zoom

Day ArchiveKënga më e dëgjuar e vitit 2024 në TikTok!

Rrjeti social TikTok po transformon mënyrën se si dëgjohet dhe shpërndahet muzika, duke sjellë në qendër të vëmendjes këngë që dikur ishin hite të dekadave të kaluara.

Kënga ikonike “Forever Young” e grupit gjerman Alphaville, e publikuar në vitin 1984, është kthyer në një fenomen të ri gjatë këtij viti, duke u shpallur kënga më e dëgjuar e këtij viti në këtë platformë.

Sipas një analize të publikuar nga “The Guardian”, këngët e dekadave të kaluara po përjetojnë një rigjallërim të jashtëzakonshëm. Nga 50 këngët më të përdorura në TikTok, plot 20 janë krijime të viteve të mëparshme. Midis tyre gjenden hite të njohura nga grupe si Bronski Beat dhe këngëtarja e dashur Shada.

Toyin Mustapha, drejtues i rregullatorit të muzikës në TikTok, e përshkruan këtë fenomen si një risi që ka “ribalancuar lojën” për artistët.

Platforma u ofron muzikantëve të të gjitha kohërave një mundësi të barabartë për të fituar vëmendjen e publikut. Në këtë mënyrë, si këngët e vjetra ashtu edhe ato të reja mund të marrin të njëjtin vlerësim dhe dashuri nga përdoruesit.

Përhapet gripi i shpendëve/ Zbulohet një vatër e re në Tiranë

Një vatër e re e gripit të shpendëve është zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Zall-Herr të Tiranës.

Në njoftin thuhet se menjëherë pas marrjes së konfirmimit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë mbrëmjen e ditës së djeshme, për prezencën e sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1) në një vatër të identifikuar si fermë oborri familjar me pula dhe gjela deti ka marrë masa për kontrollin efikas dhe të menjëhershëm të situatës në terren.

Mëngjesin e kësaj të shtune, përfaqësues të AKVMB inspektuan nga afër vatrën e identifikuar si pozitive, duke marrë të gjitha masat për eliminimin me qëllim ç’rrenjosjen e infeksionit, si dhe ka karantinuar vatrën dhe zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, për izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Vatra e parë e gripit të shpendëve ka shpërthyer në Mëzez të Tiranës, në një fermë familjare, përpara disa javësh dhe që atëherë janë marrë masa në mospërhapjen e saj.

Parashikimi/ Si do të jetë moti ditën e diel

Qëndrueshmëria e kushteve atmosferike do të vijojë të jetë dhe për të dielën, me masa ajrore të ftohta.

Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta e mesatare kryesisht ditën e shtunë në relievet malore, ndërsa ditën e dielë mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era pritet të fryje nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10-12m/sek./ Zoom.al

Rama shet Veliajn? Kryeministri: I qetë dhe i vendosur që të vijojë beteja

Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë përfshirë zyrtarë të niveleve të larta dhe përfaqësuesë po ashtu të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, kryeministri Edi Rama thotë se është i qetë e i vendosur që beteja ndaj pandëshueshmërisë të vijojë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në integrimin europian, te ekonomia, debati për opinionin e Komisionit të Venecias për rastin e mandatit të ish ministres Olta Xhaçka e pritshmëritë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, së pari, faleminderit për këtë intervistë në fund të vitit me Zërin e Amerikës. Do të doja ta nisja me një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë gjatë këtij viti, përparimin e saj në integrimin drejt Bashkimit Europian. Brenda dy muajsh, Shqipëria arriti të hapë dy grupe kapitujsh. Megjithatë ambicia juaj është që bisedimet të mbyllen brenda vitit 2027. Sa realiste është kjo, duke patur parasysh që fqinjët tanë kanë kaluar vite të tëra e ende janë larg?

Kryeministri Rama: Kjo nuk është ambicia ime tanimë, por është plani i përbashkët strategjik i shkruar dhe i dakordësuar së bashku me Komisionin Europian. Është një plan konkret, me hapa konkrete, me data konkrete dhe është shumë ambicioz, por ne jemi të angazhuar që ta realizojmë pikë për pikë dhe që, përsa na takon, detyrat për mbylljen e negociatave t’i kemi kryer brenda vitit, që kemi përcaktuar.

Zëri i Amerikës: A është e përgatitur administrata shqiptare për ta përballuar këtë proces? Sepse po i referohem këtu raportit të fundit të Komisionit Europian, dhe më lejoni të citoj, ku thuhet se qeveria, për shembull, “vazhdoi të miratonte politikat dhe ligjet, duke ngritur shqetësime në lidhje me respektimin e standardeve të BE-së”, apo se “një pjesë e mirë e rekomandimeve të Komisionit Europian ose ishin zbatuar pjesërisht, ose nuk ishin zbatuar fare”.

Kryeministri Rama: Këto nuk kanë asnjë lidhje me pyetjen apo me përmbajtjen e pyetjes për administratën, sepse sa e përgatitur është administrata jonë kjo natyrisht nuk duket, nëse ndjek lumenjtë e lajmeve, ku gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, po edhe gënjeshtrat safi janë material sundues. Por kjo duket nga faktet dhe fakti më kuptimplotë për përgatitjen e administratës sonë është fakti që administrata jonë përballoi jo vetëm me sukses, por edhe nën sytë e befasuar të Komisionit Europian të gjithë procesin e përgatitjes së negociatave, që është një proces jashtëzakonisht i vështirë.

Nga ana tjetër, administratën tonë e gjykojnë institucione prestigjioze, të cilat funksionojnë si institucione të Bashkimit Europian, ku kam parasysh në këtë rast SIGMA-n, që e cilëson administratën tonë, në mos gabohem, në 4 nga 5 fusha të hulumtimit të kapaciteteve të administratës, si më të mirën në rajon.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, korrupsioni mbetet një temë gjerësisht e debatuar edhe ndër vite. Ju shpesh keni deklaruar një seri masash, ndërhyrjesh, reformash që janë marrë, megjithatë në vlerësimet ndërkombëtare, edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian vazhdon të konsiderohet si një shqetësim serioz, madje thuhet edhe se “përpjekjet parandaluese kanë patur një ndikim të kufizuar”.

Kryeministri Rama: Korrupsioni ishte një temë shumë e debatuar për gati dy vjet në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ishte një temë e debatuar me një kahje, por ishte një temë e debatuar me të dyja kahjet, që do të thotë se në këtë debat për korrupsionin ka shumë; ka natyrisht të vërteta, që në rastin e Shqipërisë ne nuk mund t’i mohojmë, ka shumë të pavërteta që janë atraktive në arenën politike dhe mediatike, ka shumë analiza, që mbështeten mbi shumë spekulime, por, për t’u kthyer dhe për të mbyllur përgjigjen: korrupsioni në Shqipëri është një problem, asnjëherë aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme në të gjitha llojet e frëngjive dhe në të gjitha llojet e platformave, por një problem, që pikërisht pse është real, jemi duke e përballur qoftë me reforma, qoftë me modernizimin e shërbimeve dhe me modernizimin e proceseve brenda administratës, duke shfrytëzuar teknologjinë, qoftë nëpërmjet institucioneve të reja të drejtësisë dhe patjetër, qoftë falë mbështetjes publike, që në këtë luftë kundër kësaj të keqeje është një mbështetje e gjerë.

Zëri i Amerikës: A ju ka shqetësuar një numër jo i vogël ish-zyrtarësh, zyrtarësh të lartë, përfaqësuesish tuaj, kyetarë e ish kryetarë bashkish e së fundmi edhe deputetë, të cilët janë nën hetim nga SPAK-u, të paktën për shpërdorim detyre apo korrupsion?

Kryeministri Rama: Kjo pyetje më bëhet qëkur SPAK-u ka filluar të veprojë dhe gjithmonë më shkakton habi, sepse mund të më bëhej në mënyrë këmbëngulëse, nëse unë do të isha një person i gjendur gafil përballë produkteve ose rezultateve të një reforme të bërë nga të tjerë. Po unë nuk jam një person i gjendur gafil dhe reformën në drejtësi e kam bërë unë në krye dhe Partia Socialiste e gjitha në mbështetje të kësaj reforme. Kështu që, natyrisht që mua nuk më vjen mirë në aspektin njerëzor dhe personal për njerëz të cilët i njoh, me të cilët kam punuar, me të cilët kam bashkëpunuar nga më larg ose nga më afër, por kur bëhet fjalë për detyrën që kam, kur bëhet fjalë për misionin që udhëheq, kur bëhet fjalë për faktin se ky është një proces i dhimbshëm, përmes së cilit Shqipëria do të bëhet më në fund shteti, që nuk u bë kurrë dhe, falë të cilit në Shqipëri pandëshkueshmëria tanimë nuk është një mit, por është një monument i rrëzuar, dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë, qysh nga shpallja shtet më 1912-n, ka individë të lidhur me pushtetin politik, qofshin në radhët e shumicës që qeveris apo në radhët e shumicës që ka qeverisur, atëherë këtu është për t’u habitur me habinë e kujtdo qoftë, por unë personalisht ndjehem absolutisht i qetë, i qartë dhe i vendosur, akoma më i vendosur, që kjo betejë të vazhdojë dhe të mos ketë asnjë kompromis.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

Zëri i Amerikës: Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të politikës dhe jetës publike. Kështu që, detyrimi është për të marrë një opinion nga ju.

Kryeministri Rama: Opinioni im dihet. Është i njohur botërisht. Përballë drejtësisë dhe përballë ligjit dhe përballë të drejtës së institucioneve të drejtësisë për të bërë punën e tyre, nuk janë emrat që caktojnë se për kë e bëjnë apo për kë s’e bëjnë punën, por janë faktet dhe janë liritë dhe të drejtat e të gjithëve, që duhen ushtruar dhe duhen vënë në zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejtësisë, që të bëjë detyrën e vet.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit lidhur me këtë kapitull. A përbën një fakt të rëndë që ish deputeti juaj Ergys Çyrbja, sipas hetimeve deri tani, rezulton të jetë katapultuar në pjesën e sipërme të listave për deputetë me mbështetjen e krimit të organizuar?

Kryeministri Rama: Së pari, përsëri më bëni një pyetje që përgjigjen e ka marrë, e mori dhe këtu dhe është e kotë që të kërkoni një përgjigje tjetër. Kështu që, këto janë tërësisht pa lidhje me detyrat e mia dhe me funksionet e mia. Unë thjesht përgjigjem për punën time, për detyrën time. Detyra ime nuk është, që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, duke u ndalur tek ekonomia; edhe të dhënat e tremujorit të tretë të këtij viti treguan një rritje të qëndrueshme në nivele të konsiderueshme të ekonomisë. Por ajo që bie në sy është se kjo rritje po mbështetet kryesisht tek ndërtimi dhe tek turizmi. A është ky modeli ekonomik që Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë se, sido që të jetë, bëhet fjalë për dy sektorë që janë të cenueshëm?

Kryeministri Rama: Së pari, burimet e rritjes ekonomike të Shqipërisë janë shumë më tepër sesa kaq. Së dyti, kjo është një fazë e zhvillimit, kur ndërtimi ka një peshë të rëndësishme. Dhe së treti, unë nuk mendoj se, meqë ndërtimi ka një peshë të rëndësishme, ne duhet ta konsiderojmë këtë një fatkeqësi. Unë mendoj që kjo është një e mirë e madhe në këtë fazë të zhvillimit.

Unë nuk mendoj se ne duhet të vajtojmë faktin, që kemi aeroportin me rritjen më të lartë në Europë, e konfirmuar nga institucionet ndërkombëtare. Një rritje shumë më e lartë sesa rritja e vendit të dytë. Aeroporti i Tiranës sot është me numër pasagjerësh, jo me rritje relative, më i madh sesa Aeroporti i Beogradit, që ka qenë historikisht kryeqendra e rajonit, ndërkohë që Rinasi ynë ishte një kotec, ku pasagjerët numëroheshin si pulat në mëngjes, kur dilnin nga koteci, dhe në darkë, kur hynin në kotec.

Zëri i Amerikës: Tek ekonomia, një e dhënë tjetër, që u shfaq në rezultatet e tremujorit të tretë, është sektori i bujqësisë në rënie për tre tremujorë radhazi. Një sektor, që ka një peshë të rëndësishme në Prodhimin e Brendshëm Bruto, diku tek 18%, në mos gaboj, që ofron punësim ose vetëpunësim për një numër mjaft të lartë shqiptarësh. Si e shpjegoni këtë?

Kryeministri Rama: Nuk është një rënie pa kthim. Është një moment i përkohshëm, i parashikuar prej nesh dhe si rezultat i bllokimit të një sërë investimesh nga ana e programit të BE-së. Por, ndërkohë ne kemi marrë masa dhe do të shikoni që, vitin e ardhshëm dhe vitet në vijim, për shkak të këtyre masave dhe për shkak të disa financimeve alternative, ne do të kemi një rritje, që do të jetë më e madhe sesa koha e rritjes më të madhe së këtyre viteve në bujqësi.

Zëri i Amerikës: Në aktin e fundit normativ ju keni parashikuar diku tek 14 milionë euro. Mendoni se janë të mjaftueshme?

Kryeministri Rama: Ajo nuk ka lidhje, ajo është thjesht pagesa e detyrimeve të marra përsipër ndaj fermerëve dhe nuk është tek masat sistemike, që unë fola dhe që ne tanimë i kemi mirëmenduar dhe do fillojmë t’i zbatojmë, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Zëri i Amerikës: Duke mbetur tek të dhënat e buxhetit. Hyjmë në gjysmën e dytë të muajit dhjetor me një sufiçit mjaft të lartë, diku tek një miliardë euro. Si shpjegohet që institucionet e ekzekutivit, agjencitë shtetërore nuk arrijnë dot t’i shpenzojnë dot paratë që janë në dispozicion?

Kryeministri Rama: Ne, faktikisht, nuk do të mbetemi praktikisht me asnjë fond të pashpenzuar në mbyllje të vitit, ndërkohë që ka shumë arsye, që nuk është vendi për t’i diskutuar, pse zbatimi i projekteve ka një ecuri relativisht më të ulët sesa ç’do të ishte e dëshirueshmja. Kjo lidhet edhe me faktin që proceset e prokurimeve kërkojnë kohën e tyre, proceset ankimore kanë kohën e tyre, e kështu me radhë. Por edhe për këtë besoj që kemi të qarta masat e duhura për të korrektuar mënyrën e përdorimit të fondeve dhe për të shtrirë në kohë pastaj akordimin e tyre, pavarësisht nga procedurat e zgjatura, që nuk janë në dorën tonë, se thashë ka shumë ankime, për shembull, ose prapakthime të procedurave, gjë që flet për një forcim të konsiderueshëm të administratës në aspektin e sundimit të ligjit, gjë që e konfirmon edhe Komisioni Europian nëpërmjet SIGMA-s, që rendit Shqipërinë të parën dhe me diferencë nga vendi i dytë përsa i përket prokurimeve publike: dhe të gjitha këto janë, si të thuash, tensione të brendshme të një organizmi, që rritet dhe që zhvillohet.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, përpara se të kaloj te disa pyetje lidhur me zgjedhjet e ardhshme, do të doja të ndalesha pak te një zhvillim i parlamentit. Ka patur një debat, që ka zgjatur për më shumë se dy vjet, për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Shumica juaj mbështeti dhe argumentoi idenë se deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, duke refuzuar kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë Komisioni i Venecias në Opinionin e tij, ndonëse e njeh këtë të drejtë të deputetëve, që ata mund të mos detyrohen për mënyrën si duhet të votojnë, saktëson se “Gjykata kishte dhënë dy vendime – dhe këtu po citoj Opinionin – dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”. Pse përfaqësuesit e shumicës tuaj, zoti Rama, vijojnë të mbrojnë tezën se Komisioni i Venecias ju dha të drejtë juve?

Kryeministri Rama: Sepse përfaqësuesit e shumicës tonë parlamentare lexojnë shumë mirë shqip. Vendimi i Komisionit është më shqip nuk mund të ketë. Tani, nëse pastaj do të hyjmë në lodra të natyrës juridike, atëherë e dimë shumë mirë që dy juristë të ndryshëm, për shkak të pozicionit të ndryshëm, mund të bëjnë dy interpretime të ndryshme. Por vendimi i Komisionit të Venecias është i qartë: nuk do të duhej fare të lindte nevoja, sepse nuk ekziston, është jashtë logjikës më elementare të funksionimit të një shteti demokratik, ku të treja pushtetet janë të pavarura nga njëra-tjetra, legjislativi, gjyqësori dhe ekzekutivi, që një gjykatë, qoftë edhe ajo Kushtetuese, t’u imponojë deputetëve se si duhet të ngrenë dorën. Kjo nuk ndodh.

Zëri i Amerikës: Po ajo që lihet të kuptohet nga Opinioni, është që nuk duhet të votohet fare. Duhet t’i kalojë direkt Gjykatës.

Kryeministri Rama: Ky është një interpretim tjetër i tepërt, sepse Opinioni i Komisionit të Venecias është i qartë si drita e diellit: Parlamenti nuk imponohet, e nëse diçka do të kalojë në parlament, aty do të vendosë parlamenti, ndaj nuk vendos askush tjetër.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, zgjedhjet e ardhshme janë në prag. Cila do të jetë oferta e Partisë Socialiste, e cila kërkon tashmë një mandat të katërt, sepse ju nuk mateni me të tjerët, po duhet të mateni me vetveten?

Kryeministri Rama: Besoj që nëse ka një ofertë, që ka nevojë për shumë pak shpjegime ndërkohë që mbështetet nga shumë fakte, është oferta e Partisë Socialiste. Për këtë arsye, Partia Socialiste do të fitojë në maj të vitit të ardhshëm dhe do të ketë fitoren më të thellë të të gjithë këtyre garave që i kemi fituar njërën pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, sepse jemi një forcë politike, që është e pakonkurrueshme në çdo aspekt, e nuk mundemi dot.

Zëri i Amerikës: Atëherë, Zoti Rama, cila është arsyeja që ju praktikisht keni paralajmëruar, se në pjesën e sigurt të listave do të vijnë emra kryesisht të rinj, pra jo ata që kanë më shumë se një mandat, pra që më shumë se gjysma e deputetëve tuaj të jenë emra të rinj, jo përbërja aktuale e deputetëve?

Kryeministri Rama: Kjo është një çështje që do ta shikojmë me kujdes rrugës. Ajo që dua ta ritheksoj është që arsyeja pse ne nuk mundemi dot është arsyeja, sepse ne zgjohemi të parët dhe flemë të fundit, dhe unë zgjohem i pari nga të parët, dhe fle i fundit nga të fundit, kështu që deri kur dikush tjetër, disa të tjerë, do të zgjohen më herët dhe do të flenë më vonë dhe në ditën e tyre të punës do të bëjnë punë dhe jo llafe, Partia Socialiste do të bëjë atë që thotë dhe do të thotë atë që bën, dhe shqiptarët do ta mbështesin për atë që bën dhe për atë që thotë. Dhe përsa i përket skuadrës, kjo na jep mundësinë që të kemi një skuadër të re akoma më të mirë se kjo që kemi sot, sepse në ndërkohë, siç e thatë edhe ju, ne matemi me vetveten, nuk matemi me kundërshtarët, sepse për t’u matur me kundërshtarët, duhet të ndalojmë, duhet të kthejmë kokën mbrapa, duhet të vëmë dorën mbi sy, duhet t’i shohim ku janë, edhe pastaj të fillojmë të matemi, gjë që s’kemi pse e bëjmë. Por nga ana tjetër, ne kemi shumë gjëra për të përmirësuar dhe e kam thënë me kohë që, opozitën e vetvetes dimë ta bëjmë shumë më mirë sesa ata që na bëjnë opozitën nga jashtë vetes. Kjo duket si retorikë, po nuk është retorikë. Ne bëjmë shumë analiza, ne bëjmë shumë diskutime të brendshme, ne bëjmë shumë anketime të opinionit, ne dëgjojmë shumë njerëz në të gjitha rrugët dhe jemi shumë të vetëdijshëm që s’jemi më të mirët, nuk jemi aq të mirë sa unë do të doja të ishim, po më të mirë se ne…

Firma dhe pronarët e arrestuar do të mbikëqyrin ndërtimin e autostradës Elbasan–Rrogozhinë!

Dy firma me të kaluar të dyshimtë, të përmendur në dosje policore, hetimore apo gjyqësore, do të mbikëqyrin firmat që morën dhjetëra miliona për ndërtimin e autostradës Elbasan – Rrogozhinë.

Administratori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, duket se do të ketë “fatin” e paraardhësve në atë institucion, të arrestuar dhe hetuar për abuzime të rënda me detyrën. Por, duke qenë se Gjyli ka qenë “në hije” gjatë kohës së Ergys Verdhos dhe Evis Berberit, ai ka “kopjuar” veprimet e tyre, teksa ka dyshime se të gjitha veprimet e ARRSH-së diktohen nga zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës.

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka pasur kontroll të plotë mbi institucionet e varësisë, duke hequr dhe duke emëruar të “besuarit”. Madje, ajo del kryelartë me ta në ecejaket në kantieret e rrugëve, ashtu siç bëri edhe me Gjylin ditët e fundit, në Unazën e Madhe të Tiranës.

Me skema të ngjashme me Tiranën, Balluku po vepron me të gjitha rrugët, qoftë ato të dhëna me koncesion, ashtu edhe në ato të tenderuara, ku segmentet ndahen në lote për të “kënaqur” të gjithë.

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e VoxNews, një nga firmat që do të mbikëqyrë rrugën Elbasan – Papërr është “SPHAERA”. Në datën 24 dhjetor 2024, ARRSH s’kishte ndërmend të festonte Krishtlindjen, por të përpilonte dokumentet e tenderit të radhës. Ajo shpalli fitues të “supervizion punimesh, ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza I”, me fond limit 19.195.959 lekë, ose me verë 200 mijë euro.

Në këtë procedurë morën pjesë 22 firma, ku shumica kishte ofertë më të ulët se fituesi. Të gjitha u skarcuan nga Gjyli, teksa shpalli fituese ofertën e bashkimit të operatorëve “KLODIODA” & “SPHAERA”, me një vlerë 17.300.000 lekë.

Por, firma “SPHAERA” nuk është e panjohur. Emri i saj ndodhet në dosjen hetimore të SPAK-ut për dosjen e Vangjush Dakos. Madje, pas bashkëpunimit me Dakon firma u skualifikua disa muaj nga pjesëmarrja në tender. Mësohet se “Spahera” u përmend në dosjen e SPAK-ut që futi në burg Vangjush Dakon, për tenderin e projektit bregdetar te zona e Currilave. Dyshohet se vlera u fry 10 fish, teksa dyshimet ishin se bëhej fjalë për korrupsion. Por, kur kaluan disa muaj nga ky hetim, firma po vijon të fitojë tendera, madje duke mbikëqyrur një nga akset e një rëndësie të veçantë.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë me tenderin e parë, Gjyli shpalli fitues një tjetër procedurë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “supervizion punimesh, ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza III”, me fond limit 22 milionë lekë. Në këtë tender u shpall fitues BOE “A & E ENGINEERING” dhe “IMES-D”, me një vlerë 20.900.000 lekë. Vlera e firmës fituese s’ka qenë më e vogla, por me të njëjtin mekanizëm, ofertat më të ulta u skualifikuan.

VoxNews ka mësuar se një nga firmat fituese, përkatësisht “Imes D” ka pasur një dosje hetimore dhe gjyqësore. Firma dhe pronari i saj, Ibrahim Dragoshi janë hetuar për shkak se i “vodhën prokurorisë së Elbasanit 3.5 mln lekë me tenderin për sistemin e kondicionimit”. Dragoshi qëndroi disa kohë në burg, madje u gjykua për këtë vepër penale në vitin 2022. Por, sërish ka vijuar të marrë pjesë në tendera, madje duke u shpallur edhe fituese.

Supervizimi i tenderëve është shumë i rëndësishëm në një punë publike, pasi mund të vendosë edhe shtimin e kostove deri në 20 % të vlerës së prokuruar. Ndaj, këto firma marrin pjesë masivisht, për t’i lehtësuar punën firmës ndërtuese dhe duke bërë “negocimin” me Autoritetin Rrugor Shqiptar. Por, duke vendosur firma me precedentë penalë, i gjithë investimi kalon në ujëra të dyshimta, pasi kostot mund të rriten. Një skemë e pastër, që ndodh pothuajse në të gjitha kantieret e rrugëve në Shqipëri, që ka qenë dhe vijon të “komandohet” nga kupola e ARRSH-së, pavarësisht se kush është në “timon”. Voxnews/

“Janë më të mirët”/ WP për rolin e shqiptarëve në prodhimin dhe shpërndarjen e kokainës

Media prestigjoze Washington Post i ka kushtuar një artikull të veçantë tregtisë së kokainës dhe boom-it që kjo industri ka zhvilluar në vitet e fundit duke hedhur poshtë punën e madhe që është bërë në dekada për ta ndaluar një gjë të tillë.

Një rol të rëndësishmën në “lulëzimin” e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike nga Amerika Latine në Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht në Europë, sipas Washington Post, e luajnë shqiptarët.

Prestigjozja amerikane, ka veçuar një personazh shqiptar, Dritan Rexhepi si një nga personat më me shumë ndikim.

Artikulli i plotë:

Zoti i drogës i kishte shpëtuar ligjit në tre vende dhe ai planifikoi ta bënte përsëri.

Në më pak se një dekadë, Dritan Rexhepi kishte ndërtuar një biznes kontrabande që shkonte nga fushat e Kolumbisë në portet e Ekuadorit dhe në rrugët e Evropës, thanë hetuesit italianë dhe latinoamerikanë, duke rivalizuar ndikimin e karteleve të fuqishme të Meksikës. Marka e tij, e gdhendur në pako kokaine, ishte “Bello” – i bukuri.

Ngritja e shqiptarit nga një person i armatosur në vendin e tij në mbret transatlantik është pjesë e një bumi global në industrinë e kokainës, një tregti që është shumë më e madhe dhe më e larmishme gjeografikisht se në çdo moment të historisë. Amerika e Jugut tani prodhon më shumë se dy herë më shumë kokainë sesa një dekadë më parë.

Kultivimi i kulturave koka në Kolumbi, origjina e shumicës së kokainës në botë, është trefishuar, sipas shifrave të SHBA-së, dhe sasia e tokës së përdorur për të rritur përbërësin bazë të drogës është pesë herë më shumë se sa në kohën e lordit famëkeq të drogës Pablo Escobar, i cili u vra në vitin 1993.

Dhe prodhimi vazhdon të rritet. Një rekord prej 2,757 ton kokainë u prodhua në të gjithë botën në vitin 2022, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2021, sipas raportit më të fundit global të drogës nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC).

“Po shkon lart e lart e lart,” tha Thomas Pietschmann, një oficer kërkimor në UNODC. “Disa vite më parë, njerëzit thoshin se e ardhmja është droga sintetike … Tani për tani, është ende kokainë.”

Për dekada, konsumatorët e kokainës ishin kryesisht amerikanë dhe ndalimi ishte një prioritet i qeverisë amerikane. Por pavarësisht dhjetëra miliarda dollarëve të shpenzuara në luftën e SHBA-së kundër drogës në Amerikën Latine, industria jo vetëm që është rritur, por është globalizuar, me rrugë të reja, tregje të reja dhe sipërmarrje të reja kriminale.

Pothuajse secili nga kombet kontinentale të Amerikës Latine është bërë një prodhues ose lëvizës kryesor i drogës, me Ekuadorin tani një nga pikat më të rëndësishme të tranzitit të kokainës në botë. Kërkesa po rritet në Evropë, e cila rivalizon Shtetet e Bashkuara si destinacioni kryesor i kokainës në botë. Konfiskimet e kokainës në vendet e BE u rritën pesëfish midis 2011 dhe 2021 dhe tejkaluan ato në Shtetet e Bashkuara në 2022. Ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten një treg i madh, përdorimi i kokainës ka rënë me rreth 20 për qind që nga viti 2006, sipas UNODC.

Grupet kriminale ballkanike, italiane, turke dhe ruse janë përfshirë të gjitha në Amerikën Latine për një pjesë të aksionit. Pak kanë arritur të futen në trafikun e kokainës, ashtu si rrjetet kriminale shqiptare, thonë hetuesit dhe analistët.

“Ne e dimë se nuk ka vetëm një kanal për kokainën,” tha Marco Martino, një zyrtar i lartë i policisë italiane, i ngarkuar me koordinimin e operacioneve kundër narkotikëve. Por “shqiptarët”, tha ai, “janë më të mirët dhe më të mëdhenjtë”.

Ndërsa prodhimi i kokainës po shpërthente, thanë hetuesit, rrjetet kriminale shqiptare shfrytëzuan mundësinë që ajo ofronte. Ata ishin kritikë për dërgimin e drogës në Evropë dhe nxitjen e konsumit në të gjithë kontinentin.

Rexhepi, 44 vjeç, ndërtoi pjesën më të madhe të perandorisë së tij nga një qeli burgu ekuadorian, duke krijuar lidhje me bandat e Amerikës Latine dhe duke e kthyer bllokun e qelisë së tij në një suitë ekzekutive.

Një avokat, që e përfaqëson atë në Shqipëri, nuk pranoi të komentonte. Rexhepi, në një deklaratë të vitit 2015, mohoi çdo përfshirje në trafikun e drogës, “qoftë si autor, bashkëpunëtor apo ndihmës”. Por në vitin 2021, Italia kërkoi ekstradimin e tij, duke paralajmëruar autoritetet në Ekuador në një letër nga ambasada e saj në Kuito se Rexhepi ishte “udhëheqësi i padiskutueshëm” i një rrjeti shqiptar të trafikut të drogës me shtrirje globale dhe akses në “sasi të pafundme kokaine”.

Shfaqja e Rexhepit si një ndërmjetës i frikshëm pushteti brenda një burgu federal në provincën Cotopaxi ishte simptomatike e rënies së kontrollit të qeverisë në Ekuador. Por me autoritetet në Romë, që kërkonin ta burgosnin për trafik droge, ai vendosi se ishte koha të lëvizte sërish.

Një gjykatës vendas, duke përmendur një nevojë mjekësore, e urdhëroi atë të të lirohej dhe të vendosej në arrest shtëpiak në një lagje të pasur këtu në qytetin port të Guajakilit në gusht të vitit 2021, sipas zyrtarëve ekuadorianë.

Më pas, siç mund të paramendohej, Rexhepi u zhduk.

Ky hetim mbi zgjerimin global të biznesit të kokainës dhe rritjen e trafikantëve shqiptarë të drogës bazohet në intervista me më shumë se dy duzina zyrtarë aktualë dhe ish në Ekuador, Kolumbi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, anëtarë të bandave në Ekuador dhe mijëra faqe dokumente gjyqësore nga Ekuadori, Shqipëria dhe Italia. Ai zbulon sesi rrjetet kriminale të udhëhequra nga shqiptarët depërtuan në portet, gjyqësorin, sistemin e burgjeve dhe forcat e sigurisë së Ekuadorit për të fituar kontrollin e pjesëve kyçe të zinxhirit të furnizimit të kokainës dhe për të shkaktuar një përmbytje të drogës në Evropë – një treg kokaine prej më shumë se 12 miliardë dollarësh në vit, sipas BE.

“Me këto fitime, këto organizata arrijnë të përshkojnë të gjitha institucionet publike dhe private, duke korruptuar çdo strukturë,” tha në një intervistë ish-drejtori i Ekuadorit kundër narkotikëve, gjenerali Willian Villarroel.

Sipërmarrësit e trafikut të drogës nga Shqipëria, një vend me vetëm rreth 2.8 milionë banorë, kanë filluar të rivalizojnë kartelet më të fuqishme në botë duke punuar me ta, jo kundër tyre, duke transformuar mënyrën se si drejtohet tregtia. Rrjetet e reja, thonë hetuesit, janë shpesh koalicione kriminale të grupeve të ndryshme dhe të pavarura, sesa kartele hierarkike dhe konkurrente të dhunshme.

Europol është në dijeni të dhjetëra klane “shqipfolëse” apo rrjete të organizuara kriminale që veprojnë aktualisht në Evropë, tha në një intervistë Robert Fay, kreu i njësisë së drogës në Europol.

“Nuk ka të bëjë me sa njerëz keni,” tha Fatjona Mejdini, një analiste shqiptare në Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional. “Ka të bëjë me aleancat e duhura që mund të krijoni.”

Nga qelia e burgut në Ekuador, Rexhepi hapi rrugën. Ai u miqësua me drejtuesit e bandës më të fuqishme të Ekuadorit, Los Choneros, të cilët tashmë punonin për kartelin Sinaloa të Meksikës, sipas një prej anëtarëve themelues të bandës, i cili, si disa të tjerë të intervistuar për këtë artikull, foli në kushte anonimiteti për shkak të shqetësimeve të sigurisë. .

Kjo çoi në partneritete strategjike si me trafikantët e Amerikës së Jugut, ashtu edhe me krerët e bandave në të gjithë Evropën. Qëllimi i tij ishte i thjeshtë, hetuesit dhe analistët thanë: të shesë sa më shumë kokainë me fitim të bollshëm për të gjitha palët në marrëveshje.

“Rexhepi është pionieri”, tha Mejdini.

Tregje të reja në Afrikë dhe Azi

Zotët e kokainës vazhdojnë të përshtaten, të diversifikohen dhe të lulëzojnë.

Ndërsa autoritetet e zbatimit të ligjit në Evropë kanë intensifikuar operacionet e ndalimit, veçanërisht në portet kryesore në Evropën Veriore, trafikantët e drogës duket se po zhvendosen në pika të tjera hyrjeje. Holanda dhe Belgjika, shtëpia e porteve më të mëdha në Evropë, kapën rreth gjysmën e sasisë së kokainës në gjysmën e parë të vitit 2024 sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Spanja, e cila ka vazhduar të konfiskojë sasi rekord kokaine, duket se po kalon Belgjikën dhe Holandën si porta më e rëndësishme e Evropës për kokainën. Suedia dhe Norvegjia raportuan gjithashtu konfiskimet rekord të kokainës në porte në vitin 2023, sipas BE-së. Agjencia e Barnave. Gjermania pa më shumë se dyfishimin e konfiskimeve të kokainës midis 2022 dhe 2023, sipas UNODC.

Trafikantët po përdorin gjithnjë e më shumë laboratorë në Evropë për të përpunuar kokainën ose për ta ndarë atë nga materialet e tjera që përdoren për ta fshehur. E.U. raportoi çmontimin e 39 laboratorëve të kokainës nëpër shtetet anëtare në vitin 2022, nga të paktën 16 në 2019; një laborator, i zbuluar nga autoritetet në Spanjë në vitin 2023, nxirrte 200 kilogramë (pothuajse 450 paund) kokainë çdo ditë.

Tregjet e reja përtej Evropës vazhdojnë të hapen si përgjigje ndaj konsumit të kokainës. Australia raportoi prevalencën më të lartë vjetore të përdorimit të kokainës në botë, sipas UNODC, megjithëse të dhënat e ujërave të zeza sugjerojnë se shumica e konsumatorëve të kokainës e përdorin drogën vetëm herë pas here. Në fillim të dhjetorit, autoritetet australiane kapën mbi dy ton kokainë, sekuestrimi më i madh ndonjëherë i drogës në vend. Vetëm disa ditë më parë, marina kolumbiane njoftoi kapjen e gjashtë “narko-nëndetëseve” që mbanin më shumë se 225 ton kokainë, duke përfshirë një që transportonte pesë ton kokainë në Australi.

Ndërsa të dhënat për Azinë janë të kufizuara, konsumi dhe konfiskimet e kokainës po rriten në Kinë dhe Japoni, raporton UNODC. Ai ka vënë në dukje gjithashtu rritje të konfiskimeve në Indi, Malajzi dhe Filipine, duke sugjeruar se ato mund të shfaqen si qendra rritjeje për trafikantët. Nëse normat e konsumit të Azisë do të përputheshin një ditë me atë të Evropës, numri i përdoruesve të rregullt të kokainës atje mund të rritet nga 2 milionë në mbi 40 milionë, sipas UNODC.

“Janë fëmijët e klasave të larta ata që e marrin atë,” tha Pietschmann, oficeri i kërkimit të UNODC. “Potenciali është aty. … Ka një brez të ri atje, brezi i ri ka para dhe brezi i ri shkon në festa.”

Sipas zyrtarëve australianë, grupet kriminale shqiptare thuhet se kanë filluar të krijojnë rrjete në Australi, duke shfrytëzuar dobësitë në sistemin e imigracionit të vendit dhe duke kapitalizuar në një treg në lulëzim me çmime të larta kokaine.

Shqiptarët kanë mundur ta përsosin operacionin e tyre pothuajse kudo, tha Mejdini.

“Nuk ka më kufi për ta,” tha Mejdini. “Modeli që ata kanë krijuar, për të krijuar aleanca, për të bashkëpunuar me të huajt e tjerë, i ndihmon ata të shkojnë kudo. Kudo që ka kërkesë, ata do të jenë dërguesit.”

Disa analistë spekulojnë se Turqia, ku zyrtarët raportuan një rritje prej 45 për qind të konfiskimeve të kokainës midis 2020 dhe 2021, mund të bëhet një korridor vendimtar për lëvizjen e drogës në lindje.

Aty autoritetet e gjetën Rexhepin në nëntor 2023, dy vjet pasi u lirua nga burgu në Ekuador. Ai u arrestua në përgjigje të kërkesave për ekstradim nga Italia dhe Shqipëria.

‘Mbreti’ e kishte shkëmbyer një jetë luksi me një tjetër, pasi mbërriti në Turqi me një pasaportë kolumbiane me pseudonimin Benjamin Omar Perez Garcia dhe u vendos në një vilë të bardhë në një periferi bregdetare të Stambollit, thanë autoritetet.

Ai mbetet prapa hekurave në Turqi — tani për tani.

Takim pas ndarjes/ Sara dhe Ledri “kapen mat” në Tiranë (FOTOT)

Një nga ish-çiftet më të komentuara të shoë bizzit, Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë fotografuar për herë të parë së bashku që pas ndarjes, rreth një vit më parë.

Duket se arsyeja e takimit është vajza e tyre Poi e cila ka qenë gjithashtu e pranishme në momentin e takimit.
Në fotot e publikuara nga Panorama, Sara dhe Ledri shihen në një nga rrugët e kryeqytetit krejt paqësor me njëri-tjetrin.

Megjithatë detaje të vogla tregojnë se ndarja mes tyre nuk ka qenë më e mira.

Reperi merr vajzën në krah, teksa Sara merr arushin që ai i ka sjellë dhe largohet menjëherë, duke u mjaftuar vetëm me disa puthje nga vogëlushja e tyre, dhe as edhe një përshëndetje me Ledrin.

Më tej Sara ecën disa hapa para si për t’ju shmangur ecjes krah më krah me ish-të dashurin e saj. Ndërkohë që edhe këngëtari duket qartazi që nuk kthen as vështrimin nga ish-partnerja.

Rusia merr përgjegjësinë për rrëzimin e avionit/ Putin kërkon falje

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar falje homologut azer Ilham Aliyev për rrëzimin e avionit të pasagjerëve të Azerbajxhani Airlines, të cilin e quajti “incident tragjik”.

Megjithatë Putin nuk pranoi drejtpërdrejtë se aksidenti me 28 viktima u shkaktua nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore.

Avioni u përfshi nga flakët dhe u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau në Kazakistan, pasi devijoi nga trajektorja e fluturimit nga Rusia jugore, pas njoftimeve se dronët ukrainas po sulmonin disa qytete.

Katër burime me dijeni për përfundimet paraprake të hetimit të Azerbajxhanit për ngjarjen i thanë agjencisë Reuters të enjten se mbrojtja ajrore ruse e kishte rrëzuar gabimisht avionin.

Vladimir Putin kërkoi falje për incidentin tragjik që ndodhi në hapësirën ajrore ruse dhe shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave, si edhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Kremlini në një deklaratë.

“Në atë kohë, Grozni, Mozdoku dhe Vladikavkazi po sulmoheshin nga mjete ajrore pa pilot të Ukrainës dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën këto sulme”, tha Kremlini.

Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit, kishte thënë se avioni i ishte nënshtruar një goditjeje nga një objekt i jashtëm në hapësirën ajrore ruse, gjë që shkaktoi humbjen e plotë të kontrollit dhe uljen e detyruar në qytetin kazak të Aktaut, sipas zyrës presidenciale të Azerbajxhanit.

Avioni i pasagjerëve Embraer EMBR3.SA po fluturonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku në Grozni, në rajonin jugor të Çeçenisë të Rusisë, përpara se të devijonte qindra kilometra në Detin Kaspik.

“O kërmë, burrë legen”/ Veliaj shpërthen ndaj Berishës: Do hash shqelmin më të fortë…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, pasi ky i fundit u shpreh se ai ishte arratisur, për shkak se SPAK njoftoi se po zhvillohen hetime ndaj tij me 4 akuza rënduese.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se po udhëton drejt SHBA-ve për takime të planifikuara kohë më parë. Ai shprehet se nuk është non grata, duke ironizuar kryedemokratin të cilit i drejtohet edhe me akuza.

“O fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde,”-  i përgjigjet Veliaj ndër të tjera.

Kryebashkiaku njofton se do të rikthehet në Shqipëri pas 2 ditësh.

Reagimi i Veliajt:

O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.

Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale.

Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë! Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet. Ashtu siç e di që unë nuk jam mbështetës i drejtësisë së re që nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua. Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji!

Pis burrë!/ Zoom.al

Banori i BBV zbulon se është h*moseksual: Si familjarët e mi e pranuan që të dilja me meshkuj

Banori i BBVK, Vullnet Krasniqi ka rrëfyer se është homoseksual. Gazetari është shprehur se ishte në shkollë të mesme kur kuptoi se pëlqente meshkuj.

“Kur kam fillu me e eksploru veten e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat”, tha ai.

Gazetari rrëfeu se ky zbulim e çoi drejt një faze depresive, teksa shtoi se ky ka qenë një proces i rëndë për të.

Por shtoi se pas 6 vitesh, njerëzit rreth tij arritën të pranonin që ai të mund të dilte edhe me meshkuj.

Rrëfimi:

Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar.

Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat, unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi.

Mua ky zbulim i vetvetes më ka çuar në një fazë depresive, teksa unë kam mbet duke u valvit në valët që të tjerët kanë dashtë me më çu. Më mbetet merak që fakti i seksualitetit tem ka qenë një proces i rëndë por edhe i lumtur që kam arrit që brenda 5-6 vjetëve që e kam pranuar brenda njerëzve të mi që unë mundem me dal me djem me bo çka të du me djem dhe që më pëlqejnë djemtë ka kalu në një rreth më të gjerë