zoom

Day ArchiveGerta Gixhari lë shtëpinë e Big Brother me zarf të zi

Me vendim të Big Brother me zarf të zi, Gerta Gixhari është skualifikuar nga loja.

Vendimi me zarf të zi vjen pas incidentit të ndodhur në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ku Gerta i hodhi alkool në sy Gjestit dhe ky i fundit u lëndua dhe u dërgua në spital.

“Veprimi i Gertës ndaj Gjestit është i pajustifikueshëm, për këtë arsye, Big Brother ka vendosur të skualifikojë nga loja Gertën”-thuhej në zarfin e zi.

Gjesti kërkoi ta përqafonte teksa ajo largohej nga shtëpia, por Gerta e refuzoi.

Trump kërcënon Iranin: Nëse më vrisni mua do të fshiheni si shtet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të martën se ai u ka dhënë udhëzime këshilltarëve të tij që ta zhdukin Iranin nëse do të vritej nga ky shtet.

“Nëse e bëjnë, ata do të fshihen”, ka thënë Trump duke iu përgjigjur gazetarëve ndërsa nënshkroi një urdhër ekzekutiv dhe bëri thirrje për t’i bërë presion maksimal Teheranit.

“Kam lënë instruksione nëse e bëjnë këtë, ata fshihen, nuk do të mbetet asgjë”.

Departamenti i Drejtësisë pati njoftuar në nëntor se një komplot iranian për vrasjen e Trump përpara zgjedhjeve presidenciale ishte ndaluar, raportoi AP.

Departamenti pati njoftuar se zyrtarë iranianë kishin udhëzuar Farhad Shakerin në shtator që të vëzhgonte dhe më pas ta vriste Trump.

Drejtori i Policisë, Ilir Proda mburret me Elbasanin e nënshtruar nga Suel Çela

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, gjatë analizës vjetore në Elbasan dhe Korçë, u mburr se në Elbasan nuk kishte ndodhur asnjë vrasje gjatë vitit 2024.

Kjo lloj mburrje, edhe pse e pavend, nuk qe rastësi, pasi deri në gusht 2024 Proda ka qene vetë drejtor i Policisë së Elbasanit.

“Rritja e forcës policore parandaluese mundësoi që gjatë vitit 2024, në këtë qark të mos kishte asnjë vrasje. Ky rezultat nuk ishte shënuar që nga viti 1989,”- u shpreh i pari i Policisë, i cili dukshëm harroi ngjarjen në qendër të Elbasanit ku një i ri, krejt i pafajshëm, u vra në shtëpinë e tij për shkak të atentatit me tritol që iu bë fqinjeve të tij, motrave Nikolli.

29-vjeçari Enea Thomaraj nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda dhe pas tre muajsh beteje, ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Ngjarja vijon të jetë edhe sot, pa autor.

Statistikat “frytdhënëse” nuk i lanë hapsirë kryepolicit të përmendte në analizë një nga ngjarjet më tragjike që tronditi juglindjen gjatë vitit që lamë pas. Vrasjen e Egli Progës në qytetin e Korçës, ngjarje e cila nxiti polemika, reagime madje edhe protesta në të gjithë vendin.

Marrë të mirëqenë fjalën e Prodës, se asnjë vrasje kriminale nuk ndodhi gjatë vitit 2024, kjo nuk e ndryshon faktin se Elbasani vijon të jetë “Palermo” i Shqipërisë, si një nga qytetet me kriminalitetin më të lartë në vend, i marrë peng prej vitesh nga bandat. Dosja “Suel Çela” do të nxirrte zbuluar përfshirjen e policisë në hesapet e bandave, si informatore e tyre dhe bashkëpunëtore.

Suel Çela vijon ende sot të mbetet i lirë, teksa media të ndryshme raportojnë se ai po vijon të fshihet në qytetin e Elbasanit. Pak javë më parë, një denoncim për Qytetarin Digjital bëri me dije se anëtarë të bandës së Çelës dhunuan kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, në zyrën e tij.

Drejtori i Përgjithshëm u ndal edhe në zgjedhjet e 11 majit, duke kërkuar nga të gjitha strukturat policore të jenë të baraslarguara nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore.

Si për ironi të fatit, Elbasani është pikërisht vendngjarja e një nga skenave më të rënda të krimit që lidhen me zgjedhjet në dekadat e fundit. Vetëm katër ditë para votimeve të 25 prillit të katër viteve më parë, u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën disa të tjerë për shkak të çështjeve elektorale. Hetimet zbuluan më vonë se nëse policia do të kishte ndërhyrë, ngjarja do të ishte parandaluar. Zoom.al/

U “ngjir” në kuvendin rinor të PS/ I riu “shpërblehet” menjëherë nga Bashkia Lezhë

Gjatë Kuvendit Kombëtar rinor të Partisë Socialiste të zhvilluar para disa ditësh, fjalimet e disa të rinjve u bënë viralë për shkak të elozheve të tyre ndaj arritjeve të PS-së, por dhe kryeministrit Edi Rama.

Një ndër fjalimet më virale ishte edhe të riut Andon Gjoni nga Lezha që tha mes të tjerash: “Në trurin tim, PS-ja funksionon si një orbitë, si një sistem diellor, si dielli që ka gravitetin dhe sjell planetet. Dhe ne sillemi rreth diellit me gravitet”.

Por elozhet ndaj partisë duket se janë shpërblyer.

Bashkia e Lezhës ka vendosur të emërojë pikërisht Andon Gjonin si administrator të njësisë Shënkoll.

“Andon Gjoni do te jete Administratori i ri Njesise Shenkoll, duke zevendesuar ne kete post Ernest Rakajn, i cili do te marre drejtimin e Sigurimeve Shoqerore. Prezantimi i administratorit te ri u be nga nenkryetarja e Bashkise Lezhe Brikena Vuksani”, sipas njoftimit të Bashkisë së Lezhës.

E fundit/ Plagosje e rëndë në qendër të Korçës

Një person ka mbërritur në spitalin e Korçës mbrëmjen e kësaj të marte për mjekim të palgëve të shkaktuara me mjet prerës.

Policia ka identifikuar 40-vjeçarin ndërsa mbeten të paqarta në çrrethana është qëlluar ai.

Paraprakisht dyshet se plagosja mund të ketë ndodhur në qendër të qytetit juglindor në afërsi të Katedrales.

Një person ende i paidnetifukuar për policinë ka qëlluar tri herë 40 vjeçarin Ergyst Shtylla duke e lënë të plagosur rëndë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërkohë që ka edhe persona të shoqëruar për tu pyëtur nëse kanë dijeni.

Pamje të rënda/ Çfarë ndodhi brenda shkollës ku u vranë 10 personat

Mediat suedeze kanë publikuar pamje të reja nga brenda ambjenteve të shkollës ku ndodhi masakra me 10 të vdekur këtë të martë.

Në videon e mëposhtme duket autori teksa ecën i armatosur në kampusin universitar ku ndodhi ngjarja.

🚨‼️🇸🇪: MASS SCHOOL SHOOTING OREBRO, SWEDEN:

Chilling footage of the alleged active shooter going door to door inside the facility, which was an education centre/school for adults and immigrant students. pic.twitter.com/XSzxAhRWm1

— LeanneSpurs 🇬🇧 (@LeanneSpurs) February 4, 2025

Në pamje të tjera të publikuara nga personat që ndodheshin brenda godinës shfaqen momentet e tmerrit dhe panikut.

Schoolchildren hiding in class rooms without knowledge of what’s going on as a shooter is actively opening firearms at other people.

According to Swedish papers, the shooter has shot himself dead. #Sweden #School #Shooting #Orebro pic.twitter.com/hgJNK4e9mc

— Daily Monitoring (@Daily_Mon_) February 4, 2025

Sipas autoriteteve vendase, pasi kreu masakrën, autori vrau edhe veten.

Përveç viktima disa persona të tjerë mbetën të lënduar. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe motivin.

Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë, do të organizojnë kampionatin Euro U21

Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore të Kampionatit Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027.

Më 4 shkurt, UEFA konfirmoi se ky kampionat do të organizohet nga dy shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi në muajin maj të vitit të kaluar se u bë bashkë me atë të Serbisë për ta planifikuar organizimin e turneut me 16 kombëtare, i cili zhvillohet çdo dy vjet, ajo u përball me shumë kritika, sidomos në Kosovë.

Ndërkaq, grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si “Tifozat Kuq e Zi”, kishte kërcënuar se do ta ndërpresë mbështetjen për kombëtaren, për shkak të këtij organizimi.

Si Shqipëria, ashtu edhe Serbia, janë përballur me sanksione nga organi qeverisës i futbollit evropian për shkak të incidenteve mes tifozëve.

Më 2014 në Beograd ndodhi një incident gjatë ndeshjes mes dy ekipeve, kur një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” hyri në stadium, gjë që nxiti një përleshje mes lojtarëve të Shqipërisë dhe Serbisë dhe ndaj tifozëve.

Pavarësisht këtyre incidenteve, federatat e Shqipërisë dhe Serbisë u bënë bashkë vitin e kaluar dhe planifikuan organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit.

Për këtë kampionat kërkohen tetë stadiume, ku do të luhen 31 ndeshje.

UEFA tha se ndeshja hapëse e kampionatit do të mbahet në Serbi, ndërkaq ndeshja finale në Shqipëri.Rel/

5 ushqimet që rrisin imunitetin këtë periudhë

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen.

Më poshtë janë disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të ruani energjitë, edhe në ditët më të ftohta të vitit.

Agrumet

Agrumet janë të pasura me vitaminë C, e cila nxit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe forcon sistemin imunitar. Mundohuni ta filloni ditën tuaj me një gotë lëng portokalli natyral.

Xhenxhefil

Xhenxhefili ka veti anti-inflamatore dhe është ideal për të luftuar dhimbjet e fytit. Shtoni atë në pije ose supa për të shijuar përfitimet e tij dhe për të forcuar sistemin tuaj imunitar.

Spinaq

Spinaqi është i pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe beta-karoten, të cilat forcojnë mbrojtjen e trupit.

Kos

Kosi përmban probiotikë, të cilët promovojnë shëndetin e zorrëve, ku ndodhet pjesa më e madhe e sistemit tonë imunitar. Zgjidhni kos pa sheqerna të shtuar për përfitim maksimal.

Bajame

Bajamet janë të pasura me vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave imune. Konsumimi i disa bajameve mund t’ju japë energjinë dhe mbrojtjen e nevojshme.

Po ashtu e rëndësishme është që të hidratoheni dhe të kryeni rregullisht aktivitet fizik./ Living

Tarifat e SHBA trembin investitorët e ushqejnë inflacionin

Tarifat doganore të Donald Trumpit kundër Kanadasë, Meksikës dhe Kinës i kanë rënduar tregjet botërore. Rendi i tregtisë botërore është i kërcënuar nga “kaosi”, sipas ekonomistëve.

Çmimet e aksioneve ranë në mbarë botën, dollari u rrit, çmimet e naftës u rritën dhe u përgatitën kundërmasa: Këto ishin reagimet e menjëhershme ndaj tarifave të reja të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës.

Trumpi kishte njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa shtesë prej 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika duke filluar nga e marta (4 shkurt 2024), ndërsa tarifat ekzistuese për produktet nga Kina do të rriten me dhjetë përqind. Importet e energjisë nga Kanadaja do t’i nënshtrohen një tarife dhjetë për qind.

Megjithatë, edhe para se tarifat të hynin në fuqi, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum njoftoi të hënën (3 shkurt 2015) se kishte pasur një “bisedë të mirë” me Trumpin. Shtetet e Bashkuara fillimisht do të pezullojnë tarifat për produktet meksikane për një muaj.

Masat tarifore të Trumpit janë të paprecedenta në shtrirjen e tyre, duke prekur tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës në të njëjtën kohë. Ekonomistët druhen se kjo do të dëmtojë rritjen ekonomike në SHBA dhe në mbarë botën.

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se dëshiron të përdorë tarifat për të eliminuar çekuilibrat e mëdha tregtare dhe për të luftuar trafikun e drogës dhe migrimin e paligjshëm.

Carsten Brzeski, kryeekonomist në ING Bank në Gjermani, i sheh tarifat si fillimin e një “lufte tregtare të plotë që mund të përshkallëzohet”. “Donald Trump jo vetëm që leh, por edhe kafshon”, tha Brzeski për DW. “Dhe duke bërë këtë, ai po përmbush premtimet e tij të fushatës.”

Kërcënimi i një lufte tregtare rëndon mbi tregjet

Në përgjigje të njoftimit të tarifave doganore të Trumpit, indekset e aksioneve aziatike humbën deri në dy për qind të hënën. Disa bursa evropiane, duke përfshirë ato në Frankfurt dhe Paris, shënuan humbje të ngjashme. Trumpi kishte njoftuar se do të vendoste tarifa të ngjashme për produktet nga Bashkimi Evropian “mjaft shpejt”.

Aksionet e prodhuesve evropianë të automobilëve gjithashtu ranë ndjeshëm të hënën. Prodhuesit gjermanë të automobilëve në veçanti, të cilët kanë fabrika edhe në Meksikë dhe eksportojnë makina nga atje në SHBA, ka të ngjarë të goditen rëndë nga tarifat e reja. Rreth dy të tretat e automjeteve Volkswagen të furnizuara në SHBA janë prodhuar në Meksikë.

Justin Trudeau njoftoi se më shumë se 100 miliardë dollarë importe amerikane do t’u nënshtrohen tarifave 25%. Trudeau flet ne podium.Justin Trudeau njoftoi se më shumë se 100 miliardë dollarë importe amerikane do t’u nënshtrohen tarifave 25%.

Zinxhirët e furnizimit për automjetet e shitura në SHBA janë komplekse, me produkte dhe komponentë paraprakë që shpesh kalojnë kufijtë kombëtarë disa herë. Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) i quajti tarifat një “pengesë të rëndësishme për tregtinë globale të bazuar në rregulla”.

Peso meksikan, dollari kanadez dhe euro ranë kundrejt dollarit amerikan. Euro humbi 2.3 për qind, duke rënë në nivelin më të ulët që nga nëntori 2022.

Çmimet e naftës gjithashtu u rritën më shumë se dy për qind. Tregtarët kanë frikë nga ndërprerjet e furnizimit për shkak të tarifave në eksportet kanadeze të energjisë. Trumpi kishte kërcënuar gjithashtu më shumë tarifa për sektorin e naftës dhe gazit, por nuk dha detaje.

Po përgatiten kundërtarifat

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi se më shumë se 100 miliardë dollarë importe amerikane do t’u nënshtrohen tarifave 25%. Raundi i parë do të fillojë këtë javë.

Disa provinca kanadeze kanë njoftuar gjithashtu masat e tyre hakmarrëse, duke përfshirë ndalimin e shitjes së alkoolit amerikan.

Në shërbimin X, Trudeau bëri thirrje për bojkot të produkteve amerikane dhe i kërkoi publikut të “zgjidhte produktet e bëra këtu në Kanada”. Në një fjalim, Trudeau paralajmëroi amerikanët se tarifat mund të rrezikojnë vendet e punës në SHBA dhe të rrisin koston e ushqimit dhe benzinës.

Para bisedimeve të saj me Trumpin, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum kishte udhëzuar ministrin e saj të ekonomisë të zbatonte “Planin B”, i cili përfshin kundërmasa ende të paspecifikuara, përfshirë tarifat.

Nga ana e saj, Kina tha se “do të marrë kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj”. Pekini tha se masa e Trumpit shkel rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe njoftoi një padi.

Trumpi “duket se nuk bën dallim mes miqve dhe armiqve”, tha për DW Rüdiger Bachmann, profesor i ekonomisë në Universitetin e Notre Dame në shtetin amerikan të Indianës. “Kina duket se po pranon një marrëveshje më të mirë se aleatët e saj Kanadaja dhe Meksika.” Trump po e zhyt rendin e tregtisë botërore në “kaos”.

Frikë nga inflacioni dhe recesioni
Sipas Deutsche Bank, tarifat e reja do të prekin 44% të të gjitha importeve amerikane me vlerë rreth 1.35 trilion dollarë. Si rezultat, inflacioni mund të rritet me një përqind për konsumatorët amerikanë, masat do të nënkuptojnë çmime më të larta për mallra si nafta, pajisjet elektronike dhe ushqimet, duke përkeqësuar rritjen e çmimeve në këto zona. Inflacioni më i lartë mund të bëjë që Rezerva Federale e SHBA të mbajë nivelin aktual ose të rrisë normat e interesit.

Institucioni më i madh financiar i Gjermanisë shtoi se tarifat doganore të qëndrueshme do të kishin një “ndikim ekonomik shumë më të madh” në ekonomitë kanadeze dhe meksikane sesa Brexiti në atë britanike. Analistët e bankës besojnë se të dy vendet mund të hyjnë në një recesion si rezultat.

Për industrinë amerikane të automobilave, tarifat mund të shkaktojnë kosto shtesë që arrijnë në 60 miliardë dollarë, raportoi Bloomberg të hënën, duke cituar një studim nga konsulenca e automobilave AlixPartners. Të dhëna të tjera nga Wolfe Research parashikuan se çmimi mesatar i një makine të re në SHBA mund të rritet me rreth 3.000 dollarë.

Ministrja e Jashtme e BE, Kaja Kallas tha të hënën se “nuk ka fitues në luftërat tregtare”. “Ne evropianët kemi nevojë për Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për ne,” vazhdoi Kallas.

Pas marrjes së detyrës më 20 janar, Trump urdhëroi një hetim nëse vende të tjera po taksonin kompanitë amerikane në mënyrë të padrejtë. Në këtë rast, fokusi është kryesisht në vendet e BE; rezultatet do të publikohen më 1 prill./ DW

“Dëgjuam zhurma dhe britma”/ Rëndohet bilanci në Suedi, 10 të vdekur nga sulmi me armë

Rritet numri i viktimave nga sulmi me armë që u regjistrua pasditen e kësaj të marte në një shkollë në Suedi.

Sipas mediave të huaja, nga të shtënat janë të paktën 10 persona të vdekur, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Autori, pasi hapi zjarr në një kampus shkollash në qytetin Örebro, qëlloi edhe veten.

Policia tha se po përpiqet të përcaktojë një motiv të mundshëm të sulmit.

Studentët po transferohen, ndërsa bëhet thirrje që të qëndrohet larg vendit të ngjarjes sepse mund të ketë ende rrezik.

Një dëshmitar okular tregoi çfarë dëgjoi dhe pa në ato momente.

“Dëgjuam tre zhurma dhe britma të forta. Tani jemi ulur këtu duke pritur që të evakuohemi nga shkolla. Informacioni që kemi marrë është se duhet të ulemi dhe të presim”, tha Andreas Sundling, 28 vjeç.