Aplikacion
Importi i perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive arriti rekord të ri në muajin Nëntor të këtij vitit tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”.
Sipas shifrave, gjatë vitit 2024, pra deri në muajin Nëntor, u importuan 6.3 miliardë lekë perla natyrale, gurë të çmuar dhe bizhuteri. Kjo shifër ka shënuar një rritje prej 41%, krahasuar me njëmbëdhjetë muajt e vitit 2023, ose rreth 1.8 miliard lekë më shumë. Shifrat tregojnë se përgjatë muajve të këtij viti importi i perlave natyrale dhe gurëve të çmuar ka regjistruar rekord pas rekordi.
Nëntori i këtij viti jo vetëm ka shënuar vlerën më të lartë prej 1.4 miliardë lekësh, por ka edhe një diferencë të konsiderueshme, krahasuar me rekordin e mëparshëm, pra muajin Tetor të po këtij viti.
Italia dhe Turqia përbëjnë gati 90% të peshës së imorteve të gurëve të çmuar dhe perlave përgjatë periudhës Janar-Nëntor të këtij viti.
Rritja e lartë e importit për këtë produkt në muajin Nëntor mund të jetë si pasojë e ndikimit të festave. Siç dihet një nga sektorët që përfiton më shumë gjatë festave është ai i veshjeve dhe aksesorëve. Shqiptarët kanë një traditë të gjatë të veshjeve festive, dhe gjatë kësaj periudhe, dyqanet raportojnë një rritje të ndjeshme të kërkesës për veshje të reja dhe aksesorë të veçantë. Krijimet e personalizuara dhe aksesorët unikë janë veçanërisht të preferuar.
Ndërkohë, nga ana tjetër, siç është përmendur edhe më herët, rritja e kërkesës në muaj të caktuar të vitit mund të jetë edhe pasojë e frikës për një zhvlerësim të mundshëm të mjeteve monetare.
Ndahet nga jeta Burbuqe Bakalli, gruaja e hekurt që u përball 4 herë me kancerinËshtë ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare Burbuqe Bakalli, juristja e njohur nga Kosova e cila u përball katër herë me kancerin gjatë jetës së saj.
Ajo u shndërrua në një motivim për të gjithë ata që u përballen me sëmundjen e rëndë. Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në 2017-ën Burbuqe Bakalli u përball për herë të parë me kancerin, duke u dashur të bëjë tre ndërhyrje të vështira.
Megjithatë, sëmundja e rëndë nuk ia hoqi kurrë buzëqeshjen nga fytyra si dhe iniciativën për të ndihmuar shumë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, aty ku jetonte prej vitesh.
“Buqe, o shpirt i bardhë u prehsh në paqe. Do të kujtojmë gjithmonë të buzëqeshur e për gjithë dashurinë e sinqertë që ke shpërnda tek secili qe të kemi njoftë. Do na mungosh shumë”, shkruan Jahjaga në rrjetet sociale.
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatëPërmes një deklarate, PD thotë se bizneset po vuajnë pasojat e rënies së euros, duke raportuar kosto të rritura dhe më pak të ardhura.
Rënien më të fortë e kanë pësuar industritë e minerareve, të energjetikës dhe sidomos industria e veshjeve dhe këpucëve, thotë PD duke i kërkuar ministren akuzuar Ballukun të lërë show-n nëpër fasoneri dhe të marrë masa.
DEKLARATË PËR MEDIA ZV.DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË SIPËRMARRJES NË PD, BLERINA GJYRIQI
Monedha e përbashkët europiane prej disa vitesh ka pësuar një zhvlerësim të dukshëm në Shqipëri, por gjatë vitit 2024 euro ka arritur minimumin. Aktualisht euro këmbehet në tregun tonë valutor me 98.3 ALL, një rënie drastike krahasuar me jo shumë kohë më parë.
Bizneset që kanë kontrata në euro raportojnë kosto të rritura dhe më pak të ardhura, diçka që ka rritur presionin e mbijetesës në treg. Shumica kanë zgjedhur të sakrifikojnë nga marzhi i fitimit për të mbetur konkurrues. Gjithashtu edhe individët janë prekur nga kjo rënie: rreth 51% e atyre që marrin pagat në euro konfirmojnë se janë ndikuar negativisht pasi shpenzimet e tyre janë në lekë.
Edhe bizneset, të cilat eksportojnë mallra kanë pësuar rënie, me mbi 14.3% krahasuar me një vit më parë. Rënien më të fortë e kanë pësuar industritë e minerareve, të energjetikës dhe sidomos industria e veshjeve dhe këpucëve, e njohur si fasoneria.
Shumica e bizneseve, prodhuese dhe eksportuese, kanë falimentuar dhe të tjerat janë drejt falimentimit. E gjithë kjo ka çuar në rritje të papunësisë: sipas INSTAT kemi 5 % humbje të vendeve të punës, por nga të dhënat tona ky numër është më i lartë se 10 mijë punonjës, referuar vetëm industrive fasoneri.
Fashoja më e prekur janë bizneset që kanë pasur më pak se 100 të punësuar. Efekti është i njëjtë dhe për sektorin e turizmit që kontratat i ka në euro. Kjo situatë e rënduar mbi këto industri e fut ekonominë shqiptare në një ngërç të madh pasi ka një impakt negativ ekonomik dhe social.
Në prill të vitit 2024 është miratuar VKM për një paketë ndihme për bizneset në krizë, por me një afat kohor ekzekutimi të limituar (vetëm një muaj) shtator-tetor i vitit 2024, duke kufizuar aksesin për aplikim. Edhe në këtë rast, sikurse të gjitha punët e qeverisë, edhe kjo vetëm për fasadë, për t’i mbyllur gojën bizneseve.
Zhvlerësimi i euros nuk pasqyron aspak një fuqizim të monedhës vendase, përkundrazi është rezultat i mbushjes së tregut me financa të zeza të pakontrolluara, që po shkatërrojnë çdo balancë ekonomike. Rënia e euros dhe mosreagimi lidhen me faktin se qeveria po shlyen një borxh publik më të lirë.
Sasia e madhe e parave të pakontrolluara dhe paaftësia apo padëshira e shtetit për t’i kontrolluar po prishin balancat ekonomike duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë. Biznesi gjykon se Banka e Shqipërisë dhe Qeveria duhet të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për të stabilizuar kursin e këmbimit.
Partia Demokratike në mbështetje të biznesit dhe të një ekonomie të shëndetshme kombëtare, kërkon që të merren masa të menjëhershme nga lehtësirat fiskale dhe deri te ndërhyrjet që ndalojnë rënien artificiale të euros.
Ministrja Balluku nuk ka nevojë të bëjë shoë nëpër fasoneri për reklamën e radhës, por të marrë masa të menjëhershme dhe t’i përgjigjet kërkesave të bizneseve, pasi ato janë promotorët e zhvillimit të vendit. Së bashku e shpëtojmë Shqipërinë!
“Ik mbushu”/ Degradon debati mes Valbonës dhe Rozanës: Ti je cepave duke i fërkuar…Rozana dhe Valbona janë përfshirë në një debat pasditen e kësaj të premteje.
Gjatë debatit, Rozana i është drejtuar Valbonës duke i thënë “Ik mbushu” dhe “nuk je asgjë për mua”.
Pjesë nga debati
Rozana: Unë flas për kë të më dojë, nuk kam kontratë të mos flas me ty. Ec, qarkullo po nuk të pëlqeu. Unë kam dalë në TV edhe kur skam bërë gjë.
Valbona: Gjithmonë ke diçka për të bërë ti, edhe kur s’ke, e bën.
Rozana: Po pusho, bëje pushim njëherë se ke gjithë ditën dërr dërr dërr bëj një gjë vetë aman, se na çmende
Valbona: Ti je cepave duke i fërkuar
Rozana: Kë fërkoj moj?
Valbona: Gocat dhe çunat, duke i fryrë, përr përr përr
Rozana: Ik moj mbushu andej!
Valbona: Si të mbushem?
Rozana: Ik mbushu
Valbona: Si?
Rozana: Si të duash ti?
Valbona: Si? Ti ke edhe organizata për mbrojtjen e gocave
Rozana: Po ça vajze je ti?
Valbona: Ça vajze jam?
Rozana: Asgjë!
Valbona: Jam gocë unë!
Rozana: Gocat që nuk i duan gocat nuk i mbroj unë
Valbona: Si jam unë?
Rozana: Ik me mbushu andej! Ik me mbushu!
Valbona: Po si të mbushem? Si është kjo shprehja ‘ik e mbushu’!?
Rozana: Ik e mbushu!
“Është gjendje alarmante”, Berisha: Rrogat dhe pensionet e ulëta, rriten vetëm pagat e zyrtarëveKreu i Partisë Demokratike ishte këtë të enjte në një takim të organizuar nga dega 5 e PD në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Berisha vuri në pah rrogat dhe pensionet e ulëta, që sipas tij e rendisin vendin në në vendin e fundit në rajon.
“12 vite qeverisje ata i rrokullisën shqiptarët në honet e varfërisë, i rrokullisën ata në një varfëri ndër më të frikshmet të dominuar fund e krye nga psikologjia e hajnit, e hajdutit që mendon vetëm për plaçkën që vjedh dhe nuk mendon për viktimën, edhe këta 12 vite i ngrinë rrogat, i ngrinë pensionet, mirëpo tregu në natyrën e tij është një mrekulli, por tregu në natyrën e tij është i pamëshirë”, tha Berisha.
Ai shtoi më tej se “çmimet në tregun e lirë kanë ecurinë e tyre, dhe sot pensionisti me 160 mijë lekë, nga 143 mijë që mirrte në vitin 2013, blen ushqimet absolutisht me çmim 2 herë, gjer 2.5 herë më shtrenjtë seç i blinte në vitin 2013”.
“Tani a mund të imagjinoni ju, si mund të përballojnë këta burra e gra fisnikë me 160 mijë lek pension mesatar, të përballojnë ushqimet të cilat sot kanë një çmim më shtrenjtë se në Greqi, Gjermani, Itali.
Si mund të përballojë ai ilaçet, si mund të përballojë ai energjinë, ta paguajë me të njëjtin çmim që paguajnë punonjësit me rroga të larta.
Të paguajë ujin me të njëjtin çmim. Këto qindra mijëra burra e gra janë vendosur në kushte çnjerëzore. Në kushte të pamundësisë së tyre. Ata të cilët marrin një mbështetje nga fëmijët e tyre edhe ata për shkak të narkoeuros, humbasin 40% të kursimeve të fëmijëve që ua dërgojnë në Tiranë. Sepse euro është zhvlerësuar në mënyrë të paimagjinueshme në Shqipëri.
Çfarë mund të bëjë një rrogë ultë në Shqipëri me të cilën mban 1-2 fëmijë. Është gjendje alarmante”, tha ai.
Arrestohet pronari i Lotarisë Shtetërore maqedonasePronari i kompanisë nga Kumanova ‘Ritron Kopi’, Artan Ajruli, është arrestuar si pjesë e një hetimi që autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë duke e kryer në rastin e Lotarisë Shtetërore, mëson Radio Evropa e Lirë (REL).
Ajruli u arrestua në lidhje me tenderët e pranuar për blerjen e televizorëve për shoqërinë aksionare shtetërore.
REL-i më 17 dhjetor raportoi se numërimi i pajisjeve të blera është bërë me kërkesë të Policisë Financiare, e cila po heton tenderët për blerjen e televizorëve të dimensioneve të ndryshme nga kompania Ritron Kopi në pronësi të Ajrulit.
Policia financiare ka kontrolluar dërgesat nga kompania e Kumanovës për numrin e televizorëve të dorëzuar dhe nëse ata janë të markave të njëjta për të cilat janë lidhur kontratat.
Katër muaj më parë, hetuesit kontrolluan edhe tenderët e tjerë të Lotarisë Shtetërore për marketing dhe promovim që lidhen me këtë kompani.
Vitin e kaluar, REL-i raportoi se tenderin prej rreth 205 mijë eurosh e fitoi kompania AP Solutions, pronari dhe menaxheri i së cilës, Flamur Nevzatovski, ishte i punësuar në Ritron Kopi. Kjo kompani, në fakt, ishte konkurrenti i vetëm në tender.
Asokohe 19-vjeçari Nevzatovski nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për njohuritë e tij në tregti dhe aplikimin për tenderë duke marrë parasysh moshën e tij, nga do t’i marrë terminalet e Lotarisë dhe nëse ai ishte ndoshta pronar fiktiv i AP Solutions.
Të dhënat publike për kompaninë Retron Kopi në Facebook më pas zbuluan edhe fotografi të vitit 2016 të Artan Ajrulit dhe Përparim Bajramit, i cili në atë kohë nuk kishte asnjë pozitë në Lotarinë Shtetërore.
Nga analiza e tenderëve, megjithatë, rezultoi se nga janari i vitit 2022, periudhë kur Përparim Bajrami mori postin e drejtorit të përgjithshëm të Lotarisë Shtetërore, fituese e tenderëve u shfaq kompania Ritron Kopi në bashkëshoqëri aksionare.
Bajrami dhe ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, kërkohen me fletarrestime ndërkombëtare nga autoritetet vendore si të dyshuar për “përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore.
Byroja e Prokurimit Publik bën me dije se Lotaria Shtetërore ka lidhur gjashtë kontrata me këtë kompani për blerjen e televizorëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese, aparateve multifunksionale dhe stacioneve grafike të vizatimit televiziv.
Kontratat u lidhën në periudhën nga qershori 2022 deri në mes të tetorit 2023. Vlera e tyre ishte 365.252 euro.
Pas largimit të Përparim Bajramit nga pozita drejtuese, Lotaria Shtetërore i ndërpreu kontratat kornizë dhe nuk i shfrytëzon më shërbimet e tyre.
12 dëshira për BabagjyshinNga Lutfi Dervishi
I dashur Babagjysh,
Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti je i vetmi që mban ende premtime në këtë nahinë tonë, mendova të të dërgoj një listë dëshirash për qeverinë tonë fort të dashur. Nuk janë shumë. Një për çdo muaj.
1. Një tufë premtimesh të reja që të duken të sinqerta, sepse tani që jemi afër zgjedhjeve dhe premtimet e vjetra janë konsumuar aq shumë sa po na duken të gjitha copy-paste nga vitet e shkuara.
2. Një buxhet transparent! Jo shumë transparent, por aq sa të mos duket si magji zhdukja e parave.
3. Një app për korrupsionin! Një të thjeshte, praktik dhe që të na kursejë pyetjen e bezdisshme: ku shkojnë paratë?
4. Një ferman që ndalon ndërtimet e (kullave) për një vit. Po aq sa TikTOK thjesht për të kuptuar nëse qeveria di të bëj ndonjë gjë tjetër përveç betonizimit.
5. Një ligj për ndalimin e gënjeshtrave në fushate. Meqë jemi në kohë ndalimesh, ndoshta ndalojmë dhe gënjeshtrat.
6. Një fushatë zgjedhore pa këngë tallava dhe sidomos të lutem na e kurse këngën “Po ku ka si ti moj Shqipëria ime”. Është këngë që e pëlqejnë të gjithë, por ndryshe përjetohet nga ministrat e ndryshe nga populli.
7. Më shumë hapësira të gjelbra, ose të paktën, Babagjysh, më shumë piktura murale me pemë mbi beton.
8. Një manual për ndershmërinë në qeveri e administratë, me ilustrime, se ndoshta vetëm fjalët nuk i kuptojnë.
9. Një manual për lirinë e fjalës: Për t’i mësuar të gjithë se si të reagojnë ndaj kritikave pa fshirë komentet në Facebook, pa bllokuar dhe pa raportuar zërat kritike dhe pa mbyllur platformat e rrjeteve sociale.
10. Një makinë kohe për opozitën: Që të kthehen në një epokë kur kishin një ide të qartë se çfarë donin të bënin.
11. Një orë me zile për qeverinë që të zgjohet kur populli proteston. Se duket sikur është gjithmonë në gjumë.
12. Një robot të përgjegjshëm në mënyrë që kur diçka shkon keq, të mos dëgjojmë më “fajin e ka TikTok-u, opozita, ose qytetarët.” Roboti të ngrejë dorën dhe të thotë pa u dridhur nga bateritë: “E kam unë fajin”.
12 dëshira mund të duken shumë, por ti ke qenë gjithmonë zemërgjerë (ose të paktën kështu thonë fëmijët). Po të mos i plotësosh të gjitha dëshirat, të paktën sigurohu që të na mbash me gajret. Eshtë e vetmja gjë që nuk mund të na marrin.
Shumë faleminderit.
Nga një qytetar që nuk ka llogari për të dhënë dhe as llogari në TikTok
Kur uniformat blu thyejnë ligjin: 444 policë nën hetim gjatë 2024Viti 2024 ka shënuar një rritje të numrit të shkeljeve dhe përfshirjes së punonjësve të Policisë së Shtetit në paligjshmëri.
Gjatë vitit 2024, AMP ka bërë në prokurori 291 referime për 444 punonjës policie, për vepra të ndryshme penale.
Shkeljet e evidentuara nga AMP janë korrupsion, shpërdorim detyre, apo me personazhe të botës së krimit.
Shifrat tregojnë një rritje, pasi vitin e shkuar u dërguan në prokurori 319 punonjës. Jo vetëm kaq, por hetimet me anë të përgjimeve dhe metodave pro aktive janë rritur me 33 % në krahasim me vitin 2023.
Shifra në rritje janë regjistruar edhe për personat që janë arrestuar me masë sigurie të dhënë nga gjykata.
Gjatë këtij viti janë arrestuar 163 efektivë, rreth 60% më shumë se vitin e shkuar, në të cilin ishin 102.
Hetimet e AMP-së tregojnë se jo vetëm inspektorë, por edhe grada më të larta janë përfshirë në korrupsion.
Të përfshirë në aktivitete kriminale ishin të përfshirë një drejtues i nivelit të lartë, dy drejtues të nivelit të mesëm dhe 33 drejtues të nivelit të parë, të gjithë në funksionet drejtor drejtorie e shefa sektorësh në strukturat qendrore dhe vendore të policisë.
U arrestua në Zvicër, rrëfehet Tayna: Kisha frikëReperja e famshme Tayna ka rrëfyer një eksperiencë aspak të këndshme në territorin e Zvicrës.
Në një intervistë të dhënë për Prive, Tyna tregon se disa kohë me parë ajo është arrestuar në kufi dhe ka qëndruar në burg për 5 orë.
E pyetur nga gazetarja mbi këtë eksperiencë, Tayna thotë se ka qenë koha e pandemisë ndërsa ishte duke kaluar në kufi kur u ndalua për kontroll.
Ajo tregon se nuk e lejonin që të lëvizte dhe e kanë futur në burg për 5 orë derisa eerdhi policia e zonës për ta marrë në pyëtje. Ajo tregon se u frikësua pasi mendonte se do t’i ndalonin hyrjen për të Zvicër.
”Në Zvicër isha. Ishte koha e pandemisë. Nuk u lejohej që të lëvizje. Unë kam pasur një makinë, po nuk ishte e imja. Nuk e dija se kush e kishte makinën. Më kontrolloi një vajzë e doganës, më pyeti nga ke ardhur ku po shkon. Më tha të prisja sa të vinte policia. Kam pritur 5 orë në burg, derisa erdhi policia e zonës që të më bënte pyetje. U friksova, ndoshta s’më lejojnë të vij më në Zvicër”, tha Tayna.
Në Kosovë, puna bën bashkë disa serbë e shqiptarëÇdo ditë, 58-vjeçari Mentor Gashi udhëton nga Prishtina drejt fshatit Llapllasella/Laplje Selo, rreth pesë kilometra larg nga qyteza e Graçanicës.
Mentori, i cili është pronari i Strehës për Qentë në Prishtinë, atje nis ditën e tij të punës, siç ka bërë për 12 vite radhazi.
Ndërsa Mentori drejton furgonin e tij drejt pronës prej 60 hektarësh, qentë e mbajtur në kafaze lehin dhe tundin bishtat. Qentë që lëvizin lirshëm jashtë i afrohen me shpejtësi, duke kërkuar dashuri dhe përkujdesje.
Në strehë, Mentori dhe dy bashkëpunëtorë të tij fillojnë ditën duke larë qentë, duke u rifreskuar ujin e pijshëm, duke i ushqyer dhe duke i nxjerrë për shëtitje.
“Selam Alejkum, Slavisa! Hajde, kemi një intervistë!” – thotë Mentori duke bërë shaka me kolegun e tij serb, Slavisa Stojanovic, i cili ka punuar me të gjatë gjithë këtyre 12 viteve.
Teksa Slavisa përshëndet Mentorin, biseda e tyre për rrjedhën e detyrave dhe planet e ditës zhvillohet kryesisht në serbisht.
Streha mban mes 45 deri në 50 qen. Një ditë e zakonshme përfshin kapjen e qenve endacakë, sterilizimin dhe vaksinimin e tyre, hartimin e dokumentacionit të adoptimit për qentë që gjejnë pronarë të rinj dhe shpëtimin e qenve nga situata emergjente, si ato të goditura nga makina ose që vuajnë nga sëmundje, si rënia e qimeve.
Dashuria e Mentor Gashit për qentë filloi në fëmijëri, por në vitin 2012 ai nisi të kujdesej për qentë endacakë, pa e ditur se shpejt do të niste një bashkëpunim me Slavisa, një anëtar i komunitetit serb të Kosovës.
Marrëdhënia e tyre është e pazakontë në Kosovë, ku dy komunitetet kanë krijuar një hendek nga njëri-tjetri me kalimin e viteve, veçanërisht pas luftës së fundit të viteve 1990, që shkaktoi mbi 13,500 viktima, përfshirë 10,800 shqiptarë, 2,200 serbë dhe pjesëtarë të grupeve të tjera etnike.
Njëzet e pesë vjet pas përfundimit të luftës me tërheqjen e trupave jugosllave dhe forcave policore serbe, tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës vazhdojnë dhe herë pas here shpërthejnë në dhunë. Por këto ndasi nuk e kanë tronditur lidhjen mes Mentorit dhe Slavisas.
Marrëdhënia e tyre nisi kur Slavisa, tashmë 60 vjeç, mbeti pa punë dhe në borxhe pasi u largua nga puna si roje burgu në Lipjan/Lipljan në vitin 2009.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, autoritetet në Beograd u kërkuan Slavisës dhe punonjësve të tjerë serbë të largoheshin nga institucionet publike të Kosovës, duke premtuar se do të merrnin të njëjtat paga si më parë. Por pagesa doli të ishte më e ulët se sa pritej.
“Isha pa punë dhe kisha dy ose tre kredi… kështu që qëndrova në shtëpi. Si i papunë, bleva dy ose tre lepuj dhe i vura në një kafaz. Pak më vonë, Mentori hapi strehën dhe mori rreth dhjetë deri në 15 qen,” kujton ai.
Por një natë qentë u arratisën nga streha dhe njëri prej tyre vrau lepujt e Slavisa-s, të cilët ishin në një kafaz pas shtëpisë së tij.
Ai kujton se shkoi në strehë dhe i tha Mentorit: “Hej, drejtor, shiko lepujt! Ku do t’i gjej tani paratë? Nuk kam asnjë lek.”
“Mentori më pyeti: ‘A do të punosh?’ Unë thashë: ‘Po.’ Dhe të nesërmen fillova punën,” vazhdon Slavisa në një shqipe paksa të thyer.
“Kam njohur shqipen që nga fëmijëria dhe më vonë e përmirësova duke punuar në transportin publik dhe në burgun e Lipjanit – dhe tani këtu [në strehë],” shpjegon ai.
Gjatë dy dekadave të punës në transportin publik, Slavisa kujton se ishte i rrethuar nga shqiptarë me të cilët kishte marrëdhënie të mira. “Unë shoh vetëm njerëz të mirë dhe njerëz të këqij, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo serbë. Të gjithë janë njësoj,” thotë ai.
Politika krijon probleme
Komuna qendrore e Kosovës, Graçanica, strehon një popullsie etnikisht të përzier. Shumica janë serbë, por përfshihen gjithashtu shqiptarë dhe komunitete të tjera.
Slavisa beson se koha ka sjellë përmirësime dhe se tensionet që trazojnë pjesën veriore të Kosovës me shumicë serbe nuk ndikojnë në jetën në Graçanicë. Ai thotë se politika është ajo që shkakton shumicën e problemeve dhe ndarjeve.
“Do t’i kisha kërkuar Albin Kurtit të mos ushtrojë shumë presion mbi ne, sepse edhe ne [serbët] jetojmë këtu,” thotë Slavisa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke u ankuar për ndalimin e përdorimit të mëtejshëm të dinarit serb. Përpara një vendimi të qeverisë këtë vit, shumë serbë në Kosovë e përdornin këtë monedhë për pagesa, megjithëse monedha zyrtare e vendit është euroja.
Ky vendim shkaktoi reagime të ashpra nga serbët e Kosovës dhe qeveria serbe, ndërsa SHBA dhe BE shprehën shqetësim se ndalimi i dinarit mund të rrisë tensionet.
Përveç përdorimit të dinarit serb për pagesa, shumë serbë të Kosovës marrin pagat, pensionet, shtesat për fëmijët dhe përfitime të tjera nga shteti serb në këtë monedhë.
Megjithatë, pavarësisht tensioneve aktuale dhe historike, miqësia mes Mentorit dhe Slavisës mbijeton, e shënuar nga humori, sarkazma dhe ngacmimet e miqësore.
Mentori thotë se ata respektojnë festat e njëri-tjetrit dhe mbështesin njëri-tjetrin në kohë të vështira. “Kur kemi ndonjë problem shëndetësor, ndihmojmë njëri-tjetrin,” thotë ai, duke përmendur incidente si kafshimet nga qentë ose lëndime gjatë punës.
“Do ta çoj menjëherë Slavisën në spital, dhe ai gjithashtu do të më çojë mua. Qëndroj me të. Kur njëri prej nesh është i sëmurë, tjetri punon më shumë,” shton ai.
Mentori pranon se kishte dyshime për zgjedhjen e Graçanicës si vend për strehën, por shton: “Doli të ishte një zgjedhje e mirë, veçanërisht pasi takova Slavisën.”
Ai thotë se ndonjëherë marrin komente armiqësore në rrjetet sociale pasi dëgjohen duke folur serbisht gjatë punës, me disa që kërkojnë: “Pse nuk po flisni shqip?” Por ai i konsideron këto komente të parëndësishme.
“Një person duhet të jetë mendjehapur, të eksplorojë, të vëzhgojë dhe të mos gjykojë sepse kurrë nuk e di çfarë ka dikush brenda vetes. Paragjykime ekzistojnë, pa dyshim – por në rastin tim me Slavisën, ka funksionuar mirë,” përfundon ai.
Gjuhët japin dhe marrin në treg
Më pak se 10 minuta me makinë nga fshati, në qytetin e Graçanicës, rreth 15 tregtarë serbë ndajnë të njëjtin treg me shqiptarët, duke bashkëpunuar për të përmbushur detyrat, për të rritur shitjet dhe për të fituar besnikërinë e klientëve.
Në treg fliten si shqip, ashtu edhe serbisht. Një përzierje gjuhësh dëgjohet gjatë pagesave, ose nga njerëz që kërkojnë udhëzime apo ndihmë.
“Dritan” – emri i tij është ndryshuar për privatësi – është një shqiptar që prej dhjetë vitesh kujdeset për sigurinë në treg. Nga Dukagjini në jugperëndim të Kosovës, ai tani jeton në fshatin Uglar, afër Graçanicës, për arsye pune.
Dhjetë vite më parë, ai dyshonte nëse mund të përshtatej, ose nëse ia vlente të punonte në një komunë etnikisht të përzier, duke pasur njohuri të kufizuara për komunitetin serb.
“Pas rreth një muaji ndryshova mendje sepse po punoja me kolegët e mi serbë pa asnjë problem,” shpjegon ai, duke shtuar se komentet armiqësore vijnë vetëm nga klientët.
“Ata kanë provuar të më provokojnë dhe të më nxisin të hapem, t’i urrej ose të sillem keq ndaj tyre. Por unë sigurohem që ta menaxhoj situatën dhe të shmang telashet,” thotë ai.
Dritani pranon se ndonjëherë shpërthejnë fjalë të ashpra mes kolegëve shqiptarë dhe serbë.
“Diskutojmë shumë, por kurrë nuk kemi telashe. Ka një mirëkuptim të ndërsjellë… kolegët e mi serbë thonë se politikanët na ndajnë për përfitime personale, megjithëse ne duam të jetojmë bashkë pa probleme,” shton ai.
Kolegu serb i Dritanit, “Zoran” – edhe emri i tij është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e tij – ka punuar me të për tetë vite. Ai thotë se nuk ka probleme me shqiptarët, por pranon se disa klientë nuk ndajnë të njëjtin mendim.
“Nuk kam pasur probleme me kolegët, por me klientët, po. Më kanë pyetur: ‘Pse po flet serbisht dhe jo shqip?’” kujton ai. Dritani e përkthen përgjigjen e tij në shqip.
Por Zoran ndihet rehat në mjedisin e tij të punës. “Shumë serbë po punojnë në këtë treg dhe besoj se më shumë do të vijnë. Kam thënë shpesh herë të tjerëve (serbë) se nuk kemi asnjë problem dhe shkojmë shumë mirë,” përfundon ai.
Bjeshka Guri nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, një OJQ, beson se bashkëpunimi i tillë mes shqiptarëve dhe serbëve është çelësi për një të ardhme më të mirë dhe një paqe të qëndrueshme.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999, në vend funksionojnë dy sisteme arsimore etnike të ndara. Sistemi serb përdor kurrikulën shtetërore të Serbisë, gjë që Guri e sheh si një faktor kyç në thellimin e ndarjeve në Kosovë.
“Komuniteti serb në Kosovë edukohen sipas kurrikulës së Serbisë, e cila e anashkalon luftën, krimet e kryera në ish-Jugosllavi dhe dhunën e përdorur kundër shqiptarëve gjatë regjimit të [Presidentit Jugosllav Slobodan] Millosheviçit,” thotë ajo.
Guri gjithashtu vëren probleme me tekstet shqiptare. Ajo thekson se ato fokusohen në statistika, duke injoruar aspekte të rëndësishme, si roli dhe kontributi i grave. Ajo beson se arsimi joformal mund të luajë një rol jetik në promovimin e bashkëpunimit më të madh.
Kosova dhe Serbia nisën bisedimet e ndërmjetësuara nga BE për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2011 – një proces i gjatë dhe i ndërlikuar që ka ngecur shpesh për shkak të tensioneve dhe është larg përfundimit.
Aktivistja për të drejtat e njeriut, Guri, thotë se gjuha ndarëse që vazhdon të përdoret nga politikanët e të dyja vendeve është shqetësuese, ashtu si dhe mohimi i krimeve të luftës të kryera nga trupat jugosllave dhe policia serbe.
“E shohim këtë në përvjetorin e masakrës në Reçak [një fshat ku u vranë 45 shqiptarë të Kosovës nga forcat e sigurisë serbe në janar 1999]. Politikanët në Serbi mohojnë masakrën dhe të gjitha krimet e tjera. Ekziston një kulturë e heshtjes për krimet dhe dhunën e kryer nga regjimi serb në Kosovë,” pohon ajo.
“Armiqësia e promovuar nga politikanët, tensionet e vazhdueshme dhe presionet në konfliktin tonë ndikojnë shumë në atmosferën e polarizuar që ekziston këtu,” shton ajo.
Ajo dëshiron që personat që punojnë në institucionet shtetërore në Kosovë të veprojnë me më shumë ndjeshmëri.
“Roli i institucioneve është i rëndësishëm sepse ata në pushtet ndikojnë shumë në diskursin dhe narrativën dominuese në Kosovë, si dhe në [thellimin e] margjinalizimit të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera, si romët, ashkalinjtë, egjiptianët dhe boshnjakët,” argumenton ajo.
‘Secili ka mënyrën e vet’
Në qytetin me shumicë serbe të Mitrovicës së Veriut, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme, grupe të ndryshme etnike jetojnë dhe ndërveprojnë çdo ditë, si konsumatorë dhe si bashkëpunëtorë.
“Lazar” – jo emri i tij i vërtetë – një serb i lindur dhe rritur në këtë qytet, ka punuar për një punëdhënës shqiptar që para luftës.
Tani punon në një dyqan perimesh në të ashtuquajturën mëhalla boshnjake dhe përdor disa gjuhë në punë, herë duke përdorur serbishten dhe herë shqipen, në varësi të nevojave të klientëve.
“E mësova shqipen sepse kam jetuar këtu dhe kemi qenë të përzier me shqiptarët,” kujton ai, shpesh duke ndërprerë intervistën për shkak të rrjedhës së ngarkuar të klientëve.
Kjo rutinë e shpejtë është bërë pjesë e jetës së tij të përditshme dhe ai nuk sheh asnjë problem në ndërveprimin me shqiptarët. “Është njësoj, të punosh me serbë apo shqiptarë,” këmbëngul ai. “Për mua nuk është problem,” insiston.
Por, kur pyetet nëse do t’i inkurajonte serbët e tjerë të punonin në një mjedis me përzierje etnike, ai përgjigjet me kujdes.
“Do t’u thosha [se është në rregull], por nëse do të më dëgjonin apo jo, nuk e di. Secili ka mënyrën e vet,” përgjigjet ai, duke nxituar për të përfunduar detyrat e tij./ Reporter.al