Aplikacion
Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Vlorës, mbëmjen e kësaj të diele.
Bëhet fjalë për një 68-vjeçar, banesa e të cilit ndodhet në lagjen 10 korriku.
Dyshimet e para janë për një grabitje të mundshme pasi në trupin e vikrimës ka shenja dhune.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Çfarë ndodh në familjen e Trump? Pse u larguan Ivanka dhe Jared Kushner nga politikaIvanka Trump , gjatë gjithë jetës së saj ka punuar për babanë e saj, Donald Trump, si në bizneset e tij ashtu edhe gjatë mandatit të tij të mëparshëm si president i Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, që nga viti 2021, kur ajo mbushi 23 vjeç, ajo u largua nga Uashingtoni dhe pushoi së punuari për babanë e saj. Më pas ajo deklaroi se “kapitulli” i politikës ishte mbyllur për të.
“Unë e dua shumë babanë tim. Këtë herë unë zgjedh t’u jap përparësi fëmijëve të mi të vegjël dhe privatësisë që krijojmë si familje. Nuk kam ndërmend të kthehem në politikë”, tha ajo në një postim në rrjetet sociale në vitin 2022, pasi babai i saj shpalli kandidimin e tij të tretë për president.
Burime pranë Ivanka Trump, sipas CNN, thanë se ajo synon të mbajë të njëjtin qëndrim edhe pse babai i saj siguroi një mandat të dytë. Ajo, së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, ndjekin një jetë relativisht private në Miami, Florida, ku i kanë kaluar katër vitet e fundit larg syrit të publikut.
Dilemat etike dhe shkëputja nga Donald Trump
Ivanka Trump është kritikuar shumë për vendimet e babait të saj, të cilat shpesh nuk mund të ndikonte. Ajo u largua nga miqtë e saj liberalë në Nju Jork dhe mbylli markën e saj të suksesshme të veshjeve dhe aksesorëve për shkak të dilemave etike që lidhen me industrinë e modës.
Largimi i saj nga politika shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e saj, larg ndikimit të drejtpërdrejtë të të atit. Megjithatë, biznesi i familjes përfitoi shumë nga shoqërimi i tyre me presidencën.
“Politika është një botë goxha e errët, plot negativitet, që nuk përshtatet me atë që mendoj se është e duhura për mua,” tha ajo në “The Lex Fridman Podcast” në korrik 2023. Ajo shtoi se për të dhe familjen e saj, ajo ishte vendimi i duhur për të qëndruar jashtë politikës.
Pavarësisht largimit, Ivanka mbetet e afërt me të atin, të cilin e këshillon joformalisht për çështje të ndryshme. Ivanka Trump mbetet shumë i afërt me babain e saj, me të cilin flet rregullisht, tha një burim i afërt me të. Dhe ajo ka të ngjarë të vazhdojë ta këshillojë atë joformalisht për një sërë çështjesh prapa skenave, thanë burimet për CNN.
“Ajo është ende vajza e tij dhe një zë i besuar, kështu që në këtë kuptim ajo është një këshilltare joformale, siç jemi të gjithë me anëtarët e familjes”, tha Maggie Cordis, një shoqe që iu bashkua Trumpit në West Wing për një vit, duke punuar në çështjet e pushimit familjar me pagesë.
Problemet familjare që ndikuan në largimin e tij nga politika
Jared Kushner, bashkëshorti i saj, nuk ka ndërmend të marrë një rol zyrtar në administratën e re të Donald Trump, por ka të ngjarë të shërbejë si këshilltar i jashtëm për çështjet që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme. Në të njëjtën kohë, ajo ruan interesa të rëndësishme ekonomike në rajon.
Dhe në shenjë të besimit të nënkuptuar të presidentit të zgjedhur te anëtarët e familjes së tij, babai i Jared Kushner, Charles Kushner, është përzgjedhur si ambasador i SHBA në Francë.
Vendimi i saj për t’u larguar nga politika mund të jetë formuar gjithashtu nga momente më të vështira personale gjatë katër viteve të fundit. Ivana Trump, nëna e saj e dashur, ndërroi jetë papritur në shtëpinë e saj në Nju Jork në korrik 2022.
“Humbja e një prindi është një nga pasazhet më të dhimbshme të jetës, për të cilën askush nuk është kurrë plotësisht i përgatitur. Ajo godet në thelbin e qenies tuaj. Dhe duhet shumë kohë për të dalë nga mënyra se si të dislokon”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram duke reflektuar pushimet e para pas vdekjes së nënës së saj.
ivanka trump
Ajo gjithashtu kujdesej për gjyshen e saj 98-vjeçare, e njohur si “Bubby”, e cila jeton me familjen në Miami.
Dhe bashkëshorti i saj ka luftuar gjithashtu me probleme shëndetësore, duke zbuluar në kujtimet e tij të vitit 2022 se ai u diagnostikua me kancer në tiroide në 2019 dhe iu nënshtrua një operacioni. Kushner iu nënshtrua një operacioni të dytë në tiroide në gusht 2022, tha një burim i afërt me të për Reuters në atë kohë.
Miqtë përshkruajnë një zhvendosje graduale nga qëndrimi më publik dhe agresiv i Trump në pozicionin e saj aktual, duke filluar me zhvendosjen e familjes në janar 2021 në Miami, ku u vendosën në një apartament buzë oqeanit në Surfside, përpara se më vonë të zhvendoseshin në një rezidencë në Indian Creek Island.
Shumë miq thonë për CNN se ajo është pajtuar me vendimin e saj për t’u larguar nga politika dhe po i jep përparësi familjes së saj, duke u përpjekur të gjejë pak paqe dhe të ndjekë interesa të reja.
BBV/ Amber Candy i kthehet Xumit: Do të ta nxi jetënNë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” po nisin diskutimet dhe ngacmimet e para, edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga nisja e reality show-t.
Në një moment, trasgjinorja Amber Candy i ka thënë Xum Allushit se “do të ta nxij jetën”, duke shkaktuar diskutime mes tyre, ku të pranishëm ishin edhe banorë të tjerë.
“Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash-avash”– iu drejtua Amber-Xumit teksa ndodheshin jashtë.
Ndërkohë Xum Allushi me ironi e quajti Amber si “divën e shtëpisë së Big Brother VIP”.
Pjesë nga diskutimi:
Xum Allushi: Diva e shtëpisë
Amber Candy: Unë e di që pa mua nuk do rrini dot
Xum Allushi: Pa ty? Ik njëherë brenda dhe ta shofim
Amber Candy: Brenda shtëpisë them
Xum Allushi: Po ike ti, vdiqëm të gjithë
Amber Candy: Vërtet?
Xum Allushu: Ti je diva e vendit
Amber Candy: Hiqe atë varës, ju pëlqen varësja e Xumit
Xum Allushi: Kjo ka kuptim Amber dhe nuk hiqet
Amber Candy: Çfarë kuptimi ka?
Xum Allushi: Nuk ta tregoj, ulu aty se kemi një muhabet përgjysmë. Si do ma nxish jetën, se jemi kurioz?
Amber Candy: Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash-avash
Xum Allushi: Unë po të thashë do ta nxi jetën, ta nxi jetën
Amber Candy: Do të ngacmoj gjithë ditën sot
Xum Allushi: Më ngacmo, unë kënaqem
Amber Candy: Unë ngacmimet i kam të lezetshme
Xum Allushi: Ça do më bësh, do më vish te veshi
Serbët mbushin sheshet e Beogradit, kërkojnë largimin e VuçiçitDhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij.
Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, që ka pas vetes 15 të vdekur me një nëntor.
Protesta filloi me një heshtje 15-minutëshe në nderim të viktimave dhe u pasua nga brohoritjet “I keni duart e përgjakura”. Tubime më të vogla u mbajtën edhe në qytetet e Nishit dhe Kragujevcit.
Shumë në Serbi fajësojnë për fatkeqësinë korrupsionin e përhapur dhe punimet e dobëta në ndërtesën e stacionit hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e projekteve të dyshimta që përfshijnë kompanitë shtetërore kineze. Protestuesit kërkojnë që Presidenti Vuçiç dhe përgjegjësit për shembjen e çatisë, të përballen me drejtësinë.
Deri tani autoritetet kanë arrestuar 13 persona për ngjarjen në Novi Sad, përfshirë një ministër që u la më pas i lirë, dukë shtuar mosbesimin e publikut rreth procesit të hetimeve.
Protestat e javëve të fundit e kanë sfiduar pushtetin e Presidentit Vuçiç, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik.
Udhëheqësi serb kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por është përballur me akuzat për shkeljen e lirive demokratike dhe ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.
Ai fillimisht i akuzoi studentët për nisjen e protestave, duke thënë se po paguhen nga Perëndimi, ndërsa më vonë pretendoi se i përmbushur kërkesat e tyre, përfshirë publikimin e dokumentacionit në lidhje me punën e rinovimit në stacionin e trenit në Novi Sad.
Në një shfaqje vetëbesimi, presidenti serb përuroi të dielën një pjesë të një autostrade të sapondërtuar në Serbinë qendrore. Gjatë një ceremonie Presidenti Vuçiç tha se nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të opozitës për një qeveri kalimtare dhe akuzoi kundërshtarët e tij se po shfrytëzijnë studentët për të marrë pushtetin pa zgjedhje.
“Nuk ka asgjë prej kësaj. Do t’i mposhtim përsëri dhe më bindshëm se kurrë dhe do t’i mposhtim sepse punojmë për popullin”, tha ai.
Partitë opozitare thonë se një qeveri kalimtare do të përgatiste zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mund të ishte një rrugëdalje nga tensionet politike, pasi populistët në pushtet janë akuzuar gjithashtu për keqpërdorim të votave në të kaluarën.
Në një përpjekje për të penguar protestat, qeveria e Serbisë ka zgjatur pushimet dimërore të shkollave duke i nisur ato gati një javë më herët. Ditët e fundit lëvizjes i janë bashkuar edhe më shumë nxënës shkollash të mesme.
Mësimet në universitetet në të gjithë vendin ballkanik janë pezulluar prej javësh me studentët që po qëndrojnë brenda godinave të fakulteteve. Dhuna e herëpashershme ka përshkuar protestat ndërsa grupe pro-qeveritare u përpoqën të pengojnë protestat.
Një grup fermerësh thanë të dielën se policia i mori traktorin njërit prej udhëheqësve të tyre para protestës. Përveç fermerëve, studentët e Serbisë gjithashtu kanë marrë mbështetje mbarëkombëtare nga të gjitha sferat e jetës duke përfshirë profesorët e tyre, personalitete të medias, avokatë dhe individë të shquar.
Tritoli në banesën në Tiranë, dalin detaje të reja! Çfarë gjeti policiaDetaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e eksplozivit të plasur një natë më parë në katin e nëntë të një apartamenti në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.
Dyshohet se tritolin e ka vënë vetë Bernard Sinomati i cili është bashkëjetuesi i Elena Arzës, personit që kishte marrë me qira banesën.
Bernard Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit i njohur si Buzderri i Vlorës.
Bëhet me dije se Sinomati dhe Elena Arza kanë qenë brenda në banesë dhe janë larguar pak para shpërthimit. Ndërkohë policia ka gjetur brenda banesës sende personale të Bernard Sinomatit si dokumente dhe portofolin.
Njoftimi:
Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja Elena Arza, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas vendimit për ndalimin e përdorimit të aplikacionit Tik Tok në vendin ronë për një periudhë 1 vjeçare.
Kryeministri ka thënë se vendimi ishte gjerësisht i këshilliar dhe se në Shqipëri janë shqiptarët që vendosin dhe jo pronarët e algoritmit të Tik Tok.
Reagimi i plotë:
Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.
Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë:
Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku.
Sulmi në Gjermani/ Akuzat me të cilat do të përballet autoriAutoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin Magdeburg, ku u vranë pesë njerëz dhe u plagosën 200 të tjerë, njoftoi policia gjermane mëngjesin e së dielës.
I dyshuari – i identifikuar si Taleb A në përputhje me ligjin për privatësi në Gjermani – ngarkohet me pesë akuza për vrasje, disa akuza për tentim vrasje dhe disa akuza për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, tha policia.
Ai u paraqit para gjykatësit të shtunën në mbrëmje, i cili urdhëroi që ai të dërgohet në paraburgim në pritje të gjyqit.
Sipas autoriteteve, i dyshuari i përdori korsitë e lira të emergjencës për ta ngarë veturën me shpejtësi të lartë nëpër tregun e Krishtlindjes të premten, ku i shkeli njerëzit që ishin mbledhur për të festuar.
Katër gra të moshës 45, 52, 67 dhe 75-vjeçare, si dhe një djalë nëntëvjeçar, u vranë në sulm.
Sulmi shkaktoi tronditje dhe dhimbje jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën.
Hetuesit thonë se i dyshuari veproi i vetëm, pasi tani për tani nuk ka asnjë tregues se ka pasur ndonjë të përfshirë tjetër, sipas gjetjeve të tyre.
Magdeburg është qytet me rreth 237.000 banorë në landin e Saksoni-Anhalut, rreth 150 kilometra në perëndim të Berlinit.
I dyshuari, aktivist kritik ndaj islamit
Taleb A është mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite, i njohur si aktivist kritik ndaj Islamit.
Ai ka bërë akuza të çuditshme në rrjetet sociale dhe në intervista, duke pretenduar se autoritetet gjermane nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar islamizmin.
Dikur mbrojtës i grave saudite që largoheshin nga vendi i tyre, më vonë ai këshillonte njerëzit të mos kërkonin azil në Gjermani, duke shkruar në faqen e tij të internetit në anglisht dhe arabisht: “Këshilla ime: mos kërkoni azil në Gjermani”.
Nuk është ende e qartë çfarë e shtyu atë ta kryejë sulmin, por, pavarësisht natyrës së sulmit, nuk ka asnjë tregues që ai ishte i motivuar nga islami, tha një zyrtar i lartë ligjor.
Shefi i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA), Holger Munch, tha për transmetuesin publik gjerman ZDF të shtunën se nuk është e mundur të thuhet përfundimisht se akti ishte i motivuar politikisht, megjithëse ai e pranoi se i dyshuari mbante qëndrime kundër islamit dhe merrte pjesë në platforma të ekstremit të djathtë.
Kryeprokurori publik në Magdeburg, Horst Ëalter Nopens, tha se motivi mund të kishte të bënte me pakënaqësitë e tij për mënyrën se si trajtohen refugjatët nga Arabia Saudite në Gjermani.
Munch shtoi se pas marrjes së një paralajmërimi nga Arabia Saudite për këtë person në nëntor 2023, “u iniciua një rast edhe këtu. Policia në Saksoni-Anhalt kreu gjithashtu hetime përkatëse”, tha ai.
“Ai kishte kontakte të ndryshme me autoritetet, bënte fyerje dhe herë pas here kërcënime, por nuk ishte i njohur për akte dhune”, tha Munch për të dyshuarin.
Burimet e sigurisë saudite thanë se e kishin paralajmëruar Gjermaninë për sulmuesin e dyshuar dhe kishin kërkuar ekstradimin e tij, por Gjermania nuk ishte përgjigjur.
Ata thanë se i dyshuari është mysliman shiit me prejardhje nga qyteti Al-Hofuf në lindje të Arabisë Saudite.
Shiitat janë pakicë në vend, pasi përbëjnë vetëm rreth 10% të popullsisë në një komb me shumicë sunite. /rel/
Reshje intensive me shtrëngata, apeli i Ministrisë së Mbrojtjes. Qarqet më të rrezikuaraMinistria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u ka bërë thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.
Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.
Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Kosovë/ Qeveria iu jep 100 euro pensionistëve dhe fëmijëve deri ne 16 vjeçKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro shtesë për fundvit të gjithë pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç.
“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç, dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili”, tha Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin e tij të Financave, Hekuran Murati.
Murati nuk tregoi se kur do të mund ta marrin saktësisht këtë pagesë pensionistët dhe fëmijët, por tha se gjatë javës së ardhmes do të punohet për ekzekutimin e tyre.
Ai shtoi se pensionistët dhe fëmijët nuk kanë nevojë të aplikojnë për shtesën për fundvit, pasi ata janë tashmë të regjistruar në sistem.
Qeveria e Kosovës nxori një skemë në vitin 2021 për t’i paguar fëmijët nën moshën 16-vjeçare në baza mujore fillimisht me nga 10 euro dhe 20 euro në muaj për fëmijë.
Kurti e paraqiti një skemë të re për pagesat për fëmijë në gusht të këtij viti me një rritje të vogël.
Sipas skemës së re, fëmija i parë dhe i dytë në familje paguhet nga 20€ në muaj secili, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë, secili prej tre fëmijëve paguhet nga 30 euro.
Nga skema e shtesave për fëmijë, përfitojnë mbi 400.000 fëmijë, sipas Qeverisë. Kosto vjetore e skemës së re parashihet të jetë 120 milionë euro.
Kosova do të mbajë zgjedhje parlamentare më 9 shkurt.
Sherr mes të rinjve, 4 persona përfundojnë në spital, dy prej tyre të plagosur me sende të fortaNjë konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (21 dhjetor) rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.
Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë të paktën 6 persona. Prej tyre ka pasur edhe të plagosur. Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 4 persona, por 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të plagosur më rëndë.
Ata kishin pasur të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.