Aplikacion
Identifikohen autorët dhe dy shënjestrat e atentatit me armë zjarri, që u regjistrua pasditen e kësaj të enjteje në Berat.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, vëllezëtit Fatjon dhe Marko Maloku qëlluan nga mjeti tip “Ford”, i zi, në drejtim të Antonio Merkajt dhe Apostol Dhëmbit. Këta të fundit janë shokë mes tyre.
Ata kanë qenë në këmbë kur janë qëlluar dhe për të shpëtuat nga plumbat, kanë ikur me vrap në drejtim të spitalit.
Dy vëllezërit i kanë ndjekur me mjet nga pas, duke vazhduar të qëllojnë me kallashnikov.
Dy shokët janë futur në rrugicat e lagjes “Donika Kastrioti” dhe më pas atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur në shtetin grek për prishje të pazareve të drogës.
Dy autorët janë në arrati, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.
Sherr masiv me armë e sende të forta në Sarandë, arrestohen 4 policëNjë sherr masiv me armë zjarri dhe sende të forta u regjistrua në fshatin Gjashtë, në Sarandë.
Në konfliktin që u shënua në orët e para të 2 janarit, u përfshinë 12 persona, mes të cilëve katër ishin punonjës policie.
Këta të fundit ishin jashtë shërbimit në momentin e konfliktit.
10 persona shkuan të rrahin dy vëllezër, që jepnin makina me qira.
Sipas dëshmive, sherri nisi sepse një nga policët kishte marrë një makinë me qira te një biznes, por nuk kishte paguar lekët.
Një nga efektivët përdori edhe armën e shërbimit gjatë konfliktit, ku mbetën të plagosur dy persona. Ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Disa orë pas ngjarjes së rëndë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi katër policët dhe katër persona të tjerë, të përfshirë në sherr. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i AMP:
Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Punonjësit e policisë:
1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë
Shtetasit:
1. K. S.
2. Sh. S.
3. D. D.
4. K. S.
U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.
Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.
Ndahet nga jeta ish-ambasadori i KosovësAnton Berisha, ish-zëvendësministër i Jashtëm në Kosovë dhe ish-ambasador, u nda nga jeta këtë të enjte.
Djali i tij ka njoftuar në rrjetet sociale se Anton Berisha humb betejën me një sëmundje, me të cilën kishte vetëm pak kohë që po luftonte.
“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, shkruan djali Genci Berisha në Facebok.
Anton Berisha ishte i angazhuar në politikën e Kosovës dhe ka qenë edhe anëtar i AAK, por 5 vite më parë ai dha dorëheqjen.
Dy shenjat e horoskopit më me fat për 2025Demi
Përpjekjet që keni bërë vitet e fundit tani po japin rezultat. Jupiteri kalon në sektorin tuaj të financave dhe vetëvlerësimit, kështu që ju jeni të shpejtë për të perceptuar mundësitë që ju dalin përpara dhe për të përfituar prej tyre. Të ardhurat tuaja rriten, ndërkohë që njohjet profesionale nuk vonojnë. Nga ana tjetër, Plutoni do të favorizojë ekuilibrin në jetën tuaj dhe së bashku me Saturnin do t’ju ofrojnë më shumë vetëdije, stabilitet dhe ekuilibër. Njohjet e reja, investimet dhe bashkëpunimet kontribuojnë pozitivisht në financat tuaja, ndërsa marrëdhëniet me të dashurit bëhen më të qëndrueshme, gjë që ju kënaq dhe ju ofron siguri dhe qetësi shpirtërore.
Bricjapi
Ju lini pas gjithçka të rëndë që ju pengonte dhe tani shikoni përpara me një ndjenjë pozitive. Këtë vit, plagët mbyllen, marrëdhëniet e këqija përmirësohen dhe ekuilibri kthehet në jetën tuaj. Tani mund të uleni dhe të shijoni frytet e punës suaj. Mirëqenie emocionale, rehati, siguri deri dhe duke përfshirë zgjerimin e planeve tuaja të punës ose të familjes suaj. Prisni zhvillime pozitive në të gjitha fushat, duke lënë pas kohët e vështira që keni kaluar dhe duke mbajtur vetëm mësimet që do t’ju ndihmojnë të ecni përpara.
FOTO/ Kjo është 24-vjeçarja që vdiq dje në aksident në KorçëNjë 24-vjeçare humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor në fshatin Zëmblak, në aksin Korçë-Bilisht.
E reja, e identifikuar si Zoi Ksila, ishte me origjinë shqiptare dhe jetonte në Selanik. Ajo kishte ardhur në Shqipëri për festat e fundvitit.

Mjeti me të cilin lëvizte 24-vjeçarja u përplas me mjë makinë tjetër për shkak të një manovre të gabuar.
Pas aksidentit, policia arrestoi dy drejtues automjetesh, Trifon Mehmeti dhe Klaudio Kishta.
Atentat në Berat, qëllohet me armë zjarri drejt dy personaveNjë atentat me armë zjarri ndaj dy personave u regjistrua pasditen e kësaj të enjteje në Berat.
Paraprakisht, policia njoftoi se një person ka qëlluar me armë, teksa ishte në lëvizje me automjet.
Ai ka qëlluar në drejtim të dy personave të tjerë.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje janë gjetur 4-5 gëzhoja pistolete.
Nesër rikthehen reshjet, ja kur do të nisin shiu dhe boraDitën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të behen prezente nga orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri – jug, më pas prekin pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e borës pritet të bëhen prezent nga orët e pasdites ku me intensitet mesatar e hera – herës në formën stuhis në Alpe, ndërsa në lartësitë mbi 700-800m reshjet borës pritet të jenë me intensitet të ulët e hera herës mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 9°C
në zonat e ulëta -4 deri 12 °C
në zonat bregdetare 4 deri 15 °C
Bashar al-Assad, diktatori sirian që u rrëzua pak javë më parë nga pushteti, mund t’i ketë shpëtuar një atentati.
Sipas “General SVR”, që është një media online e drejtuar nga një ish-spiun i lartë në Rusi, Assad u sëmur të dielën.
Atij ju ofrua shërbim mjekësor në apartamentin e tij dhe aktualisht është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Sipas shkrimit, testet mjekësore treguan se Assad ishte helmuar, çka i ka shkaktuar atij kollë të fortë, deri në mbytje.
“Ka çdo arsye për të besuar se është bërë një tentativë për vrasje”, shkruhet në artikull.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi këto lajme nga Rusia, që strehon Bashar al-Assad që prej 8 dhjetorit, kur ai u detyrua të arratiset nga Siria, pasi rebelët që përparuan me shpejtësi.
Dy aksidente rrugore në vend, nënë e bir në gjendje kritike për jetënDy aksidente të rënda rrugore u shënuan këtë të enjte në vend, duke lënë të plagosur rëndë tre persona.
Në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, një automjet u përplas me një motor. Në motor po udhëtonin dy persona, nënë e bir, të cilët morën plagë të shumta në trup.
Ata janë në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.
Paraprakisht, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga pakujdesia në drejtim dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Në Këlcyrë nga ana tjetër, një 33-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, përplasi një 81-vjeçar.
I moshuari po kalonte rrugën kur u aksidentua.
Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Detaje nga të shtënat me armë në Tiranë, autori qëlloi teksa këndonte StresiZbardhen detaje të reja nga të shtënat ms armë që u raportuan në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi pak pas mesnate në datën 1 janar, në sallën e Parkut Olimpik.
Kjo sallë ishte marrë me qira nga “Cinco Cavalli Group” për organizimin e një feste për Vitin e Ri, ku i ftuar ishte Stresi për të kënduar.
Gjatë kohës që këndonte Stresi, një person i paidentifikuar qëlloi dy herë me pistoletë.
Të shtënat shkaktuan panik te të pranishmit, ndërsa plumbat fatmirësisht nuk kapën asnjë prej tyre.
Ata që ishin afër autorit, e goditën atë me grushta e gota për ta neutralizuar.
Më pas, autori u largua.
Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e ka mbyllur eventin para kohe për të zbardhur rrethanat.