zoom

Day ArchiveKanceri i mitrës, zbuloni simptomat dhe si ta parandaloni

Kanceri i mitrës është një nga llojet më të zakonshme të kancerit që prek gratë dhe është shkaku i katërt më i rëndësishëm i vdekjeve nga kanceri tek ato.

Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2020 janë regjistruar rreth 604,000 raste të reja të kancerit të mitrës, ndërsa 342,000 gra kanë humbur jetën për shkak të këtij kanceri.

Ky është një problem global që kërkon veprim urgjent dhe sensibilizim për rëndësinë e parandalimit dhe diagnozës së hershme.

Organizatat ndërkombëtare si Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të promovuar aktivitete edukative, sidomos gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e mitrës.

Ky muaj ka për qëllim të inkurajojë gratë dhe shoqërinë në përgjithësi që të kuptojnë rëndësinë e diagnostikës së hershme dhe masave parandaluese për këtë sëmundje.

Një nga aspekte më pozitive të kancerit të mitrës është se ai mund të parandalohet dhe trajtohet nëse zbulohet në fazat e hershme. Shkaku kryesor i këtij kanceri është infeksioni me Human Papilloma Virus (HPV), i cili mund të shkaktojë ndryshime të dëmshme në qelizat e qafës së mitrës, duke çuar në zhvillimin e kancerit. Megjithatë, ekzistojnë metoda efektive për ta parandaluar këtë sëmundje.

Një nga mënyrat më të mira për të ulur rrezikun është vaksina kundër HPV-së, e cila mbron nga disa prej llojeve më të rrezikshme të virusit. Po ashtu, testet e rregullta të skriningut për HPV dhe ndryshimet në qelizat e qafës së mitrës mund të zbulojnë probleme të mundshme në fazat e hershme, duke mundësuar trajtim të shpejtë dhe efektiv.

Kanceri i mitrës shpesh zhvillohet ngadalë dhe mund të mos japë simptoma të dukshme derisa të arrijë në faza më të avancuara. Megjithatë, disa simptoma të mundshme janë:

– Shkarkim i pazakontë i ujshëm ose të përgjakshëm nga vagina, shpesh me erë të pakëndshme.

– Gjakderdhje vaginale pas marrëdhënieve seksuale.

– Gjakderdhje ndërmjet cikleve menstruale ose pas menopauzës.

– Menstruacione më të rënda dhe më të gjata se zakonisht.

– Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Megjithatë, shumë gra mund të mos ndiejnë simptoma të dukshme, dhe për këtë arsye, është jetike që ato të bëjnë kontrolle të rregullta gjinekologjike dhe teste për HPV. Programet e skriningut dhe analiza të tilla mund të zbulojnë ndryshime në qelizat e qafës së mitrës, duke mundësuar ndërhyrje të hershme dhe të efektshme për të parandaluar përparimin e sëmundjes.

Për të luftuar kancerin e mitrës, është thelbësore të rritet ndërgjegjësimi dhe të inkurajohen gratë të kërkojnë trajtim mjekësor të rregullt dhe të ndjekin udhëzimet për parandalim dhe skrining. Organizatat shëndetësore, si në nivel ndërkombëtar dhe lokal, duhet të vazhdojnë të promovojnë informacione dhe shërbime që mund të shpëtojnë jetë.

Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Mitrës, i cili është në janar, është një mundësi e shkëlqyer për të edukuar gratë dhe për të inkurajuar veprime për parandalimin dhe trajtimin e hershëm. Shëndeti i grave duhet të jetë një prioritet global, dhe mundësitë për parandalimin dhe trajtimin e hershëm janë këtu. Është koha për të vepruar dhe për të shpëtuar jetë!

Policia ngre alarmin pas mesazheve mashtruese: Duan t’ju vjedhin Whatsapp-in

Pas disa mesazheve mashtruese që po mbërrijnë në celularët e qytetarëve ka reaguar Policia e Shtetit.

Drejtoria për Hetimin Krimin Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Tiranës ju bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal ndaj teksteve që vijnë që mbërrijnë kryesisht në rrjetin social Whatsapp.

Sipas krimit kibernetik mesazhet që mbërrijnë janë kurth, me qëllimin filanl për t’i marrë përdoruesit llogarinë e Whatsapp.

Mesazhet janë të ngjashme si në poshtë:

Njoftimi:
Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, me qellim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp.
Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme.
Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit Ëhatsapp të personave të mashtruar.
Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet ti fshijnë  dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju  jetë hakëruar Whatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve.
Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet,  me qëllim  identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

Milani dhuron spektakël, përmbys Interin dhe fiton Superkupën e Italisë

Milan ka fituar Superkupën e Italisë, pasi mposhti rivalët e përjetshëm të Inter me rezultatin 3-2 në një derbi spektakolar.

Inter e mbylli në avantazh pjesën e parë me një gol të shënuar në minutën e fundit nga Taremi, ndërsa dyfishoi rezultatin në nisje të pjesës së dytë me anë të Lautaro Martinez.

Lajm i keq për ‘zikaltërit’ ishte dëmtimi i Çalhanoglu në minutën e 35-të, i cili u zëvendësua nga mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani.

I gjendur përballë një disavantazhi të tillë, Milan nuk u dorëzua por arriti të përmbysë rezultatin e ndeshjes.

Hernandez hapi serinë e golave për të besuarit e Sérgio Conceição, ku me një goditje dënimi të realizuar në mënyrë perfekte, e dërgoi topin në rrjetë tokazi në minutën e 52-të.

Përmbysja e madhe erdhi pas golave të Pulisiç në minutën e 80-të dhe Abraham në minutën e 93-të, duke i dhënë ‘kuqezinjve’ trofeun prestigjoz.

Derbi i Madoninës u zhvillua në stadiumin “Al-Awwal Park” të Riad në Arabinë Saudite.

“Eskalon” situata në BBV/ Përplasje dhe ofendime mes banorit dhe opinionistit

Ka dalë jashtë kontrollit situata në prime-n e Big Brother Vip Kosova.

Një nga banorët, Xuxi dhe opinionisti Milaim Zeka janë përplasur dhe kanë kanë kaluar në ofendime ndaj njëri tjetrit.

Shkak u bë një situatë mex Xuxit dhe banorit tjetër Drilon Rama për të cilën Zeka u shpreh kritik.

“Atë shprehjen që ia the Drilonit, asnjë rrugaç nuk ia thotë”- tha Zeka.

Ndërsa këngëtari u përgjigj duke i kujtuar opinioistit të gjtha debatet publike edhe më herët.

“Mbylle mos fol, në emisione të kemi parë, ke sharë me nënë. Ti je shumë banal”.- tha XUxi.

Çfarë është virusi HMPV që po përhapet në Kinë

Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në vende të tjera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të hënën qytetarët e vendit me informacione thelbësore lidhur me këtë, me qëllim rritjen e masave të kujdesit parandalues.

Instituti tha për Radion Evropa e Lirë se tani për tani nuk ka ndonjë rast me HMPV në Kosovë.

Metapneumovirusi njerëzor (HMPV) është virus respirator, i cili shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen, por ai mund ta rrisë rrezikun apo të shkaktojë më shumë komplikime, si bronkiti apo pneumonia, posaçërisht te të moshuarit dhe fëmijët e vegjël.

Kjo sëmundje është e së njëjtës familje si virusi respirator sincicial (RSV) dhe është shfaqur që nga viti 2001, kur u identifikua për herë të parë në Holandë.

Ky virus përhapet gjatë sezoneve të ftohta.

Pse u bë lajm HMPV-ja?
Në Kinë është raportuar për rritje të rasteve me virusin HMPV në javët e fundit.

Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i ka paralajmëruar qytetarët e vet të kujdesen për higjienën dhe shëndetin.

Ajo, gjithashtu, ka hedhur poshtë pretendimet online se spitalet janë mbushur me pacientë dhe se ka frikë për një pandemi të ngjashme si ajo e COVID-19.

Kush rrezikohet nga ky virus?
Simptomat e HMPV-së janë të ngjashme me ato të gripit apo ftohjes.

Rastet e rënda mund të rezultojnë me bronkit ose pneumoni veçanërisht te foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobësuar.

Njerëzit me probleme në mushkëri, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose emfizema, janë në rrezik më të shtuar për pasoja më të rënda.

Si përhapet?
HMPV-ja ka shumë mundësi të përhapet nga personi i infektuar te të tjerët përmes kollitjes dhe teshtitjes; kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve apo sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

Si të parandalohet përhapja e HMPV-së?
Për të parandaluar përhapjen dhe për t’i ulur rreziqet e shkaktuara nga patogjenët respiratorë, duhet të ndiqen masa të thjeshta.

Këto masa përfshijnë qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, kujdesin që kur kolliteni dhe teshtini ta mbuloni gojën dhe hundën me pecetë ose bërryl të përthyer.

Gjithashtu larja e rregullt e duarve, shmangia e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara ndihmojnë në parandalimin e prekjes nga ky virus.

Aktualisht, nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për HMPV dhe kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik dhe virusi zakonisht kalon vetë.

Dy shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë në karrierë gjatë vitit 2025

Të gjithë e dimë që karriera jonë kalon përmes periudhave të ngjitjeve dhe rënieve, dhe ndonjëherë disa vite janë më të mira se të tjerat. Sipas astrologëve, vitin 2025 do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për dy shenja të zodiakut që pritet të përjetojnë një rritje të ndjeshme në karrierën e tyre.

Ky vit do të shënojë fundin e shumë vështirësive për to dhe hapjen e mundësive të reja, të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në fatin dhe reputacionin e tyre.

Shumë mundësi për avancim dhe shpërblime të bujshme do t’u vijnë, dhe nëse i shfrytëzojnë ato me kujdes, mund ta zgjatin suksesin e tyre edhe për disa vite të tjera.

Virgjëresha: Rritje dhe mundësi të mëdha në karrierë
Virgjëreshat kanë kaluar një periudhë të vështirë në dy vitet e fundit, me ndikimin e Saturnit që ka sjellë vonesa dhe përpjekje të mëdha për të arritur sukses. Ata që janë lindur rreth datës 20-22 shtator, kanë përjetuar gjithashtu ndikimin e Neptunit, që ka sjellë konfuzion dhe pasiguri. Megjithatë, kjo periudhë e vështirë po merr fund.

Në vitin 2025, situata për Virgjëreshat ndryshon radikalisht. Neptuni largohet nga Peshqit në mars dhe Saturni largohet në maj, duke u larguar plotësisht deri në vitin 2026, gjë që do t’i çlirojë nga barrat e shumta që kanë përballuar.

Ndikimi i Jupiterit, planeti i fatit dhe zgjerimit, do të jetë kyç për Virgjëreshat në vitin 2025. Ky planet kalon në shtëpinë e tyre të 10-të të karrierës nga 1 janari deri më 9 qershor, një periudhë e veçantë që ndodh vetëm një herë në 12 vjet.

Jupiteri do të sjellë mundësi të mëdha në punë, si përmes njohjes nga eprorët, ashtu edhe përmes mundësive të reja profesionale që mund të shfaqen papritur. Edhe pse fatin mund ta gjeni duke qenë në vendin e duhur, është e rëndësishme të vazhdoni të punoni me përkushtim dhe të mos e lejoni vetëbesimin e tepërt të ndikojë në punën tuaj.

Kjo është një mundësi e artë që duhet shfrytëzuar maksimalisht, sepse mund të sjellë rezultate të jashtëzakonshme për karrierën tuaj në vitet që do të vijnë.

Peshorja: Njohje dhe mundësi të reja për rritje në karrierë
Peshoret gjithashtu do të përjetojnë një vit të mrekullueshëm në aspektin profesional. Dy vitet e fundit kanë qenë të ngadalta për ta, pasi Saturni ka qenë në shtëpinë e gjashtë të punës, duke i bërë ata të ndihen se përpjekjet e tyre janë shtuar dhe puna ka qenë më e lodhshme se zakonisht. Megjithatë, vitin 2025 do të jetë një periudhë e ndryshimeve të mëdha për ta.

Me kalimin e Jupiterit në shtëpinë e 10-të të karrierës më 9 qershor, Peshoret do të ndiejnë një rritje të madhe të mundësive për promovim, njohje dhe avancim profesional. Jupiteri do të qëndrojë në këtë pozicion deri në korrik të vitit 2026, dhe do t’u ofrojë mundësinë të marrin shpërblime për punën e bërë deri më tani, si dhe mundësinë për të kaluar në pozita më të mira profesionale, ose për të gjetur mundësi të reja që i përshtaten më shumë. Peshoret mund të përfitojnë gjithashtu nga puna që kanë bërë më parë, dhe ky mund të jetë një moment i shkëlqyer për të marrë njohje për arritjet e tyre.

Për të shfrytëzuar këtë periudhë, është e rëndësishme të mos nxitoni dhe të mos bëni hapa të nxituara. Mundësitë do të vijnë dhe do të kërkojnë një qasje të kujdesshme për të përfituar sa më shumë nga ato.

Nëse i përdorin mundësitë me mençuri, Peshoret do të shohin rezultate pozitive që do të ndihmojnë karrierën e tyre gjatë vitëve në vijim.

Tërmet në veri/ Sa ishte magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.3 ka lëkundur vendin pak minuta më parë.

Epieqendra ishte në afërsi të Prizrenit ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut.

Paraprakisht nuk raportohet për dëme.

Në drejtimin e Kamala Harris, Kongresi certifikon në paqe fitoren e Trump

Kongresi certifikoi sot zyrtarisht fitoren e presidentit të zgjedhur Trump në zgjedhjet e vitit 2024, duke e çuar atë një hap më pranë marrjes së Zyrës Ovale në fund të këtij muaji.

Ky ishte hapi i fundit përpara inaugurimit të Trump më 20 janar.

Procesi i rregullt është një kontrast i fortë me skenën në dhomën e Dhomës së Përfaqësuesve katër vjet më parë, kur rebelët që protestonin kundër rezultateve të zgjedhjeve të 2020 ndaluan procedurat dhe detyruan ligjvënësit të fshiheshin për disa orë.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris kryesoi certifikimin e fitores së Trump, pasi humbi ndaj tij në zgjedhjet e nëntorit që panë republikanët të ‘rrëzoheshin’ në Presidencë dhe të dy dhomat e Kongresit.

Harris regjistroi një video-mesazh që u publikua përpara certifikimit, duke u thënë shikuesve: “Transferimi paqësor i pushtetit është një nga parimet më themelore të demokracisë amerikane. Ashtu si çdo parim tjetër, është ajo që e dallon sistemin tonë të qeverisjes nga monarkia apo tirania”.

Procesi i certifikimit si një formalitet i zakonshëm, kaloi mes trazirash katër vjet më parë kur mbështetësit e Presidentit Donald Trump, sulmuan dhunshëm Kapitolin.

Ata protestuan dhe bënë përpjekje për të ndaluar transferimin e pushtetit te demokrati Joe Biden, i cili kishte fituar zgjedhjet ndërsa nga përplasjet mbetën të vdekur disa persona.

KUJDES! Si po ju mashtrojnë në WhatsApp

Së fundmi, në WhatsApp po qarkullon një skemë e re mashtrimi.

Disa përdorues të aplikacionit janë përballur me një mesazh, që i fton të luajnë online në kazino.

Ata duhet të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e lojës për të fituar mbi 1000 euro falas, sipas mesazhit.

Ky mesazh përmban një link, që përdoruesit e WhatsApp duhet ta shtypin për të përfituar shumën e parave.

Por e gjitha kjo është një skemë e mirëfilltë mashtrimi. Duke shtypur linkun në fjalë, ti autorizon ata që qëndrojnë pas skemës që të kenë akses në të dhënat e tua dhe të vjedhin llogarinë bankare.

Unaza e Madhe nuk e “shfryn” trafikun e Tiranës

“Ne i kemi dhënë më shpejt kantiereve tona, pavarësisht kushteve të motit që gjatë dhjetorit nuk na kanë ndihmuar, pikërisht për ta dorëzuar dhe për ta çliruar kryeqytetin, pasi siç kemi thënë Unaza e Madhe nuk është vetëm në shërbim të banorëve të kryeqytetit, por është në shërbim të të gjithë atyre vizitorëve që vijnë nga të katër anët e Shqipërisë”, do të deklaronte zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në dhjetor për Unazën e Madhe të Tiranës.

Por, as kjo vepër e shumëdiskutuar rrugore nuk e shpëtoi dot kryeqytetin nga trafiku, ndryshe nga ç’propaganduan qeveritarët.

Këtë të hënë, 6 janar, administrata dhe shkollat u kthyen në punë, pas pushimeve të fundvitit. Një rikthim në normalitet për Tiranën do të thotë rikthim në trafik. Radhët kilometrike të automjeteve u krijuan edhe pasditen e kësaj të hëne, edhe pse Unaza e Madhe e Tiranës ishte e aksesueshme.

Mjetet qëndronin në trafik pranë Liqenit Artificial, në zonën e Astirit si dhe në aksin nga Vora deri te mbikalimi i Kasharit.

Radha kilometrike u formua nga dalja e Unazës së Madhe te sheshi “Shqiponja” deri në drejtim të aeroportit të Rinasit.