Aplikacion
Nga Deutsche Welle
1. Donald Trump 2.0 fillon në janar
Mënyra se si do të shkojë viti 2025 për ekonominë botërore varet kryesisht nga një njeri: Donald Trump, presidenti i zgjedhur i ekonomisë më të madhe në botë. Kjo do të thotë se zhvillimet e mëtejshme – edhe përtej vitit 2025 – janë të paparashikueshme dhe të vështira për t’u vlerësuar.
Pasojat e të ashtuquajturit koncept “Amerika e Para” do të shtrihen shumë përtej kufijve të SHBA-së dhe humoret e Trump-it do ta ndryshojnë rendin global që njohim.
Prosperiteti, globalizimi dhe luftërat e largëta do të vendosen kryesisht në kryeqytetin amerikan të Uashingtonit. E re është vetëm pasiguria dhe kaosi që mund të shoqërojë vendime të tilla.
Trump ka vënë në dyshim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ka kritikuar ashpër aleatët dhe NATO-n. Aleanca të reja tregtare dhe një Amerikë e orientuar nga vetja mund të kenë pasoja të gjera. Mungesa e një roli të qartë udhëheqës të SHBA-së do t’u japë mundësi vendeve si Kina, India dhe Rusia të mbushin boshllëqet ushtarake, politike dhe ekonomike.
2. Doganat, luftrat tregtare dhe çmime më të larta
Kompanitë preferojnë të planifikojnë paraprakisht dhe prandaj kërcënimi që mund t’u vijë nga rritja e doganave është shqetësues. Trump e sheh idenë e tij si një mundësi për të ndëshkuar vende të tjera për deficitet tregtare të SHBA-së. “Fjala tarifë doganore është fjala më e bukur në fjalor”, tha ai në tetor.
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024, Trump kërcënoi me tarifa të përgjithshme prej 10 deri në 20 përqind për të gjitha mallrat e importuara në SHBA dhe deri në 60 përqind për mallrat kineze që nga dita e tij e parë në detyrë. Kohët e fundit, ai ka thënë se synon një tarifë prej 25 përqind për të gjitha mallrat nga Meksika dhe Kanadaja. Për mallrat kineze do të vendosej vetëm një tarifë prej 10 përqind. Meksika ndërkohë ka kërcënuar me tarifa doganore për prodhimet amerikane. Kina mund të bëjë të njëjtën gjë. Kryeministri i Kanadasë vizitoi Trump-in në Florida për të parandaluar një gjë të tillë.
Për kompanitë e përfshira në zinxhirët globalë furnizimit, një rritje e taksave doganore do të ishte një lajm i keq. Ato do të dëmtonin fqinjët e Amerikës dhe me gjasë do të shkatërronin marrëveshjen e tregtisë së lirë midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë (USMCA), e cila u përfundua gjatë mandatit të parë të Trump-it.
Aktualisht, rreth 80 përqind e eksporteve meksikane dhe mbi 75 përqind e eksporteve kanadeze shkojnë në SHBA. Më shumë se gjysma e importeve amerikane të frutave dhe perimeve vijnë nga Meksika. SHBA importon çdo ditë dru dhe miliona fuçi naftë të papërpunuar nga Kanadaja.
Në fund, konsumatorët amerikanë do të përballen me çmime më të larta ose me rafte bosh nëpër dyqane. Ka zëra që pretendojnë se Trump do ta përdorte kërcënimin e tarifave kryesisht si mjet negocimi. Por një blof i tillë mund të çojë në masa hakmarrëse dhe të përshkallëzohet shpejt në një luftë globale tregtare.
Punëtorët në fabrikën e automjeteve elektrike BYD në Kinë, duke përfaqësuar rritjen e tarifave dhe konkurrencën ekonomike.Punëtorët në fabrikën e automjeteve elektrike BYD në Kinë, duke përfaqësuar rritjen e tarifave dhe konkurrencën ekonomike.
3. Imigrimi në kritikë në mbarë botën
Nuk janë vetëm mallrat që mund të përballen me një mur tarifash ndëshkuese. Edhe migracioni global po përballet gjithnjë e më shumë me mure – në kuptimin e plotë të fjalës. Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive në mbarë botën ndiejnë nevojën për të treguar se kanë kontroll mbi kufijtë e tyre, duke vepruar më ashpër ndaj emigrantëve. Kjo do ta bëjë botën më pak të hapur dhe më pak dinamike.
Gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, republikanët premtuan të kryejnë “deportimin më të madh në historinë amerikane”. Këtë ide e ka përvetësuar edhe Trump.
Përveç deportimeve dhe një qëndrimi më të ashpër në kufirin me Meksikën, ai premtoi në një intervistë në fillim të dhjetorit se do të heqë shtetësinë automatike për të gjithë ata që lindin në SHBA.
Presidenti amerikan ka kompetenca të gjera kur bëhet fjalë për migracionin e parregullt. Megjithatë, shumica e propozimeve të tij pritet të përfundojnë në gjykatë. Ai gjithashtu ka fuqinë për të vështirësuar migracionin e ligjshëm, duke kufizuar numrin e migrantëve ose duke ndërlikuar procesin e dhënies së vizave apo të Green Cards.
Mbajtja larg e imigrantëve – ose kthimi i tyre në vendet e origjinës – do të ndikonte në tregun e punës në vend. Të korrat mund të kalben dhe sipërmarrësit mund të zhvendosen në vende të tjera.
Një kufi më i mbyllur me Meksikën do të ketë ndikime tek njerëzit nga Amerika Latine, veçanërisht nga vende si Kuba, Haiti dhe Venezuela.
SHBA-të nuk janë të vetmet që i bëjnë rezistencë migracionit. Bashkimi Evropian ka premtuar të luftojë kundër migracionit të parregullt. Italia po përpiqet të trajtojë kërkesat për azil të refugjatëve në Shqipëri dhe në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, imigracioni do të jetë një temë e rëndësishme.
Një raketë ruse shkatërron një klinikë në Zaporizhzhia, Ukrainë, duke ilustruar shkatërrimet e vazhdueshme të luftës.Një raketë ruse shkatërron një klinikë në Zaporizhzhia, Ukrainë, duke ilustruar shkatërrimet e vazhdueshme të luftës.
4. Lufta në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe përtej
Gjatë kalimit në vitin 2025, bota po përballet me një seri konfliktesh të armatosura. Këto luftëra kanë shkaktuar shkatërrime dhe katastrofa humanitare. Përveç kësaj, ato konsumojnë fonde që mund të përdoren në mënyrë më produktive.
Trump ka deklaruar se do ta përfundojë luftën e Rusisë në Ukrainë brenda 24 orëve. Ai mund të ndërpresë ndihmën financiare amerikane që ka mbajtur vendin në këmbë që nga pushtimi tre vjet më parë. Meqenëse SHBA-ja është financuesi më i madh i Ukrainës, kjo mund ta detyrojë Ukrainën të ulet në tryezën e negociatave.
Lufta e Izraelit kundër Hamasit, e cila po zhvillohet në Rripin e Gazës dhe kohët e fundit edhe në Liban, gjithashtu vazhdon dhe mund të përhapet më tej. Në Azi, Republika Popullore e Kinës vazhdon të kërkojë të drejta mbi Tajvanin demokratik, i cili ka frikë nga një pushtim i afërt.
Për dekada, lidershipi i SHBA-së ka formësuar politikën botërore. Megjithatë, Trump ka vënë në pikëpyetje rolin e Amerikës si “polici i botës”. Nëse Amerika nuk i ndihmon aleatët e saj të mbrohen, kjo politikë e trashëguar ndër dekada mund të shuhet. Një rend i ri botëror i tillë mund të inkurajojë Iranin ose Korenë e Veriut të testojnë kufijtë e veprimeve të tyre ushtarake.
Një raketë ruse shkatërron një klinikë në Zaporizhzhia, Ukrainë, duke ilustruar shkatërrimet e vazhdueshme të luftës.Një raketë ruse shkatërron një klinikë në Zaporizhzhia, Ukrainë, duke ilustruar shkatërrimet e vazhdueshme të luftës.
5. A do të shpërthejë tani bota e Inteligjencës Artificiale (IA)?
Lansimi i ChatGPT nga OpenAI në fund të nëntorit 2022 shënoi fillimin e një përdorimi më të gjerë të Inteligjencës Artificiale (IA). Brenda pak javësh, kjo platformë arriti 100 milionë përdorues.
Megjithatë, IA ka ndryshuar jetën e punonjësve dhe bizneseve vetëm gradualisht. Përdorimi i kësaj teknologjie për zhvillimin e ilaçeve ose mbështetjen e mbrojtjes ushtarake mbetet një sfidë e madhe. Kompanitë duhet të përcaktojnë si dhe kur të përdorin IA – dhe të nxisin punonjësit e tyre ta përqafojnë atë.
Për të mbajtur hapin me zhvillimet, ofruesit e IA-së po investojnë masivisht në qendra të mëdha të dhënash. Për t’i ftohur dhe mbajtur ato në funksion, nevojiten sasi të mëdha energjie. Microsoft po mbështet planet për rifillimin e një centrali bërthamor në Pensilvani, ndërsa Google po investon në reaktorë të vegjël bërthamorë për të furnizuar qendrat e tij të të dhënave.
A do të jetë viti 2025 ai kur IA më në fund do të sjellë ndryshimin e premtuar nga mbështetësit e saj? Investitorët, zhvilluesit dhe përdoruesit do të duhet të presin për të parë nëse i gjithë ky konsum energjie do të justifikohet – ose thjesht mund të pyesin ChatGPT për këtë.
Qeveria gjermane reagon pasi Elon Musk shprehu përkrahjen për AfD-nëQeveria gjermane u përpoq të mos u japë shumë peshë qëndrimeve të shprehura nga miliarderi Elon Musk për zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, pasi ai shprehu sërish partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Zoti Musk shkaktoi debate gjatë fundjavës pasi mbështeti partinë AfD në një opinion të botuar në një gazetë të madhe gjermane, që nxiti dorëheqjen në shenjë proteste të redaktores përgjegjëse për rubrikën e opinioneve .
“Liria e shprehjes gjithashtu përfshinë edhe qëndrimet më pakuptim”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, duke shtuar se nuk do të komentonte më shumë deklaratat e zotit Musk.
Ajo megjithatë tha se “në fakt Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale përmes deklaratave të tij”.
Në këtë kontekst, zëdhënësja Hoffmann po ashtu theksoi se partia AfD po vëzhgohet nga shërbimi i brendshëm gjerman i zbulimit nën dyshimet se është parti ekstremiste e krahut të djathtë dhe se tashmë ka një status të tillë në disa pjesë të Gjermanisë.
Gjermania do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, pasi koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz, që përbëhej nga tre parti, u rrëzua muajin e kaluar pas mosmarrëveshjeve se si të rimëkëmbet ekonomia e ngadalësuar e vendit.
Opinioni i zotit Musk në gazetën ‘Welt am Sonntag’ që botohet në gjuhën gjermane gjatë fundjavës, është shembulli i dytë brenda muajit i përkrahjes që ai i jep partisë AfD.
“Partia ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD) është shkëndija e fundit e shpresës për këtë vend”, shprehet zoti Musk në shkrimin e tij të përkthyer në gjuhën gjermane.
Ai tha gjithashtu se partia e djathtë e skajshme “mund ta çojë vendin drejt së ardhmes ku përparimi ekonomik, integriteti kulturor dhe inovacioni teknologjik nuk janë vetëm dëshira, por realitet”.
Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Tesla Motors po ashtu shkroi se investimet e tij në Gjermani i japin atij të drejtën të komentojë mbi gjendjen e vendit.
Sipas anketave, partia AfD ka mbështetje të fortë, por kandidatja e saj, Alice Weidel nuk ka gjasa të bëhet kancelare ngaqë partitë e tjera refuzojnë të bashkëpunojnë me partinë e krahut të djathtë.
Aleati i Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, miliarderi Musk, në shkrimin e tij, sfidoi qëndrimet ndaj partisë.
“Portretizimi i AfD-së si parti ekstremiste e krahut të djathtë është qartazi i rremë, duke patur parasysh që drejtuesja e partisë, Alice Weidel, ka një partnere të të njëjtës gjinisë nga Shri Lanka! A ju tingëllon si Hitleri? Ju lutem!”
Shkrimi i zotit Musk shkaktoi debat në mediat gjermane mbi kufijtë e fjalës së lirë, ndërkohë që redaktorja përgjegjëse e rubrikës së kësaj gazete në platformën X, pronë e zotit Musk, lajmëroi se kishte dhënë dorëheqjen.
“Gjithmonë më ka pëlqyer të lexoj opinionet e ndryshme në Welt. Sot një shkrim i Elon Muskut doli në edicionin e fundjavës së kësaj gazete. Dorëzova dorëheqjen time dje, pasi ky shkrim u nis për botim”, shkroi Eva Marie Kogel.
Gazeta u sulmua nga politikanët dhe mediat e tjera për shkak se i ofroi platformë zotit Musk, një i huaj.
Shkrimi i zotit Musk në Welt am Sonntag u përcoll me një shënim kritik nga kryeredaktori i ri i Welt, Jan Philipp Burgard, i cili shprehet se megjithëse disa nga mendimet e zotit Musk për problemet e Gjermanisë mund të jenë të sakta, “qasja e tij se vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, është tragjikisht e gabuar”.
E rëndë në Durrës/ I moshuari gjendet i masakruar në banesëNjë 82-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16.
Viktima jetonte i vetëm në banesë ndërsa kanë qenë familjarët e tij që kanë vënë re mungesën pasi i moshuari nuk përgjigjej në telefon.
Të afërm të tjerë kanë mbërritur në banesë dhe kanë konstatuar trupin e pajetë të goditur në fytyrë dhe trup.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimib për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Personi i Vitit 2024Nga Lutfi Dervishi
Është koha kur televizione dhe portale nxitojnë të shpallin “Njeriun e Vitit,” duke i dhënë popullit mundësinë të pyesë: “Po ky/kjo nga doli?”
Jeni ju qe me votat tuaja do të zgjidhni “Personin e vitit 2024”
1. Gjithologu
Një figurë e njohur e ekranit që ka komentuar çdo temë nga lufta në Ukraine e Gaza deri te çmimet e specave në Laprake. Sigurisht pa lexuar ndonjëhere lajme.
2. Investitori Strategjik
Ky hero “i heshtur” ka bërë të mundur zhdukjen e çdo plazhi të virgjër. Falë tij, dhe mbështetjes së pakufishme të qeverisë çdo plazh në bregdetin shqiptar tani ka një hotel ku mund të pish një kafe me çmimin e një bilete avioni.
3. Korçari
Idhulli i brezit të ri, ky djalosh korçar, fitues i llogarisë amerikane përfaqëson ëndrrën më të madhe shqiptare të të rinjve, largimin nga vendi.
4. Protestuesi virtual
Ky hero i rezistencës ndaj regjimit Tiranës nuk ka dalë kurrë nga shtëpia , por ka protestuar me 3,000 statuse në rrjete sociale që nuk i ka lexuar kush. Trima të tillë lindin një herë në shekull!
5. Kuksiani
Emigroi ilegalisht në Angli dhe tani flet për suksesin shqiptar në TikTok, ndërkohë që punon në të zezë si lavapjatës. Ai është simbol i ëndrrës shqiptare!
6. Pensionisti
Prova e gjallë se Zoti ekziston sepse nuk ka shpjegim shkencor që një pensionist të mbajë frymën gjallë me pensionin që merr.
7. Ala Ari
Ky sipërmarrës arab ka sjellë një peshk të artë në portin e Durrësit, duke premtuar se ai do të plotësojë tri dëshira për shqiptaret. 1.portin e ri 2. Portin turistik. 3. Dubai në Durrës.
8. “Call-center”-isti i shekullit
Përfaqësues i një sektori që po lulëzon, dhe që ka arritur të bindë klientët italianë se janë duke folur me një bankë në Milano, ndërkohë që zëri i tij dëgjohet nga një dhomë në Bathore.
9. Fakeperson
Njeriu që mund të shpikë një lajm për çdo gjë që, nga “alienët në Kakome” deri te “Shpikja e vaksinës antikorrupsion.”
10. Këngëtarja e viteve ‘80
Pa kënduar asnjë këngë të re këtë vit, ajo arriti të bëjë më shumë jehonë se të gjithë festivalet e RTSH-së bashkë. Nostalgjia që ngjalli ka qenë aq e fuqishme, sa janë të shumtë ata që besojnë se duke kënduar mund të rikthejnë rendin socialist.
Autoritetet serbe kanë marrë vendim për burgosjen e prindërve të një adoleshenti që pati vrarë nëntë fëmijë dhe rojën e sigurisë përmes të shtënave masive, vitin e kaluar.
Në sulmin e kryer në maj të vitit 2023, djaloshi, që atëbotë kishte 13 vjet, ishte zënë me dy armë në një shkollë fillore në Beograd.
Babai i djalit, Vlladimir Kecmanoviq, është dënuar me 14 vjet e gjysmë burgim, nisur prej të hënës, ndërsa nëna e tij, Milljana Kecmanoviq është dënuar me tre vjet burgim.
Nenamja Marinkoviq, instruktiv në klubin e qitjes Partizani, i cili e ka mësuar djaloshin si të përdorë armën, është dënuar me një vit e tre muaj burgim.
Djali adoleshent, i cili gjendet në një institucion psikiatrik prej kur e ka kryer sulmin, nuk mund të gjykohet sepse është nën moshën kur mund të mbahet përgjegjës penalisht.
Në një seancë gjyqësore, ai ka thënë se është penduar pse aktin e kryer, por nuk i ka treguar shkaqet që e kanë shtyrë deri aty.
Megjithatë, prindërit e tij janë akuzuar për “akt serioz kundër sigurisë së përgjithshme”, për dështim që të sigurojnë armët dhe municionet në mënyrën e duhur.
Të dy i hedhin poshtë akuzat në gjyqin e mbajtur me dyer të mbyllura.
Prindërit e fëmijëve të vrarë kanë marrë pjesë në seancë, me shpresën se do të mësojnë më shumë për motivin që ka shtyrë të riun për të kryer vrasjet.
Tetë prej fëmijëve të vrarë kanë qenë vajza.
Avokati i prindërve të djaloshit ka thënë se ai ka pasur jetë normale, dhe asgjë nuk ka dhënë sinjale për sulmin.
Ai ka thënë se prindërit nuk duhet të mbahen përgjegjës për sjelljen e të birit, dhe që vendimet do të apelohen. Rel/
Një vit me ndryshime, ja 3 shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë që në janarNë qoftë se dhjetori ju gjeti “single”, edhe pse më mirë vetëm sesa i,e tradhtuar, duket se janari do t’u japë zgjidhje një herë e mirë të gjitha problemeve të zemrës.
Këtë nuk e themi ne, por yjet që kanë parashikuar histori të reja dashurie në horizont për 3 shenjat e mëposhtme. Kështu që merrni laps e letër dhe mbani shënime, pasi muajin tjetër ju presin surpriza emocionuese.
1.DASHI: Të lindurit në shenjën e parë të horoskopit pritet të kenë një janar sa më intensiv për sa i përket çështjeve sentimentale. Do të ndiheni gjithë kohës të mikluar dhe joshur nga personat që ju rrethojnë, si dhe më në fund do të mund të gjeni atë që kërkonit prej kohësh.
2.LUANI: Të gjithë ata që kanë dalë nga një marrëdhënie afatgjatë nuk duhet të frikësohen nga rreziku i dështimit, apo të mos qenit në lartësinë e duhur për të provuar emocione të reja. Kjo është një sfidë që do ta kaloni me sukses. Gjysma e parë e janarit do të shoqërohet kryesisht me flirtime dhe ndjesi sporadike, kurse fundi i muajit është ajo periudhë që do t’ju të bëjë të ndieni sërish fluturat në stomak. Shijojeni!
3.PESHQIT: Peshqit janë një ndër shenjat më të ndjeshme të zodiakut. Janë vazhdimisht në kërkim të emocioneve të reja, atyre emocioneve që të trondisin qenien, mirëpo maji nuk është treguar aq bujare me ta. Mos u pezmatoni, ju pret një janari mbushur me njohje të reja.
Qeveria vendos: Data 3 janar pushim për adminsitratënKëshilli i ministrave ka vendosur në ,bledhjen e fundit të qverisë, që data tre janar të jetë ditë pushimi për administratën.
Kjo për shkak se data 3 përkon me ditën e premte, mes dy ditëve të pushimit dhe dy ditëve të fundjavës.
Në njoftim thuhet se kjo ditë do të zëvendësohet në një datë tjetër brenda gjashtë mujorit të parë të vitit të ardhshëm.
V E N D I MI
PËR
CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2025, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të atij viti.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
ME SYTË NGA SPAK
Një numër i lartë politikanësh, zyrtarësh e funksionarësh shtetërorë, hynë në godinën ku ndodhet Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme. Disa thjesht si dëshmitarë, disa të tjerë si të dyshuar. Por shumica do të dalin prej andej me akuza mbi shpinë apo dënime. Mes tyre dhe ish presidenti Ilir Meta.
Në daljet e tij të shpeshta publike, zoti Meta do të shfaqet gati mospërfillës ndaj hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, që përfshijnë atë vet, pasurinë e tij e të familjes. “Kam qenë gjithë jetën në hetim”, do të deklarojë ai në një konferencë shtypi me gazetarët.
Por ndërsa duket se hetimet po përparojnë, dhe në pyetje merret edhe vjehrra e tij (11 prill), zoti Meta intensifikon sulmet dhe epitetet fyese ndaj drejtuesit të Prokurorisë, Altin Dumani: “Unë jam Ilir Meta, o superbudallenj, e supertorollakë, kudo që jeni në politikë e në SPAK”.
Po në këtë kohë zoti Meta do të ndërmarrë një lëvizje për spastrime në nivelet drejtuese të partisë. Goditja kryesore, nën motivin e luftës kundër nepotizimit, do të bjerë mbi bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, e cila mbetet jashtë strukturave drejtuese. Raportet mes tyre, janë në pikën që nuk druhen më ta fshehin krizën as në publik. Më 19 prill, ata do të përplasen hapur gjatë mbledhjes së Komitetit drejtues të Partisë së Lirisë. “Kam dhimbje kur shikoj se si shkërmoqet imazhi i Ilir Metës. Kam dhimbje kur shikoj se si një burrë Shteti firmos një letër paçavure të ndërtuar nga një administrator godine”, do të shprehej në mbledhje zonja Kryemadhi. Por zoti Meta do të këmbëngulë në dëmet që sipas tij, nepotizimi i ka sjellë partisë: “Nepotizimi ka përzënë gjysmën e atyre që na votuan”.
Marrëdhëniet mes tyre prej kohësh kanë pësuar një krisje të fortë. Në qershor zoti Meta do të qëndrojë për afro tre orë në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e pasurisë. Një ditë më parë, për të njëjtën çështje atje kishte qenë dhe zonja Kryemadhi. Në dalje ai do të deklarojë se ishte pyetur për çështje që nuk lidheshin me të, por “që kanë të bëjnë me veprimet e të tjerëve, të miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të SPAK-ut”.
Pak orë më pas, nga selia e partisë, ai do t’ia linte përgjegjësinë zonjës Kryemadhi: “As çështje pronash, as çështje financiare, nuk kam patur asnjë përgjegjësi. Të gjitha përgjegjësitë në mirëbesim i ka patur Monika”.
Ndarja mes tyre nuk është vetëm politike. Pak ditë më vonë ai do të kërkojë dhe divorcin në gjykatë, duke sqaruar se “nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër. Por, për të përmbushur kauzat, që unë mbroj, dhe për të cilat, kjo marrëdhënie ishte kthyer në një pengesë serioze”.
Më 21 tetor, zoti Meta do të arrestohet në hyrje të Tiranës. Pamjet që tregojnë se si ai nxirret me forcë nga automjeti ku ndodhej, provokuan debate të forta. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, do të flasë për “një akt të pashembullt terrorist”. Ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha do të shprehej se “persekutimi i Ilir Metës, është politik, politik dhe vetëm politik”.
Por policia do të deklarojë se zoti Meta “ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese” në drejtim të përfaqësuesve të policisë dhe drejtësisë, ndaj “është nxjerrë nga automjeti dhe është shoqëruar forcërisht”.
Ish presidenti i vendit dyshohet për tre vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. Ai do të mohojë në mënyrë kategorike të ketë shkelur ligjet, duke e konsideruar veten një objektiv politik të Prokurorisë.
Për të njëjtat dyshime, ndaj zonjës Kryemadhi do të vendoset detyrim paraqitje. Ndërsa një muaj më pas, vila ku ajo banon, në një zonë rezidenciale të Tiranës, do të vihet nën sekuestro.
BERISHA, MUAJT E GJATË TË IZOLIMIT
Mbështetësit besnikë të zotit Berisha poshtë pallatit ku ai banon, shoqëruan çdo pasdite qëndrimin e tij në arrest shtëpie. “Ju jeni misionarët e kësaj lufte, që nga kjo rrugicë do të shtrohet në të gjithë rrugët e rrugicat e Shqipërisë”, do t’u deklaronte e bija e tij Argita Malltezi, përkrahësve të ish kryeministrit më 2 janar.
Beteja e ish kryeministrit me Drejtësinë do të vijojë e pandërprerë gjatë gjithë vitit, duke shfrytëzuar çdo mekanizëm juridik. Kërkesat e tij të përsëritura për ndryshimin e masës së sigurisë, do të rrëzohen në të gjitha shkallët e gjyqësorit, sikundër dhe ajo për pjesëmarrjen e tij në punimet e parlamentit.
Zoti Berisha do të thirret dy herë në Prokurorinë e Posaçme. Më 23 janar shkon për t’u marrë në pyetje. Në momentin e mbërritjes, ai pritet mes brohoritjeve të mbështetësve të tij, duke deklaruar se “jam sot këtu për të denoncuar Edi Ramën, dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë”.
Pas afro 90 minutash ai do të dalë duke deklaruar që dyshimet e ngritura ndaj tij, se duke shfrytëzuar pushtetin favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, janë vetëm “shpifje, trillime, mashtrime, falsifikime.”
Ai do të rikthehet në Prokurorinë e Posaçme në 11 shtator. I rrethuar sërish nga mbështetës të tij, dhe nën brohoritjet e tyre, ai do të deklarojë se “po shkoj të marr akuzën politike, dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar”.
Zotit Berisha iu komunikua akuza e korrupsionit. Një muaj më pas Prokuroria e Posaçme do të dërgojë kërkesën për gjykim.
Më 21 nëntor ai do të humbasë një tjetër përballje me Drejtësinë, ndërsa Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme për masën fillestare të sigurisë, lëshuar pa e kërkuar më parë autorizimin e parlamentit.
Por pak ditë më pas, më 27 nëntor, Gjykata e Posaçme do t’i heqë atij arrestin në shtëpi, një vendim të cilin ai e konsideron si një fitore, ndërsa flet para simpatizantëve të tij, të mbledhur për ta pritur në selinë e Partisë: “Sot nuk fitoi Sali Berisha. Sot ka fituar e vërteta, sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta”.
GODITJET QË TRONDITËN BASHKINË E TIRANËS
Goditjen e parë kryebashkiaku Erion Veliaj do ta marrë në fund të vitit të kaluar, kur, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, do të arrestohej drejtori më i rëndësishëm i Bashkisë, Taulant Tusha.
Ndërsa në fund të muajit mars, të njëjtin fat do të kenë dhe dy ish drejtorë të tjerë, të cilët dyshohet se ishin pronarët realë të kompanisë së ndërtimit, “5D”, e cila kishte përfituar nga fondet publike të Bashkisë. Një urdhër i dytë arresti del dhe për Tushen, ndërsa masa më të lehta do të jepen për 4 drejtuesë apo ish drejtues të agjencive në varësi të Bashkisë.
Zoti Veliaj do të reagojë një javë më vonë, më 6 prill: “Asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur me ta dhe askënd tjetër”, do të deklaronte ai në një mesazh të gjatë publik.
Nën akuzat e opozitës për përfshirjen e tij dhe në inceneratorin e Tiranës, ai do të deklarojë se me atë projekt “e vetmja gjë që më ka lidhur, ka qenë pastrimi i këtij qyteti”.
Ndërkohë Partia Demokratike ka nisur protestat përpara Bashkisë për të kërkuar dorëheqjen e tij. Ato do të jenë të përjavshme e do të vijnë duke u përshkallëzuar, nga përplasjet e dhunshme te hedhja e molotovëve e djegia e gomave në javët e muajt që pasojnë, derisa fillojnë të zbehen.
Në fund të muajit prill, zoti Veliaj do të thirret në Prokurorinë e Posaçme. Pas 7 orësh, ai do të dalë i qeshur. Si për të relativizuar dhe arsyet e kohës tejet të gjatë të qëndrimit, ai do të shprehej se kishte qenë aty si bashkëpunëtor me prokurorët dhe hetuesit, të cilët madje i quajti kolegë. “Patëm një shterrim total të çështjes së inceneratorëve”. Ai do ta distancojë Bashkinë nga procesi i inceneratorëve.
Por deklaratat një ditë më pas të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në dalje nga Prokuroria për të njëjtën çështje, do të ngrenë shumë hamendësime: “Kjo është një dosje që ka bërë pis, të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet”.
Një shkresë e Prokurorisë drejtuar Bankave do të zbulojë se ndaj zoti Veliaj dhe familjarëve të tij të ngushtë po zhvillohet një hetim pasuror.
Në fillim të dhjetorit oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do t’i sekuestrojnë celularin bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Kontrolle do të ushtrohen dhe në zyrat e kompanive të saj dhe të vëllait të kryebashkiakut. Të gjitha në kuadër të një procedimi penal për “Korrupsion pasiv të të zgjedhurve vendorë”, por që ,siç do mësohet më pas, nuk do të jetë e vetmja vepër penale. Zoti Veliaj do të reagojë në mbrëmje, duke u shprehur se mbështet çdo hap procedurial të Prokurorisë.
Ndaj tij nuk ka një akuzë. Në ditët e fundit të vitit, më 26 dhjetor, ai do të paraqitet sërish në Prokuroinë e Posaçme. Pas 5 orësh qëndrim, ai del prej andej pa bërë komente, por do të flasë shkurtimisht pak orë më vonë nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, duke deklaruar se ndaj tij ka një kallëzim anonim dhe “duke qenë se kryetari i Bashkisë ka në zotërim të gjithë rregjistrin civil, dhe mund të verifikojë qartazi që është një kurth i sajuar, por kam qenë bashkëpunues”.
Të nesërmen Prokuroria e Posaçme do të bëjë të ditur se hetimi, që ka përfshirë kryebashkiakun, po kryhet dhe për veprat penale “Korrupsion aktiv”, “Pastrim parash” e “Fshehje të pasurisë”.
Pozita e tij edhe politike ka marrë tashmë tronditje të forta. Më herët, ai do të shmangej dhe nga drejtimi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, si dhe do të lihej jashtë një angazhimi në vijë të parë, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
BEQAJ, JO VETËM STERILIZIMI
Nën masën Detyrim paraqitje, për rastin e konçensionit të Sterilizimit ish ministri i Shëndetësisë, do të shfaqej çdo të premte në dyert e Prokurorisë së Posaçme. Ish zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj është në burg e po ashtu dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj, i cili zotëronte 40 përqind të aksioneve të konsorciumit, që kishte fituar konçensionin. Aksione të cilat do të vihen nën sekuestër (më 8 shkurt) së bashku me dy kompani, automjete dhe llogari rrjedhëse të tij.
Në përfundim të hetimeve, në 18 mars, zotit Beqaj do t’i komunikohet akuza për shpërdorim detyre. Ai do të deklarojë: “Unë, të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë”.
Por më parë, atij do t’i duhet të përballojë një tjetër hetim që çon në arrestimin e tij në fillim të muajit korrik, nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë. Urdhëra arresti do të lëshohen dhe për disa të tjerë, mes të cilëve dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i tij.
Një muaj më pas, në 21 gusht, atij dhe personave të përfshirë në këtë çështje do t’u sekuestrohen llogari e depozita bankare si dhe aksione në një restorant në Tiranë. Në tetor, po ashtu do t’i sekuestrohet dhe një apartament në zonën e Lungomares në Vlorë.
Një tjetër goditje të fortë do ta marrë në ditët e fundit të vitit, kur me kërkesën e Gjykatës akuza për shpërdorim detyre, në rastin e sterilizimit do të ndryshojë në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, bashkë me Rrapajn dhe Rrjepajn
RADHA NË DYERT E SPAK-ut
Në dyert e Prokurorisë së Posaçme nuk do të mungojnë as deputetët, ndonëse në pozita të ndryshme. Ndërsa demokrati Asllan Dogjani do të akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, lidhur me blerjen e një apartamenti vite më parë, kolegu i tij socialist Plarent Ndreca, do të duhet të përgjigjet në gjyq për shkeljet e procedurave të një tenderi, në kohën kur ai ishte Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Por rasti më i rëndë do të jetë ai i socialistit tjetër Ergys Çyrbja. Fillimisht ai jep dorëheqjen në mënyrë të papritur më 10 tetor, dy ditë pasi kishte qenë në Prokurorinë e Posaçme. Të nesërmen atij i komunikohet akuza e Shpërdorimit të detyrës, kur kishte drejtuar Hipotekën e Durrësit. Por pak ditë më vonë ai do të arrestohet, nën akuza të rënda. Hetimet zbulojnë lidhje të tij me elementë të krimit të organizuar, favorizim të tyre në këmbim të votave, por jo vetëm. Falë mbështetjes së tyre ai do të katapultohej në vendet e para të listës së kandidatëve socialistë në Durrës.
Kryebashkiakë dhe ish drejtuesë Bashkisë do të zënë numrin me të madh të zyrtarëve që do të përfundojnë në dosjet e SPAK-ut, kryesisht për shpërdorim detyre apo korrupsion. Mes tyre do të bjerë në sy dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, i cili do të vihet nën hetim, ndonëse për një çështje që nuk lidhet me detyrën e tij aktuale.
Për disa të tjerë, me llogari të hapura që një vit më parë, do të jepen dhe dënimet, si për ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, në të dy shkallët e gjykimit, apo Vangjush Dakon, i cili u dënua në shkallë të parë.
Në çështjen e inceneratorëve, për rastin e Elbasani, Apeli rëndon akuzat për ish ministrin Lefter Koka dhe shpall fajtor ish deputetin Bllako. Për atë të Fierit Apeli e kthen për rigjykim me një tjetër trupë gjyqësore, ndërsa për Tiranën, përfundojnë hetimet për pjesën më të madhe të të akuzuarve. Dosja në vetvete nuk është ende e mbyllur.
VIZITA E BLINKEN-IT DHE HAPAT PËRPARA ME BE-në
Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, do të përfaqësojë një moment kulmor në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Ndërsa hapja konkrete e bisedimeve për anëtarësim me BE-në, shënon një pikë kthese të rëndësishme drejt ambicies për anëtarësim.
Vizita e Sekretarit Blinken në Tiranë, më 15 shkurt, do të zgjasë 8 orë. Ai do të pritet nga presidenti Begaj si dhe do të ketë një takim të gjatë me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën e përbashkët për shtyp ai deklaron se “partneriteti i SHBA-ve me Shqipërinë është më i fortë se ç’ka qenë ndonjëherë”.
Ndërsa zoti Rama e vlerësoi të veçantë vizitën e tij në Tiranë: “Është shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë dhe e vlerësimit, që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni patjetër”.
Në fjalën e tij, Sekretari i Shtetit nuk u ndal as në zhvillimet në rajon as për çështjen e Kosovës. Por në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve ai theksoi se “dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Europian është shtegu i duhur dhe i vetmi nga palët duhet të kalojnë”.
Vizita e tij u shenjua dhe nga dy momente jo të zakonshme, për një shef diplomacie. Takimi, ndonëse i shkurtër me 4 drejtuesë të institucioneve të Drejtësisë, i cili ishte qartazi një konfirmim i mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për reformën në Drejtësi. Dhe takimi i munguar me përfaqësuesit e opozitës, siç nuk kishte ndodhur më parë, me vizitat e pararendësve të tij në Shqipëri.
SAMITI PËR UKRAINËN
Dy javë pas vizitës së sekretarit Blinken do të presë presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, mbërritur në Tiranë për Samitin Ukrainë Europa juglindore më 28 shkurt. Takimi me kryeministrin Rama do të shënojë fillimin e një dite intensive në kryeqytetin shqiptar. Në një postim në rrjetin social X, presidenti ukrainas do të bënte të ditur se së bashku kishin diskutuar “ndër të tjera dhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve”.
Një ide të cilën ai do ta hidhte më pas si një ftesë drejtuar vendeve të rajonit, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së vendit të tij në luftën kundër agresionit rus: “Ne shikojmë probleme me furnizimin me municione, të cilat ndikojnë situatën në fushën e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe me partnerët tanë”
Kryeministri Edi Rama, do të ketë po ashtu një thirrje për vendet më të mëdha e më të pasura të bashkësisë demokratike që të mos kursehen në mbështetjen e tyre: “ajo nuk duhet të jetë peng i politikave të brendshme ditëshkurtra, apo i vonesave demokratike. Mos u gaboni! Ukraina nuk po lufton veç për veten, por për gjithçka në të cilën besojmë, qëndrojmë dhe punojnë”, tha ai.
RRUGA PËR NË BE “KALON” NGA BELERI
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit dhe përfaqësuesë të lartë të Komisionit Europian do të mblidhen në Tiranë, më 29 shkurt, për të diskutuar rreth Planit të rritjes, një instrument i ri në mbështetje të procesit të zgjerimit. Pavarësisht deklaratave të përsëritura të Brukselit se zgjerimi është ndër prioritetet e tij, procesi do të vijojë të mbetet shpesh, peng i qëndrimeve të njëanshme të ndonjë vendi anëtar. Problemet me Bullgarinë do të lënë në vendnumëro Maqedoninë e Veriut, ndërsa përparimi në bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë, do të lidhen me fatin e krebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Komisioneri Varhelyi do të shprehej hapur se në Bruksel të gjitha janë dakortësuar me faktin se “Shqipëria është gati për të hapur negociatat për grup-kapitullin e parë”, duke shtuar se “unë nuk e kuptoj dot se pse nuk e marrim dot ne këtë vendim, edhe pse e kuptoj tërësisht rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, por nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të tilla dhe të mira me fqinjët në rast se ti e bllokon tjetrin për të ecur përpara”.
Në të dy shkallët e gjyqësorit (më 5 mars në shkallë të parë dhe 25 qershor në Apel) zoti Beleri do të dënohet me 2 vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje. Akuzë të cilën ai do ta mohonte me këmbëngulje. Në ndërkohë (9 qershor), ai është zgjedhur dhe eurodeputet i Greqisë nën flamurin e partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Në mesin e korrikut, drejtoria e Burgjeve do t’i japë 5 ditë leje për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të parlamentit europian. Por përpara se të shkojë në Strasburg, ai do të bëjë një ndalesë në Athinë, ku kryeministri Mitsotakis, i rezervon një takim të posaçëm.
Në Tiranë janë të bindur se tanimë zhbllokimi i rrugës së Shqipërisë është vetëm çështje kohe. “Ma merr mendja se koha e pritjes së kalendave greke, i përket sot e gjithë ditën, të shkuarës”, theksoi më 26 gusht ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë takimit me ambasadorët e Shqipërisë në botë.
Në fillim të shtatorit, kur nga dënimi i kanë mbetur dhe 6 javë, zoti Beleri do të lirohet me kusht. Pak javë më pas, në mes të tetorit, Shqipëria do të ulet në tryezën e bisedimeve për grupkapitujt e parë. Për kryeministrin Rama, ky moment “shënon një gur themeli historik në rrugëtimin e përbashkët drejt ribashkimit tërësor europian”.
Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, në harkun e dy muajve Shqipëria do të hapë dhe një tjetër grupkapitulli, ndërsa ambicia e qeverisë është që bisedimet të mund të përmbyllen në vitin 2027.
KUSHTETUESJA, NGA MANDATI I XHAÇKËS TE MANDATI I ZAÇAJ
Gjykata Kushtetuese do të ketë në dorë një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me vendimmarrjet e qeverisë apo parlamentit, duke rrëzuar një pjesë të mirë të tyre. Por çështja e mandatit të ish ministres Olta Xhaçka, do ta fusë atë në konflikt me shumicën në pushtet. Ndërsa në fund të vitit, qëndrimi i kryetares Olta Zaçaj për përfundimin e mandatit të saj, rrezikoi një përplasje të fortë me Gjykatën e Lartë.
Ishte nëntori i vitit 2022, kur socialistët hodhën poshtë kërkesën e opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të ish ministres Olta Xhaçka. Në Janar të vitit 2023 Gjykata Kushtetuese, do të kërkonte që rasti t’i kalonte asaj për shqyrtim, por kjo kërkesë do të zvarritet për shumë kohë derisa vetëm në prill të këtij viti Këshilli i Mandateve do të përmbyllte procedurat. Socialistët e lënë të paqartë qëndrimin e tyre
“Do t’i propozojmë seancës plenare të vendosë në lidhje me dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, deklaron kryetarja e Komisionit të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Në seancën e pak ditëve më pas, zonja Xhaçka do të shprehet: “Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, Zero”. Më pas vota e socialistëve bllokon sërish dërgimin e çështjesh në Gjykatën Kushtetuese, me arsyetimin se deputeti është i lirë në vendimmarrjen e tij. “39 vota pro, asnjë abstenim, 72 kundër”, njoftoi rezultatin e votimit kryetarja e e atëhershme e Kuvendit, Lindita Nikolla. Zoti Bardhi shprehet se kjo është një “ditë e zezë për Shqipërinë, një ditë e zezë për parlamentin”.
Gjykata Kushtetuese do të vihet sërish në lëvizje nga opozita (24 prill) dhe në vendimin e saj disa muaj më pas (10 korrik) do t’i përmbahet të njëjtit qëndrim. “Gjykata thekson se Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”, deklaroi Holta Zaçaj, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Por dhe socialistët, po ashtu nuk ndryshojnë qasje, dhe në 12 shtator do të zgjedhin të mos votojnë kundër, e të abstenojnë në masë, për të marrë megjithatë, të njëjtin rezultat.
Të nesërmen kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Në dhjetor ajo do të jetë vetë në seancën plenare të këtij Komisioni. Në Opinionin e publikuar pak ditë më pas, Komisioni i Venecias ndonëse thekson qartë se deputeti nuk mund të detyrohet se si të votojë, thekson se “për rastin konkret, Gjykata kishte dhënë dy vendime, dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”.
Megjithatë socialistët zgjedhin të lexojnë vetëm pjesën që u përshtatej pozicionit të tyre, duke bërë që çështja të mbetet pezull.
MANDATI I ZAÇAJT
Dita e publikimit të opinionit, do të koincidojë me datën kur Gjykata Kushtetuese duhet të deklaronte përfundimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj.
Kjo e fundit mori detyrën në janar të vitit 2023, duke pasuar gjyqtaren Vitore Tusha, mandati i së cilës kishte përfunduar në 10 mars të vitit 2017. Emërimi i saj, përfshihej në skemën e parashikuar në dispozitat kalimtare të Kushtetutës, e cila garantonte ripërtëritjen e Gjykatës çdo tre vjet, me nga tre anëtarë.
Por zonja Zaçaj zgjodhi të bënte një interpretim personal të rastit të vet, duke deklaruar se sipas saj mandati i përfundonte në fund të vitit 2025, e duke iu drejtuar me urgjencë, po në emër personal, Komisionit të Venecias për një opinion.
Të nesërmen (11 dhjetor), Gjykata e Lartë, si organi që e kishte emëruar atë, do të hapë procedurat e zëvendësimit, duke deklaruar se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e kishte patur të qartë që në fillim se mandati i saj përfundon në 10 mars 2025.
Dy institucionet më të larta të gjyqësorit do të hyjnë kështu në një kurs përplasjeje të hapur. Por brenda 24 orëve, zonja Zaçaj bën një hap pas dhe i drejtohet trupës së anëtarëve për deklarimin e përfundimit të mandatit të saj.
Pas disa seancave të njëpasnjëshme që shtyhen, më 23 dhjetor trupa e anëtarëve të Gjykatës del në përfundimin se mandati i saj do të përfundojë më 10 mars 2025.
PS-PD, MES PROTESTAVE DHE MARRËVESHJEVE
Protestat e opozitës, si në sheshe ashtu dhe në sallën e parlamentit do të karakterizojnë përgjatë gjithë vitit marrëdhënien e vështirë me shumicën. Nuk mungojnë megjithatë dhe momente të shkurtra paqeje, të cilat sollën ndryshime në Kodin zgjedhor. Me zotin Berisha, të cilit iu njoh dhe zyrtarisht drejtimi i Partisë Demokratike, opozita do të këmbëngulë për një qeveri teknike para zgjedhjeve të majit 2025.
Protestat e opozitës brenda dhe jashtë sallës së parlamentit do të shoqërojnë jetën politike të vendit. Grupi i mbështetësve të zotit Berisha, të cilit i janë bashkuar dhe deputetët që përkrahin zotin Gazmend Bardhi, do të këmbëngulë në kërkesën për ngritjen e disa komisioneve hetimore dhe marrjen e bashkëkryesimit të Komisionit te Reformës zgjedhore, të mbajtur nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Mbledhjet e këtij komisioni, pamundësohen nga prania e deputetëve demokratë që zaptojnë sallën e mbledhjeve.
Në një përplasje të hapur me deputetët që kanë mbetur rreth zotit Basha, të cilët nuk e përkrahin aksionin e tyre, Rithemelimi dhe grupi i zotit Bardhi do të finalizojnë shpejt bashkimin me njëri tjetrin, duke gëlltitur lumin e akuzave që kishin shkëmbyer për një kohë mjaft të gjatë.
Pas një proteste jashtë parlamentit më 5 shkurt, kreu i grupit parlamentar dhe të tijët do të shfaqen për herë të parë poshtë banesës së zotit Berisha, ndërsa një javë më vonë, zoti Bardhi do të rikthehet, pas dy vitesh largim, në selinë e PD, të kontrolluar nga Rithemelimi, duke theksuar se “ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qëndrimet tona”.
Ai dhe mbështetësit e tij do të bëhen shpejt, pjesë e strukturave drejtuese të Rithemelimit. Kreu i grupit parlamentar, do të bëhet nismëtar i një marrëveshje me shumicën e cila pranon ngritjen e dy komisioneve hetimore, si dhe të një strukture të përbashkët dialogu për diskutimin e ligjeve të rëndësishme.
I mbetur me një grusht deputetësh, kryetari demokrat do të flasë për një pazar mes palëve. “Beteja, revolucioni, shashkat, bilbilat dhe gjithçka u bëkan për karrigen e deputetit”, ironizon zoti Basha, gjatë një takimi me anëtarë të PD-së.
Në qershor ai do të humbasë dhe përfaqësimin zyrtar të partisë, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit, e cila ia njeh atë zotit Berisha. “Ketë betejë as nuk e kemi nisur, as nuk e vazhdojmë për logo, për vulë apo për karrige”, do të shprehet zoti Basha.
Por pas kësaj dite, ai braktiset dhe nga deputetë të tjerë. Ndërsa shumica mbyll ndryshimet në kodin zgjedhor me demokratët e Berishës. Për herë të parë njihet e drejta e emigrantëve për të votuar. Ndryshon dhe formula e listave ku një e treta do të jetë e mbyllur. Partitë e vogla do të kundërshtojnë.
Marrëdhëniet në sallën e parlamentit do të acarohen sërish në fund të shtatorit pasi Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji, i akuzuar për kallëzim të rremë, në rastin e audiopërgjimit të vëllait të ish ministrit të brendshëm socialist Fatmir Xhafa.
“Një vendimmarrje politike, një dënim politik”, do të shprehej zoti Salianji, menjëherë pas vendimit. Ndërsa zoti Bardhi do ta konsiderojë “një shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar, një shpallje lufte ndaj opozitës në tërësi”.
Ndërsa të nesërmen zoti Salianji paraqitet në polici, pak ditë më pas në parlament, në hyrje të tij, deputetët demokratë do t’i vënë flakën karrigeve të tyre. Për javë të tëra parlamenti do të jetë thuajse i bllokuar, mes tensioneve, kaosit dhe përplasjeve të forta. Një situatë e cila do të vazhdojë deri në fillim të nëntorit kur do të nisnin diskutimet për buxhetin.
Jashtë, protestat do të shpeshtohen, duke u shfaqur në mënyra të ndryshme, nga molotovët dhe djegiet nëpër Tiranë, te bllokimi i akseve rrugore deri në ditët e fundit të vitit, si një formë e asaj që opozita e quan mosbindje civile e që synon arritjen e një qeverie teknike.
Por shumica dhe kryeministri Rama nuk do duken aspak të ndikuar nga protestat e opozitës. Në fillim të vitit zoti Rama bëri dy ndryshime në qeveri. Fillimisht ai do të njoftojë (më 8 janar) krijimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila i besohet, Blendi Gonxhes. Tre ditë më pas, një tjetër ndryshim, duke emëruar Adea Pirdenin si ministër për Administratën dhe Antikorrupsionin.
Por një ndërhyrje e fortë do të ndodhë pas 7 muajsh, kur më 28 korrik, ai do të prekë, pa dhënë asnjë shpjegim, tre institucione kyçe për një qeveri, Financat, Mbrojtjen dhe Ministrinë e Brendshme, të cilat ua beson emrave të rinj, të gjithë profile jo politike, Petrit Malja, Pirro Vengu dhe Ervin Hoxha. Një lëvizje e papritur, aq më tepër që drejtuesit e Financave dhe Ministrisë së Brendshme nuk kishin më shumë se 1 vit në detyrë.
Ndërsa befasues do të shihej ç’gradimi i zotit Balla, po aq surprizë duket dhe katapultimi nga ministër shteti në krye të parlamentit, i zonjës Elisa Spiropali, pas dorëheqjes së beftë, por të motivuar për arsye personale, të Lindita Nikollës, dy ditë më parë.
Zoti Rama do të bëjë të ditur disa javë më vonë se ai synon emra të rinj dhe për parlamentin e ardhshëm, ndërsa i bën të qartë të tijëve se kush ka më shumë se një mandat deputeti nuk do të jetë në listën e mbyllur për zgjedhjet e reja.
Kapen 7 ton kokainë në Spanjë, pamjet nga magazinat nëntokësore (VIDEO)Rreth 7 ton kokainë janë sekuestruar në Spanjë, njoftoi policia vendase, duke e quajtur këtë sasinë më të madhe të këtij lloji deri më sot.
Policia tha se operacioni u zhvillua në orët e para të 27 dhjetorit, kur policia zbuloi dy varka të dyshimta me shpejtësi të lartë pranë lumit Guadalquivir.
Duke përdorur mbikëqyrje ajrore, detare dhe tokësore, autoritetet gjurmuan varkat teksa nga ato shkarkoheshin sasi të mëdha ngarkesash. Pakot më pas u transportuan në një pronë rurale të ruajtur në provincën e Seviljes.
Gjatë një bastisjeje të mëvonshme në pronë, policia zbuloi dy kontejnerë të magazinimit nëntokësor të krijuar për të fshehur dhe mbrojtur ngarkesat e paligjshme.
RENDITJA/ Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për ditët e para të janarit?#OperacionesGC | Incautado el mayor alijo de #cocaína introducido mediante narcolanchas en el sur de España.
⚖️7 Tn soterradas en una finca de Coria del Río #Sevilla
🚓3 detenciones
🕵️ La investigación continúa abierta y no se descartan más detenciones🔗https://t.co/usvFjlvvnV pic.twitter.com/CcBhAiC3ql
— Guardia Civil (@guardiacivil) December 30, 2024
1. Shigjetari: Java juaj hapet në një dritë premtuese dhe plot energji pozitive. Fati ju shoqëron në çdo zgjedhje, duke i bërë hapat tuaj më të sigurt dhe vendimet më të sakta. Ngjarjet e papritura dhe të favorshme mund të revolucionarizojnë planet tuaja, veçanërisht në nivelin personal. Në mes të javës, një propozim interesant mund të trokasë në derën tuaj: mos hezitoni ta pranoni, sepse mund t’ju hapë horizonte të reja dhe befasuese.
2. Peshqit: Ju jeni protagonistët e padiskutueshëm të kësaj jave, në të cilën rastësitë e favorshme duket se janë krijuar posaçërisht për ju. Çdo takim do të ketë një peshë të konsiderueshme, duke i shndërruar edhe situatat më të zakonshme në mundësi të jashtëzakonshme. Është koha ideale për të guxuar dhe për të parë përpara, duke planifikuar me besim një të ardhme plot mundësi.
Luani: Viti fillon me një ngarkesë të madhe energjie për ju, Luan. Fati është në anën tuaj, duke mbështetur shpirtin tuaj luftarak dhe të vendosur. Kjo javë do të jetë e përkryer për adresimin dhe zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe për fillimin e projekteve ambicioze. Me guximin dhe guximin tuaj, asgjë nuk do të jetë jashtë mundësive tuaja.
4. Binjakët: Ju pret një javë plot surpriza, Binjakë. Aftësia juaj për t’u përshtatur do t’ju lejojë t’i ktheni situatat e pasigurta në mundësi fitimprurëse. Edhe një ide në dukje e parëndësishme mund të jetë vendimtare për suksesin tuaj. Kushtojini vëmendje detajeve, pasi ato do të jenë çelësi për të korrur rezultatet më të mira.
5. Gaforrja: Për ju, Gaforre, java përfaqëson një kohë rritjeje graduale dhe të vazhdueshme. Edhe nëse nuk ka goditje të mëdha fati, një sërë ngjarjesh të vogla pozitive do t’ju udhëheqin në një drejtim premtues. Besojini instinkteve tuaja dhe përfitoni nga çdo mundësi për të konsoliduar themelet e së ardhmes tuaj.
6. Peshorja: Yjet ju ofrojnë fat të përhershëm, por domethënës. Kur të shfaqet, do të jetë në momente vendimtare, duke ju ndihmuar të hidhni hapa të rëndësishëm. Lëreni veten të udhëhiqeni nga aftësia juaj e natyrshme për të ndërmjetësuar: ky qëndrim mund të hapë rrugë të reja për ju si në sferën personale ashtu edhe në atë profesionale.
7. Dashi: Fati është i pranishëm, por kërkon përpjekje dhe vendosmëri për t’u kapur. Fillimi i javës mund t’ju sjellë disa pengesa, por këmbëngulja juaj do t’ju lejojë t’i kapërceni shkëlqyeshëm. Marrja e iniciativës do të jetë thelbësore: ata që kanë guximin të guxojnë do të shpërblehen.
8. Virgjëresha: Për ju Virgjëresha do jetë një javë e qëndrueshme dhe pa ndryshime të mëdha në fat. Megjithatë, talenti juaj organizativ do të jetë i paçmuar për të përballuar çdo situatë dhe për t’i kthyer sukseset e vogla në rezultate të mëdha. Një lajm i papritur mund t’ju befasojë pozitivisht në ditët e mesme të javës.
9. Ujori: Një fillim viti paksa i përmbajtur për ju, Ujori, por krijimtaria juaj do të jetë motori i vërtetë i suksesit. Edhe kur përballeni me disa pengesa, mos i humbisni mundësitë që fshihen pas vështirësive. Përdorni zgjuarsinë tuaj për të gjetur zgjidhje novatore dhe për të përfituar sa më shumë nga rrethanat tuaja.
10. Akrepi: Fati duket se dëshiron të luajë fshehurazi me ju, Akrep, por mos u dekurajoni. Me durim dhe vendosmëri do të arrini të kapërceni vështirësitë dhe të zbuloni mundësi të reja. Përqendrohuni në qëllimet afatgjata dhe besoni kohën për të ndërtuar suksesin tuaj.
11. Demi: Java mund të fillojë me disa vështirësi, por këmbëngulja juaj do të jetë çelësi për të përballuar dhe kapërcyer çdo pengesë. Edhe nëse fati nuk është menjëherë në anën tuaj, njerëzit përreth jush do t’ju ndihmojnë shumë. Mos kini frikë të kërkoni mbështetje: do të jeni të rrethuar nga burime të vlefshme.
12. Bricjapi: Fillimi i vitit të ri kërkon shumë durim dhe qëndrueshmëri. Edhe pse fati duket se është duke u pakësuar, mos u dekurajoni: shfrytëzojeni këtë javë për të reflektuar dhe përcaktuar saktësisht qëllimet tuaja. Konsistenca dhe planifikimi do të jenë aleatët tuaj dhe pjesa tjetër e vitit do të sjellë përmirësime të mëdha.