zoom

Day ArchiveKlodiana Lala flet për Parashqevi Simakun, përmend dosjet e ish-sigurimit

Gazetarja Klodiana Lala ka kritikuar ashpër shoqërinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një shoqëri që shkatërron, në vend që të mbështesë.

Referuar rastit të Parashqevi Simakut, Lala tha se “morëm një artiste dhe e shkatërruam totalisht”.

Sa i takon mënyrës së reagimit të madh që solli rishfaqja e Simakut, si një e pastrehë në SHBA dhe mënyrës sesi u trajtua, gauetarj u shprej se diskutimi duhet nisur nga fillimi me dosjet e sigurimit të shtetit dhe jo nga fundi.

Lala shtoi se shoqëria ka tendencën të marrë një moment të caktuar dhe për arsye të ndryshme, ta lartësojë dikë për ta shkatërruar pastaj. Ajo u shpreh se ky debat është shumë i gjerë, duke përfshirë trajtimin e artistëve nga Sigurimi i Shtetit, ngjitjen e Parashqevi Simakut dhe pasojat që ka pasur për artistët e tjerë.

“Duhet të hapen dosjet e komunizmit. Nuk mund të shihet vetëm fundi i dikujt dhe ta përdorim atë si mish për top, për klikime apo për interesa të ndryshme,” tha ajo.

Lala theksoi se historia e Parashqevi Simakut fillon shumë herët, që nga vitet ’80, kur disa vajza të talentuara filluan të këndonin dhe u përballën me mekanizmat e Sigurimit të Shtetit dhe vështirësitë për t’u larguar nga Shqipëria.

Në fund, Lala sugjeroi se nëse dikush do të kishte dashur ta ndihmonte Simakun, mund ta kishte bërë këtë në mënyrë diskrete, duke i zbukuruar jetën, dhe jo duke e shfrytëzuar për interesa të tjera.

Sara flet pas lindjes: Kam qenë gati, kam fituar shumë…

Sara Gjirdeni ka folur për media dhe ka treguar detaje të jetës së saj pas lindjes së vajzës pak kohë më parë.

Ish banorja e BBV ka treguar edheemocionet e para që pati kur u bë nënë: Në datën 5 Dhjetor lindi Nea dhe unë e Bardhi u bëmë prindër për herë të parë. Ishte dita më e gëzuar e jetës tonë. Unë kam qenë shumë gati për këtë eksperiencë. Gjithmonë kam lexuar shumë. Gjithmonë jam interesuar. Isha si këto mamat e përgatitura nga hera e parë. Madje mbaj mend mamin tim, kur ndërrova pelenën e parë të Neas, erdhi dhe po shihte dhe më tha ‘ti nuk paske nevojë për ndihmën time’. Nuk jam duke e kaluar keq. Jam duke e shijuar maksimalisht kohën me Nean, me Bardhin, me familjen e Bardhit që ndodhet këtu, me mamin tim. Kemi qenë afër të gjithë dhe Nea na ka gëzuar shumë të gjithëve.

Sara ka bërë të ditur gjithashtu se do të rikthehet shumë shpejt në ekran pa dhënë detjae konkrete ndërsa tha se sa i takon BBV ajo është nga konkurentët që kanë fituar më shumë nga kjo eksperiencë.

U shit për 5mln euro/ Sulmuesi shqiptar nderohet me çmim të lartë më Rumani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani është shpërblyer me çmimin “Lojtari më i mirë i huaj” në Rumani për sezonin 2023/24.

Rrahmani ka gjashtë muaj që është larguar nga Rapidi i Bukureshtit të Rumanisë, por megjithatë ka arritur të fitojë një çmim shumë të rëndësishëm.

Albioni ishte ndër lojtarët kryesor të Rapidit përgjatë këtij viti, duke arritur të shënojë shumë gola të rëndësishëm.

Gjatë kësaj vere, sulmuesi kosovar kishte lënë Rumaninë për Spartën e Pragës, kundrejt një vlere prej 5 milionë eurosh.

Me këtë të fundit, Rrahmani është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve, madje edhe ka shënuar në takimin ndaj Feyenoordit, javën e kaluar.

Artan Grubi në “arrati”/ Gjykata në Shkup vendos 30 ditë paraburgim

Gjykata Penale në Maqedoninë e Veriut ka vendosur 30 ditë paraburgim për ish zv.kryeministrit Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

Në momentin që do të jenë të kapshëm për organet e rendit Grubi dhe Bajrami do të dërgohen në burg. Për të dy ish- zyrtarët e lartë do të lëshohet fletëarresti ndërkombëtar pasi asnjëri prej tyre nuk ndodhet në vend.

“Pas informimit të MPB-së se dy personat për të cilët Prokuroria propozoi paraburgim, ndërsa kanë të bëjnë me hetimin për Lotarinë Shtetërore janë të pakapshëm për organet e rendit, mori vendim për pranimin e propozimit dhe caktoi masën e paraburgimit 30 ditorë për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165”, thonë nga Gjykata Penale.

GJYKATA PENALE
• Vendim për pranimin e propozimit të Prokurorisë
• 30 ditë paraburgim për 2 të dyshuarit

Ndërkohë gjatë ditës Gjykata Penale e Shkupit vendosi për shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave për 4 të përfshirët e tjerë në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”.

Një ditë më parë Prokuroria njoftoi se Grubi dhe Bajrami, si të dyshuar të parë dyshohen se janë bashkëkryerës të veprës penale “Mashtrim në Shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal që parashikon dënim të paktën katër vjet burg. Katër të dyshuarit e tjerë, të cilëve u janë marrë pasaportat, ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa për veprën që u ngarkohet sipas Kodit Penal, rrezikojnë burg të paktën 5 vjet.

Dëmi i kryer në Lotarinë Shtetërore, sipas Prokurorisë është mbi 500 milionë denarë ose afro 8,2 milionë euro.

I dyshuari i parë, Bajrami, sipas Prokurorisë ka dorëzuar informatë në Qeveri në cilësinë e Asamblesë së Aksionarëve të Shoqërisë për nevojën e ndërmarrjes së aktiviteteve për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Përmes këtij informacioni, ai ka propozuar që të zbatohet procedurë për furnizimin e terminaleve VLT, megjithatë, sipas Prokurorisë, për shkak vlerës së furnizimit, Ligji parashikon procedurë për miratim nga Bordi Drejtues dhe Mbikëqyrës i “Lotarisë Shtetërore” dhe jo nga Asambleja e Aksionarëve.

“Propozimi është dorëzuar edhe pse i dyshuari e ka ditur se furnizimi është i pakuptimtë dhe i panevojshëm, pasi Shoqëria aksionare “Lotaria Shtetërore” sipas Ligjit për Lojërat e Fatit nuk ka të drejtë të organizojë lojëra elektronike fati në mënyrë të pavarur në territorin e shtetit, pasi që prej vitit 2013 ajo e drejtë i ishte ngarkuar Videolotarisë Shtetërore “Kazinos Austria”.

Në anën tjetër, Artan Grubi, si i dyshuari i dytë, edhe pse e ka ditur se kërkesa konkrete për furnizimin e terminaleve VLT është e paligjshme dhe se “Lotaria Shtetërore” nuk ka të drejtë të organizojë në mënyrë të pavarur lojëra elektronike fati në territorin e shtetit, më 6 qershor të vitit 2023 si zëvendëskryeministër, ka udhëhequr seancën qeveritare në cilësinë e Asamblesë së Shoqërisë Aksionare edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se Asambleja Aksionare nuk ka të drejtë të vendosë për furnizimin.

Në seancë është miratuar informata dhe “Lotaria Shtetërore është obliguar që të ndërmerrte aktivitetet për të filluar organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit dhe të furnizonte aparatet VLT.

Pastaj, Bajrami, i ka miratuar vendimet e nevojshme, ka kryer furnizimet publike dhe ka nënshkruar marrëveshjet në vlerë të përgjithshme prej 8,2 milionë euro për furnizimin e aparateve, të cilat ligjërisht nuk kanë guxuar të përdoret për organizim të lojërave të fatit. Pavarësisht se janë blerë, aparatet asnjëherë nuk janë përdorur, thonë nga Prokuroria.

Katër të dyshuarit e tjerë janë kryetari dhe anëtarët e komisionit për dy thirrje të veçanta publike. Ata dyshohen se duke shfrytëzuar autorizimet dhe detyrat zyrtare, kanë zbatuar thirrjen publike për kalimin e së drejtës për organizimin e lojërave të fatit online, edhe pse e kanë ditur se procedura e tillë në rastin konkret nuk guxon të zbatohet, pasi nuk kanë qenë plotësuar kushtet ligjore. Pas zbatimit të procedurës, komisioni ka përgatitur raport me të cilin kanë konstatuar se katër ofrues i plotësonin kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes për investim të përbashkët, edhe pse ofruesit nuk i kanë plotësuar kushtet për nënshkrimin e marrëveshjeve për organizim të lojërave të fatit. /Alsat.mk

U operua 5 herë në 2 vjet/ Mehdi Malkaj flet për sfidat me shëndetin

Aktori i madh shqiptar, Mehdi Malkaj ka folur për hetën dhe sfidat me sjëndetin në vitet e fundit.

Në një intervistë në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Malkaj tregoi se gjatë 2024 ka qenë në një situatë jo të këndshme shëndetësore, ku i është dashur të bëjë 5 ndërhyrje për shkak të problemeve me zemrën.

Megjithatë siç ai vetë tregoi pavarësisht sëmundjes dhe problemeve, gjeti forcë që edhe në spital të kënaqte edhe pacientët e tjerë me batutat e tij.

Pjesë nga biseda:
Moderatorja Borakaj: Ka qenë një verë pak delikate?
Malkaj: Ka qenë viti i kaluar dhe ky, kam bërë disa ndërhyrje, kanë qenë 5 operacione, disa të lehta disa të rënda. Tani jam mirë, nuk kisha pirë asnjë aspirinë deri në këtë moment.

Borakaj: Ku e gjen këtë energji?
Malkaj: Te jeta. Të gjithë këta që më shohin këtu vraponin për të më shërbyer. Unë i mblodha që të më bënin një foto. Doktori hyri një mëngejs e më tha Mehdi si je? Unë i thashë, doktor nëse ti e njeh mirë doktorin që merret me mua, nuk më bëje këtë pyetje. Ohu-më tha, si unë që merrem me ty. Kur më tha që do ecësh nëpër koridor, unë u mora me të sëmurët pastaj.

“Tik Tok ndërhyn në zgjedhje”/ BE nis hetimet

Bashkimi Evropian (BE) e ka nisur një hetim ndaj platformës kineze të rrjeteve sociale, TikTok, në lidhje me akuzat se u përdor nga Rusia për të ndikuar në rezultatin e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, të cilin e fitoi një kandidat miqësor me Moskën.

Kandidati i pavarur, goxha i panjohur, Calin Georgescu, arriti fitore tronditëse në rundin e parë të zgjedhjeve më 24 nëntor, duke i marrë rreth 23 për qind të votave.

Ai pritej të përballej me kandidaten proevropiane, Elena Lasconi, në balotazhin e 8 dhjetorit.

Megjithatë, pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Rumanisë e publikoi dokumentet e klasifikuara, që drejtuan gishtin kah “një aktor shtetëror”, që s’u emërua por dukej të ishte Rusia, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e shfuqizoi rundin e parë dhe urdhëroi që zgjedhjet të mbahen përsëri nga fillimi në muajt në vijim.

Mandati i presidentit në detyrë, Klaus Iohannis, është zgjatur përkatësisht, megjithëse mandati i tij i dytë pesëvjeçar përfundoi këtë muaj.

“Duke ndjekur indikacione serioze se aktorë të huaj ndërhynë në zgjedhjet presidenciale rumune përmes TikTok-ut, ne tani po hetojmë në mënyrë të hollësishme nëse TikTok-u ka shkelur Aktin për Shërbimet Digjitale duke dështuar t’i trajtojë këto rreziqe”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 17 dhjetor.

Ajo tha se komisioni do ta vazhdojë mbledhjen e provave, “për shembull, duke dërguar kërkesa të mëtejshme për informacion, duke kryer veprime monitoruese, intervista, inspektime dhe duke kërkuar qasje në algoritmet”.

Ndërkohë, BE-ja e urdhëroi më 5 dhjetor TikTok-un t’i ngrijë dhe ruajë të dhëna e lidhura me “rreziqe sistematike aktuale, ose të parashikueshme”, që kanë të bëjnë me zgjedhjet kombëtare në bllokun me 27 anëtarë, nga 24 nëntori deri në mars të vitit të ardhshëm.

TikTok-u tani duhet të sigurojë të dhëna dhe dokumente të mbajtura sipas urdhrit të 5 dhjetorit, tha von der Leyen.

Veprimi i BE-së pason një deklaratë të një grupi senatorësh të lartë amerikanë që dënuan ndikimin e dyshuar rus në zgjedhjet rumune.

Lajme të rreme për portin e Durrësit dhe kompaninë kroate/ Media gjermane fshin artikujt

Media gjermane, Focus.de është tërhequr dhe ka fshirë artikujt kritikë që lidheshin me Portin e Durrësit dhe kompaninë kroate “Schapha d.o.o.”, e cila ka marrë me koncension portin.

Media gjermane i ka cilësuar si të gabuar dhe të paautorizuar shkrimet pas ankesës së kompaniasë kroate Schapha d.o.o., e cila është përfshirë direkt në këtë çështje.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se të dy artikujt mbi Portin e Durrësit, i datës 29 nëntor, dhe ai i datës 20 nëntor, janë fshirë,”- shkruan bordi editorial i medias gjermane.

Media gjermane “Focus” asokohe ngrinte hije dyshimi mbi kompaninë kroate “Schapha d.o.o.” dhe sipas saj “Schapha d.o.o.” ishte një kompani fiktive me lidhje të ngushta me aktorë të fuqishëm kroatë dhe interesa shqiptare.

Në artikujt e fshirë vihej në pikëpyetje gjithashtu besimi ndaj qeverisë Rama dhe ministres së tij të infrastrukturës Belinda Balluku, që sipas medias gjermane ishte në dijeni të të gjitha veprimeve të kundraligjshme./ Zoom.al

Dhunohet ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj. Përfundon tek Trauma

Aleksandër Varfaj, i njohur për publikun shqiptar si ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka përfunduar orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Traumës.

Varfaj është paraqitur në ambientet e spitalit i dhunuar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, sipas disa portaleve online.

Pak ditë më parë, ai ishte sërish pjesë e lajmeve pas një konflikti virtual me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Rudina Dembacj. Varfaj i tha Dembacajt se i kishte marrë vajzën pa lejen e tij dhe se ajo është “për burg”.

Prej vitesh tashmë, Aleksi dhe Rudina janë në konflikt pas divorcit dhe janë përballur edhe në dyert e gjykatës./ Zoom.al

Përfundon takimi, Kosova dhe Serbia dakordësohen për zbatimin e marrëveshjes për personat e humbur

Takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, me dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka përfunduar në Bruksel.

Takimi, që bëri pjesë në procesin e dialogut ndërmjet dy vendeve, zgjati më shumë se dy orë.

Pas takimit, Bislimi dhe Petkoviç konfirmuan se diskutimet ishin zhvilluar në mënyrë produktive.

Bislimi theksoi se tani ishte hapur rruga për zhvillimin e mbledhjes së parë të komisionit të përbashkët gjatë muajit të ardhshëm. Ai gjithashtu shtoi se Serbia kishte dhënë premtimin që nuk do të pengojë punën e komisionit në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Petkoviç nënvizoi se ishte hequr pengesa e fundit për zbatimin e deklaratës për personat e pagjetur. Ai deklaroi se tani është bërë hapi i fundit në këtë proces dhe se kjo do të ndihmojë grupin e punës, i udhëhequr nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Petkoviç theksoi se për Serbinë kjo çështje është humanitare dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Mediat serbe raportojnë gjithashtu se Petkoviç theksoi rëndësinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar atë si një çështje kyçe për serbët në Kosovë dhe për Beogradin.

Në reagimin e tij, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur theksoi se pas tre vitesh bisedimesh dhe diskutimesh të vazhdueshme, është miratuar formimi i Komisionit të Përbashkët, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Komisioni e konsideroi këtë hap si një moment të rëndësishëm në adresimin e shqetësimeve lidhur me këtë çështje, e cila është tejet e ndjeshme për familjet e viktimave.

Ky komision, i udhëhequr nga Bashkimi Europian, do të ketë përgjegjësinë për mbikëqyrjen dhe sigurimin e zbatimit të Deklaratës së Personave të Zhdukur, si dhe do të shërbejë si platformë për adresimin e shqetësimeve lidhur me ngecjet në proces dhe pengesat në zbatimin e tij, përfshirë mungesën e bashkëpunimit të Serbisë.

Komisioni shpreson që ky hap të shërbejë si një moment përparimi drejt një zgjidhjeje përfundimtare të çështjes së personave të zhdukur dhe lehtësimin e dhimbjes së familjeve të tyre, të cilat kanë pritur për shumë kohë drejtësi dhe të vërtetën.

Deklarata për Personat e Zhdukur, e miratuar më 2 maj nga liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, përcakton që të dy palët do të ofrojnë qasje të plotë në materialet dhe dokumentet e lidhura me personat e zhdukur, duke përfshirë ato që kanë statusin “konfidencial”.

Për më tepër, Bashkimi Europian ka ripërsëritur thirrjen për Kosovën dhe Serbinë që të zbatojnë pa vonesa Marrëveshjen për normalizimin e raporteve dhe të gjitha angazhimet që kanë dalë nga procesi i dialogut.

3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga hëna e plotë

Binjakët
Hëna e plotë e ardhshme është zbuluese në marrëdhëniet tuaja, duke ju inkurajuar të gërmoni më thellë në rëndësinë e tyre. Kjo është një kohë për reflektim dhe rritje emocionale, ku do të fitoni një kuptim më të qartë të marrëdhënieve që ju ushqejnë vërtet dhe atyre që mund të mos i shërbejnë më të mirës suaj më të madhe. Energjia e kësaj faze të hënës ju fton të vlerësoni cilësinë e marrëdhënieve tuaja ndërpersonale.

Shigjetari
Ndërsa Mërkuri përfundon prapavijën, Shigjetarët gjejnë qartësi në rrugën e tyre të jetës në përgjithësi. Prapavijat kanë ndodhur në shenjën e tyre, duke sjellë probleme. Tani, qartësia godet. Kjo shenjë ylli është gati të vendosë veten në radhë të parë, të shërojë modele vetëshkatërruese dhe të marrë vendime duke pasur parasysh potencialin e Vetes së tyre të Lartë.

Bricjapi
Mërkuri në prapavijë solli emocione të ndrydhura për Bricjapin. Ka të ngjarë të ndiheshin të izoluar dhe të hutuar. Ky tranzit ishte sfidues. Është koha për t’i thënë lamtumirë vetësabotimit, duke injoruar intuitën e tyre dhe duke i dhënë përparësi rritjes së jashtme mbi përmbushjen e brendshme. Bricjapët ndihen të aftë të besojnë aftësinë e tyre dalluese dhe të mos dyshojnë për veten e tyre. Në vend që të mbështeten te të huajt për të konfirmuar instinktet e tyre të brendshme, ata janë gati të ndjekin thirrjen e dijes së tyre të brendshme në mënyrë të pagabueshme.