Aplikacion
Largimi i Kyle Walker drejt Milan-it e ka zhgënjyer Pep Guardiolën, jo për faktin që u largua, por për mënyrën si u largua.
Mbrojtësi i djathtë i komunikoi dëshirën e tij për t’u larguar drejtorit sportiv të City-t, Txiki Begiristain, dhe jo drejtpërdrejt Pep Guardiolës, gjë që e zhgënjeu trajnerin spanjoll duke pasur parasysh marrëdhënien e ngushtë që kishte me lojtarin.
Trajneri i “Qytetarëve” ka vendosur ta “harrojë ” Walker dhe ka piketuar zëvendësuesin ideal të tij në krah. Antena 2, media kolumbiane, raporton se Guardiola sytë te Daniel Munoz i Crystal Palace.
Mbrojtësi kolumbian u transferua në merkaton e janarit të vitit 2024 nga belgët e Genk te Crystal Palace dhe ka bindur plotësisht me perfomancat e tij.
Deri sa të vijë merkato e verës, Pep Guardiola do luajë në krah të djathtë me Matheus Nunes, dhe si opsione shtesë janë Rico Leëis dhe Manuel Akanji.
Mundësi të mëdha financiare për këtë shenjë zodiaku në 2025!Binjakët do të kenë mundësi të mëdha financiare në 2025!
Viti i ardhshëm do të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për ata, falë ndikimit të Uranit dhe Plutonit, si dhe pranisë së Jupiterit në shenjën e tyre deri më 9 qershor.
Ky vit do të favorizojë mundësi të reja për fitime financiare, por Binjakët duhet të shfrytëzojnë mundësitë dhe të mos veprojnë impulsivisht. Mund të fitojnë edhe nga humbjet e të tjerëve, por gjithashtu është e rëndësishme të mbajnë një menaxhim të qëndrueshëm financiar.
2025 mund të jetë një vit i suksesshëm për të rritur të ardhurat dhe kursimet!
Nuk ndalet Trump/ Sanksione edhe Gjykatës Ndërkombëtare PenalePresidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të firmosë të enjten një urdhër ekzekutiv për t’i vendosur sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), për shkak të veprimeve kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate, si Izraeli, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Urdhri ekzekutiv do të vendosë sanksione financiare dhe për vizat ndaj individëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre që ndihmojnë në hetimet e ICC-së ndaj qytetarëve amerikanë ose aleatëve të SHBA-ve, tha zyrtari.
Lëvizja e Presidentit Trump vjen pasi javën e kaluar senatorët demokratë bllokuan një përpjekje të udhëhequr nga republikanët për t’i vendosur sanksione ICC-së në shenjë proteste ndaj urdhër-arrestit për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të tij të mbrojtjes për fushatën e Izraelit në Gazë. Kryeministri Netanyahu aktualisht po viziton Uashingtonin.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Gjykata ka marrë masa për të mbrojtur punonjësit nga sanksionet e mundshme amerikane, duke ua paguar rrogat tre muaj paradhënie, ndërsa po përgatitej për kufizime financiare që mund të dëmtojnë funksionimin e kësaj gjykate të krimeve të luftës, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters muajin e kaluar.
Në dhjetor, presidentja e gjykatës, gjyqtarja Tomoko Akane, paralajmëroi se sanksionet do të “dëmtonin me shpejtësi operacionet e Gjykatës në të gjitha situatat dhe çështjet, si dhe do të rrezikonin vetë ekzistencën e saj”.
Kjo është hera e dytë që gjykata përballet me masa ndëshkimore nga Shtetet e Bashkuara, si rezultat i punës së saj. Gjatë administratës së parë të Presidentit Trump në vitin 2020, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj prokurores së atëhershme Fatou Bensouda dhe një prej ndihmësve të saj kryesorë lidhur me hetimin e ICC-së për krimet e dyshuara të luftës nga forcat amerikane në Afganistan.
Në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) marrin pjesë 125 vende anëtare dhe ajo është një gjykatë e përhershme që mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresioni kundër territorit të shteteve anëtare, ose nga shtetasit e tyre. Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Izraeli nuk janë vende anëtare.
“Policia ndikohet nga politika”/ Përse gënjeu Rama për gjetjet e raportit mbi uniformat bluVetëm pak ditë më parë, kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha bënë jehonë sesi përceptimi publik për punën e Policisë së Shtetit ka ndryshuar për mirë.
Bazuar në rezultatet e një anketimi që iu drejtonte qytetarëve disa pyetje për uniformat blu, shefi i qeverisë akuzoi mediat dhe opozitën se shtrembërojnë perceptimin real për sigurinë dhe zbatimin e ligjit.
Por, nëse do të ishte krejt faji i opozitës dhe medias, përse kryeministri nuk i përmendi të gjitha gjetjet e anketimit, por vetëm ato pozitive?
Për shembull, 50% të të gjithë personave të anketuar besojnë se vendimet e policisë ndikohen nga presioni politik.
Gjithashtu, korrupsioni apo ryshfeti që punonjësit e policisë e kërkojnë është vlerësuar me 53 pikë nga 100. Veçanërisht punonjësit e Polcisë rrugore.
Një tjetër gjetje negative e anketimit ishte edhe respekti dhe profesionalizmi të cilat mbeten shqetësimet kryesore për publikun.
Një pjesë e mirë e personave të pyetur janë shprehur gjtihashtu se policia i trajton më keq personat e varfër se ata të pasur. Zoom.al/
Ngjarje enigmatike në Korçë/ I riu gjendet i plagosur rëndë, detajetNjë person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës me plagë thike në qafë.
Sipas të dhënave nga policia lokale i riu 26 vjeçar me inicialet K.Z ka marrë plagë të rënda në pjesën e qafës dhe kokës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në renaimacion ku po merr ndihmën e mjekëve.
Ende nuk dihen rrethanat se si dhe ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe kërkimet rreth autorit që ka plagosur 26 vjeçarin.
Vetëm nga deklarata e tij pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen, e dyta brenda pak ditësh.
Dy netë më parë një tjetër person u paraqit në sptialin e Korçës me plagë të shkatuara nga mjet prerës pas një konflikti të çastit në qendër të Korçës.
Fier/ Makina përplas për vdekje këmbësorinNjë aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “ Ura e Mifolit” .
Një automjet ka përplasur një këmbęsor dhe si pasojë nga goditja e fortë shtetasi ende i paidentifikuar ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin L. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAIDDrejtuesit demokratë në Kongres paralajmëruan Presidentin Donald Trump këtë javë se do të shfrytëzojnë bisedimet e ardhshme mbi buxhetin federal si një mekanizëm për të ushtruar trysni, për të kundërshtuar ndryshimet e bëra nga administrata e rë në agjencitë qeveritare të Shteteteve të Bashkuara, si për shembull Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, agjencia kryesore që ofron ndihmë humanitare jashtë vendit.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson sjell më gjerësisht qëndrimet e ligjvënësve dhe analistëve mbi atë që po ndodh me USAID-in.
Nga mbrojtja e pyjeve tropikale të Amazonës ; te kujdesi për refugjatët e Mianmarit dhe strehimi i ukrainasve që largohen nga lufta e nisur nga Rusia; mungesa e ndihmës së ofruar nga Shtetet e Bashkuara po ndihet në mbarë botën. Në Uashington, këtë javë, ligjvënësit demokratë protestuan jashtë selisë tashmë të mbyllur të USAID-t dhe jashtë Kongresit.
“Ne do të kundërshtojmë shkeljet që ata kanë bërë lidhur me ndarjen e pushteteve. Shkeljen e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Ne nuk do heshtim. Do të ngrihemi. Do të reagojmë. Do të kundërshtojmë”, tha senatori demokrat Cory Booker.
Më herët gjatë kësa jave, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar,USAID, u vu nën kontrollin e Sekretarit amerikan të Shtetit , Marco Rubio dhe thuajse të gjithë punonjësit e saj janë dërguar me leje të detyruar, pas një urdhëri ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për të pezulluar të gjithë ndihmën për vendet e huaja, ndërsa i nënshtrohet një procesi rishikimi.
“Po shohim se si njeriu më i fuqishëm në botë Donald J. Trump dhe njeriu më i pasur në botë Elon Musk po u heqin paratë dhe ushqimin njerëzve më të varfër në botë”, tha ligjvënësi demokrat Jonathan Jackson.
Ligjvënësit republikanë në Kongres thonë se zoti Trump po ushtron autoritetin e gjerë presidencial për të rivlerësuar agjencitë federale. Zoti Trump po e bën këtë përmes miliarderit Elon Musk të cilin e ka vënë në krye të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, DOGE, që ka si synim shkurtimin e shpenzimeve federale.
“Nuk mendoj se ata po mbyllin agjencinë, por besoj se kanë të drejtë të rishikojnë shpenzimet, si janë marrë vendimet dhe cilat përparësi janë financuar. Mendoj se kjo vlen për çdo administratë. Kur vjen administrate e re, ka shumë programe të autorizuara dhe të financuara përmes asaj agjencie (USAID-it), disa të cilat mendoj se po funksionojnë siç ishte parashikuar, disa jo”, tha John Thune, udhëheqës i shumicës në Senat.
Analistja Claire Finkelstein i tha Zërit të Amerikës se kjo është një situate e pashembullt.
“Ka shumë mundësi që të jetë një shkelje e ndarjes së pushteteve që dega e ekzekutive të përpiqet të mbyllë plotësisht agjencitë që janë ngritur nga Kongresi, i cili po ashtu miraton fondet, edhe pse kjo degë e ekzekutivit ka autoritet lidhur me mënyrën se si duhen përdorur fondet dhe se si duhet të funksionojë USAID-i”, thotë zonja Finkelstein.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha të martën se ai mbështet përpjekjet për të eliminuar përvetësimet dhe abuzimet, por kritikoi shpejtësinë dhe fshehtësinë e procesit.
“Çfarëdo që po bën Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë nuk është demokraci. Ne e dimë si është demokracia. Transparente. Nuk është sekrete”, tha zoti Schumer.
Demokratët janë zotuar të bllokojnë votimin e të emëruarve të kabinetit Trump dhe të përdorin si mjet trysnie votat e tyre për buxhetin për financimin e qeverisë, për të kundërshtuar ndryshimet në USAID. VOA/
SHBA ngriu fondet/ BE garanton mbështetje për SPAK: Ka prodhuar rezultate të prekshmeNdryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen financiare për SPAK.
Delegacioni BE në Tiranë ka garantuar se fondet për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion do të vazhdojnë sepse ky organ ka bërë punë në luftën ndaj krimit e korrupsionit.
“BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri.
Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve.
Burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.
Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.
SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”, thuhet në reagimin e BE.
Sipas vendimit të firmosur në ditët e para të Trump si president, fondet do të jenë të ngrira për një periudhë 90-ditore për të vlerësuar përputhshmërinë e tyre me politikën e tij të jashtme. Ky urdhër prek jo vetëm Shqipërinë, por edhe vende të tjera të botës që ndihmohen me fonde nga SHBA.
Shtëpia e Bardhë qartëson planin e Presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundërPresidenti Donald Trump tha sot se “nuk do të duhen ushtarë amerikanë” për të zbatuar propozimin e tij që Shtetet e Bashkuara ta marrin nën kontroll Rripin e Gazës dhe për ta zhvilluar këtë territor të shkatërruar nga lufta.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu tha se propozimi i Presidentit Trump për zhvendosjen e palestinezëve do të ishte i përkohshëm. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, ky ndryshim i qëndrimit vjen pas reagimeve botërore dhe paralajmërimit të Kombeve të Bashkuara kundër “çfarëdo lloj spastrimi etnik”.
Mbi 500 mijë palestinezë, rreth një e katërta e popullsisë, janë kthyer në pjesën veriore të Gazës. Ata u shprehën mospërfillës ndaj deklaratave të Presidentit Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do ta merrnin nën kontroll enklavën palestineze.
“Presidenti Trump vetëm mund të ëndërrojë se mund të na zhvendosë, apo të na dëbojë”, thotë palestinezja Samiha Zaher.
Të martën, Presidenti Trump u pyet nëse do të dërgonte trupa amerikane për të marrë Gazën.
“Sa i përket Gazës, do të bëjmë çfarëdo që të jetë e nevojshme. Nëse është e nevojshme, do ta bëjmë këtë. Do ta marrim përsipër atë copë”, deklaroi zoti Trump.
Por të enjten Presidenti Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se “Rripi i Gazës do t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në fund të luftimeve”.
Ai shtoi se palestinezët do të “vendosen në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne, në rajon”.
Ai gjithashtu shtoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë “me ekipe të mëdha ndërtuesish nga e tërë bota” dhe “gradualisht dhe me kujdes do të fillonin të ndërtonin atë që do të shndërrohej në njërin prej projekteve zhvillimore më të mrekullueshme në botë”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt po ashtu qartësoi deklaratat e Presidentit Trump të mërkurën.
“Kjo nuk nënkupton prani të forcave në Gazë. Nuk do të thotë se taksapaguesit amerikanë do t’i financojnë këto përpjekje. Do të thotë që Donald Trumpi, i cili është personi më i aftë për të bërë marrëveshje në planet, do të bëjë një marrëveshje me partnerët tanë në rajon”, tha ajo.
Por partnerët e rajonit, përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin, dy shtetet të cilave Presidenti Trump po u bën trysni për të pranuar palestinezët në vendet e tyre, e kundërshtuan këtë ide.
Mbreti Abdullah i Jordanisë u takua me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Aman të mërkurën, ndërkohë që zyrtarë të tjerë të lartë palestinezë u takuan me ministrin e jashtëm të Egjiptit në Kajro. Ata theksuan nevojën për një zgjidhje me krijimin e dy shteteve.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
“Është thelbësore të veprojmë në përputhje me themelin e ligjit ndërkombëtar. Është qenësore të shmangim çfarëdo formë të spastrimit etnik”, tha ai.
Arabia Saudite, që konsiderohet busulle gjeopolitike dhe kulturore e botës arabe, përmes televizionit publik, e bëri të qartë qëndrimin në përkrahje të një shteti palestinez, duke e quajtur atë “të qëndrueshëm, të palëkundur dhe të patundur”.
“Ky qëndrim i palëkundur nuk është i hapur për negociata”
Kjo deklaratë kundërshton pretendimin e Presidentit Trump të bërë të martën se Arabia Saudite nuk po kërkon një shtet palestinez.
“Arabia Saudite do të japë një ndihmë të madhe dhe e ka luajtur një rol të tillë tashmë. Ata duan paqe në Lindjen e Mesme”, deklaroi ai.
Arabia Saudite ishte e përfshirë në negociata me administratën e Presidentit Biden për të njohur Izraelin në shkëmbim të një marrëveshje mbi sigurinë dhe energjinë.
Por bisedimet u ndalën për shkak të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor të vitit 2023 dhe kundërofensivës së Izraelit.
Një marrëveshje me Arabinë Saudite do të zgjeronte Marrëveshjen e Abrahamit, të cilën Presidenti Trump e ndërmjetësoi në vitin 2020, e cila normalizoi marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe shteteve arabe. Rijadi kërkon të jetë më i kujdesshëm, të paktën tani për tani.
“Princi Saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman aktualisht nuk sheh ndonjë përfitim të menjëhershëm për veten nëse i bashkohet planit të Presidentit Trump, i cili përndryshe është fyes dhe e tërë bota duket që ka dalë kundër tij”, thotë Madawi al-Rasheed, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Në mesin e tyre janë vendet armike të Shteteve të Bashkuara, Kina dhe Rusia, por edhe aleatët e saj, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.
“Duhet lejuar kthimi në shtëpitë e tyre. Duhet t’i lejojmë të rindërtojnë dhe ne duhet t’u qëndrojmë me ta gjatë rindërtimit në kërkim të një zgjidhjeje përmes krijimit të dy shteteve”, deklaroi Kryeministri britanik Keir Starmer.
Shtëpia e Bardhë thotë tani se plani i Presidentit Trump është zhvendosja e përkohshme e palestinezëve në një vend tjetër.
“Është vend ku nuk jetohet. Në fakt mendoj se është keq të sugjerohet se njerëzit mund të jetojnë në kushte aq të vështira”, deklaroi zëdhënësja Leavitt.
Ajo tha se Presidenti Trump do të flasë me udhëheqësit rajonalë gjatë ditëve të ardhshme.
Ndërkohë protestuesit u mblodhën në disa qytete amerikane për të protestuar veprimet e Presidentit Trump, përfshirë qëndrimin e tij mbi Gazën./ Zëri i Amerikës
FOTO/ Ky është i riu që vdiq sot në Lezhë, në trup kishte një plumbDalin fotot e 24-vjeçarit që u gjet i pajetë brenda makinës këtë të enjte në Lezhë.

Romario Burgaj, sipas policisë, kishte marrë një plumb në trup.

Ende nuk është konfirmuar nëse i riu është vrarë me armë zjarri apo ka kryer vetëvrasje.

Policia dyshon se mund të bëhet fjalë edhe për vetëvrasje sepse mjeti nuk ka dëmtime të jashtme. Po ashtu, brenda makinës është gjetur vetëm një gëzhojë dhe një pistoletë.