zoom

Day Archive“Kryevepra” e qeverisë/ Këmbësorët nuk kalojnë dot, ura e Unazës së Madhe e mbytur në ujë

Probleme të tjera janë raportuar nga projekti i Unazës së Madhe në Tiranë, që u hap më 30 dhjetor.

Nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, tregohet se në anën e kalimit të këmbësorëve, janë vendosur tulla për të mundëuar kalimin, pasi janë krijuar pellgje të mëdha me ujë.

Foto ka nxitur kritika nga ekspertë dhe qytetarë, për atë që qeveria e ka quajtur një projekt ‘kryevepër’.

Donald Trump thotë se do i japë “TikTok”-ut edhe 90 ditë kohë sapo të marrë detyrën

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump i tha moderatores “Meet the Press” të NBC News, Kristen Welker në një intervistë telefonike të shtunën se ai “me shumë gjasa” do t’i japë TikTok një “pauzë” 90-ditore nga një ndalim i mundshëm në SHBA pasi ai të marrë detyrën të hënën.

Trump tha se nuk kishte marrë një vendim përfundimtar, por po konsideronte një zgjatje 90-ditore të afatit të së dielës për kompaninë mëmë me bazë në Kinë të TikTok për t’ia shitur një blerësi jo-kinez ose do të përballej me një ndalim nga SHBA.

“Unë mendoj se ky do të ishte, sigurisht, një opsion që ne e shikojmë. Zgjatja 90-ditore është diçka që me shumë mundësi do të bëhet, sepse është e përshtatshme. E dini, është e përshtatshme. Duhet ta shikojmë me kujdes. Është një situatë shumë e madhe”, tha Trump në një intervistë telefonike.

“Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta shpall të hënën,” tha ai.

Një zgjatje 90-ditore në kushte specifike lejohet shprehimisht në ligjin dypartiak të miratuar vitin e kaluar. Por një zgjatje e së hënës mund të mos jetë e mjaftueshme për të shmangur bllokimin e aplikacionit për të paktën një ditë, sepse afati aktual për pajtueshmërinë është e diela.

Fati i TikTok është një nga temat që ka konsumuar ditët e fundit të administratës së Bidenit dhe shumë prej miliona përdoruesve të aplikacionit në SHBA po presin me padurim një zgjidhje.

Administrata Biden ka thënë vazhdimisht se nuk planifikon të zbatojë ligjin, duke ia vënë atë përgjegjësi Trumpit, por TikTok tha të premten se garancitë e Shtëpisë së Bardhë mund të mos jenë të mjaftueshme për të parandaluar mbylljen e aplikacionit. TikTok ka thënë se planifikon të “mbyllet” të dielën nëse nuk merr “qartësi dhe siguri” më të madhe në lidhje me pasojat e mundshme ligjore, përfshirë kundër ofruesve të shërbimeve të palëve të treta.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, i quajti planet e TikTok për t’u mbyllur “një marifet” në një deklaratë të shtunën në mëngjes.

“Ne kemi parë deklaratën më të fundit nga TikTok. Është një marifet dhe ne nuk shohim asnjë arsye që TikTok ose kompanitë e tjera të ndërmarrin veprime në ditët e ardhshme përpara se administrata Trump të marrë detyrën të hënën, “tha ajo.

“Ne e kemi shprehur qartë dhe drejt qëndrimin tonë: veprimet për zbatimin e këtij ligji do t’i bien administratës së ardhshme. Pra, TikTok dhe kompanitë e tjera duhet të marrin çdo shqetësim me ta, “tha ajo.

Loredana largohet me urgjencë nga shtëpia

Loredana lë përkohësisht shtëpinë për arsye shëndetësore.

E shoqëruar nga produksioni dhe nën vëzhgimin e kamerave, do të rikthehet sapo gjendja e saj të përmiresohet.

Loredana është ndërkohë në një marrëdhënie me një tjetër banor të shtëpisë, Jozin.

Scholz: Elon Musk është një rrezik për demokracinë europiane

Miqësia e miliarderit amerikan të teknologjisë Elon Musk me të djathtën ekstreme “rrezikon” demokracinë në Evropë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo në Evropë, në Britaninë e Madhe, në Gjermani, në shumë e shumë vende të tjera dhe kjo është diçka që është krejtësisht e papranueshme”, tha Scholz në një konferencë për shtyp në Berlin. “Kjo rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës”, shtoi lideri gjerman.

Schols tha se nuk është kundër Musk që të shprehë lirinë e tij të fjalës, por se është e papranueshme që të marrë një anë të ekstremit të djathtë, qoftë për interesa biznesi ose për arsye që lidhen me pozicionin e tij politik.

Komentet e kancelarit gjerman janë të fundit në një përplasje të vazhdueshme me Musk, i cili nga ana e tij e ka quajtur Scholz-in “budalla” dhe pretendon se do të humbasë zgjedhjet federale gjermane.

Berisha: Balluku e ha biftekun 1 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët në Fier, është ndalur te ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është drejtuese politike e PS në këtë qark.

Berisha, duke e cilësuar si “Lubi Balluku”, ka kujtuar darkën luksoze të ministres, teksa tha se vetëm bifteku kushtonte 1 mijë euro.

“Lubi Balluku biftekun 1 mijë euro. Ju jap fjalën e nderit se po të kishte imagjinuar një ministër i PD një gjë të tillë, pa dalë nga restoranti do merrte dekretin e shkarkimit”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha tha se asgjë në botë nuk mund ta ndalë vrullin e PD-së drejt fitores, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Berisha: Asgjë në botë nuk mund të ndalë vrullin tonë drejt fitores së 11 majit.

Kurrë ndonjëherë fitorja nuk ka qenë në duart tuaja siç ka qenë kësaj here.

Kjo fitore ka një kusht: të bashkohemi me çdo demokrat nga viti 1990 gjer sot, që do të rikthehet tek kontributi i tij.

Asnjë nga ne nuk del jashtë teorisë së gabimeve.

Çfarë është fanatiku, po të më pyesni mua? Fanatiku është një njeri që nuk pranon se gabon. Por ne pranojmë se gabojmë, ne i korrigjojmë gabimet.

Po të jetë puna për krime, ne nuk pajtohemi. Por ne nuk jemi parti me krime, ne jemi parti me merita të jashtëzakonshme. Jemi përballur dhe përballemi.

Prandaj dhe këtu nga Fieri, i bëj thirrje çdo demokrati, nga viti 1990 gjer sot, të bashkohemi në kontributet tona.

Sepse Shqipëria në 34 vite nuk ka pasur periudhë më kritike se kjo.

Ky regjim po shkatërron Shqipërinë.

Për një moment ju ftoj të mendoni se çfarë mund të ndodhë me regjimin e Edi Rramës kur 1 milion e 100 mijë janë larguar vetëm në hapësirën e Shengenit, çfarë do ndodhë 4 vitet e ardhshme? Të paktën 1 milion do largohen dhe do bashkohen me ta.

Së dyti, bashkimi ynë si kusht themelor për një front të madh me të gjithë qytetarët e Fierit, me të gjithë njerëzit punëtorë të këtij qyteti dhe të këtyre zonave, të cilët përjetojnë një regjim që i shfrytëzon me egërsinë më të madhe, të cilët përjetojnë një regjim që sillet ndaj tyre si një regjim kolonial. Po, po, si regjim kolonial. Që të jesh kryeministër, të vësh përpara taksat tuaja, paratë tuaja, 8.2 miliardë euro dhe të lesh për rrogat për qytetarët gjithsej 800 milionë euro, pra vetëm 10 përqind, dhe të lësh për 780 mijë pensionistë, 16 milionë euro, një të 512-tën e buxhetit, të lësh për fermerët shqiptarë gjithsej 31 milionë euro, në një kohë kur japin 19 përqind të gjithë prodhimit të brendshëm të vendit, asnjë kolonialist i pamëshirë nuk do e bënte këtë.

Për vete, rrogat në stratosferë. Për vete, çarter. Për vete, Lubi Balluku biftekun 1 mijë euro.

Ju jap fjalën e nderit se po të kishte imagjinuar një ministër i PD një gjë të tillë, pa dalë nga restoranti do merrte dekretin e shkarkimit.

Mjekët, pesimistë për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Që nga e marta e kaluar, mjekët në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “Evangelismos” të Athinës kanë punuar me shumë vështirësi, në mënyrë të vazhdueshme dhe me kujdes, për të zgjuar gradualisht Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas, i cili ndodhet në një gjendje kritike në intubim.

Sipas Parapolitika, procesi i zgjimit gradual të kryepeshkopit Anastas Janullatos nuk ka dhënë ende shumë optimizëm për përfundimin me sukses apo për deintubimin e tij eventual.

Megjithatë, mjekët dhe infermierët e përkushtuar të kujdesit intensiv vazhdojnë përpjekjet e tyre për të stabilizuar shëndetin e Kryepeshkopit. Fatkeqësisht, trupi i tij ende nuk ka shfaqur shenjat e dëshiruara për t’iu përgjigjur ndërhyrjeve mjekësore.

Në fund, theksohet se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas po përballet me probleme të rënda me disa nga organet e tij jetësore.

Si ndryshon lëkura në varësi të hormoneve

MBËSHTET GAZETARINË E PAVARUR
DHE ORIGJINALITETIN E GAZETA SI

ABONOHU
DHURO
KESHILLA

Si ndryshon lëkura në varësi të hormoneve
11:52 – 18 Janar 2025

Aa Aa
Hormonet janë përçues të trupit – një grup “pas skene” që ndikojnë në pothuajse çdo gjë nga niveli i energjisë tek oreksi.

Lëkura, po ashtu, preket nga “tekat” e këtyre mesazherëve kimikë (aknet e papritura po paralajmërojnë të bësh gati tamponët). Përgjithësisht, kjo lidhje është gjë e mirë. “Hormonet stimulojnë gjendrat e vajit dhe folikulat për të zbutur lëkurën dhe për të rritur qimet. Janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës.”, thotë Jessie Cheung, dermatologe.

Por gjërat mund të dalin jashtë kontrolli, pasi lëkura është e mbushur me receptorë që reagojnë ndaj ndryshimeve duke shkaktuar akne, rrudha etj. Puberteti është hera e parë që ne e kuptojmë këtë, por ulje-ngritjet vazhdojnë edhe në moshë të rritur. Lajmi i mirë? Ka disa zgjidhje.

Ndryshimi i madh: Shtatzënia

Në trimestrin e parë, përballesh me një rritje të progesteronit, që e përgatit mitrën tënde për një foshnje. “Progesteroni rrit prodhimin e vajit dhe shanset për akne”, shpjegon Melissa K. Levin, dermatologe.

Sidoqoftë, përgjigja mund të jetë e paparashikueshme, kjo është arsyeja pse ju mund të jeni në gjendje të keqe, ndërsa shoqja juaj shtatzënë po rrezaton. Estrogjeni gjithashtu rritet gjatë shtatzënisë dhe i kombinuar me progesteronin mund të kontribuojë në formimin e melasmës, e cila shfaqet si njolla ose njolla kafe të errëta.

Si ta trajtoni?

Opsionet e trajtimit janë të limituara pasi shumë përbërës që luftojnë aknet, si retinoidet, acidi salicilik etj nuk ju lejohet t’i përdorni. Por ju mund të përdorni acidin azelaik që ndihmon dhe me aknet dhe me njollat. Klindamicina është po ashtu e sigurtë për përdorim. Melasma shkaktohet edhe nga dielli, kështu që përdorni shumë SPF.

Ndryshim i madh: Ngjarjet madhore në jetë

Streset e jashtme, si divorci, shpërngulja apo vetë pandemia, nxisin një efekt domino në trup që ndikon në ndryshimin e hormoneve, thotë dr.Levin. “Rritja e stresit kronik shton androgjenët si testosteroi, që stimulon prodhimin e vajit që bllokon poret”, shpjegon ajo.

Si ta trajtoni?

Retinoidet, përfshirë retinolin dhe retinoidet me recetë, janë standardi i artë për aknet. “Ndihmojnë në përshpjetimin e qarkullimit të qelizave të lëkurës duke minimizuar dhe ndaluar bllokimet e poreve”, thotë dr.Levin. Disa lloje retinoidesh, si adapalene, janë edhe anti-inflamatore dhe ndihmojnë në trajtimin e shenjave që lënë pas aknet”.

Ajo rekomandon kombinimin e tyre me agjentë antibakterialë si peroksidi benzoil (i cili vret bakteret që shkaktojnë puçrra fytyre) ose eksfoliantët e butë si acidi salicilik, për të mbajtur qelizat e vdekura të lëkurës që të mos ngjiten së bashku dhe potencialisht të formojnë bllokime. Medikamentet orale janë gjithashtu një opsion. Spironolactone është një lloj i famshëm; ai rregullon ndjeshmërinë ndaj testosteronit në lëkurë duke ulur sasinë e një lloji specifik të testosteronit, thotë Dr. Levin. Dhe, sigurisht, zakonet e mira të trajtimit të stresit, si gjumi i mjaftueshëm dhe stërvitja rregullisht, do të ndihmojnë gjithashtu.

Ndryshim i madh: Perimenopauaza

Kjo është periudha e tranzicionit para se të arrish në menopauz, kur zyrtarisht estrogjeni dhe progesteroni ndalojnë. “Kjo shkakton tharje dhe krijon vijëzime në lëkurë”, shpjegon Levin.

Si ta trajtoni?

Celësi është hidratimi me glicerinë apo acid hialuronik. Për rrudhat mund të përdorni retinoide që stimulojnë kolagjenin dhe estrogjenin.

Ndryshim i madh: Përfundimi i ciklit

Pas menopauzës përballesh me rënie të kolagjenit dhe mund të shkaktojë rudha më të thella dhe lëkurë të varur, por nuk ka më shanse për të pasur akne.

Si ta trajtoni?

Mund të përdorni produkte që përmbajnë peptide, pasi ndikojnë në një rritje të kolagjenit. Antioksidantët ndihmojnë gjithashtu në riparimin e dëmit dhe në prodhimin e kolagjenit. Kjo është një periudhë e mirë për të përdorur edhe trajtimet me laser, radiofrekuencë apo mikroneedle./Women’sHealth

Futbollisti i Kombëtares bëhet baba për herë të tretë

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, është bërë baba për herë të tretë.

Lajmin e ka bërë të ditur lojtari i Atalantës, teksa nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.

Mbrojtësi shqiptar dhe partnerja e tij Alisa Jalize, sollën në jetë djalin Aron Noah Gjimshiti, i cili është edhe djali i dytë i familjes.

“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Gjimshiti.

Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar.

Mirë se erdhe në botë, vogolushi jonë”, shkroi Gjimshiti.

Berisha: Rama e Vuçiç janë armiq të Kosovës

Kryetari i PD Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar bashkë me Aleksander Vuçiç si armiqtë më të mëdhenj të Kosovës.

Berisha akuzon Ramen dhe per grabitjen e pronave, sipas tij, me rikthimin e ligjit te vitit 1946 te Enver Hoxhes.

“Fibra juaj, luftëtarë lirie, atdhetarë, pasardhës të familjeve patriote, sot duhet të ndjehet më aktive se kurrë për shpëtimin e Shqipërisë. Ndaj dhe kërkoj nga ju kontributin tuaj, mobilizimin tuaj maksimal si shtresë, këtu dhe jashtë vendit. Unë e kuptoj se për arsye të ndryshme, shumë nga familjarët tuaj, njerëzit tuaj, siç janë të gjithë shqiptarëve jashtë, por sot është një rast kudo qëndodhet të kontribuojë në mënyrë historike për Shqipërinë.

Unë kam besim të plotë se do ia dalim. Se me 11 maj do e përzëmë nga pushteti këtë regjim antishqiptar në çdo aspekt të tij. Armik të lirive të shqiptarëve, armik të Kosovës. Nuk është Vuçiçi më pak armik se Edi Rama në qëndrimet e tij. Që të dy donin ta ndanin Kosovën, bashkoheshin në projektin për ndarjen e Kosovës, kjo është e vërteta.

Edhe në këtë kontekst, duhet të ngrihemi me maksimumin e forcave dhe energjive tona. Unë ju falënderoj shumë edhe njëherë. Unë kërkoj që të përgatisni programin. Dhe një program i ri, për qeverinë e ardhshme të PD, duhet të jetë sa më shpejt gati që ta shpallim, ta njohin të gjithë anëtarët e kësaj shtrese, por ta njohë edhe shoqëria. Të njëjtën gjë do bëjmë me pronarët ne. Katastrofale është gjendja sot. Me ligjin e investimeve strategjike absolutisht ka kthyer ligjet e vitit 1946. Dora e zezë e shtetit shtrihet në pronën e cilit të dojë. Por, ne qëndrojmë të bindur se në bashkëpunim me ju, në bashkëpunim me pronarët, në bashkëpunim me qytetarët, do e përcjellim këtë regjim,” tha Berisha.

Mbeti i plagosur në sherrin ku u vra Martin Cani, shoku i tij Luisi shfaqet në protestë

Luis Meçja, adoleshenti që mbeti i plagosur në ngjarjen ku u vra Martin Cani është shfaqur për herë të parë në protestë.

Ai shihet krah prindërve të Martin Canit dhe qytetarëve të tjerë të pranishëm në protestë.

Meçja i qëndron versionit të tij dhënë edhe më parë, se kanë qenë dy persona me thika.

Prindërit e 14-vjeçarit, kërkojnë drejtësi, ndërsa shprehen se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet.

Babai i tij thotë se ata janë të traumatizuar, duke i bëri thirrje fëmijëve të tjerë që ti bashkohen kauzës.

“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës duke dërguar në spitalin ushtarak për arsye se spitali ushtarak nuk kishte asnjë makineri për ti mbajtur zemrën atij.

U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë, të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë,. Por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe. I bëj thirrje prindërve, institucioneve…sepse na ka kapur frika. Njëherë më ka shkuar në Prokurori dhe prokurorja më tha që do ti shkojmë deri në fund. Por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë”, tha babai i 14-vjeçarit.

Ndërsa nënë e vogëlushit, tha shkurt: Mesazhet i kam dhënë, dua vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër.