zoom

Day ArchiveZjarri në Tiranë/ Digjen tre makina, zjarrfikësit izolojnë flakët

Pas rreth 2 orësh, zjarrfikësit kanë vënë nln kontroll flakët në pallatin tetë katësh në Komunën e Parisit në Tiranë.

Autoritetet bëjnë të ditur se si pasojë e flakëve janë djegur 3 automjete të parkuara në pjesën e garazhit.

“Banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike. Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.”- thuhet në njoftim.

Qëlloi me armë mikun e fëmijërisë, bashkëshorti i Rihannës rrezikon 24 vite burg

Reperi i njohur amerikan A$AP Rocky po përballet me akuzat për të shtënat ndaj ish-mikut të tij, Terell Ephron, në Los Anxhelos.

Procesi gjyqësor ka nisur këtë të premte, dhe nëse shpallet fajtor, A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, mund të përballet me deri në 24 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2021, pranë një hoteli në Hollywood, pas një debati të ashpër mes reperit dhe Ephron, një artist dhe mik i tij i fëmijërisë. Të dy kanë qenë pjesë e grupit hip-hop A$AP Mob dhe janë njohur që në shkollën e mesme. Sipas akuzës, gjatë konfliktit, Rocky ka nxjerrë armën në mënyrë kërcënuese dhe më pas ka qëlluar dy herë në drejtim të Ephron, i cili ka marrë një plagë të lehtë dhe është trajtuar në spital.

Reperi ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm. Avokati i tij ka theksuar se ata janë të gatshëm për gjyqin dhe besojnë se do ta kalojnë këtë proces me sukses.

Çështja ka tërhequr një vëmendje të madhe, jo vetëm për shkak të famës së Rocky-t si një yll i hip-hop-it dhe ikonë e modës, por edhe për lidhjen e tij me këngëtaren Rihanna, me të cilën është në një marrëdhënie afatgjatë.

Zjarr në një pallat në Tiranë, evakuohen banorët

Një zjarr ka shpërthyer në një pallat tek Komuna e Parisit në Tiranë.

Flakët janë shfaqur fillimisht në garazh ndërsa kanë përfshirë edhe ambjentet e një supermarket.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit ndërsa po punohet gjithashtu për fikjen e flakëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Përplasje fizike mes Gjestit dhe Loredanës në BBVA ( Video)

Një nga momentet më të tensionuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania ka ndodhur mes reperit Gjesti dhe modeles Loredana, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Debati mes tyre ka shpërthyer në një moment kur tensionet brenda shtëpisë ishin të dukshme, duke shkaktuar një përplasje të fortë mes dy banorëve.

Ky incident ka ngjallur shumë reagime nga fansat, duke e bërë një prej ngjarjeve më të komentuar në këtë sezon. Edhe pse Big Brother ka ofruar shumë ngjarje interesante, ky konflikt ka mbetur ndër më tërheqësit për shikuesit, duke krijuar edhe një atmosferë mjaft dramatike mes dy personazheve.

Loredana tentoi të merrte cigaret nga duar e Gjestit, një veprim që nuk u prit mirë nga reperi. Ai reagoi menjëherë duke i kërkuar asaj të shmangte prehjen e tij fizike, duke i thënë në mënyrë të prerë: “Mos më prek me dorë”.

Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, anëtar i një bande kriminale

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ai dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua një shkop metalik.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe kapjen e personave në kërkim që qarkullojnë me automjete, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të kërkuar nga Italia i cili lëvizte me automjet në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë bërë të mundur lokalizmin dhe ndalimin e automjetit tip “Nissan”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi E. P., 40 vjeç, rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “ Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr dy, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të 40 vjeçarit E.P.”, njofton policia.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Itali.

Shenjat e horoskopit që do të sfidohen nga universi këtë vit

025 do të sjellë disa ndryshime interesante dhe shumë retrograda në horizont, tranzite intensive që do të vendosë një shenjë specifike të zodiakut përmes një sërë testesh nga universi.

Saturni në Dash duke filluar nga 24 maj 2025, do të jetë një përvojë e vështirë për Dashin dhe personat me ashendent Dash. Dashi do të testohet nga universi në vitin 2025. Saturni në Dash është një pozicion kërkues për Saturnin sepse Dashi në përgjithësi dëshiron të ndihet i çliruar dhe i pavarur dhe fokusohet në shumë gjëra në të njëjtën kohë ndërsa Saturni kërkon strukturë.

Megjithatë, Dashi është një shenjë kardinale dhe ndan shumë me shenjën e tij kardinale Bricjapi. Dallimi kryesor është se Dashi duhet të konkurrojë në mënyrë që të vazhdojë të ndjejë atë shkëndijë. Kur Dashi nuk është i frymëzuar dhe i pamotivuar për të vazhduar të ndjekë qëllimet e tij, ata do të heqin dorë dhe do të fokusohen në diçka tjetër. Pavarësisht vështirësisë, Dashët nuk duhet të harrojnë qëllimet e tyre. Gjetja e motivimit për ta mbajtur këtë flakë ndezur dhe përvetësimi i durimit mund të jetë ajo që i pengon Dashët, pasi ata janë të famshëm për veprimet e tyre impulsive.

Por sapo Saturni të hyjë në Dash, ai do të jetë i ngadalshëm, gjë që mund të jetë e mërzitshme dhe frustruese për Dashin. Dashët mund të tundohen të ëndërrojnë gjëra të mëdha gjatë kësaj periudhe, por Saturni do t’ju rikthejë me këmbë në Tokë. Filloni hobi të reja që do t’ju mbajnë të motivuar, takoni njerëz të rinj që ju frymëzojnë dhe mësoni të jeni të hapur ndaj përparimit të ngadaltë dhe kritikave konstruktive. Edhe pse Saturni në Dashi është famëkeq, ai mund të jetë katalizatori që ju ndihmon të fitoni disa fitore në një mënyrë të re. Saturni është hapi i parë për t’ju mësuar se si të zotëroni talentet tuaja dhe të dilni fitimtar.

Si do të zgjidhet dhe kush do ta pasojë Kryepeshkopin Janullatos

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos tashmë do të sjellë një tjetër zgjedhje.

Brenda dy javësh duhet të mblidhet Sinodi i Shenjtë, i cili përbëhet nga 6 mitrolpolitë.

Ata do të votojnë për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, sipas rregullave. Kryepeshkopi i ri duhet të jetë një nga ekzistuesit, teksa përparësi ka ai që është më i vjetri në shërbim.

Deri më tani më shumë shanse të zërë vendin e Janullatos është Mitropoliti i Korçës Hirësia e tij Imzot Joan Pelushi.

Ai ka qenë bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Anastas janullatos, person që e ka shoqëruar deri në momentet e fundit të jetës.

4 ushtare me 200 të burgosur/ Izrael-Hamas bëjnë shkëmbimin e rradhës

Grupi i militantëve palestineze Hamas liroi të shtunën katër gra ushtare izraelite që mbante peng prej tetorit të vitit 2023, në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë, kjo në përputhje me marrëveshjen që i dha fund luftimeve rreth 15 mujore në Gazë.

Katër pengjet izraelite u transportuar me automjete të Kryqit të Kuq tek forcat izraelite.

Menjëherë pas kësaj, autobusë me të burgosur palestinezë u panë duke u nisur nga burgu ushtarak izraelit ‘Ofer’ që ndodhet në Bregun e pushtuar Perëndimor. Shërbimi i Burgjeve të Izraelit tha se ishin liruar 200 persona.

Këto zhvillime u përshëndetën nga izraelitë të mbledhur në Tel Aviv e palestinezë të mbledhur në Ramallah. Ky është shkëmbimi i dytë sipas marrëveshjes së armëpushimin, pas të parit që ndodhi më 19 janar.

Marrëveshja parashikon që Hamasi të lirojë 33 gra, fëmijë, të moshuar, të sëmurë apo pengje të plagosur, gjatë një faze të parë gjashtëjavore, ndërsa Izraeli do të lirojë në këmbim, 30 të burgosur për çdo civil të liruar dhe 50 për çdo ushtar.

Katër ushtaret izraelite të liruara të shtunën – Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag – u morën peng më 7 tetor të vitit 2023 ndërsa ndodheshin në një postë ushtarake vëzhgimi pranë Gazës. Sulmi terrorist i grupit të militantëve të Hamasit brenda territorit izraelit u bë shkak për fillimin e luftës në Gazë.

Atentati ndaj Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari që i siguroi autorit automjetin (Emri)

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga një 36-vjeçar, Erald Cenaj i cili dyshohet se siguroi automjetin që autorët përdorën në vrasjen e Kristian Markut në Vlorë.

Policia ka bërë të ditur se 36-vjeçari është me origjinë nga Kukësi por nuk dihet çfarë e lidh atë me autorët përveç sigurimit të mjetit.

“Hetimet intensive, të realizuara nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, kanë dokumentuar se automjeti që është përdorur për ngjarjen është siguruar nga shtetasi Cenaj. Po ashtu, gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar prova që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Veprimet hetimore vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të mundshëm.”-thuhej në njoftimin e Policisë.

Rama shpall e Shtetin Bektashi: Selia e Kryegjyshatës Botërore, status të ngjashëm me Vatikanin

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri, ka shpallur krijimin e Shtetit Bektashi.

Rama theksoi se askush s’ka pse i trembet idesë së këtij statusi të posaçëm të Selisë së Kryegjyshatës Botërore.

“Gjithkush duhet ta shohë si detyrim për të mos e lënë të vdesë dhe për ti garantuar vazhdimësinë e jetës, frymës së ngjizur në fletoren e bektashinjve të shkruar nga Naim Frashëri, dora vetë”, tha kreu i qeverisë. 

Edi Rama: Askush që flet shqip dhe që është shqiptar prej vërteti, se ka edhe disa që flasin shqip dhe Allahu na ruajt ne prej tyre, dhe Allahu u bëftë derman mendjes së tyre, por shyqyr Allahut dhe lavdi Zotit janë pak shumë.

Askush s’ka pse i trembet idesë së kësaj embleme, të këtij statusi të posaçëm të Selisë së Kryegjyshatës Botërore, përkundrazi gjithkush duhet ta shohë si detyrim për të mos e lënë të vdesë dhe për ti garantuar vazhdimësinë e jetës, frymës së ngjizur në fletoren e bektashinjve të shkruar nga Naim Frashëri, dora vetë, dhe si udhërrëfyes kuptimplotë për këdo që do të kuptojë pa u munduar fare dhe në këtë rast këtë ua sugjeroj analistëve që përgjithësisht nuk duan të mundohen për të kuptuar.

Dhe ngaqë nuk kuptojnë pa u munduar, flasin pastaj shumëçka që është t’ju ridrejtuar Allahut me lutjen që t’ju bëjë derman edhe për mendjen e tyre. Fletoren e Bektashinjve lexohet shpejt dhe t’i thotë të gjitha ato që ke nevojë për të mos u ngatërruar dhe për të mos i vendosur shkopinjtë në rrota një karvani që i ka ardhur koha të ndalet dhe të hapë këtë portë të shpëtimit dhe prosperitetit krah për krah me komunitetet e tjera për komunitetin bektashi.

Kreu i qeverisë theksoi se krijimi i Shtetit Bektashi nuk do të përçajë askënd dhe as nuk do të vendosë në diskutim sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë”.

“Komunitetet e tjera fetare nuk kanë asnjë arsye që të shqetësohen nga ky trajtim i veçantë, se nuk është trajtim i veçantë i një komuniteti fetar në vetvete, por trajtimi i merituar i në komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri”, theksoi Rama.

Edi Rama: Historia e bektashinjve është thirrja imponuese për ti dhënë selisë së kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me atë të Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, nuk do të vendosë në diskutim sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë se çfarë nuk dëgjon njeri nga shqipet dhe shqipot kur u shkon mendja të bëjnë ndonjë gjë të re apo të bëjnë ndonjë punë, që të tjerët se kanë bërë. Jo, Shqipëria është shtet unitar, nuk është shtet federal. Edhe Italia i ka nja 3 realitete brenda saj me statuse të tilla.

Komunitetet e tjera fetare nuk kanë asnjë arsye që të shqetësohen nga ky trajtim i veçantë, se nuk është trajtim i veçantë i një komuniteti fetar në vetvete, por trajtimi i merituar i në komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

Të tjerët do ta kishin shpikur edhe sikur të mos e kishin. Ne e kemi dhe jemi gati që ta lëmë të vdesë.

Një emblemë e tillë i jep Shqipërisë edhe më shumë dritë si shembull i respektit të asaj harmonie aq shumë të bekuar dhe kërkuar sot në mbarë botën që Papa Françesku kur erdhi këtu e pagëzoi si shembullin e një vëllazërie fetare në mbarë botën.