zoom

Day ArchiveKjo është shenja më toksike e Horoskopit

Të gjithë ne kemi rënë në kontakt me një person toksik në një moment të jetës sonë, qoftë personalisht apo profesionalisht, dhe shumë herë edhe ne vetë mund të kemi adoptuar sjellje toksike qoftë edhe pa dashje.

Por cila është shenja më toksike e horoskopit sipas astrologëve. Yjet kanë folur dhe e kanë cilësuar Shigjetarin si shenjën më toksike!

Po, sado që të bën përshtypje, Shigjetari aventurier, plot jetë dhe entuziast, pa e kuptuar mund të të bëjë çfarë të dojë për të qenë i mirë në çdo drejtim!

Shumica e njerëzve që i përkasin kësaj shenje të zodiakut mund të jenë shumë simpatikë, erotikë dhe karizmatikë, mund të kenë një jetë shumë interesante që do të na lërë përshtypje por kanë disa anë negative që është mirë t’i dimë që në fillim në mënyrë që t’i menaxhojmë nëse duam të ruajmë shëndetin tonë mendor.

Pragzgjedhjesh

Nga Lutfi Dervishi

U endën shqiptarët si zogjtë nëpër botë,
Nga pas po u venë e u kërkojnë votë.
“Na ktheni nderin që ju bëmë dikur.. ”
Po të mos ishim ne, ju s’do iknit kurrë!

Ikën doktorët, ikën infermierët,
Ka spitale jashtë, na shërojnë të tjerët.
Ankohen pacientët, madje protestojnë,
“Shëndetësia falas”, por nuk e besojnë!

Ikën dhe barinjtë, s’ka më dhen në stan,
Vendi më i frikshëm, të blesh në dyqan,
Çmimet e bylmetit, si abonim supersporti.
Poshtë prodhimi vendas, rroftë e qoftë importi!

Në rrethe pa gjykata, s’ka dhe prokurori,
“hartë e re gjyqësore” është emri i ri.
Nuk di avokati ç’të marr e ç’të lërë,
Me emrin “reform” sa krime janë bërë?

Në PISA të fundit, të parët në dhun’,
Por faji për gjendjen është tjetërkund,
Zgjidhjen rrufe e jep vetë “Babloku”,
Të gjithë të këqijat na i sjell TikTok-u

PS-ja mbretëron, gati prap për garë,
Të mbaj premtimet e mandatit parë.
Premtimet e vjetra s’janë bërë reale,
Por këto të rejat t’paktën janë virale.

Nga naft’ e Shpiragut te H2 në Bulqizë,
Premtoi gjalp e nuk dha as gjizë.
Me rrene nis dita, mbyllet me skandale Eureka jonë, inteligjenca artificiale.

Opozita sherr për cjapin me zile,
Tre vjet e kusur vanë në luftë civile.
Ende njeri – tjetrit po i krrejnë sytë,
Vall ka medalje për vendin e dytë!?

Në TV debatet mbushur me fallxhorë,
Njëri thotë është diell, tjetri “bie borë”.
Asnjë llaf drejt, por vetëm vërdallë,
Nga qumështi tha X-i del edhe dhallë.

Shejtanë, pehlivanë flasin si shenjtorë,
Kush i sheh bën bé janë zgjedhur me dorë,
Eksperte të shartimit të djathit me dardhë,
Magjistar që t’zezën e bëjnë të bardhë!

Protesta minutë pas minute/ Berisha: Jemi të pamposhtur, mbrojmë interesin kombëtar

Opozita me në krye Partinë Demokratike kanë thirrur ditën e sotme një protestë para kryeministrisë.

17:35

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe së bashku me një grup mbështetësish janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para zyrës së qeverisë.

17:45

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ishte e para që u ngjit në podiumin e protestës së opozitës para Kryeministrisë. Garo tha se qytetarët nuk pranojnë më vjedhjen dhe korrupsionin e qeverisë. Sipas saj ka ardhur koha për ndryshimin dhe fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

18:04

Presidenti i Partisë së Lirisë iu drejtua protestuesve opozitarë me një audio-mezash nga qelia. AI përshëndeti qytetarët që janë mbledhur në shesh, duke i quajtur ata “qëndrestarë dhe patriotë që protestojnë kundër narkoregjimit”. Ai e përshkroi dëshminë e Arben Ahmetajt si historike, pasi sipas tij, Ahmetaj ofroi prova të forta se si shteti shqiptar është shndërruar në një organizatë kriminale, me Edi Ramën si kryetar të saj.

“Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Kjo dëshmohet edhe nga Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Ramës për 10 vjet”-tha Meta.

18:24

Një efektiv ka mbetur i lënduar në protestën e opozitës që po mbahet nga opozita në qendër të Tiranës.

Plicia është plagosur nga kapsollat që protestuesit kanë hedhur në drejtim të uniformave blu.

Incidenti vjen ndërsa kryetari i PD, Sali Berisha mban fjalën e tij.

16:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” tha sot se mazhoranca me në krye Edi Ramën u përpoq të linte Shqipërinë pa opozitë, duke e vendosur atë në arrest shtëpie , por pa sukses.

“E nis fjalën time me një përulje para jush me një falënderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët. Në pak kohë ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak. Vetëm një vit më parë në shkurtin e kaluar ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën. Unë fjalën time e mbajta nga një ekran, i burgosur politik. Në atë protestë në hodhëm themelet e cdo fitoreje që meritojmë dhe që do kemi. Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si feniksi. Ndërsa ata që menduan se do të na mposhtin ne dështuam me turp, ne jemi të pamposhtur. Ne u bashkuam, ne mbrojmë akuza të drejta, mbrojmë vlerat e njeriut, mbrojmë interesin kombëtar, kombin, familjen. Sot jemi në këmbë më të vendosur se kurrë.”- tha Berisha.

Nis protesta e opozitës/ Qytetarët drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

Opozita me në krye Partinë Demokratike kanë thirrur ditën e sotme një protestë para Kryeministrisë.

Aktualisht vijon grumbullimi i protestueve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa dhjetra simpatizantë demokratë kanë shkuar para selisë blu, ku pritet të nisen drejt Kryeministrisë së bashku me kryedemokratin Sali Berisha.

Në protestën e sotme pritet të mbajnë fjalime disa prej figurat kryesore të opozitës, përfshirë Ilir Metën që pritet të dërgojë një mesazh nga qelia.

Aktualisht raportohet për 1200 forca të policisë prezente në terren, të cilat do të kujdesen për mbarëvajtjen e protestës./ Zoom.al

Zgjedhjet parlamentare/ Voton diaspora e Kosovës

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Procesi ka nisur që prej orës 7 të mëngjesit në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në Evropë dhe SHBA ku qytetarët janë vendosur në rradhë për të shprehur vullnetin e tyre.

Votimi i diasporës zhvillohet në 43 qendra votimi në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës. Sipas Komisionit qëndror të zgjedhjeve në prishtinë, janë rreth 105 mijë votues nga diaspora që janë regjistruar në total.

84.525 prej kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, ndërsa pjesa tjetër paraqiten fizikisht në përfaqësitë diplomatike, gjë që ndodh për herë të parë në zgjedhjet në Kosovë.

Ndërsa brenda Kosovës, të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare të së dielës kanë, mbi 2 milionë qytetarë të cilë do duhet të zgjëedhin përbërjen e re të palamntit mes 28 subjekteve politike dhe një kandidati të pavarur.

E fundit/ Indiani humb jetën në vendin e punës në Korçë

Një ngjarje e pazakontë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Floq në Korçë.

Një shtetas indian ka humbur jetën teksa punontë në një gurore në këtë zonë në rrethana të paqarta.

Polici ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Pritet të merren në pyetje administratorët e gurores dhe kolegët e viktimës.

Ky i fundit, ende i paidentifikuar, nuk dihet prej sa kohësh qëndronte në Shqipëri apo kur kishte nisur punën në vendin ku humbi jetën.

Protesta e opozitës/ Habit Rama: Duhet mbështetur…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që është thirrur nga opozita pasditen e sotme para kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e quan ish-kryeministrin buf stërplak i kënetës opozitare që del me kënetën e tij në protestë.

Pa lënë pas ironitë, kryesocialisti shkruan se kjo protestë duhet përshëndetur, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar.

“Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013″, shkruan Rama.

Përplasje e hapur mes Ministrit të Brendshëm e kreut të Policisë. Tension me shefat e komisariateve

Një përplasje e pazakontë dhe e hapur ka ndodhur mes Ministrit të Brendshëm, Evin Hoxha, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Siç ka mësuar Zoom.al nga burime konfidenciale, përplasja ka ndodhur një mbledhjeje me shefat e komisariateve të Tiranës, të kërkuar nga Ministri i Brendshëm.

Në këtë takim, Hoxha ka kërkuar një qasje më të butë të policisë ndaj qytetarëve gjatë periudhës parazgjedhore. Ai ka dhënë disa direktiva, si ajo që policia të jetë më e sjellshme me qytetarët, më e komunikueshme dhe më tolerante me gjobat, veçanërisht ndaj drejtuesve të automjeteve.

Këtë praktikë policia e ka ndjekur sa herë ka pasur zgjedhje, me qëllim përmirësimin e imazhit të qeverive përkatëse dhe për të ulur pakënaqësinë e qytetarëve. Por ky orientim i Ministrit ka shkaktuar një reagim të pazakontë dhe të fortë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Ai ka refuzuar t’i zbatojë ato, duke i konsideruar si udhëra me natyrë politike.

Proda ka dhënë një përgjigje të prerë dhe ka shfaqur një sjellje të paprecedentë të një drejtori policie ndaj një ministri.

“Këto janë urdhra politikë, s’kemi punë me këto, mbledhjen e deklaroj të mbyllur” – ka deklaruar proda sipas një burimi të Zoom.al brenda mbledhjes.

Pas këtij momenti të tensionuar, Proda është ngritur dhe ka dalë nga salla, duke lënë pas një atmosferë të rënduar dhe një mesazh të qartë, se shefat e komisariateve i marrin urdhërat vetëm prej tij.

Vetë shefat e komisariateve kanë mbetur të shokuar nga kjo sjellje arrogante e Drejtorit të Përgjithshëm, të cilën e kanë konsideruar si të pavend për mënyrën si ka reaguar ai.

Kjo është përplasja më e hapur mes dy figurave kryesore të rendit dhe sigurisë publike në vend. Zoom.al ka pasur vazhdimisht informacione nga burime të ndryshme se Hoxha dhe Proda kanë patur përplasje edhe më herët, si ajo për emërimin e Drejtorëve të Policisë në Qarqe apo për emërimet e Shefave të Komisariateve.
Sipas këtyre burimeve, Proda ka miratur vetëm 1 nga propozimet e Ministrit të Brendshëm për Drejtorë të Policisë në Qarqe dhe atë e ka bërë pas një nderhyrje nga qeveria.

Situata duket e mbarsur që prej kur Ministria e Brendshme organizoi “konkursin” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe mësohet se Proda nuk ka qenë i preferuari i Ministrit Hoxha, por për të ka pasur rekomandime nga grupe të tjera interesi. Ndryshimet e shpejta në strukturat e policisë dhe afrimi e zgjedhjeve të 11 majit duket se po shërbejnë si pikat e fundit për të derdhur gotën e mbushur të mardhënieve mes tyre.

Pas këtij episodi, të ndodhur në sytë e 7 shefave të komisariateve të Tiranës dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme është e qartë se marrëdhëniet mes Ministrit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë janë të papajtueshme.

Në këto kushte, ministri Hoxha do të duhet të rishikojë pozicionet, të tijin ose të numrit një të policisë, pasi kanë ide dhe vizione diametralisht të kundërta dhe kanë ekspozuar hapur tensionet brenda institucioneve të sigurisë.

Ky zhvillim, po ashtu, shton shqetësimet për përdorimin e policisë për qëllime elektorale. Është e qartë, ndonëse e pakonfirmuar, se Ministri i Brendshëm direktivat që u ka përcjellë shefave të komisariateve i ka marrë nga eprorët e tij në qeveri, kryeministri Rama ose zëvendëskryeministja Balluku. Por ajo që mbetet e paqartë është se nga kush i merr urdhërat Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, që refuzon hapur Ministrin.

Nëse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të refuzonte realisht të gjitha urdhërat për përdorim politik të policisë, ai do të hynte në histori. Por duke parë të shkuarën e tij dhe mënyrën si është emëruar, ka më shumë gjasë që ai të kërkojë të komunikojë vetë me eprorët e Ministrit, për të shmangur Ministrin, sesa të zbatojë ligjin. /Zoom.al

RENEA dhe FNSH në terren, detaje nga protesta e PD-së! “Blindohet” Kryeministria

Kryeministria është blinduar me veshje metalike disa orë para nisjes së protestës së PD-së para godinës qeveritare. Ndërkohë mësohet se mbi 1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Gjithashtu në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Garda e Republikës nga ana tjetër do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj do të krijohet kordoni me efektivë policie. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Dje në drekë Policia e Tiranës është thirrur në takim nga drejtori i përgjithshëm për protestën. Në mbledhje kanë qenë të gjithë vartësit e tij të departamentit të rendit dhe sigurisë dhe shefat e komisariateve të Tiranës. Kryepolici Ilir Proda ka dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës. Bëhet me dije se Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.

Megatenderi 393 milionë euro për Portin/ Hapen zarfat e 5 ofertave, Salillari hyn me Jan De Nul

Autoriteti Portual i Durrësit hapi ofertat e megatenderit 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Në garë janë paraqitur 5 oferta nga kompani ndërkombëtare, mes të cilave greke, kineze, belge dhe hollandeze.

Ndonëse qeveria nuk shpalli njoftim publik për garën e zhvilluar të premten dhe kompanitë që morën pjesë nc të, janë mësuar emrat e vetëm njërit prej tyre. Bëhet fjalë për një ofertë të paraqitur nga bashkimi i operatorëve Salillari dhe belgia Jan De Nul.

Kjo është faza e parë e tenderit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, e cila nuk ka ofertë financiare por vetëm vlerësim teknik për përmbushjen e kritereve teknike të kërkuara. Kompanitë të cilat do të kualifikohen në këtë fazë, më pas do të garojnë në fazën e dytë me ofertat respektive financiare.

Fondi limit për ndërtimin e fazës së parë të portit të ri tregtar në Porto Romano është paracaktuar 39.3 miliardë lekë ose 393 milionë euro. Qeveria ka parashikuar, që pas përfundimit të saj të tenderojë edhe fazën e dytë, e cila është parashikuar me një kosto prej 266 milionë euro. Përtej dy fazave për kompletimin e portit të ri tregtar, qeveria do të ndërtojë edhe bazën detare si pjesë e këtij projekti.

I klasifikuar si projekt me nivel prioriteti A, baza detare planifikohet të kushtojë 366 milionë euro të tjera. Kjo e çon koston totale të kompleksit portual në Porto Romano në 1 miliardë e 20 milionë euro, që përfshin dy fazat e ndërtimit dhe Portit dhe ndërtimin e bazës detare.

Ai i ndërtimit të portit të ri në  Porto Romano është  tenderi më  i madh i zhvilluar ndonjë herë në historinë e shtetit shqiptar. Ky tender hapet fiks dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Opozita e ka cilësuar portin si aferën më të madhe korruptive të të gjitha kohërave duke kërcënuar madje se në rast se fiton zgjedhjet nuk do ta njohë tenderin dhe do ta anullojë atë.

Kostot e Portit nuk ndalen

Kur prezantoi projektin për të çmontuar portin e ekzistuesit të Durrësit dhe për të ndërtuar një port të ri në Porto Romano, qeveria u tregua e kujdeshme të zbuste kostot e projektit. Fillimisht ajo deklaroi vetëm koston e ndërtimit të fazës së parë në Porto Romano prej 393 milionë eurosh.

Por tani po zbulohen gradualisht kostot e plota të kësaj vepre. Në total bëhet fjalë për një faturë, e cila deri më tani ka arritur në 1 miliardë e 20 milionë euro.

Kjo është shuma që do të paguajnë qytetarët shqiptarë nga taksat e tyre për zhvendosjen e portit tregtar nga Durrësi në Porto Romano me qëllim që në territorin e portit ekzistues të Durrësit të ndërtohet porti turistik i kompanisë arabe Eagle Hills.

Por teksa qeveria ngarkon fatura miliardere mbi kurrizin e qytetarëve, Alabbar merr tokën e falur dhe fitimet nga shitja e vilave dhe kullave në Durrës./Kapital.al