zoom

Day Archive“Përgjegjësinë e marr unë”/ Abdixhiku flet pas votimit: Do jap llogari te votuesit dhe te LDK

Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së, në një konferencë për mediat tha se rezultati i partisë së tij nuk ka qenë në nivelet që kanë pritur, edhe pse ka pasur rritje.

Për këtë, ai tha se merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe do të japë llogari në LDK dhe te qytetarët që kanë votuar sot për LDK-në.

“Atë që do duhej ta bënte KQZ po e bëjmë ne, rezultatet përfundimtare, votat e diasporës dhe ato më kusht nuk janë të përfshira. Sipas numërimeve nga komisionarët tonë, LDK ka 18.4%, VV ka 39.8%… Është rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë e marr në tërësi unë dhe do i jap llogari LDK dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK. Rezultati nuk është i kënaqshëm por jemi me rritje,”- u shpreh Abdixhiku./ Zoom.al

Albin Kurti shpall fitoren në zgjedhjet e Kosovës/ Koalicion qeverisës me Guxo dhe Alternativën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, Kurti deklaroi se Vetëvendosja do të formojë koalicionin qeverisës me partinë Guxo dhe partinë Alternativa.

Pjesë nga fjala e Kurtit:

Më lejoni që të falënderoj të gjithë qytetarët e republikës tonë për pjesëmarrjen në këto zgjedhje të para të rregullta parlamentare që kur se e kemi pasur pavarësinë.

Nuk ka pasur incidente. Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme, falënderoj të gjithë votuesit e koalicionit fitues me partinë Guxo dhe Alternativën. Ne jemi subjekti i parë fitues i cili do ta formojë qeverinë.

Ata që dolën të dytët dhe të tretët, edhe po të mblidhen bashkë nuk i bëjnë dot sa ne. Vetëvendosja fitoi, të ecim përpara bashkë drejt qeverisë së re./ Zoom.al

Me 98% të votave të numëruara, rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë sipas DnV

Rrjeti i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Duke monitoruar procesin, sipas DnV-së këto janë rezultatet e zgjedhjeve në 98% të votave të numëruara.

Momentalisht, faqja e përditësimit të të dhënave nga KQZ-ja e Kosovës është jashtë funksionit.

Sipas DnV:

VV – 40.04%

PDK – 21.07%

LDK – 17.5%

AAK-NSIMA – 7.2%

Reagon LDK: Exit Polli ynë tregon se jemi dyfishuar, kemi 24% të rezultateve

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa mbajti konferencë për media ku ka bërë të ditura rezultatet e Exit Pollit të kësaj partie, që sipas tij, kanë dalë pas sondazhit me 18 mijë respodentë.

Mustafa para gazetarëve ka thënë se VV-ja ka marrë 34 për qind, LDK 24 për qind, ndërsa PDK 22 për qind sipas këtij Exit Polli.

Ai ka shtuar se presin rritje deri në tre për qind, pas numërimit të votave të diasporës.

“Të dhënat që na vijnë nga komisionerët tanë, tregojnë që përkojnë me të dhënat që kemi publikuar nga Exit Poll i LDK-së. Më i madhi që është bërë ndonjëherë me 18 mijë respodentë. Rezulton që VV ka 34 për qind, LDK 24 për qind, ndërsa PDK 22 për qind. E rëndësishme të theksohet, që LDK ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara, pa llogaritur votat nga diaspora ku presim rezultat të shkëlqyeshëm, ku do të rritë rezultatin e LDK-së së paku në 2-3 pikë të përqindjes”, ka thënë ai.

U përjashtua pasi goditi Gjestin, “zhduket” reperi G-bani

Veprimi i G-Banit, i cili e qëlloi Gjestin në fytyrë, i kushtoi atij përjashtimin nga shtëpia e Big Brother Vip Albania.

Por tashmë që G-Bani është jashtë shtëpisë, ka marrë një veprim të papritur dhe ka mbyllur llogarinë e tij të Instagramit.

Profili i tij në Instagram, i cili numëronte mijëra ndjekës, rezulton tashmë i mbyllur.

Ky veprim i Banit ndoshta është marrë për të shmangur komentet negative.

Leksionet nga zgjedhjet në Kosovë

Nga Ilir Kalemaj

Kosova i përsëriti leksionin përsëri vendit amë, në lidhje me një proces zgjedhor të mirë-organizuar, fushatë elektorale klasike ku kandidatët shpalosën alternativat e tyre politike dhe mbi të gjitha proces numërimi të shpejtë dhe të pakontestueshëm.

Disa gjëra që të bëjnë përshtypje qysh në vështrimin e parë, nga vota e mirëadministruar në selitë e ambasadave të Republikës së Kosovës që bëhej për herë të parë dhe kaloi 70 përqindshin e pjesmarrjes, deri te procesi i verifikimit në komisionet zgjedhore ku binin në sy veç tre persona dhe jo një dyzinë si këtu te ne. Pra në thelb kemi të bëjmë me një proces të bazuar në besim që bën që edhe procesi i verifikimit të votuesve dhe mandej numërimit dhe shpalljes së rezultateve të kalojë pa kontestime të forta apo nota jo-kaluese nga institucione ndërkombëtare si OSBE-ODIHR. Kjo përforcohet akoma më tej po të merret parasysh jo vetëm sistem proporcional melista të hapura por edhe votimi preferencial me përzgjedhje të disa kandidatëve që normalisht duhet ta kishte vështirësuar disafish numërimin në krahasim me Shqipërinë, por në fakt ndodh krejt e kundërta.

Natyrisht në këtë proces zgjedhor që përgjithësisht shkoi mirë dhe pa eksese, pati dhe ndonjë kontestim si fshirja e lehtë e ngjyrës matrikuluese sic u shpreh OJF-ja lokale Demokracia në Veprim, apo dyshimet për keqpërdorim të votës të diasporës në Kroaci, por këto janë shumë pak për të deligjitimuar një proces që është edhe meritë e autoriteteve qëndrore por edhe opozitës në Kosovë që ndërtuan një fushatë por edhe ditë zgjedhjesh brenda cakut të normalitetit demokratik.

Ngjashmëritë dhe ndryshimet me vëndin amë shtrihen dhe në rrafshe të tjera, ku për shembull vihet re një numër i lartë kandidatësh për deputetë njëjtë si te ne por rreth një e treta e numrit të partive që marrin pjesë në zgjedhje parlamentare krahasuar me Shqipërinë. Gjithashtu kandidatët, njëjtë si këtu, refuzuan të dilnin në debate televizive përballë njëri-tjetrit, madje edhe partitë opozitare që pritshërinë paszgjedhore e kanë për koalicion të përbashkët nëse duan të kryejnë rotacion pushteti. Gjithashtu çështja e koalicionit vështirësohet nëse merret parasysh deklarata parazgjedhore e Abdixhikut që nuk merr pjesë në asnjë qeveri ku nuk është kryeministër, duke treguar një kryeneçësi të pakuptimtë parazgjedhore që në vend që përvec se mobilizon elektoratin e LDK-së, nuk është se sjell më afër shanset për një rotacion të mbrothtë.

Këto zgjedhje panë dhe ndërhyrjen me të paktën dy “cicërima” nga Grennel i cili shigjetoi ashpër Kurtin duke e quajtur problematik jo vetëm për administratën Tramp por edhe atë Bajden më parë. Një prej statuesevetë tij u nda në rrjet dhe nga djali i presidentit Tramp duke përforcuar mesazhin ndërkohë që lobi serb në SHBA po lobon fort që ish-governatori i Ilinoisit, i dënuar më parë me 8 vjet burgm për korrupsion dhe me origjinë serbe Rod Blagojeviç, të jetë ambasadori i ri amerikan në Beograd që zëvendëson Kris Hill-in. Pra kemi të bëjmë me konjuktura të reja të cilat kërkojnë dhe madje imponojnë realitete kokëforta të cilave duket se dhe vetë Kurti po kërkon t’iu përshtatet megjithë vështirësitë. Kjo u vu re dhe nga deklarata e tij e para pak ditëve ku tha që në përpjekje për të forcuar ushtrinë, ishte dhe nisja e tratativave për të blerë helikopterët e famshëm Black Hawk, në përpjekje për të folur gjuhën e biznesit me presidentin e ri të SHBA-ve që përvec natyrës së fortë transaksionale në marrëdhënie me partnerët ka pikërisht si bazë të filozofisë së tij qeverisëse interesin amerikan të parin.

Rezultati zgjedhor mund të sjellë vijimin e qeverisë Kurti nëse përkundër pritshmërive të sondazheve parazgjedhore, del në kufijtë e sipërm të 40 përqindëshit, duke u bazuar mandej te ndonjë koalicion i mundshëm me Nismën, partitë minoritare jo-serbe dhe ndoshta AAK-në e Haradinajt por që do të ballafaqohet me kritika të forta qysh në start. Ndonëse shanset që kjo të ndodhë janë inferiore në raport me skenarin e kundërt. Nëse gjithsesi ndodh, mungesa e progresit në politikat ekonomike dhe ato publike, ndërprerja e fondeve si pasojë e masave/sanksioneve nga BE-ja (të paktën deri sa u miratuan ato të fondit të rritjes), mungesa e projekteve infrastrukturore, politikat shpesh populiste që kanë prodhuar një ngërc ekonomik (ndonëse parametrat si përqindja e borxhit dhe deficitit në raport me PBB-në janë më mirë se në vendet e tjera të rajonit), mund të prodhojnë një ngërç. Gjithashtu mungesa e progresit në politikën e jashtme me njohje të reja për Kosovën, antarësime në organizata ndërkombëtare që kanë qenë të munguara deri tani dhe gjuha shpesh acide e Kurtit ndaj partnerëve, mund të rezultojnë në një mandat të dytë të vështirë.

Nga ana tjetër, koalicioni PDK-LDK-AAK dhe ndonjë force tjetër politike, ka gjasa të materializohet pavarësisht deklaratave kushtëzuese parazgjedhore. Ky koalicion mund të sjellë energji të reja, një rivendosje besimi në raport me partnerët dhe konjukturat e reja gjeopolitike dhe politika makrofiskale më prudente. Por gjithashtu mund të vuajë në afatgjatë nga mungesa e stabilitetit, nga përplasjet e ndryshme në lidhje me dakordësimin e formës së asosacionit, në lidhje me çështje të ndjeshme të sigurimit të kufijve apo demarkacionit me Shqipërinë dhe Serbinë apo edhe menaxhimin e egove brendapërbrenda koalicionit ndërkohë që përballë do të kenë një opozitë të fortë dhe kompakte me Vetvendosjen që në çdo rast pritet të dalë forcë e parë dhe me shumë mundësi në kufijtë e poshtëm të 40 përqindshit.

Në çdo rast, Kosova ritregoi se di të organizoj proces zgjedhor normal, me institucionet që përgjithësisht sillen në mënyrë të denjë, që lënë pak vend për kontestim rezultati paszgjedhor dhe ku rregullat e lojës demokratike pasqyrojnë legjitimitetin e zgjedhjeve të qytetarëve. Pavarësia e gjyqësorit si dhe roli balancues i mediave janë gjithashtu një indikator më i mirë demokracie dhe i sundimit të ligjit se sa te ne. Megjithëse një shtet me rreth një shekull më pak eksperiencë se fqinji i saj jugor, Republika e Kosovës ofron leksione të vyera demokracie, oferte politike dinjitoze, balancë dhe kontroll pushtetesh dhe normalitet në raste rotacioni politik. Ndërkohë që te ne po flitet se si partia në pushtet që kërkon ethshëm mandatin e katërt të paprecedentë do t’ja bëj rrup sup opozitës, do ta shkatërrojë më keq se në annus horribilis të 97-ës apo si mobilizon diasporën duke përdorur burimet e administratës shtetërore. Qartazi, dy fotografi krejt të kundërta të situatës parazgjedhore në dy anët e kufirit që ballafaqohen me zgjedhje të përgjithshme këtë vit.

Mbyllet votimi në Kosovë, dalin exit poll-et e para: VV me 43 deputetë, PDK forcë e dytë me 25

Mbyllet votimi në Kosovë, teksa menjëherë më pas kanë nisur të dalin edhe exit poll e para.

Sipas Exit Poll-it të mediave në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 43 deputet, PDK-ja 25 deputetë, LDK-ja 23 deputetë, ndërsa AAK-ja 9 deputetë.

Në këtë Exit-Poll, nuk janë përfshirë votat e diasporës.

6 kartona të kuq, dhunë dhe asnjë fitues, çfarë ndodhi në derbin Partizani-Tirana

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës prodhoi emocione, gola, kartonë, dhunë, kaos, por jo fitues.

Derbi i parë i luajtur në “Arenën e demave” nuk shkoi ashtu siç pritej, e cila nisi me 30 minuta vonesë, kjo për shkak të përleshjeve të tifozerive të të dyja skuadrave, e cila detyroi forcat e rendit të ndërhynin menjëherë.

Sa i përket sfidës në fushë, bardheblutë e nisën takimin mjaft mirë, duke kaluar në avantazh falë një goli të Ernest në minutën e 29’.

Pas këtij goli, “Demat” provuan disa herë për të rikthyer baraspeshën, të cilën e gjetën vetëm falë Sembenes në minutën e 90’ të takimit.

Menjëherë pas kësaj, një situatë tjetër kaotike “shpërtheu” në fushën e lojës, me kartonët e kuq që nuk u kursyen nga kryesori. Bytyçi, Taipi dhe Gudjufi u ndëshkuan te të kuqtë, ndërsa për bardheblutë e pësuan Marku, Gjumsi dhe Mici, teksa sfida u mbyll 1-1.

Kështu Partizani ngjitet momentalisht në vendin e dytë, me “Final 4” që duket i siguruar për “Demat”. Nga ana tjetër, bardheblutë ngjiten momentalisht në vendin e 8-të me 23 pikë, me rrezikun për të rënë nga kategoria që është ende aty.

REZULTATI:

PARTIZANI 1-1 TIRANA

Sembene 90’ / Ernest 29’

Grenell kërkon mbylljen e Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë

Emisar për misionet e veçanta të SHBA-së, Richard Grenell ka kritikuar dy media amerikane se janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.

Grenell ka shkruar në rrjetin social “X”, se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë, sipas tij të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.

Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë janë të vetmet media amerikane që transmetojnë edhe në shqip, duke i dhënë zë problematikave në Ballkanin Perëndimor.

“Është media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”, ka shkruar ai.

SPAK e kërkon për fshehje pasurie, Adriatik Llalla në takim me Berishën përtej detit

Ndërsa SPAK dhe policia e kërkon për fshehje të pasurisë, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është i zënë në mitingjet e Sali Berishës.

Fotot tregojnë Llallën në takimin e Berishës me shqiptarët në Romë.

Ndonëse kur ishte kryeprokuror Llalla shfaqej si i paanshëm, duket se sot ai ka vendosur të dalë hapur. Llalla është shfaqur mes militantëve të PD-së duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Berishës.

Adriatik Llalla është përfolur gjithmonë në media dhe analizat politike si një mik i afërt i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishës. Llalla u akuzua pas lënies së detyrës për abuzime ligjore, me fshehje dhe mosdeklarim pasurie për disa prona dhe u dënua më 2021 nga Apeli i GJKKO me vendim të formës së prerë me 2 vite burgim.

U arrestua në Romë në Dhjetor 2021, por kërkoi statusin e azilantit politik. Interpol Tirana ka kërkuar ekstradimin e tij, për të vuajtur dënimin, teksa Llalla pretendon se ka aplikuar për azil në kryeqytetin italian. Por SPAK që prej 2023 ka deklaruar se po punon për ekstradimin e tij.

Berisha mbajti sot një takim politik me Diasporën shqiptare në Romë. Ky udhëtim erdhi në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit dhe ligjit për përfshirjen e emigrantëve në votime, teksa partitë kanë nisur edhe turet politike në arenën ndërkombëtare, kudo ku ka Diasporë.