Aplikacion
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një postim në rrjetet sociale njofton se ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj kryetares së Bashkisë së Fierit, Majlinda Bufi dhe zv/kryeministres, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Bardhi shkruan se të dyja këto lejuan ndërtimin e TEC-it të Roskovecit në shkelje të ligjit.
REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:
Bëmat e shkeljes së ligjit nga Majlinda Bufi nuk kanë të sosur! Çdo ditë dalin prova sesi Majlinda Bufi dhe Belinda Balluku nuk kanë prioritet interesin e qytetarëve, por kanë prioritet vetëm interesin e tyre personal. Të gjitha provat e shkeljes flagrante të ligjit në këtë rast të zbuluara nga investigimi i emisionit “Piranjat” do të depozitohen të hënën më SPAK.
Uroj shumë që prokuroria speciale të ndëshkojë me forcën e ligjit abuzimin flagrant me ligjin dhe dëmtimin me dashje të interesit të qytetarëve.
Në një zonë bujqësore që me ligj nuk lejohet ndërtimi, nuk mund të ndërtohet vetëm sepse interesi personal korruptiv i Belindës dhe Majlindës e kërkon! Ligji mbi çdo interes personal duhet të jetë modeli i sjelljes së çdo zyrtari publik. E kundërta është guxim prej krimineli dhe që nuk mund të kalojë pa pasoja!
“Shkundet” Greqia, tërmet i fortë në SelanikNjë tërmet i fortë u raportua pak minuta më parë në Selanik të Greqisë.
Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 8 kilometra në veriperëndim të Karyes dhe thellësia vlerësohet në 5 kilometra, sipas të dhënave paraprake të Institutit Gjeodinamik.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, lëkundjet ishin të forta dhe u ndjenë edhe në Bullgari dhe Turqi.
Nga tërmeti, banorët dolën në rrugë nga frika për disa minuta, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe anë alarmuar banorët, ndërsa janë ndier edhe në Bullgari dhe në Turqi.
Paraprakisht nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.
“Mos harro se ke dy fëmijë në Francë”/ Si u kërcënua gjyqtarja e Emiljano ShullazitKëtë të shtunë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të Emiljano Shullazit.
Dosja për të cilën akuzohet Shullazi lidhet me kërcënimin e gjyqtares Saida Dollani në vitin 2019, kur ajo kishte në dorë rastin e tij.
“I pandehuri Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më datë 23.04.2019, 2021, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka goditur një pjesëtar të familjes së një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një cështje penale ndër të tjera edhe në ngarkim të këtij të pandehuri. Ky i fundit, për këtë çështje gjyqësore, kishte kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje”, njoftoi SPAK.
Kërcënimet e Shullazit u zbuluan nga bisedat në SKY, ndërsa bashkëshorti i gjyqtares tregoi me detaje për kërcënimin e marrë, duke i përmendur fëmijët.
“…Në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda…”, ka treguar bashkëshorti i gjyqtares.
Pas ngjarjes, Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor ndaj Shullazit, ndërsa për rastin nisën edhe hetime, të cilat zgjatën për një periudhë 10-mujore dhe më pas u pezulluan.
Pavarësisht, rinisjes së hetimeve që vendosi gjykata, çështja nuk mundi të zbardhej.
MESAZHET/ Bajri flet me Arben Ndokën për “kokën” e Durim Bamit: A je gati ta grijmë?Durim Bami prej kohësh ishte vënë nën shënjestrën e Arben Ndokës, ish-deputetit socialist.
Ky i fundit kishte dyshime se Durim Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndokës në Lezhë.
Për të marrë hak, Arben Ndoka kishte kërkuar ndihmën e 16 personave, të cilët kishin role të ndryshme për të ndihmuar në ekzekutimin e Durim Bamit.
Mes tyre, është edhe Behar Bajri. Së fundmi, janë zbardhur mesazhet mes Bajrit dhe Ndokës në “SKY”, ku planifikohet vrasja e Durim Bamit. Pjesë e planit ishte që Bajri ta ftonte Bamin në shtëpi dhe ta vriste.
“Për të ekzekutuar Durim Bamin, ish-deputeti i PS Arben Ndoka flet me Behar Bajrin alias Brajoviç. Behar Brajoviq ka kontaktuar me Durim Bami dhe e ka ftuar në banesën e tij në Shkodër.
Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që: “…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t’i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë, është i vdekur në Shkodër…”, thuhet në dosje.
U shkarkua nga posti i drejtoreshës së Spitalit Dibër/ Reagon Irini Shehu: Më fal Lali se…Irini Shehu, që deri dje mbante postin e drejtoreshës së Spitalit të Dibrës, reagoi pasi u shkarkua nga detyra.
Shehu kërkon të ndalen komentet për rastin e dhunës ku u përfshi ajo gjatë kohës që drejtoi spitalin dhe për fjalorin banal që përdori ndaj punonjësve.
Me ironi, ajo i kërkon ndjesë në fund Erion Veliajt për vëmendjen që i mori gjatë këtyre ditëve, duke u bërë lajm.
“Nuk e kuptoj pse nuk po qetësohet emigranti jonë investitor dibran dhe portalet e tij???? Unë u shkarkova, pse nuk po gjen rehat????? Në fakt mirë bën, duhet të shqetësohesh më shumë se nuk shkohet në stan me lepuj dhe duhet ta kesh parasysh se xhamitë i fundosin kështjellat e krimit dhe të korrupsionit (bujtinat)!!!!
Më fal Lali se ta mora vëmendjen këto tre ditë!!”, tha Irini Shehu.
Reagimi i saj erdhi pasi Shaban Uklala, shefi i financës që u dhunua prej Irini Shehut, shpjegoi në rrjetet sociale çfarë ndodhi ditën që u godit nga drejtoresha.
Reagimi i shefit të financës:
Të dashur miq,
Ka ngjarje që të lënë pa fjalë. Ngjarje që as në ëndrrat më të këqija nuk mund të imagjinohen, as në faqet e librave të shkruar nga autorët më me fantazi nuk mund të lexohen, as në filmat më të errët nuk mund të shihen.
Më 11 shkurt, në vendin ku punoj me përkushtim prej vitesh, në zyrën time, ndodhi diçka e tmerrshme . Në zyrën time, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, lajthiti dhe degjeneroi duke ushtruar dhunë ndaj meje.
Por unë nuk reagova me të njëjtën monedhë.
Dhe nuk është se nuk mundesha.
Por ajo ishte grua. Një burrë i vërtetë nuk ngre dorën mbi një grua, as kur goditet, as kur poshtërohet. Dora e burrit është bërë për të mbrojtur, jo për të plagosur. Ajo është bërë për të ngritur nga toka, jo për të shkarravitur përtokë.
Një burrë që godet një grua nuk është burrë, por thjesht një hije e dobësisë së tij.
Pas kësaj ngjarjeje, shumë të afërm dhe miq më kërkuan ta zgjidh këtë çështje ndryshe, sipas rregullave të “pashkruara të burrërisë”. Më thanë se sedra është prekur dhe se një burrë nuk mund ta pranojë një poshtërim të tillë pa hak. Kam dëgjuar fjalë që më kanë rënduar shpirtin, por kam zgjedhur të mos i ndjek.
Kam zgjedhur drejtësinë dhe jo vetëgjyqësinë.
Kam zgjedhur t’u qëndroj vlerave që më kanë mësuar prindërit e mi, dhe jo instikteve të hakmarrjes.
Më kanë thënë të mos e bëj këtë çështje më të madhe, ta lë pas krahëve, sepse në fund të fundit, është grua.
Por a është ky një justifikim për dhunën e ushtruar në zyrën të shtetit?
A duhet të heshtim vetëm sepse kësaj here goditi një dorë e hollë dhe jo një grusht i rëndë me muskuj?
Dhuna nuk ka gjini, nuk ka justifikim dhe nuk duhet të ketë as heshtje!
Kam vendosur të ndjek rrugën e drejtësisë, dhe jo të hakmarrjes.
Nuk e përdora forcën atë ditë, dhe nuk do ta përdor as sot. Forca ime është e vërteta. E vërteta që nuk do të mbetet e heshtur, sepse nëse sot mbyllim sytë përballë kësaj dhune, nesër ajo do të trokasë në derën e dikujt tjetër.
Dinjiteti nuk blihet me pushtet, dhe drejtësia nuk kërcënohet me arrogancë.
Nuk do të ndalem, sepse kjo nuk është vetëm një betejë personale, por një betejë për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen para abuzimit dhe frikës.
Përzemërsisht,
Shabani🤗
PS: Çdo përpjekje për ta mjegulluar këtë ngjarje është thjesht një pasqyrim i mendjeve të ngatërruara dhe të ndyra, të zhytura thellë në katin e batakut të tyre. Aty ku arsyetimi ka humbur dhe përpjekjet për të fshehur realitetin janë një pasqyrim i dobësisë dhe frikës. Ata që tentojnë ta fshehin këtë ngjarje janë vetë autorët ,dhe nuk do të munden të bëjnë gjë tjetër veçse thellojnë më tej hendekun e errësirës ku janë zhytur dhe të vërtetës që shkëlqen si drita.
Sherr me sende të forta mes të rinjve në TiranëDisa të rinj u konfliktuan me njëri-tjetrin këtë të shtunë në Tiranë.
Sherri ndodhi në rrugën “Kastriotët”, shkruan Zoom.al, ku një 17-vjeçar, një 18-vjeçar dhe një 24-vjeçar goditën njëri-tjetrin me sende të forta.
Konflikti ndodhi për motive të dobta. Gjatë sherrit u plagosën 17-vjeçari dhe 24-vjeçari, ndërda policia po vijon hetimet.
Çfarë kanë parashikuar meteorologët për nesër?Ditën e diel moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht në jug.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë 16m/sek, me valëzimin në dete 2-4 ballë.
Vlerat më të ulëta të temperaturës gjatë natës do të jenë minus 3 gradë, ndërsa gjatë ditës termometri do të regjistrojë deri në 16 gradë.

Për vrasjen e Durim Bamit, me porosi të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka dyshohet se janë angazhuar “një bandë e tërë”, përfshirë Ervis Martinajn, Astrit dhe Aldo Avdyli, Emiljano Shullazi, etj.
Pasi flet me informatorin e tij, duke deklaruar se kishte parë Durim Bamin duke lëvizur me një Range Rover, Shullazi i thotë se duhet ta kapin dhe ta vrasin, e të mos presin më, bisedat të bëra në vitin 2020.
“Kape **** r***, mos ja zgjat, se jam ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Ky legeni që është këtë në burg Rraja, (Redjan Rraja) thotë që Duri është më i fuqishmi aty, i bën reklamë,”- i thotë Shullazi informatorit të tij./ TCH
Biznesmeni financoi udhëtimin “luksoz” të Veliajt për të siguruar lejen e ndërtimitKompleksi i pallateve “Mangalem” në lagjen “Ali Demi” të Tiranës është një ndër projektet më të mëdha të ndërtimit në kryeqytet me gati 1200 apartamente në total.
Me emrin e huazuar nga lagja historike e Beratit, kompleksi dallon nga kontrasti i fortë i ngjyrave, që sipas studios holandeze të arkitekurës, OMA, është frymëzuar nga nisma e viteve 2000 të Edi Ramës për ngjyrosjen e pallateve të vjetra të kohës së komunizmit në Tiranë.
Kompleksi “Mangalem” u ndërtua nga kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, pasi mori një leje ndërtimi në vitin 2018 nga Bashkia e Tiranës.
Por të dhënat e siguruara nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, sugjerojnë se ky projekt ishte paracaktuar të paktën dy vjet përpara miratimit të lejes së ndërtimit, falë lidhjeve të dyshuara korruptive mes kryetarit të Bashkisë dhe biznesmenit të ndërtimit.
Në funksion të miratimit të projektit, biznesmeni Fatmir Bektashi ka deklaruar në Prokurori se financoi bileta udhëtimi dhe hoteli për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës për në Roterdam të Holandës në dhjetor të vitit 2016.
“Deklaruesi [Fatmir Bektashi] ka shpjeguar se udhëtimi është bërë përpara se të bëhej projekti Mangalem 21 dhe të dilte leja e ndërtimit të tij,” argumenton SPAK.
“Arsyeja e udhëtimit lidhet me një takim me kompaninë arkitekturore, OMA në Roterdam dhe kompania Kontakt i kishte kërkuar Erion Veliajt që të ishte në takim me qëllim që të njihej me projektin dhe ta miratonte atë,” shtohet aty.
Kryebashkiaku jetëgjatë i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj dyshohet se ka krijuar një skemë të mirëmenduar korruptive për të përfituar ryshfete nga fondet e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij.
Veliaj i ka mohuar akuzat dhe përmes disa statuseve nga qelia në Facebook, ka akuzuar prokurorin e çështjes si “pervers” dhe ka pretenduar se ai gjendet në “konflikt interesi”.
Të mërkurën në mbrëmje, Gjykata Speciale konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ Ajola Xoxën, duke qenë se është nëna e një fëmije të mitur. Pesë biznesmenë të tjerë u lanë gjithashtu nën masën e “detyrim paraqitjes” për akuzat e korrupsionit aktiv, mes të cilëve edhe pronari i kompanisë “Kontakt”, Bektashi.
Fatmir Bektashi është një ndërtues i madh në Tiranë, i marrë i pandehur më herët nga SPAK për akuza korrupsioni edhe në çështjen e ish-sportklub “Partizanit”, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Vetëm gjatë periudhës 2018-2022, kompania e tij “Kontakt” përfitoi gjashtë leje ndërtimi nga kryebashkiaku Veliaj.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masë sigurie, Bektashi pagoi bileta avioni në “bizness class” për çiftin Veliaj- Xoxa me vlerë 2688 Euro dhe një dhomë Suite – Executive në hotel “Marriot” në Roterdam me vlerë 677 euro. Megjithatë, Xoxa nuk mori pjesë në këtë udhëtim.
I pyetur nga hetuesit për këto pagesa, Bektashi fillimisht u përgjigj: ”Çuditem si paskam lënë gjurmë në lidhje me pagesat e biletave të avionit dhe të hoteleve që kam bërë për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën”.
Përveç këtyre pagesave, kompania “Kontakt” e Bektashit ka sponsorizuar me 6.5 milionë lekë [65 mijë euro] organizatën Balkans Youth Link Albania – BYL-A, që sipas SPAK kontrollohej gjithashtu nga Xoxa, për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor. Në dëshminë e tij për hetuesit, Bektashi ka thënë se: “nuk i mban mend ato”.
Praktika të tilla korruptive, ku biznesmenë ndërtimi paguajnë bileta avioni dhe hoteli për të ndikuar vendimarrjen e zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës nuk identifikohen për herë të parë.
Në qershor të vitit 2018, ndërtuesi i sheshit “Skëndebej”, Shkëlqim Fusha, gjithashtu i akuzuar në këtë dosje, udhëtoi me kryebashkiakun Erion Veliaj, ish- nënkryetarin e Bashkisë, Arbjan Mazniku dhe ish-drejtorin e Planifikimit Urban, Ditjon Baboçi në Barcelonë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Europen Prize for Public Urban Space” dhe pagoi akomodimin në një hotel me 5 yje për Maznikun dhe Baboçin.
Një hetim i nisur më pas për veprat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga Prokuroria e Tiranës, u pushua në vitin 2019 për mungesë provash./ Reporter.al
FOTO/ Ky është çifti që u përplas pas festës së Shën Valentinit, e reja ndërroi jetëZbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd, në afërsi të fshatit Pishkash.
Burime për Zoom.al konfirmojnë se 20-vjeçarja që humbi jetën është Megi Xhetani. Ajo po udhëtonte në makinë së bashku me të fejuarin e saj, Zef Sinani, 34 vjeç.

Ky i fundit u plagos rëndë kur makina u përplas me një kamion dhe ndodhet në gjendje kritike në spital
20-vjeçarja, së bashku me partnerin e saj kishin dalë për të festuar ditën e të dashuruarve, 14 shkurtin.