Genti Klosi i shiti aksionet për një çmim simbolik dhe pronar i kompanisë u bë 100 për qind Petrit Kovaçi. Nuk dihet nëse shitja ka qenë reale, pasi një sërë hetimesh të SPAK kanë treguar se në shumë raste pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanive nuk përputhen.
Përplasja e fortë Trump-Zelensky/ Reagon kancelari gjerman Olaf ScholzKancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar për komentet e ashpra që presidenti amerikan Donald Trump bëri ndaj homologut të tij ukrainas Volodymir Zelensky.
Scholz i ka quajtur këto komente shumë të gabura dhe të rrezikshme.
“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik,” tha Scholz sipas gazetës gjermane Spiegel.
“Ajo që është e saktë është se Zelenskyy është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës… Fakti që zgjedhje të rregullta nuk mund të mbahen në mes të luftës reflektohet në kushtetutën dhe ligjin zgjedhor të Ukrainës.”- ka shtuar Scholz.
Në deklaratën e fundit, kreu i Shtëpisë së Bardhë Trump ashpërsoi gjuhën ndaj presidentit Ukrainas Zelensky, duke e quajtur këtë të fundit një diktator të pazgjedhur, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tij.
Iu shpëtoi dy atentateve/ Kush është i riu që tentoi të qëllonte ndaj policisë në VlorëDy operacione u zhvilluan këtë të mërkurë nga policia e Vlorës dhe Forcat Operacionale, ndaj personave të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore apo grupeve kriminale.
Në përfundim, tre persona u arrestuan, një u shpall në kërkim dhe dy janë marrë nën hetim, teksa u zbuluan 2 shtëpi bari në lagjen “24 Maji”, armë pa leje, pajisje të sofistikuara për kultivim dhe makinë e blinduar.
Mes tre persovave të arrestuar është 38-vjeçari Endrit Sadedinaj, një personazh me të shkuar kriminale.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti Sadedinajt dhe sekuestroi një amrë zjarri pistoletë së bashku me një karikator me municion luftarak.
Në momentin që pa shërbimet e Policisë, Sadedinaj tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet.
38-vjeçari i cili ishte kthyer në Shqipëri ditët e fundit pas vuajtjes së dënimit në një shtet tjetër, është personazh i njohur për policinë pasi në dhjetor të 2021 ai mbeti i plagosur rëndë pas një atentati me eksploziv.
Shpërthim ndodhi në lagjen “10 Korriku” të qytetit bregdetar, në hyrje të një pallati, duke alarmuar banorët e zonës. Gjithashtu, në vitin 2017 Sadedinaj i shpëtoi një tjetër atentati. Atij iu vendos një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila u pikas në kohë.
DEL FOTOJA/ Erion Veliaj me kostum të zi në kafazin e sigurisëPublikohet për herë të parë fotoja e Erion Veliajt në sallën e gjyqit.
Veliaj doli para trupës gjykuese të mërkurën e javës së kaluar për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në foton që Zoom.al ka siguruar duket Veliaj brenda kafazit të sigurisë, i veshur me kostum.


Pas seancës maratonë, ai u la në burg pa afat dhe u dërgua në paraburgimin e Durrësit, ku po qëndron në qeli prej një jave.
Gjatë seancës, Veliaj u përplas me prokurorin e çështjes, Ols Dado, duke e akuzuar për konflikt interesi.
Akuzat Veliaj i ka vijuar edhe gjatë këtyre ditëve nga burgu, në rrjetet sociale.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me urdhër të SPAK, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.