Aplikacion
Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, Ahmetaj e akuzon Ballukun si ‘plaçkitëse’ dhe si njeriu që i ka shkaktuar buxhetit të Shqipërisë më shumë dëme së tërmeti shkatërrues i vitit 2019.
Gjithashtu Ahmetaj ka thënë se Partia Socialiste ka rënë në duart e duart e Ergys Agasit për të cilin ish-ministri ka thënë më herët se është njeriu që mban lidhjet e kryeministrit Edi Rama me bandat e krimit.
Çim Peka: Këtë e nderuar e besoni kur e thoni, apo…?
Ahmetaj: Patjetër…kujt do i takojë Shqipëria? Unë sot do i kthej përgjigje Yuri Kim, sot Shqipëria ka rënë në duart e krimit. Merr Partinë Socialiste, ka shumë socialistë, por s’ka parti. Është vetëm një organizatë e krijuar vetëm për t’i shërbyer një njeriu. Ka shumë socialist. Më thoni cfarë lidhje ka sot Partia Socialiste me qeverinë që praktikisht është bashkia1 dhe bashkia2 e dikurshme? Nuk ka lidhje. Sot praktikisht, koordinatorët politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit. Referojuni pak Encro Chat të SKY, fatkeqësisht për shkak të atyre dosjeve të ardhura në Belgjika dhe Franca dhe jo të nisura nga SPAK-u dhe unë do ta theksoj, kanë rënë katër qarqe elektorale, fatkeqësisht për ne që kemi lënë ditë, net, vit të tëra për të punuar me shumë qejf për Partinë Socialiste. Katër, ka rënë Shkodra, ka rënë Durrësi, ka rënë Elbasani, ka rënë Tirana. Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste?
Peka: Kjo është. Vetëm ju se keni parë, kjo është Partia Socialiste.
Ahmetaj: Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë???
Peka: Kjo është, pse nuk e dije ti??
Ahmetaj: Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson?
Peka: Është edhe në DAVOS?
Ahmetaj: Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju? Për Pirro Vëngun? S’ka gjë me Pirro Vëngun si krijesë, s’ka lidhje, sistemi i patronazhimit politik që duhet ta bëjë çdo parti, në atë vend është kthyer në sistemin e patronazhimit të bukës. Kërcënojnë punonjësit e administratës, në një rast shumë interesant, shumë interesant, është, nja dy miqtë e mi në Itali që erdhën na zëvendësuan thanë, na kërcënuan, kanë kërcënuar motrën time, tha, që motra dhe kunati të dalin në Milano për takim me kreun e organizatës. Nuk është kjo Partia Socialiste. E keni parë që hanë kokat e njëri-tjetrit? Unë s’jam më. Unë po e them sot, Encro Chat ka vërtetuar rënien e katër qarqeve elektorale të Partisë Socialiste. Dhe këtë shkojnë dhe merren me Bardh Spahinë, se babanë e tij ia kam njohur kur punoja te FMN dhe tek Instituti Demokratik Republikan. Ia kam njohur babain, burrë i nderuar, ndjesë pastë. Këta merren me Bardh Spahinë, këta dalin flasin për…ore një krim elektoral, a kanë çuar këta deri në fund një krim elektoral? Janë marrë me kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës… një krim elektoral mo, SPAK-u, a po shkojmë në zgjedhje, a duhet të ketë zënë mend X – Y dhe Z-ta?
A po shkojë? Fola për partinë. Ti ke socialistë sot, më beso, komunikojnë me mua, socialistët, po flas për grupin parlamentar, një pjesë që është le të themi e vjetër, në kuptimin e eksperiencës, e vjetër në eksperiencë, të kapur për fyti, dikush i presuar, dikush i influencuar, dikush i lirë po revoltuar, një pjesë e tyre mezi presin që ky të bjerë. Është një ndjesi që dominon. Fola pë Partinë Socialiste. Sot po të shikosh nga ana e partisë, të shikosh qeverinë, sot qeveria është formati 5D i bashkisë së Tiranës, po nuk është 5D, është 5B. Plaçkitësja më e madhe në historinë e Shqipërisë të buxhetit të shtetit, ka emëruar 5 ministra, dy në bashkëpunim me eksponentët, 5 ministra për të plotësuar zinxhirin e plaçkitjes.
Po me ca po merret Pirro Vëngu? Merret me pronat e ushtrisë. Ma tha njeri brenda Ministrisë së Mbrojtjes që ky njeri po vjen vetëm se është i zellshëm për të dorëzuar pronat. E keni parë narrativën, ka filluar të flitet për Porto Palermon, është ai masturbimi turistik që tha Quest-i, në DAVOS, shpresoj që ta kenë parë shqiptarët. Pra, nderuar z. Peka, 5B-ja, ministri i financave është marrë nga strukturat e ish-Ministrisë së Infrastrukturës, dakord, Ministri i Brendshëm është histori më vete, kapitull më vete që, ‘for the record’. Kreu i organizatës, dikur, kur punonte si drejtor i hetimit tatimor e shkarkoi nga puna për korrupsion.
Mediat italiane: Prokuroria kërkon arrestimin e mikut të Edi RamësProkuroria e Milanos ka kërkuar arrestimin e Stefano Boerit, Cino Zucchi dhe Pier Paolo Tamburelli. Tre arkitektët akuzohen për manipulim të ofertave dhe rrezikojnë të vendosen në arrest shtëpie.
Guardia di Finanza në fakt e ka njoftuar atë për t’iu nënshtruar marrjes në pyetje parandaluese, të caktuar për datën 4 shkurt përpara gjyqtarit hetues Luigi Iannelli, shkruajnë mediat italiane.
Ashtu siç e parashikon edhe reforma e Carlo Nordios, vetëm pas marrjes në pyetje të të dyshuarve gjyqtari do të vendosë nëse do t’i arrestojë ose jo në bazë të ekzistencës së nevojave paraprake. Historia ka të bëjë me konkursin ndërkombëtar të projektimit për ndërtimin e Beic-it të ri, Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës: financuar me 101 milionë nga PNRR, ajo duhet të ndërtohet deri në vitin 2026 në zonën e Porta Vittoria.
Boeri dhe Zucchi janë gjithashtu nën hetim për “deklarime të rreme në lidhje me identitetet ose cilësitë personale të tyre ose të të tjerëve”. Gjyqtari hetues mohoi gjithashtu sekuestrimin parandalues të mbi 5.2 milionë eurove nga llogaritë e personave nën hetim dhe firmave profesionale të përfshira.
Arkitekti italian Stefano Boeri, i cili është vënë në hetim në Itali ka qenë dhe një nga arkitektët kryesor të planit Urbanistik të Tiranës dhe i njohur si mik i kryeministrit Edi Rama.
“14 mijë euro fluturimi! Rama falimentoi Air Albania-n”Ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka denoncuar me fakte se si kryeministri Edi Rama ka falimentuar Air Albania, duke shkaktuar një dëm prej 20 milionë euro.
Gjatë intervistës së tretë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj theksoi se shqiptarët vetëm për një devijim të udhëtimit të Ramës nga Tirana për në Romë, kanë paguar 14 mijë euro.
Ahmetaj: Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar. Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu. Le të dalë ta kundërshtojë nëse do. Ndërkohë pasi këmbënguli u ktheva në ministri të financave, u ula me 3-4 nga punonjësit aty dhe për hirë të këmbënguljes timë për jo bëmë llogaritë. Pra, për këtë Altin ti duhet të më kishe hedhur mua në burg po ta kisha bërë. Pale të më kishe vënë edhe atë maskën, si të ai filmi, aty di ishe heroi i fëmijëve tanë. U ktheva te ai dhe i thashë nuk bëhet, përvec asaj ka edhe problem me ligjin. Atëherë ndryshojmë ligjin, tha. Jo, i thashë, ligjin unë nuk e prek, pëveçse vetëm me konsulencë të BB dhe FMN.
Vijmë të projekti Air Albania. Do ju sjell një gjë shumë interesante. Ky Air Albanian e ka falimentuar. Kreu i organizatës e ka falimentuar. Më vjen keq për pronarët, në respekt të qytetarëve, kam këtu bilancin e Turkish. Që nga 31 dhjetori, bëhet fjalë për 1 janar 2024 dhe është edhe viti 2023. Që nga 31 dhjetori i 2019, humbja e Air Albania, e cila tejkalon gjithë totalin e aksionit të grupit, pra grupit ku ishte krijuar Air Albania, nuk e fusin në këtë bilanc të konsoliduar është 20-milionë euro. Dhe vuri figuara e kombit si imazh. Shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre për çarterin e tij. Aty jemi duke folë për devijim, nga Tirana për në Romë, një fluturim është 14 mijë euro. Sipas këtyrë dokumentave ky kapital është shkrirë. Le ta investigojnë dhe unë kërkoj të faluar nëse nuk është kështu. Ose le të më çojnë në gjyq për këtë. Meqë deshën dokumenta këta analistët që merr ti atje.
Për projektin e agregatëve në Vlorë nuk dua të ndaloj. Është një skandal korruptiv ku gjakderdhja financiare ende vazhdon. Le të mos e investigojë Altin Dumani, le të merret me pllakat e banjos së Erjolës, le t’i shkatërrojë jetën fëmijëve të mi. Le të na përndjekin nga mbrapa. Lë të përndjekë gjithë miqtë e mi.
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur më shumë dritë më skandalin e kanabizimit të Shqipërisë me një plan të mirëmenduar nga kryeministri Edi Rama, që në momentin e parë që erdhi në pushtet në vitin 2013.
Në intervistën e tretë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj i është referuar një takimi në Durrës të Këshillit të Ministrave me Edi Ramën, që sipas tij është diskutuar në lidhje me kanabizimin e vendit, si një plan i detajuar dhe produkt i kryeministrit, të cilin sipas ish-zëvendëskryeministrit, e kanë kundërshtuar 5 ministra.
‘Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar atë që po ndodhtë me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi, edhe për shkak edhe të natyrë time. Por 5 ministra e kanë kundërshtuar. Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar. Saimir Tahiri që e beri ‘kokë turku’ dhe me tre çerek të zërit e ka kundërshtuar, Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar, unë e kam superkundërshtuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës. Këta 5 ministra dhe të tjerë që nuk pipëtinin kanë kundërshtuar’, u shpreh Ahmetaj.
Ahmetaj: Po të arrestohesha, s’do dilja gjallë. Pronarët e Top Channel morën lekë nga inceneratorëtIsh-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar në intervistën e fundit se vazhdimisht merr kërcënime dhe se të fundit e ka marrë vetëm tre ditë më parë.
Ahmetaj është shprehur gjithashtu se, ka pasur një paralajmërim për të cilin ka qenë në dijeni edhe Altin Dumani, që nëse ai do të arrestohej, nuk do të dilte i gjallë nga burgu.
Ahmetaj: Vazhdojmë te media. Njëra merr tender korrupsioni, njëra paguhet nga plaçkitësja, tjetri merr pronat shtetërore, tjetri kërcënohet… mirë mo, nja një fund kjo??? Unë ka këtu një pjesë të vendimit të inceneratorit të Tiranës, të hetimit. Nuk do merrem as me cilësinë, as me sipërfaqësinë, as me shkurtimin, as me heqjen, as me grisjen e urdhër-arresteve, nuk do merrem. Do merrem me verifikimin e asaj që kam thënë në shkurt të vitit 2023, që ka një strukturë gjysmë mafiozë politikë-incenerator-media. Top Channel është media. Këtu vërtetohen transaksionet midis pronarëve të TCH, ish-kryeredaktorit të TCH miliona euro. Nuk me besuan shqiptarët, sepse dilte TCH, nuk ka shkuar deri në fund, po nuk do Altin Dumani të shkojë deri në fund, kjo është dosje e SPAK.
Pra, kjo ka vërtetuar se Top Channel, kreu i organizatës dhe Erion Veliaj dhe Belinda Balluku dhe inceneratorët kanë qenë të drejtpërdrejtë në goditjen ndaj meje. Të drejtpërdrejtë. Sot Top Neës dhe TCH janë televizione të qeverisë.
Jemi në 2025, si mundët more të vihet një televizion kombëtar të vihet kundër meje se do kreu i organizatës. Një sqarim juridik procedural për këtë dosje. Ministria e financave nuk ka dhënë miratim, saktë është ajo pjesë, por duhet korrigjuar, ministra nuk ka dhënë miratim, është shprehur ‘no coment’, sepse ka refuzuar angazhimin e parave të buxhetit të shtetit me firmën time, jo një herë po pesë herë, dhe ka shkruar ne shprehemi pa komente përderisa ju do ta paguani vetë inceneratorin, por duhet të merret aprovimi nga të gjitha qarqet. Këtë dosje e kam në detaje dhe të gjitha transaksionet e bëra nga grupi mafioz, kreu i organizatës, plaçkitësja, pronaro faktik i incerneratorit të Tiranës, inceneratorët, Top Channel. Janë të gjitha në këtë dosje. E ka SPAK-u. meqë në 2023 del kreu i organizatës dhe thotë po të isha unë SPAK-u ai do t’i kishte punët më keq, dakord, e bërë me keq. Po kam dyshime serioze Cim Peka se të më ndjejnë qytetarë, po të më ndjejë edhe SPAK-u për këtë, ta dëgjojnë qytetarët, që urdhëri i arrestit me urgjencë- kam një pyetje për gjyqtarin, që nuk e njoh, po më thonë është dinjitoz, Erion Bani, si ka mundësi, për çfarë arsye e firmose urdhrin tim të arrestit? Çfarë kisha bërë unë në atë dosje? A e mendove dot si gjyqtar, a e mendove dot si si profesionist? Unë e kuptoj Altin Dumanin dhe Millonain, kishin marrë urdhër dhe ju duhej statistike, e kanë personale, nuk i mirëkuptova, por e kuptova. Me logjikën e tyre duhet të isha sot dy vjet në burg në pritje të cuarjes së dosjes në gjyq, që nuk e çonte dot se nuk e lidhte, nuk lidhet as me pastrimin e parave, po duhet të rrija në burg dhe të prisja Altin Dumanin t’i ngrefej logjika. A jeni në vete thotë, lereni të përplaset në gjykatë. Mirë po e ke këtë mundësi, por për çfarë nxore urdhër arresti, për dy muaj, do prishja faktet në parlament. Po mirë, po Benet Beci i prish faktet që ke anuluar urdhër-arrestin për Benet Becin? Po Erion Veliaj i prish faktet? Ke dy vjet e gjysmë që e ke paralajmëruar për të fshirë faktet? Po Frida Krifca, po Belinda Balluku? Po Damian Gjiknuri? Po Ogerta Manastirliu? Kujt ia tregon ti këto, turp, shkon aty dhe kolegët e mi nuk e pyetën, nuk e lexuan dosjen.
Sot me kërcënimet, para tre ditësh kam marrë një kërcënim interesant, ‘Kur të ngremë ne furtunën, ti do fluturosh në qiell’. Po, po, para tre ditësh ma kanë bërë këtë kërcënim. Kam dyshime se Altin Dumani ka qenë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes time, unë s’dilja i gjallë nga burgu. Këtë e dinë të gjithë tani. Do jetë trishtim shumë i madh që nuk e kuptoj, po nuk mund ta ndaj…
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj pasueses së tij, Belinda Balluku.
Në një intervistë në Syri Tv, nga arratia, Ahmetaj tha se Balluku ka organizuar protesta kundër kryebashkiakut Erion Veliajt dhe për këtë arsye, janë paguar dhe njerëz.
” Po, pooo. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra,”- tha Ahmetaj.
Ahmetaj ka akuzuar gjithashtu Ballukun si hajdute që i ka vjedhur buxhetit të shtetit.
“Vazhdon të mbajë rekord në historinë e Shqipërisë, e ka çuar me 11-miliardë nivelin e tenderave, më pas do t’ju tregoj edhe sukseset, se del në parlament dhe thotë kemi bërë shkolla, kemi bërë kopshte,”- shtoi ndër të tjera ai./ Syri.net
“100 mijë palestinezë do të vendosen në Shqipëri”/ Reagon Edi RamaKryeministri Edi Rama ka reaguar pas qarkullimit të një lajmi ku thuhet se 100 mijë palestinezë do të vendosen në Shqipëri nga Rripi i Gazës.
Shefi i qeverisë ka përgënjeshtruar lajmin dhe ka thënë se vendi ynë as nuk e ka marrë një kërkesë të tillë as nuk do të marrë një përgjegjësi të tillë.
“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për shumë kohë – dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Nuk është absolutisht e vërtetë.
Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka duruar një luftë djallëzore pas tmerreve mesjetare të 7 tetorit. Por më lejoni të jem i qartë: Shqipëria nuk është kërkuar nga askush dhe as ne nuk mundemi. madje mendoni të merrni përsipër ndonjë përgjegjësi të tillë.
Jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë.
Por Shqipëria nuk është në vetë Lindjen e Mesme dhe nga zemra e Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë. Megjithatë, ne dëshirojmë dhe lutemi që popullit palestinez t’i jepet shansi të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamasi të mos jetë më kurrë në gjendje të dëmtojë Izraelin – ose, para së gjithash, vetë palestinezët.”- shkruan kryeministri.
Lajmi ka qarkulluar në rrjet sot, dy ditë pasi presidenti i ri amerikan Donald Trump tha se ka në plan të zhvendosë të gjithë popullin e Gazës në Jordaninë dhe Egjiptin fqinj, dhe aty sipas tij palestinezët të qëndrojnë në paqe.
Megjithatë, të dy vendet e kanë refuzuar një gjë të tillë.
Hëna e Re e 29 Janarit, katër shenjat më me fat të horoskopitHëna e Re e 29 janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit!
Bricjapi
Burime të reja të ardhurash vijnë për bricjapin me Hënën e Re në Ujori më 29 janar 2025. Pra, nëse keni qenë në vështirësi financiare kohët e fundit, mund të merrni frymë të lehtësuar pasi jeta juaj duket se po ndryshon për më mirë.
Për të përfituar sa më shumë nga kjo energji, astrologja Helena Hathor thekson rëndësinë e rifitimit të kontrollit mbi atë që ju shqetëson më shumë. Qasuni financave tuaja në mënyrë strategjike në mënyrë që të filloni ta tërhiqni këtë bollëk edhe në formë materiale.
Gaforrja
Sipas astrologes gaforrja “do të ketë fluksin e parave me një burim të përbashkët me një partner”. Pavarësisht nëse kjo vjen në formën e një lidhjeje romantike, juve kjo lidhje do ju lehtësojë nga njëfarë presioni financiar. Mund të keni oferta pune.. paratë janë në rrugën tuaj.
Demi
Hëna e Re në Ujor do të sjellë me vete “para nga përpjekjet tuaja të vashsdueshme në punën tëuaj të përditshme”. Çdo lëvizje që keni bërë për ta vendosur veten në një pozicion më të mirë do të fillojë të shpërblehet nën këtë energji pozitive të Hënës së Re.
Virgjëresha
Ndonjëherë mund të ndiheni sikur investimet tuaja në kohë nuk po shpërblehen ashtu siç dëshironi. Për fat të mirë me Hënën e Re në Ujor më 29 janar, e gjithë kjo do të fillojë të ndryshojë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të nënshkruajë sot tre urdhra ekzekutivë që kanë për synim reformimin e strukturës së forcave të armatosura. Një nga dispozitat është ajo që parashikon ndalimin e personave transgjinorë që shërbejnë në ushtri, eliminimin e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.
Po ashtu pritet rikthimi në detyrë me kompensim i ushtarëve të pushuar nga puna për shkak të refuzimit të vaksinimit kundër Covid-19, njofton CNN, duke cituar dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë dispozitat, bën të ditur New York Post, mbërrijnë pas betimit të Pete Hegseth si kreu i Pentagonit të shtunën më 25 janar. Hegseth ka deklaruar vazhdimisht synimin e tij për të futur ndryshime të rëndësishme kulturore brenda Forcave të Armatosura, duke përfshirë heqjen e praktikave të DEI (Diversiteti, barazia dhe përfshirja) dhe largimin e ushtarëve “të zgjuar” (konsiderohen ata që ndajnë mendime kritike).
Trump tashmë i kishte ndaluar transgjinorët të shërbenin në ushtri edhe në vitin 2017, gjatë administratës së tij të parë.
Sidoqoftë, në vitin 2021, presidenti i atëhershëm Joe Biden e kishte hequr atë ndalim me një urdhër ekzekutiv. Vetëm disa orë pasi u betua për mandatin e tij të dytë, Trump tashmë nënshkroi një urdhër javën e kaluar duke anuluar vendimin e administratës Biden.
Kosovë/ Albin Kurtit i hidhet lëndë plasëse gjatë takimit të fushatësNjë incident shqetësues është shënuar në Kosovë këtë të hënë ndërsa subjektet politike vijojnë intensivisht fushatën.
Lëvizja Vetëvendosje nuk është mirëpritur gjatë një tubimi në Skënderaj, pasi disa qytetarë janë mbledhur dhe kanë hedhur mjete piroteknike afër vendit ku ishte planifikuar mbledhja.
E teksa tubimit i është bashkuar kryeministri Albin Kurti, i cili është pritur me thirrje “Thaçi, Thaçi”.
Nuk raportohet për lëndime, por incidenti ka shkaktuar tension në vendndodhjen e tubimit, çka ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e policisë së Kosovës.