zoom

Day ArchiveElon Musk shpërthen kundër USAID: Organizatë kriminale, e lidhur me Soros

Miliarderi Elon Musk ka sulmuar Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, që sipas tij është një organizatë kriminale.

Në rrjetin social “X”, Musk shprehet se USAID është një organizatë kriminale dhe se ka ardhur koha që ajo të vdesë.

 

Seria e postimeve të Musk në Twitter për USAID-in përfshin gjithashtu një koment se “USAID është një gropë gjarpri e marksistëve të majtë radikalë që urrejnë Amerikën”, në përgjigje të postimit të një përdoruesi që shumë punonjës të agjencisë së inteligjencës kishin konfirmuar se “nëse do të shihni vetëm 10 për qind të asaj që kishin parë ata, do të habiteshit.”

Ai ka vijuar sulmet ndaj USAID-it duke thënë se ka financuar kërkime për armë biologjike.

“A e dini se USAID, duke përdorur dollarët TUAJ të taksave, financoi kërkime për armët biologjike, përfshirë COVID-19, që vrau miliona njerëz?”- shkruan Musk.

Elon Musk: USAID është një organizatë kriminale, ka ardhur

Po kështu, Musk vijoi me të tjera akuza të rënda:

“Pse USAID dha 27 milionë dollarë për sponsorin fiskal në SHBA të grupit që kontrollon prokurorët e financuar nga Soros dhe u tregon atyre cilët qytetarë dhe politikanë amerikanë të ndjekin penalisht?”

Komentet e Elon Musk për agjencitë e financuara nga Departamenti i Shtetit nuk përfunduan vetëm me USAID-in, pasi ai përmendi gjithashtu National Endowment for Democracy (NED) në tweet-et e tij, i cili njihet për financimin e projekteve të zhvillimit të demokracisë në mbarë botën.

Musk shkroi në një nga postimet e tij në Twitter se “NED është një mashtrim”, i cili ishte në përgjigje të një postimi të një prej përdoruesve, i cili shkroi “20 shembuj të korrupsionit që përfshin NED, bazuar në informacionin e disponueshëm”.

Zyrtarë të lartë të USAID janë pezulluar nga detyra pasi u përpoqën fizikisht të ndalonin DOGE (ekipi i Elon Musk) nga hyrja në sistemet e Agjencisë.

Dy zyrtarë të USAID, John Voorhees dhe zëvendësi i tij u pezulluan nga detyra të shtunën vonë në mbrëmje, pasi refuzuan t’u lejonin anëtarëve të DOGE hyrjen në sistemet e USAID. Anëtarët e DOGE kërcënuan se do të thërrisnin policinë pasi u refuzua hyrja. Ata po përpiqeshin të kishin akses në dosjet e sigurisë dhe personelit.

Zyrtarët federalë janë të shqetësuar se Trump po përpiqet të përfshijë USAID brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-së, si pjesë e një përpjekjeje për të luftuar korrupsionin dhe fryrjen e qeverisë.

USAID ka rreth 10,000 punonjës, pa përfshirë kontraktorët, me 2/3 e tyre jashtë vendit. 60 anëtarë të USAID u pezulluan tashmë javën e kaluar pasi u përpoqën të anashkalonin urdhrin ekzekutiv të Presidentit Trump për ndalimin e ndihmave të huaja./ Zoom.al

Shqipëri, mbetjet urbane dhe ndikimi i tyre në ndotjen e mjedisit

Në Shqipëri, ndërkohë që ekonomia dhe turizmi po njohin rritje, trajtimi i mbeturinave urbane vazhdon të jetë një nga problemet shqetësuese për bashkitë dhe një numër të madh të njësive të tyre vendore. Vështirësitë në grumbullimin dhe trajtimin e tyre kanë bërë që, jo pak biznese dhe familje të hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin e banorëve.

Drejtuesi i shoqatës “Eko Mendje”, Mirsad Basha, thotë se, në përpjekje për të ndërgjegjësuar bizneset dhe komunitetet lokale që jetojnë pranë brigjeve të lumenjve, të rinjtë vullnetarë të shoqatës u bashkuan në Velipojë, në një aksion për pastrimin e vijës bregdetare.

“Për fatin e keq po shikojmë se lumenjtë janë kthyer në kosha mbeturinash ku, çdo lum mbledh mbeturina dhe pastaj i hedh në det. Nuk mundet që vetëm të rinjtë të pastrojnë bregdetin e ndotur. Edhe institucionet duhet të ndërgjegjësohen. Menaxhimi i mbetjeve duhet të jetë më efektiv si dhe ndërgjegjësimi i bizneseve dhe qytetarëve që jetojnë afër lumenjve”, tregon ai.

Rreth 850 mijë ton mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë në Shqipëri, sasi kjo që vjen në rritje, nga viti në vit, edhe për shkak të fluksit të turistëve. Plastika, qelqi, letra dhe kartoni përbëjnë grupin e mbetjeve, pesha e të cilave ka ardhur duke u rritur në strukturën e përgjithshme të mbetjeve të menaxhuara urbane. N

ë pjesën më të madhe mbetjet urbane vazhdojnë të depozitohen në landfille dhe fusha mbetjesh, të miratuara si depozita të përkohshme nga bashkitë. V

ullnetari Ardit Zhuku thotë se, një pjesë e madhe e mbeturinave nuk arrijnë deri aty, pasi shkarkohen në rrugë të jashtëligjshme buzë përrenjve dhe lumenjve, të cilët i transportojnë pastaj në det, duke ndotur edhe vijën bregdetare.

“ Jemi të pafuqishëm përballë kësaj ndotje që po i bëhet natyrës. Po pastrojmë një zonë të ndotur, të cilën e kemi verifikuar këto ditë. Dhe, si gjithmonë bëjmë thirrje që të mbahet pastër dhe gjërat që konsumohen të lihen në vendet e caktuara ose të merren me vete në shtëpi”, thotë ai.

Velipoja edhe në këtë periudhë dimri vizitohet, kryesisht gjatë fundjavave, nga grupe të rinjsh dhe familje. Por ndotja e vijës bregdetare me mbeturina, sipas vullnetares Sugerta Hysenaj, po e dëmton turizmin.

Aksionet e herëpashershme të të rinjve vullnetarë për pastrimin e vijës bregdetare të Adriatikut janë vetëm një sinjal për nevojën e ndërgjegjësimit të institucioneve, komuniteteve lokale dhe bizneseve.

Sipas Mirsad Bashës, nevojitet ngritja e strukturave të reja për kontrollin e menaxhimit në territor të mbeturinave urbane.

“ Gjithmonë kemi thënë se duhet të krijohet një polici mjedisore që të shkojë në terren, të monitorojë situatën mjedisore dhe të vendosë gjoba, jo vetëm për bizneset, por edhe banorët. Sepse, nuk mund të bëhen me dhjetëra aksione pastrimi për gabimet që bëjnë disa njerëz. Pra, duhet të krijohen disa struktura të veçanta me synimin që ky problem të mos vazhdojë”, thotë ai.

Vitet e fundit, përmbytjet e përsëritura në zonën fushore të Nënshkodrës janë shoqëruar me ndotje masive të vijës bregdetare nga Velipoja në Mal të Zi e deri në Kroaci, gjë që ka nxitur edhe reagimin e këtyre vendeve për pasojat e ndotjes. VOA/

Merkato e Milanit/ Ibrahimoviç shpjegon lëvizjet dhe çfarë po ndodh me klubin

Zlatan Ibrahimoviç është kthyer në protagonistin kryesor të Milanit edhe pa qenë ai në fushën e lojës.

Suedezi ka qenë personi i cili ka dhënë sinjalizimet për merkaton e lojtarëve dhe lëvizjet e janarit kanë qenë të pazakonta, duke llogaritur se është larguar Alvaro Morata i afruar vetëm pak muaj më parë, ndërsa tani “basti” është Santiago Himenez.

Para derbit ndaj Interit, Ibra foli për mediat italiane, duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur në këto ditë kaotike në klubin kuqezi.

“Alvaro është një njeri dhe lojtar i madh, i uroj më të mirën sepse e meriton. Në disa situata, për arsye të ndryshme, nuk bën “klik”. Më shumë se kaq nuk flas, pasi në futboll ndodh. Kemi marrë Himenez, të cilin e ndiqnim prej shumë muajsh dhe në realitet e dëshironim edhe në verë, por ishte një situatë tjetër. Jemi gati për të, edhe ai është gati. Sot e takova, është i karikuar, ka dëshirë të madhe të fillojë, jemi të gjithë të karikuar”, tha Ibra.

I ngacmuar më pas rreth aftësive të sulmuesit meksikan, Ibrahimoviç nuk shmangu batutat e zakonshme.

“Himenez i fortë si Vieri? Jo, i fortë si Ibra, është nivel tjetër. Në korrik nuk ekzistonte mundësia, tani po dhe kemi bërë një investim të madh”, tha drejtuesi i kuqezinjve.

Përmbytjet në Durrës/ Çohen në SPAK Belinda Balluku dhe Emirjana Sako

Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK, ministren e infrastrukturës dhe energjitikës, Belinda Balluku dhe kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako.

Kjo për shkak të përmbytjeve të pak ditëve më parë në qytetin bregdetar dhe pasojave që mbetën pas.

Denoncimi është bërë për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

Sipas demokratëve, kushtet atmosferike nuk mund të ndryshohen, por në një qeverisje normale Bashkia mund të merrte masa për të parandaluar dëmet e parikuperueshme për familjet, bizneset dhe tokat bujqësore.

Njoftimi i Partisë Demokratike:
Aktualisht vijojnë të jenë rreth 500 familje dhe biznese, përfshirë dhe dhjetra hektarë tokë bujqësore nën ujë. Kushtet atmosferike nuk mund të ndryshohen, por në një qeverisje normale Bashkia mund të merrte masa për të parandaluar dëmet e parikuperueshme për familjet, bizneset dhe tokat bujqësore. Bashkia Durrës, e zhytur kokë e këmbë në korrupsion, vijon të jetë në gjendje kome kur bëhet fjalë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve në situata të katastrofave të tilla, por për të bërë fushatë për kreun e krimit të organizuar, Edi Ramën kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako zgjohet.
Partia Demokratike e cilëson skandaloze situatën e krijuar më 30 janar 2025, ku si pasojë e keqmenaxhimit dhe papërgjegjshmërisë institucionale, përfshirë korrupsionin galopant jo vetëm të kësaj bashkie por të të gjitha bashkive në vend, qindra familje vuajnë pasoja të jashtëzakonshme ekonomike.
Kanalet kulluese në Durrës dhe komunat Ishëm, Manëz, Katund i Ri, Rrashbull ,ish Kënetë, Spitallë e Sukth edhe sot mbeten të bllokuara. Hidrovori dështoj, pasi nga 9 pompa funksionale, vetëm 4 ishin në punë, megjithëse janë 20 milionë dollarë të marra nga fondet e rindërtimit.
Shpërdorimi dhe grabitja e fondeve publike janë e vërteta e përmbytjes së Durrësit.
PD kërkon që, ashtu sikurse e parashikon ligji, të përllogariten dëmet sa më shpejt, për çdo familje e biznes të dëmtuar dhe dëmshpërblimin e tyre të menjëhershëm.
Dëmet e shkaktuara nga kjo përmbytje vlerësohet të jenë mbi 10 milionë euro, të cilat duhet të kompensohen menjëherë sipas ligjit të emergjencave civile.
Partia Demokratike ka vendosur të depozitojë një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së Bashkisë Durrës, znj. Emiriana Sako, zv. kryeministres Belinda Balluku dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim të fondeve publike. Durrësi u përmbyt jo vetëm nga shirat, por mbi të gjitha nga korrupsioni dhe paaftësia e institucioneve. Partia Demokratike do të ndjekë çdo hap ligjor për të çuar përpara drejtësisë përgjegjësit e kësaj katastrofe!
Partia Demokratike gjithashtu i bën thirrje çdo shqiptari që të dal në protestën kombëtare kundër zhvatjes dhe kundër luksit të shfrenuar të Edi Ramës. Më datën 8 shkurt, ora 17:00, të gjithë në Tiranë.

Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen dy makina, disa të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin në afërsi të kryqëzimit të burgut në Shenkoll në aksin Lezhë-Milot.

Si pasojë dy pasagjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.

SIpas informacioneve paraprake, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë goditja që njëri nga automjetet ka marrë nga pas ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

I shpërndante videot intime bashkëshortes, policia vë në pranga 40-vjeçarin

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Rimini të Italisë.

Ai akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të partneres së tij, pasi e filmonte për persona të tjerë.

Mediat italiane raportojnë se partnerja e shqiptarit kishte denoncuar disa ditë më parë në komisariat, duke treguar mavijosje të dukshme në fytyrë, si dhe një frakturë të gojës me dhëmb të thyer, duke deklaruar se ishte sulmuar nga partneri i saj.

Gruaja, e cila synonte të largohej nga ai për shkak të dhunës së mëparshme dhe konsumimit të tepërt të lëndëve narkotike nga i dyshuari, kishte pranuar t’i përgjigjej thirrjes së tij për një takim në një hotel pas disa ditësh diskutimesh. Por, aty nisi tortura e vërtetë.

Për disa orë, ai e mbajti të mbyllur, duke e penguar të largohej dhe të kërkonte ndihmë, duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Hetimet kanë zbuluar se ajo ishte nën dhunën e vazhdueshme të partnerit të saj dhe se i ishin grabitur deri në 20 mijë euro.

Dasmë në BBV/ Kush martohet dhe kush nuk ftohet

Si çdo vit, Big Brother VIP Albania do të organizojë sonte një dasmë festive. Pas një gare të ashpër, çifti i zgjedhur nga banorët për këtë ngjarje është Jozi dhe Loredana.

Ata kanë përzgjedhur dëshmitarët e ceremonisë, me Lorin që zgjodhi Gertën dhe Danjën, ndërsa Jozi zgjodhi G Banin dhe Aldon.

Përgjatë ceremonisë, dy konkurrentët vendosën të mos ftojnë Rozana Radin dhe Laert Vasilin, pas një përplasjeje që ka pasuar mes tyre. Loredana iu drejtua Laertit për sulmet e bëra ndaj Jozit dhe vetes, ndërsa Rozana u kritikua për komentet që kishte bërë në spektaklin e kaluar

Ahengu i dasmës do të fillojë sonte në orën 20:00 dhe mbetet të shihet sesi do të zhvillohet organizimi i kësaj ngjarje të veçantë në shtëpinë e Big Brother.

.

Rikthehen temperaturat e ulëta, si parashikohet moti për javën që vjen

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore me rezultat kryesor të tyre rënien e temperaturave.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët por lokalisht ato do të jenë me intensitet deri dhe mesatar.

Reshjet e shiut të herëpashershme por lokale dhe intensitet (kryesisht) të ulët vijojnë edhe për ditën e Martë deri në orët e mesditës më pas ka ndërprerje të tyre në të gjithë territorin. Gjithashtu moti për ditën e Martë deri në orët e mesditës parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe më pas nisin kthjellimet duke filluar nga zona e veriut e në vijim në të gjithë territorin.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura në rënie në orët e mëngjesit.

Ditën e Premte mbi vendin tonë pritet përsëri depërtimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në orët e pasdites reshjet lokalisht do të jenë me intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Rritet presioni ndaj Vuçiç/ Studentët nuk bëjnë asnjë hap pas

Mijëra studentë në Serbi, të përkrahur edhe nga qytetarë të tjerë, e kaluan natën në afërsi të Urës së Lirisë në Novi Sad, në kuadër të bllokadës 24-orëshe.

Dhjetëra fermerë afruan traktorët e tyre pranë Urës së Lirisë në qytetin verior serb për tju ardhur në mbështetje studentëve dhe për ti mbrojtur ata nga incidentet apo sulmet e mundshme nga simpatizantët e presidentit Vucic.

Qindra qytetarë të zonës u solidarizuan gjithashtu me protestuesit duke iu ofruar pije dhe ushqime. Marshimi dy ditëve të fundit ka tronditur pushtetin e presidentit dhe po vlerësohet si lëvizja më e madhe e protestuesve ndonjëherë në Serbi.

Bllokimi nisi në 1 shkurt, në tremujorin e incidentit në këtë qytet, ku humbën jetën 15 persona, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të qytetit. Studentët besojnë se incidenti ishte pasojë e korrupsionit qeveritar në një projekt të madh infrastrukturor me një kompani shtetërore të Kinës. Protestuesit këkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje që personat që sulmuan demonstruesit nëpër Serbi, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar kohët e fundit, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Autoritetet, në anën tjetër, pretendojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat.

“Më bullizonte”/ 20-vjeçari i djeg makinën kushëririt në Fier

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur më 30 janar në Portëz të Fierit, ku 20-vjeçari Andrea Thimjo, dyshohej se ka djegur me lëndë djegëse automjetin tip” Benz” në pronësi të shtetasit Robert Elmazaj.

Policia ka bërë me dije se autori tashnë k arrestuar, e ka djalë halle të dëmtuarin dhe dy kushërinjtë nuk kanë shkuarje me njëri- tjetrin ndaj kanë pasur konflikte të vazhdueshme, madje i dëmtuari e bullizonte autorin 20-vjeçar.

Andrea Thimjo ka shkuar natën te banesa e djalit të hallës, Robert Elmazaj, ka djegur automjetin me lëndë djegëse, benzinë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes me prova ligjore dhe ka arrestuar shtetasin Andrea Thimjo.