zoom

Day ArchiveLinda Rama flet për njohjen me kryeministrin: Martesa më ka shkaktuar 3 dorëheqje

Linda Rama ka treguar për herë të parë për njohjen e saj me kryeministrin e vendit.

Ajo tha për emisionin “Opinion” se për herë të parë ata janë takuar në vitin 2002, në kohën kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. 8 vite më vonë, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

“Ne kemi bërë një dalje të gjatë në një emision televiziv, jemi shpjeguar dhe unë aty jam prezantuar në fakt si bashkëshortja e Edi Ramës. Ne jemi martuar në vitin 2010, unë jam njohur me Edin në vitin 2002, në kuadrin e bërjes së një raporti për zhvillimin njerëzor, që është një nga publikimet më dinjitoze dhe arsyeja ka qenë sepse tema e raprotit ka qenë për decentralizimin dhe meqënëse Tirana po shkonte me shpejtësi drejt thellimit të këtij procesi, u ftua nga grupi i ekspertëve, unë aty e kam takuar për herë të parë.”

Megjithatë, tregon se martesa me kryeministrin Edi Rama i “kushtoi” 3 dorëheqje.

“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqjeqë i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë. Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët”, deklaroi Linda Rama.

Pasuria e Veliajve/ Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro

Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqiten në derën e shtëpisë së kryetarit të Bashkisë Tiranë me një autorizim nga gjykata për të ushtruar kontroll.

Oficerët qëndruan për dy orën në godinën e pallatit të kryebashkiakut në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” dhe sekuestruan telefonin e gruas së tij Ajola Xoxa. Më pas ata kontrolluan për disa orë dhe zyrat e qendrës Harabel në zonën e ish-Bllokut.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, SPAK ka marrë miratimin e për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave Ajola Xoxën bashkëshorte e Erion Veliaj, Arbër Veliaj vëllai i z.Veliaj, Elman Abule mik i afërt i Erion Veliaj, Marisa Nito bashkëjetuese e Elman Abule dhe mike e Ajola Xoxës, Adela Kondakçiu mike e Ajola Xoxës dhe Driant Zeneli bashkëpunëtor i Xoxës në qendrën “Harabel”.

Prokurorët kanë marrë miratimin për të kontrolluar dhe zyrat e disa bizneseve dhe qendrave që lidhen me aktivitetin e familjarëve të zotit Veliaj: “Partenërs Laë” shpk, zyra ligjore që administrohet nga Ajola Хохa, Naan Gallery SHPK qendër kulturore ku është e punësuar Ajola Xoxa, “Qendra Harabel” e cila administrohet nga artisti Driant Zeneli dhe ku Ajola Xoxa mban postin e drejtores kreative, Ava Studio SHPK, e cila administrohet nga mamaja e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa, kompania Gogel shpk që zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i kryetari të Bashkisë Tiranë. Gjithashtu kontrollet kanë autorizuar edhe kontrollin e kompanisë së Adela Kondakçiut, firmë në fushën e marketigut dhe dizajnit dhe zyrat e Rametal shpk, në pronësi të Elman Abules.

Por si i lidh SPAK të gjithë këta emra me njëri-tjetrin dhe çfarë dyshohet të kenë kryer ata duke u ndihmuar nga pozitat e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj? Në vendimin e Gjykatës së Posaçme konstatohet se prokurorët kanë gjetur “të dhëna konkrete se anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë.” Procedimi është regjistruar në fillimin e këtij viti me dyshimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

“E gjithë ajo aureola shumëvjeçare që kishte krijuar kryetari Bashkisë Tiranë për një shkëlqim të tij në detyrë, për një sukses të pakontestueshëm për një publik që e adhuron dhe e do, tanimë është rrënuar me një hetim që ka nisur Prokuroria e Posaçme dhe pse ai është përpjekur ta demotivojë duke thënë që janë ‘kolegë’, por bëjnë një punë shumë të mirë,”- thotë gazetari Denis Dyrnjaja.

Të dhënat e përpunuara nga Kronos në deklaratat e pasurisë të depozituara nga kryebashkiaku Erion Veliaj tregojnë se kryebashkiaku është pronar i një apartamenti me sipërfaqe 111 m2 i blerë më 13 shtator 2013, dy ditë përpara se të betohej si Ministër i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale ku shërbeu për dy vjet në kabinetin e parë të qeverisë Rama. Shtëpia është deklaruar se është blerë për vlerën 51 mijë euro me të ardhura që vinin nga shitja e apartamentit të mamasë së tij dhe paga, pronë që më pas është rivlerësuar në tetor të atij viti për vlerën 128 mijë euro.

Deklarata e pasurisë për vlerën e apartamentit rezulton me flamur të kuq, pasi çmimi i rivlerësimit është 2.3 herë më shumë se vlera e deklaruar e blerjes, vlerë që është rritur në harkun kohor të 2 muajve.
Në total gjendja e llogarive bankare të kryebashkiakut është 10 mijë euro dhe vazhdon të paguajë një kredi të marrë në shtator të 2015-ës me vlerë fillestare 61 mijë euro, ku i kanë mbetur ende për të shlyer 36 mijë eruo deri në vitin 2030. Deklarata e pasurisë rezulton me probleme pasi kredia është dibursuar në vitin 2015, por është deklaruar si detyrim nga ana e kryebashkiakut një vit më vonë. Për vitin 2023 Veliaj ka gjeneruar 24 mijë euro të ardhura nga paga si kryetar bashkie dhe 17 mijë euro nga shpërblime dhe dietat për udhëtime jashtë vendit.

Në pamje të parë, analiza e pasurisë së tij e tregon si një nëpunës modest që ka një apartament, një kredi dhe një depozitë simbolike dhe që jetesën e siguron me të ardhurat nga paga. Kontrastin në të gjithë këtë tablo e bën rrethi familjar i tij.
Bashkëshortja e z.Veliaj, Ajola Xoxa ka të deklaruara disa llogari bankare që kapin një vlerë totale prej 617 mijë euro, ku afërsisht një e treta e këtyre llogarive vijnë nga trashëgimia. Xoxa ka në zotërim 2 apartamente, një me sipërfaqe 162 m2 të blerë në vitin 2016 për vlerën 88.6 mijë euro në zonën “Kodra e Diellit”, dhe një tjetër të blerë në vitin 2018 me sipërfaqe 107 m 2 për vlerën 105 mijë euro me të ardhura të dhuruara dhe nga puna. Ajola Xoxa ka në pronësi 367 m2 sipërfaqe takuese të një trualli në Fier të përfituar nga trashëgimia. Po nga trashëgimia ajo zotëron 19.8% aksione në kompaninë “Botimet Enciklopedike” dhe ka në pronësi dhe zyrën ligjore “Partners Law”.

Gjatë vitit 2023 Xoxa deklaron se ka gjeneruar në total 97.3 mijë euro të ardhura nga puna në qendra të ndryshme kryesisht në fushën e kulturës dhe nga kompanitë që administron. 22.4 mijë euro janë marrë nga veprimtaria profesionale në Qendrën Harabel, 22 mijë euro nga projekti Balkan Youth Link – Albania, 15.7 mijë euro nga veprimtari të tjera, 12 mijë euro nga qiraja, 12 mijë euro nga paga si administratore te shoqëria Botimet Enciklopedike dhe 13.2 mijë euro nga zyra ligjore Partners Law shpk. Nga këto të ardhura rezulton të ketë kursyer 90.6 mijë euro dhe të ketë shpenzuar përgjatë vitit 2023, 6.7 mijë euro. Xoxa nuk rezulton të ketë detyrime bankare.

Ajola Xoxa vitet e fundit është fokusuar në fushën e artit, ku përmes disa qendrave dhe kompanive është shndërruar në kuratore të shumë ekspozitave, eventeve dhe organizimeve që ndodhin në kryeqytet.
Pjesa më e madhe e këtyre ekspozitave dhe eventeve organizohen nga Qendra Harabel, Galeria Naan dhe Galeria Gur Gur, organizata ku Xoxa rezulton si e punësuar dhe një nga bashkëpunëtoret kryesore. Të gjitha këto qendra kanë adresën në zonën e ish-Bllokut, ndërsa vetë Galeria Naan është e vendosur në një vilë në afërsi të wTower, ambientet e së cilës shërbejnë shpesh për të promovuar ekspozita dhe artistë.

Ajo që ndodh prej vitesh me këto organizata është konflikti i hapur i interesit që ekspozita të kuruara nga zonja e parë e kryeqytetit, sponsorizohen me fonde publike dhe në shumicën dërrmuese, fondet janë të bashkisë së kryeqytetit, e cila drejtohet nga bashkëshorti i saj!
Sipas të dhënave të thesarit të shtetit, Ministria e Kulturës ka bërë 7 pagesa direkte për Qendrën Harabel në vlerën 39 mijë euro, për të sponsorizuar ekspozitën “Komedia Hyjnore”, projekti “Antikiteti në artin bashkëkohor shqiptar”, ekspozitën ndërkombëtare të arteve të bukura Zabel dhe një projekt për dixhitalizimin e artit bashkëkohor.

Në një pjesë të mirë të këtyre ekspozitave, kuratore është Ajola Xoxa. Në rastin e ilustrimeve ksilografike që mbajnë emrin e Salvador Dalisë që u shfaqën në galerinë “Naan” “Ëndrra hyjnore” kuratorë ishin Zef Paci dhe Ajola Xoxa. Për këtë ekspozitë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka paguar 12 mijë euro në gusht të këtij viti. Xoxa rezulton kuratore dhe për platformën e artit bashkëkohor, e cila ka marrë financim nga Ministria e Kulturës, por dhe në shumë evente të tjera që janë zbatuar qendrat dhe galeritë Harabel, Naan, Gur Gur dhe Balkan Youth Link.

“Fshati Kirjues” event i organizuar nga qendra Harabel është mbështetur nga Agjencia e Industrisë Kreative, fondi Tirana Kryqeyteti i Rinisë dhe nga Bashkia Tiranë. “Visual Arts by Harabel” po ashtu ka marrë financime nga këto agjenci dhe nga vetë Bashkia e Tiranës, përveç kontributit që ka dhënë Instituti Italian i Artit dhe Universiteti i Arteve.

“Red Shoes Installation” i mbajtur më 8 mars në sheshin “Nënë Tereza” i zbatuar nga qendra Harabel, ka marrë mbështetjen nga Bashkia Tiranë, përveç organizatave të tjera që e kanë mbështetur si Un Women, United Nations Albania dhe fondi Suedez.
“JR Insideout” është sponsorizuar nga bashkia Tiranë, Agjencia e Industrisë Kreative dhe D18 Paris. Zbatimi i projektit është bërë nga qendra Harabel.
Harabel dhe Balkans Youth Link kanë marrë mbështetje nga Ministria e Kulturës për të organizuar shfaqen e baletit “The Down of Time”.

Harabel është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe kompani private për zhvillimin e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor. Naan Gallery dhe Harabel kanë marrë mbështetje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për projektin Starburster në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës. Galeria Gur Gur dhe qendra Harabel kanë marrë mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të zhvilluar atelierin e Modës dhe Tekstileve në vjeshtën e vitit 2023 në Petrelë.
Të ardhurat për vitin 2023 të gjeneruara nga qendra Harabel dhe Balkans Youth Link për Ajola Xoxën kapin vlerën 44.5 mijë euro. Xoxa ofron punën e saj si kuratore në organizime që mbështeten me fonde që jep bashkia Tiranë, në krye të së cilës është bashkëshorti i saj Erion Veliaj!

“Pastrimi i produkteve të veprës penale është një proces që duhet të përfshijë brenda vetes njerëz sa më të afërt e sa më të besuar, ndaj dhe hetimi nis me rrethin e afërt të personit që po hetohet për veprën penale. Znj.Xoxa dhe Z. Arbër Veliaj po hetohen për përfitime që ata kanë patur nga pozita e Erion Veliaj si kryetar i bashkisë,”- thotë eksperti i ekonomisë Pano Soko. Një tjetër milioner, në vlera dhe më të mëdha se bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, është vëllai i tij Arbër Veliaj. Duket se suksesi i kompanisë së tij në fushën e marketingut, eventeve dhe menaxhimit të fushatave të reklamave, Gogel shpk lidhet ngushtësisht me karrierën në politikë dhe poste drejtuese të vëllait të tij.

Arbër Veliaj ble në vitin 2011 të gjitha aksionet në këtë kompani e cila ishte themeluar më parë nga Gentian Zguri dhe Floran Pustina për çmimin 1 mijë euro. Sipas të dhënave të depozituara në bilancin e shoqërisë, Gogel rezulton në këtë periudhë me një xhiro vjetore në vlerën 106 mijë euro dhe fitim 10 mijë euro. Në vitin 2012 të ardhurat e kompanisë rezultojnë 50 mijë euro dhe fitimi 5 mijë euro. Në vitin 2013, të ardhurat janë në vlerën 78 mijë euro dhe fitimi 4 mijë euro.

Rritja e menjëhershme e kompanisë Gogël vjen në vitin 2014, kur z.Erion Veliaj kishte marrë postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pas këtij viti, të ardhurat për firmën e Arbër Veliaj dyfishohen dhe arrijnë një xhiro mesatare 3 milion euro në vit mes periudhës 2018-2022, në vitin 2023, xhiro shtohet me 2.6 herë për të kapur shifrën 8 milion euro. Në po këtë vit Arbër Veliaj themelon një tjetër kompani që zotëron Gogël shpk, Gogël Holding me aktivitet në fushën e administrimit të pjesëmarrjeve në kompani të tjera dhe konsulencës teknike, financiare dhe ligjore , e cila ka shënuar një xhiro vjetore që vitin e parë të operimit në vlerën e 1.66 milion eurove dhe një fitim neto 1.65 milion euro.

Në total nga aktiviteti i shoqërive të tij në Shqipëri Arbër Veliaj ka gjeneruar afërsisht 30 milion euro të ardhura në 10 vitet e fundit dhe 4.5 milion euro fitime.
Vëllai i kryebashkiakut rezulton të ketë një duplex në zonën e Kodra e Diellit pasuri të patundshme me sipërfaqe 112 m2 dhe një vilë në bregdetin e Qerretit me sipërfaqe trualli 446 m2 dhe ndërtesë 80 m2. Arbër Veliaj jeton së fundi mes Tiranës dhe Vienës, ku dhe ka themeluar aty dy kompani të tjera “Gogel GMBH” dhe “Reg Investitions GMBH”.

“Deri në vitin 2013 kompania që ka blerë me 1 mijë euro Arbër Veliaj kishte një xhiro normale, por çuditërisht në vitin që Erion Veliaj kandidon dhe zgjidhet kryetar i bashkisë ai nis të shumëfishojë xhiron dhe ka xhiruar në total 30 milion euro në 10 vjet. Kush është ky biznesmen kaq i rëndësishëm që bën këtë xhiro befas nga hiçi?! Dhe në këtë rast është vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ai me kompaninë e tij është personi kyç që shpërndan reklamat në mediat në vend. Është personi kyç që përfiton dhe paguhet nga kompani që përfitojnë tendera publikë.” thotë drejtuesi i qarkut për Tiranën në Partinë Demokratike Belind Këlliçi.

SPAK ka kërkuar ushtrimin e kontrollit dhe për kompaninë e mikut të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Elman Abule. Biznesmeni Abule rezulton të zotërojë në total 6 kompani në Shqipëri, kryesisht në fushën e përpunimit të metaleve, centraleve elektrike dhe ndërtimit.
Nga bilancet e depozituara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, duket sikur këto kompani qarkullojnë dhe xhirojnë paratë e njëra-tjetrës, por nuk rezultojnë me fitim. Shumica e tyre rezultojnë me humbje. Ajo që lidh fijet, e shtetasit Elman Abule, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është kompania Fidalba, e themeluar që në vitin 2011, por që në vitet e para nuk ka ushtruar aktivitet, ndërsa më datën 10 janar 2024 firma në pronësi të shtetasit Elman Abule, është subjekti ndërtues dhe zhvillues për një pallat 7-katësh në zonën e Kombinatit në pronë të Keid Kalaja dhe Burgen Strati.

Leja e ndërtimit në këtë lulishte për të ndërtuar pallat është dhënë nga kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ndërsa më parë u kishte refuzuar kërkesën e banorëve të rrugës Llambi Bonata për të ndërtuar aty pallatin që do të shërbente për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019 pas prishjes së banesave të tyre, me argumentin se toka kishte statusin e lulishtes.

Procedurat e ndjekura nga SPAK familjarët e Erion Veliajt i ankimuan në Gjykatën e Posaçme, por me sa duket beteja me drejtësinë e re është e fortë, pasi shkalla e parë vendosi të lerë në fuqi vendimin për kontrollin e banesës së Arbër Veliaj dhe rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e telefonit. Në një tjetër kërkesë të paraqitur në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, avokatët mbrojtës kanë kërkuar rrëzimin e kontrolleve të ushtruara nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me pretendimin se janë bërë në shkelje të procedurave dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm. Ditën e hënë, bashkëshortja e kreut të Bashkisë Tiranë është marrë në pyetje për 3 orë nga prokurorët e SPAK në lidhje me procesin hetimor që ata kanë hapur për pasurinë dhe përfitimet e rrethit të afërt familjar të kryebashkiakut. MCN/

Zbuloni shenjat që do të kalojnë sfida gjatë janarit 2025!

Janari i vitit 2025 pritet të jetë një muaj i mbushur me sfida për disa shenja të horoskopit, pasi ndikimi i planetëve dhe yjeve do të krijojë kushte që mund të testojnë guximin dhe qëndrueshmërinë e disa individëve.

Disa nga fushat që do të ndikohen më shumë janë marrëdhëniet personale, karriera dhe shëndeti.

Megjithatë, sfidat që mund të ndodhin nuk janë të përhershme dhe mund të shihen si mundësi për rritje personale dhe zhvillim të brendshëm, duke ofruar mundësinë për të mësuar më shumë për veten dhe për të përmirësuar aftësitë e menaxhimit të stresit dhe adaptimit.

Binjakët

Për Binjakët, muaji janar do të jetë i mbushur me sfida, kryesisht për shkak të ndikimit të retrogradës së Mërkurit. Kjo periudhë do të sjellë keqkuptime dhe komunikim të paqartë, që mund të shkaktojnë tensione në marrëdhëniet personale dhe profesionale.

Sfidat: Çështje në komunikim mund të krijojnë konflikte ose shqetësime të vazhdueshme, veçanërisht në punë, ku mund të ketë vonesa ose udhëzime të pasigurta.

Shëndeti: Stresi dhe lodhja nga keqkuptimet mund të çojnë në probleme si ankthi ose pagjumësia. Përdorimi i teknikave të relaksimit, si meditimi, mund të jetë i dobishëm për menaxhimin e stresit.

Akrepi
Muaji janar do të jetë emocionalisht i rëndë për Akrepin, për shkak të ndikimit të Hënës së Plotë tek Luani më 25 janar. Kjo mund të nxjerrë në pah tensione dhe shqetësime të fshehura.

Sfidat: Akrepi mund të përjetojë emocione të forta që ndikojnë në marrëdhëniet e tij. Në aspektin profesional, mund të ketë ndjenja mbingarkimi nga afatet e ngushta ose ndryshimet e papritura.

Shëndeti: Stresi emocional mund të shfaqet si lodhje fizike ose probleme me stomakun. Kujdesi për veten dhe marrëdhëniet e balancuara do të jenë të rëndësishme për të kaluar këtë periudhë.

Dashi
Dashi do të përballet me sfida të ndryshme gjatë muajit janar, përfshirë pengesa financiare dhe përpjekje për të ruajtur disiplinën. Hëna e Re në Bricjap më 9 janar do të kërkojë maturi dhe planifikim, por natyra impulsive e Dashit mund të krijojë sfida.

Sfidat: Dashi mund të ndiejë frustim për shkak të progresit të ngadaltë në punë, ndërsa shqetësimet financiare mund të shfaqen për shkak të shpenzimeve të paplanifikuara ose impulsive.

Shëndeti: Stresi mund të ndikojë në shëndetin fizik, duke shkaktuar dhimbje koke ose lodhje. Aktivitetet fizike si joga dhe menaxhimi i ekuilibrit punë-jetë do të jenë të dobishme për të ruajtur qetësinë dhe fokusin.

Gaforrja
Për Gaforret, janari i 2025 do të kërkojë që të dalin nga zona e rehatisë. Ndikimi i Afërditës në Ujor do të sjellë energji të paparashikueshme dhe mund të bëjë të vështirë përshtatjen me ndryshimet.

Sfidat: Ndryshimet në marrëdhëniet personale ose në ambientin e punës mund të shkaktojnë shqetësime dhe ndjeshmëri emocionale, duke çuar në keqkuptime.

Shëndeti: Stresi emocional mund të ndikojë në imunitetin ose të shkaktojë lodhje të tepërt. Për të menaxhuar këtë periudhë, është e rëndësishme të fokusohet në detyra të vogla dhe të menaxhueshme që nuk krijojnë mbingarkesë emocionale.

Kjo periudhë do të jetë një mundësi për të reflektuar, për t’u përmirësuar dhe për t’u përshtatur me ndryshimet që do të sjellë viti 2025. Përshtatja ndaj këtyre sfidave do të kërkojë durim dhe fokus, por do të sjellë mundësi për rritje dhe zhvillim personal.

Rëndohet bilanci i avionit të rrëzuar, zyrtarët japin detaje të reja

Njëzet e nëntë persona kanë mbijetuar nga avioni i pasagjerëvei Azerbajxhani Airlines i cili u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan pasi u largua qindra milje nga rruga e planifikuar.

Fatkeqsisht bilanci i viktimave ka shkuar në 38, sipas autoriteteve të Kazakistanit.

Autoritetet kazake thanë se të mbijetuarit, që besohet se përfshinin dy fëmijë, po trajtoheshin në një spital pranë vendit të rrëzimit. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se disa prej tyre ishin në gjendje kritike.
Avioni ishte nisur nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në qytetin rus të Grozny në Çeçeni. Një vlerësim paraprak sugjeroi se të dy pilotët kishin vdekur në përplasje, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Videoja e paverifikuar e përplasjes duket se tregonte aeroplanin duke shpërthyer në flakë ndërsa goditi tokën dhe shtëllunga të trasha e të zeza tymi ngriheshin. Pasagjerët e gjakosur dhe të mavijosur mund të shiheshin duke u penguar nga një pjesë e trupit të avionit që kishte mbetur e paprekur.

Më shumë se 50 ekipe shpëtimi shkuan në vendngjarje, duke arritur të shuanin zjarrin në vendin e rrëzimit. Zyrtarët kazak më vonë thanë se më shumë se 150 punonjës të urgjencës ishin në vendngjarje, ndërsa ministria e shëndetësisë tha se një avion që transportonte mjekë specialistë po dërgohej nga Astana, kryeqyteti, për të trajtuar të plagosurit.

Avioni ishte rrëzuar qindra milje larg rrugës së tij të planifikuar në bregun përballë të Detit Kaspik, pas asaj që mbikëqyrësi i aviacionit të Rusisë tha se ishte një emergjencë që mund të ishte shkaktuar nga një goditje zogjsh.

Zyrtarët nuk shpjeguan pse avioni kishte kaluar detin, por Reuters vuri në dukje se përplasja ndodhi menjëherë pasi sulmet me dron goditën Rusinë jugore. Aktiviteti i dronëve ka mbyllur aeroportet në zonë në të kaluarën dhe aeroporti më i afërt rus në rrugën e fluturimit të aeroplanit është mbyllur të mërkurën në mëngjes, shtoi Reuters.
Prokurori kryesor i transportit i Kazakistanit, Timur Suleimenov, tha në një konferencë në Astana se kutia e zezë e aeroplanit, e cila përmban të dhënat e fluturimit për të ndihmuar në përcaktimin e shkakut të një përplasjeje, ishte gjetur.

Çfarë ndodh në 2025/ Parashikimet e frikshme të Baba Vangës

Ndërsa vitit 2024 po i vjen fundi, publiku kërkon të dijë se çfarë ka rezervuar viti 2025 për njerëzimin sipas parashikueses së famshme bullgare Baba Vanga.

E njohur ndryshe si “Nostrodamusi i Ballkanit”, Baba Vanga shquhet për parashikimin e eventeve historike si: Sulmi mbi kullat binjake në SHBA, vdekjen e Princeshës Diana si dhe pandeminë që pushtoi botën në vitin 2020.

Sa i përket parashikimeve të saj për vitin që po kalon, Baba Vanga parashikoi me sukses rënien e Sirisë që sipas saj do e pasojë një luftë e madhe mes Lindjes dhe Perëndimit. Ajo parashikoi edhe sulme terroriste në Evropë, parashikim që u realizua javën e kaluar pas ngjarjes tragjike në Gjermani.

Ja disa nga parashikimet më të frikshme të mistikes bullgare për vitin 2025:

Lufta e Tretë Botërore: Baba Vanga parashikoi se rritja e tensioneve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të ndezë një luftë të tretë botërore. Ajo parashikoi gjithashtu një konflikt të madh në Evropë, i cili do të shkaktonte shkatërrim të gjerë dhe një rënie të konsiderueshme të popullsisë në nivel global.

Kontakti i parë me jashtëtokësorët: Një nga parashikimet e saj më të jashtëzakonshme është se njerëzimi mund të ndeshet me qenie jashtëtokësore në vitin 2025. Sipas saj kjo mund të ndodhë gjatë ngjarjeve të rëndësishme sportive globale.

Përparimet revolucionare mjekësore: Baba Vanga parashikoi se shkencëtarët do mund të arrijnë të rrisin organet njerëzore në laboratorë, duke sjellë një epokë të re për transplantet e organeve. Ajo parashikoi gjithashtu përparime të rëndësishme në kurën e kancerit, me metoda të reja që mund të ndryshojnë shumë luftën kundër sëmundjes.

Parashikimet e parealizuara: Ndër parashikimet e pa realizuara të Baba Vangës për vitin 2024 është atentati ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Mos realizimi i tij ka sjellë spekulime se Kremlini mund ta ketë fshehur diçka të tillë edhe nëse ka ndodhur. Një tjetër parashikim i saj i parealizuar është se një shtet i fuqishëm do të testonte armë biologjike.

Parashikimet për 2024:

Sulmet kibernetike: Ajo parashikoi një rritje të sulmeve kibernetike dhe 2024 pa një rritje sulmesh kibernetike në të gjithë botën, duke vërtetuar vizionin e saj.

Kuantikë: Vanga foli gjithashtu për përparime të mëdha në kuantikë, të cilat përputhen me risinë e fundit të Google të çipit kuantik “Wollo”, i projektuar për të reduktuar gabimet dhe për të përmirësuar llogaritjet kuantike.

Izolohet Thethi, orteqet e borës problem për hapjen e rrugëve

Bora e madhe ka bllokuar e pikës turistike të Thethit.

E gjithë zona përrreth është izoluar që prej orëve të paradites.

Automjetet borëpastruese kanë nisur punën për hapjen e akseve rrugore por problem mbeten rëniet e orteqeve.

Bora në zonë ka arritur në mbi 1 metër.

Borepastrueset kanë arritur të pastrojnë rrugën nga Boga deri afër Qafës së Thorës, por më pas janë larguar, duke lënë pjesën tjetër të rrugës të bllokuar.

Kjo situatë ka shkaktuar anulime të shumta të rezervimeve për festimet e Krishtlindjes, duke dëmtuar operatorët turistikë dhe bizneset lokale që mbështeten tek turistët në këtë periudhë.

A e dini se pse e kuqja dhe e gjelbra janë ngjyrat e Krishtlindjeve?

Kur dekoroni për Krishtlindje, nuk mund të mos vëreni dominimin e ngjyrave të kuqe dhe jeshile.

Edhe pse këto ngjyra janë tashmë të lidhura ngushtë me festën, historia e tyre si simbolika e Krishtlindjeve është më e ndërlikuar sesa mund të mendojmë.

Për disa, e kuqja dhe e gjelbra janë të lidhura drejtpërdrejt me elemente të dukshme të traditës, si e kuqja e veshjes së Santa Claus dhe e gjelbra e bredhit, por rrënjët e kësaj lidhjeje janë më të thella dhe më të ndryshme se sa mund të mendohej.

Sipas Arielle Eckstut, autorja e librit “The Secret Language of Color”, një nga faktorët që ka ndihmuar në afirmimin e këtyre ngjyrave si të lidhura me Krishtlindjet është bimë e njohur “holly”.

Me gjethet e saj të gjelbra dhe frutat e kuqe, “holly” luajti një rol të rëndësishëm në festimet e solsticit dimëror, që parashikonin lindjen e Krishtlindjeve.

Megjithatë, kjo lidhje me festën ka kaluar përmes një periudhe të gjatë kohore për të u bërë ajo që njohim sot, dhe një faktor kryesor ka qenë marketingu.

Reklamat e Coca-Cola-s dhe ndikimi i saj
Një moment kyç në popullarizimin e ngjyrave të kuqe dhe të gjelbra si ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve është lidhja e këtyre ngjyrave me imazhin e Santa Claus. Reklamat e Coca-Cola-s në vitet 1930 paraqitën figurën e Santa Claus që ne njohim sot: një burrë i vjetër, i shëndoshë, i gëzuar, me flokë të bardhë dhe një veshje të kuqe.

Ky përshkrim i Santa Claus nuk ekzistonte më parë në kulturën popullore, dhe ishte marketingu i Coca-Cola-s që i dha botës këtë imazh ikonë. Eckstut ka shprehur se:

Në një farë mënyre, bukuria e natyrës, e kombinuar me fuqinë e marketingut, krijuan një Krishtlindje të kuqe dhe jeshile
Përse e kuqja dhe e gjelbra janë tërheqëse?
Një aspekt tjetër që shpjegon përdorimin e ngjyrave të kuqe dhe të gjelbra për Krishtlindje është biologjia e shikimit njerëzor. Sipas Eckstut, njerëzit janë të prirur të mësojnë dhe kuptojnë botën përmes ngjyrave.

Për shembull, ne dimë se një frut është i pjekur kur ka ngjyrën e duhur, dhe jemi të aftë të dallojmë kur bari është i thartë dhe i thatë për shkak të ngjyrës së tij.

Po ashtu, ngjyra e kuqe është e natyrshme për tërheqjen e vëmendjes, duke na sinjalizuar diçka që është e rëndësishme, ndërsa e gjelbra është simbol i natyrës dhe shëndetit.

Kjo biologji e shikimit mund të ndihmojë në shpjegimin e suksesit të Krishtlindjeve si festë globale.

Ngjyrat e kuqe dhe të gjelbra janë plotësime të këndshme për sytë tanë dhe, siç thotë Eckstut, “syri juaj tërhiqet menjëherë nga ato manaferrat e bukura të kuqe dhe gjethet e gjelbra”.

Kështu, ngjyrat e Krishtlindjeve jo vetëm që janë të lidhura me traditat e lashta, por edhe me preferencat tona të natyrshme për ngjyrat që na tërheqin dhe i bëjnë ato të këndshme për syrin dhe shpirtin.

FOTO/ Ky është djali i Parashqevi Simakut

Historia e Parashqevi Simakut ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve.

Pasi u zbulua se ajo jetonte në një stacion treni në New York, jehonë bëri ndryshimi i jetës së saj, pasi në kontakt me të ra Elton Ilirjani.

Ai mori përsipër të ndihmojë artisten në SHBA dhe ta takonte edhe me djalin e saj, të cilin nuk e sheh prej vitesh.

“Mendoj se kam gjetur djalin e Divës! Zoti është i Madh! Djali është e vetmja shpresë! Falënderoj një shoqe të mrekullueshme që e dua shumë”, tha Elton Ilirjani pak ditë më parë.

Djali i Parashqevi Simakut është Luke Nolfe, tashmë 20 vjeç. Fotoja e tij po qarkullon në rrjet dhe duket se kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin.

Festivali “Coliseum”/ Filmi “Yjet e së ardhmes” nderohet me dy çmime

Filmi “Yjet e së ardhmes” fiton dy çmimet “Regjia më e Mirë” dhe “Aktorja protagoniste më e Mirë” në Konkurimin e Filmit Ndërkombëtar me Metrazh të Gjatë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Coliseum 2024” (COLIFFE) në Romë .

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Coliseum” (Coliffe), një festival me një prani të lartë yjesh të kinematografisë italiane dhe ndërkombëtare, zhvilloi Edicionin e tij të Katërt në datat 5-12 dhe 17-20 dhjetor 2024, në Romë.

Konkurimi u zhvillua në kategoritë e Filmit me Metrazh të Gjatë (italian dhe ndërkombëtar), Filmit të Shkurtër (italian dhe ndërkombëtar), Filmit Dokumentar (italian dhe ndërkombëtar), Filmit të Animuar (italian dhe ndërkombëtar) dhe Videoklipit dhe u ndoq si drejtpërsëdrejti në mjediset e festivalit, ashtu edhe online nga një numër i konsiderueshëm shikuesish brenda dhe jashtë Italisë.

Juria profesionale, e kryesuar nga producenti Roberto Bessi dhe votat e 7000 shikuesve, prej të cilëve 1500 të huaj dhe 5500 italianë, të cilët vlerësuan kontributet filmike nga 81 vende të botë, e seleksionuan “Yjet e së ardhmes” në pesë finalistët e Seksionit të Filmit të Huaj me Metrazh të Gjatë.

Në Natën Gala të Ndarjes së Çmimeve, filmit “Yjet e së ardhmes” iu akorduan dy çmime: regjisori Edmond Topi u nderua me çmimin “Regjia më e Mirë” dhe Tinka Kurti me çmimin “Aktorja protagoniste më e Mirë” në Konkurimin e Filmit Ndërkombëtar me Metrazh të Gjatë.

Regjisori Edmond Topi, duke falënderuar jurinë dhe organizatorët e festivalit, u shpreh “Kur studioja për aktrim dhe regji filmi, Shqipëria ishte plotësisht e mbyllur! Në qytetin tim, Tiranë… muzika dhe kinemaja italiane zgjonin ëndrrën tonë për liri! Jam shumë i lumtur, që mund ta dërgoj këtë çmim nga Roma magjike në Tiranën time!!”

Çmimi “Aktorja protagoniste më e Mirë”, u tërhoq në emër të produksionit nga Mirela Oktrova, e cila, duke falënderuar jurinë, u shpreh: “Tinka Kurti është një nga figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë shqiptare – një divë e vërtetë me miliona admirues brenda dhe jashtë Shqipërisë. Çmimi është një koncidencë e bukur, pasi Tinka sapo ka festuar 92-vjetorin e lindjes dhe kjo është një dhuratë shumë e bukur për të.”
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Coliseum”, është një Festival, që ka lindur me synimin e promovimit të kinemasë së pavarur dhe veprave debutuese nga e gjithë bota si edhe krijimit të një bashkëpunimi sa më të gjerë kulturor dhe social. COLISEUM është jo vetëm simbol i kryeqytetit italian dhe specifikave kulturore që shërbejnë si atraksion, por edhe një platformë për vepra që vijnë nga çdo cep i botës, për komunikim kulturor ndërkombëtar në gjuhën e kinemasë, hapësirë për kritikë, zhvillim dhe promovim si edhe një konkurs për vlerësim kontributesh dhe personalitetesh.
COLIFFE është pjesë e Rrjetit Evropian të Festivaleve të Filmit HUMANITY CINE EUROPEAN NETWORK, i cili ka për mision të promovojë dhe përhapë përmbajtje audiovizuale evropiane nga producentët e pavarur dhe të zhvillojë audiencat, duke përfshirë gjeneratat e reja dhe duke nxitur aftësitë teknologjike, organizative dhe operative të partnerëve të tij.

Të shtënat në Durrës, policia tregon çfarë ndodhi

Policia e Durrësit dha informacion më të detajuar pas të shtënave me armë zjarri që u regjistruan këtë pasdite.

Sipas policisë, një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta.

I riu është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.