Aplikacion
Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4.
Bernardi ka shprehur orientimin e tij seksual, pas një debati të ndodhur gjatë javës në shtëpi.
Ai e ka dhënë këtë deklaratë mes lotësh, ndërsa shumë prej banorëve i shkuan pranë për ta mbështetur.
Bernardi: Jam një baba krenar, jam gjysh krenar, nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual.
Përgjaken festat në Mal të Zi, vriten 5 personaTragjedi në Mal të Zi. Të paktën 5 persona raportohet se janë vrarë gjatë një feste të përgjakshme në tavernën “Velestovo”, në Cetinje.
Sipas mediave vendase, gjithçka ka ndodhur fillimisht pas një përleshjeje në lokal dhe më pas një person ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.
Plumbat kanë kapur 5 persona. Policia është në kërkim të autorit, Aco Martinoviqit nga Cetinja
“Njoftojmë publikun se kjo është një ngjarje situative, e cila nuk është rezultat i goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë krize, në terren janë dërguar njësitet speciale të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Trump paralajmëron dëbime masive nga SHBA“Ne duhet të fillojmë me kriminelët e pastaj kalojmë tek të tjerët.”
Në intervistën e tij të parë televizive pas fitores së zgjedhjeve, presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, tha në NBC News se premtimi i tij gjatë fushatëspër të dëbuar miliona emigrantë të paligjshëm nuk është vetëm fjalë boshe.
“Duhet të bëhet, edhe nëse do të jetë shumë e vështirë”, tha Trump. Që në ditën e parë të presidencës së tij, ai dëshiron të nisë operacionin më të madh të dëbimit në historinë e SHBA-së.
“Do të ketë deportime masive”
Njeriu që duhet të kujdeset për këtë është Thomas Homan. Trump emëroi ish-kreun e agjencisë amerikane të mbrojtjes së kufijve ICE, të njohur për gjuhën e tij të ashpër, si përgjigjës për këtë çështje. Ai e bëri të qartë gjatë një vizite në kufirin e Teksasit në fund të nëntorit: “Do të ketë deportime masive”. Homan theksoi po ashtu se realizimi mund të fillojë pas inaugurimit të Trumpit më 20 janar.
Ai tha se planet tashmë kanë filluar dhe shtoi se qëllimi është të garantojë sigurinë më të mirë të mundshme për SHBA-në. “Ne do të përfundojmë punën e Trump”, tha Homan.
Donald Trump kërcëenon me dëbime masive pas marrjes së pushtetitDonald Trump kërcëenon me dëbime masive pas marrjes së pushtetit
Donald Trump kërcëenon me dëbime masive
Kritikët i quajnë planet “të turpshme”
Këto plane janë shumë të diskutueshme. Alberto Benitez, profesor i drejtësisë dhe avokat i imigracionit, thotë se ajo që bëri administrata Trump gjatë mandatit të parë dhe ajo që ekipi i tij beson se mund të bëjë tani është e turpshme, jo-amerikane dhe e paligjshme.
Profesori drejton një “klinikë imigrimi” në Universitetin George Washington, e cila këshillon emigrantët. Që nga fitorja e Trumpit në zgjedhje, gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë mbështetje atje. Në vlerësime thuhet se 11 deri në 12 milionë emigrantë pa dokumenta jetojnë aktualisht në SHBA. Planet e Trumpit për dëbime janë ende të paqarta, sepse nuk dihet saktë se kush duhet të deportohet.
Benitez thotë, se Trump dhe ekipi i tij po luajnë me frikën e njerëzve. “Një pjesë e kësaj frike është se ne nuk e dimë se çfarë do të bëjnë ata”, tha Benitez. Por ai e di se çfarë nuk mund të bëjnë: të dëbojnë dymbëdhjetë milionë njerëz. Ai mendon se për këtë SHBA dhe administrata Trump nuk kanë kapacitet, nuk kanë staf dhe para të mjaftueshme.
“Më shumë se 88 miliardë dollarë kosto në vit”
Këshilli Amerikan i Emigracionit, një organizatë e specializuar për këtë çështje, vlerëson se dëbimi i miliona njerëzve çdo vit do të kushtonte më shumë se 88 miliardë dollarë. Për më tepër, rreth pesë për qind e punëtorëve në SHBA thuhet se janë emigrantë pa dokumenta. Vlerësohet se ata kanë paguar rreth 100 miliardë dollarë taksa në vitin 2022. Këta janë njerëz që punojnë në fabrikat e mishit, në bujqësi, kuzhinierë, kamerierë, kujdestarë të fëmijëve, shoferë taksie, korrierë që shpërndajnë dërgesat postare.
“Pa këta persona ekonomia amerikane do të ndalej”, thotë Benitez.
“Nuk do të na ndalojnë”
Politikanët demokratë po i kërkojnë presidentit Joe Biden të krijojë pengesa para përfundimit të mandatit të tij për planet e Trampit për dëbime. Kalifornia dhe shtete të tjera të udhëhequra nga demokratët, si dhe qytete të mëdha dhe të vogla si Los Angeles dhe Maryland, kanë njoftuar se do të kundërshtojnë planet e Trumpit
Protesta nuk drejtohet kundër dëbimit të kriminelëve të dhunshëm, por kundër dëbimit që kërcënon të tjerët. I emëruari i Patrullës Kufitare Homan tha në Fox News: “Ne do të zbatojmë ligjin dhe ata nuk do të na ndalojnë.”
Dëbimet janë të zakonshme në SHBA. Barack Obama, për shembull, u quajt “kryedeportuesi” nga kritikët. Gjatë tetë viteve të tij si president, ai dëboi rreth tre milionë emigrantë të paligjshëm. Por Trump synon përmasa të tjera. Ndërsa njerëzit kanë frikë se ai mund të anashkalojë ligjin.
“Ne jemi të përgatitur”, thotë profesori dhe avokati Benitez. Dhe shton: “Do të kemi sukses, sepse jemi në anën e duhur të historisë”./ DW
Ndiheni të fryrë pas festave? 3 pije për të detoksifikuar trupinPas ngrënies me bollëk, duhet një detoksifikim i mirë, për të hequr të gjitha toksinat nga trupi.
1-Pini një gotë ujë të ngrohtë me pak limon. Limoni ju ndihmon të tretni ushqimin dhe stimulon metabolizmin tuaj. Ai përmban shumë vitaminë C, e cila rrit sistemin imunitar dhe pastron mëlçinë nga toksinat.
2-Smothie me fruta dhe perime. I jep organizimit më shumë vitamina pas ngrënies së ushqimeve të pashëndetshme. Mund të përgatisni një smothie me fruta (limon, portokall, mandarinë,), perime (sidomos ato jeshile si spinaqi, brokoli, lakra jeshile, rukola) dhe përbërës të tjerë detoksifikues si kokosi, farat chia që ju japin energji më shumë. Zgjidhni nga një përbërës dhe bëjeni për mëngjes.
3- Edhe çaji mund t’ju ndihmojë. Stimulon shkrirjen e dhjamit në trup, do të detoksifikojë mëlçinë dhe do të humbni ujin e tepërt./ Living
Si do të jetë moti nesër?Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira deri mesatare, e kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 2-6m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 7-12m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 11°C
në zonat e ulëta -3 deri 17°C
në zonat bregdetare 4 deri 17°C
Abonentët familjarë gjatë vitit 2025 do ta paguajnë më lirë çmimin e energjisë elektrike.
Këtë premtim e përsëriti zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në mesazhin e saj urues, por nuk detajoi se sa do të jetë çmimi i ri i energjisë.
“Energjia ka bërë hapa të qenësishëm gjatë vitit 2024, për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur që të kenë bilance pozitive, të mirëmenaxhuara. Të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar kushte më të mira të shpërndarjes energjetike apo të transmetimit, por nga ana tjetër, ka dhe një arritje shumë të rëndësishme gjatë vitit 2024, stabilizim i financave të këtyre ekonomive, duke na dhënë mundësi që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët. Gjithashtu, kemi ulur humbjet teknike në nivelin 17.93, duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar kështu uljen e këtij çmimi të energjisë”, tha Balluku.
Fillimisht, ishte kryeministri Edi Rama ai që premtoi tarifë më të ulët të energjisë elektrike për pensionistët, gjatë një takimi në Fier. Më pas, Belinda Balluku, gjatë një inspektimi në OSHEE njoftoi se përfitues të tarifës së re do të jenë të gjithë abonentët familjarë, nga janari.
E rëndë në Tiranë/ Sherr me thika e sende të forta mes fqinjëve, plagosen babë e birNjë sherr me sende të forta dhe me thika u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë.
Policia njoftoi se në rrugën “Shyqyri Ishmi”, 34-vjeçari Kristjan Thaçi ka plagosur me thikë dy fqinjët e tij, babë e bir.
Ngjarja ndodhi në hyrje të pallatit ku ata banojnë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Babë e bir ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sulmi në SHBA/ Autori gjendet i vdekur, FBI nis hetimet për terrorizëmTë paktën 10 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur për shkak të përplasjes së një kamioni në turmë në rrugën Burbon të Nju Orllinsit të mërkurën, kanë bërë të ditur autoritetet.
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka thënë përmes një deklarate i dyshuari për kryerje të sulmit është i vdekur dhe që sulmi po hetohet si “akt terrorizmi”.
Në deklaratë është bërë e ditur se i dyshuari është përfshirë në përleshje të armatosur me policinë dhe që si përfundim është i vdekur.
Sulmi ka ndodhur në një zonë shumë të popullarizuar për turistët.
Kryeinspektorja Anne Kirkpatrick ka thënë se incidenti ka nisur rreth orës 3:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale dhe që ngasësi e ka drejtuar kamionin në rrugën Burbon me shpejtësi të madhe.
Kirkpatrick ka thënë se burri ka shpërfaqur “sjellje të qëllimshme” dhe ka tentuar të godasë sa shumë njerëz.
Ajo ka paralajmëruar që numri i viktimave mund të ndryshojë.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden është njoftuar për “lajmin e tmerrshëm”, dhe që presidenti ka kontaktuar me zyrtarë të Nju Orllinsit./ Radio Evropa e Lirë
Tiranë/ 20-vjeçari plagoset me plumbNjë 20-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në orët e para të 1 janarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, pranë zonës së spitaleve.
Sipas policisë, i riu është plagosur në këmbë nga një plumb qorr gjatë kohës që hidheshin fishekzjarre për të festuar Vitin e Ri, pasi dikush ka qëlluar me armë në ajër.
Në momentin e ngjarjes, i riu ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij.
I riu është jashtë rrezikut për jetën.
Sulm në SHBA/ Kamioni futet mes turmës, të paktën 10 të vdekurTë paktën 10 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur për shkak të përplasjes së një kamioni në turmë në rrugën Burbon të Nju Orllinsit të mërkurën, kanë bërë të ditur autoritetet.
Sulmi ka ndodhur në një zonë shumë të popullarizuar për turistët.
Mediat janë duke raportuar se një kamion është përplasur me turmën me shpejtësi të madhe, dhe më pas sulmuesi është larguar nga mjeti dhe ka nisur të gjuajë me armë.
Edhe Policia është thënë se është duke përgjigjur me armë zjarri kundër sulmuesit.
Shkaqet e incidentit nuk dihen ende.