zoom

Day ArchiveBBV/ Gjesti fut në sherr produksionet e Tiranës dhe Prishtinës?

Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debate në publik.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve, por edhe të vetë produksioneve të dy reality show-ve.

Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Albania, Olsa Muhameti, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke hedhur kunja ndaj edicionit kosovar, duke nënkuptuar një tension mes dy produksioneve. Komenti i saj ka shtuar më shumë kuriozitet mbi marrëdhëniet mes këtyre dy reality-ve dhe strategjitë e tyre të prodhimit.

Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për “Linjën e Jetës” në kanalin e tyre zyrtar në YouTube. Megjithatë, pas një pritjeje të gjatë, transmetimi live u ndërpre dhe videoja nuk u shfaq fare.

Ky anulim i papritur ka ngjallur spekulime të shumta, duke ngritur pyetje nëse bëhej fjalë për një problem teknik apo një strategji për të tërhequr më shumë vëmendje dhe klikime nga ndjekësit.

Hyrja e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania të martën në mbrëmje trazoi ujërat që në momentin e parë. Ndërsa disa banorë e mirëpritën me pozitivitet, të tjerë e pritën me skepticizëm, duke ngritur dyshime mbi ndikimin që ai mund të ketë në lojën dhe dinamikën e grupit. Tensionet ishin të dukshme që në fillim, duke shtuar emocionet dhe pritshmëritë për zhvillimet e ardhshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Publiku tashmë mbetet në pritje për të parë sesi do të zhvillohet rrugëtimi i Gjestit në këtë shtëpi dhe çfarë dinamike të re do të sjellë ky ndryshim i papritur. Një gjë është e sigurt: hyrja e tij ka ndezur një valë emocionesh dhe spekulimesh që vetëm sa ka filluar. /Telegrafi

Reagime të ashpra nga Europa ndaj Trump: Nuk jemi në shitje

Enda pa marrë zyrtarisht detyrën, Donald Trump po shokon.

Me thirrjen e tij që vendet e NATO-s të shpenzojnë pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto në sektorin e mbrojtjes në të ardhmen, ai ka shkaktuar reagime negative tek të shumë parti në Gjermani.

Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut, Marcus Faber (FDP), e sheh kërkesën për një kontribut pesë për qind si shumë të lartë. Në një intervistë me rrjetin editorial të Gjermanisë (RND), ai tha, se “32 shtetet e NATO-s do të duhet të bien dakord për një minimum të ri të përbashkët përtej objektivit prej dy përqind”. Por ai pret një rritje me më shumë se tre përqind – dhe kjo duhet të vendoset me konsensus, theksoi Faber.

“Kjo është një çmenduri e plotë”

Kurse politikani për çështjet e jashtme të SPD-së, Ralf Stegner i hodhi poshtë qartë kërkesat e Trump. “Kjo është një çmenduri e plotë. Ne nuk kemi nevojë për më shumë armë në botë, ne kemi nevojë për më pak,” tha ai për portalin e lajmeve Politico.

Edhe eurodeputetja liberale gjermane, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP) e konsideron të tepruar kërkesën e Trump për një objektiv prej pesë për qind. “Ne nuk duhet të lejojmë çdo deklaratë të Trumpit të na nxjerrë nga binarët. Ne nuk jemi në një pazar këtu,” tha politikanja e FDP-së për rrjetin RND. Megjithatë, sipas eurodeputetes, me të drejtë SHBA-të presin që anëtarët e NATO-s të japin më shumë para për mbrojtjen e vendit të tyre – dhe të marrin përgjegjësinë për të mbrojtje të përbashkët të aleancës.

“Duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografike e potencialin dhe madhësinë ekonomike të Gjermanisë, kjo është e drejtë, pasi ne jemi fshehur pas SHBA-ve për dekada me shpresën se mund të mbështetemi tek ata dhe se ata do të jenë përgjegjës për sigurinë tonë.

Politikanja e majtë gjermane dhe drejtuesja e Aleancës me emrin e saj, Sahra Wagenknecht (BSW), bëri thirrje për një ndryshim në politikën e jashtme në lidhje me SHBA. “Nuk është çudi që Trump tani po bën thirrje për pesë për qind shpenzime për mbrojtjen”, tha ajo gjithashtu për revistën “Politico”. Tani është koha për t’i dhënë fund “besnikërisë vasale ndaj SHBA”. Gjermania ka nevojë për “pavarësi në vend të nënshtrimit” dhe “një përmirësim të ndjeshëm në marrëdhënies franko-gjermane”.

Debati për mbrojtjen edhe në kuadër të fushatës zgjedhore

Debati për nivelin e duhur të buxhetit të mbrojtjes ka marrë hov, pavarësisht kërkesave të Trump. Ministri Federal i Ekonomisë dhe kandidati kryesor i Partisë së Gjelbër për kancelar, Robert Habeck akuzoi kancelarin Olaf Scholz se kishte shkurtuar buxhetin e Bundeswehr-it gjatë kohës së koalicionit të madh, CDU dhe SPD, atëherë nën kancelaren Merkel.

“Fondi special me të cilin filluam të punojmë kundër problemeve të mëdha nuk do të jetë më i disponueshëm vitin e ardhshëm “Pra, duhet të bëjmë më shumë në vitet e ardhshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e këtij vendi”, tha Habeck për revistën Stern. Habeck tha, se do të financonte shpenzimet e planifikuara masive të mbrojtjes përmes miliardave të reja të kredive. Frena e borxhit “nuk duhet të vendosë se sa e sigurt është Gjermania”, vazhdoi Habeck.

Shpenzimet e mbrojtjes nga vendet e NATO-s ishin pikë qendrore e mosmarrëveshjeve që gjatë mandatit të parë të Trump. Në atë kohë, republikani kërcënoi se SHBA-të do të tërhiqej nga aleanca ushtarake nëse vendet partnere nuk përmbushin detyrimin e tyre për të investuar të paktën dy për qind të PBB-së në mbrojtje. DW/

Rovena Stefës i bëjnë “magji” në BBV? Çfarë gjeti këngëtarja në krevatin e saj, reagimi i banorëve

Këngëtarja Rovena Stefa, banorja e Big Brother VIP Kosova, është përballur së fundmi me një situatë të çuditshme teksa ka gjetur në krevatin e saj një letër me tekst arab dhe një hurdhër në mes të saj.

Pasi këngëtarja e ka gjetur ka shkuar për t’jua treguar banorëve të cilët kanë pyetur njëri-tjetrin se “kush e ka bërë?”


“Këto më bëjnë mua, shoqja jote ose Vullneti, shiko çfarë më kanë lënë tek krevati im, hurdhër, me demek dikur unë jam njëri që merrem me besytni dhe Rovena ka nevojë për hurdhër,” i tha Rovena Xuxit, e ndërsa askush nga banorët e tjerë nuk pranoi ta ketë bërë një veprim të tillë.

1 shkurt, ditë pushimi

Nga Lutfi Dervishi

Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë lajmin që shqiptarët prisnin prej shekujsh: çmimi i energjisë për konsumatorët që konsumojnë më pak se 700 kWh do të jetë 8.5 lekë për kilovat, dhe jo 9.5 lekë.

Një ulje madhështore prej plot 1 lek për kilovat! Për plot 11 muaj! Deri më 31 dhjetor 2025!

Qeveria, e ka quajtur këtë vendim një “arritje historike”.

Po sa është vlera e 1 lek për kilovat? Për ta ilustruar këtë triumf të madh, imagjinoni këtë: kursimi i një familjeje mesatare do të mjaftojë për të blerë… një pako makarona.

Historianët që tani kanë nisur debatin nëse kjo ulje prej 1 lek është “arritje historike” apo “moment hyjnor”.

Nëse 1 lek për kilovat është një arritje historike, si do të duket libri i historisë së Shqipërisë?

Kur historia të shkruhet, dhe skeptikët të bëhen për një lek, ky 1 lek për kilovat do të zërë vendin e tij përkrah arritjeve të mëdha kombëtare. Kështu që, kur nesër fëmijët të hapin librat e historisë, do të lexojnë:

“Në vitin 2025, katër muaj para ditës së zgjedhjeve qeveria shqiptare jo vetëm i kurseu 1 lek për kv familjeve për 11 muaj, por shkroi dhe faqen me të lavdishme të historisë.

Për ta përkujtuar këtë ditë 1 shkurti shpallet ditë pushimi në nderim të vlerës së 1 leku.

Si të mos jesh krenar që je shqiptar me këtë histori të paparë!

“Fto Lori dhe Sara Hoxhën”/ Reagimi epik i Arbana Osmanit për pronaret e Top Channel

Moderatorja Arbana Osmani ka bërë një reagim epik ndaj një komentuesi i cili i sugjeroi të ftojë në shtëpinë e saj, motrat Sara dhe Lori Hoxha.

“Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas.”- shkruan komentuesi.

“S’ka nevojë për citate 🙂 Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time, se e kanë derën gjithmonë të hapur.”- është përgjigjur Osmani, duke lënë të kuptohet se vazhdon të mbajë raporte të mira me pronaret e televizionit Top Chanel.

Pas largimit nga moderimi i Big Brother Vip i Arbana Osmanit, pati aludime për një krisje mes produksionit.

Shenjat e horoskopit me “zemër prej guri”! Kush janë dhe si t’i njihni?

Në horoskop, secila shenjë ka karakteristika të veçanta që i japin individëve një natyrë të caktuar.

Disa shenja janë të njohura për tendencën e tyre për të qenë të rezervuar, të ftohta dhe më të mbyllura në ndjenja.

Ato mund të duken të pamëshirshme ose të pasiguruara në shprehjen e emocioneve të tyre, por kjo nuk do të thotë se ata nuk ndihen – thjesht nuk e shfaqin gjithmonë këtë.

Ja disa nga shenjat që shpesh lidhen me “zemrën e ftohtë”:

Akrep (23 Tetor – 21 Nëntor)

Akrepët janë të njohur për fuqinë e tyre emocionale, por gjithashtu për natyrën e tyre misterioze dhe të rezervuar. Ata mund të duket se kanë një zemër të ftohtë, pasi janë shumë selektivë kur bëhet fjalë për të hapur veten për të tjerët.

Akrepët janë të kujdesshëm me ata që i lejojnë të afrohen, dhe shpesh mbajnë ndjenjat e tyre të fshehura nën sipërfaqe. Ata janë të aftë të kontrollojnë emocionet e tyre dhe mund të duken të paafektuar nga situata të ndjeshme.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Virgjëreshat janë praktike, analitike dhe shpesh më të ftohta emocionalisht. Ata mund të duken të mbyllur dhe jo shumë të ekspozuar ndaj ndjenjave të tjera, duke u përqendruar më shumë në logjikën dhe prakticitetin.

Ndonëse kanë një natyrë shumë të kujdesshme dhe mbështetëse për ata që janë të afërt me ta, mund të jenë të rezervuar në shprehjen e dashurisë dhe afeksionit. Ata e konsiderojnë shpesh emocionin si diçka që duhet menaxhuar, jo shfaqur në mënyrë impulsive.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Bricjapët janë shenjë e tokës, dhe ata kanë një natyrë të fortë dhe të vendosur. Ndonëse mund të jenë të dashur dhe besnikë ndaj atyre që duan, ata shpesh i mbajnë ndjenjat e tyre për vete.

Kjo mund të krijojë një përshtypje të ftohtë dhe të paafektuar ndaj emocioneve. Bricjapët janë të fokusuar në arritjet e tyre dhe nuk i japin rëndësi emocioneve në të njëjtën mënyrë si shenjat e tjera. Ata janë të aftë të bëjnë sakrifikime për suksesin dhe qëllimet e tyre, duke e vënë shpesh logjikën dhe praktikën përpara ndjenjave.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Shigjetarët janë shpirtërorë dhe të pavarur, por ndonjëherë mund të duken të ftohtë dhe të mbyllur për sa i përket ndjenjave. Ata janë të dashuruar me lirinë e tyre dhe shpesh nuk duan të jenë të lidhur emocionalisht me dikë.

Ata preferojnë të jetojnë në moment dhe të fokusohen në eksplorimin e jetës dhe zhvillimin e tyre personal. Kjo mund t’i bëjë ata të duken të distancuar dhe të papërfshirë emocionalisht, pasi ata shpesh shmangin angazhimet që kërkojnë përfshirje të thellë emocionale.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Ujorët janë shpesh të quajtur “shenjë e ftohtë” për shkak të natyrës së tyre intelektuale dhe të distancuar. Ata janë shumë të përqendruar në idetë dhe mendimet e tyre dhe shpesh nuk janë të interesuar në shprehjen e emocioneve në një mënyrë tradicionale.

Ujorët janë të pavarur dhe mund të duken të ftohtë dhe të paangazhuar për sa i përket marrëdhënieve personale. Ata mund të jenë miq të shkëlqyer dhe shoqërorë, por emocioneve të thella u duken të huaja dhe jo gjithmonë shprehen.

“Sy më sy”/ Rama kapet me komentuesin: Nuk e ulëm çmimin e energjisë për fushatë

Kryeministri Rama i është përgjigjur kritikëve pas vendimit për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Përmes një video mesazhi, kryeministri hedh poshtë pretendimet se kjo lëvizje u bë për shkak të fushatës elektorale të zgjedhjeve 2025.

“Po ç’a ke bërë o vëlla, se s’po të marrim vesh, po na bën Zotin. Është ulur çmimi në të gjithë botën, e rrite para 4 vitesh, po e ulni për zgjedhje, kaq! Ç’a është kjo propagandë boshe?”, thuhet në komentin, të cilin ka përzgjedhur Rama për t’ju përgjigjur.

“E para, ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike. Kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin fiks 9.5 Lekë që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët se sa çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë prej 13.5 Lekësh. E dyta, çmimi jo vetëm që nuk është ulur në të gjithë botën, por është rritur në shumë vende pas agresionit rus të fillim vitit 2022. Ndërkohë kjo e jona është ulja e vetme në Europë e çmimit të energjisë elektrike për familjarët, të paktën që nga fillimi i luftës në Ukrainë”, i përgjigjet Rama.

Më tej, ai “sfidon” këdo që të gjejë të paktën një rast të vetëm përgjatë viteve në pushtet që ka bërë diçka të ngjashme, me qëllim marrjen e votave.

“Kush thotë që kjo është ulje elektorale duhet të më gjejë në tërë këto vite një veprim të kësaj natyre, me karakter elektoral që të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike, financiare të vendit, ose një rast kur një masë pozitive që kemi marrë para një procesi zgjedhor ta kemi hequr pas fitores në zgjedhje. Nuk ka, mos kërkoni kot! Se nuk ka ndodhur!”- vazhdon Rama në përgjigjen e tij.

Berisha akuzon Ramën për çmimin e energjisë: Mashtron, ne do ta ulim

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me vendimin e fundit për të ulur çmimin e energjisë elektrike po favorizon familjet më të pasura.

“Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten pothuaj aty ku janë. Sepse, të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde. Ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë, njëlloj si për atë që merr 100 milionë lekë në vit, me të që merr 3-4 milionë në vit, është pabarazi ekstreme dhe hipokrizi ekstreme”, deklaroi Berisha.

Nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet, Berisha premton se do të rishikojë tarifat e energjisë elektrike edhe për bizneset dhe jo vetëm për abonentët familjarë.

“Partia Demokratike qëndron e palëkundur. Një, në uljen në proporcion të plotë, në përpjestim të plotë me rrogat dhe pensionet për të gjithë qyetetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë. Rrogëlartit nuk janë preokupimi im, jo. Së dyti, ulja e padiskutueshme e çmimit të energjisë për bizneset në tërësi, bizneset e vogla në veçanti. Pra, ne nuk do pranojmë këto çmime aktuale, por do të ulim çmimet”, tha kryetari i PD-së.

Sipas Berishës, Partia Demokratike do të jetë ajo që do të çlirojë shqiptarët nga varfëria.

Zjarre masive në Los Anxhelos, flakët i afrohen lagjes së yjeve të Hollivudit

Më shumë se 30,000 banorë janë evakuuar nga një zonë luksoze bregdetare e qytetit të Los Anxhelosit që nga e marta, mes tyre edhe yje të Hollivudit.

Rrugët e bllokuara kanë bërë që njerëzit të braktisin makinat e tyre dhe të largohen në këmbë. Flakët kanë djegur shumë shtëpi në kodrat përgjatë oqeanit.

“Qyteti Los Anxhelos po përjeton një situatë të motit ekstrem. Lagështia e ajrit ishte shumë e ulët, rreth 12% kur filloi zjarri dhe era kishte një shpejtësi prej rreth 50 kilometra në orë”, tha shefja e zjarrfikëses së qytetit Los Anxhelos, Kristin Crowley

Zjarret kanë shkatërruar një sipërfaqe mbi 1 mijë hektarë në zonën e famshme “Pacific Palisades” e cila ndodhet mes qytezave bregdetare Santa Monica dhe Malibu, njoftuan zyrtarët.

“Deri tani, zjarret kanë shkatërruar një sipërfaqe prej disa mijëra hektarësh. Zjarri po përhapet nga një kombinim i erërave të forta dhe terrenit malor përreth, çka i bën tejet të vështira përpjekjet për të shuar zjarrin”, tha zonja Crowley.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

“Rreziku nuk është eliminuar. Shërbimi i motit ka njoftuar për përkeqësimin e erërave që po përhapin zjarret”, tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Zyrtarët thonë se situata do të përkeqësohet ndërsa flakët përfshinë edhe qytetin Altadena duke shkrumbuar ndërtesa dhe gjithçka tjetër.

“Shërbimi Kombëtar i Motit ka parashikuar shtimin e erërave dhe se ato do të jenë më të forta”, tha Anthony Marrone, shefi i zjarrfikësve të Qarkut Los Anxhelos.

Mbrëmjen e së martës rreth 167,000 familje u njoftua se nuk kishin energji elektrike në qarkun Los Anxhelos. Zjarri në “Pacific Palisades” shkatërroi një sipërfaqe prej 11.6 kilometra katrorë. Kalifornia Jugore ka shënuar rreth 0.25 centimetra shi që nga muaji maj.

Situata e krijuar bëri që Presidenti Joe Biden të anulonte planet për një vizitë në qarkun Riverside për të njoftuar vendosjen e dy monumenteve të reja në shtetin e Kalifornisë.

Ekipet e emergjencave u detyruan të përdorin një traktor për të pastruar rrugën nga makinat e braktisura nga banorët në një rrugë të lagjes “Pacific Palisades”.

Parashikuesit e motit thonë se erërat e forta do të zgjasin disa ditë, që në disa raste arrijnë shpejtësinë deri 160 kilometra në orë dhe kanë nxitur në përhapjen e zjarreve. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se erërat që vijnë nga qyteti Santa Ana, mund të jenë më të fortat në një dekadë. Voa/

6 përfitime të jashtëzakonshme nga portokalli këtë periudhë

Vitamina C është ajo që dimë më shumë për portokallin, por kjo nuk është vlera e vetme e tij.

Në 100 gr portokall, kemi 8 gr karbohidrate, fibra 1.6 gr dhe 34 kalori. Me këtë sasi përmbushen 50% e kërkesave të përditshme të vitaminës C.

5 arsye të rëndësishme për të konsumuar portokallin:

Portokalli lufton pagjumësinë. Është një frut i shkëlqyer për t’u konsumuar edhe në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Edhe pse ka reputacionin e keq të të qënit i rëndë për t’u tretur, portokalli në fakt është alea i shkëlqyer i gjumit.

Portokalli siguron folate dhe vitamina të tjera të kompleksit B që lehtësojnë sintezën e melatoninës, hormonit të gjumit.

Portokalli është i pasur me elementë të shumtë që kanë efekt citotoksik kundër qelizave të kancerit. Nga studimet e fundit besohet se agrumet janë në gjendje për të luftuar tumoret e lokalizuara në mushkëri, lëkurë, stomak dhe në zorrë.

Ndikojnë dukshëm në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në trup, prania e të cilit reduktohet për shkak të sasisë së lartë të fibrave të tretshme, të pranishme tek agrumet.

Prania e lartë e vitaminës C tek portokalli lufton radikalet e lira të cilat konsiderohen përgjegjës për disa sëmundje kronike ndër to dhe disa forma të kancerit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.

Pirja e lëngut të portokallit na ndihmon për të mbrojtur veshkat dhe për të zvogëluar rrezikun e gurëve në to.

Përmbajtja e kaliumit tek portokalli është një aleat i mirë për mbrojtjen e zemrës, duke pasur parasysh faktin se një mungesë e mundshme mund të çojë në ndryshime të ritmit kardiak të njohur si aritmi.

Lëkura e portokallit është e pasur me beta-karoten e cila na ndihmon për të mbrojtur qelizat nga plakja./ Living