Aplikacion
Gjykata e Lartë tha të mërkurën se do të dëgjojë muajin e ardhshëm argumentet mbi kushtetueshmërinë e ligjit federal që mund ta ndalojë veprimtarinë e rrjetit TikTok në Shtetet e Bashkuara nëse nuk shitet nga kompania kineze ombrellë.
Anëtarët e gjykatës do të dëgjojnë më 10 janar argumentet nëse ligji kufizon në mënyrë të palejueshme lirinë e fjalës në kundërshtim me Amendamentin e Parë. Ligji i miratuar në muajin prill, cakton një afat deri më 19 janar për shitjen e rrjetit, ose në të kundërt do të ndalohet në Shtetet e Bashkuara.
Platforma e njohur e rrjeteve sociale ka më shumë se 170 milionë përdorues në Shtetet e Bashkuara. Nuk është e qartë se kur mund të merret vendimi. Sidoqoftë, Gjykata e Lartë mund të veprojë pas paraqitjes së argumenteve për të mos lejuar hyrjen e ligjit në fuqi në pritje të një vendimi përfundimtar, nëse të paktën pesë nga nëntë anëtarët e gjykatës mendojnë se ligji është jokushtetues.
Avokatët për firmën TikTok dhe kompaninë kineze ombrellë, “ByteDance”, i kanë kërkuar gjykatësve që të veprojnë përpara afatit të 19 janarit. Gjykata e Lartë gjithashtu do të dëgjojë dëshmitë nga përdoruesit e rrjetit, disa prej të cilëve e përdorin platformën për të siguruar jetesën.
Data e paraqitjes së argumenteve nënkupton që Departamenti i Drejtësisë i administratës së Presidentit Biden në largim do të mbrojë ligjin e nënshkruar në muajin prill nga Presidenti Biden dhe të miratuar nga Kongresi me mbështetjen e dy partive. Administrata republikane, e cila merr pushtetin më 20 janar, mund të mos ndajë të njëjtat pikëpamje për ligjin.
Presidenti i ri, Donald Trump, i cili dikur mbështeti ndalimin e rrjetit, ka premtuar gjatë fushatës se do ta “shpëtojë” TikTokun dhe se administrata e tij do ta shqyrtojë situatën. Të hënën, zoti Trump priti në rezidencën e tij Mar-a-Lago shefin e rrjetit TikTok, Shou Zi Chew.
Kompanitë kanë thënë se një mbyllje vetëm një muaj do të shkaktonte humbjen e rreth një të tretës së përdoruesve të rrjetit në Shtetet e Bashkuara dhe të ardhurave të konsiderueshme nga reklamat.
Çështja vë përballë të drejtat e lirisë së fjalës dhe qëllimet e deklaruara të qeverisë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, ndërkohë që ngre çështje të reja në lidhje me platformat e mediave sociale.
Një panel gjykatësish federalë të Gjykatës së Apelit e mbështeti njëzëri ligjin më 6 dhjetor, ndërsa hodhi poshtë një kërkesë urgjente për të shtyrë zbatimin e ligjit.
Nëse gjykata nuk vepron, ligji do të hyjë në fuqi më 19 janar dhe do të penalizonte kompanitë që ofrojnë shërbimin e rrjetit TikTok. Zbatimi i ligjit është përparësi e Departamentit të Drejtësisë, i cili mund të hetojë shkeljet e mundshme dhe kërkojë penalizime.
Por avokatët për rrjetin TikTok dhe kompanisë mëmë “ByteDance” kanë argumentuar se Departamenti i Drejtësisë nën Presidentin Trump mund ta ndalojë zbatimin e ligjit ose mund të kërkojë të zbusë pasojat më të rënda të ligjit. Zoti Trump merr presidencën amerikane një ditë pasi ligji duhet të hyjë në fuqi.
Atentati në Vlorë/ Detajet e reja, flet drejtori i PolicisëNjë ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së mërkurës, me një atentat të ndodhur në lagjen “24 maj”, ku mbetën dy të plagosur.
I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Kejvin Hajrulla, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatorëve, teksa i plagosuri tjetër ka mbetur dhe Armand Spahiu, i cili ishte shitësi i një dyqani që e kanë është goditur nga të shtënat.
Kevin Hajrulla është kushëri i Inez Hajrullës i njohur si i forti i Vlorës i cili i ka shpëtuar tre atentateve.
Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela ka folur për mediat duke treguar detaje nga ngjarja.
“Pas orës 21:30, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku në lagjen ’24 maj’ persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.H., i cili është plagosur dhe është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr ndihmën e mjekëve. Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe një shtetas tjetër që ishte në vendngjarje, por me dëmtime më të lehta. Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë”, tha ai.
Atentati në Vlorë/ I plagosuri i dytë, shitës frutash. Gjendet një makinë e djegurPersoni i dytë i plagosur nga të shtënat në qytetin e Vlorës është Armand Spahiu, 35-vjeç.
Spahiu nuk ka asnjë lidhje me autorët apo shënjestrën por është qëlluar rastësisht pranë vendit të ngjarjes ku shiste fruta dhe perime.
Policia ka reaguar dhe ka bërë me dije se të dy personat e plagosur janë dërguar në Spitalin e Vlorës.
Ndërkohë, policia ka gjetur një automjet duke u djegur përgjatë aksit rrugor Fier-Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.
Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
E fundit/ Arrestohet boksieri Florian MarkuBoksieri i njohur shqiptar, Florian Marku ka rënë në pranga të policisë.
Mësohet se Marku është ndaluar në Gjermani dhe më pas është ekstraduar për në Greqi.
Bëhet me dije se sportisti i njohur ishte në kërkim për një incident të ndodhur 7 vite më parë në Selanik. Ngjarja kishte të bënte me një sherr në një lokal me disa rusë, për të cilën Marku ka bërë 1.5 vite burg.
Florian Marku akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Plagosen dy personaDy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur si “Çole”.
Një nga të plagosurit është identifikuar si Kevin Hajrulla, ndërsa nuk dihet ende identiteti i personit të dytë.
Ndëkrohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rastin.
Skandali me mandarinat me pesticide/ Reagon Ministria e BujqësisëPas skandalit me ngarkesat e mandarinave shqiptare të bllokuara nga disa vende të BE, për shkak të pesticideve ka reaguar Minsitria e Bujqësisë.
Në reagim zyrtar thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe për Ushqim për Kafshë, ka nisur verifikimet dhe gjurmimin nëpërmjet Drejtorive Rajonale për evidentimin dhe marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht.
Konkretisht, bëhet fjalë për tre ngarkesa me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier.
Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës.
“Njëra prej këtyre ngarkesave është dërguar nga AKU – Pika e Inspektimit Kufitar, në subjektin eksportues dhe ngarkesa është asgjësuar nga fermerët me adresë Fshati Gorican, Bashkia Dimal, Qarku Berat dhe Fshati Mursi, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë. Pas gjurmimit dhe marrjes së informacionit shoqërues, sqarojmë se analizimi laboratorik me Nr. 24112916.001, në datën 14.11.2024 me qëllim autokontrollin nga ana e subjektit eksportues është kryer në një laborator në Bari të Italisë. Sipas raport provës produkti ka rezultuar konform në lidhje me nivelin e mbetjes së pesticideve.
Ngarkesa tjetër gjendet aktualisht e bllokuar në subjektin grumbullues të ndodhur në Qarkun e Fierit dhe procedura e asgjësimit të produkteve do të kryhet nga ky Operator i Biznesit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetin Kombëtar të Mjedisit. Kjo ngarkesë nuk është shoqëruar me një raport laboratorik, pasi nuk është detyrim ligjor për subjektet eksportuese, të cilat e kryejnë këtë proces ne kuadër të vetë kontrollit.
Ngarkesa e tretë e njoftuar me mbetje mbi normë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, ende nuk ka mbërritur në Republikën e Shqipërisë. As kjo ngarkesë nuk ka qenë e shoqëruar me një fletë analize.
Lidhur me ngarkesën e parë të përmëndur më sipër, bëjmë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë menjëherë masa për kundravajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në Berat duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi. Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po mbikqyren dhe merren masa për fermerët, të cilët kanë përdorur produkte për Mbrojtjen e Bimëve të ndaluara në Republikën e Shqipërisë.
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave 335, datë 6.6.2018 “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve” Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përditëson listat e produkteve të lejuara sipas rekomandimeve të Rregulloreve të Bashkimit Europian. Ky rast, i cili është në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, do të referohet pranë Institucioneve Ligjzbatuese.
Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur grupe pune për analizimin, vlerësimin e situatës mbi koordinimin për ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit.
Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët, gjejmë rastin të tërheqim vëmendjen e cdo fermri dhe prodhuesi shqiptar të përmbushin detyrimet ligjore, si dhe të respektojnë praktikat e mira të punës në gjithë zinxhirin e prodhimit në fermë duke përdorur vetëm produkte të lejuara, nën mbikqyrjen e profesionistëve dhe respektimin e kohës së karencës, për të garantuar prodhim vendas të sigurt për konsumatorin shqiptar dhe tregjet ndërkombëtare.”- thuhet në njoftim.
“Albania” ka qenë fjala që është kërkuar më së shumti në mediat italiane përgjatë vitit 2024.
Sipas Raportit XII të ”Kartës së Romës”, i titulluar ”Lajmet e konfliktit”, fjala më e përmendur e vitit 2024 është ”Shqipëria”, shkruan Ansa.
Fjala “Albania” është kërkuar për shkak të marrëveshjes qe Italia nënshkroi me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në Shëngjin.
Studimi u prezantua nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.
Shoqata ”Karta e Romës” u themelua në dhjetor 2011 për të zbatuar protokollin etik për informacionin e saktë mbi çështjet e imigracionit, nënshkruar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Gazetarëve (CNOG) dhe Federata Kombëtare e Shtypit Italian (FNSI), në qershor 2008.
Në përgjithësi, shtypi italian prodhoi 4 511 tituj për migracionin (-34% krahasuar me 2023), me gazetën ”Avvenire” ende në krye (254 artikuj në faqen e parë dhe 870 tituj gjithsej, mesatarisht 2,9 në ditë – me rënie 17%).
Këto shenja Horoskopi do të kalojnë një fundviti të vështirëFestat e fundvitit do të sjellin disa pengesa te tre shenja të horoskopit, sipas astrologëve.
Virgjëresha
Nuk do të kenë shumë fat këtë fundvit. Përpjekjet tuaja në punë do të japin rezultate të mira kur të vijë koha, por jo në të ardhmen e afërt. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni në mënyrë të pamatur.
Binjakët
Binjakët do të përballen me shumë ulje-ngritje gjatë pushimeve. Shumë gjëra nuk do të shkojnë mirë dhe mund t’ju duhet të bëni një hap prapa. Mos jini shumë shtytës, flisni për shqetësimet tuaja me ata që ju rrethojnë, pasi duke dëgjuar mendime të ndryshme, do të jeni në gjendje të gjeni një zgjidhje që mund të jetë e duhura për ju.
Peshqit
Fati juaj në krishtlindje është i ulët. Jeni gati të hyni në një periudhë ku duhet të fokusoheni te puna ndërsa financat do kenë probleme. Do të ndiheni pak të lodhur fizikisht, jepini kohë vetes.
Osmani kritikon Europën: E padrejtë me KosovënPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke mos i hequr masat ndëshkuese ndaj saj dhe duke mos treguar gatishmëri për ta shqyrtuar kërkesën e saj për anëtarësim në bllok.
Duke folur pas mbërritjes të mërkurën në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Osmani tha se “duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”.
Ajo tha se takimet si ky samit janë rast i mirë për ta çuar përpara perspektiven evropiane të të gjithë rajonit, por se, sipas saj, në procesin e zgjerimit BE-ja po i bën “padrejtësi” Kosovës.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqytuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Osmani nguli këmbë se po të ketë vullnet politik nga ana e BE-së mund të gjinden modalitetet që të mandatohet Komisioni Evropian për ta shqyrtuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim.
Osmani foli edhe për çështjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se ato, pos që janë të “padrejta”, janë edhe “joevropiane” sepse, siç u shpreh, “po e dënojnë një popull me 1.7 milionë banorë, i cili është populli më proevropian në rruzullin tokësorë, me mbi 97 për qind të qytetarëve të saj që mbështesin procesin e integrimit në BE”.
Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.
Përditësimi i fundit i WhatsApp acaron përdoruesitAplikacioni i WhatsApp ka bërë të tjera përditësime për përdoruesit.
Me këto ndryshime, në bisedat në grup në WhatsApp mund të duket tashmë se sa anëtarë janë online.
Kjo ka nxitur pakënaqësi te përdoruesit, të cilët nuk duan të duken që janë në linjë.
Megjithatë, ata nuk e kanë të aktivizuar opsionin që tregon nëse janë online ose jo, nuk do të preken nga ky përditësim.
