zoom

Day ArchiveTrump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza

Presidenti Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se qëlimi është zhvillimi i enklavës palestineze.

Presidenti 78-vjeçar u pyet se “a po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit, si Shqipëria apo Indonezia?”

“Po, sigurisht. Dhe kemi vende të tjera që duan të përfshihen. Kemi shumë njerëz që duan të përfshihen. Ekziston një ndjenjë e madhe dëshire për të ndihmuar palestinezët”,- tha Trump. Deklaratën e ka dhënë në krah të mbretit Abdullah II të Jordanisë, që vizitoi sot Uashingtonin, ku ka diskutuar në lidhje me ambicien e Trump për të marrë Gazën, me qëllim rindërtimin e enklavës palestnezë, plan i cili do të kërkojë me patjetër largimin e palestinezëve nga territori i tyre.
Në fund të muajit, Egjipti do të paraqesë një plan në lidhje me këtë kërkesë të Trump dhe do ta diskutojë me Jordaninë dhe Arabinë.

Ish-drejtori i Teatrit sulmon Edi Ramën: Lan duart pas intrigës së tij. Neveri!

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çuli ka ngritur pyetjen se si një personazh si Rama që e adhuruan të gjithë të katandiset në sozinë moderne të Sali Berishës.

Reagimi i plotë:

Denoncimi/ Rama urdhër Policisë Bashkiake: Mbështesni Lalin

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka bërë një denoncim publik pas një mesazhi që ai pretendon se ka marrë.

Sipas Nokës, kryeministri Edi Rama iu ka dhënë urdhër Policisë Bashkiake që të dalin në mbështetje të Erion Veliajt dhe instruktohen të shkojnë oranë ambjenteve të SPAK ndërsa do të zhvillohet gjyqi ndaj kryebashkiakut.

Postimi i Flamur Nokës:

E FUNDIT!

Sms-urdhër për efektivët e Policisë Bashkiake të Tiranës

Panik total në kampin e meitëve. Rama urdhëron administratën e bashkisë dhe të Policisë Bashkiake të dalin në mbrojtje të hajdutit të bandës së tij. Ja denoncimi:

Mirëmbrëma, nesër në orën 08.00 na kanë njoftuar të gjithë policinë bashkiake dhe punonjësit e bashkisë me dalë para Spakut se ka gjyqin lali hajduti. Përcille diku sa më lart.

SKANDAL në Spitalin e Dibrës/ Drejtoresha dhunon me sende të forta ekonomistin

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, ku një konflikt mes drejtoreshës së spitalit dhe përgjegjësit të financave ka përfunduar me dhunë fizike.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi Sh.U., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës finance në spital, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër, ku ka kallëzuar se është goditur në fytyrë me një send të fortë nga drejtoresha e institucionit, shtetasja I.Sh., 44 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal mes dy punonjësve.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, specialistët e Komisariatit të Policisë Dibër kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj drejtoreshës për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Dosja tashmë i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për vijimin e procedurave ligjore.

Berisha reagon pas fjalimit të Ramës në 105-vjetorin e Tiranës kryeqytet: I zuri vendin Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratikë, Sali Berisha ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, në 105-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë.

“Edi Rama pasi derdhi lot krokodili për Erion Veliajn gjithë paraditen dhe gjatë ditës, në darkë gjeti zgjidhjen, i zuri vendin”, është shprehur Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha gjithashtu se do të vijojë takimet me stafin e drejtuesve të bashkisë së Tiranës dhe në 11 maj do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës.

E fundit/ Tërmeti i fuqishëm “shkund” Kroacinë

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Kroacinë mbrëmjen e së martës, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra ishte 26 kilometra nga Gospiqi, 119 kilometra nga Spliti dhe 14 kilometra nga Posedarja, me thellësi 10 kilometra.

Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në rrethinat e Zadarit, Posedarës dhe në disa pjesë të Likanisë.

Qytetarët raportuan se tërmeti ishte aq i fortë sa ata u larguan nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Bosnjë e Hercegovinë, kryesisht në zonat e Bihaqit, Bosanska Krupa, Prijedor dhe Banja Lukës. Pak minuta pas tërmetit të parë, u regjistrua një pasgoditje me magnitudë 2.5 ballë, 87 kilometra nga Spliti në thellësi 15 kilometra.

“Mjelma e zezë”/ Domethënia e librit që po lexon Veliaj në qeli

Kryebashkiaku Erion Veliaj mëngjesin e kësaj të marte u vizitua në qeli nga Drejtori Juridik i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi.

Drejtori i Veliajt shkoi në Bllokun e Sigurisë te “Mine Peza” për të takuar kryebashkiakun, por edhe për t’i çuar disa dokumenta dhe librin “The Black Swan”.

Në momentin e hyrjes në ambientet e Bllokut të Sigurisë, zyrtari i lartë i Bashkisë u pa duke mbajtur në duar disa dokumenta si dhe një kopje të këtij libri.

Libri “The Black Swan”, ose ndryshe “Mjelma e Zezë” përfaqëson të gjitha ngjarjet e papritura që ndodhin në jetën tonë. Ngjarje të cilat vijnë papritur në jetën tonë dhe se nuk i kishim menduar që do të ndodhnin.

Në fletët e këtij libri Nassim Nicholas Taleb ka treguar se si duhet të përshtatemi dhe të qasemi ndaj këtyre ndodhive të papritura në jetën tonë.
Ky libër është këshilluar të lexohet nga kushdo që ka frikë të sfidohet modeli i tyre i botës dhe vetvetes, si dhe për të gjithë ata persona të cilët ndihen të pasigurt dhe të frikësuar nga ngjarjet e papritura në jetën e tyre.

SPAK-u troket përsëri në dyert e bashkisë së Tiranës, komentojnë studiuesit e politikës

Studiues të jetës politike të Shqipërisë vlerësojnë se arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ishte i pritshëm dhe se bashkia e Tiranës është një nga institucionet më problematike në raport me ligjet.

Analistët Afrim Krasniqi dhe Ilir Kalemaj pohuan në intervista për Zërin e Amerikës se SPAK-u po tregon vendosmëri dhe paanshmëri në goditjen e aferave të dyshuara korruptive edhe në nivele të larta politike. Ata vërejtën se forcat kryesore politike mbeten të dyzuara në qëndrimet ndaj SPAK-ut, herë duke e mbështetur herë duke e sulmuar atë, ndonëse SPAK-u ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga opinioni publik për luftën ndaj korrupsionit.

Studiues të zhvillimeve politike mendojnë se fakti që SPAK-u ka trokitur disa herë në dyert e bashkisë së Tiranës për hetime dhe arrestime deri tek kryebashkiaku Veliaj e shfaqin këtë si këtë institucion si një ndër më shumë të dyshuarit për shkelje të ligjit.

Studiuesi Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike, thotë për Zërin e Amerikës se SPAK-u ka qenë penalizues për opozitën, pavarësisht shifrave të larta në adresë të mazhorancës, por tani bëhet fjalë për nivelet e larta.

“Fakti që SPAK-u e ngriti akuzën në nivele kaq të larta do të thotë që së pari ky është një institucion gjithnjë e më shumë i balancuar dhe i distancuar nga partitë politike dhe nuk sheh te objekti i vet agjenda politike, dhe së dyti, do të thotë që niveli i korrupsionit në bashkinë e Tiranës ka qenë në një nivel të tillë shqetësues sa të detyrohen për të marrë masa ekstreme”, tha zoti Krasniqi.

Politologu Ilir Kalemaj, pedagog në Universitetin e New York-ut në Tiranë, thotë për Zërin e Amerikës se arrestimi i zotit Veliaj ishte sekreti më i përhapur në kryeqytet, madje vet SPAK-u publikoi më herët akuzat që nga korrupsioni deri tek pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë, implikonin edhe bashkëshorten dhe vëllain e tij.

Ndërsa për bashkinë dhe punonjës të saj janë një seri tjetër dosjesh si inceneratori dhe çështja 5D, me të cilat ai ende nuk është i lidhur zyrtarisht, shtoi ai.

“Me goditjen nga SPAK-u të Erjon Veliajt duket që balanca është qartazi në anën e maxhorancës, sepse ky është rasti, ndoshta pas Fatos Nanos, i dytë i eksponentit më të lartë të Partisë Socialiste në historinë e Partisë Socialiste në këto tre dekada e gjysmë të tranzicionit demokratik”, thotë zoti Kalemaj, ndërsa shton se mbetet për t’u parë deri në fund nëse SPAK-u do të arrijë të provojë akuzat.

Studiuesit komentuan edhe reagimin më të fundit të kryeministrit Rama në lidhje me arrestimin e kryebashkaikut Veliaj.

Analisti Krasniqi thotë se zoti Rama ka një problem, i cili do të kthehet në problem për Shqipërinë, përderisa mandati i tij personal dhe raporti i tij me drejtësinë e nesërme është shqetësimi i tij kryesor dhe jo ecuria e reformave apo administrata e pastër nga korruptimi.

“Mesazhi i marrë nga hetimet ndaj dy ish presidentëve dhe një numër zyrtarësh të lartë, përfshi edhe bashkëpunëtorë të tij të afërt dhe ish zëvendëskryeministrin, janë se çdo individ që ka shkelur ligjin do të përballet një ditë me ligjin dhe zoti Rama është një nga ata politikanë që e ka shkelur ligjin në mënyrë të vazhdueshme dhe ka prova publike dhe si i tillë mesazhi që ai ka marrë është që një ditë do të përballet me drejtësinë dhe mbrojtja e tij më e madhe është fitorja e zgjedhjeve dhe mbajtja e postit të kryeministrit”, tha zoti Krasniqi.

Ndërsa analisti Kalemaj tha se reagimi i zotit Rama ishte i sforcuar dhe i vonuar, por neglizhoi korrupsionin e dyshuar, teksa përmendi një denoncues anonim dhe faktin që për fëmijën 6-vjeçar të çiftit Veliaj nuk ka kush kujdeset jashtë shtëpisë, por neglizhoi faktin që bashkëshortja e zotit Veliaj është në këtë çështje për shkak të aseteve materiale që iu konfiskuan.

“Zoti Rama është i detyruar të mbrojë bashkëpunëtorin e tij më të afërt dhe asetin elektoral më të vlefshëm të Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve, por nga ana tjetër duket që e bën me gjysmë zemre, sepse distancimi publik që ka patur kohët e fundit zoti Rama nga zoti Veliaj është vënë re edhe nga elektorati dhe anëtarësia socialiste”, thotë zoti Kalemaj.

Studiuesit vërejnë se të dy palët politike e akuzojnë SPAK-un për njëanshmëri, ndonëse ka dhënë goditje nga të dy anët: 18 kryebashkiakë në burg, në hetime dhe në procese gjyqësore, një numër deputetësh, ish zëvendës kryeministri Ahmetaj, ndërsa nga opozita janë nën akuza për korrupsion dy ish presidentë, njëkohësisht kryetarë të dy partive kryesore opozitare, Berisha dhe Meta dhe një politikan i rëndësishëm i opozitës, Ervin Salianji është në burg.

Por zoti Krasniqi thotë se lufta ndaj korrupsionit lidhet shumë me ofertën politike në Shqipëri, ku rotacioni politik do të ndodhte, nëse nesër dalin forca të reja politike, me figura të reja e të papërfshira në skandale korruptive dhe pa qenë objekt i SPAK-ut.

“Për sa kohë dy palët politike drejtohen nga individë, të cilët janë nën hetim, ose janë pjesë e dosjeve në shqyrtim nga SPAK-u, do të thotë që ne jemi të detyruar të zgjedhim midis individëve, të cilët mund të jenë nesër objekt hetimor dhe masë penale shumë më të avancuar dhe ky është një mesazh negativ, që u dërgohet qytetarëve”, tha zoti Krasniqi.

Analistët janë të ndarë tek çështja e ndikimit të arrestimeve nga SPAK-u mbi zgjedhjet. Ndërsa zoti Krasniqi thotë se shumica e votuesve të dy partive të mëdha janë militantë besnikë dhe nuk ndikohen nga veprimet e SPAK-ut apo nga diskretitimi i figurave politike.

Nga ana tjetër, zoti Kalemaj thotë se arrestime të tilla do të kenë ndikim tek elektorati në zgjedhjet e ardhshme të majit.

“Për maxhoranën natyrisht që është një lajm i keq. Këtë e shprehu kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe zoti Rama sot. Duke patur parasysh peshën politike të Erjon Veliajt në qarkun Tiranë, ku zgjidhen plot 37 deputetë, është një peshë e paneglizhueshme, përveç faktit që bashkia Tiranë mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme nëse zoti Veliaj nuk do të dalë nga qelia”, tha zoti Kalemaj

Ndërsa zoti Krasniqi mendon që për sa kohë opozita është vet kundërshtuese e SPAK-ut dhe për sa kohë është në proces hetimor një pjesë e madhe e saj, ose nën masa arresti, praktikisht Partia Socialiste nuk do të ketë atë dëm elektoral, që duhet të kishte në kushte të tjera.

“Kemi një zhvillim, që është kontravers. Nga një anë kemi politikanë, që deklarojnë se njohin vendimet e drejtësisë dhe nuk përfshihemi, sidomos nga maxhoranca, nga ana tjetër të gjithë zyrtarët e akuzuar për korrupsion vazhdojnë të kenë status në parti politike dhe mbrohen nga Partia Socialiste. Mbrohen në nivele partiake, mbrohen në nivele publike, mbrohen edhe në debat publike dhe nuk një shenjë vullneti që vërtet janë të gatshëm të distancohen nga zyrtarë të tillë”, tha zoti Krasniqi.

Sondazhet tregojnë se SPAK-u vazhdon të ketë një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku si pjesa më e suksesshme e reformës në drejtësi. Politilogu Kalemaj thekson se SPAK-u lindi prej nevojës së madhe për të ndërprerë pandëshkueshmërinë në këtë vend, por politikanët kryesorë janë të dyzuar në mbështetjen e tij, duke e akuzuar për njëanshmëri politike, edhe pse kanë votuar reformën në drejtësi me vota maksimale.

“SPAK-u nuk është një parti politike. SPAK-u nuk është një aktor politik. Madje nëse ka brenda SPAK-ut që e mendojnë një gjë të tillë, janë të gabuar, sepse drejtësia duhet të jetë e verbër dhe duhet të jetë një pushtet i tretë dhe duhet të kemi kontroll dhe balancë recirpoke të pushteteve. SPAK-u është aty për të bërë detyrën e vet, hetimet anë afatet e tyre dhe politika duhet të përmirësojë ofertën ndaj qytetarëve, krahas mekanizmave të brendshme partiake për qarkullimin e elitave politike në bazë të meritokracisë dhe demokracisë së bredshme”, tha zoti Kalemaj.

Analistët theksuan se ligji mbi dekriminalizimin dhe lufta kundër korrupsionit kërkojnë që njerëzit e dyshuar dhe të akuzuar nga drejtësia të mos mbrohen politikisht, të mos promovohen nga organizata politike, duke u dhënë detyra në fushata zgjedhore, siç po ndodh në jo pak raste.

Lidhur me përfshirjen në hetimet e SPAK-ut ndaj zotit Veliaj edhe të kryetares së komisionit parlamentar të ligjeve Klotilda Bushka, analisti Kalemaj thotë se ende nuk janë ndriçuar shumë detaje dhe veprimtaria konkrete e saj.

“Deri tani duket se kemi të bëjmë me një ortakëri në interesa private, ndërsa dihet se zonja Bushka me bashkëshorten e Erjon Veliajt kanë një miqësi ndër vite dhe ortakëri në biznese. Fakti që ajo është një person i dyshuar, e bën më të rëndë faturën politike për Partinë Socialiste, pasi bëhet fjalë jo vetëm për Erjon Veliajn, njeriun e dytë më të rëndësishëm të PS-së, por edhe për kryetaren e komisionit të ligjeve në Kuvend”, tha zoti Kalemaj.

Ndërsa zoti Krasniqi theksoi se shumë deputetë të PS-së kanë bërë karrierë politike kryesisht për shkak të lobingjeve klienteliste dhe jo meritokracisë apo primareve, por një drejtues i fuqishëm e mbush listën me klientë të vet.

“Nuk është për t’u habitur që SPAK-u përfshin në hetimet e veta të gjithë kategoritë e këtyre politikanëve, pavarësisht nga funksionet që kanë në shërbim të ligjit, sepse qëllim më i madh për ta është të mbrojnë njëri tjetrin dhe jo ligjin. Asnjë zyrtar në Kuvend, as në qeveria dhe as në parti nuk jep dorëheqjen apo të bëjë hap pas kur i del emri në dosjet hetimore dhe kjo është një tjetër shenjë e situatës kontraversiale, kur të gjithë flasin për drejtësinë, por faktorët politikë janë kundër drejtësisë”, thotë zoti Krasniqi.

Analistët mendojnë që nëse opozita do të jepte mesazhin e një opozite të reformuar, me individë të rinj, me energji të reja dhe me personalitete të reja që duan ta ndryshojnë Shqipërinë, masat e fundit të drejtësisë do të ishin një ndihmë jashtëzakonisht e madhe për mbarëvajtjen e demokracisë shqiptare. Voa/

Netanyahu paralajmëron rifillimin e luftës në Gazë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar të martën se vendi i tij do të tërhiqet nga marrëveshja për armëpushim në Rripin e Gazës dhe do ta rifillojë luftën kundër Hamasit, nëse grupi i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk i lirohen grupin e radhës së pengjeve të shtunën.

Hamasi tha të hënën dhe e përsëriti të martën se synon ta shtyjë lirimin e tri pengjeve të tjera, duke e akuzuar Izraelin se nuk i ka plotësuar kushtet e armëpushimit.

Sipas Hamasit, Izraeli nuk ka lejuar futjen e më shumë tendave dhe ndihmave të tjera humanitare në Gazë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka inkurajuar Izraelin të kërkojë lirimin e edhe më shumë pengjeve të shtunën. Megjithatë, nuk është e qartë nëse kërcënimi i Netanyahut i referohej lirimit të të gjitha pengjeve të mbetur në Gazë, apo vetëm të tri pengjeve të planifikuara për t’u liruar të shtunën.

Më herët të martën, një zyrtar izraelit tha se Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të dërgojë më shumë trupa brenda dhe rreth Rripit të Gazës.

Netanyahu gjithashtu urdhëroi zyrtarët “të përgatiten për çdo skenar, nëse Hamas nuk i liron pengjet tona këtë të shtunë”, sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonimiteti, raporton Associated Press.

Deri tani, Hamasi i ka liruar 21 pengje në një varg shkëmbimesh për qindra të burgosur palestinezë.

Presidenti Trump ka thënë se Izraeli duhet ta anulojë tërësisht armëpushimin nëse të gjitha 70 pengjet e mbetura nuk lirohen deri të shtunën. Hamas e hodhi poshtë kërcënimin e tij të martën, duke e përforcuar pretendimin se Izraeli ka shkelur armëpushimin dhe paralajmëroi se do të vazhdojë t’i lirojë pengje vetëm nëse të gjitha palët i përmbahen armëpushimit.

Gjatë fazës së parë gjashtëjavore të armëpushimit, Hamas u zotua se do t’i lirojë 33 pengje të kapura gjatë sulmit që e kreu në Izrael më 7 tetorit 2023, ndërsa Izraeli tha se do t’i lirojë gati 2.000 të burgosur palestinezë. Palët kanë kryer pesë shkëmbime që nga 19 janari.

Lufta mund të rifillojë në fillim të marsit nëse nuk arrihet një marrëveshje për fazën e dytë dhe më të ndërlikuar të armëpushimit, e cila kërkon kthimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një zgjatje të pacaktuar të armëpushimit.

Por, nëse Izraeli rifillon luftën, ai do të përballet me një fushëbeteje krejtësisht ndryshe.

Pasi i detyroi qindra mijëra palestinezë të zhvendoseshin në jug të Gazës në fillim të luftës, Izraeli lejoi shumë nga këta të zhvendosur të ktheheshin në atë që ka mbetur nga shtëpitë e tyre, duke paraqitur një sfidë të re për aftësinë e tij për të lëvizur trupat tokësore nëpër territorin e dendur.

“Cep më cep”/ Rama i vjedh sloganin e fushatës Kurtit

Kryeministri Edi Rama i ka vjedhur sloganin e fushatës “Cep më cep”, kryeministrit Kurti.

Mbrëmjen e kësaj të hëne ndërsa fliste në ceremonin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, iu tha të pranishmëve se kutit e votimit do të kthehen ne mavi në 11 maj.

“Më 11 maj, falë edhe blerjes së fundit të skuadrës, marrjes së Braçes në Tiranë, kutitë e votimit do jenë një mavi flakëritëse cep më cep në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qendër. Patjetër vetvetiu falë edhe asaj që ndodhi dje edhe për mua është e qartë se duhet të jem në Tiranë bashkë me gjithë skuadrën. Edhe nuk diskutohet më 11 maj Tirana do i japi Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve”- tha Rama, i cili duket se e ktheu ceremoninë e përvjetorit të Tiranës në takim elektoral të socialistëve.