zoom

Day ArchiveTrump telefonatë me Putin, çfarë diskutuan për Ukrainën

Presidenti Donald Trump diskutoi për luftën në Ukrainë të mërkurën në telefonata të veçanta me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, hapi i parë madhor diplomatik i presidentit amerikan për një luftë të cilën është zotuar se do ta ndalë.

“Secili folëm për fuqitë e vendeve tona dhe përfitimet e mëdha që do të kemi një ditë duke punuar së bashku”, deklaroi Presidenti Trump në një postim në rrjetet sociale, ku dha detaje për telefonatën që u realizua pas shkëmbimit të të burgosurve ndërmjet dy vendeve. “Por fillimisht, siç ramë dakord të dy, duam të ndalim vdekjet e miliona njerëzve që po ndodhin në luftën Rusi/Ukrainë”.

Presidenti republikan tha se udhëheqësit gjithashtu “ranë dakord që ekipet tona të fillojnë menjëherë negociatat”.

Presidenti Trump po ashtu zhvilloi një telefonatë të mërkurën me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pas bisedës me udhëheqësin ukrainas, Presidenti Trump tha: “Biseda shkoi shumë mirë. Ai, sikur edhe Presidenti Putin, duan të arrijnë PAQEN”.

Zyra e Presidentit Zelensky tha se Presidenti Trump dhe zoti Zelensky folën për rreth një orë, ndërkohë që Kremlini njoftoi që telefonata e Putinit me zotin Trump zgjati gati një orë e gjysmë.

“Kisha një bisedë kuptimplotë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Biseduam… për mundësitë për të arritur paqe, e diskutuam gatishmërinë tonë për të punuar së bashku… dhe kapacitetet teknologjike të Ukrainës… përfshirë dronet dhe industritë e avancuara”, shkroi Zelensky në platformën X.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk pranuan të sqarojnë nëse Ukraina do të jetë pjesëmarrëse në negociatat e Shteteve të Bashkuara me Rusinë.

Thirrja erdhi pas këmbimit të burgosurve, gjatë të cilit Rusia liroi mësuesin amerikan Marc Fogel nga Pensilvania, pas tre vitesh qëndrimi në burg nën akuzat për posedim droge. Alexander Vinnik, një kriminel i dënuar rus, po lirohet në këmbim të zotit Fogel nga Rusia, sipas burimeve në dijeni të marrëveshjes që folën me kusht të mos identifikoheshin.

Vinnik u arrestua në vitin 2017 në Greqi me kërkesën e autoriteteve amerikane nën akuzat për mashtrim me kriptovaluta. Ai më vonë u ekstradua në Shtetet e Bashkuara ku pranoi fajin për pjesëmarrje në komplot për pastrim parash. Ai për momentin ndodhet në burg në Kalifoni, duke pritur transportin për t’u kthyer në Rusi, sipas zyrtarëve.

Ndërkohë në Moskë, Kremlini po ashtu njoftoi për bisedën telefonike ndërmjet zotit Putin dhe Presidentit Trump. Sipas zyrtarëve rusë, dy udhëheqësit biseduan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ranë dakord për t’u takuar në të ardhmen dhe zoti Putin e ftoi Presidentin Trump në Moskë.

Presidenti Putin foli për herë të fundit me një president amerikan në shkurt të vitit 2022 kur pati edhe telefonatën me Presidentin Joe Biden pak pas të cilës urdhëroi futjen e mijëra trupave në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se zoti Putin dhe zoti Trump diskutuan mbi Lindjen e Mesme, marrëdhëniet dypalëshe, Ukrainën, këmbimin e të burgosurve ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

“Presidenti rus ftoi presidentin amerikan për vizitë në Moskë dhe u shpreh i gatshëm të presë zyrtarë amerikanë në Rusi në fushat e interesit të përbashkët, përfshirë, natyrisht, edhe çështjen mbi një zgjidhje për Ukrainën”, deklaroi zëdhënësi Peskov.

“Putini dhe Trumpi gjithashtu u pajtuan të vazhdojnë kontaktet personale, përfshirë aranzhimin e një takimi ballë për ballë”, tha ai.

Presidenti Trump, autor i librit të botuar në vitin 1987 “Trump: Arti i Marrëveshjes”, vazhdimisht ka deklaruar se dëshiron një përfundim të liftës dhe se ai do ta takonte Putinin për ta diskutuar atë, ndonëse data apo vendi i takimit ende nuk janë bërë të ditura.

Gjatë vitit të parë të luftës, Ukraina arriti t’i largonte forcat ruse nga lagjet përreth Kievit dhe rimori nën kontrollin e saj pjesë të mëdha të territorit të pushtuar nga Rusia.

Por Moska ka qenë në avantazh në fushëbetejë që nga kundërofensiva e dështuar e Ukrainës në vitin 2023, duke përparuar ngadalë por gradualisht në luftimet intensive që kanë shkaktuar vdekjen apo plagosjen e qindra mijëra ushtarëve nga dyjat palët dhe që ka shkatërruar qytetet ukrainase.

Rusia ka nën kontrollin e saj rreth një të pestën e Ukrainës dhe kërkon që Kievi të heqë dorë nga më shumë territore dhe që të deklarohet si pjesë e marrëveshjes paqësore si shtet neutral përgjithmonë. Ukraina kërkon që Rusia të tërhiqet nga territoret e pushtuara dhe thotë se duhet të anëtarësohet në NATO apo t’i ofrohen garanci të ngjashme sigurie për ta parandaluar një sulm të sërish të Moskës.

Në diskutimet e fundit, Kievi duket se ka pranuar që nuk do të pranohet në NATO së shpejti dhe ka theksuar nevojë për përkrahje ushtarake si pjesë të një marrëveshjeje të paqes.

“Nëse Ukraina nuk është në NATO, do të thotë se Ukraina do ta ndërtojë NATO-n në territorin e saj. Prandaj na duhet një ushtri e madhe si ajo që ka Rusia sot”, deklaroi Zelensky në një intervistë për revistën ‘The Economist’, e cila u publikua të mërkurën.

“Dhe për këtë, ne na nevojiten armë dhe fonde. Dhe këto do t’ia kërkojmë Shteteve të Bashkuara”, tha ai, duke e përshkruar këtë si “planin B” të tij.

Hëna e plotë e shkurtit: Cilat shenja të zodiakut janë më të prekura

Hëna e plotë e shkurtit, e njohur edhe si Hëna e borës, arrin kulmin të mërkurën, më 12 shkurt në shenjën e Luanit.

Edhe pse kjo ngjarje hënore e ka marrë emrin nga kushtet e ftohta dhe me borë të dimrit, ndikimi i saj astrologjik do të jetë gjithçka tjetër veç akullt. E vendosur në shenjën e guximshme dhe pasionante të Luanit, kjo hënë e plotë pritet të trazojë emocionet, të ndezë dëshirat dhe të sjellë ndryshime të papritura në disa shenja të zodiakut.

Dashi
Lironi pasionet tuaja. Hëna e plotë e shkurtit do të elektrizojë zemrën dhe shpirtin tuaj. Kjo është një nga periudhat më të mira të vitit për të rimbushur bateritë tuaja të dashurisë. Nëse jeni vetëm, dilni dhe takoni njerëz. Nëse jeni në një lidhje, shijoni momente pasionante me partnerin. Planifikoni takime dhe mbrëmje romantike dhe nuk do të humbisni.

Demi
Hëna e plotë e borës ju inkurajon të qëndroni në shtëpi dhe të shijoni një darkë romantike me qirinj. Disa mund të jenë në procesin e lëvizjes, ndryshimit të hapësirës së tyre, apo edhe organizimit të një ngjarjeje verbuese në shtëpi. Nëse keni dashur të bëni ndryshime në hapësirën tuaj, tani do të ishte koha ideale për të bërë blerjet tuaja.

Luani
Trajtojeni këtë javë sikur të jeni në pistë. Hëna e Plotë në shenjën tuaj do t’ju ndezë shpirtin dhe do t’ju japë kurajo për të arritur gjithçka që dëshironi. Një objektiv i rëndësishëm personal tani mund të arrihet. Punoni drejt asaj që ju vë zjarrin shpirtit dhe shumë lehtë do të bëhet e juaja.

Rutte: NATO do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin.

Ai e ka thënë këtë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, që zhvillohet të enjten në selinë e kësaj aleance në Bruksel.

“Ky ka qenë një proces demokratik. Ajo që ne kuptojmë është se i kemi rezultatet fillestare, por ende po vazhdon numërimi i votave dhe do t’i kemi edhe rezultatet finale. Dhe, bazuar në rezultatet deri tash duket se do të ketë një qeveri të koalicionit”, ka thënë Rutte.

“Natyrisht, ne sigurojmë që do të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe natyrisht u dëshirojmë të gjithë politikanëve gjithë të mirat në drejtimin e hapësirës politike dhe që të sigurojnë që të ketë një Qeveri stabile sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.

Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, përkatësisht 47 nga 120 vendet parlamentare – megjithatë, jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e vetme.

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.

Këto shifra mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Gjykata e la në qeli/ Veliaj dërgohet në paraburgimin e Durrësit

Pas rikonfirmimit të masës së sigurisë, Erion Veliaj largohet nga Tirana.

Ai do të dërgohet në paraburgimin e Durrësit.
Ky është një informacion që bëhet me dije zyrtarisht.

Bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës iu zbut masa e sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” dhe iu morr pasaporta për të parandaluar një largim të mundshëm të saj jashtë vendit.

“Arrest me burg” gjykata ka vendosur edhe ndaj biznesmenti Elman Abule.

Merret vendimi/ Veliaj mbetet në burg pa afat, Ajola detyrim paraqitje

GJKKO lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj dhe detyrim paraqitje për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Kjo e fundit do të paraqitet në SPAK dy herë në muaj ndërsa i është marrë edhe pasaporta.

Njoftimi i plotë:

“Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
“Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale”.
3. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.
4. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
5. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.
6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë;
7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
8. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:00.
9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
10. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.
11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
12. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:15.
13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
14. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.
15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Grabitje në Shkodër/ Hajdutët i marrin mbi 100mijë € familjes së mjekut

Është grabitur një banesë në qytetin e Shkodrës, tek Ura Dervishbeg.

Paraprakisht raportohet se janë vjedhur mbi 100 mijë euro në shtëpinë e një mjeku.

Autori/ët kanë marrë shumën e parave dhe janë larguar.

Familjarët e kanë konstatuar rastin dhe kanë bërë denoncimin në polici. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen ndërsa detaje të tjera pritet të dalin në vijim.

Veliaj kërkon lirinë/ Ofron garanci pasurore për veten dhe Ajolën

Detaje të reja janë zbardhur nga seanca maratonë që u mbajt këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe 6 biznesmenëve të tjerë.

Mësohet se avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, përkatësisht ‘lirim’ kundrejt garancisë pasurore për Erion Veliajn dhe ‘detyrim paraqitje’ për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Ndërkohë që prokurorët e SPAK kanë kërkuar lënien në fuqi të masave paraprake të sigurisë.

Garanci pasurore ka kërkuar edhe biznesmeni Elman Abule.

Gjyqtarët e çështjes janë tërhequr për vendim, pas seancës që zgjati rreth 6 orë. Në vazhdim pritet vendimi i tyre për 8 të pandehurit.

6 orë seancë në GJKKO për Veliajn, Xoxën dhe biznesmenët, gjyqtarët tërhiqen për vendim

Pas 6 orë seancë në GJKKO për Veliajn, Xoxën dhe 6 biznesmenët, gjyqtarët janë tërhequr për të marrë vendimin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua mëngjesin e 10 shkurtit nga zyrtarë të SPAK dhe BKH-së.

Aksioni u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku Veliaj u dërgua në qeli pas një hetimi të drejtuar nga Gjykata e Posaçme.

GJKKO ka vendosur gjithashtu masën “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërsa disa të tjerë, përfshirë Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, janë vënë në detyrim paraqitje.

Hetimet për Veliajn filluan me kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes dhe sekuestrimin e telefonit të tij celular, më 6 dhjetor, nga oficerët e policisë gjyqësore.

Po ashtu, kontrollohet edhe banesa e vëllait të kryebashkiakut. Prokuroria e Posaçme ka hapur një hetim pasuror ndaj Veliajt dhe po shqyrton rolin e tij në çështje të ndryshme, përfshirë atë të inceneratorit të Tiranës dhe lidhjet me kompaninë “5D”. Veliaj ka reaguar pas arrestimit, duke shprehur mbështetje për veprimet e Prokurorisë.

FOTO-LAJM/ Mbështetësit e Veliajt lënë të ndotur SPAK-un pas tubimit

Nëse kishte një detaj që Erion Veliaj, kur ishte në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës, evidentonte pas çdo tubimi të opozitës ishte ndotja që protestuesit linin pas në rrugët e kryeqytetit.

Shpejt, Veliaj kujdesej të tregonte se punonjësit e bashkisë ishin në krye të detyrës për të pastruar mbeturinat e hedhura nga demokratët.

Por, këtë herë ndotësit janë vetë mbështetësit e Veliajt.

Pasi qëndruan për disa orë me radhë përballë SPAK për të shprehur mbështetjen për Erion Veliajn, qytetarët u larguan, pa marrë me vete posterat që kishin përgatitur për kryebashkiakun e arrestuar.

Letrat mbuluan pjesën para hyrjes së SPAK, në pritje për t’u pastruar nga punonjësit e bashkisë.

Luiza Gega përplaset me pedagogen në protestën për Erion Veliajn: Ka vjedhur qytetarët

Luiza Gega, atletja rekordmene shqiptare, doli sot në prostetë përpara SPAK në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, të arrestuar për korrupsion me vendim të GJKKO. Por ky veprim i saj u kritikua nga pedagogia Haris Vongli. Në një përballje në Euroneës, Luiza Gega tha se nuk i interesonin akuzat e SPAK, sipas të cilave Erion Veliaj ka vjedhur paratë e taksapaguesve.

Haris Vongli: Luiza është një frymëzim dhe Luiza është një nga figurat më të njohura shqiptare që të bën krenare t’ia përmendësh emrin. Dhe nuk e prisja fare që figura si Luiza t’i dilnin krah një njeriu që ka bërë namin në dëm të qytetarëve.

Luiza Gega: Po përse, përse. Në fund të ditës jemi qytetarë të këtij vendi.

Haris Vongli: Unë nuk e vë në dyshim që ka mbështetur sportistët, por ai i ka ndëshuar dhe i ka vjedhur qytetarët e Tiranës.

Luiza Gega: Po këtë unë nuk e di, nuk e di derisa të merret një vendim nga gjykata. Nëse ai ka vjedhur atëherë ai të marrë dënimin që meriton. Unë e kam ngritur karrierën time me shumë sakrificë dhe në këtë nuk më kanë ndihmuar as qytetarët e Londrës (pegagodia Vongli jeton në Londër) dhe unë kam zgjedhur të jetoj në vendin tim për të kontribuuar dicka sado të vogël për vendin tim. Dhe unë, aq më tepër nuk pranoj komente nga njerëz që nuk kanë vendosur, që sado një kontribut të vogël, një mbështetje, qoftë një kundërpërjgigje ndaj, sic është edhe kryetari, kështu që…

Haris Vongli: Ti nuk më njeh fare mua Luiza, çfarë më ka bërë mua të iki? Se nuk dal dot të protestoj aty ku punoj në administratë, nuk bëj kompromis.

Luiza Gega ishte një ndër figurat që doli në mbështetje të Veliajt, në protestën para SPAK. Bashkë me të ishte edhe Çiljeta Xhilaga e disa figura të tjera që kanë pasur marrëdhënie me bashkinë e Tiranës apo me kryetarin Veliaj, duke u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme të tyre, përfshirë fushatat elektorale. /Zoom.al