Aplikacion
Një studente u vra dhe një studente tjetër u plagos të mërkurën nga të shtënat në një kafene të një shkolle të mesme në Nashville.
Autori 17-vjeçar, i cili ishte gjithashtu student në shkollën e mesme të Antiokisë, më vonë qëlloi dhe vrau veten, tha zëdhënësi i policisë së Metro Nashville, Don Aaron gjatë një konference për shtyp.
Një zëdhënës i Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt tha për stacionin televiziv News 2 se një student tjetër u dërgua në Pediatrinë Vanderbilt për trajtimin e një dëmtimi në sy që ndodhi pas të shtënave.
Shkolla ka rreth 2,000 nxënës dhe ndodhet në Antioki, një lagje rreth 16 kilometra në juglindje të qendrës së Nashville.
Zyrtarët e shkollës u kërkuan prindërve që të mos shkonin atje për të marrë fëmijët e tyre, por të shkonin në një spital aty pranë. Nxënësit po transportoheshin me autobusë teksa u liruan nga shkolla falë ndihmës së policisë.
Ndërsa këngëtarja shqiptare, Parashqevi Simaku ndodhet në një spital psikiatrik në SHBA, Elton Iliriani ka folur sot për gjëndjen shëndetësore të saj.
Bznesmeni ka treguar se Simaku është tashmë shumë më mirë se në ditët e para. Duke folur për Top Chanel, Iliriani ka treguar dhe një tjetër situatë ku dy infermiere shqiptare kanë shkuar për të takuar Parashqevinë.
Megjithëse vizita e tyre ka qenë dashamirëse, ai ka treguar se ka ndodhur pa lejen e familajrëve.
“Sapo kam dalë nga një takim me Parashqevi Simakun në spital dhe ajo ishte shumë më mirë se herët e tjera dhe vihet re ndryshimi i saj. Nuk është se është në momentin e saj më të mirë dhe çdo gjë do të jetë më mirë kur të lerë spital, por në krahasim me ditën e parë kur u paraqit në spital ajo është shumë më mirë. Për arsye që janë të kuptueshme, unë nuk kam ndarë me ju vendndodhjen e saj sepse familja ka zgjedhur që kjo është konfidenciale. Ajo më tha se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar… më tha se ishin shumë pozitive dhe kishin dëshirë për ta ndihmuar, por kur fola me familjarët e saj të ngushtë ata nuk i aprovojnë këto vizita, për të ruajtur privatësinë e saj. U bëj thirrje dy zonjave që të mos e takojnë më, dhe nga tani vizitat do të kontrollohen nga familjarët sepse është një shkelje e privatësisë së pacientit. E përsëris që Parashqevia më tha se takimi ishte dashamirës, por familjarët nuk i pranojnë. Nëse doni ta takoni duhet të kërkoni leje nga familjarët, djalit të saj, vëllait, nipit dhe mbesës. Në rast të kundërt do të marrim masa, dhe nuk do doja të kishim përplasje ligjore. Nuk do doja të isha në mes të kësaj situate, janë familjarët që vendosin dhe ne duhet t’i respektojmë ata. Këto janë çështje me shumë zarar dhe mund t’ju kushtojnë shumë. Ta mbyllim me diçka pozitive, Parashqevia po bëhet mirë dhe kam besim që për pak javë mund t’i kthehet jetës në shtëpi dhe gradualisht të rehabilitohet. Gradualisht aty do më lindë dhe mua puna që bashkë me të të bëjmë një art të jashtëzakonshëm bashkë”, – ka thënë Ilriani.
Zarfi mbi tavolinë/ Çfarë shënimi i la Biden Trump përpara largimitMediat ndërkombëtare kanë bërë publike letrën që ish-Presidenti i SHBA Joe Biden shkroi ditën e largimit nga Shtëpia e Bardhë për Presidentin Donald Trump.
Në shënimin e zbardhur nga Fox News, Biden i uron pasardhësit të tij çdo të mirë të mundshme.
Letra e Biden për Trump:
“I dashur President Trump,
Ndërsa largohem nga kjo detyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjes tuaj çdo të mirë në katër vitet e ardhshme. Populli amerikan dhe njerëzit në mbarë botën kërkojnë nga kjo shtëpi qëndrueshmëri në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe lutja ime është që vitet e ardhshme të jenë një kohë prosperiteti dhe paqeje kombin tonë.
Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëhequr vendin tonë të dashur që nga themelimi ynë.
Joe Biden
1-20-25”
Atmosfera brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka arritur nivele të reja tensioni pas një përplasjeje të fortë mes Jozi dhe Gjestit.
Në një moment të tensionuar, Jozi ka shpërthyer me një fjalor të ashpër ndaj Gjestit, duke përdorur fjalët: “E di kabilja çka është, komplet kabiljen atij,” një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta nga shikuesit dhe ka shtuar më tej atmosferën e nxehtë mes banorëve.
Gjesti, që shpesh është bërë objekt i kritikave dhe ofendimeve, duket se po përballet me një presion të madh emocional, i cili ka sjellë edhe përplasje të tjera. Më herët, ai ishte shënjestruar nga Xumi, i cili e ofendoi rëndë duke përdorur sharje personale, duke përfshirë fjalë të papranueshme për familjen e tij.
Këto momente dramatike kanë shkaktuar debate të forta mes fansave të spektaklit, që janë të ndarë në mbështetje dhe kritikë ndaj banorëve. Disa shikues e konsiderojnë sjelljen e banorëve si të papranueshme, duke ngritur pyetje mbi etikën e spektaklit dhe ndikimin që kjo mund të ketë në audiencën e tij.
Detaje të reja nga atentati ndaj Kristian Markit/ Çfarë deklaroi partnerja e tijDetaje të reja kanl dalë në dritë nga vrasja e 30 vjeçarit Kristian Marku pak ditë më parë në Vlorë.
Partnerja e viktimës ka deklaruar në polici se ai ishte nisur nga Tirana për takim me një tjetër person por pa specifikuar se kë do të takonte apo destinacionin e udhëtimit.
“Kristjani më lajmëroi se do të udhëtonte drejt Vlorës ditën e ngjarjes, por nuk më tregoi se kush ishte arsyeja, apo kë do të takonte.”- ka thënë ajo.
Mendohet se viktima, baba i një fëmije të mitur, është mbajtur në vëzhgim që nga momenti kur është nisur nga kryeqyteti kur mori veturën me qira. Grupi hetimor dyshon se Kristjan Marku mund të jetë nxjerrë në pritë.
Kristjan Marku ishte pjesëtar i fisit të njohur Bardhi në Rrëshen. Nip i Martin Bardhit, një prej të fortëve të zonës, i ekzekutuar më 26 shtator të vitit 2023, në lokalin e tij. Dyshimet e forta të policisë në lidhje me vrasjen e Kristjanit, lidhen me pistën e gjakmarrjes dhe hasmërive të vjetra të Bardhajve me fisin tjetër të njohur Reçi./ Inside Story
Netflix rrit çmimet e abonimeve/ Cilat vende do të prekenNetflix ka njoftuar një valë tjetër rritjeje të çmimeve për plane të ndryshme abonimi, duke përfshirë rritjen e çmimit të paketës Premium në 25 dollarë në muaj në SHBA.
Megjithatë, për momentin, shumica e vendeve evropiane nuk do të preken nga kjo rritje.
Lajmi vjen pasi Netflix festoi rritjen më të madhe të abonentëve tremujorë në histori, me 19 milionë përdorues të rinj që iu bashkuan platformës së transmetimit gjatë tremujorit të fundit.
Ky sukses besohet të jetë rezultat i një kombinimi të sporteve live dhe prodhimit të serialeve dhe filmave të platformës, duke përfshirë sezonin e dytë të serialit “Squid Game,” i cili tashmë ka mbledhur mbi 165.7 milionë shikime.
Në këtë kontekst, Netflix ka deklaruar se pret të gjenerojë të ardhura më të larta se sa pritej në vitin 2025, të nxitura pjesërisht nga raundi i ri i rritjes së çmimeve. Rritja e çmimeve është paralajmëruar për SHBA, Kanada, Portugali dhe Argjentinë dhe do të hyjë në fuqi menjëherë.
“Ndërsa ne vazhdojmë të investojmë në programim dhe të ofrojmë më shumë vlerë për anëtarët tanë, herë pas here do t’u kërkojmë anëtarëve tanë të paguajnë pak më shumë, në mënyrë që të mund të riinvestojmë për ta bërë Netflix edhe më të mirë,” thanë ata.
Në këtë drejtim, çmimet po rriten për shumicën e planeve. Plani i abonimit të mbështetur nga reklamat po rritet nga 6,99 dollarë (6,71 euro) në 7,99 dollarë (7,67 euro) në muaj, ndërsa abonimi standard pa reklama po shkon nga 15,49 dollarë (14,87 euro) në 17,99 dollarë (17,27 euro). Për nivelin Premium, çmimi do të rritet nga 22,99 dollarë (22,06 euro) në 24,99 dollarë (23.98 euro) në muaj.
Deri më tani, nuk ka indikacione për rritje të çmimeve jashtë katër vendeve të shpallura aktualisht. Megjithatë, bazuar në praktikat e kaluara të Netflix, ekziston një mundësi e madhe që ndryshimet e çmimeve të zbatohen edhe në vende të tjera në një të ardhme të afërt.
Pentagoni gati trupat ushtarakë/ Do të dislokohen në kufirin me MeksikënPentagoni në ditët në vijim do të nisë dislokimin e deri në 1.500 trupave aktive për të ndihmuar në sigurinë e kufirit jugor, thanë zyrtarët amerikanë.
Ky vendim është në kuadër të zbatimit të planeve që presidenti Donald Trump i ka shpalosur në urdhrat ekzekutivë të nënshkruar pasi mori detyrën, që synojnë të luftojnë imigrimin e paligjshëm.
Sekretari në detyrë i Mbrojtjes, Robert Salesses, pritet që gjatë të mërkurës të nënshkruajë urdhra për dislokimin e ushtarëve, por ende është e paqartë se kur ushtarët do të dislokoheshin dhe nëse numri i përgjithshëm i tyre mund të ndryshojë.
Zyrtarët që njoftuan për këtë çështje folën në kushte anonimiteti, për shkak se njoftimi për dislokimin e ushtarëve ende nuk është bërë publik, raporton AP.
Forcat aktive do t’iu bashkoheshin afër 2.500 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare amerikane dhe Forcave Rezervë që aktualisht gjenden në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës. Në kufi aktualisht nuk ka trupa aktive.
Forcat pritet të përdoren për të mbështetur agjentët e patrullimit kufitar, me logjistikë, transport dhe ndërtimin e barrierave. Ata kanë bërë detyra të ngjashme në të kaluarën, kur Trump dhe ish-presidenti Joe Biden, kishin dërguar trupa aktive në kufi.
Sipas ligjit në SHBA, trupave u ndalohet që të kryejnë detyrat e organeve ligjzbatuese në kufi, por kjo mund të ndryshojë. Përmes urdhrave ekzekutivë, Trump ka udhëzuar sekretarët e ardhshëm të Mbrojtjes dhe të Brendshëm që të raportojnë brenda 90 ditësh nëse ata mendojnë se ligji i vitit 1807 duhet të shfuqizohet. Nëse ndodh kështu, atëherë trupat mund të përdoren për detyra civile të organeve të zbatimit të ligjit në tokën amerikane.
Trump sapo mori detyrën ka treguar se planifikon të përdorë ushtrinë përgjatë kufirit. Në një ndër urdhrat e parë të hënën, Trump udhëzoi sekretarin e Mbrojtjes që të paraqesë një plan për kufirin dhe si të luftohet “imigrimi masiv i paligjshëm”.
Gjatë fjalimit në ceremoninë e inaugurimit si president, Trump deklaroi se “do të shpall gjendje të emergjencës kombëtare në kufirin tonë jugor. Hyrjet e paligjshme do të ndalen menjëherë dhe do të nisë procesi i kthimit të miliona e miliona kriminelëve pa dokumente në vendet prej nga erdhën”.
Në mandatin e tij të parë si president, Trump kishte urdhëruar ushtarët aktivë që të dërgoheshin në kufi për të ndihmuar në sigurinë, pasi një karvan migrantësh nga Meksika ishte nisur drejt SHBA-së më 2018.
Në urdhrat e nënshkruar të hënën, Trump sugjeroi se ushtria do të ndihmojë Departamentin për Punë të Brendshme me “hapësira të ndalimit, transport [përfshirë avionët] dhe me shërbime të tjera logjistike”.
Ushtarëve aktivë amerikanë, sipas ligjit, iu ndalohet që të arrestojnë apo ndalojnë njerëz në kufi, nëse presidenti nuk e shfuqizon një ligj të miratuar në shekullin e 19-të. Ky ligj i mundëson presidentit amerikan që të dërgojë ushtarë aktivë dhe njësi ushtarake për t’iu përgjigjur trazirave në ndonjë shtet amerikan.
Më 2018, më shumë se 7.000 trupa aktive ishin dërguar në Teksas, Aziona dhe Kaliforni, përfshirë edhe polici ushtarake, një batalion sulmues të helikopterëve, njësi të komunikimit dhe njësi shëndetësore, inxhinierë luftarakë e njësi të tjera. Atëbotë, Pentagoni kishte deklaruar se trupat nuk do të kryenin detyra të organeve të zbatimit të ligjit, andaj dërgimi i tyre nuk përbënte shkelje të ligjeve. Rel/
Cila është shenja më e ‘ligë’ dhe e djallëzuar e horoskopitShenjat e horoskopit shpesh shihen si një pasqyrë e personalitetit të brendshëm të individëve, duke zbuluar karakteristikat e tyre, forcat dhe dobësitë, si dhe periudhat më të mira dhe më të këqija të jetës.
Por çfarë ndodh kur flasim për ligësinë? Duket se disa shenja janë më të prirura të shfaqin anën e tyre të errët, ndërsa të tjera janë më të sjellshme dhe të qeta. Ja se cilat janë shenjat më të “këqija” të horoskopit, nga më të mirat tek më të këqijat.
Ujori
Ujorët janë të njohur për natyrën e tyre të sjellshme dhe të dashur. Ata janë miqësorë dhe të gëzuar për të ndihmuar të tjerët, por kur provokohen, nuk hezitojnë të reagojnë. Dallohen për aftësinë për të dëgjuar dhe për t’i dhënë një mundësi çdo njeriu, por kur i shtypni, mund të bëhen të fortë dhe të vendosur.
Virgjëresha
Virgjëreshat janë gjithashtu shumë të sjellshme dhe pozitive, duke treguar një respekt të madh për të tjerët. Megjithatë, ata janë të ndjeshëm dhe preken lehtë nga ndërhyrjet në jetën e tyre private. Kjo i bën ata të rezervuar dhe ndonjëherë të xhelozë për të ruajtur sekretet e tyre.
Peshorja
Peshoret janë të qeta dhe miqësore, por kanë një anë tjetër që shpesh është më e ftohtë dhe më e mbyllur. Kur ndodhen në situata që nuk i pëlqejnë, ata mund të bëhen të ngurtë dhe të largohen nga të tjerët.
Shigjetari
Shigjetarët janë të zjarrtë dhe shpesh nervozohen shpejt, por gjithashtu janë të aftë të falin dhe të harrojnë me shpejtësi. Pavarësisht temperamentit të tyre të nxituar, ata mund të jenë shumë falës dhe të kapërcejnë shpejt çdo ndodhi.
Demi
Demi është një shenjë e njohur për kokëfortësinë e saj. Ata janë të patundur në mendimet e tyre dhe mund të provokojnë situata për të arritur qëllimet e tyre. Nuk duan të përballen me kundërshtime dhe kjo mund të çojë në lëvizje të papritura ose ndryshime mendimesh për njerëz të caktuar.
Dashi
Dashi nuk është shpesh i zemëruar, por kur ndodh, është më mirë t’i shmangni. Ata janë të drejtpërdrejtë dhe nuk hezitojnë të shprehin pakënaqësinë. Megjithatë, janë të aftë të kërkojnë falje dhe të kthehen në normalitet shpejt, pasi kanë zemër të pastër dhe do të rregullojnë gabimet.
Luani
Luanët janë të fortë dhe kanë një natyrë autoritare, duke urryer të mos bien dakord me ta. Ata mund të jenë të dashur dhe të sjellshëm, por kur ndodhin konflikte, janë të aftë të heqin nga jeta ata që nuk janë në përputhje me idetë e tyre. Udhëhoqës të lindur, ata janë të ndjeshëm ndaj kritikave.
Binjakët
Binjakët janë të dashur dhe të ëmbël me ata që kanë afër, por gjithashtu kanë një anë mbrojtëse kur mendojnë se dikush po tenton t’i dëmtojë. Ata mund të bëhen të padurueshëm dhe të krijojnë kaos, sidomos kur ndihen të kërcënuar.
Bricjapi
Bricjapët janë të njohur për krenarinë dhe seriozitetin e tyre. Kur diçka nuk shkon siç dëshirojnë, ata mund të shfaqin një anë të errët dhe të pamëshirshme, duke pasur një qëndrim të ftohtë dhe të vendosur.
Peshqit
Peshqit mund të kenë një personalitet të papritur, që ndonjëherë mund të shihet si bipolar. Ata janë të aftë të tregojnë dhembshuri dhe kujdes për të dashurit e tyre, por gjithashtu mund të shfaqin një anë të errët, veçanërisht kur ndihen të tradhtuar ose të pasigurt.
Gaforrja
Gaforrjat kanë një natyrë shumë të ndjeshme dhe mund të bëhen shumë të keqija kur lëndohen. Hakmarrja është një nga veçoritë e tyre më të shprehura, dhe ata mund të humbasin kontrollin, duke bërë veprime të dëmshme.
Akrepi
Akrepi mban vendin si shenja më e errët dhe më djallëzore e horoskopit. Egoizmi dhe cinizmi janë të theksuara tek ata, dhe kur janë të zemëruar, mund të jenë të ashpër dhe të rrezikshëm. Ata nuk janë të prirur të kërkojnë falje dhe kanë një natyrë të egër që është e vështirë të menaxhohet.
Kjo renditje tregon se, ndërsa çdo shenjë ka anën e saj të errët, Akrepi është konsideruar si më e keqja, ndërsa Ujori dhe Virgjëresha janë shenjat më të sjellshme dhe më të dashura.
Vitamina F: Çfarë është, për çfarë shërben dhe ku gjendetTermi vitaminë F përdoret për të përshkruar dy acide yndyrore thelbësore: acidin linoleik (omega-6) dhe acidin alfa-linolenik (omega-3).
Këto janë lëndë ushqyese thelbësore që trupi nuk është në gjendje t’i sintetizojë dhe për këtë arsye duhet t’i marrim përmes dietës. Për këtë arsye është më mirë ta siguroni në çdo vakt të ditës, duke përfshirë edhe snack-et.
Ajo nxit përthithjen e vitaminave të tretshme në yndyrë si vitamina A, e dobishme për lëkurën, vitamina D, thelbësore për shëndetin e kockave dhe vitamina E, e cila kontribuon në qarkullimin e gjakut dhe largon plakjen. Po ashtu vitamin F kontribuon në pasjen e një peshe normale.
Vitamina F mund të merret përmes një sërë ushqimesh. Ndër ushqimet që janë më të pasura me të janë peshku, në veçanti peshku blu si sardelet, açugeja, harenga, skumbri, salmon, trofta dhe merluci.
Ju gjithashtu mund të merrni vitaminë F duke konsumuar ushqime të tilla si farat, veçanërisht farat chia dhe liri. Burime të tjera janë avokado, vaji (për shembull vaji i ullirit) dhe arrat, të cilat përmbajnë në bërthamat e tyre jo vetëm acid linoleik (LA) por edhe acid alfa-linolenik (ALA). Dhe gjithashtu bajame, stika pishe dhe shqeme./ Living
“Jozi është g*y”/ Reagon miku i banorit të BBVIP: Djalin e tij do ta bullizojnë gjithë jetënPak ditë më parë, një deklaratë e gazetares Dasara Karaiskaj për seksualitetin e Jozit, u bë virale dhe shkaktoi reagime të shumta.
Dasara pretendoi se Jozi është gay, duke u bazuar te një foto që një shoku i tij mbante me banorin e Big Brother VIP si foto profili në Instagram.
Pas kësaj deklarate, familjarët e Jozit reaguan të indinjuar dhe sqaruan se personi në foto është një shok i ngushtë i Jozit.
Së fundmi, ka reaguar edhe një mik i Jozit, sipas të cilit, aludimi që Dasara bëri për seksualitetin e tij do ta ndjekë gjithë jetën Jozin dhe familjarët e tij.
“Do t’i bëhet fëmija 20 vjeç dhe një shoku i tij do ta bullizojë me këtë gjë, do i thotë: “Ti e paske pasur babin kështu, ose diçka të tillë. Ajo gazetare jo me falje në ‘Instastory’, e pabazuar në asgjë. Është nisur nga një foto që mbante zotëria në profilin e tij, mbështetës i Jozit dhe mik i familjes. Edhe unë mund të vija foto me Jozin, pse nuk e ka marrë me mua ajo?”, u shpreh Shkëlzen Brahaj, miku i Jozit, në studion e “Ftesë në 5”.