Aplikacion
Donald Trump mbajti premtimin e bërë për fushatë dhe urdhrin e parë ekzekutiv që firmosi pasi u betua si president ishte ai kundër emigrantëve të paligjshëm.
Duke pasur në krah disa nga bashkëpunëtorët e tij, midis tyre edhe zv.presidenin J.D Vance, Trump nënshkroi edhe 7 urdhra të tjerë, mes të cilëve tërheqja e SHBA nga marrëveshja e Parisit për klimën. Këto janë tetë urdhrat që presidenti i SHBA firmosi:
1- Shpalli emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, duke etiketuar kartelet kriminale si grupe terroriste. Ai gjithashtu i dha fund shtetësisë së të drejtës së lindjes për fëmijët e lindur nga prindër emigrantë pa status ligjor.
2- Rivendosi politikën “Qëndroni në Meksikë”, e cila do të detyrojë disa azilkërkues në kufirin jugor të presin në Meksikë për seancat e tyre në gjykatën e emigracionit në SHBA. Kjo do t’i lejojë ushtrisë amerikane të përfundojë murin kufitar dhe Sekretarit të Mbrojtjes të vendosë anëtarë të ushtrisë dhe Gardës Kombëtare në kufi.
3- Trump nënshkroi një veprim ekzekutiv duke deklaruar se është politika e Shteteve të Bashkuara të njohin dy gjini biologjikisht të dallueshme: mashkull dhe femër. “Këto janë gjini që janë të pandryshueshme dhe i kanë rrënjët në një realitet themelor dhe të pakundërshtueshëm.” Ndryshimi do t’u kërkojë agjencive qeveritare të përdorin përkufizimet në dokumente të tilla si pasaportat, vizat dhe të dhënat e punonjësve.
4- Iu dha fund programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.
5- Shpalli emergjencën kombëtare të energjisë, që synon reduktimin e burokracisë dhe rregulloreve për sektorin e energjisë, dhe një emergjencë të dytë veçanërisht për burimet e Alaskës. Emergjenca kombëtare e energjisë do të lejojë prodhimin e qymyrit dhe burimeve natyrore.
6- Vendosi të lirojë rregulloret për makinat me karburant fosil dhe të shfuqizojë atë që ai e quajti mandatin e Presidentit Joe Biden për automjetet elektrike.
7 – Tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën, çka u komunikua edhe nga Shtëpia e Bardhë.
8- Nënshkroi një memorandum presidencial për inflacionin.
Tetë njerëz kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar të hënën si pasojë e zjarrit në një shtëpi të pleqve në periferi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të hënën në komunën e Barajevës, në jug të Beogradit.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd njoftoi se janë arrestuar tre persona si të dyshuar në lidhje me këtë rast.
Tre nga të lënduarit, të cilët janë trajtuar në Qendrën Emergjente, janë në gjendje të rëndë, njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS).
Katër të tjerët janë pranuar në Akademinë Mjekësore Ushtarake, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë, i intubuar dhe me “shenja të rënda” të helmimit nga monoksidi i karbonit.
“Policia, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, vijon punën intensive për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve të kësaj ngjarjeje”, tha Ministria.
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, u shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve nga zjarri dhe të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë, njofton Qeveria serbe.
Ai bërë të ditur se, në seancën e nesërme, Qeveria do të marrë vendim për ta shpallur të mërkurën ditë zie në vend.
Një zjarrfikës në kulin e djegur të shtëpisë së pleqve në periferi të Beogradit, 20 janar.
Një zjarrfikës në kulin e djegur të shtëpisë së pleqve në periferi të Beogradit, 20 janar.
Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviq, tha se 13 njerëz janë evakuuar nga ndërtesa si pasojë e zjarrit.
Staroviq tha për RTS-në se, sipas të dhënave fillestare, ka shenja se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.
Ai shtoi se shtëpia e pleqve ka licencë të vlefshme pune dhe se plotësonte kërkesat për mbrojtje nga zjarri. Ai tha gjithashtu se për të evakuuarit është siguruar strehim i menjëhershëm.
Luka Qaushiq, ushtrues detyre i shefit të Departamentit për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i tha RTS-së se në shtëpi ndodhshin 30 njerëz.
Një numër i madh i zjarrfikësve dhe makinave zjarrfikëse kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
“Ata janë ende duke kërkuar nëse mund të ketë një burim të mbetur që mund të shkaktojë ndonjë zjarr të ri, ndërsa shkaku do të përcaktohet në orët në vijim”, tha Qaushiq.
Ai shtoi se shtëpia e pleqve ndodhet larg rrugëve të frekuentuara, por zjarrfikësit kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe të lënduarve u është ofruar ndihmë sa më parë.
Barajeva është një nga 17 komunat e Beogradit dhe ndodhet 30 kilometra në jugperëndim të qendrës së kryeqytetit. Rel/
Shenjat e zodiakut që do të martohen këtë vitViti 2025 duket të jetë një vit i mbushur me mundësi dhe ndryshime të mëdha për shumë shenja horoskopi, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dhe angazhimet e jetës.
Për disa shenja, ky mund të jetë një vit kur lidhjet e dashurisë kalojnë në një fazë më të thellë, me mundësinë e martesës që është shumë afër.
Dashi
Dashët shpesh janë të prirur të marrin hapa të mëdha dhe të guximshëm në jetën e tyre personale. Ky vit mund të sjellë mundësi për marrëdhënie serioze dhe mund të japë mundësi për një fejesë.
Demi
Demat janë të njohur për stabilitetin dhe durimin e tyre. Ky vit mund të jetë periudha ideale për ta përfshirë një hap të madh, si martesa, pasi do të ndihen gati për angazhim afatgjatë.
Virgjëresha
Virgjëreshat janë të kujdesshme dhe shumë analitike, por kur ndihen të sigurt, janë të gatshme të bëjnë angazhime të rëndësishme. Ky vit mund t’u ofrojë mundësi për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të martohen.
Peshqit
Peshqit janë të ndjeshëm dhe shpesh kërkojnë një lidhje të thellë emocionale. Në vitin 2025 mund të kenë mundësi për të gjetur dashurinë e tyre të vërtetë dhe për të bërë hapa seriozë në drejtim të martesës.
Presidenti i Panamasë i kthehet Trump për kanalin: Është dhe do të mbetet panamezPresidenti i Panamasë, José Raul Mulino, iu përgjigj presidentit amërikan lidhur me kontrollin mbi Kanalin e Panamasë.
Mulino ka thënë se kanali do të vazhdojë të jetë panamez duke kundërshtuar kështu kërkesën e Trump, që kontrollin e tij ta marrë sërish SHBA.
Mulino, në një deklaratë të postuar për X, mohoi komentet e Trump se vendet e tjera po ndërhynin në kanal, për të cilin ai tha se vendi i tij operonte me një parim neutraliteti.
Reagimi i plotë:
Më duhet të refuzoj plotësisht deklaratat e bëra nga presidenti Donald Trump në lidhje me Panamanë dhe Kanalin e saj në fjalimin e tij inaugurues. E përsëris atë që thashë në mesazhin tim për kombin më 22 dhjetor: Kanali është dhe do të mbetet panamez.
Më herët, Trump pretendoi se Kina ndërhyn mbi veprimet që lidhen me Kanalin e Panamasë dhe aktivitetet që zhvillohen përgjatë tij.
Shtohen dyshimet e tradhtisë/ Obama shkoi VETËM në inagurimin e TrumpIsh-Presidenti amerikan, Barack Obama u shfaq i vetëm në ceremoninë e inagurimit të Donald Trump këtë të hënë.
Mungesa e ish-zonjës së parë Michele në këtë event kaq të rëndësishëm ku nuk munguan asnjë nga çiftet
presidenciale, i shton më shumë dyshimet se çifti po shkon drejt një divorci të mundshëm.
Aludimet dhe thashethemet kanë qarkulluar në media gjatë gjithë muajit të fundit, dhe siç thuhet shkak është bërë tradhtia e ish-kreut të Shtëpise së BArdhë me aktoren e njohur Jennifer Garner.
Megjithëse pak ditë më parë Obama postoi një foto ku uronte bashkëshorten e tij, rrjeti ende nuk është i bindur se Barack dhe Michelle nuk po kalojnë një krizë të thellë.
Arlind Qori dhe absurditeti i një kauze të shpikur për Azbi SpahiunArlind Qori i lëvizjes “Bashkë”, organizoi sot një protestë para Ministrisë së Brendshme, duke pretenduar se po kërkonte “drejtësi” për oficerin e policisë rrugore, Azbi Spahiun, i cili u lëndua aksidentalisht të martën ndërsa po shkonte në spital për një kontroll mjekësor.
Pretendimi kryesor i Qorit është se Azbi Spahiut i është bërë presion nga policia për shkak të detyrës, pasi ai kishte ndaluar djalin e biznesmenit S.M, i cili dyshohet se drejtonte një automjet nën ndikimin e alkoolit, çka nuk u provua se ai refuzoi testin e alkoolit.
Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga vetë familja e Spahiut, e cila ka reaguar me një deklaratë të qartë dhe të prerë:
“Për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e Azbiut, dëshirojmë të konfirmojmë se kjo është një situatë personale dhe nuk lidhet aspak me ndonjë presion për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, siç është aluduar në disa raste.”
Familja Spahiu ka kërkuar publikisht që të respektohet qetësia e tyre dhe që rasti të mos përdoret për interesa të tjera
“Siç na kanë këshilluar edhe mjekët, ajo që i duhet më shumë tani Azbiut është qetësia. E vlerësojmë shumë interesimin dhe mbështetjen e gjithkujt, por kërkojmë mirëkuptim që asnjë veprim të mos ndërmerret në emrin tonë, sepse nuk na ndihmon” -thuhet në deklaratë.
Por paradoksalisht me këto sqarime të drejtpërdrejta, Arlind Qori vazhdon me protestat e tij dhe deklaron se do t’i vazhdojë protestat, duke shpërfillur kërkesat e familjes.
Ky qëndrim i tij ngre disa pyetje të rëndësishme: Si mund të dilet në protestë për të mbrojtur dikë që thotë qartësisht se nuk ka nevojë për t’u mbrojtur? Si mund të flasësh për presion kur vetë Azbi Spahiu dhe familja e tij e mohojnë një gjë të tillë?
Kjo sjellje tregon se kauza e Qorit nuk është aspak për Azbi Spahiun, se atij nuk i intereson çfarë kërkon Azbi Spahiu, por është i interesuar vetëm për ta përdorur fatkeqësinë e oficerit të policisë promovimin e tij politik.
Ajo tregon se Qori është më i interesuar të krijojë zhurmë dhe të tërheqë vëmendje, duke përdorur një situatë personale, si platformë për protagonizëm, sesa të dijë e të pranojë të vërtetën.
Ai e ka treguar vetë vuajtjen që ka për protagonizëm dhe për të dalë para kamerave, aq sa prishi emisionin Opinion të Blendi Fevziut me qëllimin për të patue një audiencë më të madhe.
Për kë protestoi atëherë Arlind Qori? Për Azbi Spahiun apo për hallin e tij politik? Sa e respekton ai familjen e Spahiut, e cila ka kërkuar të lihet në qetësi? Sa i intereson realisht shëndeti i Azbi Spahiu? A e ka vizituar ai në spital? A ka komunikuar me familjen për të pyetur për gjendjen e tij? Apo po krijon një histori nga hiçi për të përfituar nga ndjeshmëria publike?
Arlind Qori nuk ka bërë asgjë nga këto. Prandaj protesta qe e pavërtetë dhe degjeneroi ne sherr me Adriatik Lapajn. Kauza e Qorit doli edhe këtë herë lakuriq. Ata që nuk e shohin janë 40 të verbër që i shkojnë ende pas. /Zoom.al
Nga Xumi te Gerta/ Egli debate të forta në BBV: E nxori fytyrën e vërtetëShtëpia e “BBVA” është përfshirë në ditët e fundit nga debate të ashpra të cilat kanë në qendër dy konkurentët që janë në nominim, Eglin dhe Xumin por jo vetëm.
Pas përplasjeve të nxehta me Xumin, e ka pasuar Gerta, e cila ka akuzuar Eglin për hipokrizi. Ajo e sulmoi drejtpërdrejt, duke e akuzuar për ndryshimin e qëndrimeve të saj që kur Gjesti bëri hyrjen në shtëpi.
Sipas Gertës, Eglin kishte thënë në fillim të programit se nuk do të ndikoheshin nga askush dhe se nuk do të krijonte asnjë lidhje brenda shtëpisë por që sipas saj ka rezultuar e kundërta.
“Erdhi këtu edhe tha: “Unë jam një vajzë që do mbaj qëndrimet e mia, unë jam një vajzë që nuk do ndikohem nga askush, unë jam një vajzë që nuk do bëj lidhje në shtëpi” dhe çfarë ndodhi? Sapo erdhi Gjesti në shtëpi e nxorri fytyrën e vërtetë se kush ishte!”- ka thënë Gerta Gixhari.
Bajram Begaj mesazh Donald Trump: Urimet më të përzemërtaPresidenti Bajram Behaj i ka dërguar urimet, presidentit të ri Amerikan, Donald Trump.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara ndërsa ka thënë se vendi ynë mbetet i përkushtuar për forcimin e partenritetit.
Postimi i plotë:
Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
@realDonaldTrump
SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tone.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në qeli prej tre muajsh.
Ai po qëndron te “313”-ta në Tiranë, që nga momenti që u vu në pranga me urdhër të SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie, më 21 tetor.
Meta ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirinë. Por teksa pritet vendimi i gjykatës, Meta është parë në ambientet e “313”-ës duke bërë ecje dhe duke u ajrosur.
View this post on Instagram
“Duke mos pasur as dyshim të arsyeshëm dhe as prova në lidhje me këto 3 episode i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë duke argumentuar për revokimin e masës së caktuar ndaj tij “arrest me burg” nga GJKKO, që është miratuar më pas edhe nga Apeli. Ai është presidenti i PL-së. Arrestimi i tij është bërë pikërisht për këtë shkak. Meta ka dhënë shpjegime të hollësishme, ka zgjedhur përballjen nëpërmjet shpjegimet, jo shmangien nga hetimi. E kemi ngritur këtë argument, kjo çështje pse është bërë në prag të fushatës në mungesë të provave. Meta nuk helmon provat dhe as dëshmitarët nuk intimidon, as kallëzuesit. Kallëzuesit janë pa 1 ditë shkollë, nuk është marrë në këtë histori. S’ka asnjë kriter për të qëndruar në masën e arrestit me burg kur është lideri i dytë i opozitës dhe në prag të fushatës zgjedhore”, ka thënë më herët Meta nga qelia.
Temperatura është një gjendje shëndetësore që shpesh mund të trajtohet në shtëpi, duke ndjekur hapat e duhur. Por, ndërhyrja e mjekëve është e nevojshme.
Pini shumë lëngje
Temperatura mund të shkaktojë humbje të lëngjeve dhe dehidrim, ndaj pini sa më shumë ujë dhe lëngje.
Pushoni
Ju keni nevojë për pushim për t’u rikuperuar dhe aktiviteti mund të rrisë temperaturën e trupit tuaj. Prandaj këshillohet të qëndroni sa më të qetë.
Kontrolloni temperraturën
Kontrolloni herë pas here temperaturën duke përdorur një termometër. Në rast se temeratura është shumë e lartë ju mund të merrni një medicament pa recetë si për shembull ibuprofen etj. Përdorini këto medikamente sipas udhëzimeve të paketimit ose siç iu rekomandon mjeku juaj. Kini kujdes që të shmangni marrjen e tepërt. Doza të larta ose përdorimi afatgjatë i disa prej tyre mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë ose veshkave dhe mbidozat akute mund të jenë fatale. Nëse temperatua nul ulet edhe pas kësj, mos merrni më shumë ilaçe por telefononi mjekun tuaj. Për temperatura nën 38,9 C, mos përdorni barna për uljen e temperaturës, përveç rasteve kur këshillohet nga mjeku juaj.
Parandalimi
Disa këshilla që mund të ndihmojnë janë: Lani duart shpesh dhe mësojini edhe fëmijët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. E kjo veçanërisht para se të hanë, pasi të përdorni tualetin, pasi kaloni kohë në një turmë ose rreth dikujt që është i sëmurë, pasi përkëdhelni kafshët dhe pas udhëtimit me transport publik. Lajini duart tërësisht, duke fërkuar me sapun pjesën e përparme dhe të pasme të secilës dorë dhe duke i shpëlarë plotësisht nën ujë të rrjedhshëm.
Mbani gjithmonë me vete letra të lagura ose dezinfektues duarsh.
Mundohuni të shmangni prekjen e hundës, gojës ose syve, pasi këto janë mënyrat kryesore që viruset dhe bakteret mund të hyjnë në trupin tuaj dhe të shkaktojnë infeksion.
Mbuloni gojën kur kolliteni dhe hundën kur teshtini dhe mësojini fëmijët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. Sa herë që është e mundur, largohuni nga të tjerët kur kolliteni ose teshtini për të shmangur kalimin e mikrobeve tek ata.
Përpiquni të mos ndani me të tjerët gotat, shishet e ujit dhe enët.
Kur të shkoni tek mjeku
Ethet në vetvete mund të mos jenë shkak për alarm ose një arsye shumë e fortë për të shkuar tek mjeku. Megjithatë, ka disa rrethana kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore për fëmijën, një të afërm ose veten tuaj.
Për foshnjat
Një ethe e pashpjegueshme është shkak më i madh për shqetësim tek foshnjat dhe fëmijët sesa tek të rriturit./ Agroweb