Aplikacion
Klubet shqiptare kanë ulur numrin e afrimeve gjatë merkatos së janarit në raport me vitet e kaluara, ndërsa kanë rritur “eksportin” jashtë.
Ky është përfundimi që del nga analiza krahasuese e raportit të FIFA-s për dritaren e merkatos së janarit për 5 vitet e fundit në futbollin shqiptar.
Raporti në fjalë tregon se ky është viti me numrin më të ulët të transferimeve në hyrje në futbollin shqiptar gjatë merkatos së dimrit në 5 vitet e fundit, me vetëm 53 futbolliste, ndërsa piku më i lartë ishte në vitin 2022 me 68 të tillë.
Por largimet nga futbolli shqiptar janë rritur gradualisht në këto 5 vite, duke kulmuar me 41 të tilla gjatë merkatos së janarit 2025.
Klubet shqiptare kanë shpenzuar thuajse 64 mijë dollarë gjatë janarit për afrimin e futbollistëve të ndryshëm në radhët e tyre gjatë këtij janari.
Ndërsa për largimet, fitimet kanë qenë të ndjeshme. Sipas shifrave zyrtare të FIFA-s, rezulton se klubet shqiptare kanë përfituar në total 1,43 milionë dollarë nga shitjet e lojtarëve gjatë dritares së janarit.
Ndërkohe, ruhet trendi i moshës rreth 24 vjeç për transferimet në hyrje në futbollin shqiptar, sipas dokumenteve zyrtare të FIFA-s. Panorama/
Angelina Jolie tregon si arriti të shkëputej nga cigarjaAngelina Jolie ka zbuluar se dikur konsumonte dy pako cigare në ditë, por roli i saj si Lara Croft në “Tomb Raider” e detyroi të ndryshonte mënyrën e jetesës.
Gjatë një bisede në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, aktorja 49-vjeçare tregoi se për t’u përgatitur për filmin e vitit 2001 iu nënshtrua një regjimi të rreptë stërvitjeje.
“Duhej të ndryshoja plotësisht shëndetin dhe jetën time”, tha ajo, duke shtuar se me kalimin e kohës, nuk dëshironte më asgjë tjetër përveç ushqimit të mirë, ujit dhe gjumit, shkruan DailyMail.
Pasi xhirimet përfunduan, Jolie hoqi dorë nga pirja e duhanit. “Nuk e kam bërë më… mirë, ndoshta një ose dy herë”, pranoi ajo.
Gjatë festivalit, ylli u nderua me çmimin Maltin Modern Master dhe emocionoi publikun teksa foli për nënën e saj të ndjerë, Marcheline Bertrand, e cila gjithmonë e mbështeti në karrierën e saj.
79 shtete deklaratë kundër vendimit të Trump për Gjykatën e HagësDhjetëra vende kanë thënë se vendimi i Donald Trump për të sanksionuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale do të “gërryejë sundimin ndërkombëtar të ligjit”.
Deklarata e përbashkët, e nënshkruar nga 79 vende, erdhi disa orë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për sanksione financiare dhe kufizime vizash kundër stafit të Gjykatës së Hagës dhe anëtarëve të familjeve të tyre, duke pretenduar se gjykata ka shënjestruar në mënyrë të padrejtë SHBA-në dhe Izraelin.
“Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme dhe të palëkundur për pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin e Gjykatës”- shkruhet në deklaratën e grupit me 79 shtete, i cili përbën rreth dy të tretat e 125 shteteve anëtare të gjykatës.
Ndër vendet që ranë dakord për nënshkrimin e deklaratës ishin Franca, Gjermania dhe Britania, ndërsa firma e Australisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Italisë mungonte.
Kryeministri hungarez Viktor Orban më herët e bëri të qartë se mbështeti lëvizjen e Trump.
“Po fryjnë erëra të reja në politikën ndërkombëtare. Ne e quajmë atë tornadoja Trump”, shkroi Orban në X.
Financat e këtyre tre shenjave të horoskopit do të lulëzojnë javën e ardhshmeGaforrja
Zakonisht e nënvlerësoni veten dhe pritshmëritë që të tjerët kanë nga ju. Por tani është mundësia ideale për të përqafuar veçantinë tuaj dhe për të kuptuar se mund të luani një rol vendimtar në përmbushjen e dëshirave tuaja. Kjo do t’ju sjellë fat, do të intensifikojë mprehtësinë dhe intuitën tuaj. Sidomos të premten, më 14 shkurt, kur Mërkuri do të kalojë te Peshqit, instinktet tuaja do të jenë më të forta se kurrë. Është mundësia ideale për të zbuluar se cili është fati juaj në jetë, i cili mund të jetë më i madh nga sa keni menduar. Mbani antenat tuaja të sintonizuara për mundësitë dhe përvojat e reja dhe mos hezitoni të thoni “po”.
Shigjetari
Je i destinuar të biesh në sy. Por kohët e fundit keni përjetuar shumë ndryshime, të cilat nga ana tjetër ju kanë sjellë mësime jete. Kjo ju bëri më pak të largët dhe të guximshëm, ju solli në pikën që të vini në dyshim gjërat që më parë i kishit marrë si të mirëqena. Megjithatë, mos lejoni që sfidat të përcaktojnë plotësisht se kush jeni. Mos kini frikë të vazhdoni të ndiqni një rrugë tjetër. Hëna e Plotë në Luan, veçanërisht në 12 Shkurt, do të krijojë kushtet ideale për aventura të reja, në një farë mënyre do t’ju shërbejë si një eksperiencë zgjimi.
Peshorja
Ju duhet të ndiheni krenarë për gjithçka që keni arritur gjatë vitit të kaluar, por kjo nuk do të thotë se është e mjaftueshme, se duhet të bëni kompromis. Jeni në një pikë kthese, e cila mund t’ju sjellë fat edhe më të madh dhe akoma më shumë mundësi. Disa mund t’ju çojnë në vende që as nuk i keni imagjinuar. Është e rëndësishme t’i besoni vetes dhe të mos keni frikë të kërkoni më shumë, sepse me të vërtetë e meritoni atë. Për këtë do t’ju ndihmojë edhe rreshtimi i Hënës në Peshorja me Jupiterin tek Binjakët, i cili do t’ju forcojë vetëbesimin dhe do t’ju motivojë të hidhni një hap tjetër të guximshëm. Mos u shqetësoni, me Jupiterin tek Binjakët do të mund të shihni të gjitha perspektivat që shtrihen përpara jush, të cilat mund të mos i keni vënë re në të kaluarën.
E rëndë në Durrës/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçarjaNjë vajzë në moshën 12-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në spitalin e Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ndërkohë që nga të dhënat e para mësohet se shkak ka qenë hemoragjia cerebrale. Vajza kishte ardhur nga Sukthi me kriza epileptike në urgjencën e pediatrisë, ku ka marë mjekimin fillestar dhe më pas është qetësuar.
Pak më vonë, situata është përkeqësuar dhe është dërguar në reanimacionin e të rriturve, por fatkeqësisht, aty ka humbur jetën.
Mjekët e spitalit rajonal Durrës shprehen se fatkeqësisht ky është një rast mjaft i rrallë që ndodh tek fëmijët, ndërkohë që shtojnë se shkak për këtë emboli mund të jetë ndonjë aneurizëm ose keqformim i lindur.
Arrestohen dy adoleshente në Korçë/ Menaxhonin faqen që bullizonte me pamje intimePolicia e Korçës ka ka dhënë detaje lidhur me opeacionin “CyberShield”, ku u vunë në pranga dy adoleshente.
Dy vajzat 19 dhe 17-vjeç akuzohen se bullizonin vajzat e mitura me foto, video intime dhe shkrime në rrjetet sociale.
Njoftimi:
Arrestohen 2 shtetase që bullizonin dhe shpërndanin foto dhe shkrime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjetin social Instagram.
Pas një hetimi të thelluar dhe intensiv, të kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u finalizua operacioni policor i koduar “CyberShield”.
Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi lidhur me hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës.
Falë bashkëpunimit të ngushtë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale me kompanitë ndërkombëtare Meta Inc. dhe Google Inc., u arrit të siguroheshin provat e nevojshme në kohë të shpejtë, duke mundësuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ky bashkëpunim ka luajtur një rol kyç në identifikimin e autorëve dhe në sigurimin e informacionit të nevojshëm për të realizuar arrestimet e bëra.
Nga hetimi intensiv, u identifikuan dhe ndaluan dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale:
* P. M, 19 vjeçe, banuese në Korçë, administratorja e profilit të krijuar në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin materiale me përmbajtje bullizuese dhe denigruese.
* 17-vjeçare, banuese në Korçë, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit.
Ky operacion ka qenë një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimeve kibernetike dhe njëkohësisht një mesazh i fortë për të gjithë ata që përpiqen të shkelin ligjin dhe të dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë në mjedisin online.
Strukturat kundër krimeve kibernetike në Policinë e Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar një mjedis të sigurt në internet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
Aksident i rëndë në Lezhë/ Një person në gjendje kritikeDy motorë u përplasën me njëri-tjetrin këtë të premte, në Dragushë të Lezhës.
Nga përplasja e fortë mbeti i plagosur rëndë një nga drejtuesit e motorit.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes kritike shëndetësore.
Shkaqet e aksidentit të rëndë po hetohen nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sinjale nga universi/ Çfarë kapën teleskopët në hapësirëTeleskopët në mbarë botën kanë vëzhguar një valë gjigande radioje që rrjedh nga një kuazar që daton në 1 miliard vitet e para të universit.
Kuazari është një lloj i rrallë galaktike jashtëzakonisht i ndritshëm me një vrimë të zezë tejet masive në qendër.
Sa dyfishi i shtrirjes së galaktikës tonë, Rruga e Qumështit, kjo valë radioje është më e madhja e zbuluar ndonjëherë kaq herët në historinë e universit, thanë astronomët të enjten.
Valë të tilla radioje nuk janë diçka e rrallë në hapësirën kozmike. Por kanë qenë të pakapshme në universin e largët të hershëm, deri më tani, për shkak të sfondit të errët të mikrovalëve të mbetura nga fenomeni i krijimit, që quhet Big Bang.
“Arsyeja pse mund të vëzhgohet nga Toka, edhe pse është kaq larg, është madhësia ekstreme e objektit”, tha përmes një deklarate Anniek Gloudemans me “NoirLab” pranë Fondacionit Kombëtar të Shkencës.
Observatorët në Evropë, Havai dhe Teksas kontribuuan në studimin e publikuar në “Astrophysical Journal Letters”. Vala e radios me dy tehe vlerësohet të ketë një shtrirje prej të paktën 200,000 vite dritë. Një vit dritë është rreth 9.3 trilion kilometra.
I zbuluar disa vite më parë, kuazari që lëshon këtë valë gjigande radioje u formua kur universi kishte rreth 9% të moshës aktuale, ose brenda 1.2 miliardë viteve të para.
Disa nga objektet më të ndritshme në univers, kuazarët janë bërthama galaktike me gaz dhe pluhur që bien në një vrimë të zezë, duke çliruar një sasi të jashtëzakonshme energjie që i bën ata jashtëzakonisht të ndritshëm. Masa e këtij kuazari është sa 450 milionë herë masa e diellit tonë me një vrimë të zezë që nuk është veçanërisht masive./ Zëri i Amerikës
Ambulanca përplas makinën në Gjirokastër, plagoset pacientjaNjë ambulancë u përfshi në një aksident rrugor pasditen e kësaj të premteje në Gjirokastër.
Sipas policisë, amnulanca përplasi një makinë në bulevardin “18 shtatori”.
Për pasojë, pacientja që ndodhej në ambulancë u plagos.
Ajo u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Panele diellore dhe propagandë: Shqetësime për përdorimin e burimeve publike në zgjedhjeMinistria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëroi të martën hapjen e një thirrjeje të dytë për ofruesit e shërbimit në kuadër të programit të subvencionimit për sistemet e ngrohjes së ujit me panelet diellore, program nga i cili pritet të përfitojnë 2 mijë familje në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
“…në datë 24 shkurt, të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore mund të fillojnë aplikimin e tyre,” deklaroi zv. kryeministrja Belinda Balluku duke iu referuar thirrjes.
Programi u prezantua për herë të parë nga qeveria në vitin 2023 dhe parashikon një skemë të gjerë mbështetëse për nxitjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë duke subvencionuar mijëra familje me panele diellore.
Balluku u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të aplikojnë, duke folur nga shtëpia e një qytetari në Farkë që kishte përfituar nga thirrja e parë mbështetëse, nga e cila sipas Ballukut përfituan 1981 familje.
Zbatimi i skemës së subvencionimit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ngre shqetësime për shfrytëzimin e burimeve publike për të ndikuar në zgjedhje. Aktet nënligjore mbi të cilën është bazuar procedura janë marrë në fund të vitit që shkoi, vetëm pak ditë para afatit ligjor që ndalon dhënien e përfitimeve nga fondet publike.
Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrëveshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.
Sipas Dhimitër Zguros, përfaqësues i organizatës “Qëndresa Qytetare”, ky subvencion rrezikon të përdoret për qëllime elektorale.
“Ndonëse është miratuar jashtë afatit katër mujor nga data e zgjedhjeve, periudhë gjatë të cilës shtrihet ndalimi i parashikuar në Kodin Zgjedhor, mund të përdoret për qëllime elektorale,” tha Zguro për BIRN.
Sipas tij, Këshilli i Ministrave ka qenë i detyruar të miratonte një akt nënligjor përmes të cilit do të parashikohej skema mbështetëse për arritjen e objektivave kombëtare për burimet e rinovueshme të energjisë që në vitin 2023.
“Por miratimi i këtij vendimi jashtë afatit të parashikuar në ligj, i shoqëruar me miratimin në datën 31.12.2024, të urdhërit që përcakton kriteret, kuotat dhe rregullat që klientët familjarë të mund të përfitojnë nga skema mbështetëse, është një indikator tjetër shqetësues në lidhje me përdorimin e akteve nënligjore si një mekanizëm për të influencuar zgjedhësit,” shtoi Zguro.
Ky nuk është akti i parë dhe as i vetëm i qeverisë që ka ngritur shqetësime për shkelje të standardeve zgjedhore nga partia në pushtet duke përdorur burimet publike për të tërhequr votuesit.
Në dhjetor, mazhoranca miratoi në Kuvend një ligj për faljen e penaliteteve, kryesisht për ndërtime pa leje, ndërsa qeveria shpërndau bonuse për pensionistët dhe kategori të tjera, nisma që u konsideruan nga opozita dhe shoqëria civile si cenim i standardeve demokratike të procesit zgjedhor.
Qendresa Qytetare konstaton se këto akte vijnë në kundërshtim me frymën e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe cënon barazinë e partive politike në garë.
“Po ashtu, shpërndarja e certifikatave të pronësisë dhe përdorimi i ambienteve të institucioneve për të zhvilluar takime për qëllime zgjedhore vijojnë të mbeten si problematika që nga zgjedhjet e kaluara,” shton Zguro.
Ndërkohë një problem shqetësues mbetet përdorimi i faqeve zyrtare të institucioneve publike për shpërndarjen e propagandës në favor të partisë në pushtet.
Nga monitorimi i kësaj organizate janë konstatuar të paktën 60 raste, ku pjesa më e madhe e këtyre rasteve lidhet me shpërdorimin e burimeve publike të institucioneve arsimore apo të institucioneve të kujdesit shëndetësor.
Bëhet fjalë për 38 institucione arsimore që shpërndanin në mënyrë të vazhdueshme postime të të Partisë Socialiste dhe ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe 22 raste kur disa institucione shëndetësore bënin të njëjtën gjë.
“Këto institucione kanë vendosur në dispozicion të ministrit përgjegjës dhe Partisë Socialiste, faqet e tyre zyrtare duke shpërndarë propagandë në favor të Partisë Socialiste dhe i dhënë kësaj të fundit një avatazh të padrejtë në raport me të gjitha partitë e tjera politike”- thotë Zguro.
Sipas tij, përdorimi i faqeve zyrtare të institucioneve cënon paanësinë e tyre dhe besimin tek këto institucione, të cilat në vend të përmbushin në mënyrë të rregullt detyrat e tyre funksionale, përdoren si një mjet propagande.
Hetimi administrativ për denoncimet e QQ-së u pushua nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pasi institucionet e hetuara i fshinë postimet./ Reporter.al