zoom

Day ArchiveFinalja e ‘Big Brother Kosova’, kush do të shpallet fitues?

Pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova sonte mbyllin garën, me njërin prej tyre që do të rezultojë fituesi i kësaj aventure.

Pas më shumë se 100 ditësh plot sfida, momente emocionuese dhe surpriza, finalistët e këtij spektakli do të garojnë për çmimin e madh.

Finalistët e këtij edicioni janë: Driloni, Sara, Vullnet, Xuxi dhe Xheneta – njëri prej të cilëve do të fitojë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Përgjatë më shumë se 100 ditëve, këta konkurrentë kanë kaluar prova të vështira, momente të veçanta dhe kanë ndarë histori të paharrueshme me publikun.

Kush do të jetë fituesi i këtij edicioni sipas jush?

Parashikimi i motit/ Çfarë ju pret gjatë fundjavës

Moti në fundjavë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Të shtunën, moti do të jetë në pjesën e parë të ditës me vranësira e reshje të lehta shiu, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët.

Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.

Ndërsa për ditën e dielë pritet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

U nominua për 13 Oscars/ Filmi “Emilia Perez” merr goditjen e madhe

Filmi meksikan ‘Emilia Perez’ ka marrë kritika të ashpra pas marrjes së 13 nominimeve për ‘Oscar’, duke u cilësuar nga disa si një nga filmat më të këqij që kanë marrë kaq shumë nominime.

Edhe pse thrilleri muzikor i Netflix u lavdërua për paraqitjen e aktorëve si Adriana Paz, Selena Gomez, Zoe Saldana dhe Karla Sofia Gascon, të cilat sollën histori të rëndësishme, përfshirë nominimin e parë të një aktoreje trans në ‘Oscar’, shumë fansa shprehen të zhgënjyer nga filmi.

Pasi u shpallën nominimet, kritikat në rrjetet sociale shpërthyen. Disa fansa shprehën habinë për nominimin e filmit për kategori si “Filmi më i mirë” dhe “Kinematografia më e mirë”, duke e quajtur atë “më të keqin ndonjëherë”, shkruan DailyMail.

Ata theksuan se disa nga këngët origjinale të filmit dukeshin si përkthime të dobëta, dhe se performancat e aktorëve meritonin më shumë njohje, por jo për këtë film.

Filmi, i cili tregon historinë e një avokati që ndihmon një shef karteli të zhduket, fitoi vëmendje të madhe pas çmimit të jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë, ku gjithashtu u nderua me çmime.

Megjithatë, pas shpalljes së nominimeve, është ende e paqartë nëse ‘Emilia Pérez’ është një sukses i vërtetë apo thjesht një film i mbushur me shumë marketing dhe ndihmës të diskutueshëm.

Pse nuk duhet të konsumojmë kurrë ushqim në makinë? Cili është rreziku?

“Mukbang”, një fenomen që ka lindur në Korenë e Jugut dhe ka fituar popullaritet global, përfshin regjistrimin e vetes duke ngrënë, shpesh në makinë ose në video-live në rrjetet sociale.

Ky trend është bërë gjithnjë e më i njohur kohët e fundit, ku njerëzit shpesh filmojnë veten gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.

Megjithatë, ekspertët kanë shprehur shqetësime lidhur me ndikimet negative që ky fenomen mund të ketë, jo vetëm për shëndetin ushqimor, por edhe për higjienën e mjedisit.

Dr. Gareth Nye, profesor i shkencave mjekësore, ka paralajmëruar për rrezikun e ngrënies në makinë, duke e konsideruar këtë një praktikë që mund të shpërndajë ushqimin nëpër hapësira të ndryshme të automjetit. Kjo mund të krijojë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e mikroorganizmave dhe baktereve, për shkak të thërrimeve të ushqimit, kontakteve të shumta me duar dhe mundësisë së pikave të pështymës që bien gjatë ngrënies.

Një studim i bërë nga Dr. Nye ka zbuluar se në një makinë ku ishte konsumuar ushqim, ishin identifikuar deri në 1500 lloje të ndryshme bakteresh.

Po ashtu, ngrënia në makinë shpesh lidhet me ushqime të parapërgatitura, të cilat janë më pak të shëndetshme dhe konsumohen nën presion, duke i penguar individët që t’i përtypin mirë.

Kjo mund të ndikojë negativisht në procesin e tretjes, duke shkaktuar probleme të tilla si urthi dhe refluksi gastroezofageal, për shkak të ngadalësimit të tretjes dhe konsumit të ushqimit me nxitim.

Putin befason me deklaratën e fundit për Trump

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se është i gatshëm për bisedime me homologun e tij amerikan, Donald Trump, për Ukrainën, duke e quajtur atë udhëheqës të mençur i cili do të mund të kishte parandaluar edhe nisjen e konfliktit.

Putin nuk dha afate se kur do të ndodh një gjë e tillë por ai ka thënë se Kremlini ka qenë duke pritur sinjale nga uashinftoni.

“Ne gjithmonë kemi thënë, dhe unë dua ta theksoj sërish, se ne jemi të gatshëm për këto negociata sa i përket çështjes ukrainase”- ka thënë Putin.

Deklaratat e Putin vijnë pas gatishmërisë së Trump për bisedime për Rusinë për ukrainën dhe cështje të tjera.
Trump e ka quajtur konfliktin qesharak dhe e ka kërcënuar Rusinë me sanksione ekonomike nëse nuk bie dakord të ndalë luftën. Ai po ashtu ka thënë se nëse ulen çmimet e naftës, atëherë lufta do të përfundonte shpejt, pasi Rusia përdor të ardhurat nga nafta për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

Pas deklaratave të Putinit reagoi edhe Kievi reagoi duke thënë se nuk duhet të përjashtohet nga bisedimet.

Berisha “thyen izolimin”/ Tregon se ku do të udhëtojë të hënën

Kreu i demokratëve, Sali Berisha do të udhëtojë të hënën drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojë takime pune.

Në të njëjtën ditë, në 3 shkurt, Berisha do duhej të paraqitej pranë Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Megjithatë, me kërkesë të avokatëve të tij, SPAK i ka dhënë leje për të bërë udhëtimin jashtë vendit pas një kohe të gjatë.

Kujtojmë se kryedemokrati është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

SHBA/ Grupet e para të emigrantëve dëbohen me aeroplanë ushtarakë

Aeroplanët ushtarakë C-17 filluan të transportojë të premten imigrantët e arrestuar nga Shtetet e Bashkuara nën urdhrat e Presidentit Donald Trump, ndërkohë që Pentagoni po bën përgatitjet për të dërguar forca shtesë në kufirin jugor, përfshirë divizionin elitar ajror të 82-të të ushtrisë.

Avionët e ushtrisë amerikane janë përdorur në të kaluarën për të bërë transportin e individëve nga një shtet në një shtet tjetër, sikur ndodhi gjatë tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani në vitin 2021.

Por kjo është hera e parë brenda një periudhe kohore që mbahet mend që Shtetet e Bashkuara përdorin avionë ushtarakë për të transportuar imigrantë jashtë Shteteve të Bashkuara, sipas një zyrtari.

Në ditën e parë të mandatit të tij, Presidenti Trump e shpalli imigrimin e jashtëligjshëm emergjencë kombëtare, duke autorizuar ushtrinë amerikane që të ndihmojë me çështje e sigurisë së kufirit, duke nënshkruar një ndalesë gjithëpërfshirëse për azil dhe duke ndërmarrë veprime për të kufizuar dhënien e shtetësisë për fëmijët e lindur në tokën amerikane.

Urdhri i tij ekzekutiv i nënshkruar me 20 janar udhëzoi Pentagonin të dërgojë sa më shumë forca që të jetë e nevojshme për të siguruar “kontrollin e plotë operativ në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara”.

“Fluturimet për dëbim kanë filluar”, shkroi të premten në platformën X zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Të premten, dy avion ushtarakë amerikanë, secili me nga 80 imigrantë, fluturuan nga Shtetet e Bashkuara drejt Guatemalës, i tha agjencisë Reuters një zyrtar.

Pentagoni njoftoi se ushtria amerikane do të kryejë fluturime për dëbimin e mbi 5 mijë imigrantëve që mbahen nga autoritetet amerikane në El Paso, Teksas dhe në San Diego të Kalifornisë.

Në fillim të kësaj jave, administrata e Presidentit Trump tha se ushtria amerikane do të dërgojë edhe 1,500 ushtarë amerikanë në kufirin me Meksikën.

Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë ‘Reuters’ se ushtria po bën përgatitjet për të dërguar një valë të dytë të trupave në kufi me Meksikën në fillim të javës së ardhshme, të cilët ka mundësi që të përfshijnë në radhët e tyre pjesëtarët e divizionit ajror të 82-të. Zyrtari tha se ekziston mundësia që të dërgohen me mijëra trupa shtesë, por vendimi zyrtar nuk është marrë ende.

Pjesëtarët e divizionit ajror të 82-të zakonisht përgatiten për t’u dislokuar brenda një kohe të shkurtë për t’iu përgjigjur krizave nëpër botë, kryesisht në zona konflikti dhe jo në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Agjencia Reuters njoftoi në fillim të javës se si pjesë e bisedimeve jozyrtare janë diskutuar plane për të dislokuar deri në 10 mijë forcave ushtarake brenda një periudhe kohore, ndonëse një shifër përfundimtare ende nuk është përcaktuar dhe numri i trupave varet nga disa faktorë, përfshirë ndikimin që një hap i tillë do të kishte mbi gatishmërinë ushtarake.

Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti republikan Trump urdhëroi 5,200 trupa për të siguruar kufirin me Meksikën. Ish Presidenti demokrat Joe Biden po ashtu dislokoi ushtarë në kufi.

Bastisje në Nju Xhersi në kërkim të imigrantëve të paligjshëm

Ndërkohë në qytetin Njuark, në Nju Xhersi, agjentët amerikanë të imigracionit kapën imigrantë pa dokumente si dhe shtetas amerikanë gjatë një bastisje të zhvilluar të enjten në një vend pune, që sipas kryebashkiakut të qytetit përfshiu arrestimin e një veterani të ushtrisë dhe shkeljen e të drejtave të personave të përfshirë.

Bastisja në qytetin më të dendur të Nju Xhersit, që në të kaluarën ishte vlerësuar nga kryebashkiaku Ras Baraka si qytet që mbron imigrantët, vjen pas zotimit të Presidentit Donald Trump për të dëbuar miliona imigrantë, që qëndrojnë në mënyrë të jashtëligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë me të filluar mandatin e tij të hënën, që kanë për qëllim t’i japin goditje imigrimit të jashtëligjshëm. Ai tha se janë ndërmarrë hapa për të dënuar zyrtarët që i rezistojnë zbatimit të këtyre masave.

Në bastisjen në Njuark, në afërsi të Nju Jorkut, forcat e Agjencisë federale për Zbatimin e Ligjit për Imigracion, ICE, nuk paraqitën urdhër gjykate për bastisjen, ndërkohë që arrestuan “banorët pa dokumente, mes tyre edhe shtetas”, tha kryebashkiaku Baraka përmes një deklarate.

“Njëri nga të arrestuarit është veteran i ushtrisë amerikane, i cili përjetoi sjellje të pakëndshme kur dokumentacioni i tij ushtarak u vu në pikëpyetje”, tha zoti Baraka.

Në një deklaratë, zëdhënësi i agjencisë ICE tha se agjentët “mund të kenë hasur në shtetas amerikanë, ndërsa po kryenin punën e tyre në terren dhe mund të kenë kërkuar dokumente identifikimi për të vërtetuar identitetin e individit, siç ishte rasti gjatë operacionit për zbatimin e ligjit në një vend pune në Njuark gjatë ditës së sotme”.

Zëdhënësi shtoi se ICE po e heton incidentin.

Kryebashkiaku Baraka tha se bastisja e së enjtes shkeli të drejtat e banorëve, të garantuara nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara.

“Njuark nuk do të qëndrojë duarkryq ndërkohë që njerëzit terrorizohen në kundërshtim me ligjin”, tha ai.

ICE dhe zoti Baraka nuk e kanë bërë të ditur emrin e kompanisë që u bastis.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt shkroi në platformën X se administrata e Presidentit Trump arrestoi 538 persona të enjten, duke i përshkruar të gjithë si “kriminelë imigrantë të paligjshëm”. Ajo tha se mes tyre ishin pjesëtarë të një bande burgu të Venezuelës dhe të dënuar për përdhunime.

Zëdhënësja Leavitt nuk dha detaje tjera.

Një sërë studimesh nga organizata hulumtuese tregojnë se imigrantët nuk kryejnë më shumë krime se amerikanët e lindur këtu. Studime të tjera tregojnë po ashtu se numri i krimeve të kryera nga imigrantët e jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara nuk është i një niveli më të lartë.

Qytetet që zbatojnë politikat për të mbrojtur imigrantët

Kryebashkiaku i qytetit Njuark, Baraka është zyrtari i parë i nivelit lokal në Shtetet e Bashkuara që bën një deklaratë për median rreth një bastisje që kur zoti Trump filloi goditjen ndaj imigracionit.

Sipas të dhënave të vitit 2020, nga rreth 11 milionë imigrantë të paligjshëm që mendohet se janë në Shtetet e Bashkuara, rreth 44 për qind të tyre jetojnë në shtete që zbatojnë ligje që kufizojnë bashkëpunimin me autoritetet federale të imigracionit.

Mediat amerikane njoftuan se agjentët e agjencisë ICE arrestuan rreth 500 imigrantë pa dokumente që kërkohen për krime të kryera në qytetet që zbatojnë politikat që mbrojnë imigrantët, përfshirë disa në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Ato citojnë zyrtarët të thonë se arrestimet u kryen të martën dhe të mërkurën. Voa/

VIDEO/ Protestat në Serbi, shoferja “fluturon në ajër” studentët

E gjithë Serbia është ngritur sërish në protesta.

Në këtë aksion, qytetarët janë ftuar nga studentët, të cilët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e stacionit hekurudhor në muajin nëntor.

Gjatë protestave, mediat kanë raportuar se një vajzë është lënduar kur një makinë ka goditur një grup studentësh dhe qytetarësh në Beograd.

Once again, a driver has run over students protesting against the Vucic regime in Serbia. pic.twitter.com/3kl6oYZZKq

— Admirim (@admirim) January 24, 2025


Ajo është dërguar në një qendër të emergjencës për trajtim mjekësor.

Autoritetet serbe kanë bërë me dije se shoferja e automjetit është arrestuar ndërsa skena është e përsëritur.

Edhe në protestën e pak kohëve më parë, një tjetër makinë “fluturoi në ajër” një studente në protestë.

Nuk “kursehet” Meloni për emigrantët/ Një tjetër anije është nisur drejt Gjadrit

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni duket se nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e emigrantëve edhe pas pengesave të shumta lidhore në vendin fqinj.

Pavarësisht kundërshtimit të Gjykatës së Romës pak kohë më parë, dhe dështimit prej miliona eurosh me emigrantët që u sollën në Shqipëri dhe u kthyen sërish, një tjetër anije është nisur këtë të premte.

Sipas raportimeve të mediave, anija patrulluese “Cassiopea”, që i përket Forcave të Patrullës së Mbrojtjes Bregdetare është parë në ujërat pranë Lampedusas, gati për të ngarkuar emigrantët që do të transferohen në qendrat e Shëngjinit dhe më pas në Gjadër.

Çështja e emigrantëve vendosi në përballje të fortë qeverinë e Romës me gjykatën për shkak të shqetësimeve që lidhen me shkeljet e të drejtave të refugjatëve të paligjshëm që do të sillen në kamp.

FOTO/ Makina e Lulzim Vishës pak minuta pas atentatit, xhami i bërë “shoshë” nga plumbat

Del fotoja e makinës së Lulzim Vishës, pak minuta pasi postieri u ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e kësaj të premteje.

Siç duket në foton e mëposhtme, të siguruar nga Zoom.al, xhami i përparmë i makinës është bërë “shoshë” nga plumbat.

Në mjet, grupi hetimor gjeti 12 gëzhoja plumbash. Makina i përkiste postës private ku punonte Lulzim Visha. Mëngjesin e kësaj të premteje ai ishte nisur si zakonisht drejt punës, kur iu bë atentat pak metra larg shtëpisë.

Trupin e tij të pajetë e panë banorët e zonës, që më pas njoftuan policinë.

Deri tani, grupi hetimor ka arritur të gjejë vetëm mjetin e djegur të autorëve dhe armën e përdorur në krim.