Aplikacion
Banorët e “Big Brother VIP 4” kishin një sfidë mjaft të bukur për të fituar buxhetin e javës. Ata duhej që të gjenin sa më shumë gjëegjëza që iu shfaqeshin në living, e banori që gjente më shumë përgjigje merrte një shpërblim.
Gjatë kësaj sfide, banorët kanë patur herë pas here kanë patur debate me njëri-tjetrin. E duke qenë se ata nuk kanë patur bashkëpunim për buxhetin e javës, Vëllai i Madh ka vendosur që t’i ndëshkojë, duke iu dhënë vetëm 20 për qind të buxhetit.
“Banorë, Vëllai i Madh ka vënë re se ju nuk keni bashkëpunim dhe nuk respektoni rregullat e lojës së buxhetit. Si rrjedhojë, për këtë javë do të keni vetëm 20 për qind të buxhetit. Para se të bëni buxhetin uluni në living dhe zgjidhni liderin e ri. Brenda në zarf keni listen, keni një orë kohë”, shkruhej në zarf.
Papa Françesku takon Baba Mondin, bekon “Shtetin Bektashi” në TiranëKryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, vizitoi ditën e sotme selinë e shenjtë të Vatikanit, ku u prit në një takim nga Papa Fraçesku.
Gjatë takimit bëhet me dije se Baba Mondi dhe Papa Françesku firmosën bashkarisht dokumentin mbi vëllazërinë njerëzore të Abu Dhabit.
Ndërkohë theksohet se Papa Françesku uroi dhe bekoi krijimin e shtetit sovran Bektashi.
“Nismë e bukur të cilën e bekoj”, mësohet të ketë thënë Papa gjatë takimit.
Kujtopjmë se qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në sipërfaqen prej 27 hektarësh, mikro-shtetin e quajtur “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, i cili do të ketë kufijtë, administratën dhe pasaportat e tij.
Ndërkhë edhe vetë kryeminsitri Edi Rama në një intervistë për ‘The Neë York Times’ më shtator të 2024, zbuloi planin se do t’u japë anëtarëve të Bektashinjve, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.
Kreu i qeverisë deklaroi se shtetit të ri ishte të promovonte një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.
Gazetarja zbulon çfarë mori BKH në apartamentin që përdorej nga Ajola XoxaGazetarja Klodiana Lala ka folur për kontrollin e fundit të BKH në një apartament, që dyshohet se përdorej nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, por nuk ishte i deklaruar.
Lala tha se janë gjetur dokumenta, kontrata, kasaforta, madje janë sekuestruar edhe veshje!
Gazetarja shtoi se personazhi me emrin Nesti Angoni që e ka kallëzuar Veliajn, është një person i afërt me të, pasi duket se di detaje mjaft të brendshme.
“Nga kqyrja e kompjuterëve të skuestruar nga kontrolli i datës 6 dhjetor, ka rezultuar dhe është zbuluar një apartament sipër qendrës Harabel, që administrohet nga zonja Ajola Xoxa.
Kjo adresë nuk ishte deklaruar. Rezulton në emër të një personi tjetër që nuk ka lidhje me hetimin. Por nga të dhënat e pëftuara, ka rezultuar se sipas prokurorëve posedohej nga zonja Xoxa dhe përdorej prej saj. Kur prokurorët kanë krijuar bindje për këtë gjë, për këtë adresë të padeklaruar…
Në datën 14 ka dalë vendimi dhe rreth një orë nga dalja, oficerët e BKH kanë vajtur te apartamenti. Janë marrë dokumenta, kontrata, fatura, kanë arritur të zbërthejnë dy kasaforta, që nuk janë hapur fillimisht dhe është pritur një punëtor për ti hapur me fresibël dhe kanë marrë edhe rroba, të cilat hera e parë dëgjoj që SPAK kthehet në garderobë…
Është marrë një numër i konsiderueshëm dokumentash. Për herë të parë më bëri përshtypje, sekuestrimi i rrobave. Se ku duan të shkojnë prokurorët… Di një gjë, kur Nesti Angoni ka bërë kallëzimin, ka folur edhe për disa blerje të bëra nga vjehrra e zotit VEliaj. Veliaj është pyetur edhe për këto blerje.
Nësti Angoni më rezulton person shumë afër Erion Veliaj. Nga cilësia e informacionit duket i brendshëm, sepse ka informacion edhe për masat e rrobave, blerjet konkrete. Vetëm një person i brendshëm mund t’i dijë këto”. tha Lala.
“Ndodhet prej dy javësh e shtruar në spital psikiatrik”, Ilirjani tregon gjendjen e ParashqevisëBiznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku ndodhet në spital psikiatrik në New York.
Ai ka rrëfyer se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital.
“Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në New Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira.
“Shanset janë të mira që Parashqevia të marrë mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i Neë Yorkut i ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket”, tha Ilirjani.
Deklarata e plotë e Elton Ilirjanit:
Kam shumë emocion për atë që do them në vijim për fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shumë peshën e emocioneve dhe ajo që dua të them sot është e vërteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk është më vetëm çështje e Parashqevi Simakut, por shumë më e madhe.
Parasshqevia ishte si një meteor. Dua t’i them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi simakut zgjidhet me para sepse nëse do të ishte ashtu, do e zgjidhja që orën e parë që e kisha takuar. Shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, i ka munguar sepse është parë gjithmonë si objekt.
Ditën e parë që jemi takuar, nga dëshira dhe dashuria e madhe nuk i pamë me vëmendje shumë sjellje të saj që ishin të kamufluara. Mund të them me bindje se dy javët e para kishte sjellje të mrekullueshme, ishte një engjëll na gëzoi dhe lumturoi. Kishte kërkesa të pangecoiueshme, për takimin me djalin. Për Robertin mendon se ende është bashkëshorti i saj.
Ndërkohë që ne merreshim me detajet e jetës së përditshme, kishte njerëz që thonin se duhej të shkojë te një doktor se është e sëmurë.
Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në New York. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira.
E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.
Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situate të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën. Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka.
Atë natë ajo u shoqërua në spitalin ku ndodhet prej dy javësh. Problemi nuk mbaron, sa ka filluar për ne. ne jetojmë në SHBA, fatmirësisht. Parashqevia nuk pranon mjekim, as të bëjë analizat, asnjë kontroll dhe këtu ligji nuk detyron askënd të bëjë gjëra kundër vullnetit.
Të martën kur bëra thirrjen për ndihmë fizike të njerëzve, ishte ditë e veçantë sepse rasti i saj do të dilte në Gjykatën Supreme, sepse për të marrë ilaçe kundër dëshirës, duhet të dalësh në gjykatë. Është gjykata që vendos që ajo të jetë një nënë, grua dhe artiste shumë e mirë. Ajo nuk bindet nuk pranon mjekim.
Fatmirësisht dhe nga presioni që i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej, që të krijohej mundësia që gjykata të vendosë për mjekimin e saj, u plotësia dhe vendimi i gjykatës u shty për nesër, të premten, që e presim me padurim. Ka dy rrugë dhe në gjendjen që ajo është nuk është lajm i mirë.
Shanset janë të mirë që Parashqevia të marrë mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i New Yorkut ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket.
Bardhi nxjerr dokumentin e TIMS: Ja prova që Olsi Rama ka përdorur makinën e ‘kokainësKryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar sot dokumentin e sistemit TIMS, ku është shënuar që Olsi Rama ka përdorur 7 herë makinën që përdorej nga grupi kriminal që ngriti laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’, Bardhi është shprehur se, deklarata e SPAK i tregoi se në Shqipëri, ka persona të paprekshëm, si Edi Rama dhe familja e tij, apo bashkëpunëtor të afërt të tij.
‘Unë kam nxjerrë dokumentin e përdorimit 7 herë të Olsi Ramës, të makinës që përdorte grupi kriminal i laboratorit të Xibrakës, vëllai i kryeministrit ka dalë publikisht dhe ka thënë se unë rastësisht e kam përdorur vetëm 1 herë.
Ky është Tims-i zyrtar.
Tani prokurori duhet të dalë e të më thotë mua, a e kam sajuar unë këtë dokument, a është Tims zyrtar, a është e vërtetë që e ka përdorur 7 herë dhe jo njëherë rastësisht siç gënjeu Olsi Rama.
Askush nuk e dinte, së pari nuk u dinte se kishte një dosje me fraksion, që ishte varrosur me këtë procedurën e pezullimit. Ndiqet procedura e pezullimit, pas 10 vitesh është shumë e vështirë të mbledhësh prova.
Kur ti heton 8-9 apo 10 muaj dhe nuk i gjen dot autorët, çoje çështjen për pushim. Të shohin qytetarët, gazetarët se kush janë të dhënat e kësaj dosje dhe pamundësia e identifikimit të tyre.
Por nëse ti thua që këtij individi i di moshën fiks 45 vjeç, por nuk i gjej dot emrin, do të thotë se, ti ose e di identitetin e personit, sa kohë i ke gjetur moshën, ose ti ke një dhunti që duhet të na e thuash dhe ne.
Kur policia kërkon të identifikojë një person që e ka me fotot, por nuk i gjen identitetin atëherë i kërkon ndihmë publikut, na ndihmoni ta identifikojmë, madje i vendos dhe shpërblim. E këtu bëhet fjalë për një organizatë kriminale që për herë të parë ngre një laborator kokaine, nuk ka interes prokuroria ti identifikojë këto persona, atëherë pse nuk e publikon foton e personave të paidentifikuar. Nëse nuk ka foto, atëherë fotot janë zhdukur, se nuk ka raport vëzhgimi pa foto.
I gjithë ai njoftim provon vetëm atë që unë kam thënë ditën e parë, që në Shqipëri ka persona të paprekshëm, duke filluar me Edi Ramën, familjen e tij, apo bashkëpunëtorë që Edi Rama i konsideron njerëz që i duhen’, tha ndër të tjera Gazment Bardhi.
Këto shenja mund të gjejnë dashurinë e vërtetë këtë muajJeni i vetmuar dhe pyesni veten nëse do të gjeni ndonjëherë dashurinë përsëri, pa e lënë mendjen tuaj të endet nga romancat e kaluara? E bukura e dashurisë dhe marrëdhënieve është se ato vijnë kur nuk i pret, për sa kohë që i mbani sytë dhe zemrën hapur.
Dhe për 3 shenja, yjet rreshtohen në një mënyrë që mund të sjellë romancë të papritur në jetën e tyre. Gjithçka që duhet të bëjnë është të lëshojnë të shkuarën për të përqafuar të ardhmen.
Demi
Demi njihet për besnikërinë e tij të palëkundur dhe dashurinë për stabilitetin. Kur një Dem dashuron, dashuron thellësisht, ndaj plagët nga dhembjet e kaluara mund të duhen vite për t’u shëruar. Por ja ku është lajmi i mirë: këtë muaj, durimi dhe këmbëngulja e kësaj shenje më në fund mund të shpërblehen. Ndryshimet planetare të këtij muaji e shtyjnë Demin t’i japë fund situatave të së shkuarës dhe të krijojnë vend në jetën e tyre për njerëzit që i vlerësojnë ato.
Gaforrja
Nëse ka një shenjë që nuk e lëshon kurrë të shkuarën, është Gaforrja. Vitet mund të kalojnë, por gaforret do t’i kujtojnë gjithmonë dhe do t’ju mungojnë marrëdhëniet dhe përvojat e vjetra. Megjithatë, universi po e shpërblen këtë shenjë emocionale në këtë kohë. Gaforret mund të ngrenë mure mbrojtëse, por këtë muaj, një takim i rastësishëm ose një mesazh i papritur mund të çojë në një lidhje që do t’i rinovojë. Thjesht duhet të kujtojnë se ndonjëherë, dashuria fillon me një buzëqeshje të thjeshtë ose një fjalë të mirë dhe nuk ka nevojë për shumë mendim. Rrjedh vetvetiu.
Akrepi
Akrepat janë intensivë, pasionantë dhe kanë një personalitet magnetik. Por, me shumë mundësi, ata mbeten me mendjen tek e kaluara. Të ndjeshëm dhe emocionalë, nëse u thyhet zemra, vështirë se do të lejojnë dikë t’i afrohet sërish. Megjithatë, këtë muaj, yjet i shtyjnë ata të tregojnë anën e tyre të pambrojtur. Një person i veçantë mund të jetë tashmë në jetën e tyre duke pritur për një mundësi për të thyer mbrojtjen e tyre. Harresa e së kaluarës mund të jetë çelësi për t’i hapur sërish zemrat e tyre.
Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptareNga Flutura Açka
A ka vend të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare?
A duhet Opozita ta kthejë Sazanin në kauzë elektorale apo e ka kastruar pozita me fjalën “Trump”?
A duhet partitë e reja të protestojnë me kërkesën për Referendumin Kombëtar për Sazanin?
Historia e Sazanit ështe e gjatë, por thelbësore është se ai asnjëherë nuk ka qenë në shërbim të shqiptarëve, dhe me ç’duket, nuk do të jetë kurrë. Ua mohoi shqiptarëve italiani, ua mohoi shqiptareve regjimi i Enverit, do t’ua “mohojë” edhe Kushneri. Do të thotë, do t’ia mohojë shtrenjtësia dhe fryma e së paarritshmes. Përveç disa viteve të fundit, ku një fluks, më së shumti jomirë i organizuar, të mundësonte ta vizitoje, Sazani ka qenë në pritje që t’ia ofronte shqiptarëve natyrën e tij, magjinë e largët që iu përcillte. Natyrën e pastër dhe të patjetërsueshme.
Ndër shqiptarët që ende nuk e kanë vizituar Sazanin, hyj edhe unë, me shpresë se ka gjithnjë kohë për natyrēn bujare. Nuk është ankesë, por në këtë shkujdesje personale, pata besuar se një qeveri e përgjegjshme dhe patriote, do të krijonte të gjitha mundësitë, jo vetëm t’i qaseshe më lehtë ishullit si qytetar i zakonshëm, por edhe ta ruante atë siç duhej, duke ua kthyer bukurinë e tij shqiptarëve, siç kishte qenë përjetë: i virgjër.
Por, përpos kësaj veshtullie magjike dhe historike që është pjesë e tërheqjes së tij turistike siç është i pacënuar (edhe si një muze i hapur i diktaturës), ishulli i Sazanit ështe një pikë e fortë strategjike që Shqipëria prodhon në derën e Europës. Ne sigurisht, nuk jemi në kohën e kalave të Atletit të Krishtërimit, i cili mbrojti kalatë e Europës duke thërmuar ato të atdheut të vet, por kjo nuk do të thotë të shqyhemi për këdo ushtar politik e strategjik që na kalon atypari ne politikën tonë prostitutë.
Sapo doli lajmi për investimin e madh, dhe dukshëm politikisht i pacënueshëm, dolën edhe mbrojtësit e flaktë të parasë së madhe, atdheu i të cilëve mund të jete edhe luksi, ndoshta me të drejtën e vet sa kohë flirtojnë me çdo pushtet. Ata e mbrojtën me zell të madh dhe mbushën ekranet me mrekullinë qe po na vinte në derë. Sigurisht, kush e di, do të pikojë edhe për ta me kanë rast diçka, në mos para pse jo ca më shumë frymëmarrje Jetset-sash ndërkombëtarë, pasi janë lodhur duke u endur vetëm nëpër hollet e Rolling Hills e Green Cost, edhe pse në të shumtën e herës rehati e ndërtuar duke grabitur paratë e shqiptarëve.
Elita jonë eunuke politike, elita jonë mediatike, elita jonë mjedisore, elita jonë kulturore, heshti. Deri kur?
Ne jemi vend i vogēl, ne kemi një ishull dhe një bregdet të kufizuar që nuk i kalon 500 km dhe qysh tani thuajse i huaj për shqiptarët, pasi nuk ka më plazhe publike për ta, duke i detyruar të ikin e të ikin nga sytë këmbët, ngaqë nuk kanë më atdhe. Sepse atdheu iu ështe shitur i gjithi, i gjithi! Për Trumpët e Trapët me para!
Shqipëria ndryshon nga pjesa tjetër e Europës pikërisht për këtë, për natyrën e saj të jashtëzakonshme e cila është ende e paprekur. Dhe kjo duhet mbrojtur. Me çdo kusht, nëse duam të ekzistojmë edhe nesër si vend, si komb, si identiteti. E mbrojtēm nga serbi, nga greku, nga italiani, por nuk po e mbrojmë dot nga shejtani! Dhe jemi të gjithë fajtorë bashkë, sepse nuk e ngremë asnjëherë zërin.
Në vitin 2010, Sazani u shpall nga qeveria e Partisë Demokratike në Park i Mbrojtur, pasi aty janë disa nga llojet më të rralla të faunistikës së listës së IVCN-së dhe disa nga lloje e habitatit janë nēn mbrojtjen e Konventës së Bernës. Në 26 janar 2022 Parku i Mbrojtur i Sazanit u kthye në Park Kombëtar Detar, i vetmi që kemi në Shqipëri.
Më tej, që të ngrihej një stacion i thjeshtë plazhi në vitin 2019, u kërkua leje nga Bashkia Vlorë, Prefektura Vlorë, Ministria e Turizmit, Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Agjencia e Bregdetit dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Dhe leja nuk u dha me të drejtë. Si do të merren kaq lehtë gjithë këto leje për ta shkatërruar ishullin, apo do té firmosen tëk-tëk-tëk?
Do të merren, sepse i pari e shiti Sazanin Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili më 2 dhjetor 2024, e nxorri jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura. Aferim, zoti President! Je bash siç na duhesh, pa asnjë rezistencë!
Pas shitjes së Butrintit, shitja e Sazanit është akti i dytë antikombëtar i Edi Ramës, i njëjtë me shashkën e Shtetit Bektashian Panbotëror! Edhe për këtë u përdorën për ta promovuar ca eunukë të tjerë, jo vetëm fetarë.
Nëse Partia Demokratike dëshiron vërtet të vijë në pushtet, mbrojtjen e Sazanit duhet ta kthejë në kauzën e vet, dhe kjo mbrojtje nuk ka lidhje me kundërshtimin e asnjë investitori strategjik, me çfarëdo pushteti, fame e fuqie financiare qoftë. Kjo nuk ka lidhje fare as me Prsidentin Trump, por me dinjitetin shqiptar.
Kundërshtimi ndaj projektit të Sazanit ka lidhje thjesht me faktin: a janë pyetur shqiptarët nëse e duan park natyror, ku të shkojnë sa herë të duan dhe kur të duan në Sazan, apo e duan një byc luksoz në atdheun e tyre, ku duhet të shkojnë me lejëkalimi? Sigurisht, në rastin më të mirë, nëse do t’iu lejohet të shkojnë.
Dashuria për vajzën e Trump dhe interesi për ta pasur mirë me Presidentin Trump (i cili, kushedi me ç’rast na e fal turpin McConigal!) nuk kalon, dhe nuk duhet të kalojë nëpër Sazan. Pra, nëpër shqiptarët, tē cilët duhet të qerasin me kleringun e bukurive të atdheut të tyre miqtë e etheve gjeoopolitike të të marrit që u ka rënë për hise ta kenë Kryeministër! (Marrë nga profili i deputetes në Facebook)
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare regjisori hollivudianDavid Lynch, regjisori i dashur pas filmave si Eraserhead, Blue Velvet dhe Mulholland Drive, si dhe serialit ikonik televiziv Twin Peaks, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
“Me keqardhje të thellë ne, familja e tij, njoftojmë ndarjen nga jeta të njeriut dhe artistit, David Lynch”, thuhet në një postim të ri në faqen e regjisorit në Facebook .
“Ne do të vlerësonim pak privatësi në këtë kohë.”, thuhet më tej në postim ndërsa shkaku i vdekjes së Lynch nuk është bërë i ditur.
Në gusht 2024, ai zbuloi se ishte diagnostikuar me emfizemë, pasojë e pirjes së duhanit gjatë gjithë jetës.

Princ Leka Zogu II, ka shprehur hapur mbështetje për një prej konkurrentëve të këtij edicioni, Gjestin, i cili sapo është bërë pjesë e “BBV”, ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Ai ka postuar një “Instastory”, ku ka shpërndarë hashtagun #megjestin, duke i dhënë mbështetje të gjithanshme Gjestit.
Ky veprim ka bërë që shumë ndjekës të reagojnë pozitivisht, duke e konsideruar këtë si një gjest të rëndësishëm në mbështetje të artistit.
Princ Leka, ka qenë gjithmonë i përfshirë në aktivitete kulturore dhe ndodh që të përdorë rrjetet sociale për të shprehur mendimet e tij dhe përkrahjen për personalitete të ndryshme.

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për të ndërtuar resortin luksoz me vlerë 1.4 miliard dollarë në Sazan.
Berisha në një bashkëbisedim me qyteraët në Facebook, deklaroi se mbështet të gjitha ofertat e sipërmarrjeve të huaja për të investuar në Shqipëri, por duke respektuar rregullat e vendit. Por, kjo ofertë e Ramës, sipas tij është për interesa politike.
“Prej vitit 2001 deri më sot Sazani i është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike. Kjo është oferta e radhës që Rama e bëri për të blerë influenca politike. Por një ofertë që plotëson rregullat ligjore ne nuk i kundërshtojmë ato që respektojnë rregullat e vendit, pavarësisht se Edi Rama e ka përdorur për qëllime politike. Kjo është ne tagrin e shqiptarëve për të bërë vlerësimin e tyre për këtë përdorim”, tha Berisha.