zoom

Day ArchivePopullsia e Kinës shënon rënie për të tretin vit radhazi

Popullsia e Kinës ishte 1,408 miliardë në fund të vitit 2024, duke shënuar një rënie prej 1,39 milionë nga viti i mëparshëm.

Shifrat e shpallura nga qeveria në Pekin janë në përputhje me prirje të ngjashme në mbarë botën, por veçanërisht në Azinë Lindore ku Japonia, Koreja e Jugut dhe vende të tjera kanë shënuar rënie të shkallës së lindjeve.

Arsyet janë në shumë raste të ngjashme: rritja e kostos së jetesës po bën që të rinjtë të vonojnë ose të heqin dorë nga martesa dhe lindja e fëmijëve ndërsa vazhdojnë arsimin e lartë dhe karrierën.

Vende si Kina që pranojnë shumë pak emigrantë janë veçanërisht në rrezik.

Kina ka qenë prej kohësh ndër vendet më të populluara në botë, ku zhvillimi ekonomik fillimisht u arrit me mbjelljen e orizit në jug dhe grurit në veri. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ardhjes në pushtet të Partisë Komuniste më 1949, njerëzit filluan të bëjnë më shumë fëmijë dhe popullsia u dyfishua në vetëm tre dekada.

Pas përfundimit të Revolucionit Kulturor dhe vdekjes së udhëheqësit Mao Ce Dun, burokratët komunistë filluan të shqetësoheshin se popullsia e vendit po tejkalonte aftësinë e saj për të ushqyer veten. Ata imponuan politikën që nuk iu lejonte familjeve të kenë më shumë se një fëmijë. Pavarësisht që ky nuk ishte ligj, gratë duhej të aplikonin për leje për të pasur një fëmijë dhe ato që shkelnin rregulloren mund të përballeshin me aborte të detyruara edhe në pjesën e vonshme të shtatëzanisë, gjoba masive dhe mundësinë që fëmijës së tyre t’u hiqej numri i identifikimit, duke iu hequr në praktikë të drejtën e shtetësisë.

Përpjekjet e qeverisë u përqëndruan sidomos në zonat rurale të Kinës, ku preferenca për pasardhësit meshkuj ishte veçanërisht e fortë dhe dy fëmijë formalisht lejoheshin. Por gratë në zonat rurale detyroheshin të paraqesin prova se kishin menstruacione ndërsa ndërtesat u mbuluan me slogane të tilla si “bëj më pak fëmijë që të kesh fëmijë më të mirë”.

Qeveria u përpoq të ndalonte abortin selektiv për çiftet që nuk donin lindjen e një vajze. Megjithatë fakti që abortet ishin të ligjshme dhe që mund të siguroheshin me lehtësi, biznesi i atyre që përdornin sonograme në mënyrë të jashtligjshme filloj të lulëzoj.

Ky ka qenë faktori më i madh në raportin gjinor të Kinës, me miliona djem të lindur. Raporti i së premtes nxjerr në pah çekuilibrin gjinor në Kinë ku për çdo 104.34 burra janë 100 gra, megjithëse vlerësimet e organizatave të pavarura e paraqesin këtë çekuilibër në nivele shumë më të larta.

Më shqetësuese për qeverinë ishte rënia drastike e lindjeve. Popullsia e Kinës shënoi rënie për herë të parë në dekada në vitin 2022. Kina u tejkalua nga India si kombi më i populluar në botë një vit më pas. Popullsia që po plaket me shpejtësi, fuqia punëtore në rënie, mungesa e tregjeve dhe migrimi jashtë vendit po e vënë sistemin nën trysni të madhe.

Ndërsa shpenzimet për ushtrinë dhe projektet infrastrukturore vazhdojnë të rriten, sistemi tashmë i dobët i sigurimeve shoqërore të Kinës është në rënie.

Më shumë se një e pesta e popullsisë është e moshës 60 vjeç e më të moshuar, me shifrën zyrtare të dhënë si 310.3 milionë njerëz ose 22% e popullsisë totale. Deri në vitin 2035, ky numër parashikohet të kalojë 30%, duke nxitur diskutime për ndryshimet në moshën zyrtare të pensionit, e cila është një nga më të ulëtat në botë. Pasi vendi ka tani më pak nxënës, disa shkolla dhe kopshte të lira po shndërrohen në ambiente përkujdesjeje për të moshuarit.

Zhvillime të tilla po përforcojnë thënien se Kina, tani ekonomia e dytë më e madhe në botë, por që përballet me sfida, do të “plaket para se të pasurohet”.

Ndihmat e qeverisë përfshirë pagesat në para për ata që bëjnë deri në tre fëmijë dhe ndihmën financiare me kostot e strehimit kanë pasur vetëm një ndikim të përkohshëm.

Ndërkohë, Kina vazhdoi tranzicionin e saj drejt një shoqërie urbane, me 10 milionë më shumë njerëz që u zhvendosën në qytete, pothuajse një përqind më shumë se një vit më parë.

Cilat janë kombinimet më të forta të zodiakut?

Në astrologji, disa kombinime të shenjave krijojnë marrëdhënie të natyrshme dhe harmonike, ku energjitë e përbashkëta i ndihmojnë individët të zhvillojnë lidhje të forta dhe të qëndrueshme.

Kur dy shenja kanë një përputhje të thellë, ndjenjat dhe përkushtimi shpesh janë më të thella. Këtu do të zbulojmë tre nga kombinimet më të përshtatshme për dashuri, miqësi dhe partneritete të suksesshme.

Dashi dhe Luani – Energji dhe pasion
Kur Dashi dhe Luani bashkohen, ato krijojnë një marrëdhënie të mbushur me pasion dhe energji të papërmbajtshme. Të dy janë shenja të zjarrit, të forta dhe me dëshirë të theksuar për të udhëhequr dhe të dominuar, por kjo nuk krijon ndarje mes tyre. Përkundrazi, energjia e përbashkët krijon një balancë të shkëlqyer, ku secili i frymëzon të tjerët të arrijnë më shumë.

Pse funksionojnë: Luani do të kërkojë gjithmonë vëmendje dhe afirmim, dhe Dashi është gjithmonë i gatshëm të sigurojë këtë, duke e bërë lidhjen më të thellë dhe më të kënaqshme. Ndërsa Luani respekton dhe admiron guximin e Dashit dhe aftësinë për të marrë iniciativë.

Sfida: Në këtë marrëdhënie, mund të ndodhin përplasje për shkak të kokëfortësisë së të dyve. Megjithatë, një dialog i hapur dhe respekti i ndërsjellë mund ta zgjidhin këtë pengesë pa probleme.

Demi dhe Gaforrja – Stabilitet dhe siguri
Për të kërkuar stabilitet dhe një lidhje të thellë emocionale, kombinimi i Demit dhe Gaforres është një nga më të përshtatshmet. Të dy janë shenja që vlerësojnë sigurinë dhe një lidhje të fortë shpirtërore.

Pse funksionojnë: Demi sjell stabilitet dhe siguri financiare, ndërsa Gaforrja ofron kujdes dhe mbështetje emocionale. Ata e plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë natyrale, duke krijuar një partneritet të shëndetshëm dhe të balancuar.

Sfida: Demi ka një prirje për të qenë më i fiksuar në rutinën e tij, ndërsa Gaforrja mund të jetë më e labilizuar emocionalisht në disa periudha. Megjithatë, përkushtimi dhe dashuria që ndajnë do t’i ndihmojnë ata të përballojnë çdo vështirësi.

Peshqit dhe Akrepi – Intuitë dhe lidhje shpirtërore
Një tjetër kombinim që krijon lidhje të thella është ai mes Peshqve dhe Akrepit. Këto dy shenja të ujit janë të njohura për intuitën e tyre të thellë dhe aftësinë për të kuptuar njëri-tjetrin pa nevojë për fjalë. Lidhja e tyre shpirtërore është e papërshkrueshme dhe plot emocione të thella.

Pse funksionojnë: Akrepi sjell pasion dhe qëndrueshmëri, ndërsa Peshqit kontribuojnë me ëndrrat dhe kreativitetin e tyre. Ky kombinim i ndihmon ata të krijojnë një marrëdhënie që është jo vetëm e pasur emocionalisht, por edhe shpirtërore.

Sfida: Emocionet intensive të të dyve mund të krijojnë momente keqkuptimesh. Megjithatë, komunikimi i hapur dhe i sinqertë mund të ndihmojë për të përmirësuar situatën dhe për të ruajtur harmoninë mes tyre.

Në marrëdhënie, harmonia shpesh varet nga përputhja e energjive mes dy individëve. Astrologjia ofron një mundësi për të kuptuar më mirë këtë dinamikë dhe për të ndihmuar në krijimin e lidhjeve të forta dhe të shëndetshme.

Kur shenjat janë të përputhura, dashuria dhe mirkuptimi mund të lulëzojnë, dhe këto tre kombinime janë dëshmi të fuqisë së një marrëdhënieje që bazohet në energji të përbashkëta dhe respekt reciprok.

Skandal te pallati i Armand Lilos!/ Punëtorët rrezikojnë jetën, policia palë me paligjshmërinë

Një video skandaloze është bërë publike në rrjet nga kantieri i ndërtimit të “qiellgërvishtësit” të Armand Lilos, në zemër të Tiranës.

Nga pamjet e filmuara dhe publikuara nga një qytetar, në katet e larta të ndërtesës duken punëtorët e ndërtimit duke ngjitur materiale të mëdha pa asnjë masë sigurie, teksa rrezikojnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe të kalimtarëve të rastit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)


E megjithatë kompania “Arli Konstruksion” dhe pronari i saj Armand Lilo vazhdojnë punën të pashqetësuar.

Deri më tani, nga autoritetet nuk ka asnjë njoftim që mund të jetë marrë ndonjë masë.

Nuk janë të pakta rastet në Shqipëri, ku punonjësit e kompanive të ndërtimit kanë mbetur të lënduar ose kanë humbur jetën në vendin e punës, nga mungesa e masave të sigurisë./ Zoom.al

“21 Janari po përdoret”/ Gazetarja: Rruazat e Spiropalit, sa shtëpia e Aleks Nikës

Ndërsa këtë të martë është përkujtuar vrasja e 4 protestuesve përballë Kryeministrisë në vitin 2011, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ka një pakt të heshtur mes palëve politike që 21 janari mos të hetohet deri në fund.

Sipas saj, ka vetëm dy mënyra që ngjarja të zbardhet.

Gazetarja vlerësoi se 21 janari mund të zbardhet vetëm duke bashkëpunuar me ndërkombëtarët, kryesisht SHBA-të ose të ketë të penduar të drejtësisë.

“Politika është bashkë për të mos e zbardhur 21 janarin. Protesta në atë kohë u thirr nga Rama, pas videos së Metës. Të hetohet Rama dhe zyrtarë të lartë të PS të kohës, që organizuan protestën. Mendoj se ka pakt të heshtur që kjo histori mos të zbardhur. Zonja Ina Rama pse nuk shkoi në kryeministri, të hetonte për pengim të drejtësisë dhe ta hetonte edhe kreun e opozitës së kohës z Rama, për organizimin e demonstratës. Uroj që SPAK t’i shkojë deri në fund 21 janarit. E vetmja mënyrë që kjo ngjarje të zbardhet është që të ketë të penduar ose SHBA-të të ndihmojnë hetimet. Ngjarja po përdoret politikisht. Shkon Elsia Spiropali dhe derdh ‘lot korkodili’. Rruazat e Elisa Spiropalit kushtonin sa shtëpia e Aleks Nikës,”- tha ajo./ Zoom.al

Agravon situata në BBV: Ke rrahur një femër! Më ke përplasur kokën në tavolinë

Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë këtyre dy ditëve, që përfshinte Rozanën, Laertin dhe Gertin.

Ky i fundit, i ka akuzuar ata për lojë të dyfishtë, teksa nuk u kursye për kolegun e tij, duke thënë se është munduar ta hiqte nga puna, duke përfshirë dhe një zënkë mes tyre përpara disa vitesh.

Në Prime, ky debat u përcoll kështu:
Gerti: Për këtë Laertin kisha pak konsideratë dhe po e ruaja pak atë gjë.
Laerti: Ti ke hyrë në shtëpi duke thënë Laerti është njeriu më i mirë, Laerti të jep shpirtin. Ti je në kontradiktë me fjalët e tua. Isha i gëzuar për ditëlindjen tënde. Hiqe maskën e Jagos.
Gerti: Je xheloz.
Laerti: Jo zotëri. Unë të kam dalë në për zot, kur të kanë lënë në baltë. Kjo quhet pabesi. Ty nuk të bën mirë pushteti.
Gerti: Ti përmende emra.
Laerti: Emra përmende ti. Dhe ke përmendur emra engjëjsh. Ke përmendur fëmijë. Ç’të duhet ty me fëmijët e botës.
Gerti: Për atë vajzë kam bërë sherr unë me ty. E ke sharë, e ke degjeneruar në mes të lokalit. E ke rrahur në mes të lokalit vajzën e botës.
Laerti: Ti ke hyrë duke thënë Laerti është njeriu më i mirë në botë.
Gerti: Ke rrahur një femër more.
Laerti: S’ke asnjë argument dhe asnjë fakt. A s’ke turp ti që përmend fëmijët e botës? Erdhe para meje dhe mu ule në gjunjë, e më kërkove ndjesë.
Gerti: Je i pafytyrë totalisht. Ike dhe i the dikujt të më hiqte nga puna.
Ledioni: Ti ke hyrë në Big Brother për të ballafaquar gjithçka që di për Laertin? Sepse çfarë dëgjuam nuk kanë lidhje me Laertin brenda në Big Brother.
Gerti: Erdhi një dron me inicialen…
Ledioni: Iniciale që Laerti i njeh.
Laerti: Janë miq, kolegë të mi të nderuar. Akuzon produksionin.
Gerti: Do ta jap unë skenën ty tani. Ky njeri ndalon pikërisht te ai emër. I dashur Ledion dhe të dashur ju njerëz. Në momentin që ky dëgjoi emrin e Olta Dakut, ky ndaloi. Unë i thashë që nuk është Olta Daku, por është Olta Gixhari. Jo tha ky, është Daku tha tre herë. E përmendi të më intimidonte.
Laerti: Çfarë intimidimi thua?! Të ka sëmurur pushteti i liderit në shtëpi. Është Rozana Radi ajo, jo kjo tjetra. Që kur ke ardhur ke përmendur emra fëmijësh së vegjël.
Rozana: Na ka përmendur baballarë të vdekur.
Gerti: Edhe për atë do flasim.
Rozana: S’ka nevojë. Për babain tim flas vetë.
Gerti: Të njohin botërisht kush je o Laert. Na turpërove more.

Lëvizjet para zgjedhjeve/ Braçe: Luftova një javë, më hoqën Divjakën pa arsye

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur mbi lëvizjet paraelektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ish-zëvendës Kryeministri është shprehur se nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale për shkak të marrëdhënieve që ka krijuar me banorët e zonës në qarkun e Fierit.

Por ai tha se ai është hequr pa asnjë arsye për tu zhvendosur në Tiranë.

“Braçe nuk ka lënë gjë, në harkun e vetëm një jave nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale dhe ka një arsye, unë nuk jam nga ata deputetët që ndërron zonë elektorale, as për t’i ikur përgjegjësive të mia, as se nuk kam përmbushur përgjegjësitë e mia, nuk jam nga ata deputetë që ndërroj numër telefoni, kam të njëjtin numër që kam pasur në Berat qëkur kanë vendosur kompanitë, s’e kam ndërruar se kjo është marrëdhënia që kam me njerëzit”, tha Braçe në Top Chanel.

A ju thanë ju një pse?
“Nuk kam një pse, ose kam një pse që natyrisht nuk më shkon që ta marr të mirëqenë. Pse-ja ime është shumë e thjeshtë, unë e kam shumë të vështirë t’i lë njerëzit në mes të rrugës, shumë e thjeshtë, e kam po kaq të vështirë që të fshij atë që është puna ime dhe të fillojmë një gjë nga e para. Është më shumë se sa një karrige. Ka qenë shumë e vështirë për ta pranuar, është e vështirë për të lënë njerëzit”, tha Braçe.

Zjarr në parkingun nëntokësor në Tiranë, detajet e para

Një parking nëntokësor në hyrje të Bulevardit të Ri në Tiranë është përfshirë nga zjarri. Një kabinë elektrike është shkrumbuar si pasojë e flakëve.

Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Sipas informacioneve të deritanishme, ka vetëm dëme materiale.

Policia bëri këtë njoftim:
“Më datë 21.01.2025, rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike.

Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Rritet numri i viktimave të zjarrit në Turqi, çfarë i shkaktoi flakët në resortin luksoz?

Numri i viktimave nga zjarri në një restort skijimi në Turqi ka shkuar në të paktën 76 me dhjetëra të tjerë të lënduar.

Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet vendase. Shumë prej personave që ndodheshin në resort humbën jetën si pasojë e flakëve dhe tymit ndërsa disa të tjerë vdiqën pasi u hodhën nga lartësia e ndërtesës për të shpëtuar.

Sipas ministrit të punëve të brendshme të turqisë, deri më tani 45 nga 76 viktimat janë identifikuar.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Hotel Kartal i cili ndodhet rreth 300 kilometra në lindje të stambollit. Në momentin e zjarrit në resort ndodheshin 238 klientë të regjistruar pa përfshirë stafin. Ora e vonë dhe tymi duket se bënë të vështirë daljen e klientëve nga ndërtesa ndërsa alarm ii zjarrit dështoi duke mos u aktivizuar.

Një pjesë e hotelit me 161 dhoma është e ndërtuar në anë të një kodre, duke vështirësuar përpjekjet për të shuar zjarrin.

Zjarri vjen në një kohë të pushimit dimëror të shkollave, kur të gjitha hotelet në këtë rajon janë të mbushura me turistë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit që besohet se nisi në zonën e restorantit.

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine në Europë/ Goditet grupi i Suel Çelës, detajet

Një hetim i përbashkët i Prokurorisë së Brescia-s në Itali dhe Prokurorisë së Posaçme shqiptare, çoi në goditjen e një grupi që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Itali dhe shtete të tjera të Europës qendrore.

Operacioni për ekzekutimin e 12 urdhërave të arrestit dhe 8 masava të tjera të sigurisë u realizua gjatë të martës nga policitë e të dy vendeve. Në Shqipëri u arrestuan 5 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Një tjetër arrestim u realizua nga policia spanjolle

Në krye të grupit ishin dy vëllezër shqiptarë, të cilat konsiderohen pjesë e organizatës kriminale së drejtuar nga vëllezërit Çela, personazhe të njohur të botës së krimit, nga Elbasani. Ata mendohet se drejtonin të gjitha operacionet që nga importi i kokainës, te shpërndarja e saj dhe mbledhja e të ardhurave të cilat përfundonin më pas në Shqipëri.

Hetimet, mësohet të kenë nisur, në gjysmën e dytë të vitit 2020, pasi u zbulua një rrjet i shpërndarjes së kokainës, në disa lokale të zonës Lago di Garda në Itali. Ato u zhvilluan nën kujdesin e EUROJUST, në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Brescia-s dhe SPAK-ut.

Sipas Prokurorisë së Posaçme “pas identifikimit të furnizuesve të kokainës, mbi bazën e hetimeve, është rindërtuar organigrama e organizatës italo-shqiptare që merrej me importin e sasive të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut. Dy vëllezërit shqiptarë, jepnin udhëzime një grupi të besuar në zonën e Brescia-s dhe provinca të tjera të Italisë së Veriut, ku kryenin nje veprimtari të shtrirë të importit dhe shitjes të lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë”. Sipas Prokurorisë shqiptare “kjo organizatë ka mundësuar të gjitha fazat e trafikut, nga magazinimi, shpërndarja dhe mbledhja e përfitimeve, të cilat më pas i dorëzoheshin drejtuesve të organizatës në Shqipëri, përmes një sistemi të kolauduar, duke shfrytëzuar shoferët e autobuzëve të linjës Brescia – Elbasan”.

Anëtarët e organizatës kanë përdorur telefona të “kriptuar”. Ka qenë analiza e bisedave mes tyre që ka zbuluar përfshirjen e tyre në trafikun e qindra kilogramëve lëndë narkotike, kryesisht kokainë. “Hetimet kanë konfirmuar faktin se drejtuesit e kësaj organizate, për të realizuar marrëveshjet me furnizuesit kanë udhëtuar sistematikisht në Kolumbi, Ekuador dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, ku ndodhen disa prej trafikantëve shqiptarë”, bën të ditur Prokuroria e Posaçme. VOA/

EMRI+FOTO/ Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër

Prej katër ditësh, Edison Oruqi, baba i tre femijëve, është zhdukur pa lënë gjurmë.

Ai jetonte në lagjen “Kiras” në Shkodër, së bashku me familjen e tij.

Për herë të fundit, Edison Oruqi është parë në lumin e Shalës, ku ishte duke punuar në një bujtinë.

Xhaxhai Skënder Pepkolaj ka deklaruar se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen.

Pasi ka përfunduar punën, vëllai i pronarit ka sqaruar se ka lënë Edison Oruqin në një ishull të vogël të rëre.

Denoncimin për zhdukjen e tij e ka bërë bashkëpunëtori i tij në ndërtim.

Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por ende pa asnjë rezultat.