Aplikacion
Një zjarr masiv ka përfshirë çatinë e përbashkët të dy banesave në lagjen 4 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe policisë, të gjithë banorët janë evakuuar në kohë, duke shmangur dëme në njerëz.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të shuar flakët, të cilat kërcënojnë të përhapen më tej. Ndërkohë, forcat e policisë kanë marrë masa sigurie për të mbrojtur banorët dhe për të parandaluar incidente të mëtejshme.
Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit. Ekspertët po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa banorët janë të tronditur nga kjo situatë e papritur.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme. Hetimet për këtë ngjarje janë në vijim.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.
Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit.
Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.
Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Sherri në Sarandë, flet motra e vëllezërve: Policët erdhën natën me shkopa bejsbolli!Një sherr masiv ndodhi në Gjashtë të Sarandës më datë 1 janar 2025, ku u përfshinë katër punonjës policie, të gjithë vëllezër. Pala e dëmtuar ishin vëllezërit Nexhipi.
Në lidhje me këtë sherr masiv e të pazakontë, ka folur për Balkanweb motra e vëllezërve Nexhipi. Ajo tregon se sherri ka filluar pas një konflikti për një makinë të marrë me qira, që sipas saj, dhunuesit nuk kanë pranuar ta japin.
Motra e vëllezërve Nexhipi tregon se vëllezërit policë kanë ardhur në mes të natës, të armatosur me shkopa bejzbolli. Ajo thotë se jashtë banesës në momentin e konfliktit kanë qenë më shumë se 20 persona. Motra e dy vëllezërve të dëmtuar kërkon që drejtësia të vendoset në vend. Sipas saj, ka përpjekje që ngjarja të manipulohet.
Motra e dy vëllezërve Nexhipi: Ngjarja në Gjashtë të Sarandës ka ndodhur rreth orës 1 të mesnatës. Një person, që më vonë është identifikuar si shef policie, Alvaro Sulejmani ka telefonuar një nga djemtë me mbiemër Nexhipi duke i thënë se duhet të vijë tek shtëpia e të sqarohemi, duke kërkuar edhe falje për pjesën e lekëve që të kam borxh për makinën e marrë me qira. Një nga djemtë me mbiemër Nexhipi i ka thënë se është shumë vonë dhe takohemi nesër se ka ditë, kurse ai ka këmbëngulur duke i thënë se unë jam punonjës policie dhe se kam qejf që këto gjëra të sqarohen sot dhe se të kishte besim tek ai, duke i thënë se unë vij tek shtëpia jote e nuk ke pse ti të dalësh. Pas afër çerek ore, ai ka ardhur afër banesës, ku ndodhet një lokal familjar dhe kur një nga djemtë ka dalë, direkt ka hasur në grushte, kërcënime me armë dhe aty janë paraqitur mbi 20 persona.
Kanë qenë diku tek 8 makina, që kanë ardhur të armatosur me shkopa bejzbolli, me mjete shumë të forta. Dy vëllezërit Nexhipi kanë hasur një ngjarje tepër të rëndë dhe direkt ata kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre, së paku mbi 6 gëzhoja arme janë identifikuar në vendin e ngjarjes, një karikator që njërit i ka rënë nga dora kur ka dashur ta ndërrojë, ka ardhur policia. Policia ka hasur në tentativë kundërshtimi nga ata, pasi ky grup i është kundërvënë edhe policisë.
Policia i ka ndarë deri diku duke ikur dhe më pas dy vëllezërit Nexhipi janë shoqëruar për në spital se kanë marrë lëndime të rënda me qytën e pistoletës, një makinë e parkuar është shpuar nga një plumb, një person që ka dalë nga lokali është goditur në kokë dhe është mjekuar në Spitalin e Sarandës. Pas ngjarjes, kam telefonuar Policinë e Vlorës dhe më kanë thënë se nuk janë informuar, por se do flasin me Policinë në Sarandë për të parë situatën.
Më pas kanë vijuar procedurat e policisë e kemi marrë vesh se 4 prej tyre janë punonjës policie dhe një ish-punonjës policie. Konflikti ka ndodhur për një makinë që është marrë me qira në biznesin tonë familjar dhe personi nuk pranonte të dorëzonte makinën. Makinën si përfundim na e ka lënë në një pikë karburanti, që ne e kemi gjetur vetë. Ne presim që drejtësia të vihet në vend, duke qenë se me armë na kanë ardhur në mes të natës. Ka përpjekje që çështja të manipulohet. Ne do i shkojmë deri në fund drejtësisë.
Berisha paraqitet në SPAK të hënën, PD njofton protestë para ProkurorisëTë hënën e 6 Janarit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet në ambientet e SPAK pas masës së sigurisë së dhënë nga Apeli i Posaçëm.
Të njëjtën ditë strukturat e Partisë Demokratike janë njoftuar për një protestë para SPAK. Ajo pritet të zhvillohet rreth orës 9:30 kohë kur atje pritet të shkojë Berisha.
“Ditën e hënë në orën 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës që është në anën e kryetarit të PD, Sali Berisha”, thuhet në njoftimin dërguar degëve të partisë.
Kryetarit të PD-së i është caktuar masë sigurimi detyrim paraqitje dy herë në muaj pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore në SPAK.
Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
Vetë Berisha e konsideron vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën.
Bllokimi i TikTok në Shqipëri është i ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri më tani në mbarë botën. Jo aq shumë për kohën (të menjëhershme). As për efektet (do të zbatohet për të gjithë, pa dallim). Por për arsyet. Qeveria e Tiranës do të ndalojë përdorimin e medias sociale në mbarë vendin për 1 vit të tërë, për shkak të shqetësimit për ndikimin që ajo ka në shëndetin mendor të qytetarëve të saj më të rinj. Sidomos adoleshentëve.
Gjithçka nisi nga një lajm krimi. 20 nëntorin e kaluar, një djalë 14-vjeçar nga Tirana u godit me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij. Ata fillimisht sfiduan njëri-tjetrin në rrjetet sociale me video. Pastaj ndjekësit e tyre do t’i ftonin në veprim me reagime nxitëse. Kjo bëri që dhuna të shpërthejë, e cila ka kaluar nga digjitalja në kinetikë. 24 plagë me thikë që e lanë të reagimet nxitëse nga shumë të rinj.
“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë. Problemi jemi ne. Problemi është shoqëria jonë dhe çfarë po bëhet. Problemi sot është TikTok dhe të gjitha mjetet e tjera që po i marrin fëmijët tanë peng”, – tha kryeministri Edi Rama, 1 muaj më vonë, më 25 dhjetor, kur miratoi me shpejtësi ligjin me efekt të menjëhershëm që ndalonte përdorimin e TikTok në vend për të paktën 1 vit. TikTok protestoi ndaj vendimit, duke thënë se nuk kishte prova që lidhnin vrasjen me përdorimin e platformës.
Rama është kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai rreshtohet në qendrën e majtë. Vendimi u kritikua nga opozita e tij politike. Sali Berisha, ish-kryeministër, lider i Partisë Demokratike (e cila është e qendrës së djathtë në Shqipëri), akuzoi qeverinë për censurë politike, sepse TikTok është një rrjet social që përdoret edhe për fushatë politike.
E njëjta akuzë edhe nga Arlind Qori i partisë “Bashkë”, parti e lindur në të majtë në 2022. Ndërkohë po qarkullojnë analiza të ndryshme për ndikimin ekonomik që mund të sjellë ky ndalim, duke qenë se shumë biznese të vogla, shumë tregtarë përdorin platformën për të shitur produkteve.
Rama nuk kthehet më pas. As kritikat e mediave perëndimore dhe as ato të mediave ruse (lajmi u raportua gjerësisht aty, duke përmendur kontradiktat e një vendi të NATO-s), nuk kanë depërtuar në qëndrimet e tij. Në fund të fundit, Shqipëria nuk është vendi i parë që ndalon TikTok.
Gjithsej sot janë rreth 20. India e hodhi hapin në vitin 2020, nga frika e ndërhyrjeve të mundshme kineze në jetën politike kombëtare. Kombe të tjera pasuan. Nepali. Australia. Kanadaja. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndaluar përdorimin e TikTok në pajisjet e njerëzve që punojnë për institucione. Mbretëria e Bashkuar bëri të njëjtën gjë. Por Shqipëria është një rast më vete. Vendimi është marrë për të shmangur përhapjen e kulturës së dhunës. “Pervesitetet”, siç lexohet në motivacionin zyrtar.
Raporte të ndryshme nuk flasin për perversitete, por për efekte të thella psikologjike. Njëri i përmendur nga Amnesty International nëntorin e kaluar shkaktoi shumë diskutime. Duke cituar disa studime, ai shpjegoi se si sistemi i rekomandimit të përmbajtjes së TikTok dhe “praktikat e tij invazive të mbledhjes së të dhënave” përfaqësojnë “një rrezik për përdoruesit e rinj të platformës, pasi ato përforcojnë përmbajtjen depresive dhe vetëvrasëse që rrezikojnë t’i përkeqësojnë problemet ekzistuese të shëndetit mendor”./LaRepublica.it
Plani i qeverisë: Të kufizohet përdorimi i automjeteve në ShqipëriPërdorimi i automjeteve në Shqipëri do të kufizohet brenda vitit 2025. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e parashikon këtë masë në planin e ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën të hedhur për konsultim publik për të reduktuar përdorimin e burimeve të energjisë.
Në draft sugjerohet se përdorimi i makinave mund të bëhet në ditë të caktuara të javës, përshembull sipas targës së makinës. Kufizimi i përdorimit të automjeteve sipas targës është një masë që shumë shtete në Europë, Amerikë, Azi dhe Afrikë e kanë zbatuar në qytete specifike për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe trafikun.
Sakaq, plani kombëtar në vend për të reduktuar emetimet e gazeve me efekt serë, parashikon edhe masa të tjera siç janë caktimi i taksave të qarkullimit, promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve apo përmirësimi i cilësisë së rrugëve.
Reduktimi i bllokimit të trafikut si rezultat i reduktimit të numrit të autobusëve që qarkullojnë në rrjetin rrugor kombëtar është po ashtu një tjetër masë.
12 vjet më pasNga Ilir Kalemaj
Muajt e fundit, ministri i Financave dhe pas tij kryeministri Rama përsërisin non-stop parametrat ekonomikë duke u krahasuar për referencë jo me 2021shin ku morën mandatin e tretë, as me 2017 ku morën të dytin por paradoksalisht me 2013-ën, ku u votuan për rotacion pushteti. Natyrisht në retorikën e tyre që shëmbëllen me krahasimet e Enverit në fillim të viteve 80-të me vitin e largët 1938 të Zogut, nuk gjen vend për arsye dhe logjikë. Për shembull kur i referohemi uljes së borxhit, nuk përmendet fare efekti i rënies pikiatë të euros e cila ka humbur një të tretën e vlerës së saj në dy vitet e fundit duke zhvlerësuar kësisoj peshën e borxhit të jashtëm. Apo kur flitet për rënien e papunësisë nuk përmenden rreth 800 mijë shqiptarë që kanë emigruar përgjatë 12 viteve të fundit, në pjesën dërrmuese të tyre të rinj punëkërkues. Ndërsa një e treta që kanë ngelur ende këtu, nuk janë as në shkollë, as në punë por kontingjent emigrimi në rastin më të mirë apo kriminaliteti në rastin më të keq. Gjithashtu neglizhohet të përmendet mosrritja absolute e pensioneve, madje për vite me radhë as indeksimi i tyre, duke e lënë pensionin mesatar shqiptar sa gjysma e atyre në Kosovë dhe akoma më pak në referencë me vendet e tjera të rajonit.
Nga ana tjetër, nëse duam të vazhdojmë krahasimin non-sens me 2013-ën për efekte propagandistike, duhet ta shtrijmë dhe në parametra të tjerë. Për shembull atë të sigurisë, ku kriminaliteti ka fituar përparësi në kurriz të shtetit të së drejtës dhe krimi i organizuar është forcuar duke arritur sa të bëjë dhe zhvendosje emrash në listën për deputet sic dëshmon rasti Çyrbja që natyrisht nuk është as i pari as i fundit. Mjaft të përmendim që vetëm në listën e Durrësit të partisë socialiste, janë të paktën katër kandidatë në listën fituese që ose janë tërhequr për shkak të disa emrave dhe të kaluare të errët, ose janë duke vuajtur dënimin pas vendimeve të gjykatave. Apo pesha dhe vëmendja që merr bujqësia, një sektor që jep 18 përqind të PBB-së dhe punëson rreth 40 përqind të shqiptarëve dhe që rritet me vetëm 6.7 milionë euro për vitin 2025 ndërkohë që pasi avulluan fondet e IPARD-it si askund tjetër, askush ende nuk mban përgjegjësi.
Mund të krahasohemi me vitin 2013 edhe përsa i përket thithjes së trurit (brain gain), atyre të mbështetjes së kërkimit shkencor apo politikave të inovacionit ku ka pasur dhe një ministri kushtuar kësaj të fundit, madhësisë së administratës publike në raport me numrin e përgjithshëm të të punësuarve në vend etj. Por në të gjitha këto, hesapi del mangët në kandar për partinë që ka premtuar drejtimin e timonit në kahun e duhur. Por ngaqë statistikat dhe retorika politike janë terrene të interpretueshme dhe mund të lexohen me syze të njëanshme, le të hidhemi sadopak te çfarë thonë ndërkombëtarët. Dhe me këtë nuk kemi parasysh ç’thotë një funksionar i radhës i aksh apo ypsilon shteti se mund të jemi ende në terren subjektiv, por çfarë na thonë indekset ndërkombëtare që kanë një dozë të fortë objektiviteti, kalojnë nëpër filtra të shumtë dhe nuk gjykojnë me filtra politikë apo gjeopolitikë.
Mund të fillojmë për shembull me klimën e biznesit ku raporti prestigjioz Doing Business i Bankës Botërore në vitin e largët 2012, (pra një vit para vitit elektoral të 2013-ës na rendiste në vend të 82-të), ndërsa aktualisht në frymën e reformave të thella ekonomike, po në vend të 82-të. Investimet e huaja direkte si përqindje të PBB-së (jo si vlerë absolute se ajo afërmendsh është rritur), është në nivele të njëjta me 2013-ën (rreth 6 përqind të PBB-së). E njëjta gjë për përqindjen e eksporteve në raport me prodhimin e përgjithshëm bruto, ndërkohë që status kuo-ja për mbi një dekadë tregon në rastin më të mirë stanjacion.
Përsa i përket arsimit dhe sidomos atij parauniversitar, nuk ka shumë nevojë për koment se ramë pikiatë si askund tjetër plot 69 vende vitin e kaluar në testin ndërkombëtar të PISA-s çka tregon nivelin e mjerueshëm dhe mungesën e investimeve. Kjo e fundit, kombinuar me mungesën e sigurisë në shkolla ka prodhuar dhe ngjarje tragjike si ato të vitit që lamë pas. Edhe përsa i përket indeksit të zhvillimit njerëzor, ndonëse këtu jemi të renditur mirë në përgjithësi, pra në vend të 75 nga 204 shtete dhe territore, nuk kemi ndonjë ndryshim me vitin 2013, sado që propaganda qeveritare mundohet të na bëjë të besojmë që jemi përmirësuar në të gjitha drejtimet.
Mund të vazhdonim me shembuj të ngjashëm por asnjë raport apo indeks ndërkombëtar nuk na rendit cilësisht më mirë, madje dhe nga ana sasiore gjithmonë e matur me madhësinë e ekonomisë aktuale, nuk kemi bërë hapa përpara. Nuk kemi as ekonomi më të diversifikuar, as më imune ndaj zhvillimeve gjeopolitike apo të aftë për t’u bërë ballë presionit të tregut të BE-së në nivel konkurrence që korrespondon dhe me kriterin e dytë të Kopenhagenit. UNDP na thotë që Shqipëria është ndër më të rrezikuarit nga ndryshimet klimaterike, duke vënë theksin se “vendi është shumë i prekshëm ndaj ngjarjeve ekstreme të motit si përmbytjet dhe thatësirat”, ndërkohë që USAID thekson faktin që Shqipëria është një ekonomi e brishtë me rreziqe të shtuara që vijnë nga ndryshimet klimaterike. Gjithashtu Banka Botërore vlerëson që qeveria shqiptare duhet të investojë të paktën 6 miliardë dollarë përgjatë viteve të ardhshëm të dedikuara vetëm në frenimin (jo përmirësimin) e situatës aktuale dhe dëmeve që pritet të shkaktohen nga ndryshimet klimaterike në Shqipëri. Pra, përtej rrahjes së gjoksit ku në të mungojnë dekoratat ndërkombëtare (por edhe vlerësimet objektive të brendshme), vlen të theksojmë që drejtimi nuk është i duhuri. Madje as ritmi dhe as prioritetet.
VIDEO/ U rrëzua në mes të skenës, shtrohet në spital Manjola NallbaniManjolla Nallbani, këngëtarja e dashur shqiptare, është përballur me një situatë të papritur gjatë performancës së saj në natën festive të Vitit të Ri.
Në mes të interpretimit të saj, ajo është rrëzuar në skenë para qindra mysafirëve të pranishëm në një hotel luksoz.
Incidenti ka prekur edhe një fëmijë që ndodhej pranë saj në momentin e rrëzimit.
Më shqetësuese ishte fakti se një fëmijë ndodhej pranë saj në momentin e rrëzimit, por fatmirësisht, duket se fëmija nuk ka pësuar dëmtime.
Burime për mediat kanë bërë të ditur se këngëtarja ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet ende nëse ky incident do të ndikojë në angazhimet e saj artistike për vitin që sapo ka nisur.
Kisha Ortodokse e Shqipërisë tregon si është shëndeti i kryepeshkopit JanullatosKisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar, në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Në reagimin e Kishës Ortodokse, thuhet se Janullatos është tashmë duke marrë kurim në një spital të Athinës. Gjithashtu, thuhet se gjendja e tij është stabël e se po monitorohet nga mjekët.
Njoftim i Kishës Ortodokse:
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.
Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialistë.
Tinanë, më 04.01.2025.
Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për “ONE”, skema u zbulua në vendimin e KPPNjë vendim i Komisionit të Prokurorimit Publik (KPP) hedh dritë mbi një skemë të dyshuar të ndjekur nga Bashkia e Tiranës për të privilegjuar kompaninë telefonike “ONE” në tenderat e zhvilluar nga institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj.
Në 2 Dhjetor 2024, KPP ka pranuar ankimin e kompanisë ‘MC Networking”, e cila pretendonte se Bashkia e Tiranës ka zhvilluar një tender “të qepur” për shoqërinë “One”, me objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”, me fond limit 74.398.398 lekë të reja ose rreth 740 mijë euro.
Thelbi i kësaj skeme, sipas ankimit të lexuar nga “Boldnews.al”, ndërtohet në dy elementë; së pari, Bashkia e Tiranës vendos kritere të panevojshme, por që plotësohen vetëm nga “One” dhe “Vodafone Albania”, duke skualifikuar konkurentët e tjerë; së dyti, “Vodafone Albania” skualifikohet se nuk plotëson dokumentacionin e plotë dhe në fund fitues shpallet “One”.

“…Kemi vënë re se kjo procedurë është bërë për kompanite ‘One’ dhe ‘Vodafone albania’, të cilat ofertojnë të dyja sëbashku. Në të gjitha rastet, kompania ‘Vodafone Albania’ skualifikohet për mungesë dokumentaconi dhe gjithmonë kualifikohet kompania ‘ONE’, e cila me këto veprime po bëhet e vetmja që fiton tendera me makinacione dhe marrveshje të heshtura me Vodafone Albania dhe Bashkinë Tiranë”, thuhet në ankimin e dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
Tender “i qepur” për ONE
Bashkia e Tiranës shpalli në 24 korrik të këtij viti tenderin “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”. Në garë marrin pjesë 6 operatorë ekonomikë. Pesë prej tyre, “Vodafone”, “MC Networking”, “Gama”, “Albanian Satellite Telecommunication” dhe “Albanian Fiber Telecommunication”, skualifikohen për mos-plotësim kriteresh, ndërkohë që kualifikohet vetëm “One Albania”.

Shoqëria “MC Networking”, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët, skualifikohet pasi “nuk fakton të jetë i rregjistruar pranë regjistrit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për ofrimin e shërbimit internet nëpërmjet SimCard konkretisht për shërbimin “Shërbim internet nëpërmjet Kartave Sim (SIMcard), objekt kontrate, duke mos përmbushur kërkesat e kriterit 2.3.2”, thuhet në vendimin e Bashkisë së Tiranës.
Në dokumentat e tenderit, Bashkia e Tiranës kishte parashikuar se operatori ekonomik ofertues duhet të ofronte shërbimin e internetit me karta SIM, e cila përbënte vetëm 2 përqind të shërbimit të kërkuar.
Në territorin shqiptar, vetëm shoqëritë “ONE” dhe “Vodafone Albania” kanë Licensë Kombëtare nga AKEP-i për ofrimin e këtij shërbimi.
Në këto kushte, operatori “MC Networking”, për të përmbushur këtë kriter, kishte lidhur marrvëeshje me një shoqëri maqedonase për vënien në dispozicion të kartave SIM. Bazuar në Marrëveshjen ndërqeveritare Rajonale “Free roaming”, kartat e Maqedonisë së Veriut mund të përdoren pa kosto shtesë në Shqipëri.
Por, autoriteti kontraktor, Bashkia e Tiranës, për këtë element, kishte vendosur në specifikimet e tenderit se shoqëritë ofertuese duhet të jenë të pajisura nga AKEP-i edhe me “Çertifikatë për shërbim interneti nëpërmjet Kartave SIM”.
“MC Networking” nuk e kishte këtë “Çertifikatë” dhe, për këtë arsye, Bashkia e Tiranës e skualifikoi.
Pas këtij vendimi skualifikimi, shoqëria i drejtohet Komisionit të Prokurimit Publik, me një ankesë, në të cilën zbulohen disa detaje që krijojnë dyshime për skemë bashkëpunimi mes “One” dhe Bashkisë së Tiranës.
Sipas ankimuesit, nuk ekziston një Çertifikatë për “Shërbim internet nëpërmjet Kartave Sim (SIMcard)” dhe këtë fakt e konfirmon me një komunikizim zyrtar me AKEP-in.
Në atë komunikim thuhet se nuk ekziston një çertifikatë “Për shërbimin e internetit nëpërmjet kartave SIM”. Gjithashtu, në atë komunikim, AKEP-i e pranon që këtë shërbim e ofrojnë vetëm 2 kompani, të cilat gëzojnë licencën për Rrjet të Lëvizshëm, por AKEP nuk përjashton faktin që ky shërbim smund të ofrohet nga një kompani e një shteti fqinj.

“Nisur nga sa më sipër, ky tender është i qepur (sic thotë edhe Kryeministri) për kompaninë One e cila në bashkëpunim me kompaninë Vodafone Albania pranojnë që të marrin pjesë dhe të fitojnë këto lloj procedure prokurimi”, thuhet më tej në ankim.
Zbulimi i “skemës”
Për të sqaruar situatën, Komisioni i Prokurimit Publik i drejtohet Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) për një qëndrim më të specializuar.
AKEP-i konfirmon se nuk lëshon “Çertifikatë/Autorizim me emërtimin ‘Shërbim data nëpërmjet SIM CARD”, siç ishte përcaktuar në dokumentat e tenderit të Bashkisë, por vetëm Çertifikatë të Konfirmimit të Njoftimit për ‘shërbim transmetimi të të dhënave’”, të cilën e kishte dorëzuar operatori i skualifikuar.
Po ashtu, AKEP-i konfirmon se “bazuar në ligjin Ligjit 9918/2008, i ndryshuar, operatorët celulare vendas (“One” dhe “Vodafone”), janë të detyruar të lejonë shërbimet roaming për pajtimtarët e operatorëve celularë të Maqedonisë së Veriut dhe të çdo shteti jetër, të identifikuar nëpërmjet SIM card të operatorëve të huaj”.

Bazuar mbi këtë përgjigje, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të pranojë kërkesën e “MC Networking”, duke kërkuar nga Bashkia e Tiranës që ta kualifikojë në tender dhe, rrjedhimisht, ta shpallë fitues, si ofertuesi me vlerë më të vogël.
Lidhja e “One” me Bashkinë Tiranë
Në janar të vitit 2024, kompania “One” fitoi tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me objekt “Ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë Tiranë”, me fond limit 40 milionë lekë të reja.
Në këtë procedurë, krahas ‘One”, mori pjesë edhe “Vodafone Albania”, e cila u skualifikua, pasi u vlerësua se nuk plotësonte disa prej kritereve të vendosur në dokumentat tenderues.

Ky tender nxiti reagime publike, duke hedhur dyshime për konflikt të mundshëm interesi ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe shoqërisë telefonike “One”.
Edhe në redaksinë e “Boldnews.al” mbërritën denoncime mbi atë procedurë.
Thelbi i konfliktit të dyshuar të interesit është fakti që përgjegjëse e fushatës publicitare të kompanisë ‘One” është shoqëria “Gogel”, në pronësi të Arbër Veliaj, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Arbër Veliaj, si edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ishin subjekte të kontrollit të zhvilluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit pak ditë më parë.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) po zhvillon një hetim për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe të të zgjedhurve vendorë”
Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për lejimin e kontrollit të ambjenteve në zotërim të Arbër Veliaj e Ajola Xoxe, të rrjedhur në media, thuhet ndër të tjera se “…konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë”.
Në vijim, dokumentat e gjykatës thonë se “…Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme”./BoldNews
“Toyota Yaris”/ SPAK dërgon për gjykim ish-kryeprokurorin e Vlorës dhe 3 të pandehurit e tjerëSPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 të pandehurit, ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj për veprën penale korrupsion aktiv dhe pasiv i funksionarëve të Drejtësisë, lidhur me dosjen “Toyota Yaris”.
Sipas SPAK, është provuar fakti se të pandehurit; Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre.
Njoftimi i SPAK:
SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 të pandehur për veprën penale korrupsion aktiv dhe pasiv i funksionarëve të Drejtësisë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfundur hetimet paraprake për proçedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, i rregjistruar për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç, 295/a paragrafi (3) dhe 283/a të Kodit Penal.
Për këtë procedim penal, gjatë fazës së hetimeve paraprake, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore ku përfshihet; marrja e informacioneve nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, marrja e provave nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera, kërkimi, zbulimi dhe administrimi i dokumentacionit të nevojshëm, marrja në pyetje e personave që mund të kenë pasur dijeni për rrethanat e hetimeve, si dhe është kryer analizimi me hollësi i të dhënave, i dokumentacionit të administruar, si dhe provave të mbledhura gjatë hetimeve.
Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal si edhe nga burimet e provave të mbledhura dhe të administruara gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se të pandehurit; Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre.
Në kohën e kryerjes së veprimeve të kundraligjshme, i pandehuri Aurel Zarka ka qënë në funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e pandehura Eriona Daupaj ka qënë në funksionin e oficeres së policisë gjyqësore në ish Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe më pas oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa i pandehuri Radovan Çela ka qënë në cilësinë e mbrojtësit të shtetasve Alfred Vladi etj.
Konkretisht, veprimet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë janë kryer në lidhje me çështjet penale të mëposhtme, sipas akuzave dhe episodeve respektive për të pandehurit :
Prokuroria e Posaçme në datën 30.12.2024 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.26 viti 2024 në ngarkim të të pandehurve:
Me vendimin e prokurorëve të çështjes, më datë 26.12.2024 është vendosur ndarja e çështjes penale dhe veçimi i akteve në lidhje me një sërë komunikimesh të kryera nga të pandehurit, që kanë të bëjnë me faktet dhe rrethanat e përmëndura më sipër, si edhe në lidhje me biseda që kanë të bëjnë me fakte dhe rrethana të tjera që kanë dalë gjatë veprimeve hetimore. Konkretisht, nga aktet e këtij proçedimi penal janë veçuar aktet dhe janë rregjistruar proçedimet penale si më poshtë:
Së pari, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat e kryera nga të pandehurit dhe personat e tjerë të administruara gjatë hetimeve, në përmbajtjen e të cilave përmënden persona të tjerë në cilësinë e prokurorëve, gjyqtarëve, funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, për të cilët pretendohet se kanë kërkuar apo kanë marrë përfitime të parregullta.
Së dyti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat dhe komunikimet që janë administruar gjatë hetimeve, nga të cilat ekzistojnë të dhëna se edhe persona të tjerë mundet të kenë kryer ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që kanë ushtruar funksionin e prokurorit, gjyqtarit apo funksionarëve të organeve të tjera të drejtësisë.
Së treti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve pasi nga burimet e provave të mbledhura gjatë hetimeve për këtë procedim penal janë krijuar të dhëna dhe dyshime se mundet të jenë kryer veprime që përmbajnë elementët e veprave penale të tjera.
Lidhur me këto episode është rregjistruar procedimi penal nr.26/1 datë 26.12.2024 dhe vijojnë që të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.