zoom

Day ArchiveNominimet për ‘Oscars 2025’, filmi “Emilia Pérez” kryeson listën në 13 kategori

Nominimet për “Oscars 2025” janë shpallur tashmë zyrtarisht, ndonëse disa ditë me vonesë për shkak të zjarreve masive që përfshin së fundmi Los Angelesin.

Filmat “Emilia Pérez”, “A Complete Unknown” dhe “Conclave” ishin ndër filmat më të nominuar.

Kryesues i paketës në nominimet e përgjithshme, me 13 gjithsej, është “Emilia Pérez”, një muzikal krim i përqendruar rreth një lideri karteli që ka kaluar në tranzicion.

Kjo arritje është vetëm një nominim për të arritur rekordin për nominimet e përgjithshme nga një film i vetëm; “Titanic”, “All About Eve” dhe “La La Land” të cilët kanë marrë nga 14 nominime në të kaluarën.

Aktorja Karla Sofía Gascón, duke luajtur rolin titullar, bëri historinë e “Oscars” duke qenë gruaja e parë transgjinore që u nominua në çdo kategori aktrimi. Ajo bashkohet me një fushë konkurruese me Cynthia Erivo, nga “Wicked” dhe Demi Moore, performanca e së cilës në “The Substance” ka ndezur një bisedë mbi keqtrajtimin e grave të një moshe nga industria.

Këto janë nominimet për “Oscars 2025”:

Filmi më i mirë
Anora
The Brutalist
A Complete Unknown
Conclave
Dune: Part Two
Emilia Pérez
I’m Still Here
Nickel Boys
The Substance
Wicked

Aktori më i mirë në rol kryesor
Adrien Brody
Timothée Chalamet
Colman Domingo
Ray Fiennes
Sebastian Stan

Aktorja më e mirë në rol kryesor
Cynthia Erivo
Karla Sofia Gascon
Mikey Madison
Demi Moore
Fernanda Torres

Aktori më i mirë në rol dytësor
Yura Borisov
Kieran Culkin
Edward Norton
Guy Pearce
Jeremy Strong

Aktorja më e mirë në rol dytësor
Monica Barbaro
Ariana Grande
Felicity Jones
Isabella Rossellini
Zoe Saldana

Regjia më e mirë
Anora
The Brutalist
A Complete Unknown
Emilia Perez
The Substance

Skenari më i mirë i adaptuar
A Complete Unknown
Conclave
Emilia Pérez
Nickel Boys
Sing Sing

Skenari më i mirë origjinal
Anora
The Brutalist
A Real Pain
September 5
The Substance

Filmi më i mirë ndërkombëtar
I’m Still Here
The Girl with The Needle
Emilia Perez
The Seed of a Sacred Fig
Flow

Filmi më i mirë i animuar
Flow
Inside Out 2
Memoir of a Snail
Wallace & Gromit
The Wild Robot

Dokumentari më i mirë
Black Box Diaries
No Other Land
Porcelain War
Soundtrack to a Coup d’Etat
Sugarcane

Montazhi më i mirë
Anora
The Brutalist
Conclave
Emilia Pérez
Wicked

Kinematografia më e mirë
The Brutalist
Dune: Part Two
Emilia Perez
Maria
Nosferatu

Produksioni më i mirë
The Brutalist
Conclave
Dune: Part Two
Nosferatu
Wicked

Kostumografia më e mirë
A Complete Unknown
Conclave
Gladiator II
Nosferatu
Wicked

Muzika më e mirë
The Brutalist
Conclave
Emilia Pérez
Wicked
The Wild Robot

Kolona zanore më e mirë
El Mal, Emilia Pérez
The Journey, The Six Triple Eight
Like A Bird, Sing Sing
Mi Camino, Emilia Pérez
Never Too Late, Elton John: Never Too Late

Filmi më i mirë i shkurtër
A Lien
Anuja
I’m Not a Robot
The Last Ranger
The Man Who Would Not Remain Silent

Filmi më i mirë i animuar i shkurtër
Beautiful Men
In the Shadow of the Cypress
Magic Candies
Wander to Wonder
Yuck!

Dokumentari më i mirë i metrazhit të shkurtër
Death By Numbers
I Am Ready, Warden
Incident
Instruments of a Beating Heart
The Only Girl in the Orchestra

Flokët dhe makijazhi
A Different Man
Emilia Pérez
Nosferatu
The Substance
Wicked

Zërimi më i mirë
A Complete Unknown
Dune: Part Two
Emilia Pérez
Wicked
The Wild Robot

Efektet vizuele më të mira
Alien: Romulus
Better Man
Dune: Part Two
The Kingdom of the Planet of the Apes
Wicked.

Zbulohet se çfarë i tha rreshteri Zonjës së Parë, Melania gjatë kërcimit në Ballon Presidenciale

Rreshteri i Ushtrisë Amerikane, Henry Waller, që u pa duke vallëzuar me Melania Trump gjatë Ballos Presidenciale pas inaugurimit të Trump, ka zbuluar detaje nga biseda që pati me Zonjën e Parë.

Ky moment, i transmetuar live dhe shpërndarë në rrjetet sociale, tërhoqi vëmendjen e publikut dhe ngjalli kureshtje për atë që ata mund të kishin biseduar gjatë këtij vallëzimi.

Waller u paraqit në skenë për të vallëzuar me Melania-n, ndërsa Presidenti Trump vallëzoi me rreshteren Tatiana Saldana nga Forca e Hapësirës. Momentet e vallëzimit u zhvilluan në Qendrën e Konventave Walter E. Washington, dhe ishin të shoqëruar nga çifti tjetër, zv. presidenti JD dhe Usha Vance, të cilët gjithashtu vallëzuan me ushtarët.

Në një intervistë me Inside Edition, Waller tregoi se ndihej i emocionuar dhe përpjekjet për të ruajtur qetësinë ishin të vështira. Ai tha:

“Pasi dola në skenë, përpiqesha të ruaja seriozitetin, por na thanë se mund të buzëqeshim nëse dëshironim,” duke shtuar se ishte i mbushur me gëzim duke parë duarrokitjet e shumta nga njerëzit në sallë.

Kur u pyet për bisedën që pati me Melania-n, Waller zbuloi se e pyeti se si po kalonte nata, dhe ajo iu përgjigj se po kalonte mirë. Ajo gjithashtu i bëri po të njëjtën pyetje dhe Waller që u përgjigj: “Ishte fantastike.” Ai gjithashtu përgëzoi Melania-n për kërcimin e saj, duke thënë:

“Po, ajo kërcen shumë mirë.”
Waller po ashtu pranoi se provat për këtë moment vallëzimi ishin shumë të thjeshta dhe se i kishte bërë ato vetëm me gruan e tij në shtëpi.

Shenjat e horoskopit që pasurohen pas të 30-ave

Tre shenja të horoskopit kanë më shumë gjasa të pasurohen në një moshë më të pjekur, sipas astrologëve.

Këto shenja kanë tendencë të fitojnë gradualisht përvojë, mençuri dhe pjekuri. Njihuni me këto shenja:

Akrepi

I sunduar nga Plutoni, akrepi e ndërton pasurinë duke u rritur nga mosha 30 deri në fillim të të 40-ve. Në këtë moshë akrepi merr avantazh ne fushën e financave.

Bricjapi

Saturni, planeti i përgjegjësisë karmike, sundon bricjapin. Që në moshë të re ai ndjen se duhet të marrë përgjegjësi. Duke qenë të sunduar nga Saturni, bricjapët me kalimin e kohës priren të çlirohen nga shumë kufizime dhe komplekse që kanë për veten. Kjo ndodh kur Saturni kthehet në pozicionin e tij të saktë, rreth moshës 28 deri në 30 vjeç.

Peshqit

Peshqit janë një shenjë intuitive e ujit që shpesh luftojnë me kërkesat e një bote materialiste. Pas të 40-ve peshqit priren të çlirohen nga iluzionet. Ata gjejnë shpresë duke e mbajtur zemrën e tyre të ndjeshme të sigurt duke zgjedhur marrëdhënie cilësore dhe duke kombinuar intuitën e tyre me hapa praktikë për të manifestuar dëshirat e tyre.

Tjetër “bombë” nga Shtëpia e Bardhë/ Trump firmos deklasifikimin e dosjes së vrasjes së Kennedy

Presdienti amerikan Donald Trump ka firmosur një tjetër urdhër ekzekutiv mbrëmjen e kësaj të enjte.

Tre ditë nga marrja e detyrës, Trump ka vendosur të deklasifikoje dokumentet e fshehta në lidhje me vrasjet e ish- presidentit amerikan JohnF. Kennedy, senatorit robert Kennedy dhe liderit të të drejtave civile martin Luther King Jr.

Urdhri i ri udhëzon drejtorin e inteligjencës kombëtare dhe prokurorin e përgjithshëm që të zhvillojnë një plan brenda 15 ditëve për të deklasifikuar të dhënat e mbetura të John F Kennedy.

Në një koment të shkurtër, presidenti tha për media se gjithcka do të zbulohet.

Të treja ngjarjet e sbhumë viteve më parë kanë ngritur dyshime dhe polemika të shumëta lidhur me autorët dhe përfshirjen e agjencive ligjzbatuese.

Trump “goditje të fortë” personave pa gjini: T’ju bllokohen pasaportat

Sekeretari amerikan i shtetit, Marco Rubio ka urdhëruar stafin e tij të ngrijë të gjitha aplikimet për pasaportë me shënuesit e seksit “X” dhe ndryshimet në identitetin gjinor në pasaportat ekzistuese, pas një urdhri të ri ekzekutiv të nënshkruar nga Donald Trump në ditën e tij të parë të detyrës.

Rubio, ka njoftuar stafin e departamentit të zbatonte udhëzimet e reja strikte për dokumentacionin zyrtar.

“Politika e Shteteve të Bashkuara është që seksi i një individi nuk është i ndryshueshëm”, thuhej në emailin e udhëzimit.

Direktiva e Rubios thotë se “seksi, dhe jo gjinia, do të përdoret” në dokumentet zyrtare, duke përfshirë pasaportat dhe dokumentet konsullore të lindjeve jashtë vendit.

Stafi i Departamentit të Shtetit të enjten u urdhërua të “pezullojë çdo aplikim që kërkon një shënues seksi X” dhe “të pezullojë çdo aplikim ku aplikanti kërkon të ndryshojë shenjën e seksit” nga përkufizimi i dhënë në urdhrin ekzekutiv.

Politika e re prek aplikimet aktuale dhe të ardhshme për pasaportë.

Gjendet i vetëvarur 25-vjeçari në Tiranë, kishte ikur nga shtëpia katër ditë më parë

Një i ri është gjetur i vetëvarur në një pemë në zonën e Liqenit të Farkës në kryeqytet.

Policia ka bërë të ditur se nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë të 25-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

I riu ishte larguar nga banesa në datën 19 të këtij muaji dhe që prej asaj dite familjarët kishin ngritur alarmin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rrezik për sigurinë”/ Serbia dëbon dy shqiptarët, çfarë ndodhi në Beograd

Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në një seminar për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Autoritetet në Beograd i kanë ndaluar dhe më pas dëbuar ata në natën mes 21 dhe 22 janarit, duke cilësuar se ata paraqisnin “kërcënim për sigurinë”.

Fondacioni Erste, i cili është ndër organizatorët e seminarit, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë tha se më 21 janar, vonë në mbrëmje, autoritetet serbe kanë marrë në pyetje 13 pjesëmarrësit nga nëntë vendet, pas së cilës atyre iu ndalua hyrja në Serbi për një vit.

Nga ky fondacion theksuan se as ata, as Akademia për Organizatat Joqeveritare e Universitetit të Vjenës për Ekonomi dhe Biznes nuk janë informuar për arsyet e dëbimit.

Lidhur me ngjarjen, Ministria për Evropën dhe Punët e jashtme ka thirrur ambasadorin e Serbisë në Tiranë.
“Sot, më 23 janar 2025, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukçević. Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd. Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë. MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

E fundit/ Gjyqtari bllokon urdhrin ekzekutiv të Trump që heq shtetësinë në lindje

Një gjykatës federal John Coughenour në Seattle bllokoi këtë të enjte administratën e Presidentit Donald Trump nga zbatimi i një urdhri ekzekutiv që kufizonte të drejtën e nënshtetësisë automatike të të drejtës së lindjes në Shtetet e Bashkuara.

Gjykatësi e quajti urdhrin absolutisht jokushtetues.

John Coughenour me mbështetjen e katër shteteve të udhëhequra nga demokratët lëshoi një urdhër të përkohshëm ndalimi që pengonte administratën të zbatonte urdhrin, të cilin presidenti republikan e nënshkroi të hënën gjatë ditës së tij të parë në detyrë.

Urdhri është bërë tashmë objekt i pesë padive nga grupet e të drejtave civile dhe prokurorët e përgjithshëm demokratë nga 22 shtete, të cilët e quajnë atë një shkelje flagrante të Kushtetutës së SHBA.

Flet babai i 3-vjeçarit që u dhunua nga edukatorja: Ishte i nxirë te krahu

Babai i 3-vjeçarit rrëfeu si e zbuluan që djali i tyre ishte dhunuar në kopsht nga edukatorja.

Lorenc Rrapa tha gjatë një interviste se ata i kishin parë një të nxirë djalit te krahu i majtë dhe më pas, 3-vjeçari kishte rrëfyer që e kishte rrahur edukatorja.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht”, tha Lorenc Rrapa.

Pasi dëgjoi rrëfimin e të birit, Lorenc Rrapa kërkoi pamjet e kamerave të sigurisë në kopsht dhe vërtetoi dhunën e ushtruar ndaj djalit. Edukatorja më pas u hoq nga puna, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Urdhri për t’i dhënë fund shtetësisë automatike për fëmijët e lindur në SHBA/ Gjykata bllokon Trump

Një gjykatës federal tha të enjten se urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund marrjes së shtetësisë për të lindurit në SHBA është jokushtetues.

Për këtë arsye, ai shpjegoi se ka lëshuar një urdhër të përkohshëm ndalimi për ta bllokuar atë.

Gjykatësi John Coughenour pranoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Uashingtonit, Nick Brown dhe tre shteteve të tjera të udhëhequra nga demokratët për urdhrin e urgjencës që ndalonte zbatimin e politikës për 14 ditët e ardhshme.

“Kam qenë në stol për më shumë se katër dekada. Ku ishin avokatët kur u mor vendimi për nënshkrimin e urdhrit”, pyeti gjyqtari.

Pak orë pasi bëri betimin më 20 janar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë për të përmbushur premtimet e tij të fushatës.

Mes tyre ishte edhe urdhri që ndalon nënshtetësinë automatike për ata që lindin në Shtetet e Bashkuara.

I quajtur “Mbrojtja e kuptimit dhe vlerës së shtetësisë amerikane”, urdhri ekzekutiv i Trumpit kundërshton shtetësinë për foshnjat e lindura në SHBA nga prindër që nuk janë as shtetas e as banorë të përhershëm të ligjshëm.