zoom

Day ArchiveLISTA / Pezullohet mësimi në 77 shkolla për shkak të motit të keq

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 77 shkolla të vendit, për shkak të motit të keq.

Veriu, verilindja dhe zona lindore nga Pogradeci, Korça deri në Ersekë janë zonat më të prekura nga reshjet e shumta të borës, ku në disa raste trashësia ka arritur deri në 50 centimetra duke bllokuar plotësisht qarkullimin, më së shumti në zonat e thella malore.

Ndërsa jugu i vendit, kryesisht qyteti i Vlorës është përballur me reshje të dendura dhe erë të fortë.

NJOFTIMI:

Pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit për shkak të kushteve të rënduara të motit deri në një njoftim të dytë

Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se, për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, nesër, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.

Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim.

Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq.

Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të mëtejshme, nëse do të vlerësohet e nevojshme.

Mbetemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor dhe për çdo ndryshim të situatës, do informojmë publikun.

Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm.

Falënderojmë të gjithë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Më poshtë lista e shkollave ku pezullohet përkohësisht mësimi deri në një njoftim të dytë:

Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” Mat
Shkolla 26 Korriku Bruç,Urakë,Rremull,Rukaj, Mat
Shkolla “Rexhep Kërtuka” Mat
SHMB Zall- Dardhë, Dibër
Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër
Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër
Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër
Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër
SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
Shkolla “Arberia”, Bulqizë
Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
Shkolla Demokracia, Bulqizë
Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës
Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës
Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës
Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës
Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës
Shkolla Shën Mëri Kukës
Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës
Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës
Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës
Shkolla 9-vjeçare Helshan,Has
Shkolla 9-vjeçare Letaj Has
Shkolla 9-vjeçare Metaliaj Has
Shkolla 9-vjeçare Fajza Has
Shkolla Metaliaj, Has
Shkolla e mesme e bashkuar Golaj Has
Shkolla Sejdi Dida, Has
Shkolla 9-vjeçare Vlahen Has
Shkolla 9-vjeçare Nikoliq Has
Shkolla 9-vjeçare Tregtan Has
69-Shkolla e mesme Skenderbeu, Has
Shkolla e bashkuar “Mark Jaku” Pukë
Shkolla e Bashkuar “Nikoll Lleshi” Gjegjan, Pukë
Shkolla Iballë, Pukë
Shkolla Perlat Qender, Mirditë
Shkolla 9- Vjeçare ” Mark Trokthi”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare ” Gjin Pjetri”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare Nr.3,Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Gjoke Elezi”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare, “Gjon Gjonaj”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Migjeni”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Besnik Syla”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Demokracia” , Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Ismail Dema”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Dan Bajrami”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Fran Pal Piroli”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare Milot, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “28 Nentori”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Cub Çapani”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare Shullaz, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare Skuraj, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Nike Tom Prela”, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare Adriatik, Kurbin
Shkolla 9- Vjeçare “Nikoll Miri”, Kurbin
Gjimnazi “At Shtjefen Gjeçovi” Kurbin
Gjimnazi “Arif Halil Sulaj” Mamuras,
Gjimnazi “At Shtjefen Kurti” Gorre,
Gjimnazi Milot
Shkolla “Hamdi Mansaku” Tiranë
Shkolla “Bahri Nela” Tiranë
Shkolla “Zenel Bastari” Tiranë
Shkolla “Vilëz” Tiranë
Shkolla ShMB Shëngjergj Tiranë/ Zoom.al

E qëlluan te dera e shtëpisë/ Vrasja në Tiranë, dalin detajet e para të krimit

Detaje të reja bëhen me dije rreth vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”.

Zoom.al mëson se viktima Bujar Nasufi, rreth 56 vjeç është qëlluar me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij. Nga burime paraprake dyshohet se autori ka qenë një person me motor.

Ngjarja e rëndë është raportuar në sallën operative të Policisë Tiranë, ku një telefonatë ka lajmëruar fillimisht për një plagosje me armë zjarri pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta./ Zoom.al

Vritet me armë zjarri një person në Tiranë/ Ngjarja te Pallati me Shigjeta

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiranës.

Ngjarja e rëndë është raportuar në sallën operative të Policisë Tiranë, ku një telefonatë ka lajmëruar fillimisht për një plagosje me armë zjarri pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta.

Si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat, shtetasi Bujar Nasufi rreth 56 vjeç ka ndërruar jetë.

Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Aktualisht nuk ka detaje të tjera mbi motivet e mundshme apo autorin e ngjarjes.

Më poshtë do të gjeni njoftimin zyrtar të policisë:

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake./ Zoom.al

E papritur! Banori lë shtëpinë e Big Brother VIP

Banori i Big Brother VIP Albania, Igli Daizi ndërpreu rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.

Ai u tërhoq këtë të diel nga gara në mënyrë të papritur për shkak të një emergjence familjare.

Igli, një sipërmarrës, u bë pjesë e shtëpisë vetëm pak ditë më parë.

Ai hyri në shtëpinë e Big Brother VIP së bashku me aktorin Gert Ferra.

“Nuk do të hy me projekt, me plan, por do të jetë shumë më ndryshe aty, se sa këtu që po flasim, s’kam asnjë plan”, tha Igli kur u bë pjesë e garës.

Pas kamionëve, policia greke ndalon edhe autobusët të kalojnë në Kapshticë

Policia greke në Kapshticë ashpërsoi masat për qarkullimin në kufi, pas motit të keq që ka “pushtuar” të gjithë juglindjen.

Pasi bllokoi qakullimin e kamionëve, policia kufitare greke bëri një njoftim të dytë edhe për autobusët, të cilët nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

“Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobusët”, thuhet në njoftim.

Ndërsa autoveturat lejohen të kalojnë vetëm nëse janë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

VIDEO/ Përmbytet Vlora, uji vërshon edhe në banesa

Disa nga rrugët kryesore të Vlorës u përmbytën këtë të diel.

Për shkak të reshjeve të shiut, në shumë segmente ka prezencë uji të shtuar, duke vështirësuar qarkullimin.

Më problematike situata paraqitet në rrugën “Hasan Kushta”, në rrugën “Kosova” dhe në zonën pranë bibliotekës publike të Vlorës.

Nga ana tjetër, probleme janë shfaqur edhe në lagjen “1 Maji”, ku uji i ardhur nga kanalet kulluese ka vërshuar edhe në oborret e banesave.

“S’i dëgjon njeri këngët paçavure që bën ti”/ Ronaldo Sharka përplaset ashpër me Luiz Ejllin

Luiz Ejlli dhe Ronaldo Sharka, që dikur ishin shokë brenda në shtëpinë e Big Brother VIP, vijojnë përplasjet në distancë me njëri-tjetrin.

Shkak për “sherr” këtë herë u bë një deklaratë e Ronaldos për Gjestin, duke e krahasuar me Luizin.

“Luizi me Gjestin, si të krahasosh gjyshin me nipin. Luizi ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar, 40-vjeç, që rri te lokalet e lagjes, komenton, bullizon çdo lloj njeriu që del përpara”, tha Sharka.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub)

Pas kësaj deklarate, Luiz Ejlli bëri një reagim në rrjetet sociale, duke postuar një këngë të krijuar nga ish-banorët e BBVA, ku këndon edhe Ronaldo.

Duke përzgjedhur këtë moment të këngës, Luizi shkruan poshtë:

“Por unë flokët i ngjyros që të ngjaj me ty Luiz”, shoqëruar me një ikonë fluture.

Pas këtij postimi, Ronaldo Sharka reagoi sërish, këtë herë edhe më ashpër. Ai i kujtoi Luizit sëmundjen që sajoi kur ishte pjesë e Big Brother për famë, ndërsa shtoi se këngët e tij nuk i dëgjon askush. Sipas Ronaldos, sot fama është për Gjestin dhe Parashqevi Simakun dhe jo më për Luiz Ejllin.

Tjetër valë krize? Rritet çmimi i naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë

Hungaria planifikon të zhvillojë bisedime me aleatët e saj në rajon për t’u përballuar me çmimet më të larta të naftës, si rezultat i një raundi të ri sanksionesh amerikane ndaj sektorit të naftës dhe gazit rus. Njoftimi u bë dielën nga Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

Sanksionet e së premtes përbënin paketën më të gjerë e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur deri më tani, e që synojnë të ardhurat që fiton Rusia nga nafta dhe gazi, pjesë e masave për t’i dhënë Kievit dhe administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, avantazh për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në tre muaj pas publikimit të lajmit mbi sanksionet.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj kompanive ruse ‘Gazprom Neft SIBN.MM’ dhe ‘Surgutneftegas’, si dhe 183 anije që kanë transportuar naftë ruse, njohur si flota në hije e Moskës.

“Kjo paketë sanksionesh ka krijuar sfida të forta për Evropën Qendrore”, tha zoti Szijjarto në një video mesazh të publikuar në Facebook.

Ai tha se ulja e sasisë së furnizimit me naftë të papërpunuar do të rrisë kërkesën për lëndë djegëse të rafinuar, si benzina dhe nafta, duke rrezikuar çmimeve “shumë më të larta” në rajon.

Hungaria importon pjesën më të madhe të naftës së saj bruto përmes tubacionit Druzhba, i cili transporton naftë bruto ruse në këtë vend përmes Bjellorusisë dhe Ukrainës dhe gjithashtu e dërgon atë edhe në Sllovaki.

Zoti Szijjarto tha se Hungaria do të nisë bisedimet me aleatët rajonalë për të zbutur ndikimin e këtyre çmimeve në ekonomi. Por ai nuk dha detaje se me cilin vend do të bisedonte Hungaria./ Zëri i Amerikës

Berisha fton Ramën në debat: Hajde në shesh të burrave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama në një debat publik.

Gjatë një takimi në kaudër të 34-vjetorit të themelimit të PD në Lezhë, Berisha tha se është i hapur të ballafaqohet me Ramën për shumë tema, përfshirë edhe atë të pensioneve.

“Sa rri e flet me veten në makinë, fol sa të duash, por hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat. Hajde urdhëro në televizion, se rregulli këtë ka. Hajde të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Si shkoi. Çfarë ka Mali i Zi, as të 1/20 nuk e ka. Hajde shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Maqedoni është 280 përqind më i lartë se në Shqipëri. Pse pensioni në Kosovë është 30-40 përqind më i lartë se në Shqipëri. Po pse kryeministri i Kosovës, arrin të marrë 100 mln euro nga buxheti dhe ti vendosë në fondin e pensioneve, për të rritur 20% çdo pension. Dhe ti lë 16 mln euro. Çfarë janë këta, si mund të veprosh në këtë mënyrë. Nuk del dot? Të vijë”, tha Sali Berisha.

Lideri i opozitës beson se në zgjedhjet e 11-majit opozita do të fitojë.

Moti i keq/ Policia greke ndalon qarkullimin e kamionëve në Kapshticë

Në Kapshticë qarkullimi i mjeteve nuk do të kryhet si zakonisht, për shkak të motit të keq.

Policia Kufitare greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet Kapshticës. Kamionët nuk do të lejohen të kalojnë në drejtim të shtetit grek, të paktën deri në njoftim të dytë ditën e nesërme.

Aktualisht, do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, me kusht që këto mjete të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

Autoritetet ju kerkojne qytetarëve të ndjekin me kujdes udhëzimet dhe të shmangin çdo rrezik gjatë kësaj periudhe të vështirë moti.