zoom

Day ArchiveLista Serbe jashtë zgjedhjeve në Kosovë, SHBA e BE të shqetsuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të mos e certifikuar Listën Serbe, si forcë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore. Vendimi i KQZ solli edhe reagimin e ndërkombëtarëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën thellësisht të shqetësuar.

“Jemi të shqetësuar nga përfshirja e dukshme e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kryer nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Veprime të tilla minojnë parimet themelore demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta dhe i hapin derën ndikimit politik subjektiv të procesit zgjedhor”.

KQZ le Listën Serbe jashtë zgjedhjeve në Kosovë
Reagim të njëjtë pati edhe delegacioni i Bashkimit Evropian. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që Lista Serbe ta apelojë këtë vendim. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm në Kosovë, Listën Serbe.”

Shkup: Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në luftën e Rusisë në Ukrainë

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut, ka paraqitur kallëzim penal kundër një të dyshuari me iniciale Lj.B nga qyteti i Shkupit, për kryerjen e veprës penale “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, formacione paramilitare apo parapolicore.”

Sipas MPB-së, nga shtatori i vitit 2023, i pandehuri Lj.B së bashku me një të denoncuar me iniciale T.Sh, tani i ndjerë, aplikuan për një konkurs të hapur për pjesëmarrje në ushtrinë ruse përmes aplikacionit ‘Telegram’, ku ofrohej pagë mujore prej 3.000 eurosh.

“Pasi kanë marrë vizë për udhëtim, të dy kanë shkuar në Rusi, dhe më 23 shtator 2024 kanë nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Donjeckut për shërbim në njësitë e tyre ushtarake, paramilitare dhe parapolicore, dhe kështu kanë marrë pjesë në konfliktin ushtarak midis Federatës Ruse dhe Ukrainës,” thuhet në njoftimin e MPB-së, duke iu referuar asaj që Rusia e konsideron si republikë të Donjeckut, por e cila nuk njihet prej asnjë shteti në botë.

Gjatë një aksioni policor, më 9 dhjetor të këtij viti, është kryer një bastisje në shtëpinë e të pandehurit Lj.B, ku janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë, telefona celularë, veshje taktike, dokumente në gjuhën ruse në emrin e tij, si dhe sende të tjera të dyshimta.

Për shkak të këtyre provave, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një periudhë prej 30 ditësh.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me numrin e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që mund të jenë duke luftuar krah ushtarëve rusë, ky nuk është rasti i parë.

Më 5 tetor të të njëjtit vit, edhe një tjetër shtetas maqedonas me inicialet J.K kishte udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, përmes Beogradit, në drejtim të Moskës, për t’u bashkuar ushtrisë ruse. Megjithatë, gjashtë ditë më vonë, ai ishte kthyer përsëri në vend, dhe është intervistuar nga zyrtarët policorë.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrja e shtetasve maqedonas në luftë për ushtri të huaja, konsiderohet vepër penale dhe është e dënueshme prej katër deri në gjashtë vjet burgim.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Sulmuesi shqiptar kërkohet nga skuadra e Murinjos

Mediat e bëjnë fakt të kryer ritkehimin e Vedat Muriqit në kampionatin turk.

Sipas mediave Vedat Muriqi pritet të firmosë me Fenerbahçen e drejtuar nga Hoze Murinjo.

Për këtë klubi turk duhet të paguajë te Majorka, që ka shpenzuar rreth 8 milionë euro për firmën nga Lacio. “Aksam” tregon se marrëveshja është mbyllur.

Muriqi shpërtheu pikërisht në Superligën turke. Kujtojmë se në 112 ndeshje të Superligës turke, 30-vjeçari shënoi 37 gola dhe asistoi 14 të tjerë.

E fundit/ Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Një person ka mbërritur i plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në spitalin e Shkodrës.

Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri është një i ri.

I riu është qëlluar me armë zjarri në këmb por ende nuk ka asnjë informacion për rrethanat se si është plagosur.

Njoftimi:

Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Nga urgjenca, Gjekmarkaj dërgohet me ambulancë në QSUT

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj është dëeguar drejt qendrës spitalore universitare Nënë Tereza për mjekim më të specializuar.

Vendimi është marrë pas konsultimit me mjekët e urgjencës në Spitalin e Traumës ku u dërgua fillimisht Gjekmarkaj.

Ky i fundit nuk u ndje mirë gjatë protestës së opozitës dhe pretendoi se u shty nga efektivët gjë që u mohua nga Policia e Shtetit.

Çfarë ndodh me trupin pas moshës 30 vjeç?

Koha kalon shpejt dhe trupi ynë nuk është një përjashtim. Pas moshës 30 vjeç, shumë procese natyrore fillojnë të ndodhin në trupin tonë dhe ndjeshëm ndikojnë në shëndetin dhe pamjen tonë.

Kjo periudhë e jetës është e rëndësishme, pasi shumë funksione fizike dhe fiziologjike kalojnë në një fazë tjetër. Në këtë artikull, do të shqyrtojmë disa ndryshime të zakonshme që ndodhin në trupin tonë pas kalimit të moshës 30 vjeç.

Metabolizmi ulët

Një nga ndryshimet më të dukshme që ndodhin pas moshës 30 vjeç është ngadalësimi i metabolizmit. Në vitet e rinisë, trupi ka një proces më të shpejtë metabolik, por pas moshës 30 vjeç, ky proces fillon të ngadalësohet. Ky ngadalësim i metabolizmit mund të bëjë që të fitojmë peshë më lehtë dhe të kemi më shumë vështirësi në humbjen e saj. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kujdesemi për një dietë të shëndetshme dhe të rrisim aktivitetin fizik për të ruajtur një peshë të shëndetshme.

Humbja e masës muskulare

Një tjetër ndryshim që ndodh pas moshës 30 vjeç është humbja graduale e masës muskulare. Ky proces quhet sarcopeni dhe është një fenomen natyral që ndodh me kalimin e kohës. Edhe pse ky është një ndryshim që ndodh natyrshëm, mund të frenohet ose ngadalësohet duke angazhuar trupin në ushtrime fizike dhe përmes një programi të rregullt stërvitjeje. Ushtrimet e forcës, si peshat, mund të ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulare dhe forcës.

Ndryshimet në lëkurë

Lëkura, si organi më i madh i trupit, është gjithashtu një nga ato që vërehet më së shumti pas moshës 30 vjeç. Elastina dhe kolagjeni, proteina që japin strukturë dhe elasticitet lëkurës, fillojnë të degradohen me kalimin e viteve. Ky proces mund të shkaktojë shfaqjen e rrudhave, humbjen e tonusit dhe ndryshime në pigmentin e lëkurës. Mbrojtja e lëkurës nga dielli dhe një regjim i rregullt i kujdesit ndaj saj, si hidratimi dhe përdorimi i kremrave të pasur me kolagjen, mund të ndihmojnë në ngadalësimin e këtyre ndryshimeve.

Ndryshimet emocionale dhe psikologjike

Pas moshës 30 vjeç, shumë individë mund të vërejnë ndryshime në nivelin emocional dhe mendor. Stresi, lodhja dhe luhatjet e humorit janë disa nga simptomat më të zakonshme që mund të shfaqen. Kjo mund të lidhet me ndryshimet në përgjigjen e trupit ndaj kërkesave të jetës, si karriera, marrëdhëniet dhe përgjegjësitë e tjera. Është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin tonë mendor, të praktikojmë relaksimin, të flasim me të tjerët dhe të angazhohemi në aktivitete që ndihmojnë në reduktimin e stresit.

Pas moshës 30 vjeç: Çfarë mund të bëjmë?

Pas moshës 30 vjeç, trupi ynë kalon në një fazë të re, dhe për të mbajtur shëndetin dhe vitalitetin, është e rëndësishme të kujdesemi për trupin dhe mendjen tonë. Ushtrimi i rregullt, një dietë e balancuar, kujdesi ndaj lëkurës dhe menaxhimi i stresit janë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e jetës. Kujdesi për trupin dhe përqendrimi në shëndetin tonë janë çelësi për të përballuar me sukses ndryshimet që vijnë me kalimin e viteve.

Ndryshimet pas moshës 30 vjeç janë një pjesë natyrore e jetës, por ato mund të menaxhohen me një stil jetese të shëndetshëm dhe me një qasje pozitive ndaj kujdesit të trupit dhe shëndetit tonë mendor. Pas moshës 30 vjeç, mund të vazhdojmë të jetojmë jetën e plotë dhe aktive, duke u përqëndruar në kujdesin e trupit dhe mendjes për të minimizuar ndikimet e këtyre ndryshimeve.

Aksident i rëndë në aksin Vorë-Rinas, humb jetën 45-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vorë-Rinas.

Sipas informacioneve mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.

Si pasojë e aksidentit Q.H, pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Gruaja e Assadit kërkoi divorc? Reagon Kremlini

Gruaja e presidentit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, nuk ka kërkuar divorc, ka bërë të ditur të hënën Kremlini.

Raportimet në mediat turke kanë sugjeruar se Asma al-Assad, e lindur në Britani të Madhe, ka kërkuar që t’i japë fund martesës dhe të largohet nga Rusia, vend që asaj dhe burrit të saj ia kanë miratuar azilin, pasi një koalicion i rebelëve e ka rrëzuar regjimin e ish-presidentit dhe e ka marrë kontrollin e Damaskut.

I pyetur për këto raportime në një sallë konferencash, Dmitry Peskov, ka thënë se ato “nuk janë në përputhje me realitetin”.

Ai i ka mohuar edhe raportimet se Assadi është izoluar në Moskë dhe që i janë ngrirë asetet.

Rusia ka qenë aleate e palëkundur e regjimit të Assadit dhe i ka ofruar mbështetje ushtarake gjatë luftës civile.

Mirëpo në raportimet e mediave turke është thënë se familja e Assadit është duke jetuar nën kufizime të ashpra në kryeqytetin rus, dhe që Asma ka kërkuar divorc dhe që kërkon të kthehet në Londër.

Ajo ka shtetësi siriane dhe britanike, mirëpo Ministria e Jashtme britanike ka bërë të ditur më herët se asaj nuk do t’i lejohet kthimi në Britani.

Ministri britanik, David Lammy, ka thënë më herët gjatë muajit në parlament se “ajo është individ i sanksionuar dhe nuk është i mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”.

Policia përgënjeshtron lajmin: Gjekmarkaj nuk u “prek” nga efektivët

Policia e shteti ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmin e bërë të ditur nga kreu i PD, Sali Berisha se efektivët goditën demokratin tjetër Agron Gjekmarkaj.

“Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.”-thuhet në njoftim.

“Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit.

Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.”- thuhet në deklaratën e policisë pas protestës.

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 45-vjeçari

Një 45-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor pasditen e kësaj të hëne në Tiranë.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet Q. H. u përplas, teksa po udhëtonte me makinën e tij, me një mjet tjetër.

Aksidenti ndodhi në aksin Vorë-Rinas.

Si pasojë e përplasjes, 45-vjeçari ndërroi jetë në spital. Ai kishte marrë plagë të rënda në trup dhe nuk mbijetoi dot, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.