zoom

Day ArchiveI shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Britani 34-vjeçari shqiptar (Emri)

Edison Muceku, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur këtë të shtunë në Britani.

Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Edison Muceku dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal të Hektor Xheçukës, 36 vjeç, i njohur edhe me emrin Tor Xheçuka nga qyteti i Burrelit. Ky grup kriminal u përfshi në eleminimin e Hamza Terziut.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edison Muceku, 34 vjeç.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Çfarë lanë pas zjarret në Los Angeles?

Banorët e lagjes Pacific Palisades u kthyen në shtëpitë e tyre të djegura mes ankthit për të ardhmen.

Ata kritikuan punën e autoriteteve mbi mënyrën e reagimit në përballjen me situatën si dhe mungesën e ujit.

“Të gjithë miqtë e mi kanë humbur shtëpitë, por të paktën janë gjallë, pasi disa ju e dini kanë humbur jetën. I gjithë qyteti ynë është i pikëlluar”, thotë Mia Ruhman, banore në Los Anxhelos.

“Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Të gjithë këta njerëz këtu kanë humbur shtëpitë. Nuk është e lehtë të përballohet kjo situatë”, thotë Taylor Gelbrich, banor në Los Anxhelos.

Familja Hassett pa shtëpinë e tyre që ndodhej në lagjen Pacific Palisades të digjej, nëpërmejt televizorit.

Ata kanë 22 vjet që jetonë në këtë zonë. Jackie Hasset dhe vajza e saj Kate, thonë se kurrë nuk e kishin menduar se do të ndodhte një fatkeqësi e tillë, e këtyre përmasave.

“Kjo është diçka që nuk e prisnim kurrë për shkak të vendit ku jemi, kjo ishte pjesa e sigurtë e kësaj zone. Nuk ka patur përmbytjeje, nuk ishte zonë në rrezik zjarri, ndaj nuk e prisnim fare këtë që ndodhi”, thotë Jackie Hassett, banore në Los Anxhelos.

Makas Dasigenis, banor në lagjen Altadena luftoi fort me flakët për të shpëtuar shtëpinë e tij. Fillimisht 69-vjeçari dhe bashkëshortja e tij u evakuuan por më pas ai vendosi të kthehej për të mbrojtur shtëpinë e tij.

“Fillimisht u largova, por po kur pashë lajmet dhe kuptova se zjarret ishin jashtë kontrollit, vendosa të kthehem. Kur mbërrita nuk gjeta askëd, ishte një pamje e frikshme për t’u parë. Shtëpitë dhe bizneset përrreth tek digjeshin”, tregon ai.

Ekspertët thonë se ishin disa faktorë që bënë që situata të dalë jashtë kontrollit.

“Kjo është një situatë katastrofike dhe për këtë ndikuan disa faktorë. Ne patëm dimër jashtëzakonisht të lagësht në vitin 2023 që krijoi kushte të favorshme që bimësia në zonë të rritej shpejt. Nga maji i vitit të kaluar nuk kemi patur reshje kështu që kjo bimësi u tha dhe nuk u pastrua. Po ashtu era ishte shumë e fortë dhe ndihmoi në përhapjen e flakëve”, thotë Edith De Guzman nga Universiteti i Kalifornisë.

Zjarret, ndër fatkeqësitë natyrore më të rënda që kanë goditur ndonjëherë Kaliforninë, kanë djegur më shumë se 12000 ndërtesa. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun e tyre. Voa/

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej shoferave

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin nacional Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë.

Në aksident janë përfshirë 3 mjete, teksa është dëmtuar njëri prej drejtuesve.

Nga vendngjarja raportohet se si fillim janë përplasur dy mjete dhe më pas një i tretë, duke dëmtuar njërin prej shoferëve që shkaktuan si fillim aksidentin.

Në vendngjarje policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Moti për nesër/ Reshje intensive shiu, dëborë në zonat malore, ulen edhe temperaturat

Të Dielën, reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të 24 orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.

Në intervale të shkurtra kohore pjesërisht në veri dhe në jugperëndim parashikohen reshje me intensitet deri të lartë në formën e stuhive.

Reshjet e dëborës do të rikthehen, në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 600-700metër me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në momentin e reshjeve të shiut, gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes po ashtu ngrica përgjatë akseve rrugore, pasi tashmë të dielën do të kemi dhe rënie të ndjeshme temperaturash ku vlerat minimale pritet të regjistrohen -6°C në zonat malore.

Vlen për tu theksuar si problematik elementi i erës gjatë ditës së diel, ku pritet të intensifikohet me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 4-16m/sek, ndërsa në lugina dhe sidomos bregdetin verior do të arrijë 15-25m/sek. Valëzimi në dete gjithashtu do të jetë i lartë I forcës 4-5ballë.

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Nis fushata në Kosovë

Fushata zgjedhore për parlamentaret e 9 shkurtit në Kosovë ka nisur zyrtarisht këtë të shtunë.

Për gati një muaj subjektet politike dhe kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre për të bindur qytetarët. Gjatë kësaj periudhe, janë planifikuar aktivitete të shumta, përfshirë tubime publike e takime në të gjithë vendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar gjithsej 28 subjekte politike të cilat përbëhen nga 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Në total, janë certifikuar 1,280 kandidatë për deputetë. Organizatat joqeveritare kanë bërë thirrje për një fushatë të qetë dhe për respektimin e rregullave zgjedhore nga të gjitha palët.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të marrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe për të shmangur incidentet.

Fushata do të zgjasë deri më 8 shkurt 2025, ndërsa periudha e heshtjes zgjedhore do të mbahet në ditën e votimeve, pra më 9 shkurt.

Gërmadha energjitike, që s’bën asnjë lek, dëshmia e megakorrupsionit të Ramës!

Nga Petrit Vasili

Edi Rama ka paturpësinë e flet për ulje 1 lek të energjisë.

Edi Rama ka pacipësinë e flet për “suksese” dhe reforma në energji.

Por të vertetat e vulosura flasin krejt ndryshe.

Situata katastrofike financiare e OSHE është dëshmia më e qartë e pasojave të një qeverije plaçkitëse dhe super të paaftë, që ka shkatërruar kryq e themel sistemin energjitik shqiptar.

Shifrat janë kaq të rënda dhe asgjësuese dhe auditimi OSHE prej gjashte audituesve të pavarur thotë:

“Ne tërheqim vëmendjen për shënimin 5.1 të pasqyrave financiare të konsoliduara duke theksuar se Grupi pësoi humbje 15.7 miliardë lekë në vitin 2021 dhe në total ka një humbje të akumuluar prej 84.5 miliardë lekë. Të gjitha këto ngjarje tregojnë se ekziston një pasiguri materiale që mund të hedhë dyshime të konsiderueshme në aftësinë e Grupit për të vazhduar sipas parimit të vijimësisë,” theksojnë gjashte audituesit.

Faktet e dështimit shumë të rëndë me menaxhimin e energjisë:

1- Ne dhjetor 2014 rriti çmimin e energjisë 22% për familjarët nga 7.7 leke me 9.5 lekë/ kWh si dhe hoqi fashat.

2- Ne vitin 2022 vendosen rritjen e energjise mbi 800kw deri ne 44 leke.

3- U blene dy anijet e ndryshkura qe gllaberijne miliona euro pa prodhuar asnjë ditë energji dhe, qe rrijne sot e kesaj dite ne Portin e Vlores.

4- Borxhi i ndërsjelltë ndërmjet kompanive publike në sektorin e energjisë arriti në fund të qershorit 2022 në 156 miliardë lekë ose 1,3 miliardë euro duke arritur një rekord historik.

5- Qeveria blente energji në treg të lirë me çmim rreth 150-200 Euro/MWh dhe jua shiste qytetarëve me 375 Euro/MWh,

6- Qeveria e kryeministrit Edi Rama premtoi një reformë të madhe energjetike në vitin 2015, gjë që përfshinte rritjen e çmimit me qëllim krijimin e kushteve për investime në sistem dhe luftimin e vjedhjeve.

7- Objektivi final i Strategjise se vete Qeverise ishte që rreth vitit 2020, humbjet teknike të ishin 6% nga 17.6 që janë aktualisht dhe vjedhjet të ishin 2% nga 7.5% që janë aktualisht.

8- Në 10 vite që qeverisin kanë shpenzuar rreth 1 miliard dollarë dhe humbjet nuk janë ulur.

9- Borxhi i ndersjellte i ndermarjeve te enegjise elektrike dhe ujesjellsave shkon ne 1.3 miliard euro

10- Bashkite e Edi Rames i kane borxh plot 360 milion euro per energjine elektrike te papaguar nga ujesjellsat.

11- Ne kulmin e krizes energjitike punësimet e patronazhistëve vazhduan me 900 punesime dhe në KESH u shtuan 210 punonjës, në OSHEE 520 punonjës, ndërsa në OST 170 punonjë.

12- Për qëllime vetëm korruptive pengohet diversifikimi i energjise me cdo kusht e me cdo mjet nga mafiozet e rilindjes.

13- Për qëllime mafiozej pengohen me qindra kerkesa per prodhim te energjise hidro, fotovoltaike dhe te erës.

14- Vetëm për të vjedhur miratuan ligj per tu marre mbi 130 milion euro prodhuesve privatevë me taksë solidariteti per ti vjedhur me pas me tendera elektorale.

Përfundim:

Sot Shqipëria ka nje sistem energjitik të kalbur, te korruptuar, të plaçkitur dhe të dështuar.

Korrupsioni në sistemin energjitik nuk hetohet nga SPAK sepse zbulohet qeveria.

Shqiptarët e thjeshtë përfundojnë në burg për 50 mije lek të vjetra, ndërsa hajdutët e miliardave vjedhin të qetë e të pandëshkuar.

Paralajmërimi i Berishës: Armand Lilo do të “pushtojë” Pogradecin me kulla

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në liqenin e Pogradecit po planifikohet ndërtimi i kullave, sipas tij, me autor Armand Lilon.

“Tani qytetit i del bajlozi i zi, Liqeni nuk ka bajloz të zi, i del si kuçedër, i del mafia dhe do të ja lidhë sytë, do të ja shkatërrojë brigjet, të ja prishë identitetin”, u shpreh Berisha nga Pogradeci.

Kryedemokrati deklaroi se Armand Lilo përflitet si autori i këtyre kullave, ndërsa theksoi se nëse qytetarët nuk i dalin zot qytetit kullat do të vazhdojnë deri në Tushemisht.

“Ky bukurinë e ka për tu parë, për tu soditur, apo për tu bllokuar me kulla. U garantoj se ato kulla që fillojnë aty, nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, do të vazhdojnë gjer në Tushemisht”, tha Berisha, i cili shtoi: “Deri kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin.”

Sali Berisha: Tani qytetit i del bajlozi i zi. Liqeni nuk ka bajloz të zi, i del si kuçedër, i del mafia dhe do të ja lidhë sytë, do të ja shkatërrojë brigjet, të ja prishë identitetin. Faktikisht do ta transfigurojë dhe e tëra vetëm për qëllime pasurimi të saj.

Por mendja më e mbrapshtë mbi tokë nuk mund të bëhet, se e transformuar nga mafia, nga vjedhjet se sa të imagjinosh kullat buzë këtij liqeni.

Ky bukurinë e ka për tu parë, për tu soditur, apo për tu bllokuar me kulla. U garantoj se ato kulla që fillojnë aty, nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, do të vazhdojnë gjer në Tushemisht. Dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin.

Ju nuk mund të imagjinoni se cilat janë sasitë kolosale gjigante, të narkoeurove të trafikantëve shqiptare.

Këtu u tha se janë 120 studio arkitekturore botërore. Dhe natyrisht kjo është risi pozitive, por problemi është ky, se prapa projekteve të tyre janë organizatat kriminale më të rrezikshme të Europës dhe botës. Janë ato organizata që me fuqinë e tyre kanë shtrirë përdhe monedhën e BE-së dhe dollarin amerikan, i kanë zhvlerësuar në mënyrë të pamëshirë 30-40 përqind të tyre, duke ndëshkuar në këtë mënyrë, në mënyrë apo një tjetër, çdo qytetar shqiptar që jeton me ndershmëri dhe djersën e tij.

Cilat shenja të horoskopit i harxhojnë paratë sikur nuk ka të nesërme?

DASHI

Dashi është nga ata njerëz që, qoftë xhepi apo rrogë, kur t’i zërë paratë në dorë, do t’i shpenzojë për veshje, dalje e natë dhe maksimumi në një javë (nëse po flasim për një rrogë) ai do të jetë pa para. Sapo të ndodhë një emergjencë, ai do të nxehet, do të betohet të mos e bëjë më, por muajin tjetër do beje të kundërtën. Në përgjithësi, ai është një person i rritur që impulsiviteti i tij e bën të shpenzojë pa menduar nëse i duhen vërtet të gjitha këto apo jo.

BINJAKËT

Binjakët janë një tjetër rast i duarve me vrima, ku ditët e para të muajit janë në “limite”. Për menaxhim financiar, pa arsye! Ai nuk ka të bëjë fare me prioritizimin e shpenzimeve, shkurtimin e daljeve dhe lëvizjet, kështu që në një periudhë të shkurtër kohe ai do të jetë sërish në lëvizje, këtë herë në huazim. Për fat të mirë, ai ka shumë miq dhe të njohur që janë të gatshëm ta lehtësojnë!

SHIGJETARI

Shigjetari nuk ka rezistencë dhe kufizime. Paratë i rrëshqasin nga duart. Sapo t’i marrë do të sigurohet të shpenzojë më së shumti, pasi dëshiron të jetë në çdo gjë, daljet, udhëtimet dhe nuk do të ulet e të mendojë për fundin e muajit.

LUANI

Ai i shpërndan paratë për dëfrimin e tij. Të hajë në një restorant, të shkojë në klubin e tij të preferuar, me rroba, këpucë dhe në përgjithësi në gjithçka që e bën të lumtur. Dallimi me të tjerët është se nuk i mbarojnë paratë pasi nuk dëshiron të jetë i mjerë dhe i privuar derisa të marrë para të tjera.

U rikthyen sërish bashkë? E vërteta e ribashkimit të Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që u bënë një prej dysheve më të komentuara nga publikut për ndarjen mes tyre pas përfundimit të spektaklit, kanë marrë sërish vëmendjen e ndjekësve.

 

Romanca e tyre vazhdoi për disa kohë edhe jashtë shtëpisë, por ata vendosën të ndahen për arsye që nuk i kanë zbuluar publikisht. Pas ndarjes, dyshja filloi të mos ndiqej më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën gjithashtu të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre.Sidoqoftë, këtë javë u shkruajt se kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, pasi veprimi i fundit i tyre tregon se romanca është rikthyer.

heidi baci 1

Romeo dhe Heidi tani kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një hap që lë të kuptohet se romanca e tyre ka marrë një tjetër drejtim. Por duket se mes tyre nuk ka një rikthim. Nga ajo çfarë mundëm të mësonim, Heidi dhe Romeo nuk janë rikthyer së bashku.

heidi baci romeo veshaj (1)

Ndjekja në Instagram, është vetëm një shenjë që dyshja duket se nuk ka mëri ndaj njëri-tjetrit, por jo se janë rikthyer. Heidi aktualisht është rikthyer në Shqipëri për të drejtuar Big Brother Fan Club, por sapo përfundon me xhirimet, ajo largohet nga Tirana, duke preferuar që të qëndrojë me familjarët e saj. Nga ana tjetër, Romeo po vijon me angazhimet e tij, tashmë larg televizionet. Dyshja nuk është parë bashkë që në verë. Vetëm pak javë më parë, të dy ishin pjesë e një eventi të zhvilluar në Tiranë. Por ashtu si të pranishmit pohuan, mes tyre nuk kishte as edhe një përshëndetje, dhe jo më një takim.

heidi baci

Ishte fillimi i tetorit, kur edhe Panorama shkroi për një flirt të ri që aktori kishte nisur. E tashmë, kur kanë kaluar më shumë sesa dy muaj, miqtë pranë tij zbulojnë se lidhja që fillimisht përflitej si thashetheme, tashmë është konfirmuar.

heidi-baci-romeo-veshaj-2

Të shumtë janë njerëzit që e kanë parë tashmë Romeon në shoqëri të vajzës brune që gjithnjë e më shpesh po shfaqet krah tij. Fillimisht, miqtë e afërt të tij ishin skeptik rreth fatit që kjo histori do të kishte. Por kur kanë kaluar disa javë, partnerja e re e Romeos, e shoqëron kudo artistin. Ndonëse deri më tani, çifti i ri nuk ka dalë ende hapur, të shumtë janë ata që e kanë marrë vesh për këtë histori.

heidi baci romeo veshaj (3)

Ditët e fundit, çifti ka qenë edhe në zonën e ishBllokut, ku vëllai i Romeos, ka edhe një biznes. Nën shoqërinë e miqve të përbashkët, çifti ka qëndruar në një nga baret e njohura në qytet, por pa dhënë shumë skena, si për të mos u zbuluar. Vajza në fjalë, nuk është e famshme, por ka shumë miq në fushën e showbizzit, ndaj edhe në një nga këto evente, ajo është njohur me Romeon, pak ditë pasi historia ishte mbyllur.

heidi baci romeo veshaj3

Rrethi i ngushtë i Romeos, bën me dije se nuk e dinë kohën fiks kur ai dhe Heidi u ndanë, por dinë se në fillim të shtatorit, kur Romeo iu rikthye netëve live si këngëtar, partnerja e tij e shoqëronte. Duket se kjo histori po vijon dhe Romeo dhe Heidi tashmë i përkasin të shkuarës, pasi Heidi po shijon famën në televizion, ndërsa Romeo historinë e re të dashurisë./Panoramaplus

heidi baci romeo veshaj1heidi baci romeo veshaj4heidi baci romeo veshajheidi baci romeo veshaj1heidi baci romeo veshaj4heidi baici romeo veshaj (1)heidi baici romeo veshaj (7)heidi baici romeo veshaj (6)heidi baici romeo veshaj (5)heidi baci romeo veshaj (1)heidi baci romeo veshajheidi baci romeo veshaj (2)heidi baici romeo veshaj (3)heidi baici romeo veshaj (2)romeo heidiheidi baci romeo veshaj bbv xhakuziromeo veshaj heidi baciromeo heidiheidi-dhe-romeo-2heidi baci3heidi baci4heidi baci6heidi baci7heidi baci5heidi baci2heidi baci1heidi baci8heidi baci9heidi romeo

Ngrica e shtrëngata, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel për marrje masash

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje Bashkive në vend të jenë në gatishmëri për çdo situatë për shkak të motit të keq.

Në një postim, Agjencia shkruan se reshjet e shiut që do të përfshijnë vendin mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash.

Gjithashtu, mund të krijohen mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport. Ndërsa qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Postimi i plotë:

Bazuar në raportimet nga #IGJEO dhe #SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m.

Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.