Aplikacion
Pas eliminimit të Gjestit nga Big Brother VIP Kosova, futja e tij në Big Brother VIP Albania ka bërë bujë dhe ka qenë një temë e nxehtë diskutimi mes fansave.
Sonte, gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka hapur emisionin me një mesazh që lidhej drejtpërdrejt me Gjestin dhe udhëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother-it shqiptar.
Ai u shpreh: “Jemi shumë të lumtur që një produkt i Big Brother të Kosovës është vendosur fuqishëm në atë të Shqiperisë, si asnjë personazh më parë”.
“Në asnjë mënyrë nuk do të tentojmë ta ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili është kthyer në një fenomen të vërtetë. Suksese Gjesti, misioni vazhdon”, u shpreh më tutje Alauidini.
Pas kësaj, Alaudini e drejtoi bisedën tek Olta, duke kërkuar mendimin e saj për situatën e Gjestit.
Olta, e njohur për komentet e saj të sinqerta dhe të drejtpërdrejta, shprehu gjithashtu një mbështetje të madhe për Gjestin: “Mendoj që Gjesti ka thyer dhe do të thyejë çdo rekord. Se të bëjë dy Big Brother-a rresht, uroj që t’i mbajë nervat, t’i mbajë energjitë dhe të vazhdojë deri në fund, uroj shumë”.
Debati në “Opinion”/ Analisti: Arlind Qorri është komunist dhe të gjithë e dinëNga Ermal Hasimja
Arlind Qori synon të krijojë imazhin e njeriut të ndershëm.
Por ndershmëria nis duke thënë të vërtetën për atë që je dhe mendon. Qori është komunist dhe e dinë të gjithë ata që e njohin, por këtë nuk e thotë askund dhe fshihet pas eufemizmave. Ai mbron një ideologji totalitare që shkaktoi 160 milion viktima dhe solli vetëm terror e mjerim në çdo vend ku u zbatua qoftë edhe pjesërisht. Eshtë armik i pronës private, i biznesit dhe i lirisë e jo thjesht i oligarkëve. Identitetin ideologjik e ndan vetëm me ndjekësit e afërt, por jo me publikun. Për mua ka vetëm një nivel më keq se komunisti dhe ky është komunisti që nuk e thotë se është komunist.
Nuk mund të jesh i ndershëm dhe të fshihesh.
Viktimizimi për mungesë hapësire në media është patetik. Eshtë pikërisht emisioni i Fevziut që e ka bërë të njohur, përndryshe do ta njihnin vetëm studentët që indoktrinon me marksizëm me taksat tona.
Kush mërzitet nga ky status i lutem të më bëjë unfriend. Ndryshe nga Fevziu unë nuk kam ndërmend të lejoj askënd të më tregojë se çfarë duhet të postoj në profilin tim.
Këtë që them e mendojnë plot vetë, por një pjesë nuk e thonë se nuk duan t’u mërziten ata që simpatizojnë Qorin. Aq më tepër që sot është në modë të jesh sallaks. Por e vërteta duhet thënë sidomos kur nuk pëlqehet.
Çfarë u bë me Parashqevinë se na mori malli?
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Biden për Ballkanin Perëndimor?Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti Joe Biden, janë “shenjë se qeveria amerikane vazhdon të jetë e shqetësuar për situatën” në këtë rajon.
Duke komentuar për shërbimin e Zërit të Amerikës në gjuhën boshnjake, ish-drejtori Smith tha se ndryshimet po ashtu tregojnë se Shtetet e Bashkuara “besojnë që sanksionet – apo kërcënimi me sanksione, meqë nuk u bë ndonjë përcaktim i menjëhershëm në bazë të urdhrit të ri ekzekutiv – do të avancojnë objektivat amerikane të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në rajon”.
Në një letër drejtuar Kongresit amerikan të mërkurën, Presidenti Biden tha se ka vendosur ta mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitit 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021. Ai mori këtë vendim duke pasur parasysh “aktet e dhunshme ekstremiste, veprimet penguese dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike… vazhdojnë të paraqesin kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme amerikane”.
Urdhri, sipas zotit Smith, u zgjerua me disa elemente, përfshirë “përpjekjen, si bazë për përcaktim”- ndërsa më parë ishin parashikuar vetëm aktet e kryera. Po ashtu shtohen edhe kategori të reja për sanksionim si të qenurit anëtar “i një entiteti të sanksionuar”, përfshirja në sanksione e rrjetit të personave që kanë pronësi ose kontroll të përbashkët me persona të sanksionuar, si edhe e bashkëshortes/it apo fëmijëve të rritur të personit të përcaktuar.
Ai thotë se këto ndryshime të reja “sugjerojnë që qeveria amerikane ka parasysh individë të caktuar të cilët po i konsideron nën masat e reja”.
Qeveria amerikane “ka mundësi që po përpiqet t’u dërgojë atyre një mesazh të fuqishëm që duhet të ndryshojnë qasje apo do të rrezikojnë të përballen me sanksionet e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi zoti Smith.
Urdhri fillestar ekzekutiv i vitit 2001 nga ish-Presidenti George W. Bush, pas luftrave në Ballkan, parashikonte sanksione në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, shkeljen e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën dhe kërcënonte stabilitetin në rajon.
Ky urdhër është rinovuar çdo vit që atëherë nga Presidentët amerikanë. VOA/
Papa: Homoseksualët mund të bëhen priftërinjë por me një kushtBurrat homoseksualë do të lejohen të stërviten si priftërinj në seminaret katolike romake, për sa kohë që ata respektojnë beqarinë, sipas udhëzimeve të reja të shpallura nga Konferenca e Peshkopëve Italianë.
Vendimi shënon një ndryshim nga pikëpamja e mbajtur më parë nga Papa Françesku se meshkujt homoseksualë nuk duhet të pranohen në seminare për shkak të rrezikut që ata të bëjnë një jetë të dyfishtë.
Sipas udhëzimeve, gjëja më e rëndësishme për priftërinjtë aspirues është të tregojnë “një orientim drejt jetës beqare”.
Megjithatë, në deklaratë thuhet se megjithëse kisha katolike respekton thellësisht njerëzit në fjalë, burrat homoseksualë që janë seksualisht aktivë nuk mund të pranohen në seminare ose në ndonjë urdhër tjetër të shenjtë.
Papa Françesku u detyrua të kërkonte falje në maj të vitit të kaluar për përdorimin e një fyerjeje gjatë një diskutimi me peshkopët për pranimin e homoseksualëve në seminare.
Që kur u zgjodh Papë në vitin 2013, Françesku ka kërkuar të adoptojë një ton më gjithëpërfshirës ndaj personave LGBTQ+ në deklaratat e tij publike, për të përçmuar më shumë kardinalët konservatorë.
Menjëherë pasi u bë papë, ai tha në përgjigje të një pyetjeje për priftërinjtë homoseksualë: “Kush jam unë për të gjykuar?”
Ai miratoi një vendim në dhjetor 2023 që lejonte priftërinjtë të bekonin çiftet e pamartuara dhe të të njëjtit seks në një ndryshim të rëndësishëm pozicioni për kishën katolike.
Nuk mori asnjë dënim por Trump bëhet presidenti i parë i dënuar në historinë e SHBA-vePresidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është dënuar për rastin ndaj tij për blerjen e heshtjes, por gjykatësi ka refuzuar që t’i shqiptojë ndonjë pasojë ligjore.
Ky vendim çimenton dënimin e Trumpit, por i mundëson atij rikthimin në Shtëpinë e Bardhë i papenguar dhe pa kërcënimin për dënim me burg apo gjobë.
Ishte hera e parë që një ish-president apo një kandidat për postin e presidentit doli para gjykatës si i akuzuar për një vepër penale. Kjo ishte një nga katër akuzat penale ndaj Trumpit që shkuan në gjykim.
Trump, përmes një postimi në rrjetin Truth Social, e cilësoi dënimin si një “ngjarje të neveritshme”.
“Ngjarjet e sotme ishin të neveritshme dhe tani që kjo ka marr fund, ne do ta apelojmë këtë mashtrim, që nuk ka asnjë bazë, dhe do të rivendosim besimin e amerikanëve në sistemin tonë të drejtësisë, që dikur ishte madhështor”, shkroi ai.
Gjykatësi në Manhatan, Juan M. Merchan, ka mundur që ta dënojë republikanin 78-vjeçar deri me 4 vjet burgim. Por, ai zgjodhi që të mos shqiptonte asnjë ndëshkim ndaj presidentit të zgjedhur të SHBA-së.
Trumpi u shpall fajtor në maj të vitit të kaluar nga një gjykatë në Nju Jork për të gjitha 34 akuzat me të cilat përballej për falsifikimin e regjistrave biznesore të kompanisë, duke u bërë presidenti apo ish-presidenti i parë amerikan që dënohej për një vepër penale.
Trumpi ishte shpallur fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore për të ndikuar jashtëligjshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përmes pagesave për heshtjen e një aktoreje të pornografisë, e cila tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.
Ai ngarkohej me 34 akuza penale, përfshirë për falsifikimin e 11 faturave, 12 kuponëve dhe 11 çeqe, për ta fshehur pagesën në vlerë prej 130.000 dollarëve që ia kishte bërë Stormy Danielsit për ta blerë heshtjen e saj në lidhje me pretendimet e saj se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trumpin më 2006.
Daniels donte të fliste publikisht për lidhjen e dyshuar seksuale me Trumpin një muaj para zgjedhjeve të vitit 2016, gjë që do t’ia kishte dëmtuar fushatën presidenciale të nominuarit republikan.
Trump ka thënë se rrëfimi i saj ishte i rrejshëm dhe i ka mohuar të gjitha akuzat. rel/
SPAK mbyll hetimet për “Xibrakën”/ Çfarë thuhet për Olsi RamënProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet për denoncimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se Olsi Rama ishte i përfshirë në dosjen e “Xibrakës”.
Në një reagim zyrtar, SPAK sqaron se nuk është gjetur asnjë provë që implikon në këtë çështje Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit.
“Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Olsi Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës. Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Posaçme.
SPAK sqaron më tej se në dhjetor të 2024-ës vendosi të pezullojë hetimet për këtë çështje, me argumentin se autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar, ndërsa dosjen ia dorëzoi Policisë së Shtetit për identifikimin e autorëve. Vetë Olsi Rama ka depozituar më herët dy padi në SPAK, ku e akuzonte Gazment Bardhin për kallëzim të rremë, ndërkohë që kjo çështje solli disa herë përplasje në distancë mes kryeministrit dhe kreut të grupit demokrat.
E papritur në BBV/ Thyhet kutia e emergjencës, një banor shkon në nominim të përhershëmKutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, kësaj radhe nga ana e Aldos.
“Do sjell pak energji pozitive në këtë shtëpi, sepse nuk po duroja dot më, sinqerisht. Më falni ju të gjithë të tjerët. Në radhë të parë ju kërkoj ndjesë nëse mund të shihet si diçka egoiste, por kam disa ditë që dua të shoh vajzën time. Besoj se do kemi një energji pozitive kur të vijë”, tha Aldo pasi theu kutinë e ftesës, i cili kërkoi të takonte vajzën e tij.
Përveç ftesës, brenda në kuti ishte edhe një zarf, në të cilin shkruhej se personi që theu kutinë, kishte të drejtën për të çuar në nominim të përhershëm një prej banorëve të shtëpisë.
“Nuk e mendoj dy herë, por do çoj në nominim të përhershëm Gertën”, tha Aldo pasi lexoi zarfin.
Nga ky moment, Gerta do të jetë në nominim për sa kohë ajo do të jetë pjesë e shtëpisë.
6 serialet më të reja televizive për t’u parë në janar“Çfarë të shoh sonte”? Sa herë ja keni bërë vetes këtë pyetje duke humbur minuta të gjata në faqet dedikuar serialeve më të ndjekura?

American Primeval në Netflix nga 9 janari
Një miniserial me gjashtë episode me ngjyrë perëndimore, American Primeval, zhvillohet në vitin 1857 në Amerikë, ku urrejtja dhe frika janë të shfrenuara.
Fjala e parë është “mbijetesa” dhe përplasja midis kulturave, feve dhe gjinive është rendi i ditës: çdo komunitet lufton për të mbetur në zotërim ose për të marrë kontrollin e një territori.
Kasti përfshin Taylor Kitsch, Betty Gilpin, Derek Hinkey, Joe Tippett dhe shumë të tjerë.

Goosebumps: The Mysterious Adventure në Disney+ nga 10 janari
Seriali fillon kur binjakët Cece dhe Devin Breëer dërgohen të kalojnë një verë në Gravesend, Brooklyn, me babanë e tyre të divorcuar dhe ish-profesorin e botanikës, i cili është zhytur në shkencë dhe mister (David Schëimmer).
Një kërcënim po fshihet dhe të dy kuptojnë praninë e sekreteve të errëta, të cilat fillojnë të hetojnë, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh të papritura.

ACAB në Netflix nga 15 janari
Marco Giallini, Adriano Giannini, Valentina Bellè, Pierluigi Gigante dhe Fabrizio Nardi janë protagonistët e serialit të bazuar në ACAB nga Carlo Bonini.
Pas një nate përplasjesh të egra, një ekip i Departamentit Mobile të Romës mbeten vetëm nga udhëheqësi i tyre i cili është plagosur rëndë.
Mazinga (Marco Giallini), Marta (Valentina Bellè) dhe Salvatore (Pierluigi Gigante), nuk është një ekip si gjithë të tjerët, është një fis, një familje që do të duhet të merret me komandantin e ri, Michele (Adriano Giannini), djali i policisë reformiste, për të cilën ekipe të tilla janë simboli i një shkolle të vjetër, ende të pa rithemeluar.
100 vjet vetmi në Netflix

Personazhet qendrore të veprës ikonike të Márquez-it janë anëtarët e familjes Buendía, të cilët narratori i ndjek duke përshkruar histori të çuditshme dhe fantastike nga jeta e secilit. Historia, duke rrëfyer mendime dhe incidente logjike, është e pushtuar nga elementi i absurdit, por edhe nga elementët e një përralle.
Njëqind vjet vetmi është drejtuar nga Alex García López dhe Laura Mora. Kasti përfshin aktorët Claudio Cataño, Jerónimo Barón, Marco González, Susana Morales, Ella Becerra, Carlos Suaréz, Moreno Borja, Santiago Vásquez.
Prime Target në Apple TV+ nga 22 janari

Seriali thriller me tetë episode me Leo Woodall ( The White Lotus , One Day ) dhe Quintessa Swindell ( Black Adam , In Treatment ).
Krijuar nga shkrimtari fitues i çmimeve Steve Thompson ( Sherlock ), Prime Target ndjek Edëard Brooks, një i ri i shkëlqyer i diplomuar në matematikë, në prag të një zbulimi të madh.
Të kesh sukses do të thotë të mbash çelësin e të gjithë kompjuterëve të botës, por një armik i padukshëm fillon të sabotojë idenë e tij.
Parajsa në Disney+ nga 28 janari
Një serial dramatik nga Dan Fogelman ( This Is Us ) me Sterling K. Brown, James Marsden dhe Julianne Nicholson, Paradise është vendosur në një komunitet të qetë të përbërë nga disa nga njerëzit më të rëndësishëm në botë.
Shoqëria shpërbëhet kur ndodh një vrasje tronditëse dhe nisin hetimet për të kuptuar se kush është fajtori./ Living
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rusShtetet e Bashkuara vendosën sot sanksionet më të ashpra dhe gjithëpërfshirëse deri tani ndaj industrisë ruse të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, sipas njoftimeve të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Thesarit.
Ky vendim synon t’i reduktojë të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi, të cilat financojnë luftën ndaj Ukrainës.
Masat e së premtes janë “sanksionet më të rëndësishme deri më tani kundër sektorit rus të energjisë, që njëkohësisht është edhe burimi më i madh i të ardhurave për makinerinë e luftës së Kremlinit”, tha një zyrtar i lartë amerikan.
Departamenti i Thesarit vendosi sanksione ndaj dy kompanive ruse Gazprom Neft dhe Surgutneftegas, të cilat eksplorojnë, prodhojnë dhe shesin naftë dhe 183 cisterna që bartin naftën ruse, shumë prej të cilave janë pjesë e të ashtuquajturave flota në hije, që operohen nga kompanitë joperëndimore. Ato përfshijnë edhe rrjete që tregtojnë karburante.
Shumë prej tyre janë përdorur për të dërguar naftën në Indi dhe Kinë.
Në mesin e kompanive të përcaktuara në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara është edhe Industria e Naftës së Serbisë, e radhitur në listën e entiteteve që janë nënkontraktuese të Gazprom Neftit në Serbi. Kjo kompani ruse, krahas kompanisë mëmë Gazprom, aktualisht zotërojnë rreth 56 për qind të aksioneve të NIS-it.
Arsyetimi prapa sanksioneve është “të godasë secilën pjesë të zinxhirit të prodhimit dhe të shpërndarjes ruse”, sipas zyrtarit amerikan. Nëse këto sanksione zbatohen, sipas tij, ato do t’i kushtojnë Rusisë miliarda dollarë në muaj.
Në mesin e entiteteve të përcaktuara janë edhe disa drejtues të lartë të industrisë ruse të naftës.
“Nuk ka mbetur asnjë pjesë e zinxhirit të prodhimit dhe të shpërndarrjes që është i paprekur dhe jemi të bindur se shmangia e tyre do t’i kushtojë Rusisë edhe më shumë”, deklaroi zyrtari amerikan.
Sanksionet janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë ndërkohë që administrata e Presidentit Biden pajisi Ukrainën me rreth 64 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga sulmi i Rusisë.
“Ne presim që goditja e drejtpërdrejtë ndaj sektori të energjisë do të shtojë trysninë ndaj ekonomisë ruse që po përballet me një inflacion prej gati 10 për qind dhe që jep një parashikim të zymtë ekonomik për vitin 2025 dhe në të ardhmen”, sipas një zyrtari të administratës amerikane.
Sipas zyrtarëve amerikanë, këshilltarët e Presidentit Biden i kanë njoftuar këshilltarët e zotit Trump për sanksionet. Por, zyrtari i administratës së Presidentit Biden tha se do të varet “plotësisht” nga zoti Trump se kur dhe si do të mund t’i shfuqizojë sanksionet e vendosura gjatë mandatit të zotit Biden.
Ndihma ushtarake dhe sanksionet “i japin administratës së ardhshme dhe Ukrainës një instrument të konsiderueshëm ndikimi për të ndërmjetësuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, deklaruan zyrtarët amerikanë./ Zëri i Amerikës
SPAK “rrëzon” Bardhin: Olsi Rama nuk ka lidhje me “Xibrakën”Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk gjeti asnjë lidhje midis vëllait të kryeministrit, Olsi Rama dhe dosjes “Xibraka”.
Për këtë arsye, SPAK njoftoi këtë të premte se ka mbyllur hetimet ndaj Olsi Ramës, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e ngritura në padi në kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
“Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.
Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë“, thuhet në përgjigjen e SPAK
Gazment Bardhi e paditi Olsi Rampn në SPAK me akuzën se ka pasur lidhje me laboratorin e “Xibrakës”, i cili përdorej për prodhim të lëndëve narkotike.
Kjo u shndërrua edhe në një çështje politike sepse nuk munguan akuzat mes kryeministrit Edi Rama dhe demokratit Gazment Bardhi. Me bindje, Rama u shpreh se vëllai i tij do të dilte i pafajshëm nga kjo çështje, ndërsa kjo nga ana e Bardhit u lexua si përpjekje e kryeministrit për të intimiduar SPAK.