Aplikacion
Arrestimi i Erion Veliajt ka tronditur Partinë Socialiste dhe ka krijuar një situatë të pazakontë brenda saj.
Në mesin e kësaj furtune politike, ajo që bie në sy është heshtja e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka bërë ende një deklaratë publike mbi çështjen.
Veliaj është një nga njerëzit më të afërt të Ramës dhe konsiderohej një prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e partisë pas tij. Kjo e bën situatën më delikate për kryeministrin.
Rama u detyrua t’i anulonte sot takimet e tij të planifikuara në Shkodër dhe u nis urgjentisht drejt Tiranës pas arrestimit të Veliajt. Megjithatë, mungesa e një reagimi publik tregon se ai është duke vlerësuar pasojat e kësaj ngjarjeje.
Heshtja e Ramës mund të jetë një shenjë e pasigurisë brenda partisë. Dalja në mbrojtje mund ta dëmtojë imazhin e qeverisë, ndërsa një distancim i Ramës nga Veliaj mund të krijojë ndasi brenda PS, pasi arrestimi i Veliajt nuk prek vetëm reputacionin e tij personal, por mund ta dëmtojë PS në zgjedhjet e 11 majit.
Rama bëri një njoftim pak më parë se do të fliste në orën 8:30 nesër, por pa saktësuar se për çfarë. Me gjasë ai nuk do të mund ta shmangë qëndrimin për Veliajn. /Zoom.al
Hamas: Pezullojmë shkëmbimin e pengjeveHamas pezullon marrëveshjen e armëpushimit. Lajmi bëhet i ditur në një deklaratë nga Abu Ubaida, zëdhënës i brigadave të armatosura të Hamas.
Pezullimi i shkëmbimit të pengjeve me të burgosurit palestinezë shtyhet pa afat, thuhet në deklaratë, deri në një njoftim tjetër. Sipas planit të marrëveshjes ishte parashikuar që ky shkëmbim të realizohej në 15 Shkurt, por tashmë kjo datë quhet e fshirë në kohë të pacaktuar nga ana e Hamas.
Vendimi i marrë është argumentuar duke akuzuar Izraelin se nuk ka respektuar termat e marrëveshjes. Ky vendim vjen menjëherë pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump i cili deklaroi se sipas planit të tij për Gazën, asnjë palestinez nuk do ketë të drejtë të kthehet më në Gaza, pasi do të kenë shtëpi të tjera në një tjetër vend.
Ka reaguar menjëherë ministri i Mbrojtjes së Izraelit, i cili ka kërkuar rimobilizim ushtarak të nivelit të lartë, për të përballuar çdo lloj skenari te mundshëm.
Mbi shtyrjen e shkëmbimit nga Hamas, ai ka thënë se është një shkelje e plotë e marrëveshjes së armëpushimit dhe këmbimit të pengjeve.
Hamas liroi 3 pengje ditën e shtune gjatë shkëmbimit të katërt, i vendosur në marrëveshjen e palëve që u arrit në Janar 2025.
Kosovë/ Diaspora vendimtare në rezultatin e zgjedhjeveKomisioni Qndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se ditën e nesërme do të nisë numërimi i votave të Diasporës, të cilat pritet të jenë vendimtare dhe të qartësojnë më shumë se si do të ndahet parlamenti dhe kush do ta formojë qeverinë për katër vitet e ardhshme.
Në njoftimin e KQZ theksohet se pas numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
“Ju njoftoj se gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Sqarojmë se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, thuhet në njoftim.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga dosja e Prokurorisë së Posaçme që çoi në pranga kryebashkiakun Erion Veliaj dhe në arrest shtëpie bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Në emisionin “Opinion”, Lala tha se dosja përshkruan në detaje blerjet online që Xoxa kishte bërë, e të cilak shkonin në mbi 800mijë euro.
“Një fustan kushtonte 35 mijë euro” ka thënë gazetarja. Lala bëri të ditur edhe se ka patur një debat të ashpër mes Erion Veliajt dhe dy prokurorëve të çështjes. Sipas saj, deri në fyerje personale.
Gjithashtu sipas gazetarit tjetër Elvi Fundo, “kapja” është bërë për shkak të gjurmëve që Ajola Xoxa ka lënë përmes “tax free” të blerjeve të sipërpërmendura.
“Kolegët e SPAK, investim për së mbari”/ Si ndryshoi qëndrimi i Veliajt për Prokurorinë e PosaçmeNë reagimin e parë pas arrestimit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, sulmoi prokurorin e çështjes duke e quajtur atë lunatik apo fyerje të gjallë të inteligjencës njerëzore.
Por si ndryshoi në masën 100%, qëndrimi i kryebashkiakut ndaj prokurorëve të SPAK në brenda pak muajsh.
Në një nga paraqitjet e tij në Prokurorinë e Posaçme, Veliaj i konsideronte ata “kolegët e SPAK” apo “SPAK, një investjm për së mbari në Shqipëri”.
Deklarata e Veliajt pak muaj më parë:
Rama njofton kur do të flasë për Veliajn, “masakrohet” nga komentuesit
View this post on Instagram
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të jetë në komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale të martën në mëngjes, duke nënkuptuar edhe një reagim lidhur me arrestimin e Erion Veliajt.
Njoftimi i Ramës vjen disa orë pasi Veliaj u shoqërua nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa vetë Rama anuloi axhendën dhe takimet që kishte në Shkodër për t’u kthyer me urgjencë në Tiranë.
Nuk dihet ende ç’qëndrim do të mbajë Rama ndaj Erion Veliajt, por marrë shkas nga situata të ngjashme më herët, shefi i qeverisë u ka “dhënë duart” të gjithë ish-bashkëpunëtorëve të tij duke deklaruar se përgjegjësia është personale për secilin.
Sakaq, postimi i Ramës në rrjetet sociale ka nxitur reagim masiv të qytetarëve të ndarë në dy drejtime, në mbështetje dhe në akuza ndaj kryeministrit.

Vetëm pak minuta nga reagimi i parë i kryebashkiakut Erion Veliaj, postimi i tij ka nxitur mijëra reagime.
Por kjo, vetëm në opsionin “Like” pasi, faqa zyrtare e Lalit ka bllokuar komentet duke ndaluar kështu komentuesit të shprehin mendimet e tyre.
Në rrjetin social Instagram, opsioni i komenteve është lënë i limituar, dhe vihet re që të vetmet reagime janë të disa nga militanëve dhe anëtarëve të PS-së e simpatizantëve të Veliaj-t.
Nuk dihet, kush i ka marrë nën menaxhim rrjetet sociale të Erion Veliaj-t pas prangosjes së tij.
Megjithatë, bllokimi i komenteve nuk ka mundur të ndalojë lumin e komenteve dhe reagimeve që shkaktoi ngjarja që pritej të ndodhte në fakt, prej disa muajsh.



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë reagim e parë nga qelia pas prangosjes së tij disa orë më parë.
Veliaj ka quajtur të paaftë prokurorin e çështjes ndërsa ka thënë se i vjen keq për bashkëshorten, nënën dhe të afërmit e tij.
Ai iu dërgon edhe një mesazh socialistëve pa harruar as kryetarin, Edi Rama. Përmes postimit në rrjetet sociale, Veliaj përsërit me këmbëngulje se as ai dhe as familja e tij nuk kanë lidhje me korrupsionin.
Reagimi i plotë i Veliaj:
Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.
Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.
Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.
Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.
Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.
Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.
Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.
Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë.
Ajola Xoxa mbërrin në Tiranë/ Furgoni i policisë e pret në RinasKa mbërritur vetëm pak minuta më parë në tokën shqiptare, Ajola Xoxa.
Sapo avioni me të cilin bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj udhëtonte u ul, u prit nga një furgon policie dhe disa efektivë.
Pas kësaj, Xoxa do të dërgohet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në kryeqytet.
Ajola Xoxa u rikthye në Tiranë për të zbatuar masën “arrest shtëpie” që Prokuroria e Posaçme vendosi ndaj saj këtë të hënë./ Zoom.al
Sa para shpenzoi PD-ja për strategun e Trump për fushatën? Përgjigjet BerishaPasi udhëhoqi fushatën e presidentin të SHBA-së, Donald Trump, Chris LaCivita do të drejtojë edhe fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sali Berisha u pyet këtë të hënë se sa i ka kushtuar PD-së kjo marrëveshje me qëllim fitoren e ngjashme si në SHBA të Trump, por kryedemokrati nuk dha detaje.
“Do t’i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka asnjë sekret. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatën”, tha Sali Berisha.
Chris LaCivita tregoi më herët pse zgjodhi PD-në për bashkëpunim
“Ne jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i vërtetë i SHBA, i cili do të punojë në mënyrë të suksesshme me presidentin Trump dhe me SHBA. Kryeministri aktual nuk është asgjë më tepër se një kukull e Xhorxh Sorros, nuk mund të mbetesh kukull e Soros. Nuk mund të jesh edhe kukull e Soros dhe mik i SHBA-ve, kjo nuk është e mundur.”, tha Chris LaCivita.