Aplikacion
Pasagjerët e një avioni që udhëtonte nga Italia për në Tiranë kanë përjetuar momente paniku gjatë fluturimit.
Piloti vendosi të mos ulej në Aeroportin e Rinasit për shkak të kushteve të këqija të motit dhe i ktheu pasagjerët në Puglia.
Piloti, pas disa tentativash, i informoi ata për vështirësitë që po haste gjithashtu për shkak të mungesës së karburantit.
Si pasojë, ai vendosi të mos ulej për shkak të motit të keq dhe i ktheu pasagjerët në Bari.
Pasagjerët të cilët duhet të arrinin në Tiranë në orën 11:00, mbërritën në aeroportin e Rinasit pasdite. Rasti është bërë i ditur nga mediat italiane.
Zbulohet vendi/ Ku do t’i dërgojë Trump emigrantët e paligjshëmPresidenti Donald Trump njoftoi se po urdhëron hapjen e një qendre paraburgimi në Gjirin e Guntanamos, për të mbajtur deri në 30 mijë emigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Baza ushtarake amerikane në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, është përdorur për të burgosurit që janë dënuar në kuadër të luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorrizmit.
“Do t’i dërgojmë në Guantanamo”, tha Presidenti në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk dha më tepër hollësi.
Zoti Trump e bëri njoftimin pak para se të nënshkruante në ligj, projektligjin e miratuar nga Kongresi për ndalimin e imigrantëve padokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme. Ky është ligji i parë i nënshkruar nga Presidenti.
Projektligji njihet si Akti Laken Riley, studentja e infermierisë nga Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një shtetas venezuelian, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Zoti Trump e cilësoi si “një ligj historik” dhe “nderim të jashtëzakoshëm” për studenten.
Ligji parashikon që personat që gjenden në mënyrë të jashtëligjshme në SHBA dhe që akuzohen për vjedhje dhe krime të dhunshme të ndalohen dhe potencialisht të deportohen, madje edhe para se të dënohen.
Ish-ministri Arben Malaj ka reaguar ndaj deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për situatën e kompanisë “Air Albania.”
Përmes një reagimi në rrjete sociale Malaj thekson rëndësinë e transparencës dhe ligjshmërisë oavarësisht akuzave dhe kundër akuzave mes socialistëve.
Ish- ministri ka kritikuar ashpër përgjigjen e kompanisë Air Albania ku shteti shqiptar është bashkëpronar, duke e cilësuar atë si një shpërfaqje të mentaliteteve komuniste.
Ai ka shpjeguar se një kompani ka detyrimin të përgjigjet për bilancet e audituara, jo përmes fletërrufesh.
Reagimi i plotë:
Përshëndetje! Pasi kam folur shpesh për problemet dhe sfidat e PS dhe qeverive të saj, kam vendosur të mos përfshihem në akuzat dhe kundër akuzat midis ish ministave dhe ministrave të PS-së.
Vleresoj se çdo person ligjërisht konsidetohet i pafajshëm deri sa faji i tyre provohet me vendim të formës së prerë të gjykatave.
Kjo përgjigje e një kompanie ku shteti shqiptare është bashkëpronarë, është jo ligjore, kjo prrgjigje është një fotokopjo e fletërrufeve të mentaliteteve komuniste, ta diskretitojnë dhe ta vrasim publikisht “armikun e partisë”.
Pas një akuze publike që kompania rrezikohet në falimentim, kompania ka detyrim ndaj taksa paguesve shqiptare, sepse keq manaxhimi, rënia e fitimeve dhe falimentimi u rëndon jo vetëm aksionerëve, por edhe taksapaguesve.
Kompania duhet të përgjigjet bazuar në bilancet e audituara dhe jo me fletërrufe.
Si ka mundësi që në çdo avion të çdo kompanie tjetër nuk hipën dot asnjë pasagjer pa parapaguar biletën, qoftë edhe pasagjeri që vuan edhe për bukën e gojës,
Ndërsa me avionët e kompanisë tuaj sipas jush qenka bërë turizëm familjar, edhe pa paguar biletat.
Mbledhja e detyrimeve të prapambetura është element i rëndësishëm i qëndrueshmërisë financiare të çdo kompanie.
Kush e ka dhënë urdhërin e kundraligjshëm qoftë edhe me gojë që ministrat dhe familjarët e tyre të udhëtojnë pa parapaguar biletat e avionit???
Cili person në kompaninë tuaj që e ka zbatuar këtë urdhër të kundraligjshëm???
Prandaj ky kundërsulm ku fshihet transparenca është sa jo ligjore aq edhe qesharake.
Kompanitë publike kërkojnë përgjegjësi publike dhe ligjore.
Ndjesë për këtë reagim, por papërgjegjshmëria e manaxhimit të kompanive publike rëndon mbi të gjithë.
Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad muajin e kaluar u emërua president i përkohshëm i vendit të mërkurën.
Ahmad Al-Sharaa, një rebel dikur i lidhur me Al-Qaidan është kreu i grupit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS) i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.
Emërimi i tij erdhi pasi ish-kryengritësit anuluan Kushtetutën ekzistuese, duke thënë se një e re do të hartohej së shpejti.
Njoftimi u bë nga zëdhënësi për sektorin e ri të operacioneve ushtarake të qeverisë de fakto të Sirisë, kolonel Hassan Abdul Ghani, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Al-Sharaa pritej të shfaqej në një fjalim televiziv pas takimit, por nuk e bëri këtë menjëherë dhe mbeti e paqartë nëse do ta bënte.
Mekanizmi i saktë sipas të cilit ai u zgjodh president të përkohshëm nuk ishte gjithashtu i qartë.
Al-Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammed Al-Jolani udhëhoqi ofensivën e rrufeshme që rrëzoi Asadin në fillim të dhjetorit.
Dikur grupi ishte i lidhur me Al-Qaidan, por që atëherë është distancuar dhe në vitet e fundit, Al-Sharaa është përpjekur të paraqitet si një kampion i pluralizmit dhe tolerancës dhe ka premtuar të mbrojë të drejtat e grave dhe pakicave fetare.
Shtetet e Bashkuara kishin vendosur më parë një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e Al-Sharaas, por e anuluan atë muajin e kaluar pasi një delegacion amerikan vizitoi Damaskun dhe u takua me të.
Diplomatja e lartë amerikane për Lindjen e Mesme, Barbara Leaf tha pas takimit se Al-Sharaa u konsiderua si “pragmatik”.
Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga bota arabe apo më gjerë për emërimin e Al-Shaaras, gjë që pritej.
Vendet perëndimore, megjithëse kanë lëvizur për të rivendosur lidhjet me Damaskun pas përmbysjes së Assadit, janë ende disi të kujdesshëm ndaj sundimtarëve të rinj islamikë të Sirisë.
Babai vret vajzën 15-vjeçare, nuk i pëlqenin postimet e Tik TokNjë burrë që ishte kthyer së fundmi në Pakistan me familjen e tij nga SHBA-ja, ka rrëfyer se ka qëlluar dhe vrarë vajzën e tij adoleshente, sepse e ka indinjuar përmbajtja e postimeve të saj në TikTok.
15-vjeçarja, e lindur në Amerikë, u vra në një rrugë në qytetin e Quetta të martën.
I dyshuari, Anwar ul Haq, fillimisht pretendoi se ajo u qëllua nga persona të panjohur dhe të armatosur, por më vonë pranoi krimin, tha një oficer policie.
“Deri më tani hetimet tona tregojnë se familja nuk ishte dakord me veshjet, mënyrën e jetesës dhe kontaktet e viktimës” në faqet e rrjeteve sociale, tha një tjetër oficer policie.
Familja jetoi në SHBA për 25 vjet dhe së fundi u kthye në provincën Balochistan të Pakistanit.
Babai tha se vajza e tij kishte filluar të krijonte përmbajtje “të papërshtatshme” në TikTok kur ata jetonin në SHBA dhe ajo vazhdoi të ngarkonte video pasi u kthyen në Pakistan.
Kunati i Anwar ul Haq u arrestua gjithashtu me akuzën e bashkëpunimit.
Chiara Ferragni thyen heshtjen: Jam tradhtuar për vite me radhë. Edhe para dasmës sonë…Influencerja italiane Chiara Ferragni ka thyer heshtjen pas një kohe të gjatë për marrëdhënien e saj me Fedez, pasi u zbulua tradhtia e këtij të fundit.
Përmes disa reagimeve neë Instagram, Chiara ka folur për sakrificat që ka bërë për dashurinë, duke e përshkruar lidhjen e saj si një përkushtim total.
“Kam zgjedhur heshtjen gjatë këtyre muajve për të mbrojtur veten dhe familjen time, por tani, nuk mund të qëndroj më në heshtje. Kam kaluar 7 vite në një marrëdhënie ku kam dashuruar siç di unë, pa frena dhe me gjithë qenien time. Kam dashur edhe kur kisha plot arsye për të ikur, kam duruar situata për të cilat do t’i kisha thënë çdo mikeje: ‘Mos e lejo veten të kalosh këtë.’ Por për mua, dashuria ishte edhe kjo: sakrificë.”
Më tej Chiara sqaron pse ka qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë duke mos thënë asgjë për ato që kishin ndodhur, publikisht.
“Nuk thashë asgjë edhe kur më hodhën nga një ditë në tjetrën në periudhën time të parë të vështirësisë shkurtin e kaluar. E kam dëgjuar shumë herë të thuhet se e kam dëbuar nga shtëpia, por asnjëherë nuk është thënë që e kam dëbuar nga shtëpia pasi kam zbuluar një tradhti pikërisht në ato ditë (vetëm një nga të shumtat me sa duket) dhe nuk është thënë kurrë se ai nuk hezitoi duke përfituar nga rasti për të mos u tërhequr zvarrë në “dëmtimin e imazhit” tim.
“Nuk thashë asgjë publikisht në muajt në vijim, madje as pas gjithë neverisë që zbulova po më bëhej vazhdimisht pas shpine, ndërsa unë bëja gjithçka për ta nxjerrë atë nga momentet e errëta. Nuk thashë asgjë publikisht edhe kur, disa ditë para Krishtlindjeve 2024, më telefonoi Federico (i vetëdijshëm se po fliste me mua në telefon) dhe pranoi për herë të parë lidhjen me të dashurën që kishte vazhduar që nga viti 2017 dhe duke më thënë gjithashtu se ai kishte menduar të mos martohesha disa ditë para dasmës, por më pas nuk dija si të tërhiqesha publikisht.”
“E kuptova se ajo që kisha përjetuar ishte një tallje totale, por vuajta në heshtje, e rrethuar vetëm nga afërsia e atyre që më duan vërtet dhe që më uronin dashuri të vërtetë. Heshta sepse doja të vazhdoja pa u ndalur në dhimbjen që kisha vuajtur dhe sepse kam dy fëmijë që do të dëgjojnë gjithçka që prindërit e tyre thonë për njëri-tjetrin dhe do të vuajnë nga disa deklarata.”
Më pas, ndoshta duke iu referuar Fabrizio Corona, i cili dje publikoi një video në YouTube ku tregonte historikun e çiftit, ajo vazhdon:
“Vendos në një tavolinë së bashku me shokun e tij detaje të tjera për t’i nxjerrë publikisht, goditje shumë e ulët. Detaje si thirrja e tij me të dashurën e tij pak para se të ngjitej në altar duke i thënë asaj se një tundje me kokë do të mjaftonte për të hequr dorë nga gjithçka ose për të mësuar për mesazhet e tij për të para se të operohej ndërsa ishim 10 veta në atë shtrat duke mbajtur dorën e tij dhe të shpresosh çdo sekondë për ta pasur atë të keqe në vend të tij për të mos e parë të vuajë janë detaje shumë të dhimbshme.”
Dhe pastaj përfundon:
“Kam heshtur për shumë çështje, por kam lexuar shumë gjëra për të vazhduar të pretendoj se nuk ka ndodhur asgjë: marrëdhënia ime me Federikon ishte reale për mua, nuk kemi qenë kurrë në një çift të hapur (duket se ishte e hapur vetëm për palën tjetër pa mua) dhe, pavarësisht gjithçkaje, jam krenare që kam dashur pa kushte. Më vjen keq që nga ana tjetër isha thjesht një person që të tallnin dhe ta përdornin sipas dëshirës, por ndonjëherë është e drejtë të hapësh sytë, të vuash, të ngrihesh dhe të kuptosh se meritojmë diçka ndryshe. Një dashuri që sigurisht nuk është perfekte por të paktën reale dhe e përjetuar nga të dyja palët njësoj. E uroj për vete dhe ju uroj të gjithëve, sepse është jeta jonë në këtë kaos”.
Vendimi i Trump për financimet e huaja të SHBA, DASH jep detajeDepartamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar urdhrin e Presidentit Donald Trump për ngrirjen e fondeve për vendet e huaja, përfshi dhe Shqipërinë.
DASH thekson se janë ndaluar 1 miliard dollarë shpenzime që nuk përputhen me agjendën e Presidentit Trump “America First”.
Zyra e Shtypit e DASH sqaron janë hequr fondet për programet që nuk e bëjnë Amerikën më të fortë, më të sigurt apo më të pasur, duke shtuar se klasifikimi është bërë në bazë të disa kritereve, si: Emri i Zyrës/Departamentit/Misionit; Emri i Programit; Përshkrimi i Programit; Vendndodhja e Programit; Rezultati i Parashikuar i Programit; Justifikimi për Përjashtimin; Informacioni financiar dhe i alokimeve.
“Pauza dhe rishikimi 90-ditor i shpallur më parë për ndihmën e huaj të SHBA-së tashmë po jep rezultate për vendin dhe popullin tonë. Po eliminojmë shpenzimet e panevojshme. Po bllokojmë programet “woke”. Dhe po zbulojmë aktivitete që janë kundër interesave tona kombëtare”, sqaron Departamenti i Shtetit.
DASH thekson se SHBA po shpenzon rreth 70 miliardë dollarë në ndihmë të huaj çdo vit, ndaj dhe meriton transparencë e llogaridhënie për çdo dollar, veçanërisht kur ai shpenzohet jashtë vendit dhe jo brenda.
“Një pauzë e përkohshme, me përjashtime të arsyeshme për situata që rrezikojnë jetën, është mënyra e vetme për të shqyrtuar dhe parandaluar shpenzimet e panevojshme”, thuhet në njoftim.
Më tej, DASH shton se financimet që lejohen të vazhdojnë janë ndihmat emergjente për ushqim, medikamente shëndetësore, shërbime mjekësore, ushtrim, strehim dhe ndihmë për mbijetesë, si dhe furnizime dhe shpenzime administrative të arsyeshme për të ofruar këtë ndihmë. Gjithashtu, sipas DASH, janë bërë përjashtime për sigurinë kombëtare, përfshirë sigurinë për mbrojtjen e personelit amerikan në terren apo për të lehtësuar lëvizjen e emigrantëve ilegalë.
Parlamenti gjerman ka miratuar këtë të mërkurë me shumicë votash një propozim që kërkon kufizime të ashpra për imigracionin,
Propozimi ishte kritikuar dhe shumë i diskutueshëm sepse mbështetej nga partia e ekstremit të djathtë AFD.
Mocioni u soll nga opozita e qendrës së djathtë CDU-CSU dhe u mbështet, ndër të tjera, nga AfD, duke thyer një tabu të kahershme mbi bashkëpunimin me partinë kundër imigracionit.
Deputetët e miratuan atë në një votim të mërkurën me 348 vota pro, 345 kundër dhe 10 abstenime.
Më herët, kancelari, Olaf Scholz, paralajmëroi opozitën se do të ishte “një gabim i pafalshëm” miratimi i propozimeve me ndihmën e AfD.
Ndër të tjera, propozimi parashikon kthimin pas të azilkërkuesve në kufijtë gjermanë dhe arrestimin e personave të cilëve u kërkohet të largohen nga vendi.
DOKUMENTI/ Pas SPAK, SHBA pezullon fondet edhe për 32 institucione të tjera shqiptareShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar fondet për një sërë institucionesh shqiptare.
Veç Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, mbështetja financiare do të jetë e ngrirë edhe për 32 organe të tjera, duke përfshirë të gjitha ministritë në vend, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, AKSH-in dhe njësitë e pushtetit vendor.
Ambasada amerikane në Tiranëka dërguar tek çdo institucion një letër zyrtare, për t’i vënë në dijeni për urdhrin e ri të Donald Trump.
Sipas vendimit të firmosur në ditët e para të Trump si president, fondet do të jenë të ngrira për një periudhë 90-ditore për të vlerësuar përputhshmërinë e tyre me politikën e tij të jashtme. Ky urdhër prek jo vetëm Shqipërinë, por edhe vende të tjera të botës që ndihmohen me fonde nga SHBA.



Policia e Tiranës reagoi këtë të mërkurë për vdekjen e avokatit Gjovalin Ulndreaj.
Avokati ishte në sallën e gjyqit kur ra pa ndjenja dhe më pas, ndërroi jetë në spital.

Sipas policisë, shkak për vdekjen e tij u bë një arrest kardio-respirator.
“Më datë 28.01.2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit, Tiranë, gjatë një seance gjyqësore, ka humbur ndjenjat shtetasi Gj. U., 59 vjeç, avokati, i cili është dërguar në spital, por pavarërisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator”, informoi policia.
Gjovalin Ulndreaj shërbente si avokat në Shkodër.