Aplikacion
Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplikacioneve Google Play, si dhe për aplikacionin për mesazhe, WhatsApp, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Agjencia ka thënë se aplikacionet janë riaktivizuar nga autoritetet, dhe që bllokada pritet t’iu hiqet edhe disa aplikacioneve tjera.
Pas protestave masive të vitit 2022, autoritetet patën rritur kufizimet në internet, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së pamjeve nga protestat.
Megjithatë, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i cili është ngjitur këtë vit në pushtet, e ka quajtur ndalesën absurditet dhe është zotuar për t’iu dhënë fund kufizimeve.
Ai mund të pretendojë tani fitore të pjesshme kundrejt politikanëve të linjës së ashpër.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse në këtë shtet do të riaktivizohen edhe platformat tjera sikurse Instagrami, Facebooku, X, apo Telegrami.
Një pjesë e madhe e popullsisë iraniane i ka shmangur bllokadat në internet përmes rrjetit virtual privat (VPN).
Për më shumë, pothuajse e gjithë udhëheqësia politike në këtë shtet është prezente në plaformat e ndaluara sikurse X – i njohur më parë si Twitter, dhe Instagram.
Klerikët shiitë në Iran e konsiderojnë internetin si kërcënim për sistemin teokratik, dhe besojnë se aplikacionet kontrollohen nga armiqtë e huaj të Iranit, për të nxitur trazira në shtet, dhe për të minuar rolin e mediave shtetërore.
Grubi në kërkim ndërkombëtar/ Mediat: Ndodhet në Shqipëri, ja ku po qëndronArtan Grubi, ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shpallur në kërkim ndërkombëtar, por Konsulli i Nderit të Kosovës në Maqedoni, Arsim Papraniku thotë se e ka çuar atë në Shqipëri.
Papraniku ka dhënë një deklaratë në polici duke thënë se më 15 dhjetor ka dërguar me makinë ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi në Tiranë, ku kanë pirë kafe dhe e kanë lënë në një hotel pranë stadiumit, raporton INA, duke iu referuar medias Focus.
Disa anëtarë të qeverisë dhe disa institucione kanë informacione jozyrtare se Grubi po qëndron pranë detit Adriatik, në afërsi të Durrësit.
“Më saktësisht, sipas bashkëbiseduesve tanë bëhet fjalë për fshatin turistik Hamallaj buzë bregdetit. Që Grubi gjendet në Shqipëri ka thënë edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti”, shkruan Ina.
Ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se nuk dëshiron të spekulojë nëse Grubi është në Shqipëri apo në Kosovë. Por siç theksoi ai, fakti është se ai nuk ishte i pastër si loti. Pasi në të kundërt, sipas tij, ai nuk do të kishte ikur nga drejtësia.
Kujtojme qe pas shpalljes non grata nga SHBA, Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë dhe caktoi paraburgim 30 ditorë për ish zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha kohëraveNë intervistën e këtij viti për platformën Letterboxd, Nicole Kidman zbuloi se filmi i saj i preferuar i të gjitha kohërave është komedia romantike “When Harry Met Sally” nga viti 1989.
Aktorja australiane tha se pyetja ishte shumë e vështirë, por kur një gazetar e pyeti nëse kishte një film që e donte aq shumë, ajo e pa atë një milion herë dhe tha pa u menduar: “When Harry Met Sally”.
Kam parë shumë herë “When Harry Met Sally”. I dua Meg Ryan dhe Billy Crystal. “When Harry Met Sally” është një nga ato komeditë romantike që ia vlen të shikoni edhe nëse nuk jeni adhurues i zhanrit. Përveç cilësimit si një nga komeditë më të mira të të gjitha kohërave nga Instituti Amerikan i Filmit, Biblioteka e Kongresit të SHBA e ka përfshirë atë në Regjistrin Kombëtar të Filmit për rëndësinë e madhe historike dhe kulturore.
Filmi u drejtua nga Rob Reiner, i cili po kalonte një ndarje në atë kohë, gjë që shërbeu si frymëzim i tij. Skenari për filmin është shkruar nga Nora Ephron, skenariste e klasikëve Sleepless in Seattle dhe You’ve Got Mail. Komedia romantike ndjek zhvillimin e marrëdhënies midis Harry (Crystal) dhe Sally (Ryan) për dymbëdhjetë vjet. Gjatë gjithë filmit, ne ndjekim se si miqësia e tyre ngadalë shndërrohet në dashuri.
Filmi duhej të kishte një fund jo të lumtur, por Reiner ndryshoi mendje pasi takoi gruan e tij aktuale gjatë xhirimeve. Rolet dytësore u luajtën nga Carrie Fisher, Bruno Kirby, Stephen Ford, Lisa Jane Persky, Michelle Nicastro, Kevin Rooney, Harley Kozak dhe Estelle Reiner. Rikujtojmë se Nicole Kidman pranoi për CBS News se donte të hiqte dorë nga karriera e saj e aktrimit në vitin 2008 pasi lindi vajzën e saj të parë, me muzikantin Keith Urban. Ajo thotë se më pas donte t’i përkushtohej familjes. Megjithatë, ishte nëna e saj që këmbënguli që Nicole të mos hiqte dorë nga karriera e saj.
Listat e kandidatëve, Kushtetuesja rrëzon partitë e voglaNë Shqipëri, Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e 7 partive të vogla dhe disa deputetëve te opozitës, të cilët kundërshtonin formulën e përcaktuar nga ndryshimet në Kodin zgjedhor për listat e kandidatëve.
Sipas tyre listat me një renditje të fiksuar për një të tretat e kandidatëve, dhe votë parapëlqyese për dy të tretat, cënojnë të drejtën e votës si dhe barazinë para ligjit, e po ashtu, të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur.
Praktikisht, sipas kësaj skeme, nga 140 deputetë që ka parlamenti shqiptar, vetëm gati 40 prej tyre do të zgjidhen me votën e drejtërdrejtë të zgjedhësve, ndërsa pjesa tjetër sipas listës së mbyllur të hartuar nga partitë.
Gjykata Kushtetuese vlerësoi se pretendimet e kërkuesve nuk janë të bazuara sepse lidhen me rezultatet e votimit, që i korrespondon shpërndarjes së mandateve, ndërsa sipas Kushtetutës, kjo shpërndarje dhe masa e shtrirjes së votimit parapëlqyes, çmon gjykata, i është deleguar ligjvënësit, ndërkohë që garancia kushtetuese për ushtrimin e së drejtës së votës parapëlqyese lidhet me procesin e votimit.
Gjykata gjithashtu argumenton se parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve dhe për rrjedhojë nuk bëjnë diferencim mes tyre në procesin e votimit.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dhe pretendimet e kërkuesve për llogaritjen e numrit të kandidatëve të listës me renditje të fiksuar në varësi të presjes dhjetore më të vogël ose më të madhe se 0.5.
Kërkuesit kishin argumentuar se në qarqet ku numri mandateve nuk plotpjestohet me tre, cënohej rregulli kushtetues, sipas të cilit lista me dy të tretat e kandidatëve duhet t’i nënshtrohet votimit parapëlqyes.
Por Gjykata mbajti në konsideratë se lista shumëemërore e subjekteve politike përbëhet nga lista me renditje të fiksuar dhe lista që i nënshtrohet votimit parapëlqyes.
Kjo e fundit si komponent i listës shumëemërore të subjekteve politike sipas Gjykatës garanton parashikimin kushtetues “që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohet jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore”.
Për sa i përket pretendimit të kërkuesve për procedurën e miratimit të ligjit, Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje. Në këto raste kërkesa konsiderohet e rrëzuar.Voa/
Debat i ashpër në Big Brother VIP, Rozana Radi “përplaset” me Gerta GixharinNjë debat i ashpër ka ndodhur këtë të martë në shtëpinë e Big Brother VIP, vetëm pak momente përpara fillimit të prime-t.
Duket se një fjalë e hedhur nga Gerta Gixhari, ka provokuar Rozana Radin, gjë që tensionuar situatën mes dy banoreve.
Pjesë nga debati:
Rozana: Me babën e kujt do merreshe? Me babën e kujt?
Gerta: O Rozi je shumë e vogël.
Rozana: Me babën e kujt do merreshe?
Gerta: Si me babën e kujt?
Rozana: Me babën e kujt?
Gerta: Kush të më dilte përpara?
Rozana: Me babën e të tjerëve?
Gerta: Varet nga historia. Çfarë do bësh? Do më derdhësh pastiçon e çunave? Do të më pengosh?
Rozana: A zemra ime. Me babën e kujt do merresh?
Gerta: Do të më puthësh tani, apo do të bësh ndonjë gjë tjetër?
Rozana: Unë të të puth ty? S’ka shanse, vazhdo! Apo do rrish këtu?
Gerta: A ta derdh pastiçon kur të kaloj?
Rozana: Ke vend goxha, si do e derdhësh?
Gerta: Po pra e derdha se po më pengon.
Rozana: Sa të merresh me baballarët e njerëzve ti, të keqen motra…
Ftohja e marrdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Rusisë, për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë, u vu re edhe këtë vit gjatë darkës së përvithshme të kryeminsitrit Edi Rama me ambasadorët e akdredituar ën Tiranë.
Mungesën e ambasadorit rus në tryezë, Rama e komentoi se kjo nuk vjen për shkak të Shqipërisë, por për shkak të asaj që Rusia po bën në Ukrainë.
Sipas tij ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh.
“Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës. Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur”, tha Rama.
Ndërkohë kryeminsitri rama është ndalur edhe tek lufta mes Izraelit dhe Palestinës, duke uruar që viti i ardhshëm të sjellë paqe mes tyre.
Kurti për sulmin në Ibër-Lepencë: U urdhërua nga Radoiçiç, kush financoiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se Millan Radoiçiq ka dhënë urdhrin për kryerje të sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor, ndërsa shteti i Serbisë ka përgjegjësi për financim, planifikim dhe logjistikën e sulmit, që ka pasur synim rrezikimin e sigurisë kombëtare.
Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se këto deklarata i bazon në të dhënat e inteligjencës dhe autoriteteve të sigurisë.
Sipas tij, përkrahja që i ofron Beogradi zyrtar, atij që e ka quajtur grup terrorist të Millan Radoiçiqit, nuk mund të quhet ndryshe, pos koordinim i shtetit serb me këtë grup, për të intensifikuar luftën hibride kundër Kosovës.
“Sulmi i 29 nëntorit në kanalin Ibër-Lepenc është vazhdimësi e akteve dhe sulmeve terroriste, dhe aktiviteteve tjera destabilizuese të kryera nga mekanizmat e ndikimit të Serbisë në Kosovë, përfshirë organizatat terroriste serbe. Duke marrë parasysh se akte të tilla terroriste kërkojnë përgatitje profesionale në diversion, dhe faktin se Millan Radoiçiq përkrahet edhe nga strukturat shtetërore të Serbisë, vlerësohet se edhe shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit është përkrahur me planifikim dhe logjistikë nga shteti i Serbisë”.
Një ditë më parë, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se SHBA-ja “nuk sheh asnjë provë që do të çonte në Beograd” kur bëhet fjalë për atë se kush qëndron pas sulmit në kanalin e furnizimit me ujë, Ibër-Lepenc.
“Ne sigurisht nuk shohim asnjë provë që do të çonte në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë”, ka thënë Hill në një intervistë për televizionin publik të Serbisë.
Mirëpo, sipas Kurtit, sulmi ka qenë e pamundur të kryhet nga grupi i Radoçiqit, pa e pasur mbrapa shtetin serb.
“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Kosovë, të cilat për pasojë kanë, jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike, të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikut në mesin e qytetarëve, e krejt në fund edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil, pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt, dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, ka thënë Kurti, duke u zotuar se autoritetet janë të përkushtuara për, siç ka thënë, neutralizim të kësaj metode të mbetur serbe.
Kurti e ka prezantuar një kronologji të 15 sulmeve, që sipas tij, e kanë pasur synim për të dëmtuar Kosovën “në mënyrë terroriste” nga 30 qershori deri më 29 nëntor të këtij viti, dhe që kanë kulmuar me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.
Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Kurti ka thënë se Radoiçiq – që aktualisht besohet se është në Serbi i lirë – ka autorizuar persona për të kryer sulme në Kosovë disa herë gjatë vitit.
Millan Radoiçiq është në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi e ka pranuar organizimin dhe kryerjen e sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.
Si pasojë e këtij sulmi, që Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Serbinë, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Serbia, në anën, tjetër, hedh poshtë këto akuza.
Mes tjerash, Kurti ka thënë se refuzimi i Beogradit për ta dorëzuar Radoiçiqin, ka qenë inkurajim për grupin i prin Radoiçiqi, për të vazhduar me akte tjera “kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës”.
Për autoritetet e Kosovës, sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.
Sulmi është dënuar ashpër edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe është bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë ditë më parë se agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) janë të angazhuar drejtpërdrejt në Kosovë, në hetimet për të gjetur fajtorët mbrapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit. Rel/
10 gjërat që duhen ndaluar*10 gjërat që duhen ndaluar*
1. Thika duhet ndaluar, sepse edhe pse na shërben për të grirë sallatë, ka fakte që është përdorur edhe për krime.
2. Kuzhina duhet ndaluar sepse edhe pse aty përgatitet ushqimi për familjen ka fakte që njerëzit janë djegur apo lënduar gjatë gatimit.
3. Sopata duhet ndaluar, sepse edhe pse na shërben për të prerë dru, ka fakte si ky i sotmi që shërben për t’i marrë jetën bashkëshortit.
4. Martesa duhet ndaluar, sepse edhe pse disa janë të lumtur, ka fakte që çiftet përfundojnë në mënyre tragjike.
5. Duhet ndaluar ardhja e fëmijëve në këtë botë sepse edhe pse sjellin gëzim në familje, ka fakte që disa prindër kanë përjetuar stres të madh për shkak të tyre.
6. Makinat duhen ndaluar, sepse edhe pse na kursejne kohë ka fakte që njerëzit kanë humbur jetën në aksidente
7. Shiu duhet ndaluar sepse edhe pse vadit tokën dhe na jep jetë, ka fakte që ka shkaktuar përmbytje.
8. Sportet duhen ndaluar, sepse edhe pse promovojnë shëndet dhe argëtim, ka fakte që lojtarët kanë përfunduar me dëmtime serioze fizike.
9. Libri duhet ndaluar sepse edhe pse shpërndan dije, ka fakte që disa libra kanë nxitur urrejtje dhe konflikte.
10. Dashuria duhet ndaluar sepse edhe pse na frymëzon dhe lumturon, ka fakte që zemërthyerit janë përballur me dhimbje të pamatshme.
Dhe, mbi të gjitha, jeta duhet ndaluar sepse edhe pse është një dhuratë e çmuar, ka fakte të shumta që ajo përfundon gjithmonë me vdekjen!/ Nga Lutfi Dervishi
EMRI/ Aksident tragjik në Durrës, vdes 40-vjeçariNjë 40-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor këtë të martë në Durrës.
Pëllumb Ndoi, sipas policisë, po lëvizte me biçikletë në lagjen 15, kur u përplas nga një automjet.
Drejtuesi i mjetit nuk është identifikuar ende nga policia.
Ai është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Historia e kremtimit të KrishtlindjeveKur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriçuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siç i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-ët (siç i thonë në botën gjermanofone) ngjiten nëpër ballkone, kur në korridore me dyqane vezullojnë bredha të zbukuruar dhe aroma e shijshme e kurabijeve të Krishtlindjeve ndihet kudo në atmosferë, atëherë për çdo njeri është e qartë: po afrohet sërish festa e Krishtlindjeve.
Festa e dritës (më tepër…)