Aplikacion
Vendimi i parë lidhet me segmentin rrugor Kashar-Pezë-Lekaj, ku kontrata u dha pa garë një grupi operatorësh, përfshirë kompaninë “Gjoka Konstruksion”, e cila më herët ka qenë përfituese e koncesionit për ndërtimin e rrugës së Arbrit, një projekt i shoqëruar me kosto të rritura dhe shtyrje afatesh.
Segmenti i dytë, Lekaj-Konjat-Fier, iu dha një grupi tjetër operatorësh, përfshirë “Fusha” dhe “Albavia”, me qëllim përmirësimin e rrjetit rrugor dhe forcimin e lidhjeve infrastrukturore të jugut të vendit. Ndërsa segmenti i tretë, Milot-Thumanë, u miratua për një tjetër grup kompanish, përfshirë “Gener 2” dhe “Illyrian Consulting Engineers”. Këto projekte janë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe synojnë rritjen e standardeve rrugore dhe zhvillimin ekonomik.
Pavarësisht objektivave të deklaruara nga qeveria, këto kontrata koncesionare pa garë kanë ngritur shqetësime për transparencën dhe ndikimin në buxhetin e shtetit. Institucionet financiare ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë kritikuar procedurat e pa garë dhe kostot e larta të projekteve të ngjashme, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin dhe përfitimet e këtyre iniciativave./BIRN
Lista Serbe certifikohet në zgjedhje, KQZ: Vendimi i Panelit Zgjedhor është i plotfuqishëmKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka thënë të martën se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikim të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se vendimet PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që drejton, dhe që këtë çështje e konsideron të mbyllur.
“Vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm, ndërsa sipas nenit 118, vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për KQZ-në”, ka thënë ai.
Të pranishmit nuk është dashur të votojnë lidhur me këtë vendim.
Si erdhëm deri këtu?
Lista Serbe është ankuar në PZAP, pasi në mbledhjen e 23 dhjetorit të KQZ-së, ky institucion nuk e ka certifikuar këtë subjekt politik, pas kundërshtimeve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Mbledhja e 31 dhjetorit është mbajtur pak pasi Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë ankesën e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) pas vendimit të marrë nga PZAP-ja, e cila e ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për procesin zgjedhor në ardhje.
Përfaqësuesi i LVV-së, Sami Kurteshi, ka thënë të martën se dy vendimet – të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme – janë jo të plota, sepse nuk janë marrë parasysh të gjitha faktet dhe dëshmitë e nevojshme për certifikim.
Ai ka pretenduar sërish që Lista Serbe nuk e meriton të certifikohet, që ka ushtruar dhunë, apo ka inicuar dhe motivuar dhunë, sidomos në veri të vendit.
Përgjatë mbledhjes së 31 dhjetorit janë ankuar edhe disa pjesëtarë tjerë, por kanë thënë se hallkat ligjore nuk u kanë dhënë mundësi tjetër për ankesë shtesë.
Lista Serbe e pati konsideruar vendimin e parë për moscertifikim si të kundërligjshëm dhe pati akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përfshirje në marrjen e këtij vendimi.
Perëndimi pati shprehur shqetësim për moscertifikim të Listës Serbe, ndërsa Bashkimi Evropian ka thënë më 31 dhjetor se politizimi i certifikimit të listave zgjedhore do të ishte kthim mbrapa për Kosovën.
Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë.
Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.
Njohës të çështjeve politike i patën thënë Radios Evropa e Lirë se moscertifikimi i kësaj partie në mbledhjen e parë të KQZ-së është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet.
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.
Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme./REL
Faktet që nuk i dinit për bakllavanë e festaveDhjetorin mund ta quajmë pa frikë muajin e festave dhe gëzimeve familjare. Çdo vit nëpër shtëpitë tona vendosen zbukurimet dhe nis diskutimi i recetave që do të përgatiten gjatë darkës së ndërrimit të viteve.
Ajo që nuk mungon asnjëherë është pikërisht bakllavaja e shijshme plot sherbet dhe arra.
Kjo ëmbëlsirë ka me qindra vite që i përket traditës së kulinarisë të vendit tonë, por pavarësisht se jemi bërë ekspert në përgatitjen dhe shijimin e saj, ka disa fakte që nuk i kemi dëgjuar mëparë.
Kemi vendosur që të ndajmë me lexuesit të gjitha këto informacione të shkrutra të cilat janë vërtetë interesante.
Origjina e bakllavasë
A e dinit se bakllavaja është paraardhësja e strudelit të shijshëm me mollë dhe arra.
Të dyja këto delikatesa janë krijuar nga ëmbëltoret turke duke përdorur petët krokante, shtresat e mbushura me arra të thërrmuara dhe shurupi i plotë.
Petët e famshme të holla
Ata që e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë e dinë rëndësinë e trashësisë së petës.
Një këshillë që dëgjon sa herë diskutohen petët është se duhet të jenë aq transparente sat të lexohet gazeta përmes saj.
Për këtë fakt kanë meritë gjyshet greke pasi i hapnin ‘të holla sa një gjethe’.
Nga vetë kuptimi i fjalës së petëve në greqishten e vjetër, “gjethe”, vjen dhe kjo traditë që vazhdon të ndiqet në shumë vende.
Festa e bakllavasë
Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme në 17 Nëntor festohet dita e kësaj ëmbëlsire.
Çdo qytet organizon një panair ku pjesmarrësit konkurojnë për shijen më të mirë të baklalvasë duke përgatitur recetën e trashëguar nga familja.
Emri i bakllavasë
Edhe pse në shumë dokumenta historikë emri i kësaj ëmbëlsire mendohet të jetë nga turqishtja, pork a të dhëna që tregojnë për një origjinë mongole.
Fjala ‘baklava’ vjen nga fjala mongole ‘të mbështjellësh” e cila lidhet me procesin e vjetër të përgatitjes së kësaj delikatese.
Forma e prerjes së bakllavasë
Siç e dimë edhe prerja e kësaj ëmbëlsire është një tjetër mjeshtëri.
Të dhënat tregojnë se forma e saj si një yll apo lule me rombe vjen nga Libani.
Foto të recetave të vjetra të bakllavasë nga ky shtet tregojnë qartë prerjen me formën e diamntit, të cilat u përdorën edhe nga pastiçeritë turke.
Varietetet e bakllavasë në qytete
Në Greqi, bakllavaja supozohet të përgatitet me 33 petë, pasi i referohen viteve të jetës së Krishtit, ndaj dhe përgatitet për Krishtlindje.
Në Ballkan, ndryshe nga vendet e tjera, bakllavaja përgatitet me arra dhe sherbet me sheqer. Gjithashtu në po këto vende kjo ëmbëlsirë përgatitet edhe për festën e Ramazanit.
Ndërkohë në Izrael, ëmbëlsira klasike merr një formë tjetër pasi përgatitet me fistikë, lajthi, bajame, gjalpë të sheqerosur, kanellë dhe shurup i kombinuar me lëkurë portokalli apo limoni./AgroWeb.org
Rita Ora gati për të drejtuar koncertin e Vitit të ri në Nju JorkFesta e Vitit të Ri në ‘Times Square’ të Nju Jorkut organizohet që prej 120 vjetësh. Pika kulmore e saj është rënia e një topi gjigand prej kristali dhjetë sekonda para përfundimit të vitit.
Festa tani është kthyer në një nga ngjarjet kryesore artistike që përfshin interpretime nga disa prej emrave më të njohur të industrisë së argëtimit. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha të hënën se nuk ka ndonjë “kërcënim të besueshëm” për festën. Rita Ora është për të dytin vit radhas në krah të Ryan Seacrest, në drejtimin e koncertit.
Këngëtarja dhe aktorja e lindur në Prishtinë Rita Ora premton se festa e këtij viti ‘Dick Clark’s New Year’s Rockin Eve’ do të ketë diçka për të gjithë.
Ajo së bashku me një nga moderatorët dhe producentët më të njohur të Shteteve të Bashkuara, Ryan Seacrest do të drejtojnë festën më të njohur në botë për Vitin e Ri, në sheshin kryesor të Nju Jorkut.
Seacrest e organizon këtë koncert në qytetin më të madh amerikan prej 20 vitesh.
“Kemi mbi 60 këngë që do të interpretohen nga artistë të ndryshëm nga e gjithë bota, do të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me Londren, Luis Fonso do të interpretojë nga Puerto Riko, Lenny Kravitz nga Las Vegasi. Rita është këtu në Nju Jork, më pas grupi TLC, Jonas Brothers…”, thotë producenti Seacrest.
“Për mua është ngazëllyese. Të gjithë janë shumë të emocionuar. Ka njerëz që janë këtu që nga mëngjesi. Të gjithë janë të lumtur që janë këtu dhe pavarësisht se është pak kaos, në të njëjtën kohë, është e mahnitshme”, thotë këngëtarja dhe aktorja Rita Ora.
Nga viti 1904, festa e Vitit të Ri në sheshin më të njohur të Nju Jorkut ka ndryshuar tej mase. Nga viti 1907 një top gjigand vendoset në maje të ndërtesës 25 katëshe ‘One Times Square’. Topi i mbuluar me kristale, fillon të bjerë ndërsa miliona zëra bashkohen për të numëruar sekondat e fundit të vitit dhe për të festuar fillimin e një viti të ri plot shpresë, sfida dhe ëndrra.
Ceremonia e zbritjes së topit nuk është mbajtur vetëm në vitet 1942 dhe 1943 për shkak të Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur qytetin nga sulmet e mundshme.
Policia e Nju Jorkut njoftoi se pavarësisht se nuk kanë ndonjë informacion të besueshëm për ndonjë rrezik, ajo ka marrë masa të ndryshme sigurie për të mbrojtur banorët.
“Publiku do të shohë një prani të madhe policësh në të gjithë qytetin. Kjo përfshin anëtarë të disa prej njësive tona të specializuara , duke përfshirë njësinë tonë të shërbimeve të urgjencës, të cilët do të vendosen në mënyrë strategjike në të gjithë zonën në çati”, tha ndër të tjera komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch.
Ajo shtoi se policia do të përdorë edhe dronë për të vëzhguar situatën dhe për më tepër, meqenëse pritet një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve në një hapësirë të ngushtë, policia do të angazhojë edhe ekipe të dedikuara për të ndaluar hajdutët e mundshëm të xhepave në ‘Times Square’.
‘Gjithashtu, të gjitha pusetat, kutitë postare, makinat shitëse dhe shportat e mbeturinave ose do të mbyllen ose do të hiqen fare nga zona e bllokuar. Do të krijohen korsi sigurie të ngrira rreth ngjarjes duke përdorur makina bllokuese dhe barriera betoni dhe si gjithmonë, do të ketë shumë masa sigurie që nuk do t’i shihni”, tha zonja Tisch.
Festa e Vitit të Ri, “Dick Clark’s New Year’s Rockin Eve”, transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin ABC..VOA
Arratisen dy të arrestuarit, policia: Ikën me vrap, njërin e kapëmDy të arrestuar janë arratisur ditën e sotme nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
29 vjeçari me iniciale N. L., dhe 33 vjeçari me iniciale E. P., janë ndaluar më datën 28 Dhjetor për veprën penale “Vjedhja”.
Pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, dy të rinjtë i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP.
Por, ata kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Pas arratisjes, policia ka arritur që të kapë 33-vjeçarin, ndërsa po punohet për kapjen e të riut tjetër.
Ndërkohë ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.
Zbuloni qytetet më të mira në botë në 2024Është hera e katërt radhazi, që Parisi zë vendin e parë në Indeksin e 100 destinacioneve të qyteteve më të mira nga kompania e të dhënave Euromonitor International.

Paris, France
Paris, Francë
Më shumë se 70 milionë njerëz udhëtuan për në Paris këtë vit dhe metropoli ishte më se i përgatitur për ta, falë politikës dhe infrastrukturës së shkëlqyer turistike, thuhet në raport.
Indeksi shikon qytetet kryesore nga e gjithë bota dhe i rendit ato sipas kritereve duke përfshirë turizmin, qëndrueshmërinë, performancën ekonomike dhe shëndetin e sigurinë.
Europa dominon renditjen e vitit 2024 me gjashtë qytete në top 10. Madridi është në vendin e dytë, Roma dhe Milano janë në vendin e katërt dhe të pestë, Amsterdami është në vendin e shtatë dhe Barcelona në të dhjetin.

Romë, Itali
Londra, e cila ishte në vendin e 10-të vitin e kaluar dhe së fundmi kryesoi një indeks alternativ të qyteteve më të mira në botë, arriti vetëm në vendin e 13-të në listë, midis Seulit në vendin e 12-të dhe Dubait në vendin e 14-të.
Bangkok, qyteti kryesor për ardhjet ndërkombëtare

Bangkok, Tajlandë
Azi-Paqësori performoi mirë, me Tokion në vendin e tretë, Sydney në të tetin dhe Singaporin në vendin e nëntë.
Rreth 13 milionë udhëtime ndërkombëtare në Tokio u regjistruan në vitin 2024, sipas Euromonitor International.
Nju Jorku, në vendin e 6-të, është i vetmi qytet amerikan në top 10. Los Angeles ndodhet në vendin e 18-të.
Bangkok është qyteti kryesor për politikën turistike dhe atraktivitetin dhe gjithashtu ishte qyteti nr.1 në mbarë botën në vitin 2024 për ardhjet ndërkombëtare.
Problemi i mbiturizmit
Amsterdami është një nga disa qytete europiane, që prezantoi masa për të luftuar mbiturizmin.
Londra është nr.3 për mbërritjet ndërkombëtare, me 21.7 milionë udhëtime dhe rritje prej 7%.
Hong Kongu është në vendin e katërt, me 20.5 ardhje ndërkombëtare dhe 19% rritje, dhe qyteti i shenjtë i Mekës në Arabinë Saudite ishte në vendin e pestë, me 19.3 milionë vizitorë dhe 20% rritje.
Euromonitor International vë në dukje disa tendenca për vitin 2024.
Destinacione të shumta kanë thjeshtuar proceset e tyre të vizave, duke zbatuar autorizimet elektronike të udhëtimit dhe duke zgjeruar hyrjen afatshkurtër pa viza.
10 destinacionet më të mira të qyteteve sipas Euromonitor International për vitin 2024:
10 qytetet më të mira në mbërritjet ndërkombëtare për vitin 2024:
/Monitor
Parashikimi/ Si do të jetë moti në 1 janar 2025Ditën e mërkurë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseverrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.
Festimet e vitit të ri/ Policia harton plan masashNdërkohë që qytetarët festojnë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike sidomos në natën e ndërrimit të viteve ku mijëra qytetarë presin ardhjen e 2025.
Efektivët do të jenë me shërbim jo vetëm në sheshet festive, por edhe në disa akse për parandalimin e aksidenteve.
“Do të ketë shërbime të organizuar në akset rrugore nga policia rrugore, nga strukturat e policisë së rendit, Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat do të ndihmojnë për lëvizjen e qarkullimit e mjeteve. Do të kemi shërbime të organizuara në sheshe, në vendet që kanë përcaktuar bashkitë për organizimin e festimeve, por edhe në vend të improvizuara që mund të përdoren nga qytetarët ku do të garantojmë shërbim të pandërprerë dhe një garanci për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.”- tha Agron Çeli, Drejtor i rendit Publik.
Më shumë prani policore do të ketë në afërsi të lokaleve të natës, vende ku pritet që të ketë një fluks të qytetarëve që zgjedhin të fesojnë jashtë shtëpisë.
Policia ka shtuar dhe sportelet në pikat kufitare për të mos krijuar rradhë të gjata.
Uniformat blu do të jetë në gadishmëri të plotë deri në ditët e para të janarit.
Bota feston vitin e ri/ Ndizen fishekzjarret në Zelandën e re dhe SideniMiliona njërëz në mbarë botën kanë nisur të festojnë Vitin e Ri.
Vendet në Oqeanin Paqësor Jugor ishin të parët që i dhanë lamtumirën 2024-ës me festimet në Zelandën e re e cila është 12 orë përpara kohës lokale të vendit tonë.
Në Auckland, mijëra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit për të festuar ardhjen e vitit të ri.
Ceremonia spektakolare u organizua me dhjetëra mijëra drita, kilometra të tërë me kabllo, së bashku me 500 kilogramë lëndë prioteknike që do të shkëlqejnë për 5 minuta.
Në Australi dy orë më vonë, miliona njerëz u mblodhën në Sidnej për të parë shfaqjen e fishekzjarreve tradicionale.
Pas kësaj, festimet zhvendosen në Azi me ardhjen e vitit të gjarprit, i pari si viti i rilindjes në zodiakun aziatik.
Qytetet evropiane festojnë Vitin e Ri me koncerte në salla dhe teatre muzikore ndërsa Papa Françesku do të shënojë fillimin e Vitit të Shenjtë, një festë çdo çerek shekulli që pritet të tërheqë rreth 32 milionë pelegrinë.
Shfaqje spektakolare fishekzjaresh do të mbahen në Paris Londër dhe Berlin.
Vrasja në Durrës/ 39-vjeçari pranon krimin: E vrava sepse më kishte lekë borxhPas arrestimit, 39-vjeçari Fatjon Janina pranoo se ka vrarë të moshuarin Paulin Gila.
Ai ka deklaruar para policisë se me 82-vjeçarin ka debatuar për shkak të lekëve që i moshuari i kishte borxh.
“Po, unë e vrava Paulinin. Më kishte 200 mijë lekë borxh, e pashë dje që po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që më ke se më duhen lekët për Vitin e Ri. U futëm te shtëpia e tij. Debatuam aty dhe më tha nuk kam lekë. Më ofendoi, më tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u perleshëm afro 1 orë. Ai donte të më godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa herë me çekiç, derisa ngeli i shtrirë në tokë. Më pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola, mbylla edhe derën e jashtme të tij me çelës. Shkova në shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike, ika edhe nga shëpia”, tha 39-vjeçari.