zoom

Day ArchiveDurrësi dhe jugu në “black out” energjetik, OST tregon çfarë ka ndodhur dhe kur do rikthehen dritat

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njoftoi se ndërprerja e sotme e energjisë elektrike në disa qytete të vendit ndodhi për shkak të stakimit të avarisë së linjës 220kV Tirana 2 – Rrazhbull.

Si pasojë, energjia u ndërpre në të gjitha nën-stacionet e rajoneve Durrës, Lushnjë, Fier, Vlorë, Kuçovë dhe Berat.

Pas rreth 30 minutash, OST arriti të rikthejë energjinë në nën-stacionet e këtyre rajoneve, megjithatë, rikthimi u realizua vetëm për fidrat e rëndësisë së veçantë, përfshirë spitalet dhe qendrat e qytetit.

Të gjithë konsumatorët e tjerë mbeten të prekur nga kufizime të thella në furnizimin me energji elektrike.

Gjithashtu, në orën 17:52, u raportua një ndërprerje e përkohshme e energjisë edhe në rajonin e Sarandës, e cila u rikthye sërish me kufizime.

Aktualisht, OST njofton se është duke realizuar një rivendosje graduale të energjisë në rajonet e mësipërme, për shkak të ngarkesës së lartë. Ky proces po kryhet në bashkëpunim me Dispeceritë Rajonale të Durrësit, Beratit, Fierit, Gjirokastrës dhe Vlorës, në përputhje me udhëzimet dhe hapësirat e nevojshme deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit.

Vlora, Fieri, Durrësi dhe Berati në errësirë, rikthehet pjesërisht energjia në disa zona

Është rikthyer pjesërisht energjia elektrike në disa zona të qarqeve të Vlorës, Durrësit, Beratit dhe Fierit, të cilat ishin në errësirë totale.

Mësohet se kjo gjendje u shkaktua pasi ishte stakuar nën-stacioni i Spitallës që furnizon me energji elektrike zonat deri në jug të vendit.

Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE Fier, u bë e ditur se kishin rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-ëshit.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku. Grupet e punës janë në terren. Ende s’ka informacion se sa do të zgjasë kjo situatë, por me përcaktimin e defektit është kaluar furnizimi nga linjat dytësore, ku është bërë e mundur furnizimi me energji i disa zonave.

Akciza, rritet sërish çmimi i cigareve

Pas shtrenjtimit “jashtë radhe” në dhjetor, çmimet e paketave të cigareve në vend do të rriten sërish. Kjo për shkak të akcizës së duhanit, një lloj takse që rritet çdo vit.

Nga 7 mijë e 250 lekë për çdo 1 mijë fije cigare që ishte, çmimi rritet në 7 mijë e 500 lekë.

“Risi është që për herë të parë, këtë vit, hyjnë në akcizë edhe produktet alternative të duhanit. Cigaret elektronike dhe ato me djegie”, u shpreh për mediat eksperti i kontrollit të cilësisë së duhanit, Roland Shuperka.

Qeveria synon që nëpërmjet rritjes së çmimit të cigareve të ulë konsumin, duke mbrojtur shëndetin. Po a do të bëjnë çmimet më të shtrenjta që shqiptarët të tymosin më pak?

“Nuk ka asnjë ndikim. Të dhënat në vite kanë treguar se me gjithë shtrenjtimin e duhanit, konsumi nuk është ulur. Përkundrazi”, theksoi Shuperka.

Nga rritja e akcizës, Ministria e Financave pret që në buxhetin për vitin e ardhshëm të grumbullohen 850 milionë lekë. Ndërkohë, për ekspertët e tregut, qeveria duhet të rrisë kontrollin ndaj tregimit informal të duhanit.

“Dhe kjo është detyruese sepse do të rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit me 80 deri në 100 milionë euro çdo vit”, deklaroi Shuperka.

Deri në fundin e nëntorit të vitit të shkuar, në vend hynë 2 mijë e 665 tonë duhan, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.

PS thirrje diasporës të regjistrohet nga 11 Janari:Dokumentacioni i nevojshëm për të votuar në maj

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ka bërë thirrje diasporës shqiptare që të rregjistrohet prej datës 11 janar, kur do të nisë procesi i regjistrimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Ministri Balla në një video të publikuar në rrjetet sociale deklaron se ky proces do të realizohet përmes një platforme të re elektronike të ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas Ballës, Kodi Zgjedhor i miratuar më 26 korrik 2024 përcakton që regjistrimi i votuesve jashtë vendit fillon katër muaj përpara ditës së zgjedhjeve. Ai e cilësoi procesin si të rëndësishëm, ndonëse pak të koklavitur, duke theksuar se është një praktikë që ekziston në shumë vende të botës.  Për t’u regjistruar, çdo shtetas duhet të hapë një llogari në platformën elektronike të KQZ-së, e cila do të jetë funksionale nga 11 janari. Procesi nuk lidhet me platformën e-Albania, por përfshin një sistem të ri, ku aplikantët duhet të fotografojnë fytyrën e tyre për verifikim dhe të presin një konfirmim nga KQZ.

“Në momentin kur të vjen konfirmimi nga KQZ-ja për procesin e votimit, do të duhet të vendosësh edhe një adresë. Për të konfirmuar këtë adresë, mjafton çdo lloj dokumenti që mund të keni, qoftë një kontratë qiraje për shtëpi, qoftë një kontratë furnizimi me ujë të pijshëm, qoftë një kontratë furnizimi me internet apo energji elektrike, ose edhe çdo lloj dokumenti tjetër, qoftë leje qëndrimi (permesso di soggiorno) apo një kontratë me bankën. Për fëmijët, le të themi, mund të përdoret një vërtetim nga shkolla” tha Balla duke folur para emigrantëve në Firence.

Balla apeloi që votuesit të mos e neglizhojnë plotësimin e fletës së votimit sapo ta marrin dhe ta dërgojnë në kohë për në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik.

“Pra, të gjitha këto dokumente, mjafton një prej tyre, fotografohet, vendoset aty dhe konfirmohet ajo adresë. Në atë adresë, përmes postës, do të vijë edhe fleta e votimit. Kjo fletë duhet të mos lihet siç e kemi zakon ne shqiptarët – që na vjen dhe e lëmë aty te frigoriferi dhe harrojmë – por atë ditë që do të vijë, secili ta plotësojë dhe ta nisë për në Shqipëri” deklaroi Balla.

Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) që u prezantua fundvitin e kaluar vjen në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë. Fillimisht duhet të krijohet një llogari në ”PER” me anë të një numri telefoni ose emaili dhe më pas vjen një mesazh nga KQZ me një kod 6-shifror njëpërdorimësh. Pas vendosjes së tij të kërkohet të krijosh një fjalëkalim me 8 karaktere, me përmbajtje një shkronjë të madhe, një të vogël dhe një numër brenda 8 karaktereve. Aplikimi do mund të bëhet vetëm nga njerez realë pasi fytyra do duhet të pozicionohet te kamera ku sistemi do te kapë imazhin e votuesit.

Gjithashtu ministri Balla ka shpjeguar procesin e rrregjistrimit dhe gjithcka duhet, përfshirë dhe dokumentacionin mbështetës:

11 JANARI 2025 shënon fillimin e procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025.

Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ https://apps.apple.com/al/app/komisioni-qendror-i-zgjedhjeve/id6448755948

ose https://play.google.com/store/apps/details?id=com.kqz.app.kqz&pcampaignid=web_share ose nëpërmjet faqes https://kqz.gov.al

KQZ ju kërkon si dokumentacion për regjistrim në PER:

Kartë ID ose Pasaportë;

Dokumentacioni i nevojshëm i deklarimit të adresës duhet të përmbajë emrin e zgjdhësit të njëjtë me emrin në dokumentin e ID për regjistrim në PER (një prejt yre):

dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar nështetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

dokument/e bankare (kontratë kredie, vërtetimbankar etj), që përmban adresën e  banimit;

kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz oseelektrike) në banesë;

kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;

leje drejtimi automjeti (patentë), në rastet kur shënohet adresa e banimit;

dokument të lëshuar nga organi kompetent ishtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton    qëndrimin e zgjedhësit në një institucion   shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;

çdo dokument tjetër, i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e vetëdeklaruar jashtë vendit.

Për rregjistrimin ju nevojitet një pajisje elektronike (telefon inteligjent, laptop, PC i pajisur me kamera ballore) për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimi (fotografimi) i dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës.

KLSH: Të dhënat e Censit të shqiptarëve nuk po mbahen në vend të sigurt

“Të dhënat e shqiptarëve të mbledhura për Censin 2023 nuk janë ruajtur siç e kërkon ligji. Mjedisi i kontraktuar për grumbullimin e materialeve ka qenë një garazh me qira mujore 420 mijë lekë dhe të dhënat e popullsisë kanë pasur risk të lartë keqpërdorimi”.

Ky është përfundimi që arrin KLSH pas auditimit të kryer ndaj INSTAT, ku në raport thuhet se skuadra e ngritur në këtë proces për sigurimin e një ambienti me qira për vendosjen e pajisjeve elektronike të cilat shërbejnë për mbledhjen e të dhënave të popullsisë dhe banesave ka rrezikuar në mënyrë të ndjeshme parimet e sigurisë së të dhënave sensitive si dhe konfidencialitetin e tyre.

Instituti i Statistikave i kërkoi ministrisë së mbrojtjes si fillim një hapësirë prej 650 m2 minumimi të ndarë në 3 dhoma, ku nënvizonte që “materialet është shumë e rëndësishme që të ruhen në kushte larg lagështirës, dëmtimit dhe aksesit të pa autorizuar dhe ruajtje fizike 24 orë”. Mirëpo në mungesë të një vendi të tillë të lirë, INSTAT lidhi kontratë me një subjekt tregtar për një magazinë me qira që auditimi i KLSH e vlerëson si hapësirë të papërshtatshme; e cila është monitoruar nga ora 22:00-6:00 për 8 orë nga një roje fizike.

“Nga auditimi i Projektit të Cens-it 2023 u konstatua se INSTAT ka detyrimin të marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar hyrjen e paautorizuar në instalimet ku të dhënat personale të censit mbahen. INSTAT-i duhet t’i trajtojë të dhënat e mbledhura, të përpunuara e të ruajtura të censit si rreptësisht konfidenciale duke mos lejuar individët dhe njësitë e tjera statistikore të identifikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Grupi i ngritur nga titullari i INSTAT cenon parashikimet ligjore.

INSTAT nuk i është përmbajtur specifikimeve të sipërfaqeve sipas kërkesës fillestare drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gjatë procesit të marrjes me qira të ambientit nga lidhja e kontratës bashkë me amendimin e kryer, i gjithë procesi ka qenë i pa argumentuar dhe i pa studiuar. Njësia ku magazinoheshin tabletat ambienti nuk ishte i pajisur me sistem kondicionimi kishte lagështirë në një pjesë të saj, si dhe objekti i marrë me qira aksesohej nga disa hyrje”, – thuhet në raport.

Në raport theksohet se KLSH ka kryer verifikimin e hapësirës të kontraktuar me qira, dhe është vënë re në kundërshtim me ligjin për censin, se njësia garazh është përdorur si parkim gjatë dorëzimit të të dhënave për procesin e CENS 2023; ndërsa aktualisht ky mjedis nuk ka asnjë material brenda dhe nuk përdoret më nga INSTAT por vazhdon të paguhet qira mujore…

“Nga ana e Titullarit të Institucionit në bashkëpunim me strukturat drejtuese në INSTAT të merren masat e nevojshme për ngritjen e një grupi pune me qëllim analizimin e problematikave të konstatuara në lidhje me procesin e përzgjedhjes së ambienteve dhe pas evidentimit të mangësive në lidhje me kushtet e sigurisë, të kryhen përmirësimet konkrete duke rishikuar kushtet e kontratës së qirasë, me qëllim parandalimin në të ardhmen për rreziqet e mundshme nga humbja e të dhënave sensitive në kuadër të Projektit të Cens-it 2023, si dhe të nxirren përgjegjësitë përkatëse mbi mospërputhjen e specifikimeve teknike”, thuhet në raportin e auditimit.

Nga 7700 tableta të blera në kuadër të CENSIT 2023, auditimi zbulon se 737 pajisje elektronike vijojnë të jenë në përdorim për projekte të tjera dhe nuk është finalizuar ende procesi i mbledhjes totale të tyre. /Top Channel

Gjendja shëndetësore e Janullatos kritike

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar, sipas raportimeve të fundit nga mediat helene.
“Situata aktuale e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Shqipërisë vlerësohet si kritike nga mjekët kurues ”, thuhet në njoftimin mjekësor nga spitali Evangelismos, ku Janullatos ndodhet i shtruar.

95-vjeçari po monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesores së Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa e nevojshme të transferohej në Athinë.

Dafina Zeqiri në pritje të fëmijës së parë!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Burime pranë artistes kanë konfirmuar për Indeksonline se Dafina është disa muajshe shtatzënë dhe pritet të bëhet nënë në muajin korrik.

Edhe pse nuk ka bërë ende një njoftim publik në rrjetet sociale, kjo është një periudhë emocionuese për të, e cila, krahas angazhimeve muzikore, po shijon këtë fazë të veçantë të jetës së saj.

Vlora pa drita/ Dëgjohen të shtëna me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Vkorë ndërsa qyteti është në errësirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur vetëm pak momente më parë.

Detaje priten në vijim.

Trupat kalojnë kufirin/ Ukraina ofensivë “surprizë” në Rusi

Autoritetet ruse njoftuan për sulmin në Kursk, gjë që u konfirmua edhe nga Ukraina.

Trupat ukrainase depërtuan përtej kufirit në një inkursion të befasishëm më 6 gusht të vitit të kaluar dhe kanë arritur të mbajnë një pjesë të territorit atje, gjë që mund t’i sigurojë Kievit një mjet të rëndësishëm negocimi në bisedimet e mundshme të paqes.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, postoi në rrjetin Telegram se kishte “lajme të mira” nga rajoni Kurskut, duke shtuar se: “Rusia po merr atë që meriton”. Sipas Kievit, trupat ruse u sulmuan në disa drejtime.

Ndërkohë Moska pretendoi se trupat ruse kishin zmbrapsur me sukses dy sulme të forcave ukrainase.

Raportet nga blogerët e luftës në Rusi, të cilët mbështesin agresionin në Ukrainë, por që shpesh kanë raportuar në mënyrë kritike për dështimet e ushtrisë, treguan se sulmi ukrainas i kishte vënë forcat ruse të paktën përkohësisht në mbrojtje. Agjencia e lajmeve Reuters tha se mund të verifikonte në mënyrë të pavarur situatën në terren.

Vlerësimet ukrainase dhe perëndimore thonë se rreth 11 mijë trupa nga aleati i Rusisë, Koreja e Veriut, janë vendosur në rajonin e Kurskut për të mbështetur forcat e Moskës. Rusia as e ka konfirmuar, as mohuar praninë e tyre.
“Komandanti i Përgjithshëm më raportoi për situatën në rajonin e Kurskut. Konkretisht, në betejat e djeshme dhe sot pranë vetëm një fshati, Makhnivka në rajonin e Kurskut, ushtria ruse humbi gati një batalion ushtarësh këmbësorie, koreano-veriore dhe rusë”, deklaroi President i Ukrainës në një video në rrjetin Telegram.

Zoti Zelenskyy tha se do t’u bëjë thirrje përsëri aleatëve për të rritur mbrojtjen ajrore të vendit të tij në një takim këtë javë në Gjermani. Ai tha se dhjetëra vende partnere do të marrin pjesë në takimin në bazën ajrore Ramstein në Gjermani të enjten
“Detyra mbetet e pandryshuar: forcimi i mbrojtjes sonë ajrore”, deklaroi ai.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin, do të marrë pjesë në takimin, i cili fillimisht do të mbahej në muajin tetor të vitit të kaluar dhe do të merrte pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden. Por takimi u shty për shkak të përgjigjes ndaj uraganit Milton që goditi SHBA-në.

Në javët e fundit në detyrë, administrata Biden ka bërë trysni për të dërguar sa më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë.

Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën territorit të Ukrainës, por suksesi i papritur i forcave ukrainase që po kontrollojnë një pjesë të territorit rus mund të rrisë pozicionin e saj negociues teksa të dyja palët po përgatiten për bisedime të mundshme paqeje këtë vit.
Rusia dhe Ukraina janë përpjekur të përmirësojnë pozicionet e tyre në fushën e betejës përpara se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump të betohet më 20 janar. Zoti Trump ka thënë vazhdimisht se do t’i japë fund shpejtë luftës, por pa thënë se si. VOA/

Europa bëhet gati për acar, ulje e ndjeshme e temperaturave në të gjithë kontinentin pas 12 janarit

Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane.

Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër, përfshirë këtu edhe Ballkanin, të veshur me një pelerinë anticiklonike të ftohtë.

Temperaturat e buta do t’ia lenë vendin ngricave, megjithatë mbetet e paqartë nëse këto masa ajrore do të jenë kalimtare apo do të zgjasin në kohë.

Ndërkohë, këtë fundjavë, Britania e Madhe, Skocia dhe Irlanda e Veriut ndodhet nën pushtetin e borës. Temperaturat arrijnë në -10 gradë në Skoci, ndërsa në disa pjesë të vendit ka probleme me energjinë elektrike.

Bora e dendur ka përfshirë gjatë natës Anglinë dhe Uellsin, ndërsa autoritetet paralajmërojnë shoferët të kenë kujdes për shkak të ngricave në rrugë.

Disa aeroporte kanë mbyllur përkohësisht pistat, përfshirë Aeroportin e Mançesterit, të Liverpulit dhe të Birminghamit.