zoom

Day ArchiveSulm me armë në Gjermani, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në Gjermani, ku dy persona kanë mbetur të vrarë.

Sulmi me armë ndodhi në ambientet e një kompanie në Gjermaninë jugperëndimore, ka bërë të ditur policia.

Të shtënat kanë ndodhur pasi një person i maskuar ka hyrë në një kompani në Bad Friedrichshall, një qytet në veri të Shtutgartit, rreth orës 17:45, ka thënë policia në një deklaratë.

Policia është në kërkim të autorit. Ata kanë thënë se një dislokim i madh, duke përfshirë një helikopter, është duke u zhvilluar, teksa besojnë se nuk ka ndonjë rrezik për publikun.

Aksident në Vlorë/ Plagosen dy shtetas kinezë

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Vlorë.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, të dy shtetas kinezë.

Ngjarja ka ndodhur përgjstë aksit Peshkëpi-Vlorë ndërsa të dy të plagosurit janë dërguar për mjekim në spital.

Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Didier Deschamps i jep fund drejtimit të kombëtares së Francës

Menaxheri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps do të njoftojë të mërkurën se nuk do të rinovojë kontratën e tij si trajner i Francës dhe për këtë arsye do të largohet nga Les Bleus pas Kupës së Botës FIFA 2026, sipas një raporti këtë të martë nga L’Equipe.

Ky është një vendim sizmik, megjithëse i logjikshëm, duke pasur parasysh se ish-mesfushori i Juventusit dhe Chelsea-t drejtoi Francën për katërmbëdhjetë vjet, i cili zëvendësoi Laurent Blanc pas Euro 2012.

Me Francën, Deschamps fitoi Kupën e Botës 2018 dhe humbi dy finale të mëdha në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2022. Deschamps fitoi gjithashtu Ligën e Kombeve 2021 dhe ai do të ketë mundësinë ta përsërisë këtë sukses në këtë kompeticion me Les Bleus që do të përballet me Kroacinë në çerekfinale marsin e ardhshëm.

L’Equipe e kupton se vendimi i Deschamps për të lënë postin e tij pas skadimit të kontratës ishte marrë shumë kohë më parë, por ai ndjeu se ishte momenti i duhur për ta shpallur atë tani për të pastruar ajrin në lidhje me të ardhmen e tij si trajner i Francës.

Gazeta shton se 56-vjeçari do të njoftojë largimin e tij si pjesë e një interviste me zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron, për Les Pièces Jaunes, një organizatë bamirëse e njohur në Francë, qëllimi i së cilës është të përmirësojë kushtet e fëmijëve të shtruar në spital.

“Shkatërruese për kontinentin”/ Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për 2025

Tani që atmosfera e festave po zbehet, na duhet të mendojmë për 12 muajt e ardhshëm. Shumë kanë objektiva e besim në realizimin e tyre, ndërsa të tjerë i drejtohen horoskopit me shpresën për të gjetur ndonjë fije optimizmi ose shtyse.

Megjithatë, parashikimet e Baba Vangës dhe Nostradamusit janë tjetër nivel! Baba Vanga ka ndërruar jetë para 28 vitesh, por parashikimet e “legjendës” së verbër bullgare vijojnë e gjejnë ende vend. Ndërsa fizikanti francez Michel de Nostredame i njohur ndryshe si “Nostradamus” ka vdekur që në vitin 1566, por sërish gjithçka ai ka thënë ‘e ka vërtetuar koha’. Edhe pse kanë lindur në periudha krejt të ndryshme, me 450 vite diferencë, të dy kanë një parashikim të njëjtë për 2025-ën: Konflikte në Europë!

Sipas Baba Vangës, këtë vit do të zhvillohet një luftë që do jetë shkatërruese për një pjesë të kontinentit tonë. Shton se Rusia do të “dominojë botën”, betejat do të pasohen me tërmete në të gjithë globin, më së shumti në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Për Nostradamusin, tokat e Europës do të “copëtohen” prej luftërave mizore! Në shënimet e tij, ai thotë se Britania e Madhe do të jetë kryeqendra e konfliktit dhe se do rikthehet “murtaja” vdekjeprurëse.

Një tjetër parashikim i Baba Vangës është mundësia që ne të takojmë alienët, që në fakt kanë qenë objekt debatesh e diskutimesh për shekuj me radhë. Sipas saj, kjo gjë do ndodhë gjatë një eventi të madh sportiv.

Astrologjia e dashurisë për 2025-ën! Shënjat që do të krijojnë marrëdhënieve të forta

Marrëdhëniet shpesh janë sfiduese, por vitin 2025 do të ofrojë mundësi të mëdha për disa shenja horoskopi, duke i ndihmuar ato të ndërtojnë lidhje më të forta dhe më të qëndrueshme.

Sipas astrologut Evan Nathaniel Grim, Bricjapët, Gaforret dhe Peshqit janë shenjat që do të përjetojnë periudha shumë pozitive në jetën e tyre dashurore gjatë këtij viti, pas një periudhe të gjatë sfidash në këtë fushë.

Bricjapi
Bricjapët do të kenë një vit të shkëlqyer në dashuri, falë disa ndikimeve planetare pozitive.

Sipas Grim, largimi i Plutonit nga Bricjapi dhe bashkimi i Jupiterit dhe Venusit në shtëpinë e tyre të shtatë, që lidhet me marrëdhëniet e përkushtuara, do të sjellë mundësi të reja dhe perspektiva të freskëta. Ata do të fillojnë të shohin marrëdhëniet me një sy më pozitiv, duke hapur mundësi të reja për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme. Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për ata që janë tashmë në lidhje, pasi marrëdhëniet ekzistuese do të forcohen dhe do të bëhen më të lumtura.

Gaforrja

Për Gaforret, 2025 është një vit i rëndësishëm, pasi Jupiteri dhe Venusin do të jenë në shenjën e tyre. Ky ndikim planetar do të sjellë një ndjenjë lirie në dashuri, duke larguar kufizimet që kanë pasur më parë. Gaforret do të ndihen më të hapura dhe do të kenë mundësi të shumta për të njohur njerëz të rinj dhe për të gjetur partnerin e duhur. Ata që janë tashmë në një lidhje do të shohin marrëdhënien e tyre të forcësohet, duke krijuar momente të lumtura dhe të paharrueshme.

Peshqit
Peshqit, një shenjë e njohur për dashurinë për familjen dhe angazhimin, do të përjetojnë një vit të rëndësishëm në jetën e tyre dashurore. Sipas Grim, Peshqit do të kenë mundësinë të krijojnë një familje të re ose të fillojnë një marrëdhënie të paharrueshme. Përkushtimi dhe angazhimi do të jenë në qendër të lidhjeve të tyre, duke pasur Saturnin në shenjën e tyre për pjesën më të madhe të vitit. Me Venusin retrograd, Peshqit do të kenë mundësinë të reflektojnë mbi atë që duan në një partner dhe të gjejnë dikë që përputhet me dëshirat dhe vlerat e tyre më të thella.

Pra, 2025 do të jetë një vit i fuqishëm për dashurinë për këto shenja, duke ofruar mundësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme që mund të zgjasin për shumë vite.

Trump synon Groenlandën, Kanalin e Panamasë dhe Kanadanë: Gati për forcë ushtarake dhe ekonomike

Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën.

Trump theksoi se kontrolli amerikan i dyjave është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara: “Nuk e përjashtoj përdorimin e forcës ushtarake. Ndodh që do të duhet të bëjmë diçka. Kanali i Panamasë ka rëndësi jetike për vendin tonë. Groenlanda na duhet për qëllime të sigurisë kombëtare”.

Groenlanda është territor autonom i Danimarkës, një aleat tradicional i Shteteve të Bashkuara dhe njëra prej shteteve themeluese të NATO-s.

Ndërsa Trump bën deklaratat e fundit, djali i tij ka vizituar këtë të martë Groenlandën e cila është zonë e një rëndësie strategjike për Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë dhe të tjerët.

“Groenlanda është një vend i mahnitshëm dhe banorët do të përfitojnë shumë nëse dhe kur të bëhet pjesë e shtetit tone. Do ta mbrojmë dhe do ta ruajmë nga një botë e rrezikshme. Ta bëjmë groenlandën sërish të madhërishme!”– tha Trump.

Gjithashtu, presidenti i zgjedhur foli edhe për mundësinë që Kanadaja t’i bashkohej Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se për një gjë të tillë ai nuk do të mbështetej tek forca ushtarake, por në forcën ekonomike. Sugjerimet për bashkimin e Kanadasë me SHBA-të Trump i bëri më herët pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit Justin Trudeu, kur tha se shumë kanadezëve u pëlqen të jenë shteti i 51-të amerikan.

Sherr mes çiftit në Itali/ Gruaja “heq qafe” burrin 38-vjeçar

Një 33-vjeçare italiane ka lënë të vdekur partnerin e saj 38-vjeçar me vetëm një goditje në gjoks.

Ngjarja që ka tronditur Italinë Fqinje ndodhi këtë të martë.

Mediat bëjnë me dije se çifti kishin debatuar me tone të ashpra më pas ishin përleshur fizikisht deri në goditjen fatale.

Sipas dëshmisë së autores së krimit, i bashkëjetuesi e kishte dhunuar atë dhe ajo është mbrojtur duke e sulmuar me thikë.

Pas aktit ajo ka telefonuar urgjencën, por 38-vjeçari nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.
“Ai më sulmoi dhe unë u mbrojta”, ka deklaruar ajo.

META njofton ndryshime drastike/ Çfarë do të ndodhë me Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, ka njoftuar ndryshime drastike në politikat dhe rregullat e përdorimit të aplikacioneve të saj përfshirë Facebook, Instagram dhe Threads.

Lajmin e ka bërë të ditur, shefi i saj Mark Zuckerberg i cili tha se kompania do të heqë ato që quhen kontrolluesit e fakteve dhe do të ulë në mënyrë dramatike sasinë e censurës.

“Kontrolluesit e fakteve të Metës kanë qenë shumë të njëanshëm politikisht dhe kanë e shkatërruar më shumë besimin e përdoruesve sesa e kanë forcuar atë.” – tha shefi ekzekutiv Zuckerber, duke pranuar fajin jo vetëm për politikat e META-s por edhe të platformave me të cilat ka bashkëpunuar për të bërë kontrollin e fakteve.

Në Shqipëri verifikimi i fakteve bëhet përmes Faktoje.al gjë që pritet të mos ndodhë më pas futjes në fuqi të rregullave të reja.

Përmes videomesazhit Zuckerberg ka shpjeguar se tranzicioni ka për qëllim reduktimin e gabimeve që janë bërë deri më tani me miliona përdorues dhe vendosjen në prioritet të fjalës së lirë.

Me ndryshimet e fundit të cilat vijnë pas rikthimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Facebook Instagram dhe Threads do të jenë më shumë të ngjashëm me platformëen sociale X të Elon Musk, ku kontrollet e fakteve bëhen përmes mendimeve dhe eksperiencave të përdoruesve.

Kompania Meta ka më shumë se 3 miliardë përdorues në të gjithë botën.

3 ushtrime magjike në shtëpi për kthim në linja perfekte

Për t’u rikthyer shpejt në formë pas festave të bollshme të fundvitit mjafton të shtoni në rutinën ditore tre ushtrime magjike, pa pasur nevojë për pajisje.

Ushtrime për belin

Shtrihuni në bark me këmbët e shtrira dhe të bashkuara, me kokën në linjë me trupin dhe bërrylat të mbështetura në tokë. Mblidhni me radhë pulpat pulpat afër pulpave, duke e mbajtur trupin në vijë të drejtë. Qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda. Kur të keni disa kohë që e ushtroni, shtoni nga 10 sekonda çdo herë derisa të arrini në rezultatin e dëshiruar.

Squats për vithet

Qëndroni me këmbët sa gjerësia e shpatullave, me gishtat e këmbëve të drejtuara pak nga jashtë dhe shpinën drejt. Vendosini krahët të përkulur pas kokës. Përkulni gjunjët dhe ulni legenin, sikur të jeni ulur në një karrige. Zbrisni ngadalë dhe më pas kthehuni në pozicionin e fillimit duke drejtuar këmbët dhe duke kontraktuar të pasmet. Bëni 3 sete me 8 përsëritje, me një minutë pushim midis grupeve.

Lungesat e këmbëve

Qëndroni me duart në ijë dhe këmbët pak larg nga njëra-tjetra. Hapni përpara me këmbën e djathtë, duke përkulur gjurin në 90 gradë. Sigurohuni që kyçi dhe gjuri juaj të jenë në një linjë. Trupi duhet të qëndrojë pingul me dyshemenë. Uleni këmbën tjetër, duke ulur gjurin deri sa të prekë dyshemenë. Ngrihuni dhe kthehuni në pozicionin e fillimit. Kryeni 5 përsëritje për çdo anë, për 3 grupe, me 1 minutë pushim midis secilit grup.

Një i vdekur nga gripi i shpendëve, i moshuari u shtrua në spital me shenja të rënda

Një person në Luiziana, i cili ishte shtruar në spital me simptoma të rënda respiratore, ka vdekur të hënën, duke u bërë personi i parë që vdes nga gripi i shpezëve në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët shëndetësorë në këtë shtet njoftuan për vdekjen e këtij personi të hënën, ndërsa Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmoi se ky është rasti i parë i vdekjes nga gripi i shpezëve.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se personi ishte mbi 65-vjeçar, kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe kishte qenë në kontakt me shpezë të sëmurë dhe të vdekur në një tufë shpendësh në oborrin e tij. Ata gjithashtu thanë se analiza gjenetike tregoi se virusi i gripit të shpezëve kishte pësuar mutacion brenda pacientit, çka mund të ketë çuar në një sëmundje më të rëndë.

Ata nuk kanë dhënë hollësi të tjerë rreth këtij personi.

Që nga muaji mars, janë raportuar 66 infeksione të konfirmuara me gripin e shpezëve në SHBA, por sëmundjet e mëparshme kanë qenë të lehta dhe shumica e rasteve janë zbuluar mes punonjësve të fermave të ekspozuar ndaj shpezëve të sëmura ose lopëve të qumështit.

Një vdekje nga gripi i shpezëve nuk ishte e papritur, thanë ekspertët e virusit. Ka pasur më shumë se 950 infeksione të konfirmuara me gripin e shpezëve në mbarë botën që nga viti 2003, dhe më shumë se 460 nga këta njerëz kanë vdekur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Virusi i gripit të shpezëve “është një kërcënim serioz dhe historikisht ka qenë një virus vdekjeprurës”, tha Jennifer Nuzzo, drejtoreshë e Qendrës për Pandemitë në Shkollën e Shëndetit Publik në Universitetin Broën.

Në një komunikatë, zyrtarët e përshkruan vdekjen në Luiziana si tragjike, por gjithashtu thanë se “nuk ka ndryshime virologjike shqetësuese që po përhapen aktivisht te shpezët e egra, shpezët e fermave ose lopët që do të rrisnin rrezikun për shëndetin e njeriut”.

Në dy nga rastet e fundit në SHBA – një i rritur në Misuri dhe një fëmijë në Kaliforni – zyrtarët shëndetësorë nuk kanë arritur të përcaktojnë se si ata e morën virusin. Origjina e infeksionit të personit në Luiziana nuk është konsideruar mister. Por, ky ishte rasti i parë i infektimit të njeriut në SHBA që lidhet me ekspozimin ndaj shpezëve në oborr, sipas tyre.

Gripi i shpezëve H5N1 përhapet gjerësisht te shpezët e egra, shpezët e fermave, lopët dhe kafshë të tjera. Prania e tij e madhe në mjedis rrit mundësinë që njerëzit të ekspozohen dhe potencialisht të infektohen, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtarët vazhdojnë të këshillojnë ata që kanë kontakt me shpezë të sëmura ose të vdekura, të marrin masa paraprake, përfshirë përdorimin e mbrojtjes respiratore dhe syze mbrojtëse dhe doreza kur trajtojnë shpezët./ Radio Evropa e Lirë