zoom

Day ArchiveCilat janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen pas të 30-ve

Tre shenja të horoskopit kanë më shumë gjasa të pasurohen në një moshë më të pjekur, sipas astrologëve.

Secili person ka ritmin e tij, dhe suksesi apo lumturia nuk kufizohet në një kohë të caktuar.

Sipas astrologjisë ka disa shenja të cilave fati do u shfaqet më vonë në jetë. Këto shenja kanë tendencë të fitojnë gradualisht përvojë, mençuri dhe pjekuri, dhe kjo u lejon atyre të ndërtojnë rezultate afatgjata.

3 shenjat e zodiakut që kanë më shumë gjasa të pasurohen në moshën madhore janë:

Akrepi: I sunduar nga Plutoni, akrepi e ndërton pasurinë duke u rritur nga mosha 30 deri në fillim të të 40-ve. Në këtë moshë akrepi merr avantazh ne fushën e financave.

Bricjapi: Saturni, planeti i përgjegjësisë karmike, sundon bricjapin. Që në moshë të re ai ndjen se duhet të marrë përgjegjësi. Duke qenë të sunduar nga Saturni, bricjapët me kalimin e kohës priren të çlirohen nga shumë kufizime dhe komplekse që kanë për veten. Kjo ndodh kur Saturni kthehet në pozicionin e tij të saktë, rreth moshës 28 deri në 30 vjeç.

Peshqit: Peshqit janë një shenjë intuitive e ujit që shpesh luftojnë me kërkesat e një bote materialiste. Pas të 40-ve peshqit priren të çlirohen nga iluzionet. Ata gjejnë shpresë duke e mbajtur zemrën e tyre të ndjeshme të sigurt duke zgjedhur marrëdhënie cilësore dhe duke kombinuar intuitën e tyre me hapa praktikë për të manifestuar dëshirat e tyre.

Sulmi në Gjermani/ Deri tani nuk ka shqiptarë të lënduar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Gjermani mbrëmjen e kësaj të premte.

Bëhet e ditur se deri më tani nuk ka raportime për asnjë shtetas shqiptar të prekur nga sulmi.

Ministri është shprehur i tronditur nga ngjarja.
“Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman në këtë kohë të vështirë” -shkruan Hasani.

Nga ngjarja kanë vdekur të paktën 2 persona dhe rreth 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

SHBA heq shpërblimin për kokën e Al Jolanit: Nuk vlen më

Barbara Leaf, zyrtare e lartë amerikane për Lindjen e Mesme, ka thënë të premten se e ka informuar liderin e ri të Sirisë, Ahmed al-Shaara se Uashingtoni ka hequr shpërblimin për arrestimin e tij, dhe i ka mirëpritur “mesazhet pozitive” në diskutime, përfshirë premtimin për luftim të terrorizmit.

Leaf ka thënë se ka biseduar me Shaaran për “nevojën kritike që grupet terroriste të mos përbëjnë kërcënim brenda Sirisë, apo jashtë shtetit, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët në rajon”.

“Ahmed al-Sharaa është i përkushtuar në këtë pikë”, ka thënë Leaf para gazetarëve, pas takimit në Damask.

“Bazuar në diskutimet tona, i kam thënë se nuk do të kërkojmë shpërblim për arrestimin e tij”, ka thënë zyrtarja amerikane.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, e ka ofruar qysh prej vitit 2017 një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që kanë informacione që çojnë në arrestim të Sharaas, të njohur më parë si Abu Mohammed al-Jolani, duke përmendur lidhjet e tij të së kaluarës me grupin terrorist, Al-Kaida.

Leaf, pjesë e vizitës së parë zyrtare të diplomatëve amerikanë në Damask, prej ditëve të para të luftës civile, ka thënë se Sharaa “është treguar pragmatik” dhe që bisedimet kanë qenë “të mira, shumë produktive, dhe të detajuara”.

“I kemi mirëpritur mesazhet pozitive” prej Sharaas prej kur rebelët e tij islamistë e kanë rrëzuar liderin Bashar al-Assad prej pushtetit”, ka thënë Leaf.

Sharaa dhe rebelët e grupit të tij, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), vazhdojnë të jenë në listën e grupeve terroriste, të përpiluar nga Uashingtoni.

Leaf nuk ka folur për këtë aspekt.

HTS, grupi më i fuqishëm i rebelëve në Siri, ishte themeluar nën një emër tjetër, Jabhat al-Nusra, më 2011, dhe ka qenë degë e Al-Kaidës.

Grupi është konsideruar ndër më efektivët në luftën kundër regjimit të Assadit.

Përveç nga SHBA-ja, grupi konsiderohet terrorist edhe nga Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian.

Lideri i grupit, Ahmed al-Sharaa, i ka shkëputur lidhjet me Al-Kaidën më 2016. Ai është zotuar së fundmi për tolerancë për komunitetet dhe grupet tjera fetare.

Megjithatë, e kaluara e dhunshme e grupit ka ngritur shumë pikëpyetje nëse ai do të mund t’i përmbushë premtimet.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.

Pamje të rënda nga sulmi në Gjermani/ Makina futet mes turmës, dyshimet

Pamjet që shihni vijnë nga sulmi terrorist në Gjermani ku mbetën të vrarë dy persona dhe rreth 80 të tjerë të plagosur.

Magdebourg, Allemagne : carnage au marché de Noël. Au moins 11 morts et plus de 80 blessés après qu’un saoudien né en 1974 (@welt) ait foncé intentionnellement dans la foule. #Magdeburg #Magdebourg #MagdeburgerWeihnachtsmarkt #attack #attentat #Deutschland #Germany #Allemagne https://t.co/97Y8x4cpQf

— Rudy Duboille (@RudyDuboille) December 20, 2024

Sipas mediave vendase, autori i dyshuar është një mesoburrë rreth të 50-tave nga Arabia Saudite.

I dyshuari u fut me automjetin tip BMW, në tregun e krishtlindjeve dhe mori përpara turmën me njerëz në një distanë prej 400metrash.

Autoritetet kanë kërkuar evakuuimin e të gjithë zonës për shkak të frikës nga ndonjë sulm pasardhës.

Mediat vendase kanë thënë se brenda automjetit të autorit u gjet edhe një sasi lënde plasëse.

Ukraina kundërpërgjigjet pas bombardimeve në Kiev, viktima dhe të plagosur në rajonin rus

Gjashtë persona mes tyre një fëmijë, u vranë sot në një sulm ukrainas në qytetin Rylsk në rajonin Kursk të Rusisë.

Dhjetë të plagosur, përfshirë një 13-vjeçar, u dërguan në një spital lokal me lëndime të lehta, shkroi guvernatori i zonës, Alexander Khinshtein në Telegram.
“Ajo që ndodhi sot është një tragjedi e madhe për të gjithë ne. Do mbajmë zi së bashku me familjet e viktimave. Askush nuk do të mbetet pa mbështetje. Ata që janë përgjegjës për sulmin do të marrin atë që meritojnë”, shkroi Khinshtein.

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, tha se Moska do ta sjellë çështjen e sulmit në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten.
Më herët, Khinshtein tha se Ukraina kishte lëshuar raketa HIMARS të furnizuara nga SHBA, duke dëmtuar disa ndërtesa, përfshirë një shkollë, një qendër rekreative dhe rezidenca private në Rylsk, që ndodhen vetëm 26 km nga kufiri me rajonin Sumy të Ukrainës.

Sulm terrorist në Gjermani, përgjaken krishtlindjet

Një sulm terrorist ka ndodhur në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.

Nga informacionet paraprake të publikuara nga Bild, dyshohet se një automjet është futur në mes të një turme njerëzish, duke lënë të paktën 1 të vdekur dhe disa të plagosur.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:04. Automjeti i përfshirë mësohet të jetë BMW i errët.

Shoferi është arrestuar menjëherë pas ngjarjes që terrorizoi njerëzit.

Sipas dëshmitarëve okularë, makina ka hyrë drejtpërdrejt në turmën e njerëzve që po shkonte drejt bashkisë.

Tregu i Krishtlindjeve u mbyll pas ngjarjes ndërsa autoritetet bënë thirrje që të gjithë  të largoheshin nga qendra e qytetit.

Prokuroria Speciale nuk i ndahet Kurtit, sërish kërkesë për t’u paraqitur

Prokuroria Speciale e ka thirrur sërish kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kjo është ftesa e dytë që Prokuroria e ka përcjellur në adresë të Kurtit.

“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se presin përgjigje pozitive “meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër merret në pyetje brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”.

Në fillim të kësaj jave, Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale për t’u marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, me arsyetimin se është jashtë vendit.

Mënyra e duhur e shtrimit të tryezës për çdo rast

Shtrimi i tryezës së ngrënies për vete apo për ndonjë rast të veçantë nxjerr në pah jo vetëm aftësitë organizative të amvisave, por edhe shijen e hollë.

Truket e shtrimit të tryezës për çdo rast do të mund t’i mësoni duke lexuar më poshtë në këtë artikull.

Shtrimi bazë i tryezës

Sipas rregullit bazë të shtrimit të tryezës, pjata e ngrënies duhet të jetë e pozicionuar në qendër të vendit të ngrënies dhe gjithçka tjetër duhet vendosur rreth saj. Në të majtë të pjatës duhet të jetë piruni ndërsa thika dhe luga duhet të pozicionohen në të djathtë. Maja e thikës duhet të jetë në një drejtim me pjatën, ndërkohë që gota e ujit duhet të jetë përbri thikës. Peceta duhet vendosur nën pirun ose mbi pjatë për një dekorim informal të tryezës.

Si të shtroni tryezën për një darkë informale

Për një darkë informale, ndiqni rregullat bazë të shtrimit të tryezës, por duhet të shtoni edhe disa enë dhe pajisje të tjera. Për shembull, nëse do të servirni sallatë, duhet të shtoni pirunin e sallatës që vendoset në të majtë të pirunit të darkës. Nëse do të servirni supë, pjata e supës duhet vendosur sipër pjatës kryesore, ndërsa luga e supës, në të djathtë të lugës kryesore. Gotat e ujit ose të verës duhen vendosur në anën e djathtë të pjatës.

Si të shtroni tryezën për një darkë zyrtare
Shtrimi i tryezës për një darkë zyrtare nis me vendosjen e gotave të verës dhe të ujit përbri pjatës kryesore. Lugët për supa, ëmbëlsira apo gjellëra duhen vendosur nën anën e djathtë bashkë me thikën. Pirunjtë në anën e majtë. Sipër pjatës kryesore mund të vendosni pecetën dhe sipër saj pjatën e supës.

Udhërrëfyesi i një gostie perfekte
Nëse do të shtroni një gosti në shtëpinë tuaj, nxirrni mbulesat, pecetat dhe enët më të mira të kuzhinës. Në mes të tryezës vendosni një vazo të vogël me lule por jo shumë të gjatë. Përpara ngrënies, në dhomën e ndjenjes servirni antipasta dhe pije të ndryshme. Përpara se të ftuarit të ulen në tryezë, sigurohuni që gotat janë të mbushura dhe buka është e ngrohtë dhe gati për servirje. Në fillim servirni sallatën, pastroni enët e përdorura dhe më pas pjatat individuale. Përpara servirjes së ëmbëlsirës, pastrojeni tryezën nga enët e ndotura dhe ato të përdorura.

Rregulli i fundit, por jo për nga rëndësia, është që të mos nisni larjen e enëve ndërkohë që të ftuarit janë akoma në tryezë./ Living

Raketat mbi ambasadën shqiptare/ Igli Hasani thërret në zyrë ambasadorin rus

Ministria e Jashtme reagoi pas lajmit se ambasada shqiptare në Kiev është goditur nga raketat ruse gjatë një serie me sulme ajrore.

Ministri Igli Hasani thirri në zyrë ambasadorin rus në Tiranë për të biseduar mbi këtë çështje dhe për të shprehur protestën e Shqipërisë për ngjarjen.

Sulmet me raketa balistike dhe hipersonike që goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, mëngjesin e kësaj të premte, dëmtoi edhe ndërtesat ku ndodhen ambasadat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Raketat nuk kishin shënjestër ndërtesat diplomatike, por si pasojë e shpërthimeve u dëmtua fasada e jashtme dhe disa ambjente të brendshme si dhe u vu në rrezik jeta e personelit diplomatik.

Burime bëjnë me dije se në ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur ambasadori rus në vendin tonë, të cilit i është shprehur protesta lidhur me ngjarjen.

Përveç ambasadës shqiptare dëmtime pati edhe në disa ndërtea diplomatike të vendeve të tjera.

Përveç kryeqytetit Kiev, raketa u lëshuan edhe në qytete të tjera të Ukrainës.

Berishës do t’i hiqet non-grata? Zyrtari i lartë amerikan: SPAK të vijojë punën

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, thotë se “çështjet që ndjek SPAK do të arrijnë kudo ku të çojnë provat”.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Kasanof thotë se në takimet që ai pati gjatë vizitës në Tiranë, ka vënë theksin te rëndësia që ka sundimi i ligjit duke nënvizuar se asnjë individ nuk është mbi ligjin. Lidhur me zhvillimet në Kosovë, zoti Kasanof shprehet se nuk mund të bëjë komente mbi qëndrimiet e administratës së ardhshme

Zëri i Amerikës: Zoti Kasanof, kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri, që pas marrjes së detyrës. A mund të ndani me ne cilat ishin çështjet kryesore të diskutuara me autoritetet shqiptare?

Alexander Kasanof: Së pari, Armand, është kënaqësi të jem me ju sot. Faleminderit për ftesën në programin tuaj. Dëshiroj të them se është kënaqësi e madhe të jem këtu në Tiranë. Është vërtet vizita ime e parë këtu, por nuk mund të isha më i lumtur që e bëj këtë vizitë të rëndësishme në një kohë të rëndësishme. E dini, bëjmë shumë në partneritet me Shqipërinë. E mbështesim qeverinë dhe reformat që ajo po ndjek në rrugën për anëtarësimin në BE saqë mendova se ishte e rëndësishme t’i kushtoja një udhëtim më vete Shqipërisë, në detyrën time të re, siç e përmendët, për t’u siguruar që të kishim mundësinë të bisedonim me qeverinë si dhe njerëz jashtë qeverisë dhe për të shprehur mbështetjen tonë për reformat në vazhdim, sidomos në sundimin e ligjit dhe sektorin e gjyqësorit si dhe mbështetjen tonë për pavarësinë dhe misionin e institucioneve të tilla si SPAK, të cilin, siç e dini e mbështesim fort, dhe duam të shohim ta vazhdojnë punën e tyre. Për këtë arsye si dhe disa arsye të tjera për të cilat do të flas pas pak, mendova se ishte e rëndësishme të vija në Shqipëri për t’i kryer këto diskutime.

Biseduam me zyrtarë të ndryshëm, përfshi Kryeministrin lidhur me udhëheqësinë e tij në procesin e reformave për në BE. Dhe lidhur me këtë, e përgëzova për përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të kryer ato reforma dhe rezultatet që ato kanë siguruar për Shqipërinë, përfshi hapjen e një grup-kapitulli të dytë, çka është vërtet e përgëzueshme.

Biseduam për reformat e sektorit të drejtësisë dhe rëndësinë që ka vazhdimi i tyre. Biseduam për partneritetin tonë në shumë fusha kudo në botë, përfshi në kontekstin e NATO-s, por sigurisht edhe për punën që bëjmë bashkë në një numër institucionesh shumëpalëshe si OKB-ja dhe se sa mirënjohëse janë Shtetet e Bashkuara që e kanë një partneritet të tillë me Shqipërinë.

Tek SPAK, u sigurova që të flisja për mbështetjen e vazhduar dhe shumë të fortë për punën e atij institucioni. Është për t’u theksuar se në takimet e mia publike dhe private, fola për rëndësinë që ka sundimi i ligjit dhe se asnjë burrë a grua nuk është mbi ligjin dhe se çështjet që ndjek SPAK do të arrijnë kudo ku çojnë provat dhe kjo është diçka që e mbështesim jo vetëm si proces, por edhe si një radhë faktesh në terren që ndihmojnë për të luftuar korrupsionin dhe çrrënjosur krimin e organizuar, një përpjekje që Shqipëria po e kalon dhe që e kanë kaluar edhe vende të tjera, përfshi vendin tim, dhe një përpjekje që duhet ta fitojmë dhe prandaj është me rëndësi ta shohim suksesin e SPAK-ut.

Pra, këto janë disa nga çështjet që diskutuam. E vlerësova vërtet të gjithë kohën që m’u dha nga zyrtarët me të cilët u takova. Pres me kënaqësi të kthehem.

Zëri i Amerikës: Ju dhe e përmendët se SHBA kanë qenë një mbështetëse e fortë e SPAK-ut. Por, duket se agjencitë e tjera ligjzbatuese janë ende duke u përballur me sfida. Si e vlerësoni sistemin aktual të drejtësisë në vend, 8 vite pas reformës në drejtësi?

Alexander Kasanof: Mendoj se siç e dini, Armand, është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara që të vazhdojmë mbështetjen që po i japim qeverisë dhe institucioneve të pavarura si SPAK, por edhe të tjera, për të ecur përpara me punën për reformimin e sektorit të drejtësisë dhe përmirësimit të sundimit të ligjit. Është sfidë e vështirë. Dhe është sfidë e vështirë për çdo vend. Dhe është një sfidë për të cilën nevojitet mbështetja jonë e vazhdueshme. Pra, është punë e papërfunduar. Sigurisht, kjo vihet në dukje edhe nga disa prej reformave që BE ka nënvizuar se duhet të kryhen këtu. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndihmojnë kudo ku mundemi, si qeverinë dhe paketat e saj të reformave, por edhe institucionet e pavarura që të mbeten të pavarura dhe të ndërmarrin masat e duhura për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat, siç e përmenda më herët, janë një rezultat jashtëzakonisht i rëndësishëm që duam ta shohim të realizohet në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Zoti Kasanof, ish-presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u përcaktua nga Departamenti i Shtetit në vitin 2021 për korrupsion madhor. Në atë kohë ai ishte vetëm deputet, ndërsa tani është kryetar i partisë kryesore opozitare. A mund ta ndryshojë kjo marrëdhënien mes Uashingtonit dhe zotit Berisha?

Alexander Kasanof: Dëgjo, Armand, normalisht nuk flas për personat e përcaktuar dhe hollësitë e atyre rasteve. Ajo që do të doja të ritheksoja këtu është se Shtetet e Bashkuara i shohin përcaktimet si mjet i rëndësishëm për të ndihmuar reformat e sistemit të drejtësisë dhe ndjekjen e çështjeve anti-korrupsion dhe të krimit të organizuar. Këto mjete janë ndërtuar për të ndihmuar agjencitë vendase në terren, sidomos agjenci si SPAK-u, që të arrijnë misionin e tyre, por janë ndërtuar edhe për të ndihmuar përmirësimin e sundimit të ligjit dhe të reformave në vazhdim në sistemin e drejtësisë. Kjo është ajo që theksojmë. Dhe këtu do të mbetet theksi ynë dhe fokusi ynë i vazhduar.

Zëri i Amerikës: Megjithatë ka një pritshmëri të lartë në gjirin e opozitës, se administrata e re e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, mund të ketë një qasje të re ndaj zoti Berisha. Dhe ka zëra të opozitës që presin që përcaktimi “non grata” të mund të anullohet. A ekziston një mundësi e tillë?

Alexander Kasanof: Nuk mund të flas në emër të administratës që vjen. Do të ishte e pavend. Por, mund të ritheksoj për ju që në administratën e tanishme, ne do të vazhdojmë të fokusohemi tek këto reforma dhe të fokusohemi tek ndihma që institucione si SPAK-u të përmbushin misionin e tyre.

Zëri i Amerikës: Shqipëria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme vitin e ardhshëm. Disa nga shqetësimet kryesore në të kaluarën kanë qenë blerja e votave, shpërdorimi i fondeve shtetërore nga partia në pushtet dhe ndikimi i krimit të organizuar në këtë proces. A ndani dhe ju të njëjtat shqetësime dhe cilat janë pritshmëritë tuaja?

Alexander Kasanof: Pritshmëritë tona janë njësoj si për cilindo vend që zhvillon zgjedhje, që presim të shohim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe që do të respektohet vullneti i popullit. Po ashtu, shpresojmë fort që do të shohim kandidatë që janë tërësisht të panjollosur nga korrupsioni apo nga lidhje me krimin e organizuar. Mendojmë se do të ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Në fund të muajit të kaluar (29 nëntor) në veri të Kosovës ndodhi një shpërthim që dëmtoi infrastrukturën kyçe të furnizimit me ujë të vendit. Sa mund të ndikojë kjo procesin edhe kështu të komplikuar të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë?

Alexander Kasanof: Ai ishte një sulm i tmerrshëm. E kemi dënuar me fjalët më të forta të mundshme dhe do ta ritheksoj këtu që dënojmë çdo lloj sulmi të tillë. Po e ndihmojmë Kosovën dhe qeverinë e Kosovës që të kryejnë hetimin. Kemi ndihmuar duke vënë në dispozicion burime për këtë qëllim. Dhe mendojmë se është me rëndësi kritike që çdo hetim të ndjekë faktet në terren, të shqyrtojë si duhet të gjitha informacionet aty dhe të punojnë me partnerët ndërkombëtarë në këtë kontekst për t’u siguruar që do të ngrihet një hetim i besueshëm. Ajo që mund të them është që akte të tilla janë jo vetëm të tmerrshme por janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet dhe i refuzojmë në mënyrën më të fortë.

Zëri i Amerikës: Gjatë vizitës së mëhershme në Prishtinë ju keni theksuar se veprimet e pabashkërenduara që janë ndërmarrë nga qeveria atje, ndërlikojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur në mënyrë të suksesshme Kosovën. Tani që në Uashington do të ketë një administratë të re e cila nuk është se pati marrëdhënie fort miqësore me qeverinë e parë Kurti, a mendoni se kjo do të ndikojë në qasjen ndaj dialogut Kosovë Serbi?

Alexander Kasanof: E përsëris, Armand, nuk është me vend që të flas për një administratë të re dhe se cilat do të jenë politikat e saj. Kjo administratë, edhe teksa i afrohet fundit, do të mbetet e përqendruar tek ndihma për Kosovën, mbështetja për Kosovën, jo vetëm për reformat dhe përpjekjet që po bëjnë në rrugën e integrimit me strukturat euro-atlantike, por edhe teksa punojnë për çështje që janë në thelb të dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Po mbështesim një përfundim të suksesshëm dhe do të vazhdojmë t’u kërkojmë të dyja qeverive në Prishtinë dhe Beograd që të vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të bërë përparim në atë dialog. Do të vazhdojmë të ndihmojmë në këtë drejtim./ Zëri i Amerikës