Aplikacion
Ditën e sotme, Eni Shehu, miku i ngushtë i Olta Gixharit, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozanës.
Teksa ishte i ftuar në “Big Brother Fan Club”, ai zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”-i.
Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.
“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme,” tha Eni.
Tjetër tragjedi ajrore në SHBA/ Rrëzohet avioni, raportohet për viktimaTë paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga pista e aeroportit të Xhorxhias, në SHBA.
Daily Mail raporton se aksidenti ajror u regjistrua mbrëmjen e së shtunës.
Zyrtarët e aeroportit thanë se për arsye ende të paditura kontakti me avionin u ndërpre menjëherë pas ngritjes nga pista.
Ndërkohë, mësohet se avioni ra në një zonë të pyllëzuar.
Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Temperatura nën 0 dhe borë/ Parashikimi i motit për javën që vjenDitën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara.
Në Alpe dhe relievet malore mbi700-900metër në veriilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit.
Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht në vlerat minimale, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve.
Tragjike/ Aktorja e njohur gjendet e vdekur në banesën e sajAktorja koreano-jugore Kim Sae-ron është gjetur e vdekur në Seul, raporton ‘BBC‘.
24-vjeçarja u gjet në shtëpinë e saj në lagjen Seongsu-dong nga një mik i saj. Oficerët thanë se nuk ishin gjetur shenja në trupin e saj, e se tani po hetojnë shkakun e vdekjes.

Kim filloi karrierën e saj si një aktore kur ishte fëmijë dhe u pa si një nga aktoret e reja më premtuese të Koresë së Jugut.
E lindur në Seul në vitin 2000, ajo u bë e njohur me rolin e saj në filmin e vitit 2009, A Brand New Life – i cili e pa atë të shfaqej në Festivalin e Filmit në Kanë. Ajo vazhdoi të luajë në filmin me fitim më të madh të Koresë së Jugut të vitit 2010, ‘The Man from askhere’ dhe thrillerit të vitit 2012, The Neighbour, për të cilin ajo mori njohjen e çmimit.
Role të tjerë të dukshëm përfshijnë filmin e vitit 2014 A Girl at My Door dhe role televizive si Mirror of the Witch në 2016. Aktorja u tërhoq kryesisht nga syri i publikut në vitin 2022 për shkak të një incidenti me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, për të cilin u gjobit me 20 milionë nënë (11,000 £) në prill 2023.
Roli i fundit i Kim ishte në dramën koreane të vitit 2023 të Netflix, Bloodhounds. Variety raportoi se pjesa më e madhe e rolit të saj u modifikua për shkak të incidentit me makinë.
Pse nuk duhet të pini ujë pas keni ngrënë ushqime pikanteKush nuk i pëlqen ushqimet pikante? Ne themi se mund t’i përballojmë të gjitha, por ndjesia që na ofrojnë ushqimet pikante na duket sikur po digjemi.
Lëvizja e parë, pothuajse automatike që bën dikush pasi ka ngrënë diçka të nxehtë, është të pijë ujë. Megjithatë, sipas shkencëtarëve amerikanë, është gjëja më e keqe që mund të bësh.
Këto janë disa arsye pse nuk duhet të pimë menjëherë ujë:
Një gjë e tillë funksionon në drejtim të kundërt. Ekspertët nga Shoqata Kimike Amerikane shpjegojnë se kombinimi i molekulave të ujit me substancën përgjegjëse për shijen e nxehtë të disa ushqimeve si speci djegës është si të derdhësh ujë mbi vajin që ka marrë flakë. Kjo substancë është kapsaicina, një substancë pa ngjyrë dhe pa erë që ekziston në përqendrime më të mëdha brenda specit ku janë ngjitur farat e tij.
Kur kapsaicina bie në kontakt me mukozën e gojës shkakton një ndjesi të fortë djegieje sepse lidhet me receptorët e dhimbjes në gjuhë. Këta receptorë quhen TRPV1 dhe roli i tyre është të zbulojnë substanca të nxehta, si uji i vluar, si dhe ushqimet acidike që mund të shkaktojnë dëme në indet e gojës.
Në momentin kur kapsaicina lidhet me to, receptorët i dërgojnë një mesazh trurit për t’i bërë të ditur se diçka e dëmshme është konsumuar dhe aktivizon mekanizma të tillë si etja për të na detyruar të pimë diçka për të nxjerrë substanca të dëmshme nga trupi.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e kapsaicinës në një ushqim, aq më shumë lidhet me receptorët TRPV1 dhe aq më intensive prodhohet ndjesia e djegies. Shkalla e nxehtësisë që ndjejmë nga ngrënia e ushqimit matet me të ashtuquajturën shkallë Scoville.
“Speci fantazmë”, për shembull, speci më djegës në botë që vjen nga India verilindore, është 400 herë më i nxehtë se tabasko dhe ka një vlerësim prej 1000 pikësh në shkallën Scoville.
Kapsaicina që përmban ky spec lidhet me receptorët TRPV1 në të gjithë gojën dhe kështu njeriu ndjehet sikur është në zjarr. Problemi është se kapsaicina është një substancë lipofile, kështu që është praktikisht e patretshme në ujë, por mjaft e tretshme në yndyrna. Praktikisht kjo do të thotë se nëse ndjeni se jeni duke djegur dhe në vend të ujit, pini qumësht ose hani kos, do të lehtësoheni dhe sa më shumë yndyrë të përmbajë, aq më mirë.
Qumështi gjithashtu përmban proteinën kazeinë, e cila tërheq molekulat e kapsaicinës, shtojnë ekspertët e ACS. Kështu i largojnë nga receptorët e dhimbjes dhe i tretin duke lehtësuar më tej dhimbjen. Një tjetër opsion shumë i mirë është një akullore, shtojnë ata.
Trump uron Kosovën për 17-vjetorin e PavarësisëPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar presidentes Vjosa Osmani një letër urimi për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, të cilin e ka bërë publik Presidenca e Kosovës, presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces. Ai ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe angazhimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët, pa dallim.
“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e Trumpit.
Tutje presidenti amerikan ka theksuar se presin me padurim ndërtimin e një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vitin e ardhshëm dhe për të vazhduar integrimet euroatlantike.
“Ndërsa punojmë me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të begatë dhe më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej me komunitetin euroatlantik. Mbështetja e palëkundur e Kosovës për Ukrainën përballë agresionit rus vlerësohet shumë.
Në fund të urimit, presidenti Trump ka theksuar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.
“Zoti sigurims?”/ Veliaj publikon fotot e vjehrrit të ndjerë, flet për vilën në QerretKryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia ndërsa ka publikuar edhe disa foto të vjehrrit të tij të ndjerë, Arben Xoxa.
Veliaj shpjegon se fotot janë shkrepur në vilën në Qerret, për të cilën ai këmbëngul se nuk është e tija por e familjes së bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Kryebashkiaku shprehet ndër të tjera se fotot e vjehrrit të tij, janë bërë rreth 6 vite më parë.
Reagimi i plotë:
Të dashur miq e dashamirës,
Këtë muaj mbushen 6 vjet nga vdekja e Arben Xoxës, qytetar model, një njeri i letrave trashëguar prej Jakovit, profesor, drejtues i RTSH-së, botues i Botimeve Enciklopedike dhe sipërmarrës i suksesshëm pas viteve ’90. Këtë muaj do duhej ta përkujtonim me respekt, por me vendim të ndërtuesit noter Olsi Dado, po persekutohet edhe në atë botë!
Ndërtuesi prokuror, pretendon se shtëpia e Arben Xoxës në Qerret – të cilën e ka pasur që përpara se të isha unë në politikë, madje apartamentin fillestar, përpara se të martohesha me Ajolën – nuk është në fakt e tija, por e imja.
Po me cilat prova? Ols ndërtuesi thotë se shoferi i 4 muajve të fundit të jetës së Arbenit nuk e ka çuar në plazh. Më fal, por nëse 4 muajt e fundit të jetës ishte pacient me tumor në kokë, nën regjimin spitalor të doktor Petrelës, pse do shkonte në plazh? Dhe i pasëmurë, pse do vente robi në plazh në dimër, Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt?
Madje, Ols violina, insiston se Arben Xoxa s’ka qenë kurrë në shtëpinë e tij! Po mirë, po ky në foto kush është? Ndjesë pastë, aty është edhe Ganimet Vendresha, gjyshja e ndjerë, ish primabalerina e parë në TOB te shfaqja ‘Halili & Hajria’. Bashkë me ta, sopranoja e pianistja e njohur, duke drekuar!
Që Ols dështaku në violinë, as në ëndërr s’do ulej dot me kaq artistë, kjo s’do mend! Por, fotoja, si minimum, është bërë kur njerëzit ishin gjallë – apo jo Sherlock? Pra, të paktën 6 vite më parë, zoti sigurims? Pra, si minimum, verën e 2018-ës, se janë me veshje me mëngë të shkurtra, e gjatë dimrit, i zoti i shtëpisë zuri spitalin e ndërroi jetë në Shkurt 2019. Po si, atëherë, pretendon që s’ka qenë kurrë?
Po unë pse s’do e deklaroja po ta kisha? Po tani ç’të bëj? Djali të mos vejë te gjyshja me lodra, se i veshin pronën? Pra, po kjo gjykatë, që i thotë Saliut vila në Lalëz është e vajzës, ndaj mund të shkosh, i thotë nipit të Arben Xoxës, ti nuk mund të vesh te gjyshja? Dhe këtë e bekon adashi kasap, gjykatësi i thertores Erjon Bani: Të gjithë të barabartë para ligjit, por disa – si Sali kërma – më të barabartë se të tjerët!
Në fund, ky prokuror pervers, që sillet si hasani i grave të botës, ka fuqinë të ta fyejë inteligjencën në mënyrën më mbresëlënëse! Beni vërtet s’jeton më, por të paktën ju kursyen ditët kur drejtësia ka përfunduar në llogjikën njëqelizore të një parameci funksional!
Një të dielë plot diell e dashuri për të gjithë! ❤️☀️
Liderët evropianë pritet të mblidhen në Paris javën e ardhshme për një takim urgjent për luftën në Ukrainë, pasi rritjes së shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara do ta lënë kontinentin jashtë tryezës së bisedimeve për paqe me Rusinë.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer – i cili pritet të marrë pjesë në takimin e Parisit – tha se “ky është një moment i rrallë në historinë e sigurisë sonë” dhe se tanimë është e qartë se Evropa duhet të ketë rol më të madh në NATO, raporton BBC.
Një zëdhënës i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, tha për agjencinë e lajmeve AFP se janë “duke u zhvilluar bisedime për një takim të mundshëm joformal”.
Ky takim pritet të mbahet pasi i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, tha se liderët evropianë do të konsultohen por nuk do të marrin pjesë në bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë.Trump do ta dërgojë një ekip zyrtarësh së lartë amerikanë në Arabinë Saudite, për t’i filluar bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për media të ndryshme të shtunën.
Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë – përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, dhe negociatori për Lindjen e Mesme Steve Witkoff – do të takohen me negociatorët rusë në ditët në vazhdim në Arabinë Saudite.
Një zyrtar ukrainas i tha Politicos se kjo e ka zënë në befasi Kievin dhe se deri më tani nuk ka plane për të dërguar një delegacion në Arabinë Saudite.
Ndërkohë, në Konferencën e Sigurisë në Munih, shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Evropa duhet të bëjë “propozime të mira” për garantimin e paqes në Ukrainë, nëse dëshiron të përfshihet në bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja.
Rutte tha se do të udhëtojë për në Paris të hënën për të marrë pjesë në takimin e liderëve evropianë, i organizuar nga presidenti francez Macron.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe liderët e BE-së, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimit të bisedimeve pa përfshirjen e negociatorëve të tyre.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri thirrje kundër një “zgjidhjeje të shpejtë” dhe një “marrëveshjeje të pistë” për përfundimin e konfliktit, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të zbatohet pa përfshirjen e Evropës dhe Ukrainës.
Duke iu drejtuar konferencës së Munihut, Zelensky u bëri thirrje vendeve të Evropës për themelimin e një ushtrie të përbashkët, në rast të tërheqjes së mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia.
“Ka ardhur koha, Forcat e Armatosura të Evropës duhet të krijohen”, tha ai.
“Nëse amerikanët vendosin të largohen, ta kufizojnë praninë e tyre, nuk është gjë e mirë, natyrisht, është e rrezikshme”, tha Zelensky.
Familjarët e çiftit që u shua në aksident në Lezhë: Ky aks po merr jetë njerëzishFamiljarët e 33-vjeçarit Paulin Zefi, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik bashkë me bashkëshorten, Zhaklina Hysi janë rikthyer sot në vendin e ngjarjes. Ata kanë apeluar ndaj autoriteteve përkatëse marrjen e masave për këtë aks rrugor sepse është bërë shpesh shkak aksidentesh.
Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve në sy, ata vendosën lule dhe ndezin qirinj në nderim të viktimave, Paulinit e gruas së tij, Zhaklinës.
Xhaxhai i Paulinit, i tronditur nga humbja e të afërmve, thotë se ky aks duhet të ketë të tjera standarde pasi, përgjatë viteve të fundit janë shënuar një numër i lartë aksidentesh me pasoja fatale.
“Para dy ditësh kemi pësuar një humbje të madhe, kemi humbur nipin tonë Paulinin, bashkë me bashkëshorten. Gjej rastin të përshëndes të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hidhërimin tonë, duke na ngushëlluar me mesazhe, duke na qëndruar pranë. Siç e shihni dhe ju, dhe në bazë të pamjeve që kam parë herë të tjera kam vënë re që kjo është një rrugë që i duhet kushtuar e gjithë vëmendja sepse shumicën e aksidenteve që kanë ndodhur në këtë segment rrugor shumica e aksidenteve ka qenë me pasoja të mëdha. Duhet të venë një dorë të paktën sepse po shkojnë edhe drejt fluksit veror, është e pashmangshme që një veprim i gabuar i drejtuesit të mjetit të mos sjellë pasojën e rëndë. Lus Zotin dhe iu kërkoj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë normat e Kodit Rrugor se një veprim i gabuar prej tyre do të sjellë një pasojë të pashmangshme për ta, për familjen e tyre, por edhe një dhimbje që kurrë në botë nuk ka për t’u harruar. Ne sot që po flas jemi kthyer nga varrimi i dytë i nuses së Paulinit. Është policia ajo që ndan veprimet”, tha Sokol Zefi.
Banorët e zonës thonë se kjo rrugë nuk i plotëson standardet e duhura, ndërsa shpeshherë janë bërë edhe dëshmitarë të aksidenteve tragjike siç ishte ai që humbën jetën dy të rinj.
“Këtu është rruga shumë e keqe. Ka zënë makina 5 vetë në lagjen tonë. Kemi bërë kërkesa, por nuk i kanë miratuar. Është shumë e rrezikshme edhe për ne. Makinat ecin me 150 edhe 180 në orë. Policë nuk ka këtu. Policët janë te ura, janë nën hije. Nuk dua të gjykoj kërrkënd, këtu nuk ka shtet o bab. Këtu shteti ka qenë i mbaruar, është i mbaruar. Duhet të jetë me standarde të tjera normal. Këtu është rruga drejt ecën me 180 kilometra në orë, shkon në atë kthesën edhe hyn në parcelën e huaj. Merr tjetrin para, prandaj që këtu nuk e di, të verë dorë shteti, ose të mbyllemi brenda mos të dalim hiç fare. Ose edhe kur të dalim jashtë, t’i japim shpisë dorën, që o kthehemi ose nuk kthehemi”, tha banori.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e 12 Shkurtit, kur dy të rinjtë po udhëtonin me mjetin tip “Audi”. Ata u përplasen me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin. Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa pasagjerja, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës në Tiranë ku dhe ndërroj jetë disa orë më pas, duke çuar në dy numrin e viktimave./ Zoom.al
Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Olta GixharinDebati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.
Menaxheri i Rozanës ka shpërndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e Rozanës se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në “Big Brother VIP Albania 4”.
Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”. Rozana i kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.
Ky publikim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t dhe ka rritur dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari. Ndërkohë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.
Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën. Kjo çështje ka marrë më shumë jehonë pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetje të plotë.
