zoom

Day ArchiveShenjat e zodiakut që mund të jenë në pritje të ëmbël gjatë vitit 2025

Në astrologji, çdo shenjë e zodiakut ka një ndikim të ndryshëm në jetën personale dhe ngjarjet e mëdha të jetës, përfshirë shtatzëninë.

Edhe pse astrologjia nuk mund të parashikojë me saktësi ndodhitë jetësore, ajo mund të ofrojë një këndvështrim interesant mbi mundësinë e një shtatzënieje për vitin 2025.

Bazuar në ciklet e yjeve dhe planetëve, disa shenja të zodiakut mund të kenë më shumë mundësi për të përjetuar këtë ndodhi të rëndësishme vitin që vjen.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Gaforret janë njohur për lidhjet e forta emocionale dhe intuitën e thellë. 2025 do të jetë një vit i mrekullueshëm për ata që duan të krijojnë një familje. Me ndikimin e Saturnit dhe Jupiterit në aspektin e shtëpisë dhe marrëdhënieve, Gaforrja mund të jetë në një periudhë të përshtatshme për shtatzëni, pasi ata do të ndihen të gatshëm për të hapur një kapitull të ri në jetën e tyre.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Peshoret janë natyrshëm të orientuara drejt balancës dhe harmoni në marrëdhënie. Në vitin 2025, ndikimi i Venusit mund të krijojë mundësi për shtatzëni për Peshoret që kanë qenë të gatshëm të fillojnë një familje. Përshtatshmëria e kësaj shenje për t’u angazhuar emocionalisht dhe për të krijuar një lidhje të qëndrueshme mund të sjellë mundësi për një shtatzëni të suksesshme.

Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Shigjetarët janë shenja e aventurës dhe pasionit, dhe vitin 2025 ata mund të ndiejnë një thirrje për të ndarë dashurinë e tyre me një fëmijë. Me ndikimin e Jupiterit, Shigjetarët mund të ndjehen të gatshëm të bëhen prindër, duke i dhënë mundësi të shkëlqyera për shtatzëni gjatë këtij viti.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Bricjapët, të cilët janë njohur për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e tyre, mund të shohin një periudhë të favorshme për shtatzëni në vitin 2025. Me ndikimin e Saturnit dhe tranziteve të tjera planetare që ndihmojnë për stabilitetin personal dhe financiar, Bricjapët mund të jenë gati për të krijuar një familje dhe të bëhen prindër.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Ujorët mund të përjetojnë një vit të mbushur me ndryshime dhe mundësi të reja për vitin 2025, dhe shtatzënia mund të jetë një nga to. Pavarësisht natyrës së tyre më të pavarur, Ujorët mund të ndihen të gatshëm për të ndarë dashurinë e tyre me një fëmijë, duke krijuar mundësi për shtatzëni gjatë këtij viti.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Peshqit, të njohur për intuitën dhe lidhjet e forta emocionale, mund të përjetojnë një vit të mbushur me mundësi për të pasur një fëmijë në vitin 2025. Ata janë të gatshëm për një periudhë të qetë dhe të përkushtuar në marrëdhënien e tyre, duke e bërë këtë vit ideal për shtatzëni.

Çdo shenjë e zodiakut ka mundësinë e saj të veçantë për shtatzëni në vitin 2025, dhe ndikimet planetare do të luajnë një rol të rëndësishëm në këto ndodhi. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani parasysh se astrologjia ofron udhëzime dhe jo parashikime të saktë, dhe çdo individ është unik në rrugën e tij të jetës.

Kuvend/ Balla-Berishës: Arrestuat Adem Jasharin në Tiranë! Kreu i PD: Trillime serbo-shqiptare

Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të mbajnë ditën e nesërme një takim të përbashkët, teksa në seancën plenare që vijon ende sot, nuk kanë munguar debatet lidhur me bojkotin e Partisë Demokratike.

Deputetët opozitarë akuzuan socialistët se do të shkojnë nesër në Prishtinë “me një njollë të zezë”, pasi nuk kanë votuar rezolutën për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Deputeti i PS-së Taulant Balla u është përgjigjur duke i thënë se gjatë qeverisjes së Berishës, heroi i Kosovës, Adem Jashari është arrestuar në Tiranë.

“Adem Jasharin e keni arrestuar ju! E keni arrestuar ju në Tiranë. Dhe sa i përket asaj që ju doni të merrni “like” në Facebook, kënga e Shkurtes nuk është ndaluar, dhe unë kam kontaktuar me të dhe i kam thënë “Shkurte, mos i dëgjo disa gojë të liga se nuk është e vërtetë”, u shpreh Balla.

Berisha iu përgjigj, duke e quajtur një ngjarje të tillë si shpifje të fabrikuar në Beograd dhe të përhapur më pas në Tiranë.

“Arrestimi i Adem Jasharit është një trillim serbo-shqiptar i turpshëm, s’ka ndodhur kurrë në territorin e Shqipërisë. Adem Jashari është stërvitur në territorin e Shqipërisë, në 1991-92 dhe ai nuk është arrestuar kurrë në asnjë rast. Ata që e hapën këtë shpifje, e morën në Beograd dhe e sollën në Tiranë. Rezolutën e keni rrëzuar. Votojeni sot që të hiqni atë njollë të zezë që keni për gjenocidin serb në Kosovë”, deklaroi Berisha.

Debat për të dhënat e qytetarëve në Kuvend/ Përplasen Manja, Tabaku dhe Dule

Projektligji për mbrojtjen e të dhënave personale ishte qendër e nhë debati mes Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule.

Ndryshimet e këtij projektligji nga ai aktual për mbrojtjen e të dhënave sensitive, parashikojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian dhe ndër të tjera edhe sanksione deri në 10 milionë euro për cilindo që posedon këto të dhëna dhe i shpërdoron ato, përfshi kompanitë private apo dhe vetë shtetin.

Manja kërkoi miratimin e ligjit, si një kërkesë të vazhdushme edhe të Komisionit Evropian i cili ka theksuar nevojën për ndryshime në të gjitha progres raportet që nga viti 2018.

Manja u kundërshtua nga demokratja Jorida Tabaku e cila tha se sanksionet janë të larta dhe i kujtoi ministrit kohën përpara zgjedhjeve dhe nëse të dhënat do të përdoren në fushatë.

“Po nëse meraku juaj është mbrojtja e dhënave, çfarë ndodh nëse në fushatë elektorale në zgjedhje ngre të njëjtën databazë me të dhënat publike çfarë masash do të marrë Komisioneri, do t’i vendosë gjobë 10 milionë euro? Ligji nuk duhet të jetë vetëm në letër, por të zbatohet në praktikë”- Tha Tabaku.

Nga ana tjetër Vangjel Dule kërkoi shtyrje për miratimin e ligjit duke argumentuar se nuk është konsultuar.

“Kushdo që gjendet me databaze të qytetarëve vihet para përgjegjësisë ligjore. Po këtu kush u vu para përgjegjësisë. Kush u vë para përgjegjësisë? Të dhënat e qytetarëve ishin në dorën e patronazhistëve të partisë suaj. Ju thoni se do të na anëtarësoni në BE. Ju që Shqipëria fitoi vendin kandidatë në BE në 2014 dhe për arsye gjeopolitike arritët që në 2023 të çelni negociatat.”- tha Dule.

Ndërsa Manja iu përgjigj duke e akuzuar se dule ka bërë pazare me kompani private që posedojnë të dhënat e qytetarëve e të cilat mund të preken nga ky Ligj.

“Nuk e di, ndoshta ju ka thën Agron Shehu dhe mos ka bërë ndonjë aleancë me ty Dule?”- tha Manja.

Zbardhet skema me shkeljet ligjore për Inceneratorin e Fierit/ Armando Subashi ishte në dijeni

Në emisionin Vetting në News24 është zbërthyer e gjithë skema e inceneratorit të Fierit, si dhe shkeljet ligjore që kanë shoqëruar procesin.

Por pavarësisht asaj që ka ndodhur, Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, nuk ëhstë një nga personat e marrë nën hetim nga SPAK.

Sipas informacioneve që “Vetting” disponon pagesa e kryer 46 milionë lekë të reja i janë likujduar pronares së tokës, nga kryebashkiaku Armando Subashi në katër këste dhe në harkun kohorë 2018-2019.

Ndërkohë që për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, i cili ka kryer pagesën e shumës abuzive, megjithëse ishte në dijeni të problematikave, çuditërisht nga organet kompetente ligjëzbatuese nuk është vlerësuar e arsyeshme që të përfshihet në listën e personave të hetuar.

Ky ndryshim, nga truall në arë do të ndryshonte edhe dëmshpërblimin që do i jepej nga Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi. Subashi ka qënë në dijeni të plotë të shkeljes që po bëhëj me tokën e bukës në dijeni të plotë të abuzimit dhe në shkelje të ligjit nr. 9244, datë 17.6.2024 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.

Në vitin 2014, Këshilli Bashkiak i Fierit shpalli emergjencën mjedisore për menaxhimin e mbetjeve urbane. Një prej vendimeve kryesore ishte ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisë. Por ky vendim nuk kaloi pa kundërshtime.

Dy fshatra Plyk dhe Mbyet pas vendimit të Këshillit Bashkiak Fier, për ndërtimin e impianti të incenatorit protestuan, duke kërkuar që punimet që sapo kishin nisur në afërsi të pronave të tyre, ndërsa kërkuan që punimet të të ndalonin. Kjo bëri që impianti për trajtimin e mbetjeve të vendosej në fshatin Vërri. Vendim ky që u mor në vitin 2018, nga Bashkia Fier, pa kryer dëgjesat me banorët dhe procesi u krye në mungesë të plotë trasparence.

Sipas ekspertit, Pano Soko, pavarësisht se punimet për ndërtimin e impiantit të mbetjeve në Fier, nuk ishin kryer akoma, firma fituese e tenderit për kryerjen e punimeve nisi të merrte parat, në një kohë që nuk kishte kryer asnjë investimin.

“Ajo që krijon anomalinë më të madhe edhe pse kompania nuk kishte vënë as një tull në terren materialisht kishte shpenzuar asnjë lekë pavarësisht kësaj ajo merrte cdo muaj 650 milion lekë në muaj kjo sitat zgjati për një vitë e pak. Pra është parapaguar 7 deri 8 milion euro që u morën.

Privati nuk e ndërtoj me parat e veta po hajt se po ja paguajmë ne ndërtimin por jo as kjo nuk ndodhi ne i dhamë paradhënie privatit. Pra u dha me PPP që t’a ndërtojë privati me lekët e veta dhe përfundojmë duke i dhënë paradhënie privatit dhe jo pak por diku tek 7 milion euro që shkon diku tek 25-30% e shumës. Pra këtu janë dizenjuar PPP për të qënë objekt vjedhje të parave publike”, sqaron Pano Soko.

Shkeljet e parë që në gjenezë

Tenderi për kontratën e konçesionit nr. 5553/5 prot, është lidhur në datën 24.10.2016, midis Integrated Technology Ëaste Treatment Fier sh.p.k dhe Ministrisë së Mjedisit. Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”shpk. Por në një audit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Dhjetor të vitit 2018, thuhet se “Kompania fituese konçesionare e riciklimit të mbetjeve në Fier, është regjistruar si operator për këtë shërbim në Qendrën Kombëtare të Licensimit (QKL) 15 ditë pas shpalljes së tenderit, të incenatorit Fier.

“Nëse qëllimi është vjedhja ti do e vjedhësh atë lekë që ke bërë planin për ta vje ska rëndësi forma që ti zgjedh sidomos kur ti je personi që ke në dorë fondin ke në dorë buxhetin etj. Skemi të bëjë as me impiant as me incenerator kemi të bëjm me në përpjekje për të mashtruar publikun. Duke ndërtuar një strukturë me hekurishte, të cilat nuk shërbejnë as për impiantet as për incenerator. Kompania koncesionare, e cila fitoi tenderin për koncesionin për inceneratorin e Fierit prej 27 milion eurosh menjëherë bëri një porosi për një inceneratorë e dytë në itali me një vlerë prej 15 milion euro”, sqaron Pano Soko.

Ligjërisht, sipas ekpertëve, kompania nuk mundet të fitonte konçesionin, pa pasur liçensë. Sipas dokumentave qe “ Vetting” disponon, mësohet se kompania fituese “Integreated Technology Service ShPK” është pajisur me Licencë NZ. 6917/3, datë 31.03.2016.

Sipass VKM nr. 42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për miratimin dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”. Kategori A i takon punimeve nga 0 deri në 20 milion lekë . Ndërsa kategoria F do të ishte kategoria e duhur në bazë të vlerës së investimit sipas ligjt nga 401 deri në 800 milion lekë.

Shkelja dytë në zbatimin e projektit

Një tjetër shkelje që “ Vetting” ka evidentuar është se inceneratorit të Fierit, iu dha leja që të ndërtohej edhe pse nuk ishin kryer studimi në terren. Kjo vërtetohet edhe me Oponenca-Teknike, të realizuara nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, me Nr.07 Prot., dt.22.02.2017. Po kështu në tokën që është ngritur inceneratori është me bazament moçalor dhe me rrisk ndërtim, ndërsa është ndërtuar pa studim sizmik.

Në fq.103, pika 5.5.1 në VKM thuhet:

“Toka mund të ndikohet nga rrjedhjet aksidentale të substancave të rrezikshme si karburantet, lubrifikantët dhe mbetjet e prodhuara gjatë transportit, operacioneve ndërtimore ose të tjera”. Në asnjë rast nuk është trajtuar ndikimi në tokat fqinje. Referuar ligjit 10440/2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, është detyrë e Raportit mbi “Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor’’ të bëjë një vlerësim objektiv të ndikimit që do të ketë projekti në mjedis. Ky vlerësim rezulton që nuk ëshë kryer.

Shkelja e tretë në tokë bujqësore dhe një qeveri e tërë në “lapsus“

Në Tetor të vitit 2016, Ministria e Mjedisit nën drejtimin e Lefter Kokës dhe bashkimi i kompanive “Integrated Technology Service” dhe “Energy 2” nënshkruajnë kontratën koncesionare për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve. Sipërfaqja e tokës ku do ngrihej incenatori i Fierit, ka qënë në pronësi të Nevon Godo dhe vendi ka qene ne kategorine are, pra toke bujqesore.

Është përdorur kjo tokë bujqësore në mënyrë të jashtëligjshme sepse nuk mund të ndërtohet një vepër e kësaj kategorie që ka dhe ndotje në hapësirë të gjerë në një tokë bujqësore”, sqaron eksperti Lavdosh Ferruni.

Ministria vë në dijeni Armando Subashin që vlera e shpronësimit është 462 milionë lekë të vjetra dhe Bashkia e Fierit, shpreh dakordësinë e saj. Institucionet dhe pronarja e tokës bien dakord me Ministria e Mjedisit, nëpërmjet dokumentave të nënshkruar nga Lefter Koka, Alqi Bllako e Pëllumb Abeshi, i propozojnë Këshillit të Ministrave të miratojë fondin e shpronësimit.

Por, në dokumentat që u përcollën në kabinetin qeveritar, toka “arë” ishte shënuar “tokë truall”. Vlera e kompensimit ishte 460 milionë lekë të vjetra për truallin, ndërkohë që ajo ishte 160 milionë lekë të vjetra më shtrenjtë se sa fatura reale, që duhet të ishte shpronësim për tokë arë.

Në shkurt të vitit 2017, Armando Subashi i drejtohet Ministrisë së Mjedisit, ku i kërkon saktësimin e vlerës së shpronësimit, pasi Vendimi i Këshillit të Ministrave përmend tokë truall, ndërkohë që në realitet toka e shpronësuar është tokë arë.

Fillimisht, Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i kërkon Subashit që të vijojë me pagesat e shpronësimit sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Por, vetëm pak javë më vonë, në 24 Mars 2017, Bllako i drejtohet sërish kryebashkiakut Subashi, ku deklaron se është konstatuar pasaktësia në vlerën e tokës që do të shpronësohet dhe se Bashkia e Fierit duhet të paguajë çmimin real për tokë arë.

Deri në këtë kohë, Bashkia e Fierit nuk kishte kryer asnjë pagesë për pronaren e shpronësuar dhe, në këto kushte, ishin të gjitha mundësitë që të menaxhoheshin saktësisht fondet e buxhetit të shtetit.

Sipas informacioneve që “ Vetting” disponon pagesa e kryer 46 milionë lekë të reja i janë likujduar pronares së tokës, nga kryebashkiaku Armando Subashi në katër këste dhe në harkun kohorë 2018-2019.

Ndërkohë që për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, i cili ka kryer pagesën e shumës abuzive, megjithëse ishte në dijeni të problematikave, çuditërisht nga organet kompetente ligjëzbatuese nuk është vlerësuar e arsyeshme që të përfshihet në listën e personave të hetuar.

Ky ndryshim, nga truall në arë do të ndryshonte edhe dëmshpërblimin që do i jepej nga Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi. Subashi ka qënë në dijeni të plotë të shkeljes që po bëhëj me tokën e bukës në dijeni të plotë të abuzimit dhe në shkelje të ligjit nr. 9244, datë 17.6.2024 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.

Në neni 10, thuhet se Kryetari i komunës ose kryetari i bashkisë. Autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e tokës bujqësore, për të gjithë territorin në juridiksionin e tij, është këshilli i komunës ose këshilli i bashkisë që ka këto detyra:

“Kryetari i bashkisë ka për detyrë: a) të drejtojë dhe të kontrollojë punën e drejtuesve të nëndarjeve të komunës dhe të administratorëve të caktuar në nëndarjet e bashkisë për veprimtaritë për mbrojtjen e tokës bujqësore; b) të raportojë në KMT-në e qarkut për gjendjen në territorin e tij; c) të zbatojë vendimet dhe urdhëresat e këshillit të qarkut dhe KMT-së, që kanë si objekt territorin e komunës ose bashkisë.”

Teksa në nenin 14 e zeza mbi të bardhë ligji sqaron:

“Ndalohet veprimtaria ndërtimore në tokat bujqësore, me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikat 2 dhe 4 të këtij neni.

Propozimi për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit në hapësirat e tokës bujqësore bëhet në bazë të studimeve rajonale dhe masterplaneve, vetëm kur ësht ë vërtetuar.

Në tokat bujqësore lejohen vetëm ndërtimet e përkohshme, të cilat nuk janë të lidhura në mënyrë të qëndrueshme dhe të përhershme me tokën, që janë të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit bujqësor dhe blegtoral.”

Ligji imponon që të gjitha tokat bujqësore me bonitet nga parë deri në të pestin, nuk mund të konvertohen në tokë truall (zonë urbane) pa vendim të posaçëm qeverie.

Teksa eksperti Pano Soko shprehet se “vendimi përfundimtar i Bashkisë Fier për ta ndërtuar në fshatin Vërri përfshinte brenda saj një parcelë që nuk e kishte titullin si truall ndërtimi pra nuk mund të ndërtojë në atë parcelë që ishte përcaktuar pasi ishte tokë bujqësore që përdorej për prodhime bujqësore. Bashkia Fier e injoroi këtë fakt dhe dha një leje ndërtimi brenda një toke bujqësore gjë e cila ishte në kundërshtim me ligjin.”

Detaje të reja nga ngjarja në Kamëz/ Familjarët nga Greqia ngritën alarmin

Të tjera detaje janë zbardhur nga tragjedia në Kamëz ku dy persona humbën jetën si pasojë e asfiksimit nga gazi.

Altin Maksuti 47 vjeç, jetonte me familjen e tij në Greqi dhe prej disa kohësh ishte kthyer vetëm për të rikontruktuar banesën.

Ishin familjarët e tij ata që bën denoncim pasi Maksuti nuk përgjigjej në telefon. Pasi kanë shkuar në banesë dhe kanë hapur derën i kanë gjetur të dy të pajetë me ngrohësen e gazit të ndezur.

I vdekur u gjet edhe i afërmi i Altin Maksutit, Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç.

Dyshohet se kanë qenë në gjumë të dy dhe e kanë harruar. Nuk dihet saktë nëse kanë vdekur sot apo që dje.

BBV4 “hidhet në erë”/ Del lista me 24 banorët VIP, këta janë të famshmit që pritet të futen brenda

Një nga Reality Show-t më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother Vip, do të nis këtë javë.

E ndërsa kanë ngelur pak ditë, kurioziteti i shikuesve për të njohur e për të ditur personazhet vip që do të marrin pjesë është i madh.

Një listë me emra të konkurentëve që pritet t’i bashkohen shtëpisë po qarkullon në rrjet.


Megjithatë ende asnjë emër nuk është i konfirmuar zyrtarisht.

Big Brother Vip i këtik viti do të vij nën moderimin e Ledion Liços ndërsa opinionis do të jenë Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.

U përdhunua nga ish-bashkëshorti dhe 50 burra të tjerë/ Gisele Pelicot i dërgon të gjithë në burg

Një gjykatë në Francë e ka dënuar Dominique Pelicotin me 20 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e vazhdueshëm të atëherë bashkëshortes së vet Gisele Pelicot për gati një dekadë, si dhe për rekrutimin e burrave të tjerë për ta përdhunuar atë në shtëpitë e tyre.

Që të gjithë 50 të pandehurit e tjerë në këtë rast u shpallën gjithashtu fajtorë për përdhunim, tentativë përdhunimi apo sulm seksual, teksa viktima e tyre, Gisele Pelicot ishte e pranishme në sallën e gjyqit për ta dëgjuar vendimin, pasi hoqi dorë nga e drejta për anonimitet.

Dominique Pelicot tha në gjykatë se është përdhunues dhe i kërkoi falje familjes së vet. Prokurorët kishin kërkuar dënim maksimal prej 20 vjetëve burgim për të.

Rasti i Gisele Pelicotit, e cila kishte qenë e martuar më Dominiquen për 50 vjet, e ka tronditur botën dhe e ka shndërruar atë në simbol të guximit.

Dominique Pelicot, 72 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat gjatë gjyqit tremujor.

Shumica e të pandehurve në këtë rast, të cilët ai i kishte takuar online, e kanë mohuar akuzën e përdhunimit, duke thënë se mendonin se po merrnin pjesë në një lojë seksuale me pajtueshmëri, të orkestruar nga çifti, dhe duke argumentuar se nuk ishte përdhunim nëse burri i saj u dha leje ta bënin.

Pelicot ka thënë se ata e dinin se ish-bashkëshortja e tij ishte e pandjenja dhe e pavetëdijshme kur ndodhen këto akte.

Gjykata i shpalli fajtorë 46 nga të pandehur për përdhunim, dy për tentativë përdhunimi dhe dy për sulm seksual, duke u shqiptuar atyre dënime nga tri deri në 15 vjet burgim, më pak se katër deri në 18 vjet që kërkonte prokuroria.

Të gjithë të pandehurit kanë 10 ditë kohë për të vendosur nëse do të apelojnë, dhe avokati i Dominique Pelicot tha se klienti i tij po e shqyrton këtë mundësi.

Gisele Pelicot, 72-vjeçare, hoqi dorë nga anonimiteti gjatë gjykimit dhe kërkoi që videot e tmerrshme të abuzimit të saj, të cilat ishin xhiruar nga ish-bashkëshorti i saj, të shfaqeshin në gjykatë, duke thënë se kjo do t’u ndihmonte grave të tjera ta ngrenë zërin.

Gjykimi ka nxitur protesta nëpër Francë në mbështetje të Giseles.

“Kam vendosur të mos ndihem e turpëruar. Unë nuk kam bërë asnjë gabim. Ata duhet të ndihen në turp”, tha ajo në gjykatë.

EMRAT/ Kush janë dy personat që u asfiksuan nga gazi në Tiranë

Identifikohen dy personat që humbën jetën në një banesë në Tiranë, për shkak të rrjedhjes së gazit.

Bëhet fjalë për Altin Maksutin, pronarin e banesës, dhe të afërmin e tik Vladimir Bengu.

Altin Maksuti jetonte në Greqi, por ditët e fundit është kthyer në Shqipëri për të bërë disa punime në banesën e tij.

Në momentin e ngjarjes, ata kanë qenë në gjumë, ndërsa ngrohësen me gaz e kishin lënë ndezur.

Policia është njoftuar nga familjarët e tyre sepse nuk po lidheshin dot me ta.

Frederik Ndoci shpërthen ndaj Parashqevi Simakut: Më prishi koncertin, nuk doli në skenë me mua

Frederik Ndoci ka bërë një reagim të gjatë për Parashqevi Simakun, pasi kjo e fundit u vendos në qendër të vëmendjes për jetën që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndoci vlerësoi vokalin e Parashqevi Simakut, por sipas tij, talenti i saj ishte mahnitës vetëm për tregun shqiptar. Nga deliri, shtoi Ndoci, shpesh artistët meritojnë se mund të depërtojnë edhe në tregje të tjera të mëdha, si ai amerikan, duke ju referuar rastit të Simakut.

Ai ndau edhe histori nga koha kur këndonte së bashku me Parashqevi Simakun, duke rrëfyer sesi në një rast ajo nuk kishte pranuar të ndante skenën me të.

Reagimi i plotë i Frederik Ndocit:

Pse me dhimbset Vivi dhe pse nuk me dhimbset vetja.
Gjate ketyre diteve qe shum njerzve iu desh te harxhonte ore per te degjuar opinjone lexuar me qindra mesazhe e te shkruanin mijera te tilla.
Perfituan media te peshkonin klikime te transformonin sa ma shum video e thenie te sinqerta ose edhe shpifje te pa baza nga e kaluara. Turravrapi mediatik ishte marramendas per te qene sejcili gazetar emision ne qender te vemendjes per te analizuar sipaa opinjoneve te ndryshme rreth sikletit qe ndjeu populli qe kish krijuar imazh pozitiv ndoshta jo 100% real nga e kaluara dhe sot e shnderruar ne likuid te papranueshem per sejcilin.
Nje keshill private:
Nuk merret diplome me fb ju qe e keni trurin e gishtit plot ose gishtin plot me trū.
Nje media pro Ballkoniste shnderroi nje video te para dy vjeteve, aresyet e pa arsyeshme i dine ata dhe avokati jem personal. Per kuriozet:
Lexojeni edhe nji her ate qe kam shkru. Ose shikojeni krejt videon e bere para 3 vjetesh qe asht dy ore, dhe e kupton se kjo video ka dy qellime, karrem me peshku injoranta qe klikojn e vlersojn tik-tok dhe per te hull militantat e nen Ballkonit ne sulm.
Mediat pra marrin perfitime me lek per me ta fut ty qe ske kohe me lexu por vetem me e kliku e me shkru ne menyr e nivel si injorante pa u mendu dy here kunder meje.
Lexoje shkrimin tem dhe ke me e ofendu vehten pa pas nevoj me e felliq gojen un.
Kam than ekzakt se Vivi asokohe ka ken provincialja ma e privilegjuar ne Tirane, para viteve 1990 me shum se shoqet e saja si Irma Mefarete Anita Bitri Arta Babaramo Ludmilla Baballeku. Artiste e madhe per popullin shqiptar por jo me i kalu cakun jasht shqipnie e me pretendu ma shum neper bot. Bota don cilesi dhe rini 14-15 vjeç femrat ne bot e kan fillu karrieren ne pergjithsi.
Shpesh ne artist narcizist megallomania asht helmi ma vdekjeprures.
Andrrat deshirat e narcizistit megalloman jan shum jasht kapacitetit te formimit te tij.
Zgjohesh ne mengjez dhe mendon se andrra qe pe gjat nates esht rrealiteti.
Te gjunjezosh nje popull me bukurine fizike ose me batuta tik-toku me humor rruge disnivel, nuk asht sukses garantues.
Aftesia ne keto kohe nuk e mund dot pa aftesin e prurjeve te vulgut te artit bashk kohor qe po kaplon me shpejtesi vlerat trashegimin dhe autentiken kombtare.
Mungesa e striptizes ne Albani ka sjell nji armate te tan kangtaresh sidomos femra shum te bukura qe ne studio teknikeve u duhen jave te axhustojne stonaturat e vokaleve te tyre te pa pervoje e studim.
Kur dolem neper bot ndoshta te gjith menduam se bota ka nevoj per vokalin tone ose per braviren tone.
Un personalisht e kam ndjer trusnine e se vertetes sepse mu desht me u perball me pune te rendomta per nji artist por me qe babai im me kishte rritur dhe edukuar nga qe kishte punuar tere jeten pun te rendomte murator, kjo do me priste edhe mu sapo shkela ne Itali.
Muaj me pas fati me ndihmoi dhe fillova te perballem me sfida dhe te pa afte italian ne art edhe ne mergim.
Me pun e durim u trgova se Zoti me kish dhane aftesi te tjera..dhe keshtu filloi kalvari im personal nga 1991 e gjer ne 1995 ne Itali. Me dy CD te realizueme me nje ngarkese koncertetsh 25 ne muaj e ne qytete te ndryshme per nate. Shqiptaret me gjenin neper diskoteka ne shesh nder festa di paese ne TV ne radio e krenoheshin me frederikun, e shpesh telefononin direkt ne TV ose ne radio.
Pra kam dhan prova dhe te tregoj qundra cmime vlersime nga e tan bota, dhe qe nuk kam harxhu asnji dollar per te regjistru Cd e mia, por kompanite e huaja kan investu me mu e per mu. Kam aq tituj sa per kritiket e artit botnor jam i vlersuem aq shum sa po te jen te sinqert mediat ne shqiperi personaliteti im do ishte ashtu siç tha vite ma par ne nje interviste e madhja Nexhmie Pagarusha per mu: “ma i madhi i te medhejve si artist ne muziken e artin shqiptar asht FN me pas tij 10 vende bosh e pastaj po deshet me veni mu ose Vaçe Zelen” -vazhdoi Nexhmia, sepse ka ma shum specifika arti se me ken vetem kangtar e me kendu kangen qe ban dikushi”.
Un kanget i shkruaj edhe vete muziken tekstin zoteroj dhe interpretoj 20 instrumenta muzikor
Kam ma se 300 poezi
Kam fituar ne jete qindra cmime e vlersime kam realizu 8 filma artistik 7 ne Albania dhe nji ne Hollywood.
Kam mbi 50 milion fansa ne tan globin mandej jam Shkodran qe skisha nevoj as me i permend asnji nga vlerat e masiperme si artist.
Fatkeqsite ne mergim jan pa fund.
Kjo ngjarje e trishte qe degjuam per Vivin mund ti ndodh gjithkujt qe nuk njeh kategorite filozofike te jetes.
Ne mergim vdekja e par eshte shkatrrimi i familjes.
Sepse nga mungesa e aksesoreve utilitar dhe ekonomia fillestare te ha shum ore ne dite si burr e grua te shperndar ne punera te ndryshme. Te pakte jan çiftet qe kan mbijetuar, por edhe ne se kan mbijetuar si çift ata kan semumdje psikologjike qe mund te shperthejn nga momenti ne moment.
Femijet nuk rriten aspak me edukaten e kulturen tande, sepse vdo mesues ne shkolle rri ma shum koh me femijen tand se ti si prind.
Mungesa e romantikes se çiftit te shperndare ne fronte te ndryshme pune behet target sulmi per meshkuj e femra mikprites ne ambjentet e punes.
Thjesht familja me pune neper bote degjenerohet dhe shkatrrohet.
Konkurenca ne bote kerkon aftesin dhe jo perkrahjen ose privilegje mbeshtetjeje ose fizikun e jashtem.
Bota ka miliarda vajza te bukura qe kan edhe vokal edhe nuk mund te çajne ne tregun e eger perendimor.
Se pari ju qe shkruani negativisht jeni gabim dhe tregon se keni ose ndonji arsye vulgare qe pa e lexuar mesazhin tim jep pergjigje drejtori, ose xhelozi patologjike si njerez.
Ne se lexon karrieren time gjen:
7 CD afro 400 kang te rregjistruara nuk jan pak.
Ku as per 10 kang i kam paguar personalisht.
Te tjetat i kan paguar kompanite dhe producentat qe kan pas besim ne vokalin dhe aftesit e mia.
Pra per me mu ndryshon puna.
Se dyti asnji artist Shqiptar me perjashtim Arditin e Gjergj Leka nuk me ka ofruar pune as ketu e as neper bote.
Ndersa un i kam ofruar pune me qindra here te gjith artisteve pa perjashtim, kam qene korrekt me to dhe kan dal shum te kenaqur.
Te gjith jan deshmitar per humanitarizmin kur na u nda papritur nga jeta Anita Bitri ne New York.
Ishte inisiativa ime qe organizuem koncert fond raize per te mbledhur te parate per riatdhesimin e tre trupave pa jet.
Po te kisha ken nivel mesatar si kapacitet neper bote, e me kendu vetem neper albanian pub sigurisht qe do isha 100% i falimentuem.
Kam punu 7-8% neper pube Albanian dhe 30% neper aktivitete private me shqiptar.
Kena ken edhe bashk me Vivin ne Madison e 28 street ne Manhatan per 5-6 muaj rresht. Piaza Grande albanian restorant music live.
Nuk e vriste asnjenin artist e per me teper as mu qe kishte tendenc me ken e privilegjueme.
Psh ajo kerkonte parapagese mujore dhe nuk ishte pak.
E meritonte edhe si artiste edhe si rreputacion.
Nje dit pas disa muajsh, sapo mori parapagesen ajo u largue pa i lajmerue asnjenin nga pronaret dhe as ne partneret.
Normal qe asnje nga ne nuk mendonte se e meritonim pagese edhe ne se ishte 10000$ nata. Pretendimet nevojat e deliriumi yne ishte jasht realitetit ne andrra por realiteti ishte ndryshe.
Pas ikjes se saj ne Kalifornia me burrin e saj, puna vazhdoi me artiste te tjera por doemos nuk ishte si me Vivin e mua.
Filloi vulgu muzikor qe me shkatrroi edhe shpirtin dhe nuk e gjeta vehten ma ne at mjedis.
Pas pak kohe i dhash edhe un dimencionet e mia por i lajmerova se me dt x nuk jam ma ketu te Piaza Grande.
Por arrita ne konkluzion qe si mashkull e kisha ma te veshtir me u perball.
Sepse ne formimin albanez mashkujt i hullin paret 90% per femra.
Ose preferijn kang trimnie folklorike ose tallava.
Bravuren e vertet te aftesive te artistit e njohin vetem 10% ndersa vlersojn te dhenat fizike te femrave artiste.
Atehere arsyeja qe zgodha te punoj me te huaj, qe gjithmone me kan supervlersuar sepse ndoshta shkodra me ka ofruar nje dhurat me ken artist ma multidimencional se nje debutues i thjesht i nje kange qe shkruen dikush per ty.
Nje tjeter rast jo shum profesional nuk do ta le pa e permendur.
Ishte millenium pra 2000.
Me telefonon nje nga shqiptaret shum pozitiv te komunitetit Dem Balidemaj dhe me propozon per naten e Vitit te ri dhe me dt 1 janar 2000. Pasi e pyes dhe me thote te gjith artistat qe do merrnin pjese Gezim Nika AUrela Gaçe Vera Uruçi Parashqevi Simaku pranova absolutisht.
Cdo dite me telefononte nje mik italian qe e kish nje lokal ne Madison Square ne kat te tret qe te ish i pranishem me 31 dhjetor 1999. Kerko sa te duash por me qe kisha dhene fjalen te Dema as nuk behej fjale. Me dt 27 dhjetor behet nje mbledhje grumbullim i ter e artisteve dhe orkestrantave qe kishim kontraten me Demen. Takohena me sejcilin por Vivi nuk kishte ardhur akoma. Po prisnim kur: vjen pershendet me dore nga dera dhe kerkon pak bisede private me Demen. Ngrihet Dema del dhe pas 10 minutash shfaqet ne dere i bere verdh ne fytyre dhe me kerkon mue personalisht. Dal dhe duke me kerkue te falur disa here me tha se Vivi nuk pranon me kem me ty keto dy ket?!
Mbeta nuk kisha fjale.
I thashe se me prishen netet dhe asht vone, nga qe per vit e organizoja une personalisht diçka te tille.
Me tha ja çeku. Hyra ne dhome u takova me te gjith pa u proklamue aspak aresyen objektive qe ishte jo pozitive. Tek dola te dera mbaj mend vajzen e Demes qe lotonte dhe i thash Demes : me vjen keq por ka me ta prish naten e vitit te ri. Dola dhe sapo hyracne makine pyeta mikun Italian qe klithi nga gezimi se do isha ne lokalin e tij me 31. Me pagoi dy fishin e Çekut. Pra nga njera ane Vivi me beri personalisht nder sepse mora tri here nga kisha marr çdo vit.
Me dt 1 janar ne 12:00 mesdit me merr Dema dhe me thot se mu prish mbramja e vitit te ri sepse parashqevia mu rrezu sa mori mikrofonin dhe e derguem ne spital. Aresyen ma tha por un nuk kam pse tua them ju.
A mundesh me ardh sonte mu lut por un i thahs qe jam i zan…
Un kurr nuk kam nderrue nji fjal te keqe me te.
I ofroja pune dhe sigurisht qe donte 10 mije dollar paradhenie. Partneret e mi nuk ishin dakort keshtu nje here dy dhe e fshime nga lista. Me pas mora vesh se me Riten qe kishin qene shoqe te ngushta diçka kish ndodhur.
As nuk e kam pa ne jeten e saj private as nuk ia kam numru grat e burrave brinjar qe e kercenonin pa fund.
Ajo ishte beqare vajze e re dhe sigurisht pabesia ishte tek te pabeset dhe jo tek artistja qe e kishte shum te zorshme te perballonte presione nga tana anet.
Njeriu nuk asht e drejt te vlersoj dike nga thash e themet por nga te vertetat qe njeh dhe i provon personalisht.
Titulli termi nocioni privilegji sllogani etiketa me qene artist ndryshon kryekeput ne te vertetat e merites se lindur te fituar e shpesh te pa merituar.
Kemi artiste mediash qe me tri kater jave ne TV parakalojne artiste qe u asht dasht nji jete me arrite ne pozicion qe me ndihmen e medias ose programi artistik ose me taraf ose me para ose me meritokraci politikash ose me tekat e prinderve qe perfituan nga nje rastesi per tu bere te pasur.
Artisti i lindur eshte i thjesht.
Ai qan pa e pare asnjeri, por shfaqet si i lumtur.
Nuk esht aspak i kenaqur me ate cfra debutoi dje i njeh difektet e tij dhe kupton me shpejt hipokrizine e pseudo dashamireve ose te pa afteve qe ia rrahin shpatullat.
Eshte me e leht te jesht artiste Femer.
Mundesia per te qene shume e mire nuk mvaret aspak nga te lindurit apo aftesia, por nga fiziku i saj nga bukuria. Artistet tona ndryshojne nga bota sepse bukuroshet ne bote as nuk e provojne te kendojne pasi u duket nje rruge ma e gjate e veshtir dhe pa fund te bukur. Ata behen Striptiza neper klube nate ndersa bukuroshja ballkanike ban cmos ti shkeputet termit striptize ne lokal nate sepse do te keqtrajtohej si putane. Ajo zgjedh te jete putan e rrafinuar qe me nje mikrofon ne dore te kendoj, me ndihmen e teknologjise qe axhuston cdo note dhe inteligjenca e teknologjise e nxjerr perfekt vokal.
Tani gjoksi i saj kofshet tangat jane refreni kanga ma e bukur qe mashkulli i shkaterruar nga stermundimi 15 oresh gjate dites se punes. Ai nuk ka kohe as te lexoje as te arsyetoj perse zoti beri kete even e koheve moderne pa molle por me mikrofon dhe nuk thellohet nese vertet asht artiste apo nje striptizo-artiste ballkanase.
Nje ndryshim krejt i dukshem qe behet pasoj esht shkaku qe meshkujt ballkanas jan shum ma te avancuem si perfaqsues te islamit perendimor edhe ne se jan katolik orthodox ne te vertet, femren e adhurojne e duan e martojne vetem kangtare e cila asht e preferuara e shum shum pretendenteve ku ti qe e posedon per nje nate nje jave nje muaj ose (rradhe) nje jet, se maço dhe ua ke dhjere te tjereve qe nuk e kan aftesin tande te jen sylesh e sakat.
Megalomania e para pluralizmit politik nder artista ishte jo fenomen ne pergjithsi. Me qe diktatur ti duhej te ishe artist “i joni” qe “kendon per ne” bashkpuntor i sigurimit ose antar partie. Gjithsejcila nga keto etiketa ndihmonin 50% te nivelit si artist.
Ne te kundert do te shtypeshe persekutoheshe te vuaje te ishe thjesht numeror. Por kurr te shkelqeje ne se nuk donte partia ne se nuk donte dhe adhuronte gruaja e antarit te byrose ose e drejtorit ose e kryetarit te policise.
Ndersa me femrat asokohe pra para 1990 ishte shume ndryshe.
Femren e bukur e kishin frike sepse gjothmone dikush nalt e kishte hull grepin perpara dhe ishte super rrezik se perveç mundesis qe ajo nuk pranonte mund te merrej vesh nga peco groso-ja qe ishte pas saj dhe ishe i djegur i percelluar. Keto artiste kishin mundesin te ishin te pabesa dhe te rrezikshme si Kleopatra ose si Mata Harri Clareta Petaqi Lili Braun ose femra qe kishte aftesi te fshihte flirtet e saja per te qene sa me prè e peco groso, qe priste informacion se kush ishte filania nga vinte kush i vinte rrotull dhe ky peco groso a ishte ne nivel hierarkie me lart se ty.
Arti ka labirinthet e veta mjaft misterioze sidomos ne mardhaniet mes artisteve te sekseve te ndryshem.
Mardhaniet tona ishin si ato koshat e plehut qe rrine pas dere dhe perdoren per gjera jo aq te renda si ne kuzhine, por perdoren per nje shuk letre per nje mbeshtjellese karrameleje ose per nje levore arre. Dashurit tona ishin flirte me nje jetgjatesi disa diteshe ose me e shumta me pak se nje vit dhe qe perfundonin me keq se te ishe ne Aruba me dashnoren e Eskobarit.
Na meshkujt nuk ishim aq te lodhur dhe jo aq te etur. Ndersa ata vinin shpesh te maltrajtuara te lodhura shum te ezauruara…dhe ne ishim thjesht plotsim kapriçioje.
Ne na gjuanin kryesisht se pari femrat e llastuara femra qe te sillnin menxyre nga prinderit e tyre qe ishin ne struktura asokohe qe te pervelonin.
E verteta djeg
por ne thelb te liron ne se je i sinqert.

Tragjedi në Tiranë/ Dy persona vdesin në shtëpi, u asfiksuan nga gazi

Dy persona ndërruan jetë pasditen e kësaj të enjteje në rrugën “Marije Kraja” në Tiranë.

Pronari i shtëpisë, 47-vjeçari me inicialet A. M. dhe një i afërm i tij, rreth 56 vjeç, u asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesë.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.