Aplikacion
Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme.
Intuita është tipari i tyre i fortë dhe shpesh i nxjerr nga situata të vështira.
Qoftë çështje miqësie apo biznesi, këto 3 shenja kanë aftësinë të shohin përtej fjalësve dhe të dallojnë kur tjetri po i gënjen.
Peshqit: Peshqit njihen për ndjeshmërinë e tyre dhe intuitën e lartë. Peshqirt janë në gjendje të përshtaten me emocionet e të tjerëve, duke i bërë ata jashtëzakonisht të aftë për të dalluar pandershmërinë.
Kur dikush thotë një gënjeshtër, ata e kuptojnë menjëherë. Aftësia e tyre për të lexuar njerëzit dhe situatat drejtohet kryesisht nga inteligjenca e tyre emocionale dhe aftësitë vëzhguese.
Akrepi: Nëse ka një shenjë që nuk duhet nënvlerësuar kurrë, është Akrepi. Të njohur për mendjet e tyre të mprehta dhe aftësitë analitike, ata kanë një aftësi unike për të zbuluar të vërtetën.
Akrepat janë detektivë natyralë. Kurioziteti dhe vendosmëria e tyre i bëjnë të pamëshirshëm kur bëhet fjalë për të arritur në fund të gjërave. Ata mund të lexojnë lehtësisht midis rreshtave dhe të dallojnë mospërputhjet në histori, duke e bërë pothuajse të pamundur mashtrimin ndaj tyre.
Gaforrja: Gaforret, të njohura për natyrën e tyre thellësisht emocionale dhe intuitive, shpesh kanë një ndjenjë të çuditshme kur diçka nuk shkon. Kjo shenjë është shumë e përshtatur me ndjenjat dhe qëllimet e të tjerëve, gjë që i bën ata të aftë për të dalluar një gënjeshtër.
Nëse dikush nuk është i sinqertë, një Gaforre me siguri do ta evidentojë. Ata mund të kuptojnë kur fjalët e dikujt nuk përputhen me ndjenjat ose veprimet e tyre, duke ngritur menjëherë një ‘flamur të kuq’.
“Do t’i këndoja babait të Loredanës”/ Arbër Hajdari-Jozit: 2 metër burrë, si nuk ia dhe dorënTë shtunën babai i Loredanës hyri në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, ku takoi vajzën e tij dhe partnerin e saj, Jozin.
Ajo çka ra në sy në këtë takim, është fakti që Jozi nuk i dha dorën babait të Loredanës dhe kjo u vu në dukje në spektaklin e sotëm nga Arbër Hajdari.
“2 metra burrë, 57 cm ke dorën, si nuk i dhe dorën mo burrë? Në një takim të tillë, na ndodh të gjithëve. Disa u ndodh 2-3 herë. I kishe thënë ‘mos ki merak se i kam gjërat seriozisht’. A nuk do ishte kjo më normal? Apo normale është kjo që the ‘do ti këndoja një serenatë’. A je në terezi apo jo?”, u shpreh ai.
Kujtojmë se pak më herët Jozi tha se do t’i këndonte një serenatë babait të Loredanës, por kjo nuk u prit mirë nga Lori dhe banorët e tjerë.
Çfarë pritet të ndodhë me Tik Tok, e zbulon Donald TrumpMicrosoft është në bisedime për të blerë TikTok. Këtë e ka bërë të ditur presidenti amerikan Donald Trump i cili shtoi se për TikTok ka patur interes edhe nga disa kompani të tjera amerikane.
Si Trump ashtu edhe paraardhësi i tij Joe Biden janë përpjekur prej vitesh të detyrojnë kompaninë mëmë kineze të TikTok, ByteDance, të shesë aksionet e saj në SHBA për arsye të sigurisë kombëtare.
Janë përfolur disa emra të mëdhenj biznesmenësh të cilët mendohet se kanë shprehur dëshirën e tyre për të blerë TikTok-un si miliarderi Frank McCourt dhe biznesmenin kanadez Kevin O’Leary.
Mes urdhrave të parë ekzekutivë që firmosi Presidenti Trump në ditën e parë të detyrës ishte ai për të shtyrë me 75 ditë ndalimin e aplikacionit TikTok në SHBA, duke i dhënë afat kompanisë kineze ByteDance, që të gjejë një blerës amerikan. Ndryshe rrjeti do të ndalohet në SHBA.
Urdhri ekzekutiv i Trumpit paraqet një ndryshim qëndrimi nga mandati i parë, ku ai mbështeste ndalimin e rrjetit TikTok për shkak të dyshimeve se platforma mund të ndante të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze.
“Lojtari i vitit”/ Nëna e Gjimshitit nuk i përmban emocionet: S’e kishim pritur të arrinte këtuFutbollisti Berat Gjimshiti u vlerësua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares” për vitin 2024.
Për shkak të pamundësisë për të qenë prezent, çmimi iu dorëzua nënës së tij, Sevime Gjimshiti, nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.
Në një prononcim për gazetarin Drilon Xhepollari, menjëherë pas marrjes së këtij çmimi, Sevime Gjimshiti foli me emocione, duke thënë se kjo ishte një surprizë e jashtëzakonshme dhe se ndihej shumë e gëzuar.
“Faleminderit shumë, kam emocione sepse djali, Berat Gjimshiti, nuk ishte i pranishëm. Më jep shumë kënaqësi që i besuan këtë çmim të vlefshëm. Faleminderit Shqipërisë. Çdo ndeshje që luan ai, ne e shohim me shumë emocion dhe dëshirë, dhe duam që ta fitojë. I presim me padurim ndeshjet dhe i themi; “Berat, shpresojmë të fitosh, vetëm me fitore”
“Jemi shumë të gëzuar për sukseset e tij me Atalantën, ai po ia del me forcë. Shkojmë shpesh dhe e takojmë, komunikojmë çdo ditë. Para dy ditësh na mori në telefon se burri kishte ditëlindjen, dhe na dha lajmin për aktivitetin Topi i Artë 2024 në Shqipëri, dhe u gëzuam shumë”, tha Sevime Gjimshiti.
Ajo theksoi se djali i saj është shumë i fortë dhe se suksesin e ka arritur falë këmbënguljes së tij.
“Berati është i fortë, ai nuk ka nevojë për këshilla, ecën me kokën lart vetë”.
Ajo përfundoi duke na treguar çfarë i kishte thënë djalit të saj: “Berat, të lumtë që na ke bërë krenarë me emocione të mëdha, na ke gëzuar shumë”, ishin fjalët e Sevime Gjimshtit./ Zoom.al
Gjyqi i Blake Lively dhe Justin Baldoni, kur do të bëhet dhe a do të jetë publik?Data e gjyqit mes aktores Blake Lively dhe regjisorit Justin Baldoni është caktuar për në mars të vitit 2026.
Vendimi erdhi pas rritjes së tensioneve mes të dyve dhe pas një kërkese për një ndryshim në datën e një konferencë të mëparshme që ishte planifikuar për në mes të shkurtit, e cila tani do të zhvillohet javën e ardhshme.
Gjykatësi federal, Lewis J. Liman, ka urdhëruar të dyja palët të përgatiten për një gjyq më 9 mars 2026 dhe ka paralajmëruar avokatët të jenë të gatshëm të adresojnë çështjet që lidhen me ndikimin e mundshëm të publicitetit dhe sjelljen e palëve para gjykatës.
Liman ndërmori këtë veprim pasi avokatët e Lively argumentuan se një përfaqësues i Baldonit po tentonte të ndikonte në procesin gjyqësor duke krijuar një faqe interneti për të shpërndarë dokumente dhe komunikime të zgjedhura mes të dy aktorëve. Sipas avokatëve të Lively, kjo fushatë jashtëgjyqësore ka për qëllim të dëmtojë reputacionin e aktorës dhe të krijojë një ndikim negativ te juria.
Një nga avokatët e Baldonit, Bryan Freedman, është akuzuar për angazhim në një fushatë për të ndikuar në procesin gjyqësor dhe për të prishur imazhin e Lively. Avokatët e saj kërkuan që këto praktika të ndalohen menjëherë për të ruajtur integritetin e gjykatës.
Blake Lively ka paditur Baldonin dhe kompaninë e tij të prodhimit në fund të dhjetorit për ngacmim seksual dhe për dëmtimin e reputacionit të saj, duke kërkuar dëme të paspecifikuara.
Nga ana tjetër, Justin Baldoni ka ngritur një paditje të veçantë kundër Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, duke i akuzuar ata për shpifje dhe kërkuar një dëmshpërblim prej të paktën 400 milionë dollarësh.
Vota e emigrantëve/ Celibashi: Ngarkojnë foto të çuditshme onlineKreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar disa nga arsyet që qëndrojnë pas refuzimeve të aplikimeve për regjistrimin e emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.
Në një intervistë në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Celibashi theksoi se një pjesë e madhe e refuzimeve vijnë për shkak të gabimeve gjatë ngarkimit të dokumenteve, duke përmendur shembuj si ngarkimi i fotove të paqarta ose të pavlefshme.
Gjatë bisedës, Celibashi bëri të ditur se KQZ po punon për të përmirësuar informacionin dhe procesin e regjistrimit, duke ofruar transparencë për çdo hap të tij.
“Nuk po listoj ata të cilët duket sikur me dashje i bëjnë këto gabime. Sepse nëse të kërkohet një dokument për të provuar adresën dhe nuk ngarkon asnjë dokument, por ngarkon një foto ku ke dal në rrugë duke bërë pazarin. Ke ngarkuar foton e tabelës, emrin e rrugës ku banon dhe foto të tjera të çuditshme. Pjesa tjetër kryesisht gabon në llojin e dokumentit që ngarkojnë dhe saktësinë apo qartësinë e ngarkimit e dokumentit.”- ka thënë kreu i KQZ-së.
Rrezik për shëndetin! Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në EvropëNjësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të tjera, pasi ka vërejtur nivele të larta të kloratit të cilat mund të paraqesin rreziqe shëndetësore.
Coca-Cola tha se kanoçet dhe shishet e qelqit që kishin nivele të larta të kësaj substance ishin shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga nëntori i vitit të kaluar, deklaruan për AFP-në nga kompania Coca-Cola Europacific Partners në Belgjikë.
“Nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se është një sasi e konsiderueshme”, tha kompania lidhur me sasinë e pijeve me nivele të larta të substancës kimike.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë njoftim lidhur me dyshimet e sigurisë së produktit të Coca-Cola në tregun kosovar.
“AUV deri më tani nuk ka ndonjë njoftim për dyshime rreth sigurisë së produktit Coca Cola që tregtohet në Kosovë. Jemi duke e monitoruar situatën përmes mekanizmave të kontaktime autoritete dhe organizata të sigurisë së ushqimit. Mbi çdo ndryshim, konsumatorët do t’i mbajmë të informuar”, tha Lamir Thaçi nga AUV.
Për sigurinë ushqimore, Kosova merr njoftime nga Sistemi për Paralajmërim të Shpejt për Ushqim (RASFF) i Bashkimit Evropian.
Klorati mund të gjendet në ushqime, pasi buron nga dezinfektuesit me klor që përdoren gjerësisht për trajtimin e ujit dhe përpunimin e ushqimit.
Në një opinion shkencor të publikuar më 2015, Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit tha se ekspozimi afatgjatë ndaj kloratit përbën shqetësim të mundshëm shëndetësor për fëmijët, veçmas te ata që kanë mungesë të vogël apo të mesme të jodit.
“Shumica e produkteve të prekura ishin produkte të pashitura që veçse janë tërhequr nga raftet e dyqaneve dhe ne vazhdojmë të ndërmarrim masa për të larguar produktet e mbetura në treg”, tha Coca-Cola Europacific Partners.
Por, dega franceze e kompanisë tha se analizat nga ekspertë të pavarur “erdhën në përfundim se mundësia e lidhjes me një rrezik” ishte “shumë e vogël”.
“Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët”, tha kompania.
Pijet e prekura të Coke dhe Fuze Tea ishin shpërndarë në Francë, por aktualisht urdhri për tërheqjen e produkteve nuk po aplikohet në Francë, shtoi kjo kompani.
Coca-Cola Europacific Partners tha se u kërkon falje konsumatorëve për urdhrin për tërheqje. Kompania tha se nivelet e larta të substancës u vërejtjen gjatë një kontrolli rutinor në fabrikën e prodhimit në Gent.
Produktet e prekura kishin kodin e prodhimit nga 328 GE deri në 338 GE, dhe përfshinin edhe bredet sikurse Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico, tha kompania, duke shtuar se është në kontakt me autoritetet kompetente në tregjet e prekura. Rel/
Mbërritën në mëngjes/ Kthehen pas sërish emigrantët e MelonitTre të mitur dhe një i rritur nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin pritet të kthehen në Itali.
I rrituri ka shfaqur probleme shëndetësore për të cilat është vlersuar se duhet të rikthehet pas.
Ndërsa tre të miturit për shkak të moshës.
Kjo bëhet hera e trete që qeveria italiane angazhot dhe harxhon miliona euro për të sjellë refugjatët në vendin tonë të cilët nuk mund të qëndrojnë sipas marrëveshjes Tiranë- Romë.
Edi Rama dhe “Shteti në Hije” i Ergys AgasitIsh-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tronditi sërish skenën politike shqiptare me një intervistë ekskluzive në Syri TV, nga Zvicra ku ka fituar azil polik, në të cilën akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për drejtimin e një “organizatë kriminale”.
Ahmetaj, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ramës deri kur ai u shpall “non grata” në qeverinë Rama dhe në Partinë Socialiste, nuk kurseu akuzat ndaj rrethit të ngushtë të kryeministrit, duke përmendur emra, projekte të dyshimta të qeverisë dhe shpenzime luksitqë sfidojnë çdo logjikë në një vend me probleme të thella sociale.
Akuzat për Ramën
Ahmetaj e intensifikoi sulmin ndaj Ramës duke zbuluar detaje për shpenzimet luksoze të tij jashtë vendit, përfshirë trajtimet në klinika elitare në Itali. Ai përmendi një klinikë të famshme në Piemonte, “Palace Merano” ku Rama, sipas tij, trajtohet për probleme shëndetësore dhe relaks, trajtime që shkojnë në vlera marramendëse, e që sipas tij janë paguar nga një biznesmen, i cili ka përfituar leje të shumta ndërtimi.
“Rama shpenzon për trajtime private në Itali shuma që një qytetar i thjeshtë nuk do t’i fitonte për 10 vite punë të ndershme,” tha Ahmetaj.
Verat e shtrenjta dhe charter-i luksoz nga “Air Albania”
Ahmetaj e akuzoi Ramën për një mënyrë jetese luksoze. Tha se Rama konsumon verëra që kapin çmimin 33,000 dollarë për shishe, që i konsumon me Ergys Agasin, një personzh që sipas tij drejton shtetin, dhe përdor avionë privatë për udhëtime, duke shpenzuar dhjetëra mijëra euro për çdo fluturim. “14 mijë euro i bën fluturimi nga Tirana në Romë” – tha ai.
Ish -zëvendëskryeministri pretendoi se “Air Albania” është përdorur si një instrument politik dhe ekonomik për të favorizuar interesa të ngushta.
Sipas tij, kontratat e lidhura me operacionet e “Air Albania”, përfshirë blerjen dhe marrjen me qira të avionëve, janë dhënë në mënyrë të parregullt dhe pa garë të hapur. Ai përmendi se disa prej këtyre kontratave janë bërë me kompani të huaja të lidhura me individë të afërt me qeverinë.
Ahmetaj deklaroi se kryeministri Rama ka kontrolluar në mënyrë personale operacionet dhe strategjinë e kompanisë “Air Albania”, duke ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në çdo vendim të rëndësishëm, ndërkohë që kompania ka krijuar humbje të mëdha financiare në 20 milionë dollarë.
Ai tha gjithashtu se “Air Albania” është përdorur për të mbuluar udhëtimet luksoze të kryeministrit pasi një avion i saj (Ismaili i denoncuar më parë nga Zoom.al) është vënë shpesh në dispozicion për udhëtime personale, duke përdorur paratë publike për përfitime private.
“Eko-Park, një skemë për pasurimin e familjes Rama”
Ahmetaj e përshkroi projektin Eko-Park si një shembull klasik të korrupsionit institucional. Ai pretendoi se projekti është përdorur për të siguruar përfitime të drejtpërdrejta për familjen e kryeministrit, ndërsa qytetarët mbeten të painformuar për detajet dhe kostot e tij.
Ergys Agasi, “kryeministri në hije”
Arben Ahmetaj e përshkroi Ergys Agasin si një figurë kyçe që lidh politikën me krimin e organizuar dhe biznesin, duke e cilësuar atë si “koordinatorin” e Ramës me grupet kriminale.
Ahmetaj th se Agasi, një individ pa funksion zyrtar, ka një ndikim të jashtëzakonshëm në vendimmarrjet e qeverisë dhe në strukturat e Partisë Socialiste. Ai ngriti pyetjen retorike nëse socialistët votuan që “Ergys Agasi të drejtojë Shqipërinë”, duke lënë të kuptohet se Agasi vendos për çështje të rëndësishme në drejtiin e vendit.
Sipas Ahmetajt, Agasi ka organizuar takime mes politikës, krimit dhe biznesit, duke shërbyer si ndërmjetës mes këtyre sferave. Ai përmendi një rast konkret ku Agasi ka organizuar një festë në një resort në periferi të Tiranës, ku morën pjesë përfaqësues të krimit të organizuar, politikës dhe biznesit. Këto takime, sipas Ahmetajt, janë prova të lidhjeve të ngushta mes qeverisë dhe elementëve kriminalë.
Ahmetaj gjithashtu akuzoi Ramën se ka caktuar Agasin për të koordinuar marrëdhëniet me grupet kriminale, duke e bërë atë një figurë kyçe në strukturën e pushtetit. Ai sugjeroi se Agasi është personi që kontrollon Partinë Socialiste dhe administratën publike, duke ndikuar në emërimet dhe vendimmarrjet kyçe.
Akuzat për zëvendëskryeministren Belinda Balluku
Pas Ramës, radhën e patën bashkëpuëntorët e tij. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku qe në syrin e ciklonit të akuzave të reja të Ahmetajt. Ai e akuzoi atë për përfshirje në afera të dyshimta korruptive. Ahmetaj theksoi se një sërë tenderash të mëdha publike janë ndarë në mënyrë të padrejtë, duke favorizuar kompani të afërta me qeverinë.
1. Projekti i Aeroportit të Vlorës
Ahmetaj deklaroi se Balluku ka qenë e përfshirë në manipulime dhe abuzime në tenderin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Ai sugjeroi se ky projekt, me vlerë të lartë financiare, ishte paracaktuar për kompani të afërta me qeverinë dhe se nuk pati një garë të drejtë dhe transparente.
2. Koncesionet e rrugëve
Një tjetër akuzë ishte përfshirja e Ballukut në afera të lidhura me koncesionet e rrugëve. Ai përmendi që shumë projekte infrastrukturore, si ato për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Thumanë – Kashar, Tunelin e Llogarasë, Rrugën e Arbrit, për të cilat tha se u janë dhënë kompanive të favorizuara në mënyrë të parregullt, me vlera të fryra dhe në shkelje të procedurave.
3. Abuzimi me sektorin energjetik
Ahmetaj akuzoi Ballukun për keqmenaxhim dhe abuzime në sektorin energjetik. Ai tha se janë lidhur kontrata për blerje energjie me çmime të fryra nga kompani të lidhura me pushtetin, duke rënduar kostot për qytetarët dhe buxhetin e shtetit.
4. Projekti i Portit të Durrësit
Ahmetaj e implikoi Ballukun në përfshirje indirekte në procesin e dhënies së projektit të Portit të Durrësit biznesmenit arab Mohammed Alabbar. Ai sugjeroi se Balluku është një ndër figurat që ka favorizuar marrëveshjen në kurriz të interesave të shtetit.
5. Shpenzime të fryra në projektet e ndërtimit të ujësjellësve dhe energjisë së gjelbër
Ahmetaj tha se Balluku ka qenë pjesë e skemave ku janë dhënë fonde të mëdha për projekte të ndërtimit të ujësjellësve dhe energjisë së gjelbër, të cilat janë shoqëruar me keqpërdorime dhe mungesë transparence.
6. Koncesionet e mirëmbajtjes së rrugëve
Një tjetër akuzë e rëndë ishte se Balluku ka miratuar koncesione për mirëmbajtjen e rrugëve kryesore në vend me kushte të njëanshme, që përfitojnë kompanitë e paracaktuara dhe dëmtojnë buxhetin.
7. Lidhjet me kompani klienteliste
Ahmetaj përmendi që Balluku është në bashkëpunim të ngushtë me kompani të lidhura politikisht me qeverinë Rama, duke favorizuar këto kompani për të fituar projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike, në dëm të një gare të ndershme.
“Reforma në Drejtësi, një vegël politike e Ramës”
Ahmetaj kritikoi ashpër reformën në drejtësi dhe në veçanti SPAK-un, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që Rama përdor për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe për të mbrojtur aleatët e tij.
“SPAK-u nuk heton asnjë rast që lidhet me Ramën dhe rrethin e tij. Dosjet e mëdha, përfshirë ato që lidhen me korrupsionin galopant të kësaj qeverie, janë të bllokuara. Reforma në drejtësi është kthyer në një mjet për të mbajtur pushtetin dhe për të heshtur zërat kritikë,” deklaroi ai.
Për secilin rast të denoncuar Ahmetaj kërkoi hetim nga drejtësia. Ai premtoi se në vijim do të publikojë prova dhe dokumente të reja për të mbështetur akuzat e tij. /Zoom.al
Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të diagnostikohen, ka thënë Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik të martën.
Pesë hulumtuesve të këtij Instituti, Universitetit të Kalifornisë dhe Universitetit të Uashingtonit, u është dhënë qasje në programin komercial të inteligjencës artificiale, i cili në mënyrë retroaktive ka analizuar mamografitë e 116.495 grave që kanë marrë pjesë në programin norvegjez në periudhën 2004 – 2018.
Në total, 1.607 e grave janë përballur më vonë kancer në gji.
Algoritmi ka arritur të verifikojë se cilat gra kanë pasur rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit në gji, madje edhe se cili prej gjinjve ka qenë më i rrezikuar, katër deri në gjashtë vjet para diagnostikimit.
“Ne e kemi vërejtur se gjiri që ka zhvilluar kancer, ka pasur pikë në sistem dyfish më shumë, sesa gjiri tjetër”, ka thënë Solveig Hofvind, gruaja që udhëheq programin për detektim të kancerit në gji përmes programit me inteligjencë artificiale.
“Studimi tregon se algoritmet që tashmë janë të qasshme në treg mund të përdoren për të zhvilluar programe detektimi edhe më të personalizuara”, ka thënë ajo.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 670.000 gra kanë vdekur nga kanceri në gji më 2022.
Kjo, njëherësh, është forma më e shpeshtë e kancerit që zhvillohet te gratë.
Ky studim është publikuar edhe në revistën e Rrjetit të Shoqatës Mjekësore Amerikane, ndër revistat më me nam në botë./ Radio Evropa e Lirë