Aplikacion
Nga Lutfi Dervishi
Pas 11 vitesh në qeverisje, Kryeministri më në fund ka identifikuar burimin e të gjitha problemeve: TikTok! Ky është rrugaçi i lagjes që ka marrë në qafë brezin e ri duke e futur në rrugë të keqe.
Ky rrugaç digjital, bën që fëmijët të harrojnë që në klasë nuk ka ngrohje, që librat shkollorë janë aq të vjetër sa vetë vjetërsia.
Por me propozim nga poshtë dhe miratim nga lart, TikTok-u do të ndalohet për një vit, dhe kështu Shqipëria shpëton nga ky rrugaç virtual që qeveria e ka marrë më seriozisht se korrupsionin, papunësinë, emigrimin, apo varfërinë. Madje e ka marrë më seriozisht se vetë SPAK-un.
“Rrugaçi i lagjes” është shndërruar tashmë në armikun ideal. Kur një adoleshent përleshet me shokun e tij në shkollë apo jashtë saj, fajin e ka TikTok. Kur dalim të fundit në renditjen e PISAs- faji është i rrugaçit digjital. Kur taksat rriten, kur qytetarët ikin masivisht nga vendi dhe kur rrugët mbeten rrugëve prej 10 vitesh sabotator nuk është më gjeologjia, por TikTok-u.
Por çfarë do të ndodhë me lagjen kur rrugaçi të largohet për një vit riedukim? A do të kthehen nxënësit te libri, te leximi i veprave të Migjenit?
A ka garanci se pasi të përzëmë rrugaçin nga lagjia, të rinjtë nuk do të shoqërohen me “rrugaçë” të tjerë si: Instagram-it, Snapchat-it, X-i, ose, mediave on line ku nuk i bëhet fresk qeverisë? A do të nisim konsultë tjetër për të bllokuar rrugaçin e radhës? Në fund të fundit, fëmija është gjeni dhe do ta gjejë mënyrën për të sfiduar. Po sikur, largqoftë, të përdorin VPN dhe të vijojnë miqësinë me rrugaçin? Fruti i ndaluar shijon më shumë apo jo?
Po a është rrugaçi problemi?
A zgjidhet problemi i shpërdorimit të fondeve publike me zbimin e rrugaçit? A zgjidhet problemi i ndotjes së mjedisit apo i trafikut të tmerrshëm?
Po sikur në vend të rrugaçit virtual të merremi më seriozisht me rrugaçët që ndajnë tendera publikë si të ishin ballokume Elbasani?
Mbase kryeministri ka të drejtë: TikTok është rrugaçi i lagjes. Por në botën virtuale ka plot rrugaçë. Merr dot masë ndaj të gjithëve?
Dhe nëse rrugaçi largohet për një vit, a do merremi me problemet e vërteta të lagjes?
Apo do të shpikim një tjetër rrugaç për t’i përcjellë faturat e radhës? Për shembull pse të mos mbyllim Netflix sepse shqiptarët po humbin orë të çmuara në vend që të shohin sukseset e reformave në televizionet e qeverisë.
Problemet e TikTok nuk janë ekskluzive të tij. Dhe zgjidhja nuk është e lehtë, nuk është me një të rënë sopate…
Në fund të fundit, në një lagje me shumë halle, ndoshta rrugaçi nuk është problemi, por pasqyra e kaosit ku jemi futur dhe që ne vetë kemi krijuar./ Zoom.al
Rama do të mbyllë TikTok-un/ Punonjësja e Veliajt i saboton vendiminKryeministri Edi Rama njoftoi këtë të shtunë se TikTok-u në Shqipëri do të mbyllet për të paktën një vit.
Vendimi i tij shkaktoi reagim të gjerë, disa duke u shprehur se problemi nuk është te rrjetet sociale e të tjerë duke të treguar si mund të vazhdosh të përdorësh aplikacionin, edhe pas mbylljes.
Pjesë e grupit të dytë është edhe socialistja Joleza Koka, e cila aktualisht është anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Në TikTok, ajo ka treguar si mund të përdoret TikTok ilegalisht.





Binjakët: Binjakët në vitin 2025 mund të përjetojnë trazira intensive në fushën e tyre profesionale. Ndryshimet e karrierës mund të shkaktojnë pasiguri dhe t’i lënë ata të vënë në dyshim zgjedhjet e tyre të karrierës. Me ndikimin e Plutonit dhe Uranit, nevoja për riorganizim dhe rinovim profesional është e madhe, gjë që mund të ndikojë në stabilitetin e tyre financiar. Binjakët duhet të jenë të kujdesshëm me vendimet e tyre financiare dhe të shmangin rreziqet e mëdha që mund të çojnë në humbje.
Luani: Për Luanët, 2025 do të jetë viti i rishikimit të qëllimeve dhe drejtimit të tyre në jetën e tyre profesionale dhe personale. Ndikimet e Saturnit, të cilat do t’i shtyjnë ata të përqendrohen më shumë në stabilitetin afatgjatë, mund të sjellin vonesa ose kufizime. Fusha e financave të tyre do të ketë nevojë për menaxhim të kujdesshëm pasi nevoja për buxhete më të shtrënguara dhe riorganizim të financave të tyre do të jetë e domosdoshme. Luanët mund të kenë nevojë të bëjnë sakrifica ose të rishikojnë pritjet e tyre në karrierë.
Peshqit: Peshqit në vitin 2025 pritet të kalojnë një periudhë sfidash të rëndësishme pasi do t’u duhet të përshtaten me qasje më praktike dhe realiste. Ndikimi i Saturnit i sfidon ata të përballen me realitetin dhe t’i shpëtojnë prirjeve të tyre idealiste. Në sektorin financiar mund të përballen me shpenzime të shtuara apo vështirësi në shlyerjen e borxheve. Nëse nuk planifikojnë siç duhet, Peshqit mund ta gjejnë veten në një pozitë të vështirë. Ky vit kërkon që ata të gjejnë ekuilibrin dhe të bëjnë lëvizje strategjike për të mbrojtur financat e tyre.
Moderatorja e njohur hyn sonte në shtëpinë e Big Brother VIP? Detaji që e “nxori zbuluar”Big Brother VIP do të nisë sonte rrugëtimin e tij disa-javor, duke hapur dyert e shtëpisë për disa emra të njohur të showbizit shqiptar, por edhe për disa njerëz të thjeshtë me një histori për të treguar.
Produksioni ka paralajmëruar se formati i këtij viti do të jetë ndryshe nga të kaluarit, duke premtuar edhe shkëmbim banorësh me Grande Fratello në Itali.
Emrat e banorëve ende nuk janë konfirmuar, ata pritet të zbulohen njëri pas tjetrit sonte gjatë spektaklit. Por një prej tyre duket se ka dalë hapur.

Bëhet fjalë për moderatoren e “Wake Up”, Enxhi Nasufi. Ditën e djeshme, ajo mungoi në emisionin e mëngjesit dhe u zëvendësua nga Jonida Alickolli.

Kjo e fundit la të nënkuptohej se Enxhi Nasufi ishte izoluar, para se të futet në shtëpinë e Big Brother dhe për këtë arsye mungon në emision.

Emri i saj është edhe pjesë e një liste që qarkulloi pak ditë më parë, me VIP-at që do të jenë pjesë e Big Brother.
Biseda e bërë dje në “Wake Up”:
Jonida: Mund të më zgjoni më shpesh mëngjesëve.
Neada: Pse kështu?
Jonida: Meqenëse Enxhi është sëmurë.
Neada: Ku do të dalësh?
Jonida: Tani a po flasim për “Big Brother”? Po hy direkt në temë.
Neada: Ka një listë që qarkullon me shumë emra, nuk e dimë kush do jetë nga ata, por aty Brenda është edhe emri i Enxhi Nasufit. Ti mendon që mund të jetë në “Big Brother?”.
Jonida: Enxhi sot mungon, nesër fillon “Big Brother”, kam përshtypjen se mund të jenë izoluar banorët tashmë. Edhe unë po spekuloj. Unë këtë mëngjes po e ndjej veten shumë Alfred Cako dhe po bëj të gjitha hipotezat e mundshme me emrat që po qarkullojnë në rrjet, por Enxhi në fakt është një prej tyre.
Blendi: Kur vjen puna tek emrat kam përshtypjen se është sekreti më i ruajtur me më shumë fanatizëm.
Shkundet Greqia, tërmeti i fortë frikëson banorëtGreqia fqinje u trondit nga një tërmet i fortë pasditen e kësaj të shtune.
Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter dhe “shkundën” qytetin e Patrës.
Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 10 km, ndërsa epiqendra ishte 38 kilometra në veriperëndim të Patrës.
Dridhjet e tokës janë ndjerë të forta te banorët e zonës, të cilët për disa minuta lanë shtëpitë dhe dolën në rrugë, nga frika dhe paniku.
Sipas mediave vendase, nga lëkundjet nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Tërmeti i fortë është shoqëruar edhe me disa paslëkundje të vogla.
Sulmi në Gjermani/ Shkon në 5 numri i viktimave, disa të tjerë në gjendje të rëndëRëndohet bilanci i sulmit në qytetin gjerman të Mangeburgut.
Të paktën 5 persona humbën jetën, mes tyre edhe fëmijë, kur një makinë hyri në mes të turmës së tregut të Krishtlindjes.
Rreth 200 persona të tjerë janë plagosur. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
“Gjermania do të përgjigjet me forcën e plotë të ligjit për sulmin e tmerrshëm që plagosi dhe vrau kaq shumë njerëz. E rëndësishme është që të qëndrojmë së bashku sepse nuk është urrejtja ajo që përcakton bashkëjetesën tonë, por fakti që ne jemi një komunitet, i cili kërkon një të ardhme të përbashkët. 40 persona janë plagosur aq rëndë, sa duhet të shqetësohemi shumë për ta”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.
Temperatura deri në minus 6 gradë, si do të jetë moti nesërDitën e diel kushtet atmosferike do të përmirësohen.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.
Në zonat malore, termometri do të regjistrojë deri në minus 6 gradë gjatë orëve të natës. Ndërsa vlera më e lartë gjatë ditës do të jetë 14 gradë në Durrës.

Opozita do të organizojë të hënën protestën e radhës.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mobilizuar strukturat e Partisë Demokratike për mosbindje civile në të gjithë Tiranën.
Plani i Partisë Demokratike është për të bllokuar qarkullimin në disa nga akset kryesore të kryeqytetit.
Mësohet se bllokimi do të nisë nga ora 17:00 në rrugën pranë Bashkisë së Tiranës, në rreth-rrotullimin te “Zogu i Zi”, sheshi “Wilson”, zona tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
VENDIMI/ Qeveria do të shpërblejë edhe punonjësit e administratësKëtë fundvit do të përfitojnë shpërblim edhe disa punonjës te administratës.
Me aktin e fundit normativ, qeveria ka vendosur të shpërndajë bonus edhe për disa kategori që punojnë në administratë dhe që janë me të ardhura të ulëta.
Bëhet fjalë për pozicione pune të tilla si shoferë, sanitarë, arkivistë, punonjës protokolli apo të tjerë të ngjashëm. Shuma e shpërblimit që do të jepet për ta nuk është bërë ende publike.
Bonusi për administratën pritet të jepet në të njëjtën kohë me atë që do të shpërndahet për familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi ndryshe dhe kujdestarët e tyre.
Këto familje në nevojë do të përfitojnë 15 mijë lekë.
Fondi i vënë në dispozicion nga qeveria për shpërblimin e këtyre kategorive është 2.2 miliardë lekë.
Dy aksidente tragjike në vend, vdesin dy të rinj (EMRAT+PAMJE)Dy persona humbën jetën tragjikisht këtë të shtunë në vend, si pasojë e aksidenteve rrugore.
Në aksin Librazhd-Prrenjas, 31-vjeçari Eugen Meka humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me një kamion. Për shkak të plagëve të rënda në trup, Meka ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa i plagosur mbeti edhe pasagjeri, që udhëtonte me të.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje.
Në Durrës nga ana tjetër u përplas për vdekje 22-vjeçari Denis Hoxha. Teksa udhëtonte me makinë, ai u përplas me një trajler të parkuar.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e dy aksidenteve tragjike.