E zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Kinexon, teknologjia e topit ndihmon gjithashtu gjyqtarët e VAR-it të identifikojnë çdo kontakt me topin, duke reduktuar kohën e nevojshme për të zgjidhur incidentet në lojë me dorë dhe penallti.
Aplikacion
Ish-snajperisti i Koshares Musa Smajli, i ftuar në Kojshia Show, ka folur për luftën e zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së kundër serbëve në Kosovë.
Por, moderatori i ka kujtuar një ngjarja ku ish-luftëtari ka qenë duke vrarë një ushtar për një qepë, duke krijuar edhe një moment komik në studio.
“Kjo ngjarje po më prek shumë se je duke më provokuar” u shpreh Musa Samjli duke nxjerrë një armë nga xhepi dhe ia drejton moderatorit, në një skenë të inskenuar.
Më pas ai është ulur sërish në kolltukun e tij duke treguar se si qëndron historia e qepës.
Pjesë nga intervista
Kam marrë informacion se ke dashur të vrasësh një ushtar për një qepë?
E ndjej pak si provokim. Kjo ngjarje po më prek shumë se je duke më provokuar
Pse
Në vijë të frontit…
Je mësuar me njerëz të tjerë të luash dhe të bësh hajgare. Për këtë qepë me vërte kam qenë duke e vrarë Qerimin.
Mos qesh, e kam me gjithë mend (Nxjerr armën dhe i shkon tek tavolina) Edhe ata lapera që kishte jashtë nja 5-6 i ke marrë me vete
Jo si kam marrë me vete. Jo në program me atë
Ti ke bërë shumë programe me njerëz, ke bërë inskenime as me polic, as me askënd ngjarjet e mia janë shumë të vërteta. Provokime
Mos bëj hajgare
Nuk ka o burrë mos bëj hajgare (Fut armën në xhep) Qepa ka të bëjë me një histori të madhe, mua s’më hahej buka, kur pashë që Qerimi nxorri 1 thes qepë dhe i thashë a bëj ta ha një qepë?”, tha “Jo”. I thashë “Një qepë e më hahet bukë”.
Më tha “nëse hanë ushtarët qepë, nuk dalin”. Nuk ma dha dhe ia ktheva kallashin, Arbeni që është akoma gjallë i tha komandatit po e vret Qerimin. Mbaja armën dhe e shaja: Më jep qepën. Tha “Jepja thesin hajvanit se na vrau të gjithëve”. Kush ta kallëzoi punën e qepës, është e vërtetë (Qeshin).
Bundestagu rrëzon mocionin e debatuar për migrantët, vetëm 12 vota ndryshuan lojën
View this post on Instagram
Lehtësimi ishte i madh kur nënkryetarja e Bundestagut, Petra Pau, shpalli rezultatin e votimit të premten në mbrëmje: Një fitore e ngushtë për ata që donin të ruanin distancën nga e djathta ekstreme. Me vetëm 12 vota më shumë, mocioni për “kufizimin e fluksit të migracionit”, i propozuar nga CDU/CSU, u refuzua. Në total, 349 deputetë votuan kundër, 338 pro dhe 5 abstenuan.
Ky projektligj synonte të ashpërsonte rregullat e migracionit dhe t’i jepte policisë federale më shumë kompetenca për dëbime. Por drama e vërtetë nuk ishte tek përmbajtja e tij, por tek mënyra se si CDU/CSU e paraqiti në parlament.Ishte e qartë që kjo nismë mund të kalonte vetëm me ndihmën e votave të AfD-së, diçka që deri më tani kishte qenë tabu në Bundestag. Për dekada, partitë kryesore kishin ruajtur një distancë të fortë nga e djathta ekstreme, por ky votim e sfidoi këtë rregull të pashkruar.
“Një njollë që do t’ju ndjekë gjithmonë”
Në sallën e Bundestagut, temperatura politike ishte në maksimum. Debati filloi katër orë me vonesë, pati shumë ndërprerje të gjata dhe fjalimet ndërpriteshin për shkak të akuzave të ndërsjella. Kreu i grupit parlamentar të SPD-së, Rolf Mützenich, e quajti këtë një moment historik, por jo në sensin pozitiv. “Nëse Unioni mbështetet në votat e AfD-së, kjo do të jetë një njollë që do t’i ndjekë gjithmonë”, paralajmëroi ai.
Konservatorët e kryesuar nga Friedrich Merz, i cili është jo vetëm kryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe i partisë CDU, por edhe kandidati kryesor per kanclear, i hodhën poshte akuzat. “Askush në partinë time nuk i shtrin dorën AfD-së,” tha ai me ton të vendosur. “Kjo parti minon themelet e demokracisë sonë dhe ka synimin të shkatërrojë CDU-në.”
AfD: “CDU/CSU ka kopjuar programin tonë”
Annalena Baerbock, ministrja e jashtme (Të Gjelbrit), kujtoi se parashtrimi i mocionit për ndryshimin e ligjit te migracionit u bë pikërisht më 29 janar, kur Bundestagu përkujtoi edhe viktimat e Holokaustit. “Dita e mërkurë filloi me një përkujtim të viktimave të nazizmit dhe përfundoi me të djathtët ekstremë që qeshnin dhe festonin në parlamentin tonë. Kjo është një thyerje e rëndë e tabuve,” tha ajo. Mesazhi ishte i qartë: CDU/CSU kishte shkelur vijën e kuqe dhe tani duhej të përballej me pasojat.
Deputetët e AfD-së, që me në krye Alice Weidel, si kandidate për kancelare, kanë kohë që po përpiqen ta tërheqin CDU/CSU nga vetja, nuk e fshehën kënaqësinë as të premten: “Një ndryshim i vërtetë në politikën e migracionit mund të vijë vetëm me AfD-në. CDU/CSU e ka kopjuar programin tonë, prandaj po e mbështesim”, tha bashkëkryetari i grupit parlamentar, Bernd Baumann.
Opioni publik pro kufizimit të migracionit, kundër bashkëpunimit me AfD
Megjithëse projektligji u refuzua, çështja që la kjo javë të hapur është se deri ku është e gatshme të shkojë CDU/CSU për të siguruar pushtetin. Sidoqoftë, ky episod i jashtëzakonshëm në Gjermaninë e pasluftës, për momentin duket se nuk ka ndryshuar preferencën e gjermanëve për votim:
Ndërsa 23 shkurti i zgjedhjeve parlamentare sa vjen e afrohet, sondazhet më të fundit vijojnë të kenë në krye: CDU/CSU me 30%, pasuar nga AfD me 20%. SPD dhe të Gjelbrit me 15%, dhe Aleanca Sahra Wagenknecht që arrin në 5%. FDP dhe E majta (Die Linke) rrezikojnë të mbeten jashtë parlamentit, pasi qëndrojnë nën pragun prej 5%.
Një sondazh i shpejtë i televizionit publik gjerman, ARD-së, tregoi se shumica e gjermanëve janë pro shtrëngimit të politikave të migracionit, por po aq gjermanë janë edhe kundër çdo lloj bashkëpunimi me AfD-në.
Beckham më provokues se kurrë! Hyn në dush me të brendshme dhe… i lë pak imagjinatësDavid Beckham bëri bujë në rrjetet sociale me reklamën e re të linjës Bodywear BOSS ONE, ku shfaqet në skena të guximshme.
Ish-futbollisti ka postuar reklamën në Instagram, e cila përfshin pamjet hot, si edhe një skenë sensuale në dush.

Videoja tregon Beckhamin duke dalë nga një Aston Martin DB5, i veshur me një kostum të zi elegant.
Më pas ai shkon në një tunel të ndriçuar, përpara se të fillojë të heqë kostumin e tij, ndërsa qëndron vetëm me një boksera.
Në kulmin e reklamës, ylli 49-vjeçar hyn në dush me të brendshmet e zeza, të cilat lagen nga uji para se t’i heqë.
Trump do të vendosë tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës të shtunën
View this post on Instagram
Presidenti amerikan Donald Trump do të zbatojë të shtunën tarifa prej 25% për importet kanadeze dhe meksikane dhe 10% për mallrat kineze me efekt të menjëhershëm, tha të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
“Presidenti do të zbatojë nesër tarifat 25% për Meksikën, tarifat 25% për Kanadanë dhe një tarifë 10% për Kinën për fentanilin e paligjshëm që kanë lejuar të shpërndajnë në vendin tonë, i cili ka vrarë dhjetëra miliona amerikanë”, deklaroi Leavitt në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Komentet e Leavitt rritën vlerën e dollarit në kursin e këmbimi, veçanërisht kundrejt pesos meksikan dhe dollarit kanadez.
Yield-et e obligacioneve të thesarit gjithashtu u rritën, ndërsa stoqet ndryshuan kursin për të lëvizur më poshtë gjatë ditës. Kur Trump vendosi detyrime ndëshkuese për mallrat kineze në 2018 dhe 2019, zakonisht kishte një vonesë prej dy deri në tre javë që Doganat dhe Mbrojtja Kufitare të fillonin mbledhjen e tarifave, për shkak të njoftimeve të kërkuara për importuesit.
Ndërsa shpallja e tarifave mund të turbullojë tregjet financiare dhe të tensionojë marrëdhëniet e SHBA me dy partnerët kryesorë tregtarë, ofrimi i një afati 28-ditor përpara zbatimit dhe përjashtimet e mundshme do të sugjeronte një qasje më të kujdesshme nga administrata Trump.
Gjithashtu do të blejë kohë për negociata mbi veprimet e Kanadasë dhe Meksikës për të përmbushur qëllimet e deklaruara të Trump për detyrat për t’i bërë presion dy fqinjëve të SHBA-së që të ndalojnë fluksin e emigrantëve të paligjshëm dhe opioideve vdekjeprurëse fentanil përtej kufirit amerikan.
Jetë e shthurur në moshë të madhe! Pse njerëzit mbi 55 vjeç janë brezi i ri problematikPse njerëzit mbi 55 vjeç janë brezi i ri problematik. Brezi “Baby Boomer” po i vazhdon zakonet e këqija deri në pension, shkruan The Economist
Fjalët “komuniteti i pensionistëve” të sjellin ndër mend imazhe të njerëzve të ulur nëpër karrige të lehta, me një pjatë gjellë përpara, duke parë televizor gjatë gjithë ditës. Latitude Margaritaville, një komunitet që po ndërtohet pranë ishullit Hilton Head në Karolinën e Jugut, i hedh tutje gjithë këto stereotipe.
“Kishte një festë toga fundjavën e kaluar”, thotë Lynette, një banore. “Kishte një bandë muzikore dhe u dyndën turmat”.
Barbie, një tjetër “ambasadore” e komunitetit (banorë të punësuar nga zhvilluesit e ndërtimeve për të ndihmuar në shitjen e banesave për të sapoardhurit e mundshëm), e krahason jetesën atje me “nisjen e kolegjit nga e para”. Ajo thotë se ka plot “pije nëpër rrugë, kokteje që pihen ulur mbi beton”.
Nëse banorët e komunitetit Margaritaville janë përfaqësues të grupmoshës së tyre, atëherë do të ketë shumë më tepër festa të tilla.
Të rinjtë në vendet e pasura, këto ditë janë të ngulur përpara celularëve smartphone, më të shqetësuar se brezat e mëparshëm dhe kanë shumë më pak gjasa të përdorin substanca që nxisin dalldinë ose të festojnë të shfrenuar, por gjyshërit e tyre i përkasin një brezi që eksperimentoi me seksin, drogën dhe muzikën rock’n’roll. Me kalimin e viteve, ata nuk po heqin dorë nga zakonet e vjetra.
Kështu, mes moshës më të vjetër, është rritur përdorimi dhe abuzimi i drogës dhe alkoolit. Dhe duke qenë se shumë prej tyre i kanë lënë pas tabutë prej kohësh, po përhapen edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Për shembull, që nga viti 2010, është gjashtëfishuar përhapja e gonorresë tek amerikanët e moshës mbi 55 vjeç.
“Sot, moshat më të mëdha, kanë më shumë gjasa se kurrë për të marrë pjesë në kulturën e takimeve seksuale të rastësishme dhe për të kryer marrëdhënie seksuale pa prezervativë, gjë që mund të jetë nxitur edhe nga disponueshmëria e ilaçeve kundër impotencës dhe rritja e përdorimit të aplikacioneve online për takime romantike për moshat më të mëdha”, vuri në dukje Janie Steckenrider në një studim për revistën Lancet.
ritje të ngjashme vihen re edhe gjetiu. Megjithëse që nga viti 2019 deri në 2023, në Angli, numri i infeksioneve të reja të sifilizit tek të rinjtë ra paksa, te personat mbi moshën 65 vjeç u rrit me 31%.
Kjo duke pasur parasysh se edhe në 5 vitet e mëparshme, kishte pasur gjithashtu rritje të këtij infeksioni. (Për fat të mirë, nuk ka ndodhur kështu me virusin HIV dhe numri i infeksioneve të reja të tij po bie globalisht).
Çfarë po ndodh
Në të kaluarën, rinia revolucionare dhe e shfrenuar ishte një shqetësim për politikanët. Sot, shërbimet publike të vjetruara dhe të tendosura janë kthyer në një shqetësim të madh për politikën kombëtare dhe po nxisin problemet sociale.
Të moshuarit që argëtohen janë të shumtë: numri i njerëzve mbi 65 vjeç po rritet në të gjitha vendet e pasura. Në Britani, ata janë më shumë se një e pesta e popullsisë.
Dhe duan të argëtohen. Në njëfarë mënyre, mund të themi se njerëzit e moshës mbi 55 vjeç dhe nën 75 vjeç, që quhen bashkërisht “Brezi X”, janë tashmë brezi i ri problematik.
Pse janë kaq të papërmbajtur njerëzit e kësaj moshe? Arsyeja e parë ka të bëjë me qëndrimet e këtij brezi ndaj pijeve alkoolike, drogës dhe seksit. Në dy dekadat deri në vitin 2023, përqindja e njerëzve të moshës 18 deri në 34 vjeç në Amerikë që “kanë përdorur rastësisht pije alkoolike”, ra nga 72% në 62%, sipas anketuesit Gallup. Ndërsa tek personat mbi 55 vjeç, përdorimi i alkoolit u rrit nga 49%, në 59%.
Prirje të ngjashme vihen re pothuajse kudo në vendet e pasura.
“Ndërsa australianët e rinj po pinë në nivele më pak të rrezikshme, ka pasur një rritje të madhe të pirjes së alkoolit nga australianët më të mëdhenj në moshë”, raportoi Fondacioni i Alkoolit dhe Drogës, një shoqatë bamirëse australiane, në vitin 2022.
Tani australianët më të vjetër kanë më shumë gjasa për të pirë në nivele të rrezikshme, sesa pjesa tjetër e popullsisë.
Në Francë, konsumi i alkoolit është ulur në të gjitha grupmoshat në vitet e fundit. Por të rinjtë janë ata që po e braktisin më shumë. “Nuk po përcillet më vera si më parë brenda familjeve”, u ankua Bernard Farges, kreu i grupit të industrisë së prodhuesve të verës në Francë, në një intervistë për gazetën financiare Les Echos.
Kjo nuk është e vërtetë vetëm për alkoolin, por edhe për substanca të tjera që stimulojnë mendjen.
Në Amerikë, përdorimi i kanabisit është rritur ndjeshëm midis grupmoshave më të vjetra. Tani kanabisi është i ligjshëm në shumicën e shteteve amerikane dhe ky është brezi që e përdorte më shumë substancën në rini. (Barack Obama, ashtu si Kamala Harris, kanë pranuar se kur ishin gjimnazistë, përdornin kanabisin).
Kjo prirje vihet re edhe në vende të tjera. Në Spanjë, përqindja e personave të moshës 55-64 vjeç që raportojnë se kanë përdorur kokainë vitin e kaluar, është rritur tetëfish në 15 vjet.
Në Angli, njerëzit në të 50-at “po përjetojnë kohërat e rinisë” nëpër festivale, thotë Fiona Measham, një akademike në Universitetin e Liverpool-it që studion përdorimin e drogës dhe alkoolit.
Divorcet
Një tjetër problem është seksi. Shkalla e divorcit në vendet e pasura në përgjithësi po bie (në fakt, arsyeja kryesore për këtë është se po martohen më pak njerëz dhe në përgjithësi njerëzit që martohen presin më gjatë derisa të gjejnë partnerin me të cilin duan të martohen).
Por nivelet e divorcit po rriten mes pensionistëve. Në vitin 2022, u divorcuan më shumë çifte japoneze se kurrë më parë për ata që kishin mbi 20 vite martese, edhe pse normat e divorcit ranë për grupet më të reja.
Më shumë se një në katër amerikanë mbi moshën 60 vjeç jetojnë vetëm. Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata po kryejnë më pak marrëdhënie seksuale.
Një studim në Holandë zbuloi se përqindja e njerëzve mbi 75 vjeç që raportojnë se janë seksualisht aktivë, u rrit nga 16% në vitin 2014, në 27% më pak se një dekadë më vonë.
Të moshuar të dalldisur
Sjellja e brezit më të vjetër bie ndesh në mënyrë të habitshme me sjelljen e fëmijëve të tyre, të cilët po tregohen çuditërisht të përmbajtur. Por ky brez, në fakt, ka qenë gjithmonë i rrëmujshëm. Amerikanët e sotëm të moshës së mesme kanë lindur nga prindër që kishin përjetuar luftën, më pas u martuan të rinj, bënë fëmijë herët dhe i rritën ata me një vëmendje minimale.
Kështu, ky brez u rrit duke thithur tymin e benzinës me plumb (që mendohet se shkakton sjellje impulsive) dhe duke vënë re shembjen e tabuve shoqërore. Ata kishin qasje në kontraceptivë, abort dhe muzikë pop.
Ka edhe faktorë të tjerë. Ata që dalin në pension tani, janë shumë më të pasur se në të kaluarën. Në vitin 1993, pak më shumë se gjysma e njerëzve mbi moshën 65 vjeç në Britani, zotëronin shtëpi. Tani tre të katërtat janë pronarë shtëpish.
Së dyti, ata kanë më pak përgjegjësi.
Nga vitet 1970 e tutje, me rritjen e pjesëmarrjes së femrave në tregun e punës, gjyshërit morën përsipër kujdesin për fëmijët. Por në dekadën e fundit, shkalla e lindjeve është ulur, që do të thotë se më shumë të moshuar nuk kanë fare fëmijë apo nipër. Dhe ata që kanë, nuk janë aq të zënë sa në të kaluarën.
Tani punësohen dado me pagesë dhe në disa vende, qeveria jep subvencione për çerdhe. Në Holandë, për shembull, vetëm 2% e gjyshërve raportojnë se duhet të kujdesen shumë shpesh për fëmijët. Kjo lë më shumë kohë për pije alkoolike dhe qejfe.
Cilat janë pasojat e gjithë kësaj?
Kur rinia bëhet më “e shthurur”, kjo shpesh shihet si një simbol i rënies sociale. Njerëzit nuk shqetësohen zakonisht për prindërit e këtyre të rinjve. Në mënyrë të ngjashme, anketat e qeverive për alkoolin, lojërat e fatit, pirjen e duhanit dhe fushatat e edukimit që synojnë t’i ndalojnë ato, përqendrohen tek të rinjtë.
Administrata Amerikane e Abuzimit me Substancat dhe Shërbimeve të Shëndetit Mendor, e cila vëzhgon përdorimin e drogës në vend, i ndan studimet e saj në dy grupe: nën 25 vjeç dhe pjesa tjetër.
Por në fakt, siç kanë vënë re edhe teleshikuesit e shfaqjes televizive “Shameless” që tregon jetën e të dehurve në të 50-at dhe 60-at, jeta e shkujdesur në çdo moshë, ka një kosto, si për individët, ashtu edhe për shoqërinë në tërësi.
Këta persona të moshës së mesme, sidomos ata që marrin pjesë nëpër festat e alkoolit në Margaritaville, do bënin mirë të kujtohen, apo ndoshta të mësojnë për herë të parë, se infeksionet seksuale mund të përhapen shumë lehtë.
“Njerëzit e moshave më të mëdha po nisin lidhje dashurore dhe po kryejnë marrëdhënie seksuale të rastësishme”, thotë Imara Canady nga Fondacioni i Kujdesit Shëndetësor për AIDS, një organizatë bamirëse e cila kohët e fundit filloi një fushatë reklamimi që nxiste të moshuarit të testoheshin për virusin HIV dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme.
Marrja e drogës në moshë të mesme ka gjithashtu pasoja. Në Angli dhe Uells, vdekjet e njerëzve mbi 50 vjeç përbënin më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve nga keqpërdorimi i drogës në vitin 2022, nga vetëm 13% dy dekada më parë.
Shumë prej atyre që vdesin janë të varur nga heroina dhe e kanë përdorur drogën për dekada të tëra. Ama, jo të gjithë.
Vdekjet e shkaktuara nga kokaina tani janë më të shumta në numër te moshat më të pjekura, sesa te të rinjtë. Në periudhën 2018-2022, vdiqën 38 njerëz mbi moshën 50 vjeç nga mbidoza e ekstazës (një drogë që zakonisht përdoret nga adoleshentët).
Zonja Measham nga Universiteti i Liverpool-it gjithashtu drejton një organizatë bamirësie që mundëson komplete testimi për njerëzit që të sigurohen që drogat e tyre të paligjshme të mos jenë të kontaminuara.
Ajo thotë se më të vjetrit shpesh janë më të pakujdesshëm se të rinjtë. “Të rinjtë kërkojnë të dhëna ose këshilla”, thotë ajo. “Kurse më të mëdhenjtë mendojnë se nuk kanë nevojë për to”.
Infeksioni dhe vdekja e hershme janë vetëm disa nga problemet më të dukshme. Disa persona të moshës së mesme po shkaktojnë vetë dëme më të drejtpërdrejta: ata përbëjnë një përqindje në rritje të njerëzve që po arrestohen dhe po dënohen për krime.
Dihet mirë se burgjet e Amerikës po mbushen gjithnjë e më shumë me të burgosur të moshave më të mëdha. Ajo që shpesh anashkalohet, është se kjo nuk ka ndodhur tërësisht prej plakjes së të burgosurve.
Mosha e mesme përbën gjithashtu një pjesë më të madhe të kriminelëve të sapodënuar. Sipas të dhënave të FBI-së, nga viti 1992 deri në vitin 2022, mes burrave të arrestuar, përqindja e moshës mbi 50 vjeç u trefishua nga 5% në 15%. Në terma absolutë, numri u rrit me gati 40%, edhe pse ranë arrestimet e grupmoshave të tjera. Prirje të ngjashme vërehen në vende të tjera.
Njerëzit e moshës së mesme duken edhe më të prirur ndaj dhunës politike. Një brez më parë, ideja e tërbimit të pensionistëve dukej qesharake. Por kur shpërthyen trazirat kundër emigracionit në të gjithë Anglinë në gusht 2024, një nga të arrestuarit në Liverpool ishte William Nelson Morgan, një gjysh 69-vjeçar.
Në seancën e tij gjyqësore, ai u bërtiti policëve që e arrestuan: “Unë jam 70 vjeç, dreqi e mori”. Polici ia ktheu: “Atëherë pse dreqin ishit në një trazirë të dhunshme?”
Në mënyrë të ngjashme, nga të arrestuarit dhe të akuzuarit pas trazirave në Uashington më 6 janar 2021, pothuajse gjysma ishin mbi 40 vjeç dhe mosha më e vjetër ishte 81 vjeç.
Nga gratë e arrestuara (një numër më i vogël), rreth një e treta ishin rreth të 50-ave, shumë më tepër se çdo grupmoshë tjetër.
Ndoshta kjo ndodh për shkak se personat e këtij brezi kanë prirjen për të qenë shumë të pakënaqur. Sondazhet tregojnë se ata janë më pesimistë për të ardhmen sesa të rinjtë.
Njerëzit gjithmonë janë bërë më pesimistë me kalimin e moshës, megjithatë ka arsye për të menduar se ky brez është veçanërisht dhe çuditërisht i zymtë.
Një studim nga Pew, i botuar një dekadë më parë, zbuloi se “Në matjen e cilësisë së jetës, të dhënat tregojnë se personat e brezit ‘Baby Boomers’ (60 deri 79 vjeç), në përgjithësi janë renditur më poshtë se grupmoshat e tjera, për dy dekadat e fundit”.
Të dhënat më të fundit nuk kanë shënuar përmirësime. Për më tepër, disa të dhëna të tjera, tregojnë se personat e brezit “Baby Boomer” (dhe brezit X, të lindur midis viteve 1965 dhe 1981), janë breza mjaft të zymtë.
Për shembull, shifrat e Britanisë tregojnë se në dekadën deri në vitin 2023, shkalla e vetëvrasjeve u rrit ndjeshëm për personat e moshës 45 deri në 65 vjeç, dhe ra për ata më të moshuar dhe më të rinj.
Është e qartë se jo të gjithë po lulëzojnë në pleqëri. Edhe pse personat e brezit “Baby Boomer”, në përgjithësi po ecin mirë financiarisht (ata zotërojnë gjysmën e pasurisë në Amerikë, sipas Rezervës Federale), shumë prej tyre po ndiejnë një tendosje.
Njerëzit mbi 60 vjeç në Amerikë kanë pësuar më shumë se një të katërtën e sekuestrimeve të shtëpive, nga vetëm një në dhjetë, 20 vjet më parë, dhe ka pasur një rritje të ngjashme të falimentimeve, sipas të dhënave nga Rezerva Federale e Nju Jorkut. Të gjitha këto janë të shtrenjta.
Dhe ana negative e kujdesit më pak të lodhshëm për fëmijët, është se do të ketë më pak nipër e mbesa të rinj përreth për t’i bërë shoqëri gjyshes dhe gjyshit.
“Të moshuarit e izoluar dhe të vetmuar kanë qëndrime më të gjata në spitale, si dhe norma më të larta të shtrimit urgjent dhe të rispitalizimit, si dhe kanë më shumë gjasa të pranohen më herët në kujdesin infermieror”, raportoi në vitin 2022 një studim i publikuar nga Qendra Europiane për Politikat e Mirëqenies Sociale, një think-tank me seli në Vjenë.
Drejt alkoolit
Këto probleme mjaftojnë për të shtyrë dikë drejt pijeve alkoolike. Kur Jimmy Buffett shkroi këngën “Margaritaville” në vitin 1977, ai ishte vetëm 31 vjeç. Me siguri nuk e dinte sa profetike do të ishte kjo këngë.
Ajo është një vajtim i hidhur për jetën e një njeriu në depresion, që rri gjithë ditën në plazh dhe pi alkool.
“Por ka alkool në koktej/Dhe së shpejti do të bëhet/Ajo përzierje e ngrirë/Që më ndihmon të jetoj”. Buffett vdiq në vitin 2023, në moshën 76-vjeçare.
Megjithatë, sot Margaritaville është kthyer në një vend të njëmendtë. Ose mund të themi se ka shumë prej tyre. Është një zinxhir baresh, vendpushimesh dhe tani, më e rëndësishmja, një komunitet pensionistësh: ka dy në Florida, si dhe një në Karolinën e Jugut.
Është një vend që mbase përfaqëson më së miri ambiciet e brezit “Baby Boomer” pas daljes në pension.
Gjatë pjesës më të madhe të periudhës së pasluftës, alkoolizmi, droga dhe shtatzënitë u rritën mes të rinjve. Dhe pastaj arriti një pikë kur rritja u ndal. Brezat që tani po plaken duke bërë një jetë të shthurur, e kanë bërë atë edhe në rini, edhe në moshën e mesme.
Kështu që nuk mund të bëhet ndonjë gjë për sjelljen e tyre të tanishme. Nëse ata zgjedhin të jetojnë duke pirë alkool pa masë, askush nuk mund t’i ndalojë, përveç kohës.
Adidas zbulon topin zyrtar për Kupën e Botës FIFA 2025Adidas ka zbuluar topin zyrtar për Kupën e Botës FIFA 2025, e cila do të luhet nga 14 qershori deri më 13 korrik.
Dizajni i topit është frymëzuar nga vendi pritës, me grafika dhe emblema që festojnë trashëgiminë e Shteteve të Bashkuara.
Në një sfond margaritar, topi përfshin yje dhe vija në të kuqe, të bardhë dhe blu, ngjyra përfaqësuese të flamurit kombëtar. Ka edhe detaje të argjendta dhe logoja zyrtare e turneut ‘FIFA Club World Cup 25’ në ngjyrë të bardhë dhe të artë.
Sipas kompanisë gjermane, topi është projektuar për të ofruar saktësi më të madhe në lojë, duke përfshirë teknologjinë PRECISIONSHELL, me një dizajn me 20 panele me brazdat e relievit të vendosura në mënyrë strategjike në sipërfaqen e topit duke ofruar saktësi maksimale.
Gjithashtu përfshin teknologjinë CTR-CORE për të siguruar formë uniforme dhe mbajtje të shkëlqyer të ajrit për lojë të shpejtë dhe të qëndrueshme.
Teknologjia përfshin një sensor lëvizjeje IMU 500 Hz në qendër të topit. Ky sensor, i mundësuar nga një bateri e ringarkueshme me induksion, ofron të dhëna në kohë reale për lëvizjen e topit.
Ky informacion, i kombinuar me pozicionin e lojtarëve dhe duke përdorur inteligjencën artificiale, i ndihmon gjyqtarët të marrin vendime më të shpejta gjatë lojës . Ai gjithashtu e bën më të lehtë punën e VAR-it duke identifikuar çdo prekje të topit dhe duke zvogëluar kohën e nevojshme për të zgjidhur incidentet që lidhen me topat me dorë dhe penalltitë.
Teknologjia dërgon të dhëna të sakta të topit në kohë reale te gjyqtarët e videove, të cilët, duke kombinuar këtë informacion me të dhënat e pozicionit të lojtarëve dhe duke aplikuar inteligjencën artificiale, mund të marrin vendime më të shpejta gjatë ndeshjes.
E zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Kinexon, teknologjia e topit ndihmon gjithashtu gjyqtarët e VAR-it të identifikojnë çdo kontakt me topin, duke reduktuar kohën e nevojshme për të zgjidhur incidentet në lojë me dorë dhe penallti.
Dimri përbën periudhën më kritike për problemet me stomakun.
Këto probleme shfaqen me simptoma si të vjella, dhimbje dhe diare.
Simptomat e problemeve të stomakut zakonisht zgjasin 1-2 ditë ose më gjatë.
Këto probleme shkaktohen nga viruset.
Një nga më të përhapurit është ai që njihet si norovirus që transmetohet nëpërmjet prekjes.
Përse Problemet dhe Infeksionet e Stomakut Janë Më Të Përhapura Në Dimër
Problemet e stomakun janë më të përhapura në dimër sepse norovirusi lulëzon më tepër në temperatura të ftohta.
Përparimi i mjekësisë moderne është shoqëruar krah më krah me formimin e llojeve të reja të viruseve ndaj të cilëve asnjëri prej nesh nuk është imun.
Një person i prekur nga ky virus i stomakut mund të infektojë të tjerët që në momentin kur shfaqen simptomat deri në 48 orë pas tyre.
Për fat të mirë, njeriu mund të marrë disa masa për parandalimin e infeksionit ku përfshihen:
Pastrimi i sipërfaqeve të shtëpisë me ujë të nxehtë dhe solucione disinfektuese,
Larja e duarve me sapun dhe ujë të bollshëm për më shumë se 10 sekonda,
Tharja e duarve me peshqir të pastër,
Larja e duarve përpara gatimit, përdorimit të tualetit, përkujdesja për një person të sëmurë.
Megjithatë mjekët këshillojnë pushim dhe lëngje për të parandaluar dehiratimin që shkaktohet nga të vjellat dhe diarea.
Njerëzit më të brishtë dhe më të rrezikuar nga ky infeksion janë të miturit, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobët./AgroWeb.org
“Princi që nuk u bë kurrë mbret”- Neymar rikthehet tek klubi i fëmijërisëRikthimi i Neymar në klubin e tij të fëmijërisë, Santos, ka përfunduar. Një yjet më të mëdhenj të futbollit të Brazilit, dhe ende lojtari më i shtrenjtë në botë, ka nënshkruar një kontratë 6 mujore që e kthen atë në Vila Belmiro.
Kthimi i 32-vjeçarit në shtëpi pason përfundimin e kontratës së tij me skuadrën Al-Hilal më 27 janar, duke mbyllur kapitullin e një periudhe të paplotësuar në Lindjen e Mesme.
“Ai ishte i dëshpëruar të kthehej në Santos,” tha eksperti spanjoll i futbollit i BBC Sport, Guillem Balague.
Santos ishte i etur për të rimarrë Neymar gjithashtu. Ata thuhet se përdorën një zë të legjendës së klubit Pele të krijuar nga AI, për ta bindur atë të nënshkruajë sërish.
Por çfarë do të sjellë realisht Neymar te Santos?
Siç tha Balague: “Të gjithë e dinë se ku është ai tani me marrëdhënien e tij me futbollin”.
Marrëdhënia ka evoluar gjatë gjithë karrierës së tij, duke i dhënë Neymar një reputacion si “princi që nuk u bë kurrë mbret”.
“Princi që nuk u bë kurrë mbret”
Kërkoni për atë pseudonim në TikTok ose YouTube dhe do të gjeni një vërshim përmbledhjesh me video të momenteve më të mira të Neymar.
Këto nuk janë vetëm bobina kryesore të golave , ka montazhe driblimesh verbuese. Në kohën kur Neymar u largua nga Santos në vitin 2013 për Barcelonën, atëherë 21-vjeçari kishte shënuar 136 gola në 225 paraqitje, fitoi çmimin Puskas 2011 për një gol të lë pa frymë kundër Flamengos dhe përfundoi në top 10 të çmimit të Topit të Artë në të njëjtin vit.
Me kalimin e tij në Spanjë, Neymar u perceptua nga shumë njerëz si trashëgimtari i dukshëm, ai që më në fund mund të dilte nga hijet si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Ai e donte Barcelonën”, tha Balague. Nën dritat e ndritshme të Nou Camp, Neymar shkëlqeu në atë që shumë e konsiderojnë si një nga linjat më të mëdha sulmuese në historinë e futbollit.
Në treshen e parë me Messin dhe Luis Suarez, ai ndihmoi për të dhënë dy tituj të La Ligës, tre Copa del Reys dhe një trofe të Champions League.
Duke vepruar nga e majta, Neymar zuri një rol që lejoi shkëlqimin dhe dhuntinë e tij të lulëzonte.
“Ai duhej të luante në atë pozicion për shkak të Suarezit dhe Messit”, shpjegoi Balague. “Në atë kohë, nuk e kuptoi se të qenit vetëm një anësor i majtë do të nxirrte më të mirën e tij”.
Në sezonin 2015-16, e ashtuquajtura treshja MSN u bashkua për 131 gola dhe 65 asistime, duke shpërbërë mbrojtjen me ritëm, saktësi dhe guxim.
Neymar po performonte në skenën më të madhe, por ëndrra për të rrëzuar nga froni Messin duke u bërë lojtari më i mirë në botë, dukej si një ëndërr. Messi ishte ylli i paprekshëm, me të gjithë të tjerët në një rol mbështetës, madje edhe Neymar.
Balague reflektoi: “Dita kur ai kuptoi se duhej të largohej nga Barcelona ishte fitorja e tyre e pabesueshme e rikthimit në Champions League kundër Paris St-Germain, i cili përfundoi 6-1 në mars 2017.
Ai shënoi dy gola dhe mori një asist për golin e gjashtë, ai ishte lojtari më i mirë në fushë, por fotografia kryesore më pas ishte e Messit. Ai e kuptoi se nuk do të ishte në gjendje të ishte numri një te Barcelona.”
Atë verë, Neymar zgjodhi të zhvendosej kryeqytetin e Francës. PSG pagoi një tarifë rekord botëror prej 222 milion € (200 milion £) që mbetet e patejkalueshme edhe sot e kësaj dite.
Në Paris, Neymar shpesh operonte me më shumë liri, duke u zhvendosur në një rol qendror ku orkestronte sulmet dhe krijonte nga pozicione më të thella.
Më shumë liri në fushë u shoqërua me më shumë detyrime tregtare jashtë saj.
“Dashuria e tij për lojën iu hoq në Paris, ai u bë një industri,” tha Balague. “Në fakt, kur ishte në PSG, kontrata e tij thoshte se mund t’i kushtonte ditë stërvitjeve dhe të tjera mundësive komerciale. Pas kësaj koka e tij filloi të shkonte në drejtime të ndryshme. Ai luante në PlayStation deri në tre të mëngjesit dhe nuk do të ishte në gjendje të stërvitej siç duhet, por në një ditë ndeshje ai dilte me diçka gjeniale.”
Koha e Neymar në Paris dha tituj të shumtë vendas, por i mungoi triumfi përcaktues evropian që dëshironte PSG.
Më afër që ata arritën ishte finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2020, me humbjen 1-0 ndaj Bayern Munichut, në të cilën braziliani luajti 90 minutat e plota.
Megjithëse shkëlqimi individual i Neymar shkëlqeu ndonjëherë, lëndimet dhe shpërqendrimet jashtë fushës përcaktuan pjesën më të madhe të kohës së tij në Paris.
Tensionet u rritën gjithashtu, pasi ardhja e Kylian Mbappe dhe shoku i mëparshëm i skuadrës Lionel Messi komplikoi rolin e Neymar në ekip.
Duke folur në një podcast me legjendën braziliane Romario, Neymar tha: “Unë kam gjërat e mia me Kylian Mbappe. Gjithmonë e ndihmoja, fola me të, por kur erdhi Messi, ai u bë pak xheloz”.
Lëndimet shtuan zhgënjimet e Neymar, me ndeshjen e tij të fundit që erdhi gjatë sezonit 2022-23 përpara se operacioni në kyçin e këmbës ta përjashtonte atë për pjesën tjetër të sezonit.
Në gusht 2023, në moshën 31-vjeçare, Neymar iu bashkua Al-Hilal në Arabinë Saudite me një marrëveshje vjetore të raportuar prej 150 milionë eurosh (129 milionë £).
Kjo arrinte në rreth gjashtëfishin e pagës që ai ishte paguar në Francë. Por fatkeqësia e pasoi Neymar në Arabinë Saudite, me një dëmtim të rëndë në gju ndërsa luante për Brazilin duke e anashkaluar atë për pjesën më të madhe të qëndrimit të tij në ligën në zhvillim.
Ai luajti vetëm shtatë ndeshje për klubin saudit.
“Objektivi i tij ishte të qëndronte me Al-Hilal edhe për gjashtë muaj të tjerë dhe të luante në Kupën e Botës për Klube këtë verë”, tha eksperti i futbollit të Amerikës së Jugut Tim Vickery në BBC Radio 5 Live.
“Kjo supozohej të ishte një billbord i madh për botën e futbollit që thoshte: “U ktheva”.
Ai është kthyer, por në Brazil. Neymar është rikthyer në Santos që sapo është promovuar në ligën më të mirë të Brazilit.
Nëse ai qëndron në formë, prania e Neymar mund të jetë e paçmueshme jo vetëm për Santosin, por edhe për kombëtaren e Brazilit – të cilin ai e përfaqësoi për herë të fundit në tetor 2023.
Pavarësisht se e kaloi Pelen për t’u bërë golashënuesi rekord i Brazilit, Neymar mund të kishte pasur një karrierë edhe më të mirë ndërkombëtare.
Ai doli në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2014 në Belo Horizonte, fushatën e suksesshme të Brazilit 2019 në Copa America dhe dy nga pesë ndeshjet në Kupën e Botës 2022.
Ndërsa yjet e rinj si Vinicius Jr dhe Rodrygo vazhdojnë të lulëzojnë, Brazili mund të jetë ndër favoritët për Kupën e Botës 2026. Por përvoja dhe dhuntia e Neymar do të ofronin ende diçka unike nëse ai mund të qëndrojë i shëndetshëm.
Shefi i zjarrfikësve të DC, John Donnelly, i cili ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Washtingon ku avioni me 64 persona në bord u përplas në ajër me helikopterin usharak, ka deklaruar se deri më tani janë gjetur trupt e 41 viktimave, ndërsa 28 persona janë identifikuar.
Ai u shpreh se ekipet punuan gjatë natës për të rikuperuar trupat e më shumë viktimave. Ata përdorën skaner sonar, kryen kërkime në bregdet dhe si edhe kërkime ajrore.
Por, theksoi se për gjetjen e më shumë viktimave duhet fillimisht të largohet nga lumi Potomac trupi i avionit.
Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi përplasjen midis helikopterit të ushtrisë amerikane dhe një avioni pasagjerësh të American Airlines, ku mbetën të vdekur 67 persona.
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedyt dhe Kingut?Tri ditë pasi mori mandatin, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me vrasjet e presidentit John Kennedy, vëllait të tij më të ri, senatorit Robert Kennedy dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Martin Luther King, Jr.

Këta tre burra ishin në mesin e individëve më me ndikim në vitet ’60 dhe vrasjet e tyre, që supozohet se u kryen nga sulmues të vetëm, ka bërë që të ngrihen disa teori konspirative që ende e mbërthejnë shtetin gjashtë dekada më vonë.
Ndoshta asnjë vrasje në historinë e Shteteve të Bashkuara nuk është analizuar e diskutuar më shumë sesa vrasja e presidentit Kennedy, që u qëllua për vdekje më 22 nëntor 1963, teksa po udhëtonte përmes Dallasit i ulur në ulësen e pasme të limuzinës presidenciale i shoqëruar nga gruaja e tij dhe guvernatori i Teksasit, John Connally, i cili ishte i ulur përpara.
Lee Harvey Oswald, ish-ushtar që kishte jetuar për një kohë të shkurtër në Bashkimin Sovjetik, u akuzua se vrau Kennedyn me një armë zjarri nga kati i gjashtë i një librarie të një shkolle të Teksasit. Para se të mund të gjykohej, Oswald u vra nga Jack Ruby, pronar i një klubi nate në Dallas, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv të dërgimit të tij në një burg tjetër.

Lee Harvey Oswald, pas arrestimit të tij
Një komision qeveritar më 1964 erdhi në përfundim se Oswaldi kishte vepruar i vetëm kur vrau Kennedyn. Megjithatë, shumë njerëz vunë në dyshim konstatimin e komisionit – që e quajtën me përbuzje “teoria e plumbit magjik” – se një plumb i vetëm kishte goditur Kennedyn nga pas, i kishte dalë nga qafa, e kishte goditur Connallyn në shpinë, duke depërtuar përmes kraharorit të tij e kishte goditur dorën e tij dhe më pas plumbi kishte përfunduar në kofshën e tij.
Shumë nga personat që e kundërshtojnë teorinë e një plumbi të vetëm, pretendojnë se edhe një sulmues tjetër ishte i pozicionuar në nivelin e rrugës përgjatë rrugës nga kalonte limuzina, në një vend që njihet si “Grassy Knoll”.

Presidenti John F.Kennedy duke përshëndetur qytetarët nga vetura e tij, pothuajse një minutë para se të qëllohej për vdekje më 22 nëntor 1963
Teori të ndryshme të konspiracionit janë paraqitur se kush qëndronte prapa vrasjes së Kennedyt, duke përfshirë edhe zyrtarë të CIA-s, kubanë në mërgim, qeverinë sovjetike dhe mafian amerikane. Vendimi i Qeverisë për të mbajtur sekret materiale të caktuara përgjatë viteve vetëm sa ka ushqyer besimin në një konspiracion.
Në njoftimin për vendimin lidhur me deklasifikimin e dokumenteve të mbetura, Trump tha se dëshiron që të bënte të qartë detajet lidhur me vrasjen e presidentit Kennedy, vëllait të tij dhe Martin Luther Kingut. Senatori Kennedy ishte qëlluar për vdekje në një hotel në Los Anxhelos më 1968, ndërkaq King u vra nga një snajper teksa po qëndronte në ballkonin e dhomës të tij të motelit në Memfis.

Martin Luther King duke përshëndetur mbështetësit më 28 gusht 1963 në Uashington, gjatë “Marshit në Uashington. Në këtë ngjarje, ai mbajti fjalimin e tij “E kam një ëndërr”
“Familjet e tyre dhe populli amerikan meritojnë transparencë dhe të vërtetën. Është në interesin kombëtar që më në fund të publikohet pa vonesë çdo dokument lidhur me këto vrasje”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trumpit.
Ligji për të dhënat e vrasjeve
Filmi i vitit 1991, JFK, i regjisorit Oliver Stone, ringjalli interesin kombëtar për vrasjen e Kennedyt dhe shtoi më shumë dyshime te popullata mbi versionin zyrtar të ngjarjeve.
Filmi përshkruan hetimin e vitit 1969 lidhur me vrasjen e presidentit Kennedy nga prokurori i qarkut të Nju Orllinsit, Jim Garrison, i cili besonte se Oswaldi ishte thjesht një “kurban” i një konspiracioni më të gjerë për të vrarë presidentin.
Zemërimi kombëtar që u nxit nga filmi, pjesërisht e shtyu Kongresin që të kalonte Ligjin për mbledhjen e dëshmive të vrasjes së presidentit John F. Kennedy në tetor të vitit 1992. Ky ligj kërkonte që të gjitha dokumentet lidhur me vrasjen e presidenti Kennedy të publikoheshin plotësisht deri më 26 tetor 2017. Përjashtime u bënë për dokumente që mund t’i shkaktonin dëm ushtrisë, agjencive të inteligjencës apo raporteve me jashtë.
Ligji po ashtu urdhëroi që të gjitha materialet lidhur me vrasjen të ruheshin në një koleksion të vetëm në Arkivat Kombëtare në Uashington. Koleksioni sot ka mbi 5 milionë faqe të dokumenteve, fotografive, videove, audio-incizimeve dhe artefakteve.
Trump ishte në mandatin e tij të parë presidencial kur skadoi afati për publikimin e të gjitha materialeve. Megjithatë, ai dhe pasardhësi i tij, Joe Biden, shtyn deklasifikimin e dhjetëra mijëra dokumenteve duke pritur një rishikim të mëtejmë, sipas rekomandimit të FBI-së, CIA-s dhe agjencive të tjera të sigurisë kombëtare amerikane. Ndërkohë që këto rishikime po bëheshin, presidentët miratuan publikimin e më shumë dokumenteve.
Në qershor të vitit 2023, Biden njoftoi për përfundimin e fazës së fundit të programit të deklasifikimit, pasi administrata e tij publikoi mbi 15.000 dokumente.
Administrata Biden tha se 99 për qind e të gjitha materialeve ishin publikuar, por u bëri thirrje agjencive të vazhdonin të deklasifikonin dokumentet e mbetura – që vlerësohet të jenë rreth 4.000 – sipas nevojës.
Urdhri ekzekutiv i Trumpit potencialisht mund ta përshpejtojë këtë proces. Urdhri udhëzon drejtorin e inteligjencës kombëtare dhe prokurorin e përgjithshëm që të paraqesin një plan brenda 15 ditësh për “publikimin e plotë” të dokumenteve që lidhen me vrasjen e Kennedyt. Ai po ashtu bën thirrje për paraqitjen e një plani për publikimin e të gjitha dokumenteve për vrasjen e Robert Kennedy dhe Martin Luther King.

Senatori Robert F. Kennedy i shtrirë në tokë disa minuta pasi u qëllua më 5 qershor 1968
Shumica e dokumenteve që ende nuk janë publikuar janë nga CIA. Agjencia mund t’i ketë mbajtur sekret këto dokumente, pasi ato mund të përmbajnë emra të burimeve që ende janë gjallë, mund të zbulojnë metoda për mbledhjen e informacionit ose të tregojnë për vlerësime të dyshimta.
Në një intervistë për kanalin televiziv FOX, James Robenalt, i cili ka shkruar lidhur me vrasjen dhe nuk beson se Oswaldi veproi i vetëm, tha se dokumentet e mbetura mund të përmbajnë “shumë gjëra interesante” rreth mënyrës se si CIA e kishte ndjekur Oswaldin disa muaj para vrasjes së presidentit Kennedy.
“Është si të bashkosh të gjitha copëzat, është lidhja e gjërave”, tha ai, duke shtuar se mund të jetë diçka “që ne as që e dimë dhe që do të dalë në dritë” nëse të gjitha dokumentet publikohen.
Megjithatë, Gerald Posner, autor i një libri mbi vrasjen dhe person që beson se Oswaldi ishte sulmues që kishte vepruar vet, tha se nuk pret ndonjë befasi të madhe nga materialet.
“Nuk mendoj se ajo që shumica e amerikanëve po presin një dokument që do ta kthente përmbyste gjithë rastin dhe do të thoshim ‘ja kush e vrau Kennedyn, se ishte vërtetë pjesë e qeverisë sekrete dhe ja ku janë njerëzit e përfshirë’, kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.
Disa analistë kanë sugjeruar se nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv për këtë çështje është që Trumpi t’u tregojë mbështetësve të tij se po vepron me shpejtësi për premtimet e bëra në fushatë. Ky ishte një ndër dhjetëra urdhra të nënshkruar në ditët e para pasi bëri betimin si president./REL